Atyre qe u dominon temperementi sensual, egoizmi, vulgarizmi, grykesia dhe avanturierizmi nuk e meritojne te jene ne balle te shtetit

6. 01. 2021
Me politikan qe u dominon temperamenti sensual epshor, instikti brutal dhe vullneti urdherues, me politikan qe dominojne tek ta tipare te egoistit, te vullgarit, te grykesit dhe avanturierit te guximshem te cilet jetojne vetem per te ngrene, per te grumbulluar pasuri te paligjshme ne dem te interesave kombtare, qe zhvatin e kurr nuk ngopen, qe shesin pjese te atdheut dhe i shperblejne me favore synimet e pushtuseve tane, kurr nuk do ta sheh driten, nuk do ta perjetoi lirine dhe kurr nuk do te perparoi e nuk do te zhvillohet atdheu e populli dhe nuk mund te mbrohet shteti ne Shqiperi e ne Kosove dhe nuk do te lirohen nga zgjedha pushtuse grekosllave vellezerit tane qe jetojne nen qizmen pushtuse te tyre.
Jeta e dinjitetshme dhe e suksesshme u takon atyre njerezve, atyre kombeve dhe popujve, qe veprimet e veta i kane te mbushur perplot me menquri, me guxim, deshire, me vullnet te forte dhe dashuri per ti arrite gjerat e vlefshme dhe idealet e ndryshme kombetare, atdhetare, familjare e personale. Ndersa ne anene tjeter atyre qe u mungon menquria, qe u mongon guximi, deshira, vullneti i forte, dituria dhe dashuria per liri e per atedhe, familje e per vete, jane te denuar te mbesin si sherbtor te tjereve dhe ta shuajn urine dhe etjen e vete me mbeturinat e banketeve qe i bejne tjeret per rreth tyre.
Eshte me rendesi te madhe dhe jetike per nje popull kure e arrine ne menyre te natyrshme, evolutive pjekurine intelektuale te pavaresise dhe ndervaresise ne raport me tjeret. Arritja e pavaresise dhe ndervaresise sone si komb ne raport me tjeret kerkone aftesi, shprehi, shkathtesi te shumta e menquri te pavarura e te ndervarura, permes te cilave na mundesohet te marrim nga tjeret aq sa kemi mundesi tu japim atyre.
Askush nuk te jep më shume, seq ke mundesi tu japish atyre. Aq sa u japim tjereve, aq do te marrim nga tjeret. I juaj, mësuesi Isë

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje