9. 12. 2021
Të mërkurën, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, që është në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, publikoi një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.
Përveç Steviqit, në këtë listë janë përfshirë edhe Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova.
Me futjen në listën e sanksioneve, pronat e të gjithë të sanksionuarve bllokohen dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet që të bashkëpunojnë me ta.
SHBA-ja tha se Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.
Sipas njoftimit, ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.
Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.
“Krimi i organizuar transnacional është destabilizues. Këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe përgjegjësia”, tha Blinken./REL
Pjese e shkrimit marr nga (Kosova Sot Online)
4. 12. 2021
Njohja me fenomenet natyrore, shoqerore dhe shpirterore te kesaje bote, eshte e pa mundeshme pa trurit tone. Keto fenomene i kuptojme, i ndryshojme, i persosim dhe i pershtatim per nevojat tona jetesore, fale trurit.
Sa e pa vlefshme do te ishte bota dhe jeta pa njohjen vizuele, akustike, olfaktive, gustative, statike, kinestetike e te prekjes, perjetimit dhe ndjeshmerise se kesaje bote qe na mundesohet permes shqisave tona, te cilat funksionojne fale trurit, pa te cilin do te ishin vetem nje grumbull mishi i pa vlere per ne.
Nuk do te kishin vlere aspak shqisat vizuale, akustike, nuhates , shijes, shqisa e lekures, shqisa statike, kinestetike dhe organike pa trurin, qe na mundesojne te njihemi me llojet e trupave, formen dhe ngjyren e tyre, qe na mundesojne te njihemi me zerat, melodite, shushurimen, kengen thirrjet dhe fjalet e ndryshme gjate komunikimit, qe na mundesojne njohjen me ernat e kendeshme e te pa kendeshme, me llojet e shijeve te ndryshme te ushqimit dhe lengjeve. Po ashtu nuk do te kishin vlere aspak edhe shqisa statike e kindestike qe mundesojn baraspeshen e trupit tone e levizjen e gjymtyreve te tij dhe shqisa organike qe mundeson njohjen tone me dhembjet e ndryshme ne trup, me helmimet, ngerqet e therjet, me ngopjen e me urine.
Vertete vlere te madhe e te pazavendesueshme ka truri per jeten e njeriut, per zhvillimin e tije, per hulumtime te ndryshme ne fenomenet natyrore, shoqerore e shpirterore te kesaje bote, per rregullimin e raporteve ndernjerezore, per ngritjen e nivelit te kultures, diturise dhe edukates, qe jane te domosdoshme ti njohim sa ma shume, ti zhvillojme e ti pershtatim per nevojat tona, per ta bere nje jete ma cilesore, ma humane, te lumtur e produktive, permes njohjese, pershtatjes, zhvillimit dhe persosjes se tyre.
Lexusi im i dashur, pasurine ma te madhe te kesaj bote e kane ata njerez qe bejne perpjekje ta njohin, ta zhvillojne, ta persosin dhe ta perdorin sa ma shume trurin e tyre. Te rralle jane ata njerez qe i shfrytezojne mrekullite e trurit mbi 7, 8 ose 9 %. Pjesa tjeter e trurit tone qe kap shifren 91, 92, e 93% nuk shfytezohet dhe na rrine kote duke mbajtur per se rendi ne koke.
Shume e demshme per boten njerezore eshte kjo dukuri injoruse ne raport me trurin! I juaj, mesuesi Isë
3. 12. 2021
Ta ndash me tjeret ate qe e meson dhe e din, pasqyron shendetin tende normal altruist, human, social, moral e kombtar qe e posedon. Te mos e besh kete eshte njesoi sikur te mos mesosh e te mos dish asgje, duke pajtuar me nje nivel te ulte te shendetit tuaj altruist, human, social, moral e kombtar.
Te mos e ndash me tjeret e te mos e zbatosh ne jete ate qe e meson dhe e din, e ke ngarkuar veten kot me gjera te cilat vdesin brenda teje, pa e pare driten mes tjereve e pa u sherbyer atyre. Kete veprim e bejne egoistet jo altruistet, te cilet ma shume marrin nga tjeret sesa kane mundesi , zemer e shpirte tu japin atyre.
Ata qe marrin ma shume se sa u japin tjereve karakterizojne nje shoqeri te smuar rende, mes te ciles mbizoteron egoizmi ne raport me altruizmin, mbizotron amoraliteti ne raport me moralin, karakterizon nje shoqeri ku mbizotron asocialja, ahumanja, jokombtarja, nje shoqeri ku mbizotron korupcionoi, nepotizmi dhe krimi i organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e krimi juridik.
Nuk marrin ma shume nga tjeret seq u japin atyre, ata te cilet i karakterizon altruizmi dhe e kane ne shpirt e ne gjak ate, i karakterizon dhe e kane ne gjak e ne zemer humanizmin, moralin dhe ndjenjen kombtare, e kane ne gjak e ne shpirt diturine, respektin, mirekuptimin, tolerancen, bashkpunimin dhe dashurine ndaj tjereve, ndaj atdheut dhe ndaj shtetit te tyre.
Nese mbizotrojne tipat e ktyre njerzeve ne nje shoqeri te caktuar, percaktojne shume kjarte nje shoqeri te cilen nuk e kane kapluar smundjet e ndryshme kancerogjene per perspektiven e saje ne jete. I juaj, mesuesi Ise.
1. 12. 2021
Dersa ta kuptojme se per ta ndryshuar nje situate ne menyre efektive e jo ne dem tonin, por per favore personale, profesionale, familjare, institucionale, shoqerore, shtetnore e kombtare dhe situata tjera te ndryshme e te rendesishme, me pare eshte e domosdoshme ta ndryshojme veten e pastaj situatat, per te cilat jemi pergjegjes dhe kemi potencial intelektual, profesionale, moral e kombtar.
Per ta ndryshuar veten ne menyre sa me efikase eshte e domosdoshme, fillimishte ta ndryshojme menyren e perceptimeve te situatave te ndryshme qe duhet te ndryshohen, sepse nga menyra e te perceptuarit qe ua bejme situatave ne fjale, varen mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet dhe veprimet tona gjate jetes neper situate te ndryshme, te cilat ndikojne ne zgjidhjen e favorshme apo ne zgjidhjen e demshme te tyre.
Menyra e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve dhe veprimeve tona, percakton edhe menyren e deshires, vullnetit, guximit, qendreses, menqurise dhe menyren e dashurise, te cilat se bashku mundesojne menyren e ndryshimit efikas apo jo, te vetes sone dhe menyren e ndryshimit te situatave me te cilat rrethohemi.
Ky parim i ndryshimit eshte shume i vlefshem, i domosdoshem dhe efikas te perdoret ne ndryshimin personal, profesional, familjar, institucional, politik, religjioz, shoqeror, shtetnor e kombtar, nese synojme me deshire, vullnet, guxim, menquri, qendrese e dashuri, ti ndryshojme situatat e disfavorshme dhe gjendjen e palakmushme personale, intelektuale, emocionale, humane, morale e kombtare. I jua, mesuesi Ise