Keshilla per jeten shkurt

 

10. 06. 2020

Nese eshte e vertete qe e ka heqe flamurin e Shtetit te Kosoves nga zyra e vete, çetniku dhe kryekrimineli Goran Rakiq, tani zavendeskryeminister i kryeministrit Avdullah Hoti ne qeverine e Kosoves, nuk me mbetet gje tjeter, pos ti drejtohem popullit shqiptar me pyetjen, edhe çka duhet me i ndodhe më teper Kosoves, shtetit te saje, popullit, presidences, qeverise dhe parlamentit, qe te ndermarr masa per mbrojtjen e autoritetit e sovranitetit te shtetit, institucioneve te tij, per mbrojtjen e teritorit qe eshte i lare me gjakun e deshmoreve dhe mija viktimave te pafajshme, te mos nderhyrjen qetniket ne rendin e mbrendshem shtetnor, i cili eshte rregulluar me kushtetuten e Kosoves?!

Ne shej shqetesimi e revolte nga perqmimi qe po i behet Kosoves, shtetit e popullates se saje nga qetniket serbe, e sidomos nga zavendeskryeministri kryeçetiniku Goran Rakiq, po i paralajmroi ata intelektuale qe kane paradispozita dhe jane te gatshem ta mbrojne me çdo kushte nga “stigmatizimet” e “etiketimet” per te bemat e te palarat e Qverise Hoti, e cila eshte percaktuar me dashjen e saje per vetestigmatizim, veteetiketim, vetnenshtrim, vetposhtrim dhe vetevareshmeri ndaj çetnikeve serb, ne balle te te cileve qendron kryeqetniku Goran Rakiq, qe busolle orientuse e kane Beogradin dhe Vuçiçin, qe ta shkaterrojne sa më pare shtetin e Kosoves, sipas direktivave te Beogradit e Vuçiçit, te cilin e konsiderojne si pjese te Serbise.

Kjo dukuri fatkeqe qe po i ndodh Kosoves, nuk ka te bej fare me etiketimet e stigmatizimet, siq pretendojne mbrojtesit e qeverise se tanishme jolegjitime te Hotit.

30. 05. 2020

Gjykata Kushtetuse e Kosoves e shperbleu mirë e “drejte” popullin kosovar me kthimin e “Gardes” se vjetër ne pushtet, edhe pse kjo “gardë” e vjeter qe dy dekada me radhe eshte dëshmuar per “mrekullite” e saje qe ia solli vendit dhe popullit shqiptar ne drejtësi, në barazi, në punsim, në ekonomi, arsim e shëndetësi, duke i “kultivuar” si eshte mëse miri, unitetitn mes popullit dhe duke “luftuar” korrupcionin, papunësinë dhe narkomaninë.

Tani popullit shqiptar te Kosoves nuk i ka mbete gje tjeter, pos ti lutet Zotit qe tia zgjas jeten sa më shume kesaj “garde” te vjetruar e te stervjetruar qe te na udheheq perjetesisht, sepse ka rrezik qe te fundoset tersishte Kosova pa udheheqjen e saje!

23. 05. 2020
Ekspertët filozofikë kanë ardhë në përfundim: ” Po s`u bënë filozofët mbretër… ska me pasë prehje prej të ligës as për shtetet e as për racën Njerëzore”.

21. 05. 2020

Ata qe e ndertojne dhe e skalitin nje temel te forte mbi te cilin i ndertojne tiparet e shendosha te karakterit dhe personalitetit, ne asnje menyre nuk perfshihen nga rrebeshet e ndryshme, qe vijne e shkojne neper kohe dhe interesat e veta nuk i realizojne duke i shkaterruar interesat e tjereve dhe atdheun e vete ku kan lindur e ku do te jetojne.

18. 05. 2020

Nje klase politike, qe nuk e ndeshkon korrupcionin krimin e organizuar, nepotizmin, amoralitetin, prostitucionin, narkomanine, trafikimin me qenje njerzore, e ka shkaterruar bazen themelore te shtetit dhe ka shkele me dy kembet mbi ligjin e kushtetuten shtetnore dhe i ka shkaterruar tersisht interesat kombtare e njerezore.

18. 05. 2020

Anakroni kohe, i padishmi paftyresisht merr guximin ta keshilloi te dijshmin, si rasti Selmanaj qe po e meson Vjosa Osmanin, si duhet ti respektoi ligjet dhe Kushtetuten! Fatkeqesisht ka shume raste te tilla ne skenen e politikes sone shqiptare dhe ne fusha tjera!

Kete filozofi qoroditese e kane instaluar prontistet e panistet e ish qeverive te më parshme, me protogonistet kryesor te kesaj filozofie Thaçi, Mustafa dhe çatipet e tyre qe u shkojnbe prapa!

16. 05. 2020

Nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet tona, duhet te largohemi sa më shume nga perceptimi i gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore mbi kendveshtrimin antipatik, simpatik dhe mbi kendeveshtrimin e interesit, lakmise dhe xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona.

Keto dukuri perceptuse jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi dhe drejte luftrave e shkaterrimeve te ndryshme per shkak te perceptimeve tona iluzore.

Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar drejte e sakt dhe sinqerisht, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija e antipatija, interesi e lakmia dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes, neve e gjith botes njerzore.

15. 05. 2020

Është mjerim i madh per nje popull qe u shkon prapa dhe u duartroket atyre politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, priseve te shoqatave e shoqerive te ndryshme kulturore e civile, atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerzore, kombtare, humane, morale e intelektuale dhe atyre qe jane zhveshe nga ndjenja e mbrojtjes se interesave kombtare e qytetare, duke u fokusuar tersishte ne mbrojtje te interesave personale.

Është mjerim i madh per nje popull, tu shkoi pas e tu durtrokas atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerezore ,humane e kombtare e mbrojtjes se integritetit te trojeve tona etnike dhe mbrojtjes se integritetit e autoritetit te vellezerve e motrave tona, te pushtuar ne trojet e veta, qe po perjetojne tortura, burgosje, vrasje, perzenje prej shtepive te tyre dhe nga gjenocidi qe ushtrohet mbi ta nga ana e Serbise, Malit te Zi, Maqedonis dhe nga ana e Greqis.

Te vazhdohet edhe metej kjo agoni e pergjumur thelle nga populli shqiptar duke besuar ende ne ata politikan, intelektual e klrike fetar qe jane deshmuar tersisht shkatrrimtar te atdheut, te shtetit dhe te interesave kombtare, vertete eshte nje mjerim dhe nje vetevrasje qe nuk pershkruhet per te keq!

13. 05. 2020

Demagogjia dhe kriminaliteti politike, po e thellon korrupcionin, dehomanizon, amoralizon dhe po e shkaterron dita dites realitetin tone politik e kombtar, njerzor e humanitar, kulturor, shkencor, shoqeror e fetar, po e shkaterron edhe unitetin mes nesh dhe po e rrezikon shtetin e atdheun .

12. 05. 2020

Nuk e kam te kjarte aspak veprimin e disa shqipfolesve, jane vertete misionare te paqes ne vend e ne bote, apo sherbtor te politikave destruktive, djallezore e te korruptuar kemb e koke dhe sherbtor te politikave ekspansioniste, shoveniste drejtuar kunder shqiptareve?!

Jane vertete misionar te unitetit tone kombtar shqiptar, apo jane perqares, urrejtes, zhvates e mashtrues te tij ?! Mesiguri jane vegla te verbuara qe u sherbejne qendrave e qarqeve te ndryshme antishqiptare, per leverdite e veta karieriste apo jane shite per pak pare te pista?!

Kjo fare e keqe ka depertuar kogja thelle, ne politike, ne kulkture, ne fe, ne çdo pore te jetes e ku jo tjeter?!

12. 05. 2020

Sjelljet e ish qeverise “pronto e pan” dhe puçi i saje mbi qeverine Kurti, po deshmohen dita dites se jane më shume diktate mafioze politike dhe veprime te nderskemzave te agjenturave te huja qe po behen kopje politike e funksionimit ne mesin tone kombtar e politik.

Sipas bindjes sime keto skenare jane bartur nga KAGB e UDB, fale naivitetit total te aktereve politik te ish qeverise “pronto e pan” dhe mungesa totale e inteligjences se tyre politike, si shkak i mungeses se kultures se leximit dhe nga mungese e paisjes se tyre me kulture te duhur profesionale politike. Klani politike ne fjale, fatkeqesisht e ka personalizuar tersisht Kushtetuten e shtetit tone dhe po e shkele me dy këmbet sa here ti duhet per qellime te veta personale, gjithnje ne kundershtim me vullnetin e popullit.

E pa besushme po me duket dhe shume e dhimbeshme, siq po flitete e perflitet neper mjete te ndryshme te informacionit, te mbetet fati i Kosoves dhe i Shqiperise ne duar te Aleksander Vuçiçit, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe Kryeministrit te Shqiperise Edvin Rama, si viktima qorre te sherbimit, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije te KAGB- es e UDB-es, qe ti shkaktojne Kosoves plage vdekjeprurese, ende pa iu sheruar plaget e pergjakshme qe i mori ajo ne luften e fundit çlirimtare!

Uroi nga zemra e shpirti te mos mbetet fati i Kosoves, Shqiperise dhe Kombit shqiptar ne duar te tregtareve qe e kane qite ne trege per shitje Kosoven e Shqiperine! Po ashtu uroi nga zemra e shpirti te zgjohet nga gjumi, sa nuk eshte bere vone populli shqiptar, sepse jane ngjalle prap lugeterit e kombit tone, qe ta zhbijne tersisht nga faqja e dheut!

11. 05. 2020

Me politikanet qe i kan sjelle e po i sjellin shkaterrim vendit qe dy dekada me radhe, me politikanet qe e kane kap shtetin dhe e kane shnderruar ne instrument per interesa te veta, qe e kane pervetesuar paligjshem pasurine e tij dhe qe e kane varferuar skajshmerishte popullin, nuk priten ndryshime sipas frymes e deshires qe u deshmua permes votes se popullit.

Me keta politikan qe i patem ne balle deri me tani, te cilet jane banalizuar kembe e koke, zemer e shpirte, genjehemi shume qe mund te bejme ndryshime te duhura e te nevojshme, qe mund ta luftojme me ta, korrupcionin, nepotizmin, familjarizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, narkomanine, papunesine, padrejtesine, dembelellakun dhe bajraktarllakun.

Nuk munde te behen korigjime e ndryshime te nevojshme, qe shkojne ne favor te atdheut, popullit, kultures, shkences, arsimit, shendetesise, ekonomise, drejtesise e fushave tjera me rendesi jetike per vendin, per shtetin dhe per popullin.

Zgjedhjet jane qels i domosdoshem per ta ndryshuar kete mentalitet te mykur e te vyshkur dhe keto programime te stervjetruara e kriminale qe shkojne ne kundershtim me interesat tona kombtare.

10. 05. 2020

Dita dites, po me duket mua, çofsha i gabuar, se po e mbulojne skenen tone politike, fetare, intelektuale, e kombtare ata qe pak apo aspak kane edukate, dituri e burreri, pak apo aspak kane njerzishmeri, guxim e trimeri duke u reklamuar e duke i thur shume lavde vetit, pa bere asgje te ndershme e as te vlefshme per atdheun dhe kombin.

Po i kendojne hymne e ode kot si kot vetit, po i pershkruajn grada e tituj qe i kane fituar merite e pa merite, po i reklamojne më shume se sa duhet mirnjohjet, shperblimet e poste te ndryshme, si misionar te PAQES, si misionar te unitetit kombtar, si krijues te dalluar, si veteran e trima epik te luftes, si fetar te pa pare e si shkenctare!

Pa i vrare ndergjegja, edhe pse populli yne eshte i rrethuar me gjakatar pushtues, edhe pse populli yne po burgoset, po vritet, po perzihet nga trojet e veta, edhe pse populli yne po varferohet e po turturohet, edhe pse po naj marrin pjese pjese trojet.

Edhe pse nuk i meritojne fare ato grada e tituj, ato mirnjohje e shperblime, edhe pse baballaret tane na kane keshilluar dite e nate, te mos bijme ne pozicione qesharake para tjereve, me keshillen e tyre : ” Mbaju e shiko per toke, mos e ngrit koken shume larte si gjogu kur ecen haravan apo kryq e perdredhe rruges, se behesh gazi e turpi i botes”!

9. 05. 2020

Ka pas fat Kosova dhe Shqiperia qe i ka ne balle te mjeteve te informacionit Blendi Fevziun dhe tajfen e kuqe te tij. Qe i kane ne balle Baton Haxhiun, Shkelzen Maliqin, Berat Buzhalen dhe derivatet e tyre.

Po mos te ishin keto shtylla informative, do te kishte ra shume poshte etika e gazetarise! Por fale mbrojtjes se tyre te informimit real, te pa anshem, objektiv, vizionar dhe te gjitheanshem rreth ngjarjeve te ndryshme politike, historike, kulturore, ekonomike, shendetesore, juridike e arsimore, ka shpetuar neveli etik i gazetarise shqiptare nga amoraliteti dhe nga erresira virusale informative.

Pa keto shtylla te informacionit, kam frike te madhe se do te kishin mbete shqiptaret si qurat ne mjegull, duke ecur ne drejtime te ndryshme deri ne humbjen tottale te rruges! Vertete, lum po bene per ta Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare nen pushtimin greko-sllav!

8. 05. 2020

Kompromentimi dhe turpi më i madh i pales kosovare ne dialog me Serbine eshte qe e pranoi diaqlogun nga ai teknik ne dialog politik, qe hoqi dore ne menyre apsolute nga deshirat dhe nevojat me rendesi jetesore per Kosoven, vendin, shtetin dhe popullin e saje, duke pajtuar me ate qe nuk i ipet asgje nga pala serbe ne dialog, kurse vete dha çdo gje qe i kerkohet, edhe pse shkonte ne dem te vendit, shtetit dhe popullit te Kosoves, siq ndodhi perhere gjate dialogut me palen serbe!

Pala kosovare ne dialog me Serbine, qe kure ka filluar dialogu e ka perqafuar marrezishte, turpesisht e tradhtisht kompromentimin total, demtimin politik, ekonomik e teritorial te Kosoves, shtetit dhe popullit te saje, ne vende qe ti mbroje me kembngulje, gjerat qe me te drejte, ligjerishte dhe moralishte i kane takuar dhe i takojne Kosoves dhe popullit te saje!

6. 05. 2020

“VV do të ketë shumë vështirë ta “çliroi “ Kosovën nga një kastë e vjetër politike e cila e ka frikë te vërtetën për vetëvetën andaj nuk i intereson e ardhmja e vendit, por si të mbulojnë të shkuaren e vetë!

VV vonë e kuptoi se “pleqtë e burrnia” e LDK-së nuk e kanë hallin e Kosovës, por si të mbetën përjetësisht pranë grazhdit të pushtetit që të majmë e të ofron privilegje.

Po pra Kosova do të ketë shumë të vështirë të çlirohet nga kasta politike që politikën e kupton si “biznes” fitimprurës ku nuk duhet të investosh asgjë përpos papërgjegjësisë dhe paturpësisë” Kim Mehmeti

5. o5. 2020

Injorantet hipokrit jane te pagdhendur politikisht, profesionalisht, kombtarisht, fetarisht dhe jane te pagdhendur moralisht e njerzisht. Keta, nga padituria e tyre e injorojne diturine e tjereve, profesionalizmin, atdhedashurine dhe sakrificen qe e bejne kudo me pune dhe me vepra, ne interes te institucioneve dhe interes kombtar.

Injorantet hipokrit rrembejne e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara, sipas pozites e pergjegjesise qe e kane dhe mundesive qe u ipen, duke pervetesuar sa ma shume per veten e per klanet ku bejne pjese. Keta, me hipokrizine qe e posedojne e injorojne dinjitetin, moralin, besimin, perspektiven dhe ekzistencen jetesore te tjereve ne nivel vendor, rajonal e kombetar, sepse injoranteve hipokrit u mungon dinjiteti e morali i vete, u mungon edukata intelektuale e kombetare, u mungon edukata profesionale e politike dhe ajo njerzore.

Ka ardhe koha ta luftojme hipokrizine e injoranteve, kudo qe gjalleron ajo neper institucione shtetnore, politike, fetare, kulturore, ekonomike, shendetesore, arsimore dhe juridike, qe ti lirojme ato dhe shtetin nga ngulfatja e injoranteve hipokrit, te marrin fryme lirshem dhe te ecin perpara, si shoqet e tyre neper bote.

4. o5. 2020
Edhe pse munde te gabojme ndonjehere gjate marrjes se vendimeve, per ta ndryshuar gjendjen e statusit tone qe nuk e meritojme, prap se prap ma mire eshte te marrim vendime per ndryshim, se sa te pajtojme me gjendjen e pakendeshme qe na rrethon.

Permes gabimeve mesojme, qe herave tjera te mos i perserisim ato, apo te mos pajtojme me gjendjen dhe rrethanat qe na e kane imponuar nje status te ulte jetesor, perqmues e talles per ne. I juaj, mësuesi Isë

2. 05. 2020

Varsisht nga vendimet qe i marrim gjate jetes, ia ngrisim ose ia ulim vetes dinjitetin moral, njerzor e kombtar, ia ngrisim apo ia shkaterrojme te ardhmen vetit, familjes, shtetit dhe kombit.

Po nuk patem kujdese se çfare vendime marrim per te vepruar e punuar, çfare neshkruajm e vulosim, gabimet tona do ti paguaj shume shtrejte familja, shteti dhe kombi ne pergjithesi.

Kjo mangesi e kujdesit me dije apo pa te, se çfare vendime marrim te veprojme, çfar nenshkruajm e vulosim, po deshmohet ne te dyja shtetet shqiptare dhe ne te gjitha trojet tona ku jetojne shqiptaret, te pushtuar e te poshtruar.

28. 04. 2020

A M A N E T I, QE NA e LANE DESHMORET!
Nese presim nga Edi Rama e Ilir Meta ne Shqiperi, Isa Mustafa e Hashim Thaça ne Kosove, Ali Ahmeta, Menduh Thaça e Riza Halima ne Maqedoni, Serbi, Mal te ZI dhe Çameri, kurr ne shqiptaret nuk do te mund te themi: A M A N E T I – B A C E – u kry!

28. o4. 2020
Nese mendimet dhe idete e ndryshme vetem i shkruajm e i pershkruajm ato, vetem i degjojme e i lexojme dhe i shqyrtojme siperfaqesishte, fati dhe vlera e tyre nuk do te realizohet ne jeten tone ashtu si duhet.
Jeta e njerzeve pa mendime e ide te frytshme qe nuk debertojne ne zemren e shpirtin e tyre dhe ne venat e gjakut, do te mbetet jete e zbrazte dhe zhgenjyse.

Synimi i mendimeve e ideve te ndryshme eshte te vlojne ato ne venat e gjakut tone, te na ndihmojn ta jetojme jeten si duhet e jo ta mbijetojm ate, si eshte më keqe e më zi dhe te na frymezojne zemren, shpirtin e mendjen te jetojme mire e me dinjitet, e jo te bejme jete si derr i knaqur ne dem te atyre qe jetojne si sokrat i vuajtur.

Gjithnje e më shume ne opinionin tone, sipas asaje qe po demostrohet ne praktike, po krijohet bindje mjafte e forte, se po bejme jete sa per te mbijetuar, e cila eshte zhveshe bukur shume nga mendimet dhe idete qe depertojne ne venat, ne zemren e ne shprtin tone, si udhe rrefyse per te bere jete me dinjitet, pa i demtuar tjeret per rreth nesh.

24. 04. 2020
Ne mesin e politikaneve tane ka mjaftë te atille, qe veprojne koke ne veti dhe marrin vendime destruktive, në menyre të pandergjegjegjshme dhe te papergjegjshme.

Menyra e veprimit dhe marrjes se vendimeve te tyre, po i sjelle vendit shkaterrim, stagnim, izolim total, varferi, perqarje dhe ikje masive e te rinjeve tane nga atedheu, te cilet e kane humbe tersisht shpresen per te jetuar lirshem e me dinjitet ne atedhe te vete.

Tani o kurr duhet ta marrim fatin ne duar tona, masivisht si popull, se dikur do te jete shume vone dhe ngjarjet qe kane ndodhur, me te gjitha pasojat, nuk mund te kthehen prapa dhe te riparohen.

22. 04. 2020

Derisa te qendrojme te heshtur e indiferent si komb dhe te pajtojme me kete realitet te hidhur, qe na ka kapluar ne shqiptareve, brenda e jashte kufijeve shqiptaro- shqiptar, ky realitet do vazhdoi dhe do behet edhe ma i hidhur per ne!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje