Nese besojme se i meritojme gjerat e mira do t´i realizojme sa me pare ato

Mendimet tona barten here ne fushen e gjerave te mira, e here ne ato jo te mira. Aty ku qendrojne me gjate ato,tek ne e formojne besimin qe ato gjera i meritojme, qofshin te mira apo jo. Nese fokusohemi dhe perqendrohemi per nje kohe me te gjate rreth realizimit te deshirave tona apo gjerave te vlefshme, tek ne perhere e me shum rritet besimi , qe do t´i realizojme ato . Perqendrimi i vemendjes ne gjerat qe i duam, e rrite ne menyre te konsiderueshme edhe kapacitetin tone intelektual , moral e fizik ne angazhimin  maksimal, drejt realizimit te plote e sa me te shpejte te te mirave per te cilat kemi krijuar besimin se vertete i meritojme ato.
Kjo qe u tha me larte eshte nje udhezim qe te mesohemi dhe te bejme shprehi  te atilla  qe mendimet dhe vemendja jone te fokusohen,  ne formimin e bindjeve dhe besimit qe i meritojme dhe mund t´i realizojme gjerat e mira e me te mira. Me i realizuar gjerat e mira, nuk duhet lejuar te mbizoterojne mendimet dhe bindjet tona, se ne nuk i meritojme te mirat e kesaj bote, se ne nuk kemi kapacitet t´i realizojme ato.Pra me nje fjale nuk duhet lejuar mendime  pesimiste te cilat na e humbin besimin tone ne meritueshmerine e gjerave me vlere. Po ia lejuam vetes  te zene vend ne koken tone mendimet pesimiste, do te zhgenjehemi  gjithhere e me shume dhe do ta humbim besimin e plote, se edhe ne i meritojme gjerat e mira e me te mira.
Eshte shume e vlefshme per ne te kemi nje vemendje te shtuar se ne cilen fushe po i perqendrojme me se shumti mendimet tona, duke pasur per qellim gjithehere qe ato te perqendrohen sa me shume te jete e mundur ne fushen e gjerave te mira.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje