Te menduarit logjik na mundeson te behemi ekspert qe ti zgjidhim problemet ne favorin tone
- 12. 2020
Duke i bere pyetje vetit “pse” e bejme kete apo atë, “çfare” na duhet e “pse” na duhet kjo apo ajo, “si” ta zgjidhim kete apo atë situate problemore, “cilin” model e “cilin” system jetesor te pejsazit tone kulturor mund ta pranojme e “cilin” ta hedhim nga skena e perdorimit dhe pytje tjera te shumta japin mundesi te madhe ta perdorim e ta zhvillojme mendimin logjik per zgjidhjen e situatave te ndryshme problemore gjate jetes, te cilat kerkojne nga ne ti zgjidhim sa më shume ne favor tonin.
Te menduarit logjik na afteson ti veshtrojme problemet nga shume kendeveshtrime duke i analizuar dhe sintetizuar ato me nje veshtrim kritik e analogjik, me qellim qe te dalim jo vetem me nje zgjidhje por me shume sosh, per ti dhene mundesi vetit te zgjedhim modelin më te mire per zgjidhje te situatave te ndryshme problemore.
Vetem permes te menduarit logjik i cili mbeshtetet ne formen analitiko-sintetike dhe ne formen analogjike e kritike mund t`i zberthejme sjelljet e shumta njerzore, te cilat ne shiqim te pare duken si nje nyje e madhe ngatrruse mendimesh, veprimesh, reagimesh, emocionesh, impulsesh, instiktesh, , deshirash, zakonesh, bindjesh dhe besimesh te ndryshme per te kuptuar dhe deshifruar kodin e menyres sesi sillen e funksionojne njerezit.
Ne si qenje njerezore më shume jemi perqendruar ne permiresimin e sistemeve dhe modeleve operative te makinave te ndryshme, kompjuterike, elektronike, bujqesore, makinave luksoze te komunikacionit rrugor, ujor dhe atij ajror, makinave e armeve te ndryshme luftarake, kujdesemi per stilin e ndertimit te shtepive dhe banesave shume kateshe, modeleve te veshmbathjes, dukjes se jashteme trupore dhe kujdesemi ti riparojme ato sa me shume, te jene sa më efektive e sa më te bukura ne dukje gjate perdorimit te tyre, sesa qe kujdesemi e interesohemi per riparimin, permiresimin dhe persosjen e proceseve tona te ndryshme psikike, emocionale, sociale, humane, morale, intelektuale, njerzore e kombtare gjate reagimeve tona ne raport me njerezit e ne raport me situatat e ndryshme jetesore.
Po ashtu te kujdesemi e te angazhohemi edhe per ndryshimin, riparimin, permiresimin e persosjen e modeleve dhe sistemeve tona te ndryshme jetesore, per modelin dhe sistemin e bindjeve e besimeve ndaj realitetit te kesaj bote me te cilin rrethohemi.
Sipas mendimit tim personal, shoqeria jone shqiptare me shume funksionon ne baze te bindjeve e besimeve te akumuluara te te pareve tane, te cilat kane ardhe ne pejsazhin tone kulturoer brez pas brezi, sesa qe funksionon ne baze te riparimit, ndryshimit, permiresimit dhe persosjes te shendeteshme psikike, emocionale, sociale, morale, humane e intelektuale qe na mundesojne t`i hudhim nga skena e perdorimit modalitetet dhe sistemet e te jetuarit te cilave u ka skaduar koha te perdoren edhe metej ne fushen ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike dhe ne fushen policore e ushtarake te mbrojtjes.
Perdorimi i vetedijes permes gjykimeve e konkludimeve logjike, mundeson ne menyre efektive ti heqim qafe sa më pare bindjet dhe besimet e vjetruara dhe ti zavendesojme ato me bindje e besime te reja, te cilat na mundesojne te sherbehemi më mire, ne saje te te menduarit logjik, mbeshtetur mbi formen analitike, sintetike, analogjike e kritike te te menduarit,per te arrite deri tek nje konkluzion i ri . I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!