Mendimet jane procese psikike qe kane nje force terheqese te cilat na sjellin entuziazem,gezim,kenaqesi,qetesi,paqe e lumturi ne jete. Po ashtu na sjellin edhe hidherim,frikesim,pikellim,nervoze, zemrim dhe gjendje te tensionuar emocionale.
Kjo qe cekem me larte,varet nga ne,se a i lejojme mendimet tona te na sjellin te mira apo te keqija.
Nese ndjeshmerite tona fizike e shpirterore jane te kendeshme, jemi ne nje rruge te mbare te mendimeve.Nese ndjehemi keqe, mendimet tona jane te mbushura perplot energji negative.
Mendimet kane aqe force te madhe, te na ngrisin larte e me larte dhe te na lene, ne nje gjendje te mjerueshme e te turpshme.
Eshte e domosdoshme qe t‘u kushtojm vemendje,atyre mendimeve qe zene me shume vende ne mendjen tone,duke konstatuar se apo na udheheqin drejte lumturise,entuziazmit,gezimit,miqesise,dashurise,respektit,mirekuptimit,tolerances e vetepermbajtjes,a po na udheheqin drejte deshtimeve,inatit,urrejtjes,xhelozise,hidherimit,zemrimit,frikes dhe tensioneve te larta emocionale-afektive.
Sa po ta verejme strukturen e mendimeve tona, kemi mundesi ta nderrojm strukturen e mendimeve negative, ne mendime pozitive.
Gjate jetes,sa me shpesh qe e nderrojme strukturen e mendimeve negative ne ate pozitive,jeta nuk do te na duket aqe e veshtire sa mendohet,por do te jete e lehte fare dhe shume e kendeshme.
Te krijojm ndryshime personale afatgjata e te qendrueshme,eshte e domosdoshme t’i ngrisim standartet tona te mendimeve duke i ndryshuar besimet kufizuese ne mundesite qe i posedojm.Po ashtu duhet zevendesuar strategjite e meparshme te mendimeve tona te ulta e jo efektive, me strategji me te larta e efktive per te jetuar me mire.
Me ngritjen e standarteve personale, kuptojm ndryshimin e sjelljeve, veprimeve,bindjeve, qendrimeve,mendimeve dhe gjykimeve qe jane te pavlevshme per jeten tone,ne ato ma me vlere per te jetuar me mire.
Standartet e ulta per jetese, nuk duhet pranuar si model per me jetuar.Ato duhet t’i ngrisim e t’i persosim pa rreshtur duke ngritur dhe persosur edhe mendimet tona.
Pasi qe respekti dhe dashuria jane emocionet me te bukura,me te forta dhe me te vlefshme, do te ishte e qelluar,e ndershme dhe e domosdoshme per ne, qe mendimet tona te mbushen sa me shume me respekt e dashuri ndaj njerezve, gjerave,ndaj punes e dijes,ndaj drejtesise, moralit e beses, ndaj vetes, familjes e atedheut.
Forca e mendimeve te mbushura me respekt e dashuri ndaj virtyteve me te larta njerezore, do te na beje me te forte, me te lumtur, me te shendetshem dhe me krenare gjate gjithe jetes.
Pa marre parasysh se ne cilen frekuence te mendimeve gjendemi, ndjenjat tona jane ato te cilat na lajmrojne permes ndjeshmerise se tyre te kendeshme apo te pakendeshme, se cfare permbajtje dhe cfare vlere kane mendimet tona.
Po deshem te perballemi me perjetimin e ndjenjave te kendeshme, duhet nderruar frekuenca e mendimeve negative, ne ate pozitive qe ta bejme jeten me te kendeshme e me te lumtur dhe shendetin tone fizik e psiko-social me te forte, permes ballafaqimit me gezimin, entuziazmin, mirenjohjen, krenarine, optimizmin, vullnetin, ngazllimin dhe dashurine ndaje punes,mesimit, dijes, ndaj njerezve,familjes,vetes dhe ndaj jetes. Keto virtyte te larta njerezore, mundesohen nga frekuenca e mendimeve pozitive.
Asnjehere nuk duhet lejuar vetes ato mendime qe na humbin besimin ne forcen dhe vlerat tona personale,sepse te ne krijohet bindja qe nuk mund t’i arrijm dhe nuk i meritojm te mirat e kesaje bote.
Eshte shume e vlefshme per secilin, qe te kemi kujdese e vemendje te shtuar, se ne cilen fushe po i perqendrojm mese shumti mendimet tona,gjithnje duke patur per qellim qe mendimet vazhdimisht e sa me shume te jete e mundur, te perqendrohen ne fushen e gjerave te mira.
Te mirat e kesaje bote nuk arrihen kurre,nese mendimet tona perqendrohen me shume ne fushen e gjerave te keqija.
Po deshem ne,e kemi forcen dhe mundesite,se cilat mendime duhet lejuar te mbizoterojne ne koken tone.Me nje fjale, duhet lejuar te mbizoterojne ato mendime qe merren me gjerat te cilat i duam mese shumti dhe qe jane te domosdoshme e prioritare per momentin.
Per ta bere kete veprim te menqur,me pare duhet dalluar se cilat gjera i duam mese shumti dhe jane me prioritare.Pasi ta bejme kete, mendimet tona fokusohen me tere forcen e vullnetit rrethe asaje qe e duam mese shumti,duke nxitur mendime ide,bindje,sjellje dhe veprime qe ajo te cilen e duam, te realizohet sa me pare.
Ky proces i te menduarit vlene per secilin individ,si per gjerat pozitive ashtu edhe per ato negative, te cilat munde te na ndodhin gjate jetes.Mendimet tona jane force maxhike qe i terheqin ngjarjet dhe rrethanat e mira ose jo te mira.Menyra se si i organizojm mendimet tona,percakton edhe menyren e te jetuarit.Ashtu si mendojm edhe jetojm.
Sipas menyres se te menduarit munde te na ipet lumturia,shendeti,pasuria,kariera,miqesia dhe anasjelltas jo lumturia,varferia,smundjet,armiqesia,urrejtja,xhelozia, humbja e besimit ne veten dhe humbja e karieres.
Keni kujdese me cilat mendime po merreni…!!!

I juaj mesuesi Ise.

Sjellje egoiste konsiderohen ato veprime qe i bejne disa persona ne dem te tjereve, per t´i realizuar deshirat dhe qellimet e tyre. Cdo e keqe qe i vie shoqerise, i vie per shkak te sjelljeve dhe veprimeve te atyre qe jane egoist te pangopur e te pandershem, shpirterisht dhe moralisht te deformuar.
Kjo dukuri e shemtuar shpirterore, po perhapet gjithnje e me shume ne shoqersine tone kosovare. Edhe pse Kosova e hoqi te zite e ullirit, mese nje shekull nen pushtimin Serbo – sllav. Ata qe dojne te kene nje ndergjegje sa me te paster para Zotit e para popullit, per asnje qast nuk i lejojne vetes te perfshihen nga sjelljet dhe veprimet egoiste te cilat shkojne ne dem te tjereve, duke keqperdorur cdo gje qe eshte shoqerore e kombetare per interesat e tyre personale.
Vertete shume e dhimbshme, e turpshme dhe mjafte qyqare kjo qe po i ndodh vendit, lirise dhe te ardhmes se nipave dhe mbesave tona, edhe pse kjo e ardhme eshte paguar shtrenjte me gjakun e bijve dhe bijave me te mire te ketij populli.
Perpos egoisteve, sahan-lepiresve dhe tradhtareve te vendit, secili eshte ne gjendje ta vereje se hapesira e realitetit kosovar, gjithnje e me shume po mbushet me kete kategori njerzish, sahan-lepires dhe tradhetare te vendit qe nuk kane te ngopur dhe nuk kane frike as nga populli e as nga Zoti.
Heret ose vone do te ndeshkohen nga populli dhe nga Zoti kategoria e njerezeve egoist e keqeberes edhe nga populli edhe nga Zoti.    Politikanet kosovar i ka perfshire kolera e egoizmit.Sa keq e sa turp…!!! Te rralle jane ata mjeke ne Kosove qe nuk e shkelin betimin e Hipokratit per egoizmin e tyre.Sa turp e sa keq…!!! Shume egoist kane zene tri e kater vende te punes, ndersa nje kategori e popullit perjeton varferine ekstreme. Sa e pandershme…!!! Drejtesia kosovare po shkaterrohet nga temelet prej  te pangopurve, duke i mbrojtur privilegjet e tyre permes klaneve mafioze.Sa keq e sa krim…!!! Kane filluar te perdoren substanca kimike helmuese neper artikuj ushqimor, qe te perfitojne pandershmerisht egoistet e marre.Sa krim po behet ndaj popullit…!!! Eshte bere mode e egoisteve qe te merren me trafikimin dhe dhunimin e qenieve njerezore, edhe me vrazhde e me turpshem, se sa ne kohen e skllavo-pronarise.Sa keqe e sa e marre…!!! Po ashtu eshte bere mode edhe trafikimi i substancave narkotike, duke shkaterruar jeten e qindra te rinjeve dhe te rejave kosovare per interesa egoiste-shtazarake.Sa e pandershme e sa e turpshme…!!! Nje konkurence te pandershme krykput korruptive,jo shkencore e hiqe edukative,po e bejne shkollat dhe kolegjet private ne deme te shkollave dhe univerziteteve shtetnore.Sa befasuese aqe edhe tmerruese…!!! Mjetet e informacionit me shume i veshtrojne problemet shoqerore, permes llupes politike dhe interesave te tyre personale,se sa permes syrit dhe logjikes reale njerezore.Keqe,keqe shume.Akademija e Shkencave dhe Arteve e Kosoveses ka vuar veshet ne lesh dhe vetem amin po i bene politikes.Vertete e befasishme…!!!
Gjithnje e me shume po shtohet numri i te papuneve ne Kosove, e ne anen tjeter egoistet i punesojne macat e kucat e tyre duke i shperblyer me nga dy e tri vende te punes edhe pse nuk i meritojne fare ato.Sa e dhemshme.Sa e turpshme dhe sa e padurueshme…!!!
Krejt kete qe e bejne egoistet, e bejne ne emer te popullit, patriotizmit, drejtesise, aftesive profesionale, demokracise, politikes progresive dhe filozofise se mendimit pozitiv, per tu larguar sa me pare nga ´´ Sokrati i vuajtur´´ dhe per tu afruar sa me shume afer ´´ Derrit te kenaqur ´´ .Sa e keqe,sa e turpshme,sa e pafytyre,sa e pandershme,sa kriminale,sa e dhemshme dhe sa e padurueshme…!!!

Cdo gje qe ndodhe tek ne gjate jetes, eshte terhequr nga menyra e te menduarit tone. Duam apo nuk duam t´a pranojme kete, ky eshte nje fakt i cili nuk mund te jete ndryshe. Sa me pare qe bindemi dhe e pranojme kete konstatim, aq me pare jeta jone do te transformohet,  drejte te mirave qe na sjellin lumturine.
Ne definitivisht i kemi mundesite te zgjedhim menyren e te menduarit e cila do te behet nje realitet i mire apo jo i mire ne pervojen tone. Qe ta zgjedhim menyren e kendshme te mendimeve tona, me pare duhet kontrolluar permbajtjen, vleren dhe rendesine e tyre. Shpesh here bindemi qe eshte e pamundur te bejme kontrollin dhe vleresimin e asaj sasie te madhe mendimesh, qe prodhohen brenda nje dite nga kokat  tona  edhe pse ndjenjat reagojne ne menyre te sakte  sipas permbajtjes, rendesise dhe vleres qe kane ato.
Shpeshehere  ndodh qe mos ta vleresojme sa duhet,  rendesine qe kane ndjenjat tona ne krijimin e nje jete sa me komode e sa me te lumtur, permes kontrollimit te menyres se te menduarit  tone. Sipas menyres se te menduarit, shfaqet edhe menyra e ndjenjave tona,  qe na bejne te ndjehemi  her mire e her keq, ashtu sipas permbajtjes qe kane mendimet. E pamundshme eshte te ndjehemi mire,  e ne te njejten kohe te prodhojme mendime te keqija  dhe te ndjehemi keqe kur prodhojme mendime te mira.
Nese  qendrojme ne frekuencen e mendimeve negative, do te perballemi me perjetimin e ndjenjave te pakendshme,  te cilat na bejne jeten teresishte  te pakendshme, duke na shkaterruar edhe shendetin tone fizik dhe ate psiko-social, permes ballafaqimit me merzine, friken, zemerimin,hidherimin,pikellimin, urrejtjen dhe xhelozine si produkte te mendimeve negative.
Se ne cilen frekuence te mendimeve gjendemi, ndjenjat jane ato te cilat na lajmrojne permes ndjeshmerise se tyre,  te kendshme apo te
pakendshme,  te cilat varen teresishte nga permbajtja dhe vlera e mendimeve tona.
Po deshem te perballemi me perjetimin e ndjenjave te kendshme, duhet  t´a nderrojme frekuencen e mendimeve negative ne at pozitive, qe t´a bejme jeten tone me te kendshme  e me te lumtur dhe shendetin fizik  e psiko-social  me te forte, permes ballafaqimit me entuziazmin, gezimin, mirenjohjen, krenarine, optimizmin, vullnetin, ngazellimin dhe dashurine ndaj punes, mesimit, dijes, njerezve, familjes, vetes dhe jetes.
Nese respketi dhe dashuria jane emocionet me te bukura e me te vlefshme, do te ishte e ndershme dhe e vlefshme per ne, qe mendimet tona te mbushen sa me shume me respket e dashuri  ndaj njerezve, gjerave, punes, dijes, drejtesise, moralit, beses dhe atedhe-dashurise. Forca e mendimeve tona te mbushura me respekt e dashuri, do te na beje me te forte, me te lumtur, me te shendetshem dhe me krenare gjate gjithe jetes.

Mendimet tona barten here ne fushen e gjerave te mira, e here ne ato jo te mira. Aty ku qendrojne me gjate ato,tek ne e formojne besimin qe ato gjera i meritojme, qofshin te mira apo jo. Nese fokusohemi dhe perqendrohemi per nje kohe me te gjate rreth realizimit te deshirave tona apo gjerave te vlefshme, tek ne perhere e me shum rritet besimi , qe do t´i realizojme ato . Perqendrimi i vemendjes ne gjerat qe i duam, e rrite ne menyre te konsiderueshme edhe kapacitetin tone intelektual , moral e fizik ne angazhimin  maksimal, drejt realizimit te plote e sa me te shpejte te te mirave per te cilat kemi krijuar besimin se vertete i meritojme ato.
Kjo qe u tha me larte eshte nje udhezim qe te mesohemi dhe te bejme shprehi  te atilla  qe mendimet dhe vemendja jone te fokusohen,  ne formimin e bindjeve dhe besimit qe i meritojme dhe mund t´i realizojme gjerat e mira e me te mira. Me i realizuar gjerat e mira, nuk duhet lejuar te mbizoterojne mendimet dhe bindjet tona, se ne nuk i meritojme te mirat e kesaj bote, se ne nuk kemi kapacitet t´i realizojme ato.Pra me nje fjale nuk duhet lejuar mendime  pesimiste te cilat na e humbin besimin tone ne meritueshmerine e gjerave me vlere. Po ia lejuam vetes  te zene vend ne koken tone mendimet pesimiste, do te zhgenjehemi  gjithhere e me shume dhe do ta humbim besimin e plote, se edhe ne i meritojme gjerat e mira e me te mira.
Eshte shume e vlefshme per ne te kemi nje vemendje te shtuar se ne cilen fushe po i perqendrojme me se shumti mendimet tona, duke pasur per qellim gjithehere qe ato te perqendrohen sa me shume te jete e mundur ne fushen e gjerave te mira.

Eshte e domosdoshme te kuptojme, se ajo qe na ndodhe ne jete eshte rezultat i mendimeve tona.Imazhet qe i krijojme permes mendimeve, na sjellin ngjarje me te njejtat permbajtje gjate te jetuarit.
Nese qendron ky konstatim, atehere secili prej neve duhet te kemi kujdes, se me cilin lloj te mendimeve po merremi me se shumti.Duhet veneruar ne vazhdimesi permbajtja,karakteri dhe cilesia e mendimeve tona,qe mos te na ndodhin ngjarje te pakendeshme,befasuese dhe tronditese gjate jetes.
Cka mbizotron ne mendimet tona, te njejtat rezultate do ti korrim ne jete.Nese mbizotrojne idete dhe mendimet tona se si te punojm, si te pasurohemi, si te mbushemi me dije dhe kulture, me te njejtat permbajtje do te pasurohet edhe jeta jone.Nese mbizoterojne mendimet e errta te mbushura me permbajtje qe pasqyrojne urrejtje,zili,xhelozi ndaj tjereve,me te njejtat permbajtje do te mbulohet edhe jeta e jone, nga urrejtja,zilia dhe xhelozia e tjereve ndaj neshe.
Ne mundesit tona eshte se cilat mendime,ide dhe pikepamje i lejojme te mbizotrojne gjate procesit te te menduarit.Nese eshte keshtu, ateher duhet ti lejojme te mbizotrojn ato mendime,ide dhe pikepamje rreth atyre gjerave qe i duam me se shumti.Per ta bere kete, me par duhet ta kemi te kjarte se qka per momentin duam me se shumti,cka eshte me prioritare dhe me e domosdoshme per ne, e cka nuk duam gjate jetes.         Pasi ta bejme kete, mendimet tona fokusohen me tere forcen e vullnetit rreth asaj qe e duam mese shumti, duke na imponuar ide, sjellje dhe veprime me efektive te cilat mundesojn realizimin sa me pare e sa me shpejte te tyre.
Ky proces i te menduarit vlene per secilin individ, si per gjerat pozitive ashtu edhe per gjerat negative, qe mund te na ndodhin gjate jetes.Do te ishte shume e favorshme per ne, nese e fokusojme procesin e te me nduarit, sa te jete e mundeshme vetem ne gjera pozitive, duke u larguar gjithnje e me shume prej gjerave negative.
Menyren e te jetuarit qe e gezojme secili prej neve sot,nuk duhet harruar se eshte rezultat i mendimeve tona te djeshme.Mendimet qe mbizotrojne neper kokat tone sot, duhet ta dijme secili prej neve se jane menyra e te jetuarit neser.
Nese i formojme shprehite tona, te mendojm me shpesh e me gjate, per ato gjera qe i deshirojme, shume me shpejte e shume me lehte do ti realizojme gjate jetes, duke i konkretizuar ato ne menyren e tejetuarit tone.
Per secilin prej neve vlene qe te kemi kujdes te shtuar, se cilat shprehi po i formojme gjate procesit te mendimeve tona, sepse nga formimi i ketyre shprehive,varet edhe menyra e te jetuarit.

Sa e sa perpjekjet i bejm ta gjejm forcen apo shkakun e te mirave  dhe jo te mirave  qe  na ndodhin gjate gjithe jetes sone.Ne vazhden e ketyre perpjekjeve, here e fajsojm nje pale e here nje pale  tejter, here  nje rrethan e here nje tjeter, gjithnje duke e nxjerre  veten si te pafajshem dhe te viktimizuar.
Gjate ketyre perpjekjeve, ne vende  qe  t‘i  mbledhim te dhenat pro e kunder neve dhe pro e kunder tjereve, rreth situates ne fjale, grumbullojm te dhena qe flasin vetem ne favor tonin dhe te dhena qe flasin kunder pales tjeter, gjithsesi qe te dalim te pafajshem dhe te viktimizuar nga dikush si fajtor.
Keto te dhena te mbledhura  rreth situates se pakendshme, jane te dhena me shume  subjektive se sa objektive, pa u mbeshtetur ne fakte dhe ne argumente  reale e te verteta, gjithnje duke mashtruar veten tone ne  vazdhimsi, se te kqijat na vijne nga pala tjeter dhe nga rrethanat e kushtet te cilat na rrethojne,  e jo nga fajet e gabimet tona qe behen per shkak te menyres dhe permbajtjes se mendimeve qe i prodhojm.                                                                                                                                                                                                                                         Kur behet fjale  per ngjarjet   dhe rrethanat e mira qe na ndodhin gjate jetes, te gjitha atributet ia pershkruajm vetes si personalitet i afte,  vizionar, largpames dhe punetor, edhe pse shume te mira, jane edhe kontribut  nga perkrahja e tjereve, me te cilet bashkpunojm.
Perpos ketyre orvatjeve kemi edhe perpjekje qe mbeshteten ne” fatin personal”, si per te mirat, ashtu edhe per te kqijat  qe na ndodhin, shprehur shkurt, keshtu e paskam pas fat, apo paska qene  e shkruar.
Per qudi krahas ketyre perpjekjeve, rralle kujt i shkone mendja  se mendimet tona, jane ajo force  magjike e terheqjes se ngjarjeve dhe rrethanave te mira ose jo te mira.
Menyra se si i organizojm mendimet tona, percakton edhe menyren e te jetuarit gjate jetes.Ashtu sikur mendojm, edhe jetojm.
Forma dhe permbajtja e te menduarit tone  na jepe  lumturine, shendetin, pasurine, karieren, miqesine dhe anasjelltas, na jepe edhe jo lumturine, smundjet, varferine, armiqsine, gjelozine,  urrejtjen dhe humbjen e karieres.
Permes te menduarit tone, na  ipet mundesia te kemi, te bejme dhe te jemi gjithqka qe deshirojm, nese kemi vullnet dhe besim te madh, ne ato qe mendojm e deshirojm.Sipas mendimeve, deshirave dhe besimeve tona , do te kemi,do te behemi  dhe do te jemi.
Mendimet tona jane nje force  e madhe terheqese, e te mirave dhe te kqijave qe na ndodhin rreth e rrotull. Sipas permbajtjes qe kane mendimet tona, me te njejtat permbajtje i terheqin edhe ngjarjet te cilat na rrethojn.
Per ti krijuar jetes sone, mrekulli ekonomike, mrekulli te shendetit  fizik e mendor dhe mrekulli  te mardhenjeve tona ne mes njerzve apo mrekulli te shendetit  social, me pare duhet te krijojm shprehi qe te prodhojm mendime, deshira, vullnete dhe besime te mrekullueshme per gjerat qe i deshirojm gjate jetes.
Mendoni, deshironi dhe besoni ne menyr te mrekullueshme, per nje jete  sa me te lumtur…!!!

I nderuari prof Isa Thaqi

Me gjithe respektin qe kam per ty, mora guximin te shkruaj nje leter. Kerkoj falje nese te marre pak kohe. Me besoni se nuk arrij dot te shprehe falenderimet e mia me te sinqerta e me te thella te cilat burojne nga thellesite e zemres time, per ndihmen qe me keni dhene. Nuk ka gje me te mire e me te vlefshme se sa t´i shprehesh brengat, hallet dhe shqetesimet, me nje njeri i cili te kupton dhe t´i jep fjalet e duhura per ate qe te brengos dhe te shqeteson. Je nje njeri qe gezon repsekt nga nxenesit tuaj dhe nga une, je nje njeri qe nuk ndjen asnjehere lodhje, nje njeri qe je i gatshem gjithmone tu ndihmosh nxenesve me ato keshillat e tua aq te vlefshme dhe me kritikat qe gjithmone ke dit t´i perdoresh aty ku eshte dashur me se shumti. Shume e shume veshtiresi, batica e zbatica qe mi solli jeta, une i kalova, fale ndihmes tende permes keshillave tua te cilat do te me sherbejne gjate gjithe jetes. Te falenderoj shume dhe ate nga zemra, qe me ndihmove ta tejkaloje pa veshtiresi nje kapitull te veshtire te jetes sime dhe nuk u lodhe per asnje qast duke me keshilluar me fjalet me te vlefshme qe t´i tejkaloje veshtiresite e mia sa me njerezisht e pa pasoja. Tani me keshillat tua, une e kam kuptuar se jeta nuk qenka aq e zeze siq me dukej me pare, por qenka me plot te mira rreth e rrotull nesh dhe pasuria me e madhe per ne, qenka shendeti mendor, fizik dhe ai social. Sa shume ke arritur te me kuptosh, te me japesh besim ne veten time, aty ku une kam pasur me se shumti nevoje per mbeshtetjen tende, te pakten edhe per nje fjale te embel, ku te gjitha i dhurove ti prindi im i dyte… Faleminderit shume per qdo gje qe ke bere per mua, profesor i nderuar! Zoti te dhurofte shendet, jete te lumtur e te gjate, sa ka mali dushk e bore dhe uroj qe gjithmone te mbizoteroje hareja ne ty e familjen tende.
Me respektin me te madh per ju, ish nxenesja jote.

Kur e humbim besimin ne forcat dhe vlerat tona, se nuk jemi konkurrente ne raport me tjeret, se nuk arrijme dot t´i plotesojme deshirat tona, linde dhe rritet xhelozia tek ne, duke na bere ziliqare te papermbajtur ndaj tjereve. Kjo e keqe na ndodhe, nese nuk jemi ne nivel te pergjegjesise se detyrave dhe obligimeve tona qe na dalin gjate jetes. Kur detyrat dhe obligimet tona i kryjme me ndere, vullnet e pergjegjesi, xhelozia dhe zilia ndaj tjereve nuk kane vende ne shpirtin e mendjen tone, sepse ziline e xhelozine i shnderrojme ne gare per tu´a kaluar tjereve me pune e djerse, me dije e zotesi, me sjellje sa me miqesore e komunikim te sinqert .
Zilia dhe xhelozia mund te shfaqet ndaj vllaut apo motres, te sapolindur, ku ne kete rast duhet te tregojne maturi dhe kujdes te madh prinderit, se si sillen me femijet e tyre, qe mos te lene pershtypje se njerin prej femijeve e favorizojne me shume. Nese xhelozia dhe zilia manifestohet edhe metutje ne mes vellezerve e motrave, pa marr parasysh moshen e tyre, u takon secilit nga ata t´i korigjojne sjelljet dhe veprimet e veta, qe mos ta prishin unitetin dhe harmonine familjare. Sjelljet e veprimet e secillit anetare te familjes, korigjohen duke i kryer detyrat dhe obligimet me pergjegjesi secili anetare ne familje, duke i perfshire edhe prinderit.
Kur nuk kemi diqka qe e deshirojme e tjeret e kane, manifestojme zili dhe xhelozi ndaj tyre, ne vende qe t’i shtojme perpjekjet tona qe ta kemi edhe ne, ate qe e kane tjeret. Nese tjeret triumfojne ne biznes, politike, dije e shkence dhe ne marrdhenie te mira e miqesore me njerezit, ne xhelozojme dhe manifestojme zili ndaj tyre, ne vend qe te ndryshojme mendimet, bindjet, qendrimet dhe sjelljet tona, drejt triumfeve me pune te pandalshme e angazhim te vullnetshem ne konkurence me tjeret. Po ashtu xhelozojme dhe manifestojme zili, ne pamjen fizike te tjereve dhe kur ata marrin me shume se ne respekt, dashuri e vemendje nga tjeret, ne vende qe ta permiresojme edhe ne imazhin tone, permes punes, dijes, sjelljeve tona miqesore me tjeret, gatishmerise per tu ndihmuar tjereve me respekt e dinjitet.
Manifestojme zili dhe xhelozi ndaj tjereve, kure ata i arrijne synimet e veta, korrin suksese te pandalshme dhe per asnje qast nuk dorezohen, kurse ne bejme sehir rreth e perqark duke i perqeshur, perbuzur dhe etiketuar per sukseset e tyre, ne vende qe t´i pervishemi punes,dijes dhe te angazhohemi me vullnet e force, drejte realizimit te synimeve tona gjate je.
Do te ishte ne menqurine tone, te mos manifestojme zili e xhelozi ndaj tjereve, por ta shtojme vetbesimin ne forcat dhe vlerat tona personale, duke i kryer me pergjegjesi detyrat dhe obligimet tona personale.