Si po duket po mbreteron sasia e jo cilesia ne fushen e krijimtarise shqiptare

31. 12. 2020
Ka më shume sasi apo cilesi piktura, muzika, poezia, proza, drama, humori dhe skeqi ne krijimtarine e kultures shqiptare? Sasia dhe cilesia ia rrisin vleren njera tjetres kur barazpeshohen nga krijusi ne fushen e krijimtarise kulturore. Nese ato nuk barazpeshohen me njera tjetren nga ana e krijusit, e humbin vleren qe e posedojne per konsumatorin.
Fenomeni i ngritjes se kultit personal permes sasise, volumit te krijimtarise e jo permes cilesise se saj, ka depertuar bukur shume ne fushen e piktures, muzikes, dhe veçanerisht poezise, prozes, drames, humorit dhe skeqit, mbushur me gjepura te shumta te cilave u ka skaduar koha dhe nuk premtojne vlera e cilesi per konsumatoret qe u dedikohen. Kure e them kete, nuk mendoi se kane pozicion më te mire edhe fushat tjera te krijimtarise shkencore ne ekonomi, ne bujqesi, ne shendetesi, arsim dhe drejtesi.
Ta orientosh fokusin e punes krijuse drejte sasise dhe drejte ngritjes se kultit personal, e jo drejte cilesise ke rrezikuar shume vlerat e cilesise, duke ia humbur tersishte shijen sasise dhe duke sterkequr e devalvuar tersisht kultin personal.
Krijusit e vemendshem e ruajne barazpeshen e sasise dhe cilesise ne krijimtari, nuk fokusohen fare ne ngritjen e kultit personal, por fokusohen tersisht ne ruajtjen e vlerave, ngritjen e persosjen e tyre ne fushen e krimtarise kulturore e ne ate shkencore.
Krijimi i mbeshtetur ne sasi dhe ne ngritjen e kultit personal e jo ne cilesi, e rrezikon krijusin ti perqafon gjepurat, dokrrat dhe modelet e ndryshme te krijimtarise qe u ka skaduar koha dhe nuk premtojne vlera te duhura per ata te cileve u dedikohet krijimi, pos nje grumbull letrash mbushur me mendime, bindje e besime te thata e te kota, te lidhura mes veti ne nje format libri qe nuk i respekton parimet e hartimit dhe formujlimit te nje libri i cili premton per kohen para lexuseve.
Nese puna e krijimtarise ne pikture, muzike, poezi, proze, drame, film, skeq, humor e ne fusha tjera te krijimtarise shkencore fokusohet ne sasin e botimeve te veprave dhe ne ngritjen e kultit personal, e jo ne cilesine e tyre permbajtesore, e jo ne shoshitjen profesionale te lektoreve recnzoreve e vleresuseve te deshmuar per kete qeshtje, do te grumbullohen stoqe te medha librash e veprash neper vitrinat e librarive tona te cilat do ti mbuloi pluhuri i kohes pa i lexuar askush, sepse krijusi nuk e ka fokusuar krijimtarine te prodhoi diçka me vlere per lexusin dhe per interesat e tija jetesore, por e ka mbingarkuar librin me gjepura e rregulla te thata e me dokrra rreth ngritjes se kultit te tij personal.
Kjo smundje e perhapur nga mendjelehtesia ka vrar ne themel motivin e lexuseve tane duke injoruar ate dhe interesat e tija dhe poroblemet e ndryshme qe i dalin gjate jetes. Qe te bindemi rreth ketij konstatimi, deshmon vershimi konkurent i literatures se huaj neper vitrinat e librit te libraarive tona dhe neper bibliotekat personale.
Krijuseve qe e mbeshtesin krijimtarine e vete mbi sasine e veprave dhe mbi ngritjen e kultit personal e jo mbi cilesine, nuk u mbetet gje tjeter, pos te vetknaqet me letrat e mirenjohjeve qe ua shperndajne ata, te cilet nuk kane kriter as profesionalizem tua ndajne atyre krijuseve, qe vertete veprat e tyre premtojne cilesi e sasi per lexusin, por kriter i tyre eshte veprimi korruptiv, i mbeshtetur ne familjarizem, miqesi e farefisni, komercializem, militantizem partiak e veprime tjera te ulta dhe amorale. I juaj, mesuesi Isë

Asgje e mire per shtetin, popullin dhe per atdheun nuk vije prej politikaneve te tipit Isa Mustafa, klanit PRONTO e PAN

29. 12. 2020
Politikaneve te tipit te Isa Mustafes dhe elites se tij qe i shkojne prapa, Klanit PRONTO e PAN u ka skaduar skajshmerisht koha sebashku me xhepurat, dokrrat e rrangallat e tyre, me te cilat e kane genyer e mashtruar paturpesisht popullin e vete, e kane shkaterruar shtetin, e kane zhvate pasurine kombtare dhe kane shite pjese te atedheut per dy dekada me radhe. Ketyre te mjereve e te gjoreve kurr nuk u ka shkuar mendja per te miren e atdheut, shtetit e per te miren e popullit, pos per të keqen e tyre.
Aleancat mes partive tona deri me tani qe jane bere per ta fituar pushtetin, ishin dhe jane aleanca te pasinqerta, te pandershme dhe te padrejta, ne kundershtim me interesat e atdheut dhe popullit, te cilat i ka karakterizuar, korrupcioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor e juridik duke i favorizuar interesat personale, grupore e partiake, ne dem te interersave te perbashkta.
Ky fenomen i qoroditur i ka kushtuar shume shtrejte kombit shqiptar, shtetit dhe atdheut te tij qe eshte i ngulfatur ne te gjitha sferat, me humbje teritoresh, me coptim te trojeve tona e me ndarje te popullates ne kater shtete fqinje greko-sllave, pushtues e grabites te trojeve tona.
Perpjekjet te mbesim njerez mes njerezve ia kemi borgje atedheut dhe kombit tone, sepse e panjerezishmja e politikaneve tane i ka tejkaluar kufijt dhe haraqin e saje po e pagajn ata qe mese paku kan faj. Populli pershkak te zhgenjimit te tij ne politikanet e vete dhe per sahkak te ketyre rrethana te mjera qe i kane krijuar ata, po kerkon me ngulm ndryshime rrenjesore dhe largimin e rangallave nga skena politike, te cilet paturpesishte shkelen e po shkelin mbi interesat e atedheut, mbi idealin e deshmoreve, mbi sakrificen 13 mij viktimave qe nga foshnjet e deri te pleqte më te moshuar, mbi dhunimin e 20 mije nenave e motrave tona shqiptare, mbi parimet ligjore, kushtetuse e shtetnore dhe mbi interesat e popullit qe e perfaqesuan per dy dekada me radhe. I juaj, mësuesi Isë

Vjosa Osmani me ligjerate në Kuvendin e Shqiperise, dhe injorimi i Edi Ramës

 

  1. 12. 2020

Edhe pse shteti shqiptar, pas shumë përpjekjesh u formua i cunguar në 28 mijë kilometra katrorë, ai nuk bëri dot përpara, sepse krerët që e drejtuan, shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues tertitoresh shqiptare. Sidomos te Serbia.

Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidenten e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç.Turp!                                                                                           Por, kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta shitës banalë të interesit kombëtar, që kanë filluar me Esat Pashën dhe kanë ardhur deri te Edi Rama?

E patë dje antishqiptarin Rama se si u suall me çlirimtaren e Kosovës, ëndërrën patriotike të shqiptarisë?!!                                                                                                                                                                                                                                               Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, me veglat e tij qorre. Kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombëtar në Beograd.

Zotërinj, mbaheni mend: struktura e brendshme e mendimit, nuk është fjala, por sjellja. Ajo sjellje që tregoi kryeministri shqiprar ndaj zonjës së lartë e të nderuar shqiptare të Kosovës, është antishqiptarizëm i kulluar. Por, është naiv, që do të ketë një fund shumë të keq dhe të shpejtë; keni për ta parë.                                                                                                                                                                                                                                                         Kurse, pyetja mbetet të jetë kjo: Shqiptarët, akoma edhe sot do të vazhdojnë të mbajnë për kryeministra antishqiptarët, si në 100 vjet?”Spartak Nxhella- Avokat.

Te menduarit logjik na mundeson te behemi ekspert qe ti zgjidhim problemet ne favorin tone

 

  1. 12. 2020

 

Duke i bere pyetje vetit “pse” e bejme kete apo atë, “çfare” na duhet  e “pse” na duhet kjo apo ajo, “si” ta zgjidhim kete apo atë situate problemore, “cilin” model e “cilin” system jetesor te pejsazit tone kulturor mund ta pranojme e “cilin” ta hedhim nga skena e perdorimit dhe pytje tjera te shumta japin mundesi te madhe ta perdorim e ta zhvillojme mendimin logjik per zgjidhjen e situatave te ndryshme problemore gjate jetes, te cilat kerkojne nga ne ti zgjidhim  sa më shume ne favor tonin.

 

Te menduarit logjik na afteson ti veshtrojme problemet nga shume kendeveshtrime duke i analizuar dhe sintetizuar ato me nje veshtrim kritik e analogjik, me qellim qe te dalim jo vetem me nje zgjidhje por me shume sosh, per ti dhene mundesi vetit te zgjedhim modelin më te mire per zgjidhje te situatave te ndryshme problemore.

 

Vetem permes te menduarit logjik i cili mbeshtetet ne formen analitiko-sintetike dhe ne formen analogjike e kritike mund t`i zberthejme sjelljet e shumta njerzore, te cilat ne shiqim te pare duken si nje nyje e madhe ngatrruse mendimesh, veprimesh, reagimesh, emocionesh, impulsesh, instiktesh, , deshirash, zakonesh, bindjesh dhe besimesh te ndryshme per te kuptuar dhe deshifruar kodin e menyres sesi sillen e funksionojne njerezit.

 

Ne si qenje njerezore më shume jemi perqendruar ne permiresimin e sistemeve dhe modeleve operative te makinave te ndryshme, kompjuterike, elektronike, bujqesore, makinave luksoze te komunikacionit rrugor, ujor dhe atij ajror, makinave e armeve te ndryshme luftarake, kujdesemi per stilin e ndertimit te shtepive dhe banesave shume kateshe, modeleve te veshmbathjes, dukjes se jashteme trupore dhe kujdesemi ti riparojme ato sa me shume, te jene sa më efektive e sa më te bukura ne dukje gjate perdorimit te tyre, sesa qe kujdesemi e interesohemi per riparimin, permiresimin dhe persosjen e proceseve tona te ndryshme psikike, emocionale, sociale, humane, morale, intelektuale, njerzore e kombtare  gjate  reagimeve tona ne raport me njerezit e ne raport me situatat e ndryshme jetesore.

 

Po ashtu te kujdesemi e te angazhohemi edhe per ndryshimin, riparimin, permiresimin e persosjen e modeleve dhe sistemeve tona te ndryshme jetesore, per modelin dhe sistemin e bindjeve e besimeve ndaj realitetit te kesaj bote me te cilin rrethohemi.

 

Sipas mendimit tim personal, shoqeria jone shqiptare me shume funksionon ne baze te bindjeve e besimeve te akumuluara te te pareve tane, te cilat kane ardhe ne pejsazhin tone kulturoer brez pas brezi, sesa qe funksionon ne baze te riparimit, ndryshimit, permiresimit dhe persosjes te shendeteshme psikike, emocionale, sociale, morale, humane e intelektuale qe na mundesojne t`i hudhim nga skena e perdorimit modalitetet dhe sistemet e te jetuarit te cilave u ka skaduar koha te perdoren edhe metej ne fushen ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike dhe ne fushen policore e ushtarake te mbrojtjes.

 

Perdorimi i vetedijes permes gjykimeve e konkludimeve logjike,  mundeson ne menyre efektive ti heqim qafe sa më pare bindjet dhe besimet e vjetruara dhe ti zavendesojme ato me bindje e besime te reja, te cilat na mundesojne te sherbehemi më mire, ne saje te te menduarit logjik, mbeshtetur mbi formen analitike, sintetike, analogjike e kritike te te menduarit,per te arrite deri tek nje konkluzion i ri . I juaj, mësuesi Isë

 

 

Nuk i duhen aspak atdheut dhe kombit shqiptar politikan me programime te vjetruara e djallezore ne kokat e tyre

 

  1. 12. 2020

 

 

Njerzite qe i kane te programuara ne kokat e veta njohurite te cilat i ka tejkaluar koha dhe jane shume te demshme e reakcionare te perdoren ende, e kane veshtire ti perqafojne programimet e reja, qe i pergjigjen kerkesave te kohes, sepse i humbin privilegjet e veta primitive e te ndyra.

 

Konfrontimet e medha mes njerzeve behen per shkak te programimeve te vjeteruara e me permbajtje te ndryshme ideologjike e reakcionare ne kokat e tyre, te cilave u ka kaluar koha dhe nuk premtojne te mira, pos te kqija per kohen ne te cilen jetojme.

 

Mes shqiptareve më shume ka njerze me programime te vjetruara dhe me bindje e besime te ndryshme te prapambetura ne kokat e tyre, sesa njerze me programime te duhura e te reja, qe i pergjigjen kerkesave te kohes dhe jane leve e forte e ndryshimeve te medha e progressive shoqerore.

 

Shoqeria shqiptare ku jeton ne trojet e veta, derisa t`i veje ne balle te skenes politike, kulturore, shkencore, ekonomike, shendetesore, arsimore e juridike njerzit me programime te vjetruara, primitive e reakcionare ne kokat e tyre, do ta heq te zite e ullirit dhe nuk do te sheh kurr dite te bardha, siq nuk ka pa, qe nga pushtimi i Iirise e deri ne ditet e sotit. I juaj, mësuesi Isë

 

Nese lirohemi nga indoktrinimet me xhepurat e kesaj bote, medoemos mesojme edhe ti zgjedhim e ti permiresojme mendimet, bindjet dhe besimet ton

13, 12. 2020
Sa më shume te mesojme sesi t`i zgjedhim dhe t`i permiresojme mendimet, bindjet dhe besimet tona, aqe më shume do te lirohemi nga indoktrinimi me xhepurat e pejsazhit tone kulturor, i cili eshte i mbusghur perplot me xhepurat e kesaje bote, me te cilat jane programuar kokat tona, edhe pse u ka skaduar koha shume më heret dhe nuk kane kurrfar dobije te mbeshtetemi ne to gjate organizimit te proceseve ton ate ndryshme jetesore.
Mendimet, bindjet dhe besimet tona, sipas Toni Robins jane si” komanda te padiskutushme te cilat na thone sesi jane gjerat, çfare eshte e mundur dhe e pamundur dhe çfare mundemi e nuk mundemi te bejme. Ato formojne çdo veprim, çdo mendim dhe çdo ndjenje qe e perjetojme. Si rezultat, ndryshimi yne ne sistemet e besimit eshte i rendesishem per te bere ndonje ndryshim te vertete dhe te qendrushem ne jeten tone”.
Pasi qe mendimet, bindjet e besimet tona, sipas Toni Robins na qenkan komanda, te cilat na shtyjne te veprojme gjate jetes, atehere qenka e domosdoshme qe ti vejme ne pikepyetje permbajtjet e mendimeve, bindjeve dhe bisemeve tona, jane apo nuk jane xhepura ne raport me te verteten.
Po se beme kete, ka rrezik qe ato te rreshqasin ne ujrat e xhepurave te ndryshme te kesaje bote, te cilat jane barte ne realitetin e pejsazhit tone kulturor mes te cilit jemi rrite, edukuar e po veprojme.
Eshte e pamundur te ecim ne hap me kohen me mendimet, bindjet e besimet te cilat rrenjet e shtatin e kane formuar me xhepurat e kesaj bote e cila e ka indoktrinuar edhe pejsazhit tone kulturor, mes te cilit jemi rrite, edukuar dhe tani po veprojme me programime te tilla qe u ka skaduar koha dhe gjenden ende te programuara neper kokat tona.
Sapo t`i deinstalojme nga kokat tona programimet e vjetruara, te pamundeshmen do ta bejme te mundeshme. Ne te kunderten do te sillemi ne qark, do te izolohemi dhe do te stagnojme ne vend sin je shoqeri primitive. I juaj, mësuesi Isë

Une jam Shote Galica

Pas vrasjes së Azem Galicës Lëvizja Kaçake u shua gradualisht dhe shtypja e terrori serb mori përmasa katastrofike që u reflektuan me shpërngulje masive të shqiptarëve për në Turqi.
Ndërkaq, gruaja e Azem Bejtës, Shote Galica, u arratis në Shqipëri, ku pas 3 vjetësh, më 3 korrik 1927 vdiq në një mjerim të skajshëm.
Në një letër që Shote Golica ua dërgoi autoriteteve shqiptare, posa doli në Shqipëri, pasqyrohet skamja e tmershme ku ishte katandisur gruaja dhe bashkëluftëtarja e Prijësit të famshëm të Lëvizjes Kaçake.
Kjo letër trishtuese flet shumë për ato kohë të vështira por edhe për shqiptarët si popull i vonuar, harrestar e mosmirënjohës.
“Korrik 1924, Shullaz, Krujë *
Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës.
Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me veti. Janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetimë.”
*Letra e Shote Galicës është marrë te portali “Konkrete“.
Kete pjese te shkrimit e shkeputa nga shkrimi i Xhafer Shatrit qe ia ka kushtuar trimit tone Azem Bejta, me rastin e 131 vjetorit te lindjes se tij, per ta rikujtuar edhe njehere se sa popull i vonuar, harrestar e mosmirenjohes jemi!

“Dhuratat” qe ia bene Kosoves Qeveria e PDK-es, LDK-es dhe bishtat e tyre AAK, AKR e NISMA per dy dekada me radhe:

11. 12. 2020
1. Pakoja e Ahtisarit (Lista Srpska)
2. Falja e 8230 ha toke M. te Zi
3. Shkaterrimi i Telekomit
4. Falja e Distribucionit te energjise
5. Falja e Fabrikes se Amortizatoreve tek Devollet
6. Procesi negociator i deshtuar; Thaçi: Kosova do te behet Palestine
7. Vjedhjet masovike ne tendera : shumica e zyrtareve te larte te PDK
8. Votimi i Gjykates Speciale
9. Kosova i vetmi Shtet pa Viza
10. Perfaqesimi i Kosoves pa “Republike”, me fusnote
11. Shendetesia e plaçkitur
12. Arsimi i parafundit ne listen e PISA-s
13. Kthimi i Serbise ne Kosove me hapesira te veçanta ligjore per komunat me shumice serbe
14. Ekstra teritor per kishat ortodoks te pushtuar nga serbet
15. Nepotizem ne secilin sektor, familjaret e zyrtareve te larte te PDK e te LDK, punesuar kudo ne sektor publik e ne diplomaci
16. Ndarja e ujmanit me Serbin
17. Minishengeni serb
18. Ta shohim fatin e Trepqes apo ndsahet edhe ajo, mes Serbise e Kosoves
19. Festimi i Liberalizimit te Vizave pa ndodhur fare ato.
20. Likuidimi i pasurise publike ne privatizim
21. Kalimi i doganave ne hangare private te PDK-es e LDK-es
22. Kriminalizimi e politizimi i pashembullt i gjyqesorit
23. Vjedhja e Dhomes se deshmive per krimin e organizuar
Ka edhe…!
(Duhet ta kuptojme se, secila nga keto pika te cekura më larte jane vetem tituj te kapitujve te veçante te hajnive e abuzimeve qe i kane bere qeveria PRONTO e PAN, ne balle me PDK e LDK dhe bishtat e tyre AAK, AKR e NISMA!).
Keta, te gjithe e paqin faqen e zeze, sebashku me korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar qe e kane bere ne dem te Kosoves, shtetit dhe popullit te saje! Faqen e zeze e paqin edhe ata qe ua japin voten tani e tutje aktereve te korrupcionit, nepotizmit dhe krimit te organizuar, ekoniomik, politik, shendetesor, arsimor dhe juridik! I juaj, mësuesi Isë

Sa shume jemi te indoktrinuar me xhepurat e kesaj bote e sa pak perpiqemi ti eliminojm nga koka

 

  1. 12. 2020

 

Derisa te mos i kuptojme mekanizmat infektues te xhepurave,  nuk do te aftesohemi kur  ti identifikojme se cilat rregulla te pejsazhit tone kulturor duhet ti perdorim ne menyre  racionale, sipas vleres dhe rendesise se tyre qe i posedojne, per ta planifikuar jeten dhe per ti organizuar proceset tona jetesore dhe cilat rregullas munden me qene xhepura e asgje tjeter me vlere, qe ti hudhim sa më pare nga perdorimi.

 

Ne i apsorbojme shumicen e ideve, bindjeve, bisimeve e qendrimeve ne menyre jo kritike, jo analitike  e sintetike dhe jo analogjike apo krahasuse, sidomos ne moshen femijrore e cila eshte faze mjafte e gjate e pjekurise, ku disa individ nuk mund ta arrijne pjekurine e plote edhe gjate fazave tjera te  zhvillimit deri ne perfundim te jetes, duke u mjaftuar me rregullat e pejsazhit kulturor, mbushur perplote xhepujra, mes te cilit rriten.

 

Truri yne gjate periudhes se femijerise sipas Vishen Lakhianit;” na bën  nxenes te shkelqyshem, te hapur per çdo pervoje dhe te gatshem per te marr çdo forme qe e dekreton kultura jone”. Ky konstatim i Lakhianit behet gjithnje e më i bindshem kure i rikujtojme pyetjet e shpeshta qe i bejne femijet tane dhe nxenesit duke pytur sistematikishte,  pse eshte kjo e pse ajo,  pse e bere kete e pse ate, çfare na duhet kjo e çfare ajo dhe pytje tjera te panumerta drejtuar prinderve, mesueseve, dhe antareve tjere familjar.

 

Pergjigjet qe i marrin femijet  nga prinderit e tyre e nga antaret  tjere familjar dhe pergjigjet qe i marrin nxenesit nga mesuesit e tyre dhe edukatoret, i pranojne tersishte si te verteta, pa menduar fare se ne mes te atyre pergjigjeve mund te kete  edhe xhepura, qe nuk kane asgje te perbashket me te verteten. Pra ne kete menyre te bllokur rriten e edukohen femija nga kufizimet dhe rregullat e ndryshme qe i kane marr ata  prej prinderve e prej antareve tjere te familjes dhe nxenesit qe i kane marr prej mesueseve e prej edukatoreve te ndryshem, si te verteta,  rregullat qe ata ua kane transmetuar. Me ato xhepura apo rregulla te thata sherbehen femijet dhe nxenesit  gjate organizimit te proceseve te ndryshme te jetes se tyre personale.

 

Edhe une e kam perjetuar si prinde e si mesues betejen e pseheve qe me kane ardhe nga femijet e mij e nga nxenesit, te cileve u kam dhene mesim. Ne kete betej jam mese i bindur se me pergjigjet e mia rreth “pseheve” e “çfareve” te shumta, ka patur mes pergjigjeve edhe xhepura, pershkak te pamundesise time tu pergjigjem sakt e drejte pyetjeve qe më jane drejtuar nga femijet e nga nxenesit  dale prej kurreshtja se tyre.

 

Indoktrinimi me xhepurat e kesaj bote na vije edhe permes  figurave autoritare, te cilet ne i  ndjejme dhe i perceptojme si figura me autoritet, ku ndaj tyre jemi te brishte, edhe ne ato momente kure percjellin xhepura ndaj nesh, qe me qellim kerkojne te na manipulojne me xhepurat e veta, ose edhe ata u besojne atyre xhepurave, edhe perkunder deshires dhe vullnetit te mire qe mund ta kene ndaj nesh.

 

Shembuj te indoktrinimit permes figurave autoritare ka te shumte, si: permes figurave autoritare politike, religjioze, familjare, kulturore, filozofike, historike e shkencore.

Ka ardhe koha tani o kurre qe ti stopojme xhepurat  e kesaje bote dhe ti eliminojme nga koka, te cilave u ka skaduar koha te perdoren edhe metej si rregulla te organizimit te procesit tone jetesor, nese synojme te mos sillemi ne qark dhe te mos i pengojme risite, te cilat jane te domosdoshme per jeten tone dhe proceset e ndryshme te organizimit jetesor.

 

Nevoja qe te ndjehemi pjese e nje grupi  apo nje fisi  dhe deshira qe te pershtatemi me ta  dhe te gjejme siguri më te madhe, me moton “bashk jemi më te forte sesa vetem”, duke e mbeshtetur mbijetesen dhe ekzistencen brenda nje  grupi apo fisi, sado racionale te jene ato veprime, ne mund ti besojme nje grupi apo nje fisi te cilit i bashkangjitemi por nuk do te ishte e menqur qe ti pranojme te gjitha besimet, bindjet, qendrimet e veprimet  qe rrjedhin nga grupi apo nga fisi te cilit i takojme. Veqanerisht atehere kur bindjet, besimet, qendrimet dhe veprimet e tyre jane jo shkencore, te paverteta, jo produktive dhe tersishte xhepura,  nuk duhet pranuar , sepse bijme viktime e indoktrinimit me xhepurat e tyre.

 

Shpeshehere bijme viktim e indoktrinimit te rregullave te thata ngase “ te gjithe veprojne keshtu”. Ky  indoktrinim i besimeve behet permes proves shoqerore e kolektive, per ta liruar veten nga perpjekjet  e mundimshme qe ta zbulojne vete te verteten. Kjo dukuri gjithnje e me shume po perhapet e po jetesohet permes reklamave te cilat menqurishte e perdorin proven shoqerore  qe ti kthjen reklamatoret artikujt e tyre ne skenen e reklamave si te domosdoshem, si te vlefshem  e si cilesor  qe ti perdorin konsumatoret, duke e fokusuar reklamen, “nese shumica e kunsumatoreve i konsumon artikujt ne fjale,  ia vlene edhe une ti konsumoi ato. Ky veprim eshte i mbeshtetur  tersisht ne xhepura.

 

Poashtu indoktrinohemi me xhepura permes humbjes se ndjenjes se  besimit ne vlerat tona personale dhe ne forcen vetanake,  duke fabrikuar xhepura te ndryshme ne raportet  tona  me familjaret, farefisin, miqte,  dashamiret e partnerin.                                                                                             Vishen, ne “kodi i mendjes se jashtzakonshme, mendon se: “Makina kuptim krijuse brenda kokave tona prodhon vazhdimisht domethenje  ne lidhje me ngjarjet e rrethanat qe i verejme ne jeten tone,  veçanerishte kur ato perfshijne njerez, nga te cilet kerkojme respekt, vemendje, mirekuptim e dashuri.

 

Gjate indoktrinimit ne periudhen e femijerise, permes figurave aotoritare, permes nevojes qe te ndjehemi pjese e nje grupi apo fisi, permes provave shoqerore se “ te gjithe veprojne keshtu apo ashtu “ dhe permes ndjenjes se pasigurise ne vlerat tona te brendeshme dhe ne fuqine vetanake, aspak nuk u lëm hapsire te veprojne lirshem e natyrshem, per favore sa më te larta, gjykimet e konkludimet tona, sepse jo gjithçka qe na servohet  nga pejsazhi yne  kulturor mes te cilit jetojme eshte  e vertete, e vlefshme dh e produktive per ekzistencen tone, por shumçka mes tyre ka edhe xhepura apo rregulla te thata e pa pike vlere jetesore.

 

Eshte ne menqurine tone qe ti eliminojme nga koka  xhepurat e kesaj bote , sa më pare te jete e mundeshme. I juaj, mësuesi Isë

 

 

 

 

 

Ia vlene ti sfidojme sa më pare xhepurat nga pejsazhi yne kulturor qe te zgjohemi nga agonia e shekujve

4. 12. 2020
Xhepurat jane rregulla te thata te cilat jane barte tek ne, brez pas brezi dhe te cilat jane konsumuar vite, dekada e shekuj më pare, ne proceset e ndryshme te organizimit jetesor.
Xhepurat, dokrrat , demagogjite, korrupcioni e krimi i organizuar si rregulla te thata e antinjerzore, e kane perfshire tersishte pejsazhin tone kulturor ne nivel kombtar , politik, fetar, kulturor, shkencor, ekonomik, shendetesor, arsimor, juridik e kumos ne proceset e ndryshme te organizimit jetesor.
E kemi nje sfide te madhe para vetit si individ, si familje, si institucion e si komb qe ti luftojme xhepurat dhe ti largojme nga skena e perdorimit, te cilat nau kane imponuar nga breza te mepershem dhe na jane instaluar ne kokat tona si programe qe u ka skaduar koha e vlera e tyre qe ti plotesojne kerkesast tona ne hap me kohen.
Keto xhepura ende po i perdorim verberishte dhe panjerezishte, si rregulla te organizimit te proceseve tona te ndryshme jetesore, te cilat po i stagnojne ato te ecin perpara.
Politika, religjioni, kultura, shkenca, ekonomia, shendetesia,arsimi dhe jurispodenca tek ne shqiptaret kane nevoje urgjente te lirohen sa më pare nga xhepurat apo rregullat e thata, te cilave u ka skaduar koha dhe te cilat kane mbete te programuara ende neper kokat tona, ku perdorimi i tyre po i sjelle deme te pariparushme, shtetit , kombit, atdheut dhe pejsazhit tone kulturor ne nivel kombtar gjate perdorimit te tyre.
Çlirimi definitiv i pejsazhit tone kulturor prej xhepurave, dokrrave apo prej rregullave te thata, do ti jep jetes se shqiptareve nje hov te jashtzakonshem drejte zhvillimit e perparimit tone ne nivel kombtar, shopqeror, institucional, familjar e poersonal. Ne te kunderten, do te vazhdoi kjo agoni e tmerrshme me pasoja te pariparushme te skenese sone kombtare politike, fetare, kulturore, shkencore, ekonomike, shendetesore, arsimore e juridike. I juaj, mësuesi Isë

Te menqurit i vejne ne dyshim xhepurat e kesaje bote dhe i injorojne ato

 

12. 2020

 

Per tu aftesuar si ti injorojme dhe ndryshojme rregullat, bindjet dhe besimet qe jane programuar ne kokat tona, te cilave u ka skaduar koha, më pare duhet te kuptojme se shumica e pikepamjeve, ideve, bindjeve dhe besimeve qe i posedojme lidhur me ecurite  e botes dhe lidhur me organizimin e proceseve tona jetesore bazohen ne xhepura, te cilat jane percjelle tek ne nga brezi ne brez, edhe pse u ka skaduar koha moti.

 

Shume prej te vertetave te kesaje bote pas te cilave ne kapemi e vrapojme, eshte mire nga ana jone tua vejme ne pikepyetje e ne diskutim sasine e cilesine e vlerave te tyre qe mund ti posedojne apo nuk i posedojne fare, sepse ne si qenje te vetdijshme shoqerore e njerezore ekzistojme njekohsisht ne dy botra te se vertetes. Ne boten fizike te se vertetes absolute dhe ne boten e pejsazhit kulturor te se vertetes relative.

 

Te gjitha idete, bindjet dhe besimet qe per momentin na flejne ne zemer, mund te mos jene gje tjeter pos konstrukte mendore qe ne kemi zgjedhur tu besojme. Sipas Vishen Lakhianit:” Te gjitha konstruktet mendore, shume prej tyre jane thjeshte opinione qe ne u besojme, sepse na jane ngulitur qe kur ishim femij dhe pranoheshin ato nga kultura ne te cilen jemi rrite e edukuar”.

 

“Nese nuk mund te fitoni, ndryshoni rregullat. Nese nuk mund ti ndryshoni rregullat, injoroni ato”. Keshille e dhene nga Vishen Lakhiani, ne Kodin e mendjes se jashtzakonshme.

“Kush eshte më budalla? Budallai vete apo budallai qe e ndjek ate? Pyet Obi- Uan Kenobi,  lufta e Yjeve. I juaj, mësuesi Isë