Votoni të ardhmën tonë e të pasardhësve, mos e votoni shkaterrimin e deritashem

  1. 01. 2021

Kush e voton Albin Kurtin,  ka votuar kundër korrupcionit, kundër nepotizmit, kundër krimit të organizuar ekonomik, politik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. Ka votuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e Kosoves, kufijeve, shtetit dhe popullit të  sajë, për zhvillimin ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. Ka votuar kundër narkomanizmit, trafikimit të qenjëve njerëzore, prostitucionit dhe amoralitetit  që kan marr hov në trojet shqiptare dhe ka votuar kundër hajnive të ndryshme e keqpërdorimeve të llojllojshme që i ndodhen Kosoves dhe po i ndodhin që dy dekada me radhë.

Kush e voton Albin Kurtin, ka votuar kundër akterëve të qeverisë PRONTO e PAN, kundër akterëve të korruptuar,  nepotistëve dhe krimineleve që e kanë zhvatë, shkatërruar dhe e kanë përvetësuar padrejtësishtë e kundërligjshëm pasurinë kombtare e shtetnore për dy dekada me radhë, kundër atyre që e kanë kap shtetin dhe po manipulojne me te dhe me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjeve të sajë. Kundër vrasësve kriminel për qëllime politike e biznesore, të atyre që nuk kanë ra nën tutelën e tyre dhe nuk u kanë shërbuer qëllimeve të tyre kriminale e djallëzore.

Kush e voton Albin Kurtin, ka votuar për Shpresën e Kosovës, për shpresën dhe dinjitetin e popullit të sajë dhe për shpresën e optimizmin e gjeneratave tona të reja, që të jetojnë me vullnet e dashuri në vendlindjen dhe atdheun e tyre, që ta duan më shumë atdheun dhe të punojne për ndërtimin dhe zhvillimin e tij, të punojnë që ti mbrojnë idealet e dëshmorëve tanë që kanë ra për liri, dhe ta qojnë në vënd amanetin e tyre që e kishin për lirinë, per unitetin e kombit shqiptar mes veti dhe për bashkimin e trojeve shqiptare. I juaj, mësuesi Isë

“Rimekembja”, “shteti shtet” eshte pjelle e atyre qe genjeyen, mashtruan dhe shkaterruan per dy dekada me radhe

  1. 01. 2021

Vetem te padijshmit, lakmitaret e karieristet presin “rimekembje” te Kosoves, “shtetit shtet” te saje nga ata qe e neperkemben, e zhvaten dhe e shkaterruan per dy dekada me radhe Kosoven, shtetin e saje  dhe e varferuan skajshmerisht popullin. Nga ata qe e  qiten ne treg Kosoven, shiten pjese te saje dhe e qiten ne treg ndarjen mes permes  te Kosoves dhe zhberjen e shtetit te saje Nga ata qe themeluan zajednica te komunave me shumice te minoritetit serb, nga ata qe neshkruan tu ipet ekstra teritor kishave ortodokse shqiptare, te pushtara nga Serbia, duke ua marr tokat e punes, arat, livadhet e mallet shqiptareve.

“Rimekembjen” e Kosoves dhe “shtetit shtet” te saje nga akteret e qeverise PRONTO e PAN, e presin ata qe e kane zhvate dhe e kane shkaterruar tersishte Kosoven dhe shtetin e saje, sebashku me akteret ne fjale dhe synojne prap ta zhvatin e ta shkaterrojne perfundimishte ate dhe shtetin e saje, siq e shkaterruan  per dy dekada me radhe shtetin,  asetet e pasurise kombtare dhe i pervetesuan paligjshem per interesa personale, familjare, grupore e partiake, duke gjunjezuar, me varferi ekstreme popullin e Kosoves dhe duke ua vrar perfundimisht shpresen e gjeneratave te reja, te cilat dita dites po e zbrazin vendin tone, tokat dhe shtepite e familjareve te tyre duke u tretur rrugeve te botes  per kafshaten e bukes.                                                                                                                                                                                                                                                                               “Rimekembje” dhe “shtet” te tille, siq e pershkruam më larte bejne vetem tradhtaret e vendit qe zhvatin, shesin e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara dhe shkelin mbi gjakun e deshmoreve dhe mbi amanetin e tyre.                                                                                                                                         Mos u besoni dhe mos i votoni ata qe na genjyen e na mashtruan per dy dekada me radhe, ata qe e zhvaten, e shkaterruan dhe e varferuan Kosoven, shtetin dhe popullin e saje! I juaj, mësuesi Isë

 

Mos ta vrasim prap veten e pasardhesit me voten tone, siq e vrame per dy dekada me radhe

  1. 01. 2021

Nuk eshte mire aspak, nuk eshte as menquri ta vrasim prap veten e pasardhesit me voten tone duke i votuar ata qe e kane trupin si gjog e trurin si zog, nuk eshte mire ti votojme ata qe e kane gojen, dhembet dhe barkun e Rinoqerandit, te cilet e kulloten, e zhvaten dhe e bagluan token e nentoken e trojeve shqiptare, ata te cilet e varferuan dhe e masakruan popullin shqiptar shtetin dhe  atdheun e tyre, ata te cilet ua vodhen dhe ua vrane shpresen gjeneratave tona te reja, qe e kane kape koken ne duar per tu tretur rrugeve te botes me shpresen qe ta sigurojne buken e gojes per vete e per familjaret e tyre, duke i zbrazur tmerresisht e me nxitim shtepite e trojet tona.

Nuk eshte mire as menquri ta vrasim veten e pasardhesit tane prap me voten tone duke i votuar te korruptuarit, nepotistet, karieristet, zhvatesit, organizatoret e krimit politik, ekonomik, arsimor, shendetesor e juridik, te cilet kane organizuar e po organizojne veprime e lojra te ndotura kriminale ne dem te kombit shqiptar dhe votes se tij permes KQZ-es, pasoje e kapjes dhe mosfunksionimit te shtetit, shkaktuar nga Gjykata PRONTO dhe PAN e shtetit te Kosoves e cila eshte mbushur me gjykates prontiste e paniste, te cilet e vrasin drejtesine per interesa te qeveritareve prontist e panist, te cilet jane emruar nga ata neper vende kyqe per ti mbrojte interesat e veta te ngushta e shume te ulta dhe te panjerzishme e kriminale.

Kushtetuta jone si akte themelor i shtetit, e hartuar me qellim per favore te apetiteve te prontisteve dhe panisteve, eshte e mbushur me tmeta e mangesi aqsa nuk mundet te funksionoi drejte e sakte, si nje kushtetute e vertete dhe e drejte shtetnore.                                                                         Eshte e ndershme, e qelluar, e domosdoshme dhe e menqur nga ana jone ti votojme ata qe i mbrojne interesat kombtare, drejtesinë, barazinë, ata qe e mbrojne shtetin, atdheun dhe kombin ne pergjithesi, e jo ata qe i shkaterrojne te gjitha. I juaj, mësuesi Isë

Sekretet për të jetuar gjat dhe i lumtur

  1. 01. 2021

Sipas hulumtimeve shkencore të Hektor Garcias dhe Francesc Miralles që i kanë bërë me njerëz të cilët kanë jetuar më shumë se 100 vite, kanë ardhë në përfundim se shkaktar i jetëgjatësisë  së tyre ishte të kuptuarit e jetës përsonale, pasja e një misioni të caktuar për jetën përsonale, braktisja e kotësisë gjatë të jetuarit, lumturia e të qenurit i zënë me obligimet jetësore dhe mënyrës së të jetuarit që ia kanë përcaktuar vetës, ikja nga monotonia, konfuzioni dhe paqartësia e të jetuarit.

Nga këto të dhëna marr prej intervistimit të atyre që kanë jetuar më shumë se 100 vite, është theksuar mëse shumti lumturia e tyre që ishin të zënë me obligimet e mënyrës së vetë të të jetuarit që ia kanë përcaktuar vetëvetës dhe kuptimi i qëllimeve të të jetuarit, shfrytezimi racional i bukurive të natyres, shfrytëzimi i ajrit të pastër dhe rrezeve të diellit, ecja e qetë nëpër natyrë, ushtrime të lehta trupore, lojra të përbashkta gjatë kohës së lirë me familjarët, me të afermit, me miqësinë e me shokët e shoqet dhe me dashamirë të ndryshem. Zgjerimi i miqësisë, bashkpunimi i sinqert me ta dhe permiresimi i raporteve mes tyre.

Po ashtu tek të intervistuarit ka dalë në pah edhe menyra e ekuilibruar e të ushqyerit, ngopja jo më shume se sa 80% e organizmit me ushqime te ndryshme, ikja nga përdorimi i shumte  i yndryrnave, mishit, duke mbizotruar ushqimi vegjetativ, pemë e perime të ndryshme dhe qajna te bimeve  me theks te veqan te perdorimit te qajit te gjelbert, gjum te rahatshem  dhe pushime te kendeshme e te mjaftushme.

Nga te gjitha keto hulumtume shkencore qe i kane bere  me 100 e më shumë vjeqarët, Hector Garcias dhe Francesc Miralles kane konstatuar se tek këta individ 100 vjeqaresh, gjate intervistimit nuk eshte manifestuar stress i pakontrolluar, ankth apo frike e paarsyshme, mëni, inate ndaj tjereve, urrejtje, xhelozi e zili dhe shenja tjera te kriminalitetit, drogimit, narkomanise, prostitucionit e lloje te ndryshme amoralitetit, anti humane, antisociale e antinjerezore, te cilat vese jane shkaktarët më te medhej te degjenerimit shëndetësor, shpirtëror, emocional, moral, social e kombtar dhe shkaktaret kyq te mplakjes se hershme dhe vrastar te jetegjatesise.

Keto vese te qoroditura qe u permenden më larte e ushqejne me te madhe tensionin e larte te gjakut, shqetesime te medha emocionale, e shkaktojne diabetin, aritmine e zemre, ithatin ne lukth, yndyren ne gjake, infarktin, sulmin ne tru, tumorin dhe kancerin, smundje te cilat na e marrin jeten para kohe, duke na marre lumturine jetes, duke na shkaterruar shendetin dhe duke na plake para kohe. I juaj, mësuesi Isë

 

Keshilla per jeten shkurt

 Derisa nuk arrijme ti tejkalojme modulet dhe sistemet e vjetruara te jetes, do te mbetemi ne te njejten gjendje te te jetuarit.
Kemi apo jo shume analfabet me diplome ne politike, ne religjion, ne kulture e ne shkence ne shqiptaret dhe pse?
30. 01. 2021
Votat që doti marrin nga Elektorati LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR janë votat e atyre që janë punësuar, kanë marr grada e poste, tituj e privilegje të shumta nga partitë e veta dhe nga ata që kanë pas fatin tua gjuajn nga një kockë në pjatë padronët e tyre, që te lëpihen me to dhe të shërbejnë verbërishtë si militantë partiak në favor të padronëve politik.
Kjo përqindje e këtij elektorati është shumë më e vogël sesa elektorati që ka mbetë pa vende të punës, pa privilegje, pa grada e pa poste dhe po e vuajn jetën në varfëri e në skamje, në padrejtësi, në terror politik, duke u tmerruar nga korrupcioni, nga nepotizmi, nga krimi i organizuar politik, e krime tjera të pafundme në vëndin tonë që po i ushtrojnë satrapët e politikës!
Këtij elektorati shumicë që ua kanë vrarë shpresën partitë politike te cekura më lartë per dy dekada me radhe, shpresa e vetme dhe e fundit e tyre u ka mbete tek personaliteti i Albin Kurtit dhe i Vjosa Osmanit dhe subjekteve te tyre politike ne aleance, te cilet nuk i ka provuar elektorati se çfare do ti sjellin vendit, siq i ka provuar prontistët e panistët per dy dekada me radhë se kush ishin e kush janë ata në skenën tone politike.

 

22. 01. 2021
Tu besosh prap premtimeve te Liderit te LDK-es, PDK-es, AAK-es, NISM-es, AKR-es, si Isa Mustafes, Enver Hoxhes, Ramush Haradinajt, Fatmir Limes, Behxhet Pacollit dhe patericave te tyre, te cilet e treguan “marifetin” e vet per dy dekada me radhe se kush ishin e kush jane, eshte e njejte sikur tu besohet rrenave te Nastradin Hoxhes, prodhuar ne shekullin e dhjete!
Vetem ata qe jane te mjere apo ata qe jane shitur per pak pare, u besojne genjeshtrave te perseritura qe dy dekada me radhe, me te cilat eshte genjyer shume keq ky popull dhe po vazhdon te genjehet!
18. 01. 2021
Stresi kronik dhe ankthi jane shkaktar te shkaterrimit te shendetit, shkaktar te plakjes se hershme dhe vrases të jetegjatesise sone, sepse permes stresit kronik e ankthit humbim energji te madhe trupore, mendore e shpirterore, per shkak te shqetesimeve te shumta emocionale rreth ngjarjeve e problemeve te ndryshme qe na ndodhin gjate jetes.
Instituti Amerikan i Stresit gjate hulumtimit dhe studimit te proceseve degjenerative qe i shkakton stresi kronik, ka ardhe ne perfundim se “shumica e problemeve shendetesore, mplakja e trupit dhe e mendjes shkaktohen prej stresit”.
Shume njerez duken më te moshuar seq jane ne te vertete dhe me nje shendet degjenerativ, per shkak se trupi i tyre ne periudhat e ndryshme te krizave stresuse hargjon shume më shume energji fizike, mendore dhe emocionale.

Rivitalizimi i trurit e i mendjes i mbrone ato nga plakja e hershme

 

  1. 01. 2021

 

Është mirë të kemi kujdes e vëmendje te shtuar në kontradiktat mes asaj se çka është e mirë për ne dhe asaj se çka dëshirojmë të bëjmë, sepse më shum na pëlqen t`i bëjmë ato gjëra ashtu siq i kemi bërë gjithmonë, edhe pse kjo rutinë trunore bie ndesh me atë që është e mirë dhe funksionale për ne.                                                                                                                                                                                                                                                                  Ky fenomen kontradiktor i trurit tone mes asaj se çka është e mirë për ne dhe asaj se çka dëshirojmë të bëjmë, lindë atehere kur truri ynë mësohet me rutinat e rrenjosura ne te, të cilat e lirojnë trurin tonë nga nevoja për mendime e informacione të reja, duke përforcuar veprime rutinore të cilat nuk kërkojne  angazhim racional të trurit.

 

E vetmja mënyrë për të luftuar tendencën e përqafimit të rutinave është ballafaqimi i trurit tonë me informacione të reja që e rivitalizojnë, e nxjerrin nga zona e rehatisë apo nga përgjumja dhe nga plakja intezive e tij.                                                                                                                                             Trajnimi trunor dhe ballafaqimi i tij me informacione të reja, eshte vertetuar shkencërishtë si efektiv dhe shum i dobishëm për ruajtjen e vitalitetit dhe mbrojtjen nga plakja e hershme intensive.

 

Eshte konstatuar se nga mosha 20 vjeqare neuronet nisin me u plakë, por ky proces jo i këndshëm dhe defanziv ngadalesohet, falë punës sistematike intelektuale, fale kuriozitetit, dëshirës, vullnetit e dashurisë për të mësuar, përvetësuar, analizuar, sintetizuar dhe krahasuar, sepse ballafaqimi i trurit dhe mendjes sonë me situa të reja gjatë të mësuarit dhe hulumtimeve të ndryshme dhe gjatë  bashkëveprimit me njerzë, eshte një lloj ushtrimi gjimnaztikor dhe një trajnim, i cili  rezulton shendetshëm në rivitalizimin e trurit, mendjes dhe ne mbrojtjen nga plakja e hershme dhe intensive e tyre. I juaj, mësuesi Isë

 

Sa është e nevojshme për trupin tonë gjimnastika po për aq është edhe për trurin

15. 01. 2021
Në thënjen klasike:” mendja e shëndosh në trup të shëndosh” ka mençuri të madhe e të thellë, sepse për aq sa është i nevojshëm për ne, trupi e mendja, po per aq eshte i nevojshem per ne edhe shendeti e mosplakja e tyre e hershme. Mirëmbajtja e shëndetit të trupit e trurit tonë mundësohet përmes ushtrimeve sistematike gjimnastikore. Ushtrimet sistematike trupore dhe trunore e ruajnë, e mirëmbajnë, e transformojnë trupin e mendjen tone dhe e mbrojne nga mplakja e hershme, poashtu e shtojnë edhe vitalitetin e jetëgjatësinë e tyre dhe vitalitetin dhe jetëgjatësinë tonë në përgjithësi.
Është vërtetuar shkencërishte se një mendje e ushtruar, aktive, fleksibile dhe e aftë për të funksionuar nëper kohë rreth të nxënurit apo të mësuarit, eviton plakjen e hershme të trupit e te mendjes sone dhe e shton jetëgjatësin e tyre. Ne te kunderten mendja e pa ushtruar, jo aktive, jofleksibile dhe e pa afte per te funksionuar neper kohe, mplaket më shpejte, humb energjine dhe aftesine per te mesuar dhe e humb jetegjatesine e vete dhe trupit tone.
Mungesa e ushtrimeve gjimnastikore e trupit dhe e mendjes sone e humb shendetin e tyre, e shpejton mplakjen e hershme, e humb energjine dhe e perkeqeson gjendjen fizike, gjendjen shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale e kombtare te mendjes e te trupit tonë. Si rrjedhoi e kësaj dukurie, lindë kërkesa e domosdoshme që të shtojmë perkujdesin tone rreth mirembajtjes se trupit e trurit, permes ushtrimeve gjimnastikore e sistematike, nese ua deshirojme, mos mplakjen e hershme, sterkeqjen, devalvimin, humbjen e energjisë, vitalitetin dhe jetëgjatësinë e tyre dhe tonën.
Ithtari i ushtrimeve mendore neurocientisti Shloma Breznitz e mbron pohimin që: “Truri ka nevojë për shumë stimulim që të qëndroi në formë”. I juaj, mësuesi Isë

Përpiqu të kuptosh qëllimin e jetës

 

  1. 01. 2021

Po përpiqem sistematikisht të bëj pjesë në gupin e atyre njerëzve që orvaten përherë ta kuptojnë mire, drejtë e sa më thellë filozofin e jetës dhe qëllimin e sajë, te mos mbetem kot ne grupin e atyre të cilët i  kalojnë ditët dhe jeten kot e më kot me halle e shqetësime te shumta.

Po përpiqem të bëj pjesë në grupin e atyre që dijnë çfarë duan dhe jetojne me pasion, dëshire, vullnet dhe dashuri  për jetën, po perpiqem të dalloi nga ata të cilët perpeliten ne konfuzionet e tyre jetësore, pa i transformuar asnjehere modelet e të jetuarit dhe menyren konfuzive të orvatjeve gjatë jetës.

Të jetosh pa e kuptuar mirë, drejtë e sa më thellë qëllimin e jetës dhe të mos përzgjedhish një pasion që të flenë në zemër e në shpirt, e ke sabotuar me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije jetën dhe qellimin e saj, të jetosh me dinjitet, i qetë, komod dhe i lumtur duke i kapërcyer me menquri dhe me qetësi vështiresitë që mund të na dalin përpara gjatë jetës. I juaj, mësuesi Isë

 

Ata qe kane shkathtesi e mendje te ngritur elastike marrin guximin ti ndryshojne gjerat qe duhet ndryshuar

11. 01. 2021
Te gjithe ata qe posedojne mendje te shkathte e te ngritur elesatike e ndjekin me mençuri e vendosmeri pasionin e vet, pavaresisht nga rrethanat qe ndodhin per rreth tyre dhe ata nuk dorzohen para barierave qe mund tu ndodhin gjate jetes.
Shkathtesia dhe elasticiteti nuk nenkupton vetem kapacitetin e individit per te qene kombngules e luftarak ne secilin çast te jetes, por posedimi me nje qendrim te kultivuar mire, per ta mbajtur vemendjen e perqendruar ne gjerat e rendesishme edhe ne ato raste te urgjencave, pa e lejuar veten te vershohemi nga emocioinet negative.
Pasi qe heret apo vone, secili nga ne do te perballemi me situata te veshtira gjate jetes, menyra dhe forma sesi perballemi me situatat, mund te luaj nje rol tejet te madh per te mire apo per te keq ne organizimin e jetes sone personale, familjare, institucionale, shtetnore e kombtare.
Eshte fundamentale per secilin nga ne, te trajnojme mendjen, trupin, emocionin dhe shpirtin tone te jene sa më te shkathte, sa më elastik , sa më te ngritur dhe fleksibil gjate ballafaqimit me pengesat te cilat na dalin para gjate jetes dhe kerkojne zgjidhje ne favorin tone personal, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.
Sa më elastik e te shkathte jemi, më lehte do ta kemi te qohemi ne kemb kure rrezohemi gjate jetes dhe ta mekembim perseri kuptimin e jetes sone. Elasticiteti e shkathtesia na mbane te perqendruar ne qellimet e jetes qe ia kemi vuar vetit si obligim.
Forca elastike dhe shkathtesia qe e posedojme varet kryesisht nga fleksibiliteti yne i cili na mundeson te adaptohemi me ndryshimet dhe goditjet e fatit qe na ndodhin gjate jetes, duke u perqendruar ne gjerat mbi te cilat kemi kontroll dhe mundemi ti kontrollojme, pa u brengosur per ato gjera qe nuk jane nen kontrollin tone dhe nuk mundemi ti kontrollojme.
Per kete qe u tha më lartë, zë vend meritor mendimi i qmuar i Reinhold Neibuhrit:
“Zot, na jep mirësinë t`i pranojmë me qetësi gjërat që nuk mund të ndryshojnë dhe guximin për t`i ndryshuar gjërat që duhet të ndryshojnë. Njëlloj edhe mençurinë për t`i dalluar këto dy gjëra, njërën nga tjetra”. I juaj, mësuesi Isë

Te rijnte tane masivisht po ikin prej atdheut e shtepive te veta

9. 01. 2021
Rinia shqiptare e ka humbur shpresen tersishte ne eliten e politikaneve shqiptare te cilet udheheqin ne Shiperi, ne Kosove, në Maqedoni, ne Serbi, ne Greqi e ne mal te Zi, se ajo elite politike do te merret me hallet e problemet e rinise shqiptare, me shkollimin e punesimin e tyre, pos interesave te veta personale, grupore e partiake.
Nga ky fenomen antikombtar e antinjerezor, anti moral e antihuman, rinija jone e ka kap koken ne duar dhe po iken masivisht nga shtepite e trojet e veta, qe te tretet rrugeve te botes per ta siguroi buken e gojes.
Numri më i madh i atyre qe e merr rrugen e mergimit eshte pjesa më vitale e pjesa më e shkolluar e kombit shqiptar, per te cilen aspak nuk e qane koken elita politike e shqiptareve andej e ketej kufijeve, te cilen elite e pate dhe e ka ne balle te politikes qe dy dekada me radhe populli shqiptar.
Për dallim nga vitet e shkuara, tani arsye parësore nuk është vetëm papunësia dhe skamja, por deshpërimi i thelle në eliten politike shtetnore te Kosovës e te Shqiperise dhe nga ndjeshmëria se nuk kemi një sistem politik e shtetnor i cili vlerëson drejte e pa anime dhe shpërblen arsimimin , profesionalizmin dhe punën e profesionalisteve, te cilen elita politike e ka politizuar skajshmerishte duke emruar pergjegjes te ndryshem e militant nga radhet e parties ne pushtet, te cilet nuk jane aspak kompetent e te pergatitur per pergjesite qe ua apin lideret e tyre partiak.
Rinia jone, pjesa më vitale e kombit e kanë humbur besimin se gjërat mund të shkojnë persembari e drejtë një prosperiteti dhe drejte një mirëqenie shoqerore, per te cilen askush nuk e qane hallin e pozites se saj te mjere e te katandisur ne vendin tone.
Pozicioni ne te cilen ka ardhe rinija, po krojon presion gjithnje e më shume tek ajo qe te largohen masivisht nga trojet e shtepit e veta.                            Kete zbrazje massive te trojeve tona, po e minimizon politika antikombtare e Kosoves dhe Shqiperise, qe ta zgjasin edhe metej jeten zhvatese te tyre ndaj trojeve shqiptare e popullates se saj. I juaj, mësuesi Isë

Nuk po ecim ne trend me kohen

8. 01. 2021
Ne shqiptaret kemi nevoje urgjente per ndryshime te medha e sistematike, nese nuk deshirojme te mbesim perjetesisht prapa botes dhe sherbtor te saj, e te presim mëshiren sa na japin tjeret, nese nuk deshirojme te sillemi ne te njejtin qark te prapambetjes e te merremi me thash e theme, me pune te kota, me pune te liga, me etiketime te tjereve, me perqarje e urrejtje mes veti, duke harruar tersisht se kemi mbete ne gjendje te mjere emocionale, shpirterore, intelektuale, politike, morale, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, shtetnore e kombetare.
Sa shume kohe dhe energji humbim kot duke u marr me thash e theme, me pune te tjereve, me etiketime e pune tjera te liga e perplote me vese, thua se punet tona i kemi vuar ne dyzen, thua se ne nuk kemi t`meta fare dhe vese tjera te liga e te merremi me veteveten, thua se nuk kemi nevoje aspak per ndryshime personale, familjare, institucionale, shtetnore, politike, fetare, kulturore, historike e shkencore, te cilat as perseafermi nuk i kemi me nivelin e te arriturave qe i ka bota!
Pavaresia jone personale, familjare, institucionale, shtetnore e kombtare ne raport me boten dhe ndervaresia, qe manifeston pjekurine tone te duhur emocionale, intelektuale, morale, sociale, humane e kombtare, te marrim nga bota aq sa kemi aftesi ti japim asaj, qendron ne nivel shume te ulte, i cili kerkon urgjentishte te permiresohet nga ana jone personale, familjare, institucionale e kombtare, qe te mos mbesim shume mbrapa e te behemi gazi i botes. I juaj, mësuesi Isë

Atyre qe u dominon temperementi sensual, egoizmi, vulgarizmi, grykesia dhe avanturierizmi nuk e meritojne te jene ne balle te shtetit

6. 01. 2021
Me politikan qe u dominon temperamenti sensual epshor, instikti brutal dhe vullneti urdherues, me politikan qe dominojne tek ta tipare te egoistit, te vullgarit, te grykesit dhe avanturierit te guximshem te cilet jetojne vetem per te ngrene, per te grumbulluar pasuri te paligjshme ne dem te interesave kombtare, qe zhvatin e kurr nuk ngopen, qe shesin pjese te atdheut dhe i shperblejne me favore synimet e pushtuseve tane, kurr nuk do ta sheh driten, nuk do ta perjetoi lirine dhe kurr nuk do te perparoi e nuk do te zhvillohet atdheu e populli dhe nuk mund te mbrohet shteti ne Shqiperi e ne Kosove dhe nuk do te lirohen nga zgjedha pushtuse grekosllave vellezerit tane qe jetojne nen qizmen pushtuse te tyre.
Jeta e dinjitetshme dhe e suksesshme u takon atyre njerezve, atyre kombeve dhe popujve, qe veprimet e veta i kane te mbushur perplot me menquri, me guxim, deshire, me vullnet te forte dhe dashuri per ti arrite gjerat e vlefshme dhe idealet e ndryshme kombetare, atdhetare, familjare e personale. Ndersa ne anene tjeter atyre qe u mungon menquria, qe u mongon guximi, deshira, vullneti i forte, dituria dhe dashuria per liri e per atedhe, familje e per vete, jane te denuar te mbesin si sherbtor te tjereve dhe ta shuajn urine dhe etjen e vete me mbeturinat e banketeve qe i bejne tjeret per rreth tyre.
Eshte me rendesi te madhe dhe jetike per nje popull kure e arrine ne menyre te natyrshme, evolutive pjekurine intelektuale te pavaresise dhe ndervaresise ne raport me tjeret. Arritja e pavaresise dhe ndervaresise sone si komb ne raport me tjeret kerkone aftesi, shprehi, shkathtesi te shumta e menquri te pavarura e te ndervarura, permes te cilave na mundesohet te marrim nga tjeret aq sa kemi mundesi tu japim atyre.
Askush nuk te jep më shume, seq ke mundesi tu japish atyre. Aq sa u japim tjereve, aq do te marrim nga tjeret. I juaj, mësuesi Isë

Mos shkil mbi nderin dhe kontributin e tjereve qe te dukesh vet më i ndershem e më kontributdhenes

5. 01. 2021
Eshte veprim shume i ulte te shkelim mbi nderin, kontributin, sakrificen, gjakun, dhe lavdin e tjereve qe te dukemi vete më te mire se ta.
Ata qe vuajne nga kompleksi i ndergjegjes se vrare, moralit e dinjitetit te ulte, dinakerise e cinizmit qe e posedojne, bejne perpjekje te parreshtura dhe perdorin çdo mjete per t`ua lene nen hije lavdin, nderin, kontributin dhe krenarine qe e posedojne tjeret, te duket ne skene më shume, lavdi e krenaria e tyre, edhe pse nuk i posedojne ato ne nivel te duhur apo nuk i posedojne fare ato vlera.
Ky veprim i ulte, e tregon ate pjese te unit primitiv te atyre e cila thote:” Shikomni e degjomni mua, se ate qe e them nuk e luan topi”. “Une jame i veçante”, “ketu kullem une e jo tjeret”. “Ajo qe e them dhe e beje eshte me vlera më te shumfishta sesa ajo qe e thone dhe e bejne tjeret”. “Kontributi dhe arritjet e mija jane më te vlefshme sesa kontributi dhe arritjet e tjereve”, e shume marifetlleqe te ketije niveli te ulte dhe qesharak.
Egoja e ketyre rrembyseve te nderit, kontributit, lavdit dhe krenarise se tjereve eshte ajo pjese e deformuar shpirterore qe ka deshire dhe bene perpjekje me çdo kushte, të bije ne sy te opinjanit, te degjohet e te rrespektohet nga opinioni dhe te konsiderohet si ma i veçanti ne mesin e tjereve dhe si i vetmi, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdit qe e posedojne tjeret edhe më shume sesa ai.
Veprimi i tille dhe i qoroditur i ketyre rrembyseve, më shume ua ule nderin, moralin, kontributin dhe lavdin atyre , nese posedojne sado pak, sesa qe ua rrite ate.
Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine aq sa e posedojme , nuk eshte mire te bejme perpjekje te shkelim dhe tua fshehim kontributin e tjereve, sepse pozicionohemi ne piken më te ulte njerzore dhe e pasqyrojme veten sesa poshte kemi ra, sesa te pakarakter jemi dhe sesa shkaterrim e deme te medha i kemi sjelle e po ia sjellim atedheut, popullit dhe shtetit te cilit i takojme! I juaj, mësuesi Isë