Po bejme jete sipas Ligjit te Xhunglles apo pakez ma ndryshe

29. 04. 2020

Sipas Ligjit te xhunglles po fitojka forca, e kombinuar me agresivitetin dhe maskimin. Maskimi qenka strategji per ti zene pusi prese, te mos kete mundesi ajo, ti shpetoi pusise. Kete konstatim e nxora, nga pervoja qe e fitova gjate percjelljes se nje emisioni ne Explorer Natyra.

Ne kete emision pashe luaj e luanesha, tigra e tigresha, arinje, ujqe, qakej e dhelpra, qe mbeshteteshin ne fuqine, agresivitetin dhe maskimin, per t’i zene pusi prese, te mos kete mundesi te iku viktima. E kush na çenka viktima ma e madhe?! Per çudi gjallesa ma e pafajshme, ma e mire, ma e urte dhe ma ebukur, dreni e drenusha, qe kullosnin bari, te cilin ua ka dhuruar natyra dhe fusha.

Pas ketije emisioni trondites, e mora veten dhe erdha ne perfundim, se ky qenka Ligji i Xhunglles, i cili nuk mbeshtetet ne Ligjin e miresjelljes, meshires e te drejtesise, por ne Ligjin e forces , agresivitetit dhe maskimit, si nje menyre e vetme per te jetuar luajte e luaneshat, tigrat e tigreshat, arinjte ujqerit, qakejte dhe dhelprat.

Fillova me veshtrimin tim analitik dhe e pyta veten i shqetesuar: Athu mos po bartet Ligji i Xhunglles edhe neper meset e ndryshme njerezore?!

Nese e analizojme sa do pak kete realitet njerezor, shume gjera vertete i gjasojne Ligjit te Xhunglles, edhe pse nuk i shkojne per shtati fare, ligjeve dhe parimeve te natyrshme te miresjelljes njerezore, te cilat qendrojne pezull mbi kokat tona dhe na presin t’i kuptojme dhe t’i jetesojme ato ne realitetin njerezor.

Po t’ia bejme nje veshtrim analitik realitetit qe e ka perfshire politiken, drejtesine, mjekesine, ekonomine, arsimin, bujqesine, tregetine dhe biznesin, do te na dalin rezultatet befasuese e rrenqethese, sepse edhe ne keto fusha ka filluar te depertoi Ligji i Xhunglles.

Lexuesi im i dashur, kujdese te shtuar kur t’i besh vizite vendeve te Xhunglles, sepse do te kaperdihesh pameshirshem, sa qele e mshele syte, nga luaj e luanesha, nga tigra e tigresha dhe arinje, ujqer, qakej e dhelpra! I juaj, mësuesi Isë – e. pr

Realiteti politik i politikaneve tane po e provokon te shperthej nje zemrim e revolte e madhe tek shqiptaret

24. 04. 2020

Zemrimi dhe revolta shkaktohet ne ato momente kur personi, familja dhe kombi pengohet ti realizoi deshirat, synimet dhe qellimet qe ia ka vuar vetit per te organizuar jete te dinjitetshme, te begatshme, njerezore e te lumtur.

Ky realitet per te cilin po behet fjale si duket e ka tejzgjate prezencen e tije monotone, torturuse e shkaterruse qe dy dekada me radhe, duke provokuar nga te gjitha anet zemrim e revolte ne nivel individual, professional, familjar, institucional e kombtar, gjithnje duke penguar tersishte qellimin dhe deshiren e tyre te organizojne jete te qete, te begatshme, te lumtur, te barabart dhe te dinjitetshme.

Ky realitet politike po provokon zemrim e revolte ne fushen e edukimit dhe arsimit, ku po devalvohet diturija dhe po korruptohet tersisht ajo duke i stimuluar te padijshmit e duke i injoruar te dijshmit.
Fatkeqesisht ky devalvim qe po prodhon zemrim e revolte eshte perhap ne arsimin parafillor, para univerzitar, univerzitar, postunverzitar dhe deri te niveli akademik. Me nje fjale politizim i tejskajshem, i korruptuar dhe i kriminalizuar i ketij realiteti vital kombetar.

Hiq me pak provokative nuk eshte gjendja e cila po prodhone revolte e zemrim edhe ne shendetesi, ne ekonomi, ne drejtesi, ne bujqesi, ne biznes, ne mjetet e informacionit, ne kulture, ne kuvend, ne qeveri e ne presidence, fatkeqesisht!

Ne secilen fushe provokim e zemrim me bollak, permes situatave qe po i shkakton ne nivel vendi politika ne fjale e cila po e shkatrron me te madhe pasurine e vendit, po i shete pjese te atdheut malit te zi, serbisë e maqedonise, sipas tekave te balozave politik ne fjale, e krime tjera te organizuara.

Kjo politike e brendeshme dhe e jashtme qe po e organozojne balozat tane politik i ka mbyllur syte fare, para nje realiteti gjenocidal qe po i shkaktohet shqiptareve nga fqinjet tane pushtues greko-sllave, te cilet po i provokojne shqiptaret dita dites, permes shantazheve te ndryshme, burgosjeve, vrasjeve, puqeve policore e ushtarake, permes fyerjeve e etiketimeve më monstruoze, qe ta justifikojne para botes e para europes, politiken e tyre shantazhuse e gjenocidale kunder shqiptareve te pushtuar ne trojet e veta, edhe pse bota dhe europa e njohin mire kete realitet te hidhur kunder shqiptareve.

Si mundet te permbahen shqiptaret te mos shperthej zemrimi e revolta tek ta, kur e shohin kete realitet gjenocidal nga pushtuesit tane dhe nga heshtja mortore e balozave politk qe po tregohen aqe indifirente dhe te verbet para ketij realiteti.

Vertete kemi te drejte te zemrohemi masivisht si popull dhe te revoltohemi me kete politike te balozave tane dhe te mos pajtojme kurr me kete realitet te hidhur, qe i ka kapluar shqiptaret si komb, nese vertete nuk kemi deshire te zhdukemi nga kjo faqe e dheut dhe nga trojeve tona shekullore. I juaj, mësuesi Isë

U bene bashk prap hienat e politikes se Kosoves

23. 04. 2020

Hienat edhe pse qapiten e ulurojne kunder njera tjetres, i bene bashk gjahu kunder trupit te Kosoves, qe tia rjepin tersishte edhe ate pak mish qe i ka mbetur mbi kockat e trupit te saje.

Hienave te kesaje politike ua ka verbuar syte, tjetersuar mendjen dhe ua ka harbuar e egersuar shpirtin e zemren uria per “mish” e per “gjak”, qe ti versulen egersishte edhe njehere me afsh hienash, tia ngulin dhembet per se gjalli trupit te Kosoves, derisa ti dele shpirti nga dhembet e pergjakur ne trupin e saj prej kafshimit te hienave.

Hienat ne fjale, nuk e kane ndermend te ndalen se kafshuari dhe pergjakjen e dhembeve mbi trupin e viktimes Kosove, derisa tia rjepin mishin perfundimisht kockave te trupit te saje.

Ky fat i keq i Kosoves po e percjelle ne te njeten menyre, edhe Shqiperine si shtet dhe trojet tjera shqiptare nen pushtimin gjakatar greko-sllav.

I vetmi shpetim nga hienat “mishngrenese” e “gjakpirese”, eshte ngritja ne kemb e”Luanit “ poppull te shqiptareve, qe me forcen e vete te pathyshme, ti shkaterroi pergjithmone hienat “mishngrenese” e “gjakpirese” mbi trupin e trojeve shqiptare brenda e jashte kufijeve te imponuar mes nesh dhe ti largoi nga trupi i pergjakur prej dhembeve te egersuar te hienave ne fjale.

Hienat nuk kane aftesi, nuk kane ndjenja e shpirte te kuptojne miresjelljen, tolerancen e mirekuptimin njerzor, pos forces se perballjes qe shperthen nga populli ne ballafaqim fyta fyt me hienat, nese populli nuk deshiron te rjepet per se gjalli, edhe ai pak mish qe i ka mbete mbi kockat e trupit te tije.

Populli i Kosoves i ka prite e i ka duruar qe dy dekada me radhe mbi trupin e vete, hienat duke e pergjakur e duke e rjeper per se gjalli!

Po me duket se i ka ardhe fundi i durimit te popullit te Kosoves, ti duroi hienat edhe metej me dhembet e turite e tyre te pergjakur mbi trupin e vet, nese nuk deshiron te vdes per se gjalli e me trishtim nga hienat e terbuara! I juaj, mësuesi Isë

Keshilla per jeten shkurt

 

10. 06. 2020

Nese eshte e vertete qe e ka heqe flamurin e Shtetit te Kosoves nga zyra e vete, çetniku dhe kryekrimineli Goran Rakiq, tani zavendeskryeminister i kryeministrit Avdullah Hoti ne qeverine e Kosoves, nuk me mbetet gje tjeter, pos ti drejtohem popullit shqiptar me pyetjen, edhe çka duhet me i ndodhe më teper Kosoves, shtetit te saje, popullit, presidences, qeverise dhe parlamentit, qe te ndermarr masa per mbrojtjen e autoritetit e sovranitetit te shtetit, institucioneve te tij, per mbrojtjen e teritorit qe eshte i lare me gjakun e deshmoreve dhe mija viktimave te pafajshme, te mos nderhyrjen qetniket ne rendin e mbrendshem shtetnor, i cili eshte rregulluar me kushtetuten e Kosoves?!

Ne shej shqetesimi e revolte nga perqmimi qe po i behet Kosoves, shtetit e popullates se saje nga qetniket serbe, e sidomos nga zavendeskryeministri kryeçetiniku Goran Rakiq, po i paralajmroi ata intelektuale qe kane paradispozita dhe jane te gatshem ta mbrojne me çdo kushte nga “stigmatizimet” e “etiketimet” per te bemat e te palarat e Qverise Hoti, e cila eshte percaktuar me dashjen e saje per vetestigmatizim, veteetiketim, vetnenshtrim, vetposhtrim dhe vetevareshmeri ndaj çetnikeve serb, ne balle te te cileve qendron kryeqetniku Goran Rakiq, qe busolle orientuse e kane Beogradin dhe Vuçiçin, qe ta shkaterrojne sa më pare shtetin e Kosoves, sipas direktivave te Beogradit e Vuçiçit, te cilin e konsiderojne si pjese te Serbise.

Kjo dukuri fatkeqe qe po i ndodh Kosoves, nuk ka te bej fare me etiketimet e stigmatizimet, siq pretendojne mbrojtesit e qeverise se tanishme jolegjitime te Hotit.

30. 05. 2020

Gjykata Kushtetuse e Kosoves e shperbleu mirë e “drejte” popullin kosovar me kthimin e “Gardes” se vjetër ne pushtet, edhe pse kjo “gardë” e vjeter qe dy dekada me radhe eshte dëshmuar per “mrekullite” e saje qe ia solli vendit dhe popullit shqiptar ne drejtësi, në barazi, në punsim, në ekonomi, arsim e shëndetësi, duke i “kultivuar” si eshte mëse miri, unitetitn mes popullit dhe duke “luftuar” korrupcionin, papunësinë dhe narkomaninë.

Tani popullit shqiptar te Kosoves nuk i ka mbete gje tjeter, pos ti lutet Zotit qe tia zgjas jeten sa më shume kesaj “garde” te vjetruar e te stervjetruar qe te na udheheq perjetesisht, sepse ka rrezik qe te fundoset tersishte Kosova pa udheheqjen e saje!

23. 05. 2020
Ekspertët filozofikë kanë ardhë në përfundim: ” Po s`u bënë filozofët mbretër… ska me pasë prehje prej të ligës as për shtetet e as për racën Njerëzore”.

21. 05. 2020

Ata qe e ndertojne dhe e skalitin nje temel te forte mbi te cilin i ndertojne tiparet e shendosha te karakterit dhe personalitetit, ne asnje menyre nuk perfshihen nga rrebeshet e ndryshme, qe vijne e shkojne neper kohe dhe interesat e veta nuk i realizojne duke i shkaterruar interesat e tjereve dhe atdheun e vete ku kan lindur e ku do te jetojne.

18. 05. 2020

Nje klase politike, qe nuk e ndeshkon korrupcionin krimin e organizuar, nepotizmin, amoralitetin, prostitucionin, narkomanine, trafikimin me qenje njerzore, e ka shkaterruar bazen themelore te shtetit dhe ka shkele me dy kembet mbi ligjin e kushtetuten shtetnore dhe i ka shkaterruar tersisht interesat kombtare e njerezore.

18. 05. 2020

Anakroni kohe, i padishmi paftyresisht merr guximin ta keshilloi te dijshmin, si rasti Selmanaj qe po e meson Vjosa Osmanin, si duhet ti respektoi ligjet dhe Kushtetuten! Fatkeqesisht ka shume raste te tilla ne skenen e politikes sone shqiptare dhe ne fusha tjera!

Kete filozofi qoroditese e kane instaluar prontistet e panistet e ish qeverive te më parshme, me protogonistet kryesor te kesaj filozofie Thaçi, Mustafa dhe çatipet e tyre qe u shkojnbe prapa!

16. 05. 2020

Nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet tona, duhet te largohemi sa më shume nga perceptimi i gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore mbi kendveshtrimin antipatik, simpatik dhe mbi kendeveshtrimin e interesit, lakmise dhe xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona.

Keto dukuri perceptuse jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi dhe drejte luftrave e shkaterrimeve te ndryshme per shkak te perceptimeve tona iluzore.

Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar drejte e sakt dhe sinqerisht, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija e antipatija, interesi e lakmia dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes, neve e gjith botes njerzore.

15. 05. 2020

Është mjerim i madh per nje popull qe u shkon prapa dhe u duartroket atyre politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, priseve te shoqatave e shoqerive te ndryshme kulturore e civile, atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerzore, kombtare, humane, morale e intelektuale dhe atyre qe jane zhveshe nga ndjenja e mbrojtjes se interesave kombtare e qytetare, duke u fokusuar tersishte ne mbrojtje te interesave personale.

Është mjerim i madh per nje popull, tu shkoi pas e tu durtrokas atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerezore ,humane e kombtare e mbrojtjes se integritetit te trojeve tona etnike dhe mbrojtjes se integritetit e autoritetit te vellezerve e motrave tona, te pushtuar ne trojet e veta, qe po perjetojne tortura, burgosje, vrasje, perzenje prej shtepive te tyre dhe nga gjenocidi qe ushtrohet mbi ta nga ana e Serbise, Malit te Zi, Maqedonis dhe nga ana e Greqis.

Te vazhdohet edhe metej kjo agoni e pergjumur thelle nga populli shqiptar duke besuar ende ne ata politikan, intelektual e klrike fetar qe jane deshmuar tersisht shkatrrimtar te atdheut, te shtetit dhe te interesave kombtare, vertete eshte nje mjerim dhe nje vetevrasje qe nuk pershkruhet per te keq!

13. 05. 2020

Demagogjia dhe kriminaliteti politike, po e thellon korrupcionin, dehomanizon, amoralizon dhe po e shkaterron dita dites realitetin tone politik e kombtar, njerzor e humanitar, kulturor, shkencor, shoqeror e fetar, po e shkaterron edhe unitetin mes nesh dhe po e rrezikon shtetin e atdheun .

12. 05. 2020

Nuk e kam te kjarte aspak veprimin e disa shqipfolesve, jane vertete misionare te paqes ne vend e ne bote, apo sherbtor te politikave destruktive, djallezore e te korruptuar kemb e koke dhe sherbtor te politikave ekspansioniste, shoveniste drejtuar kunder shqiptareve?!

Jane vertete misionar te unitetit tone kombtar shqiptar, apo jane perqares, urrejtes, zhvates e mashtrues te tij ?! Mesiguri jane vegla te verbuara qe u sherbejne qendrave e qarqeve te ndryshme antishqiptare, per leverdite e veta karieriste apo jane shite per pak pare te pista?!

Kjo fare e keqe ka depertuar kogja thelle, ne politike, ne kulkture, ne fe, ne çdo pore te jetes e ku jo tjeter?!

12. 05. 2020

Sjelljet e ish qeverise “pronto e pan” dhe puçi i saje mbi qeverine Kurti, po deshmohen dita dites se jane më shume diktate mafioze politike dhe veprime te nderskemzave te agjenturave te huja qe po behen kopje politike e funksionimit ne mesin tone kombtar e politik.

Sipas bindjes sime keto skenare jane bartur nga KAGB e UDB, fale naivitetit total te aktereve politik te ish qeverise “pronto e pan” dhe mungesa totale e inteligjences se tyre politike, si shkak i mungeses se kultures se leximit dhe nga mungese e paisjes se tyre me kulture te duhur profesionale politike. Klani politike ne fjale, fatkeqesisht e ka personalizuar tersisht Kushtetuten e shtetit tone dhe po e shkele me dy këmbet sa here ti duhet per qellime te veta personale, gjithnje ne kundershtim me vullnetin e popullit.

E pa besushme po me duket dhe shume e dhimbeshme, siq po flitete e perflitet neper mjete te ndryshme te informacionit, te mbetet fati i Kosoves dhe i Shqiperise ne duar te Aleksander Vuçiçit, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe Kryeministrit te Shqiperise Edvin Rama, si viktima qorre te sherbimit, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije te KAGB- es e UDB-es, qe ti shkaktojne Kosoves plage vdekjeprurese, ende pa iu sheruar plaget e pergjakshme qe i mori ajo ne luften e fundit çlirimtare!

Uroi nga zemra e shpirti te mos mbetet fati i Kosoves, Shqiperise dhe Kombit shqiptar ne duar te tregtareve qe e kane qite ne trege per shitje Kosoven e Shqiperine! Po ashtu uroi nga zemra e shpirti te zgjohet nga gjumi, sa nuk eshte bere vone populli shqiptar, sepse jane ngjalle prap lugeterit e kombit tone, qe ta zhbijne tersisht nga faqja e dheut!

11. 05. 2020

Me politikanet qe i kan sjelle e po i sjellin shkaterrim vendit qe dy dekada me radhe, me politikanet qe e kane kap shtetin dhe e kane shnderruar ne instrument per interesa te veta, qe e kane pervetesuar paligjshem pasurine e tij dhe qe e kane varferuar skajshmerishte popullin, nuk priten ndryshime sipas frymes e deshires qe u deshmua permes votes se popullit.

Me keta politikan qe i patem ne balle deri me tani, te cilet jane banalizuar kembe e koke, zemer e shpirte, genjehemi shume qe mund te bejme ndryshime te duhura e te nevojshme, qe mund ta luftojme me ta, korrupcionin, nepotizmin, familjarizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, narkomanine, papunesine, padrejtesine, dembelellakun dhe bajraktarllakun.

Nuk munde te behen korigjime e ndryshime te nevojshme, qe shkojne ne favor te atdheut, popullit, kultures, shkences, arsimit, shendetesise, ekonomise, drejtesise e fushave tjera me rendesi jetike per vendin, per shtetin dhe per popullin.

Zgjedhjet jane qels i domosdoshem per ta ndryshuar kete mentalitet te mykur e te vyshkur dhe keto programime te stervjetruara e kriminale qe shkojne ne kundershtim me interesat tona kombtare.

10. 05. 2020

Dita dites, po me duket mua, çofsha i gabuar, se po e mbulojne skenen tone politike, fetare, intelektuale, e kombtare ata qe pak apo aspak kane edukate, dituri e burreri, pak apo aspak kane njerzishmeri, guxim e trimeri duke u reklamuar e duke i thur shume lavde vetit, pa bere asgje te ndershme e as te vlefshme per atdheun dhe kombin.

Po i kendojne hymne e ode kot si kot vetit, po i pershkruajn grada e tituj qe i kane fituar merite e pa merite, po i reklamojne më shume se sa duhet mirnjohjet, shperblimet e poste te ndryshme, si misionar te PAQES, si misionar te unitetit kombtar, si krijues te dalluar, si veteran e trima epik te luftes, si fetar te pa pare e si shkenctare!

Pa i vrare ndergjegja, edhe pse populli yne eshte i rrethuar me gjakatar pushtues, edhe pse populli yne po burgoset, po vritet, po perzihet nga trojet e veta, edhe pse populli yne po varferohet e po turturohet, edhe pse po naj marrin pjese pjese trojet.

Edhe pse nuk i meritojne fare ato grada e tituj, ato mirnjohje e shperblime, edhe pse baballaret tane na kane keshilluar dite e nate, te mos bijme ne pozicione qesharake para tjereve, me keshillen e tyre : ” Mbaju e shiko per toke, mos e ngrit koken shume larte si gjogu kur ecen haravan apo kryq e perdredhe rruges, se behesh gazi e turpi i botes”!

9. 05. 2020

Ka pas fat Kosova dhe Shqiperia qe i ka ne balle te mjeteve te informacionit Blendi Fevziun dhe tajfen e kuqe te tij. Qe i kane ne balle Baton Haxhiun, Shkelzen Maliqin, Berat Buzhalen dhe derivatet e tyre.

Po mos te ishin keto shtylla informative, do te kishte ra shume poshte etika e gazetarise! Por fale mbrojtjes se tyre te informimit real, te pa anshem, objektiv, vizionar dhe te gjitheanshem rreth ngjarjeve te ndryshme politike, historike, kulturore, ekonomike, shendetesore, juridike e arsimore, ka shpetuar neveli etik i gazetarise shqiptare nga amoraliteti dhe nga erresira virusale informative.

Pa keto shtylla te informacionit, kam frike te madhe se do te kishin mbete shqiptaret si qurat ne mjegull, duke ecur ne drejtime te ndryshme deri ne humbjen tottale te rruges! Vertete, lum po bene per ta Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare nen pushtimin greko-sllav!

8. 05. 2020

Kompromentimi dhe turpi më i madh i pales kosovare ne dialog me Serbine eshte qe e pranoi diaqlogun nga ai teknik ne dialog politik, qe hoqi dore ne menyre apsolute nga deshirat dhe nevojat me rendesi jetesore per Kosoven, vendin, shtetin dhe popullin e saje, duke pajtuar me ate qe nuk i ipet asgje nga pala serbe ne dialog, kurse vete dha çdo gje qe i kerkohet, edhe pse shkonte ne dem te vendit, shtetit dhe popullit te Kosoves, siq ndodhi perhere gjate dialogut me palen serbe!

Pala kosovare ne dialog me Serbine, qe kure ka filluar dialogu e ka perqafuar marrezishte, turpesisht e tradhtisht kompromentimin total, demtimin politik, ekonomik e teritorial te Kosoves, shtetit dhe popullit te saje, ne vende qe ti mbroje me kembngulje, gjerat qe me te drejte, ligjerishte dhe moralishte i kane takuar dhe i takojne Kosoves dhe popullit te saje!

6. 05. 2020

“VV do të ketë shumë vështirë ta “çliroi “ Kosovën nga një kastë e vjetër politike e cila e ka frikë te vërtetën për vetëvetën andaj nuk i intereson e ardhmja e vendit, por si të mbulojnë të shkuaren e vetë!

VV vonë e kuptoi se “pleqtë e burrnia” e LDK-së nuk e kanë hallin e Kosovës, por si të mbetën përjetësisht pranë grazhdit të pushtetit që të majmë e të ofron privilegje.

Po pra Kosova do të ketë shumë të vështirë të çlirohet nga kasta politike që politikën e kupton si “biznes” fitimprurës ku nuk duhet të investosh asgjë përpos papërgjegjësisë dhe paturpësisë” Kim Mehmeti

5. o5. 2020

Injorantet hipokrit jane te pagdhendur politikisht, profesionalisht, kombtarisht, fetarisht dhe jane te pagdhendur moralisht e njerzisht. Keta, nga padituria e tyre e injorojne diturine e tjereve, profesionalizmin, atdhedashurine dhe sakrificen qe e bejne kudo me pune dhe me vepra, ne interes te institucioneve dhe interes kombtar.

Injorantet hipokrit rrembejne e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara, sipas pozites e pergjegjesise qe e kane dhe mundesive qe u ipen, duke pervetesuar sa ma shume per veten e per klanet ku bejne pjese. Keta, me hipokrizine qe e posedojne e injorojne dinjitetin, moralin, besimin, perspektiven dhe ekzistencen jetesore te tjereve ne nivel vendor, rajonal e kombetar, sepse injoranteve hipokrit u mungon dinjiteti e morali i vete, u mungon edukata intelektuale e kombetare, u mungon edukata profesionale e politike dhe ajo njerzore.

Ka ardhe koha ta luftojme hipokrizine e injoranteve, kudo qe gjalleron ajo neper institucione shtetnore, politike, fetare, kulturore, ekonomike, shendetesore, arsimore dhe juridike, qe ti lirojme ato dhe shtetin nga ngulfatja e injoranteve hipokrit, te marrin fryme lirshem dhe te ecin perpara, si shoqet e tyre neper bote.

4. o5. 2020
Edhe pse munde te gabojme ndonjehere gjate marrjes se vendimeve, per ta ndryshuar gjendjen e statusit tone qe nuk e meritojme, prap se prap ma mire eshte te marrim vendime per ndryshim, se sa te pajtojme me gjendjen e pakendeshme qe na rrethon.

Permes gabimeve mesojme, qe herave tjera te mos i perserisim ato, apo te mos pajtojme me gjendjen dhe rrethanat qe na e kane imponuar nje status te ulte jetesor, perqmues e talles per ne. I juaj, mësuesi Isë

2. 05. 2020

Varsisht nga vendimet qe i marrim gjate jetes, ia ngrisim ose ia ulim vetes dinjitetin moral, njerzor e kombtar, ia ngrisim apo ia shkaterrojme te ardhmen vetit, familjes, shtetit dhe kombit.

Po nuk patem kujdese se çfare vendime marrim per te vepruar e punuar, çfare neshkruajm e vulosim, gabimet tona do ti paguaj shume shtrejte familja, shteti dhe kombi ne pergjithesi.

Kjo mangesi e kujdesit me dije apo pa te, se çfare vendime marrim te veprojme, çfar nenshkruajm e vulosim, po deshmohet ne te dyja shtetet shqiptare dhe ne te gjitha trojet tona ku jetojne shqiptaret, te pushtuar e te poshtruar.

28. 04. 2020

A M A N E T I, QE NA e LANE DESHMORET!
Nese presim nga Edi Rama e Ilir Meta ne Shqiperi, Isa Mustafa e Hashim Thaça ne Kosove, Ali Ahmeta, Menduh Thaça e Riza Halima ne Maqedoni, Serbi, Mal te ZI dhe Çameri, kurr ne shqiptaret nuk do te mund te themi: A M A N E T I – B A C E – u kry!

28. o4. 2020
Nese mendimet dhe idete e ndryshme vetem i shkruajm e i pershkruajm ato, vetem i degjojme e i lexojme dhe i shqyrtojme siperfaqesishte, fati dhe vlera e tyre nuk do te realizohet ne jeten tone ashtu si duhet.
Jeta e njerzeve pa mendime e ide te frytshme qe nuk debertojne ne zemren e shpirtin e tyre dhe ne venat e gjakut, do te mbetet jete e zbrazte dhe zhgenjyse.

Synimi i mendimeve e ideve te ndryshme eshte te vlojne ato ne venat e gjakut tone, te na ndihmojn ta jetojme jeten si duhet e jo ta mbijetojm ate, si eshte më keqe e më zi dhe te na frymezojne zemren, shpirtin e mendjen te jetojme mire e me dinjitet, e jo te bejme jete si derr i knaqur ne dem te atyre qe jetojne si sokrat i vuajtur.

Gjithnje e më shume ne opinionin tone, sipas asaje qe po demostrohet ne praktike, po krijohet bindje mjafte e forte, se po bejme jete sa per te mbijetuar, e cila eshte zhveshe bukur shume nga mendimet dhe idete qe depertojne ne venat, ne zemren e ne shprtin tone, si udhe rrefyse per te bere jete me dinjitet, pa i demtuar tjeret per rreth nesh.

24. 04. 2020
Ne mesin e politikaneve tane ka mjaftë te atille, qe veprojne koke ne veti dhe marrin vendime destruktive, në menyre të pandergjegjegjshme dhe te papergjegjshme.

Menyra e veprimit dhe marrjes se vendimeve te tyre, po i sjelle vendit shkaterrim, stagnim, izolim total, varferi, perqarje dhe ikje masive e te rinjeve tane nga atedheu, te cilet e kane humbe tersisht shpresen per te jetuar lirshem e me dinjitet ne atedhe te vete.

Tani o kurr duhet ta marrim fatin ne duar tona, masivisht si popull, se dikur do te jete shume vone dhe ngjarjet qe kane ndodhur, me te gjitha pasojat, nuk mund te kthehen prapa dhe te riparohen.

22. 04. 2020

Derisa te qendrojme te heshtur e indiferent si komb dhe te pajtojme me kete realitet te hidhur, qe na ka kapluar ne shqiptareve, brenda e jashte kufijeve shqiptaro- shqiptar, ky realitet do vazhdoi dhe do behet edhe ma i hidhur per ne!

Kush po ia rremben lirine e neperkemb dinjitetin popullit shqiptar

Isa Thaçi 21 Ppril 2018 •

Te pa njerezishmit, brenda e jashte vendit tone qe po bashkpunojne me pushtusit tane dhe po u japing favore atyre per interesa te veta, ia kane ule vleren dhe po ia ulin lirise, shtetit dhe po e neperkombin dinjitetin e kombit shqiptar.

Vetem te panjerezishmit, te pandershmit dhe tradhtaret e bejne kete veprim jo njerzor e antikombtar, ne bashkpunim me pushtuesit tane dhe perkrahsit e tyre permes rrenave, mashtrimeve, manipulimeve te ndryshme dhe permes dhunes, burgosjeve, torturave, nenshtrimeve e vrasjeve.

Njerezit e ndershem dhe atdhetare nuk bashkpunojne me pushtusit tane dhe me ata qe po u japin favore atyre, te na rrembehet e mira, te na perbaltet liria, te na neperkembet dinjiteti kombetar, shteti qe e posedojme, te na shkilen ligjet dhe kushtetuta, te na cenohet teritori, sepse te gjitha kane kushtuar shtrejte dhe jane mbrojte me djersen dhe me gjakun e bijeve dhe bijave ma te mire te ketij populli. Njerezit e ndershem, me asnje kusht dhe me asnje qmim nuk shkelin mbi gjakun e deshmoreve dhe amanetin e tyre, nuk ia ulin vleren lirise dhe dinjitetin e kombit te vete.

Gjithnje e me shume po rritet presioni drejte devalvimit te vlerave jetike e madhore nga te pandergjegjshmit, te panjerezishmit, te pandershmit dhe tradhtaret e lakmitaret, duke i rrezikuar te gjitha mundesite per te bere jete normale, njerezore e kombetare, siq po bejne tjeret per rreth nesh e ne bote.

Po me duket e bafasishme qe ende nuk i ka humbur durimi i popullit shqiptare ndaj te pandergjegjeshmeve, keqberseve, te pandershmeve dhe tradhtareve, qe po shkelin gjithnje e me shume mbi vlerat jetike, morale, njerezore e kombtare te tije. Me kete gjendje te mpire shpirterore, qe na ka kapluar gati masivisht , pak i meritojme te mirat, rehatine, dinjitetin, lirine dhe shtetin, sepse pak po punojme per to, pak po solidarizohemi me to, pak po bashkpunojme mes veti dhe pak apo aspak jemi unik ne mbrojtje te interesave te perbashkta kombetare e shtetnore.

Nuk arrihet asgje e mire, nese i tolerojme te pandergjegjshmit duke tradhtuar vendin, duke shitur pasurine e tije, duke keqperdorur pushtetin dhe organet e tije, duke rritur papunesine, varferine, duke i rritur diferencat mes qytetareve, duke rrenjos korrupcionin ne mbare trojet tona, duke trafikuar njerez e substanca narkotike.

Nuk arrihet e mira dhe nuk mbrohet liria e dinjiteti yne personal, familjar e kombetare, duke i perkrah te pandergjegjeshmit te cilet i japin shanse pushtueseve tane te tallen me ne, te manipulojne me shtetin tone, me trojet tona dhe me kombin shqiptare ne pergjhithesi, te cilet shkaktuan e po shkaktojne gjakderdhje te medha, dhunime e poshtrime, haptas para syve te botes.

Nuk arrihet kurr e mira, liria, dinjiteti dhe nuk i meritojme ato aspak, derisa ti perkrahim te pandergjegjeshmit dhe bashkpunojme me ta, derisa tu neneshtrohemi atyre qe vrane gra e femije, pleqe e te rinje te pafajshem dhe ate ne prezencene e grupeve te ndryshme qe i kishin perzene me dhune nga shtepite e tyre, te cilet e prisnin deken te grumbulluar maleve e gryka prrojesh. I juaj, mësuesi Isë

Mendimet tona jane njohje dhe pershkrim subjektiv i te vertetes

19 Prill 2017 në 8:05 PD •

Subjektiviteti dhe objektiviteti i mendimeve tona ne raport me te verteten, varet nga niveli intelektual dhe i pervojes qe e posedojme dhe nga ndikimi i shume faktoreve ne menyren e formimit te perceptimeve, mendimeve, pikepamjeve e bindjeve tona.

Varet nga menyra e kendveshtrimit dhe kapaciteti intelektual qe e posedojme, varet nga kenveshtrimi simpatik e antipatik qe e kemi ne raport me te verteten, varet nga kendveshtrimi i interesave personale, grupore, partiake e fetare dhe nga niveli i disponimit tone qe e posedojme kur e bejme njohjen dhe pershkrimin e nje realitetit per te cilin mendojme, flasim dhe e ndjejme.

Sukseset qe i arrijme, te vogla apo te medha qofshin ato dhe deshtimet po ashtu qe na ndodhin gjate jetes, jane rezultat i menyres se perceptimeve, mendimeve, bindjeve e menyres se sjelljeve tone si individ, si familje, si institucion, si shtet, si presidence, si qeveri, si parlament e si komb.

Sa po ta kuptojme se mendimet tona nuk jane e verteta apsolute, por njohje dhe pershkrim subjektiv i saje, ne do te sillemi më te matur, më objektivisht e më te sinqerisht ndaj mendimeve tona dhe mendimeve te tjereve, qe e pershkruajne nje realitet per te cilin flitet.

Perceptimet, mendimet, njohjet dhe bindjet tona, per aq sa i ofrohen pershkrimit real te nje realiteti te caktuar, po per aq jane objektive, sa më large ketij realiteti te jene ato, per aq jane edhe subjektive e te pandershme.

Ështe gabim dhe padrejtesi e madhe tu japim perparesi apsolute mendimeve tona, ne raport me mendimet e tjereve, gjate pershkrimit te nje realiteti per te cilin flasime, edhe pse u besojme shume perceptimeve, mendimeve dhe bindjeve tona personale per shkaqe te ndryshme.

Ato medoemos duhet tu nenshtrohen argumenteve e fakteve te verifikuara per ta marr primatin apo epersine ndaj mendimeve te tjereve qe bejne perjekje rreth pershkrimit te nje realiteti natyror, shoqeror e shpirteror. I juaj mësuesi Isë

Emocioni i gezimit dhe dashurise tek shqiptaret po sulmohet nga brenda edhe nga jashte

19 Prill 2015 në 10:13 PD •

Sipas definimit psikologjik te emocioneve, gezimi perjetohet ne ato qaste kur jemi te shendetshem fizikisht e psiqikisht si individ, si familjar e si kombetar, kur korrim suksese e fitore te pa rreshtura ne aspektin personal, profesional, familjar e kombetar dhe kur e kultivojme ndjenjen e respektit, mirkuptimit, tolerances, bashkpunimit, punes dhe sakrifices per atdhe, per liri e per bashkim kombtar.

Emocioni i dashuris, perjetohet ne ato momente kur na dojne tjeret per aqe sa i dojme ne ata, kur dashuria nuk keqperdoret nga njera pale ne dem te pales tjeter, kur dashurija stimulon per unitet, mirekuptim, bashkpunim dhe respekt te dyanshem.

Vertete ne shqiptaret e kemi te veshtire, ta perjetojme plotesishte emocionin e gezimit dhe dashurise. Nuk eshte e lehete te perjetohen keto emocione kur ne mesin tone kombetar po perhapet varferia, po perhapet korrupcioni, po devalvohet edukata e dituria, po shkatrrohet e devalvohet ekonomia, arsimi e shendetesia, dita dites po devalvohet e shkaterrohet drejtesia, po devalvohet edhe besimi i sinqert ne zot dhe po manipulohet permes feve e partive, per te fut perqarje, ngatrresa, e urrejtje ne mesin tone kombetar!

Si ta perjetojmë ne shqiptaret emocionin e gezimit dhe dashurise kur i shohim shqiptaret ne mal te zi, ne serbi, ne maqedoni dhe ne greqi, se si poshtrohen, neneshtrohen, burgosen, rrihen, vriten, varferohen, perzihen nga trojet e veta dhe asimilohen?!

Si kane mundesi shqiptaret ta perjetojne emocionin e dashurise, respektit, mirkuptimit, tolerances ndaj fqinjeve tane pushtues, qe na urrejne pameshirshem ne baza racore e fetare dhe synojne te na zhdukin nga faqja e dheut?!

Si kane mundesi shqiptaret ti dojne nderkombtaret qe po sillen ndaj nesh me cinizem, dinakeri, padrejtesi, po sillen me injorance ndaj te drejtave tona, ndaj lirise e pavaresise dhe ndaj unitetit e bashkimit tone kombetar, duke bere dallime te medha racore e fetare ne raport me fqinjet tane pushtues e me ne si komb?!

Si ti gezohemi e si ta duam politiken tone dhe kreatoret e saje qe bejne politike antikombetare, politike kuislinge, politike sherbtore, politike kryekeput per interesa personale, duke ia ulur vlerat qe i posedon atdheu, kombi, dituria, kultura dhe deshmoreve te lirise?!

Pa punuar nate e dite, i madh e i vogel me zemer, me shpirte, me dije e me sinqeritet, te pamundeshme do ta kemi, qe tu krijojme hapesire te mjaftushme emocioneve pozitive, te gezohemi e te dashurohemi mes veti dhe pas vlerave qe prodhojne gezim, pozitivitet e dashuri dhe ti respektojme ato permes punes e diturise dhe permes zemres, shpirtit e sinqeritetit.

Per ti arrite keto vlera, duhet te mos joshemi pas antivlerave dhe veseve te liga antinjerzore e antikombtare. I juaj, mësuesi Isë

Shprehite e mira dhe ato te keqija nuk jane te lindura por te fituara gjate jetes

19 April 2016 në 11:35 PD ·

Nene ndikimin e shume faktoreve veprojne perceptimet, mendimet, idete, bindjet dhe sjelljet tona gjate jetes, ku do ta kemi veshtire ta gjejme veten sa më natyrshem ne mesin e ketyre faktoreve. Çdo gje qe e bejme gjate jetes, e ka prejardhjen nga menyra se si i perceptojme gjerat, ngjarjet, proceset dhe dukurite e ndryshme natyrore shoqerore e shpirterore.

Eshte e mundeshme ta korigjojme menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve, pikepamjeve, sjelljeve e shprehive tona, te cilat tregohen gjate jetes si te pasukseseshme, destruktive apo te pa njerezishme, duke i zavendesuar ato brenda mundesive me kualitet, progresivitet e me realitet pozitiv.

Kure e them kete se eshte i mundshem korigjimi i te keqijave tona dhe zavendesimi i tyre me te mira, mendja me shkone se te mirat e te keqijat mesohen e pervetesohen nga ana jone gjate gjithe jetes, nene ndikimin e shume faktoreve dhe ashtu sikur mesohen mund edhe te korigjohen e te zavendesohen me dukuri reale, progresive e te dobishme.

Familja, shkolla, shoqeria, literatura, mjetet e informacionit, te shkruara e elektronike, televizioni, interneti, teatri, filmi, profesioni e grupe shokesh e miqesh te ndryshem qe jemi te rrethuar me ta, ndikojne kush më shume e kush më pak ne menyren e perceptimeve, mendimeve, ideve dhe sjelljeve tona gjate jetes rrethe ngjarjeve e dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore, pa harruar edhe menyren e ndikimit te angazhimit tone personal, qe eshte me kryesore, ne mesin e ndikimit te ketyre faktoreve te shumte.

Ështe ne favor tone dhe e domosdoshme, qe gjate jetes ta permiresojme menyren e perceptimeve, mendimeve, ideve, bindjeve e sjelljeve tona, qe ti lirojme ato nga iluzionet e ndryshme, te cilat ne menyre iluzore formohen edhe perceptimet, mendimet, pikepamjet, bindjet dhe sjelljet tona qe e interpretojne ne realitet te caktuar natyror, shoqeror e shpirteror.

Kam bindjen time personale qe shoqeria jone, dita dite po zhytet me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, ne perceptime, mendime, qendrime, pikepanje, bindje e sjellje iluzore qe e deformojne interpretimin e realitetit tone natyror, shoqeror dhe ate shpirteror. I juaj mesuesi Ise

Kure besojme dhe veprojme i arrijme gjerat qe na takojne

18. 04. 2020

Nese nuk besojme se do ti arrijme ato gjera te cilat i deshirojme dhe na takojne, e kemi sabotuar veten per realizimin dhe plotesimin e tyre.

Nje sabotazhe e tille, na bene qe te na mungoj ndjenja e sigurise, guximit, ndjenja e forces dhe e menqurise, te cilat e mundesojne çlirimin e kapaciteteve tona, qe gjenden brenda neshe, duke pritur komanden e besimit qe e posedojme per t’i vene ne levizje ato.

Besimet shendrrohen ne komanda te pa diskutueshme dhe te fuqishme, te cilat i formesojne mendimet, bindjet, ndjenjat, qendrimet, veprimet dhe marrjen e vendimeve tona, me nje kurajo dhe guxim te forte, se do t’i arrijme gjerat qe i deshirojme dhe do tia dalim.

Po nuk e morrem vendoseshmerishte ne duar tona kontrollin e sistemeve te besimit, nuk do te kemi force dhe kurajo te ecim drejte asaje rruge qe na e mundeson realizimin e deshirave tona, te calat na takojne, pa i perfillur sfidat qe na dalin para dhe pa e pranuar dorzimin, sado e forte te jete pengesa.

E verteta, e sinqerta, e ndershmja, njerzorja dhe kombtarja, kerkojne me ngulme njerze te menqur e te guximshem qe u permbahen ketyre parimeve dhe me te gjitha mjetet ti mbrojne ato prej atyre qe keto virtyte parimore i konsiderojne si nje hale ne sy dhe e kane deshmuar veten katerciperishte, qe kane shkele me dy kembet e veta mbi to, duke zhvate çdo gje qe gjejne perpara. I juaj, mësuesi Isë

Eshte e pandershme te justifikohen-arsyetohen sjelljet jo normale te politikaneve tane

16. 04. 2020

Pvaresisht se sa te çuditshme e te pazakonta qe i bejne veprimet politikanet tane, ata dhe perkrahsit e tyre i justifikojne –arsyetojne ato veprime jo normale. Edhe pse shume veprime te tyre, tani më dihen dhe i kemi mesuar permendesh qe dy dekada me radhe, te cilat jane bere ne dem te atdheut tone, ne dem te shtetit, ne dem te pasurise kombtare dhe ne dem te perspektives sone e ne dobi te pushtuseve tane, duke vazhduar te perseriten prap te njetat sjellje jo normale, besa edhe më te vrazhda dhe me te njejten metode te justifikimit politik nga te njejtit politikan dhe çatipet analistet politik dhe perkrahes t e tyre.

Ne shoqerine tone, sidomos ne skenen politike e më gjere, dita, dites po perhapet kulktura e justifikimit te veprimeve jo normale, te cilat dalngadal po e shkaterrojne vendin dhe perspektiven e gjeneratave tona te reja, kurse ne po qendrojme duarkryq e po heshtim si te vdekur per se gjalli para ketyre veprimeve te pazakonta e shkatrruse per te tashmen dhe te ardhmen tone.

Kultura e justifikimit te çdo veprimi qe po behet nga ana e politikaneve, pa marr parasysh veprimin normal apo jo normal te tyre, po perhapet si virus vdekjeprures edhe ne segmentet tjera te organizimit jetesor, te cilit virus heret ose vone do tia paguajm haraqin e madh, derisa ta eliminojme nga skena jone kombtare kete politike te mbrapshte justifikuse.

Kjo kulture justifikuse e veprimeve te ndryshme jo normale dhe kultura e mos dhenjes pergjegjesi para ligjit e para popullit, ka filluar te depertoi me te madhe edhe ne kulture, art, muzik, poezi, letersi, film, histori, filozofi, psikologji dhe shkence. Ka filluar te depertoi ne ekonomi, arsim, shendetesi, jurispodence, ne gjykata, ne gjykaten kushtetuse, ne polici, ne ushtri dhe ku jo tjeter?!

Kesaj kulture te mbrapshte, qe justifikon mbrapshte, e stimuluar nga politika e mbrapsht e politikaneve tane, duhet tani o kurre t`ia shkaterrojme perfundimisht temelin e ndertuar mbrapshte, nese nuk deshirojme te fundosemi ne ndytesirat e ketij Oqeani te mbrapshte e te pafund qe eshte krijuar mbrapsht ne trojet shqiptare. I juaj, mësuesi Isë

Zhurme e madhe ne seancen e djeshme te deshtuar parlamentare nga zhvatesit e Kosoves

15.04. 2020

Zhurmen e madhe ne Parlamente e krijuan grabitesit e zhvatesit e pasurise, dhe tregtaret e tugjaret me pjese te atdheut te Kosoves, nga nenshkruesit e “demarkacionit” me malin e Zi, e “asocioacionit” te komunave serbe, nga nenshkrusit e eksteritoreve per kishat ortodokse sllave, nga zhvatesit e kesaje shoqerie dhe nga te korruptuarit kembe e koke qe i perkasin ishe qeverise “pronto” dhe “pan”, se gjëja Qeveria e Kosoves me Kryeministrin e saje Albin Kurtin, na e paskan shkele Kushtetutën!

Kjo zhurme e pakuptimte e cila deshtoi qe ne nisme është vetëm një zë i kotë dhe shume i panjerzishem që dëgjohet në Parlamentin tone dhe neper debate telivizive nga ” analistet” politik qe nuk jane te afte ti pastrojne hundet e veta, pos aftesise per te fute perqarje, urrejtje e vellavrasese mes shqiptareve, duke portretizuar sa më keq Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në detyrë, me qellimet e tyre djallezore e antikombtare.

Edhe pse Qeveria e Kosovës, po i ndërmerr të gjitha masat e duhura për menaxhimin e krizës pandemike qe ta mbrojne sa më shume jeten e qytetareve, te cilet po i lute duke u bere thirrje atyre per degjushmeri, per rend e rregull qe ti perfillin dhe ti respektojne masat ne fjale, siq po bejne edhe qeverite e botes.

E rëndësishme është se Qeveria e Kosoves edhe pse me nje buxhet te shkaterruar e te zhvatur tersisht nga ish qeverite e meparshme “pronto” e “pan”, po e menaxhon krizën e pandemisë më së miri në rajon.

Qytetarët e Kosoves duhet të ndihen krenar e te sigurte me qeverinë në detyrë dhe t’i injorojnë debatet e politikanëve, deputeteve dhe te analisteve politik te korruptuar, te cilet trumbetojne për gjëja shkeljen e Kushtetutës, që e kanë për qëllim përfitimin politik, në llogari të situatës me te cilen jemi rrethuar, e jo kurrsesi per shkeljen e kushtetutes , te cilen po e shkelin vet me dy kembet, sipas interesave te tyre personale. I juaj, mësuesi Isë

Sjelljet autoritare te politikaneve tane e kane kapur dhe gjunjezuar shtetin e popullin

13. 04. 2020

Politikanet autoritar e kane bindjen e vete te sigurte se jane te pagabushem ne veprimet e veta dhe po ashtu veprimet e tjereve i cilesojne me arrogance te planifikuar si sjellje te gabushme.

Etnocentrizmi i tyre qe e demonstruan per dy dekada me radhe u manifestuar haptas me qendrimin e patundur dhe besimin e sigurte ne vetevete qe posedojne nje superioritet te pazavendesushem me politiken e tyre grupore e partiake, ne aspektin kulturor, edukativ, intelektual, moral, human e kombtar, duke i nenqmuar vrazhde e me arrogance vlerat ne fjale te tjereve.

Kjo bindje autoritare e tyre i ka pruar ne ate nivel qe te sillen me agresivitet brutal duke u mbeshtetur ne paragjykime e thash e theme dhe trillime te planifikuar ne dem te autoritetit te tjereve qe i konsiderojne si konkurent e kundershtar te vete.

Autoritaret, ne shpirte e kane udheheqjen e fuqishme, brutale e shkaterruse, qe shkone drejte nenshtrimit dhe ne dem te atyre qytetareve qe nuk u binden urdherave te tyre dhe qe i kundershtojne keqperdorimet te cilat i bejne ne dem te qytetareve, ne dem te atdheut dhe ne dem te shtetit.

Politikanet tane autoritar, qe dy dekada po imponojne tek qytetari nje besnikri te verbet per ”vlerat” e tyre, edhe perkunder deshires , ata te binden dhe tu besojne atyre “vlerave” si vlera te pazavendesueshme dhe ti pranojne ato pa verejtje e pa kurrfar kritike.

Autoritaret ne fjale me autoritaritetin e tyre, tersishte te korruptuar po manifestojne brutalitet, ndeshkim e dhunim ndaj atyre qytetareve qe guxojne ti kundershtojne pikepamjet, qendrimet , normat dhe sjelljet autoritare te tyre.

Aotoritaret politik kudo ne bote e mese shumti tek ne shqiptaret, preokupim kryesor e kane ta instrumentalizojne, ta kapin shtetin e organet e tij shtetnore per te dominuar opsolutishte mbi qytetaret, mbi partite tjera opozitare dhe ne dem te tyre duke manipuluar shtetin, ligjet dhe Kushtetuten e shtetit.

Autoritaret politik, ne mendje, ne shpirte, ne zemer e ne gjak e kane dinakerine, cinizmin, armiqesine dhe shkaterrimin e pasurise se perbashket kombtare, per leverdite e qoroditura te veta. Kete dobsi kriminale e deshmuan per dy dekada me radhe politikanet tane autoritar. I juaj, mësuesi Isë

Mediat shqiptare nuk po i sherbejne informimit real e te sakt por politikes destruktive te politikaneve

12. 04. 2020

Mediat tona per aq sa po duken e kane ne parim veprimin e tyre qe ta fuqizojne pa te drejte politiken destruktive e te korruptuar e cila eshte deshmuar praktikisht ne skenen tone politike per dy dekada me radhe si politike destruktive e shkaterruse per vendin.

Te kunderten e saje e bejne per politikanet opozitar, paten te drejte apo nuk paten ata ne veprimet e tyre, duke ua vuar ne pah vetem te “metat” e tyre permes trillimeve e etiketimeve te ndryshme, sipas deshires se politikaneve pushtetar, te cileve u sherbejne.
Fatkeqesishte mu ne mes te mediave shqiptare qendron e keqja e informimit te pa drejte dhe e imponimit ndaj shqiptareve te nje arti destruktiv te politikes, qe po zhvillohet ne trojet tona ne te dyja shtetet shqiptare dhe ne pjeste tjera te trojeve tona te pushtuara.

Keto mjete te informacionit po shkelin pa meshire ne etiken e gazetarit dhe gazetarise, e cila e ka per obligim te ofroi informacion sa më te drejte e sa më te sakte para popullit, qe ti kuptojne ata dukurite negative, te cilat po zhvillohen ne vend kunder interesave te tyre te perbashkta, qe po e shkelin dhe manipulojne voten e qytetarit, qe abuzohet me ligjet dhe me kushtetuten e vendit, qe nuk mbrohen interesat kombtare, qe instrumentalizohet shteti dhe privatizohet nga nje dore e hekurt te pushtetareve per favoret e veta, qe e ka perfshire vendin korrupcioni, nepotizmi e lloj lloj veprimesh tjera te pushtetareve qe shkojne ne dem te jetes se qytetareve dhe shtetit te tyre.

Qe shkojne ne dem e ne shkatrrim te arsimit, shendetesise, ekonomise dhe ne dem te institucioneve qe e kane per detyre ta mbrojne drejtesine, ligjet dhe kushtetuten.

Ky ves i qoroditur i mediave tona, gazetareve dhe analisteve politik, eshte tersisht shkatrrimtar e perqares mes shqiptareve, i cili po perhapet ne trojet tona dhe e ka mbuluar gati tersishte etiken e gazetarise, gazetarit, analisteve politik dhe mediave, te cilat vesin e qoroditur e kane shnderruar ne parim veprimi, per ti sherbyer politikes sociopate e destruktive, e cila e ka kap shtetin, po manipulon me vlerat e lirise, po shkele mbi gjakun e deshmoreve tane, mbi vujtjet e hallet e shumta te ketij populli dhe po shkaterron çdo gje qe po e gjene perpara. I juaj, mësuesi Isë

Paganizmi i pellazgeve ishte barte tek Iliret si forme e lashte e besimit ne Zot, permes simboleve hyjnore te Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit

Isa Thaçi
Isa Thaçi
8 April 2015 ·

Paganizmi si forme e lashte e besimit te pellazgeve gjate periudhes se komunitetit te pare primitive apo shoqerise pa klasa, udhehiqej nga njerez te moshuar te cilet e kishin fituar besimin dhe autoritetin ne rrethin e tyre. Keta te moshuar me autoritet i krynin edhe sherbesat fetare.

Ne meset e tyre familjare, sherbesen fetare e kryenin kryefamiljaret te cilet udhehiqnin edhe me punet tjera ne familje.
Pas perfundimit te shoqerise pa klasa apo komunitetit primitive, lindi sistemi skllavo-pronar ku u formuan dy klasa: Skllavo-pronaret dhe sklleverit, sunduesit dhe te nenshtruarit.

Ne fillim te ketij sistemi shoqeror dalengadal sherbesat fetare ne menyre dinake i moren ne duar te veta kleriket. Disa prej klerikeve per interesat e tyre personale e perdornin fene si vegel ne dobi te skllavo-pronarit e ne dem te sklleverve. Ku skllavopronarit i arsytohej e drejta qe te beje cfare te done me skllavin, ta turturoi, ta shes ne treg dhe po iu mbush mendja edhe ta vras.

Per gjendjen e mjere ndaj skllevereve, detyroheshin kleriket nga skllavo-pronaret, qe te perdornin bindje fetare, per neneshtrim sa me te madh te skllevereve.

Shumica e klerikeve qe mos te them te gjithe, manipuloheshin nga skllavo-pronaret, per ti bere sherbesat fetare ne dobi te tyre. Ky manipulim u shkonte per shtati klerikeve, sepse shperbleheshin nga skllavopronari. Perpos kesaje klerikeve u ipej e drejta qe ti pervetesojne edhe dhuratat qe u vinin nga besimtaret e tyre.

Ky keqeperdorim i shejntrise se besimit ne Zot, zuri fill ne shoqerine skllavo-pronare per te vazhduar keqeperdorimi edhe me tutje ne sistemin e shoqerise feudale, shoqerise kapitaliste dhe ne sistemet e sotme shoqerore demokratike, e sisteme tjera te ndryshme politike.

Eshte per tu habitur ne kete vazhdimesi kaqe te gjate, se si po keqeperdorohej shejntria e besimit ne Zot nga disa klerik per te shperndar urrejtje, perqarje, mashtrime e per te justifikuar edhe pushtimet e kahmotshme e te tashme sipas deshires se politikaneve dhe politikave dominuese te kohes.

Kjo padrejtesi fetare ne bashkepunim me padrejtesite politike te kohrave, tmerresisht i ka ndodhe popullit Ilir dhe popullit shqiptar pasardhes te tyre, qe nga pushtimi i Ilirise prej romako-bizantineve e deri te pushtimet turke dhe greko-sllave, ku pushtimet greko-sllave edhe sot po e vazhdojne pushtimin e tyre, nene pretekstin se po i mbrojne tokat e tyre te shejta, po e mbrojne shejnterine e kishave dhe krishtenizmin ne pergjithesi.

Per ta justifikuar kete qe po e theme, mjafton tua besh nje percjellje fjalimeve te klerikeve greko-sllav, mjafton ta perkujtosh edhe fjalimin e perfaqesuesit te “selise se shejte” te Vatikanit ne “seline e shejte” ruse, i cili pohoi para botes: “se toka e Kosoves eshte toke e shejte serbe”, gjithnje duke zene ne goje „shejntrine“ e tyre fetare dhe pushtuese ne dem te qeshtjes sone kombetare.

Te njeten gje po e bejne edhe kleriket musliman, duke treguar se si turqija ua paska marr tokat serbeve dhe i ka populluar me turqe, sepse sipas tyre nuk na paska patur shqiptar fare ne keto troje.Pra nje mentalitet i ngjajshem per ta arsyetuar cdo pushtim kunder shqiptareve.

Disa prej klerikeve tane fetar, pa dallim feje, te japin pershtypjen, se nuk kane te bejn fare me besimin ne Zot, por po i kryejne me ndere misionet e tyre sherbyse ne favor te politikave pushtuese te kohes te cilave u sherbejne, per te cilat edhe jane te pergatitur.

Derisa u pushtuan Iliret nga romako-bizantinet, keta e kishin frymen e besimit pagan te paraardhesve te tyre pellazg me simbolet e veta hyjnore qe e besonin Zotin permes atyre simboleve, te cilat ishin me kryesoret, si simboli i Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit e figura tjera më pak te rendesishme.

Ky besim behej me sinqeritet me te madh, pa u perdor per pushtim e per neneshtrim te popujve, sepse eshte dokumentuar qe populli Ilir kurr ne histori nuk kane bere luftra pushtuese por vetem luftra mbrojtese. Kjo dokumenton se sa te shejta kane qene besimet e tyre ne Zot, permes figures se Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit, si fugura te shejta qe kishin dhe kane nje vlere te pazavendesueshme per boten e gjalle bimore, shtazore dhe njerezore.

Kjo forme e besimit Ilir ka vazhduar deri sa eshte pushtuar Iliria nga romako-bizantinet ne shekullin e pare te kesaje epoke. Pas pushtimit te saje doli prej skenes se tyre besimi politeist pagan dhe erdhe ne skene besimi pushtues monoteist qe e sollen romako-bizantinet pushtues.

Besimi monoteist i solli botes njerezore nenshtrimin dhe besimin ne nje figure hyjnore per ta besuar Zotin, Perendim-lindje me kishen katolike ne Vatikan dhe kishen ortodokse ne lindje. Pra monoteizmi indianeve u solli Buden, kinezeve Konfuqien. Evropes perendimore dhe asaje lindore Krishtin, izraeliteve Moisin, turqeve dhe arabeve Muhamedin dhe Iliro-shqiptareve krishtin e krishterizmin katolik dhe ortodoks dhe Muhamedin e islamizmin, nje popull me dy figura te shejta fetare monoteiste e me tri besime fetare.

Pra Iliret dhe ne shqiptaret pasardhes te pellazgeve edhe pse i kishim simbolet tona hyjnore qe e besonim Zotin sinqersht më shume se sa kush tjeter per rrethe nesh, pa dashjen tone mbetem me simbolet e besimit te pushtueseve tane romako-bizantin dhe turko-greko-sllav.

Edhe pse sote nuk jemi nene pushtimin romako-bizantin dhe turko-aziatik, gjurmet e tyre pushtuese kane mbete neper kokat dhe shpirtin tone, qe shpeshehere keto gjurme po i manifestojme ne demin tone kombetar, duke i mbrojtur pozicionet fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe duke nenvlersuar kombin ne raport me fene.

Ndersa greket dhe sllavet edhe sote e kesaje dite i mbajne te pushtuara me shume se sa gjysmen e trojeve tona, nene bekimin e Evropes dhe nene bekimin e politikaneve dhe klerikeve tane te mjere e qyqar, ne bashkpunim e nenshtrim nga te huajt.

Nga te gjitha keto te bema historike, ne shqiptaret edhe pse patem fatin te na imponohet feja katolike, ortodokse dhe feja islame, nuk duhet te ia lejojme vetit edhe turpin e perqarjes, turpin e urrejtjes, fyerjes, turpin e kundershtimit dhe vellaverasjes mes veti dhe turpin e pushtimit, duke i mbrojtur pozicionet tona fetare dhe duke njetesuar kombin me fene e pushtueseve tane e duke nenvleresuar ne raporte me fene.

Do te ishte ne nderin tone human e njerezor, kombetare e fetar, qe te besojme ne ato besime qe i morem nga familjaret tane, pa e perdor besimin kunder njeri tjetrit, kunder kombit tone, kunder unitetit e bashkimit te trojeve tona dhe kunder lirise e pavaresise, sepse Zoti na ka krijuar pellazgo- Iliro-shqiptar.

Besimet tona qe i posedojme, nuk duhet ti keqperdorim per urrejtje, fyerje e kundershtim mes nesh, por duhet ti perdorim qe te duhemi, te rrespektohemi, ta ndihmojme njeri tjetrin dhe te behemi unik per hire te gjakut, gjuhes, kultures, atedheut dhe ta konsiderojme qeshtjen tone kombetare si qeshtje parsore e te perbashket, e ate fetare si qeshtje personale e secilit.

Eshte shkurtpamesi, e panjerzishme, antikombtare dhe jo fetare per ne shqiptaret ta perdorim fene dhe besimin ne Zot per perqarje ne mesin tone kombetar, per sherbim te politikave te ndryshme te kohes, per interesa personale, per karier dhe per vellavrasje!
I juaj, mësuesi Isë

Mashtrohen ata qe presin te mira nga akteret politik te ish qeverise PRONTO dhe PAN

7. 04. 2020

Eshte ligesi, perultesi e aspak menquri per popullin shqiptar tu shkoi pas atyre lidereve politik te ish qeverise PRONTO dhe asaj PAN, te cilet kultivuan politike sociopate per dy dekada me radhe, me pasaja te medha shoqrore e kombtare duke shkaterruar shtetin, pasurine shoqerore, duke shitur pjese te atdheut dhe duke nenshkruar lloj lloj dokumentacioni per favore te Serbise, Malit te Zi e Maqedonise, qe shkojne ne dem te shtetit te Kosoves, teritorit te tij e popullit shqiptar dhe shume veprime tjera te korruptuara kemb e koke me pasoja kriminale, qe e kane mbeshtete dhunshem per muri popullin shqiptar te Kosoves.

Cilat jane ato te mira te shpresoj e ti pres populli i Kosoves nga lideret politik te ish qeverise PRONTO dhe PAN, pas dhjeta e dhjeta nenshkrimeve qe i kane bere ne dem te Kosoves keta lider gjate bisedimeve Kosove-Serbi?!

Cilat te mira mund ti pres ky popull prej aktereve te ishe qeverise PRONTO dhe PAN, te cilet kane nenshkruar marrveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kane nenshkruar marrveshjen per asociacionin e komunave serbe me kompetenca shtetnore?

Qe kane nenshkruar tu japin eksteritor kishave ortodokse te uzurpuara nga ana e serbeve ne Kosove, duke ua marr tokat, malet e livadhet shqiptareve, qe te sorullaten popadikat serbe neper kosove me misione te ndryshme politike, sipas projekteve te Akademise Serbe, gjithnje kunder Kosoves.

Qe kane nenshkruar tu japin te drejta pakicave serbe më shume seq kane shqiptaret ne Kosove, ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Maqedoni e në Greqi dhe më shume se sa pakicave tjera ne Kosove.

Kush pret te mira tani e tutje prej liderve politik te ish qeverise PRONTO e PAN, pas atyre shume te kqijave qe ia sollen shtetit, atedheut te Kosoves dhe popullit shqiptar, deshmon se ka ra tmerresisht viktime e mashtrimeve dhe abuzimeve te politikes propagandistike sociopate te lidereve ne fjale. I juaj, mësuesi Isë

Sociopatia apo psikopatia politike po i sjelle telashe te madhe popullit shqiptar

5. 04. 2020

Shenjat apo dukurite sociopatike ne politiken tone po shfaqen zhveshur dhe pa shmangshem ne mardhenjet problematike mes politikaneve tane te partive te ndryshme dhe ne raport me qytetaret, te cilet po manifestojne pa aftesi te madhe per respekt, mirekuptim, tolerance, bashkpunim, unitet, miqesi serioze e dashuri te vertete e te sinqert mes tyre e qytetareve, mes shtetit te Kosoves dhe pasurise te saje.

Akteret e ketij zhanri politik sociopatik po manifestojne mungese te plote empatije, mungese mirenjohje, dhe mungese altruizmi ne raport me qytetaret e ne raport me atdheun. Po manifestojne munges gadishmerie per sakrifice e mireqenje njerezore dhe po manifestojne egoizem agresiv e te pa socializuar fare.

Kjo kategori e politikaneve kreator te politikes sociopate, aspak nuk po bejne perpjekje ti kuptojne ndjenjat e qytetareve tane dhe nevojat e tyre, perkundrazi po manifestojne marrezira e mos mirenjohje ndaj ndjenjave e nevojave te tyre.

Sociopatet, qytetaret e ketij vendi i konsiderojne si burime per perfitime dhe per kenaqesite e tyre personale, pa e marr ne konsiderate fare sikletin, zhgenjimin dhe dhimbjen e thelle qe po e perjetojne qytetaret nga sjelljet e tyre sociopate. Nevojat e qytetareve per sociopatet politik jane krejtesishte te pa rendesishme dhe abuzojne marrezisht e pa meshirshem me nevojat e tyre, duke i mbrojtur vetem interesat e veta ne menyren më arrogante.

Dukurite sociopatike ne politike manifestohen ne veshtiresine e parashikimit te rrezikut qe u vije nga sjelljet e tyre sociopate, ne raport me qytetarin qe demtohet e shkaterrohet tersisht nga ato sjellje te smuara te aktereve politik ne fjale.

Sociopatia apo psikopatia politike eshte e zhveshur tersishte nga normaliteti i saje duke i lejuar hapsire te mjaftushme amoralitetit, korrupcionit, nepotizmit dhe krimit te organizuar. Per keto qeshtje abuzive, sociopatet apo psikopatet politik aspak nuk mbajne pergjegjesi para shtetit dhe para ligjit, sepse akteret abuzues ne fjale e kane kapur tersisht shtetin dhe ligjin ne nivel sociopatik.

Kjo kategori politikanesh, kreator te kesaje politike sociopate nuk e pranojne kurr fajin qe e kane bere, nuk turperohen per fajin e tyre dhe nuk pendohen fare per veprat e shumta kriminale qe i kane bere dhe i bejne, pos para ndoj kercnimi te madh.

Sociopatet politik, zakonisht nuk shkojne mire mes veti dhe e stimulojne perqarjen si mjet egzistence per ta, derisa ta zhdukun njeri tjetrin, apo derisa ti largoi nga skena politike sovrani me voten e vete, e cila deri me tani eshte manipuluar, e keqperdor nga niveli sociopatik i politikes dhe aktereve te saj, perjashtuar zgjedhjet e fundit, edhe pse pati pepjekje, edhe ne keto zgjedhje ti fusin hundet prap per manipulime akteret ne fjale. I juaj, mësuesi Isë

SUI GENERIS

3. 04. 2020

Politikanet dhe politika jone kombetare jane sui generis ne bote. As ne Europe, e as ne Azi, as ne Afrike, e as ne Rusi, as ne Amerike dhe as ne Australi, sikur politikanet e politiken tone kombetare nuk gjene kunde ne bote!

Sa largpames e vizionar, sa punetore e humanitare, sa njerezor e kombetar, i kemi politikanet tane! Trojet tona po lulzojne nga nje ndertim ne tjetrin, kush jane ata botes po i tregojne, se nuk kan aske shok ne bote sikur veteveten!

Ne vendin tone nuk ka korrupcion as politikan te korruptuar, nuk ka papunesi, varferi, pabarazi, padrejtesi, nuk ka narkoman, trafikim qenjesh njerezore dhe trafikim te substancave narkotike e amoralitet, punet po na ecin si eshte më mire e per shyhret!

Sa te urte e te dijshem, sa te sjellshem e te ndershem, sa human e modest, sa te kuptueshem e te ndjeshem, i kemi politikanet tane!

Perhere ne histori kemi patur fat te mire, per qudi, te na udheheqin politikan te menqur, dijetar e humanitar, kombetar e jo tradhtar assesi, sidomos keta te cilet po na prijne qe dy dekada me radhe , jane sui generis ne bote dhe te pa pare!

Lum per ne qe i kemi ne balle te na prijne, sidomos lum po bejme per ldkeistat me puqistin dhe titistin ne balle te LDK-s, plakun trazavaq Isa Mustafa dhe nje grup titanikesh sypatrembur rreth tij! I juaj, mësuesi Isë

Tregtaret e tugjaret e politikikes sone po abuzojne me kushtetuten

2. 04. 2020

Kushtetutes se shtetit tone po i gjuhen sipri dhe po e degradojne duke e interpretuar si instrument per tua plotesuar deshirat e tyre dhe veset kriminale, ne dem te shtetit dhe qeshtjes sone kombtare, ata qe e kane zhvate skajshmerisht vendin per dy dekada me radhe dhe pasurine e tij, ata qe e kane kape shtetin dhe e kane shnderruar ne instrument privat per interesat e tyre personale dhe po synojne vrazhde e paturpesisht ta zhvatin deri ne pafundesi, duke i hipur sipri kushtetutes sone e cila eshte fituar me gjakun e 15 mij viktimave te pafajshme, me dhunimin, turturen dhe poshtrimin e 20 mij nenave e motrave shqiptare dhe me gjakun e deshmoreve tane te lirise, duke e shkelur pameshirshem tregtaret e tugjaret tane te politikes, sikur ajo te ishte nje prostitute qe i pranon ti hypin sipri kujt ti teket.

Eshte e befasishme per mua e per shume shqiptar qe kane ndjenja e gjak shqiptari, se si po i duron populli yne i dashur kaq shume keta kriminel e tugjar te trojeve tona, keta kriminel qe e kan varferuar tej mase popullin, ia kane humbe shpresen per jete rinise sone e cila e ka kap koken ne dore dhe po ia mesyejne rrugeve te botes, per nje kafshate buke.

Shkaku i verimeve kriminale te ketyre tugjareve e tregtareve te trojeve tona, qe i patem ne balle te politikes per dy dekada me radhe, dita dites po zbrazen shtepite e shqiptareve dhe po mbesin vetem me nga nje e dy pleqe te vetmuar, po mbesin arat dhe fushat pa force pune, pa blegtori, shpeztari e bletari dhe Kosova lindore eshte mbete ne duar te krimineleve serb, qe i pengojne shqiptaret te kthehen neper shtepite e veta edhe sote e kesaje dite dhe poi perzen ata qe kane mbete atje, kurse tregtaret e tugjaret tane politik, shtihen sikur nuk po ndodhe asgje atje.

Une kam bindjen time personale dhe shpresoi shume, se siq kan perfunduar me marre e me turp, besa edhe me pasoja te medha perandori te ndryshme neper bote, do ta kene fundin e vete me marre e me turp, edhe tregtaret dhe tugjaret e politikes sone, qe po e ushtrojne tugjarllakun e vete ne dem te trojeve tona, ne dem te pasurise se atdheut dhe ne dem te ardhmerise sone. I juaj, mësuesi Isë

Njerezit e mekateve dhe njerzit e virtyteve kane dallime te medha mes veti

1. o4.2020

Mekataret e kan shprehi jetesore te shkelin mbi rregullat e krijuara njerezore humanitare, morale, intelektuale, profesionale, institucionale dhe fetare, te cilat jane te sanksionuara edhe meligj e kushtetute.

Kjo kategori njerezish qe fatkeqesisht nuk jane te pakte ne mesin e shoqerise dhe ne mesin e politikes sone, jane te prirur ti shkelin e mos ti perfillin te gjitha rregulla, parimet dhe ligjet qe jane te denueshme nga ana e shoqerise dhe parimeve e ligjeve qe i ka krijuar vete shoqeria.

Mekataret shfrytezojne, keqperdorin dhe shkaterrojne çdo gje qe u vije per duarsh edhe pse veprime te tilla jane te ndaluara dhe te sanksionuar me ligj e me kushtetute shtenore te nje kombi.

Mekataret vjedhin, mashtrojne, turperojne, dhunojne, vrasin dhe çdo krim jane te gatshem ta bejne, pa marr parasysh pasojne qe vijne prapa.

Ne kundershtim me mekataret keqbers jane njerzit e virtyteve te cilet me asnje asnje kusht, me asnje çmim dhe ne asnje rrethane nuk i bejne sjelljet dhe veprat e mekatareve keqbers.

Kjo kategori njerezish eshte e paisur me nje force te paster shpirterore, emocionale ,edukative, humane, intelektuale e kombtare, pra me nje force qe qone drejte sjelljeve te mira njerezore, morale, sociale, profesionale, politike dhe fetare.

Kjo kategori njerzish posedon me virtytin e dashurise per atedhe, per liri, per unitet, per bashkim te trojeve, per drejtesi, per respekt ndaj atyre qe japin kontributin e vete kombetare e profesional.

Posedon virtytin humane e social, posedon gatshmerine tu dale ne ndihme tjereve qe kane nevoje, posedon gatshmerine per sakrifice ne favor te tjereve, shtetit, atedheut dhe ne favor te lirise e te kombit.

Kjo kategori njerzish interesat e veta personale nuk i realizon me asnje kusht e me asnje çmim dhe ne asnje rrethane ne dem te ineresave te tjreve apo ne dem te interesave shtetnore, kombetare dhe ne dem pjeseve te atedheut.

Ne nderin tone individual, familjar dhe kombetare eshte qe te behemi njerez te virtytshem, e jo kurr njerez mekatar, sepse mekatet heret ose vone do ti paguajm shtrejte si indid, si familje edhe si komb. Mekatet e kane haraçin e madhe te pageses. I juaj, mësuesi Isë