Shqiptaret e ndare e te perqare mes vete, te bere cope e grime ne gjashte shtete

Jemi ndare e perqare ne 12 fise, ne tri fe, ne shume parti e ne toske e gege. Pozite e opozit, ne mes veti dojme me u myte. Katolike e ortodoks, me plote gojen thojne jemi shqiptar, kurse per vellezerit e vete musliman fare e turkut na ka ardhe, edhe pse mbi 80% kjo fare turku eshte shqiptar.
Fisi i gashit, i krasniqes dhe i kelmendit rrahin gjoks mes veti, duke u mburr prane njeri tjetrit, fis i pare une jam per trimeri e per azgan. Fiset tjera, fise sa per me u thene. Ku hyne e del toska, nuk mundet me hy e me dale gega. Ky hyne e del gega, nuk mundet me hy e me dale toska. Lavd pas lavdi mes veti, edhe pse punet i kemi si eshte mese keqi. Rrofte aleanca pushtetare, poshte aleanca opozitare! Rrofshin “atdhetaret”, poshte “tradhtaret”! Rroft Ali Ahmeti qe po punon ne dobi te shqiptareve, s`iq po thot kapedan Zoran Gruevski! Poshte Menduh Thaçi, qe merr pjes kudo qe ndahet kulaqi! Rroft Riza Halimi, i vetmi deputet i cili i mbrone shqiptaret nen pushtimin serb, qe 30 vjete ne parlament te Serbise dhe sa here flete e bene edhe ma shkret! Pjeses se shqiptareve qe sundohen ne trojet e veta nga pushtusit malazez e ata greke, nuk u ka mbete gje tjeter vetem nese luten, beje zote fortune, te bije nje rrebesh i forte me bresher e me shi, sepse nuk ka kurrfar shprese ne Plave, Ulqin e Gusij, as ne Janine e as ne Çameri. Pjesa e shqiptareve ne Kosove e ne Shqiperi, padurim po i presin vizat, turr ne Europe me hy, edhe nese politikanet tane i shesim trojet, qe nga jugu ne veri, edhe nese popullata nga varferia detyrohet te ike prej vendit, pa shprese ne atedhe me u kthy.
Lexuesi im i dashur, ishalla shpetojme ndojhere nga kjo e keqe atmosfere! I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje