26. 06. 2018-ripostim

Librat e zinjë të mbushura me rrena, sharje, shpifje e banalizime tjera poshtëruese për shqiptaret quheshin libra “te bardhe”, nga qarqet “shkencore” në Beograd, Podgorice, Maqedonin Veriore, Athine dhe Moske. “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” i autorit serb Vladan Gjorgjeviq, është shembulli më tipik i librave që fabrikohen kundër shqiptarëve nga qarqet “shkencore”, kishtare e politike sllavo-greke të përmendura më lartë, i shkruar më 28 janar 1913, dhe i cilesuar si libër i “ bardhe” në mesin e librave tjerë të “ bardhe”, edhe pse në këtë libër, si në librat tjerë shkruhet, paragjykohet e shpifet zi e më zi kundër shqiptarëve.

Vlladan Gjorgjeviq me etikën e tijë të ultë sllave, ofron paragjykime e shpifje të rënda prej një snobi, njëjtë si snobistët sllavo-grek në librat tjerë që i kanë prodhuar kundër shqiptareve, duke i paragjykuar ata “si derra që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku”, “ si të zhytur në sëmundje të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetvrasjes dhe epsheve kanibaliste”. “Të harruar nga zoti e robi”, “ si krijesa të përçudnuara, që na paskan ardhë drejtpërdrejt nga parahistoria njerëzore dhe i paskan pare tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë”.

Sipas snobistit Vladan Gjorgjeviq e viqëve tjerë snob me etikë të ultë aspak njerëzore sllave, shqiptaret paragjykoheshin si “egersira” dhe:” Egërsirat, doemos, nuk mund të kene gjuhë, histori, as figura historike, as shtet, as komb”. “Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin, as lirikën, as epikën.Të ndarë mes veti, atje ku ndaheshin në lashtësi ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët, të cilet kishin shkuar aq large në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin”.

Kështu vepronin e po veprojnë snobistët e ndryshëm sllav e grek, me ritëm të njëjtë si snobisti specifik Vlladan Gjorgjeviq, duke ua vjedhur e përçudnuar të kaluarën historike, gjuhësore, kulturore, shpirtërore e traditat e shqiptarëve dhe ilirëve, me shpresën që tu errësohej e ardhmja dhe tu zhduken gjurmet e tyre të lashta, si një popull më i lashtë e më i ngritur për kohen mes popujve tjerë, e mos të flasim për ardhacakët pa bishta e pa brina, me kokë plotë snobizëm e egërsirë dhe të ndyrë plotësisht në shpirt, ardhur në trojet tona të gadishullit Ilirik.

Pa pikën e turpit, snobisti në fjalë, si snobistët tjerë sllavo-grek, në librin e tijë dhe magjinë e zezë autoriale kundër të kaluarës sonë, përrallat mitike e paragjykemet snobiste të sajuara, i shëndrron në histori, kurse të vërtetën historike të iliro- shqiptarëve përpiqet kot ti shëndrron në përralla, për ta sheruar etjen snobiste me gjak shqiptari e tokë të tij. Ky snobist, si snobistët tjere greko-sllav, nuk do të merrej me shqiptarët, nëse nuk do të ishte brenga fashiste e gjenocidale kundër shumimit të shqiptarëve në trojet e veta, i cili konsiderohet si rrezik për Serbinë e sllavët fashist, gjakatar e gjenocidal së bashku me Greqinë fashiste poashtu gjenocidale, mu në zemër të mbretërisë mesjetare serbe, që pati vdekur me kohën, por që ishte ringjallur si me magji ndër tempuj të trashëguar me urrejtje plot myk e kalb kundërmues antinjerëzor!

Pas ritualeve magjike dhe fabrikimit të miteve, kjo mbretëri e turpshme, fashiste, gjakatare e gjenocidale e ringjallur, filloi të ushqehet prap me tehun e bajonetave përgjakur me gjak shqiptari dhe krimit të paparë kundë në botë, ra mbi trupin e kombit shqiptar, i cili jetonte e po jeton në trojet e veta. Krejtë kjo blojë me trupat e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, grave e burrave u demonstrue para syve të Europës, atëherë e tani, e cila ishte e mbushur dhe është me borell e lajçak pa shpirt e ndërgjegje njerëzore, i shpërblyen me tokat tona dhe prap po përpiqen ti shpëblejnë, në emër të lirisë, demokracisë, barazisë e humanizmit!

Lexuesi im i dashur, lexoje me vemendje Librin e “bardhe” i mbushur përplot me të zezat e snobistit dhe kriminelit serb të Vladan Gjorgjeviqit,”Shqiptaret dhe Fuqite e Medha”, shkruar me 28 janar 1913, nëse don të kuptosh dredhite greko-sllave dhe përkrahesit e tyre europian borelloviqët e lajqakoviqët, dhe grenelloviqët amerikan kundër ekzistencës shqiptare dhe fallsifikimit të historise dhe trojeve tona. I juaj mësuesi Isë

26. 06. 2023

Mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona janë shtytësit kresor të verimeve të mira, të kqija e të tradhtisë!

Shtytësit e proceseve në fjalë gjenden brenda e jashtë nesh, shtytësit e brendshëm që nxjerrin kokë për të mirë, për të keq apo për tradhti, janë shkurtpamësia, lakmia, dëshira, vullneti, guximi, dashuria, urrejtja, inati dhe xhelozia. Nes i edukojmë drejtë e mirë, i socializojmë, humanizojmë dhe i veshim ato me etikë njerëzore e kombtare, i kemi fortsuar, gdhendur, përsosur dhe i kemi ndritur me dritën e diturisë dhe edukatës proceset në fjalë, si shtytës i veprimve më të mira njerëzore, duke ua kthyer shpinën përplotël urrejtje veprimeve të kqia dhe tradhtisë kombtare.

Sa shumë i duhen atdheut tonë njerzit e edukuar, arsimuar largpamës, me lakmije e dëshirë, me vullnet e guxim dhe me dashuri për atdhe, për liri e për mbrojtje të tij! Pa atëdhe, pa liri dhe pa mbrojtje të tij, gënjehemi shumë rëndë se mundë të bëjmë jetë të ndershme, të ndritshme, të qetë, të begatshme e të dinjitetshme! Zgjidhje tjetër më të mirë, unë besoi që nuk ka!

Sa shumë e kanë shkatërruar atdheun tonë, kombin shqiptar dhe shtetin që është fituar me gjakun e popullit në fjalë ata politikan, intelektual të quajtur, klerikë fetarë dhe veteran të rrejshëm të luftës, të cilët nuk i kanë edukuar drejtë e mirë, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e veta, duke mbetur shkurtpamës, lakmitar të dëmshëm, duke mbetur me dëshirë e vullnet destruktiv, me guxim e urrejtje kundër atëdheut e lirisë, duke mbetur me urrejtje, me inatë dhe me xhelozi, të pasocializuar e të pahumanizuar të pandriquar e të pafisnikruar me dritën e diturisë dhe edukatës së mirë e konstruktive!

Ndikimi i faktorëve të jashtëm si shtytës për të mirë e për të keq dhe për tradhti kombtare, janë mjetet e informacionit, të shkruara dhe audiovizuele, shkolla si institucion edukativ arsimor, familja, rrethi shoqëror, literatura, gazetat dhe qarqet e ndryshme propagandistike pro e antishqiptare, për të cilat ka përgjegjësi morale, kombtare e shtetnore politika e shoqëria jonë. I juaj mësuesi Isë

24. 06. 2023

Mos u habitni shumë që nuk jam pozicionuar në politikë për asnjë qast, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotit, që i kam mbushur 7 dekada e dy vite e gjysëm jetë, sepse politika më ka shpallë armiqësi dhe unë asaj po ashtu, për të vzhduar me nderë e faqe të bardhë misionin e shejtë të mësuesit për katër dekada me radhë. Sa ia kam dalë këtij misioni, ia kam lënë kohës të flet e të vlerësoi punën time si mësues.

I falenderoi të gjithë ata që pikëpamjet e sjelljet e mia në punën edukativo-mësimore, në raportë me kolegët, nxënësit, miqtë e dashamirët e mi dhe familjarët e farefisinj, bashkvendasit e bashkombasit, i kanë përceptuar si pikëpamje e sjellje të pa kompromitueshme për ti plotësuar interest e mia përsonale, karieriste, matriale e njerëzore!

Nuk jamë i vetmi une por edhe mbi 50% e elektoratit që ua ka besuar voten e vetë, udhëheqësve në fjalë, që i kundërshtojnë idetë konspirative që ua ka besuar votën, figurës së Albin Kurtit, Vjosa Osmanin e Glauk Konjufcës, tri figura emblematike të udhëheqësisë kosovare, në presidencë në ballë të cilës po qëndron denjësisht Vjosa Osmani, në qeveri në ballë të cilës po qëndron denjësisht Albin Kurti, në paralament në ballë të cilit, denjësisht po qëndron Glauk Konjufca.

Këtë dinjitet nuk e ka demonstruar asnjë udhëheqësi shqiptare andej e këtej kufijëve shqiptaro-shqiptar, që nga shpallja e pavarësisë së dy shteteve shqiptare, në mbrojtje të interesave kombtare përgjithësishtë.

Këto bindje përsonale që i kam për udhëheqjen emblematike të tri figurave në fjalë nuk janë bindje të një politikani që i takoi politikës së tyre, sepse asnjë partie në Kosovë e jashtë saj nuk i tokoi, që tua bëj argatin si servil i pa cipë, për ti plotësuar tekat e mia përsonale si pakurrizor, si butak e si shpuzor, në dëm të popullit birë i të cilit jam.

Të gjitha bindjet e mia që i kam demonstruar publikishtë janë qëndrime të një mësuesi që nuk tallet, nuk zgërdhihet e nuk kokorizet në kundërshtim të interesave të popullit që i tkon, siq ka bërë e po bënë kasta politike e sociopatëve dhe përkrahsit e tyre andej e këtej kufuijëve shqiptaro-shqiptar!

Pse i kam këto bindj e besime ndaj figurave emblemtike në krye të udhëheqjes së tanishme kosovare? Sepse kjo udhëheqësi është e vetmja që i ka shpallë luftë të pamëshirshme krrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. I ka shpallë luftë të pamëshirshme kapjes së shtetit nga mafiozët, kapjes së gjykatave, kapjes së prokurorisë e kapjes së sistemit politik ligjor e kushtetues të Kosovës në përgjithësi! I Ka shpallë luftë narkomanëve, trafikusëve të qenjeve njerëzore, abuzuesëve me pasurinë kombtare, abuzuesëve të privatizimit të pronave shoqërore dhe i ka shpallë luftë prostitucionit që po bëhet për përfitime të ndryshme kriminale!

Nuk besoi që mundë ti vërehën në detaje kontributet apo dëmet e kesaj udhëheqëje në Kosovë për dy vite në pushtet, pos akterëve konspirativ e dashakeqë ndaj kësaj udhëheqësie, të cilës i kanë shpallë luftë udhëheqisit shqiptar e opozitar andej e këtej kufijeve, për ti mbuluar ndytësirat e veta që ia kanë bërë këtij populli tradhtishtë!

Udhëheqja kosovare në fjalë nuk është dëshmuar me nënshkrime e marrveshje në dialog me Serbinë në dëm të interesave të Kosovës, shtetit dhe popullates së saj, siq janë dëshmuar qveritë e mëparshme për një dekadë me radhë në dialog me Serbinë. Nuk e ka nënshkruar kjo udhëheqje asnjë marrveshje në dëm të Kosovës ,duke u thirruar në partneritet me ndrkombtarët dhe në miqësinë e tyre ,siq kanë vepruar udhëheqësit e mëparshëm në dëm të Kosovës.

Ata që i kanë lavdruar e i lavdrojnë, i kanë përkrahur e i përkahin politikanët sociopat të politikës sociopate andej e këtej kufijëve dhe e kanë kritikuar dhe po e kritikojnë pa mbulesë të argumenteve, politikën e politikanëve tanë që i kemi në ballë, mbështetur në konspiracion dashakeq e djallëzor, që buron nga thash e themet e atyre që shkelën e po shkelin mbi interesat e Kosovës, Shqipëerisë e shqiptarëve, për logaritë e turpshme të veta, nuk është patriotizëm, atdhedashuri, sakrifice për liri, për të drejta e barazi, por tradhti kombtare!

Tradhti kombtare kemi patur dhe kemi tani që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotit, fatkeqësishtë! Uroi të jem i gabuar në përceptimin e këtyre fatkeqësive që i kanë ndodh e po i ndodhin kombit tonë shqiptar për 2000 vite me radhë!

Mos përputhja e fjalve me vepra, mëse paku gjendet te Kryeministri Kurti, Presidentja Vjosa dhe Kryeparlamentari Konjufca, krahasuar me të gjitha udhëheqësitë e mëparshme e të tanishme shqiptare andej e këtej kufijëve! Nëse kërkojmë shejntëri vetëm tek udhëheqëja e tanishme kosovare, gabohemi shumë rëndë sepse i shejtë nuk është asnjë politikan, por janë njerzë të zakonshëm, që i mbrojnë apo jo interesat kombtare brenda mundësive e përgjegjësive që i posedojnë, sepse askush të shejtë nuk jemi, kemi tmetat e gabimet tona kush më shumë e kush më pak dhe besëprerë ka gjithkund!

Gabimi që nuk falet është ai që i bënë akuzë të pamatur, të pa përmbajtur emocionalisht, të pa argumentuar me fakte, mbështetur përplot konspiracion e dashakeqësi djallëzore ndaj dikujt, që qëndron më lartë se ti, intelektualisht, emocionalisht, moralisht, kombtarisht, humanishtë e njerëzisht! Gabime të tilla po bëjmë shumë! I juaj mësuesi Isë

22. 06. 2016

Historia e këtyre aleancave treguan shekuj me radhe dhe po tregojnë se sa të padrejta, të pamëshirshme dhe të panjerëzishme ishin dhe janë ndaj popullit shqiptar dhe paraardhesve të tij Ilir, edhe pse me bijte e bijat e tij e brymosi tokën e vetë me eshtrat e gjakun e tyre, në çdo këndë e në çdo cep të saj, per ta mbrojtur ate, lirinë dhe pavarësinë e saj.

Sa e sa aleanca e aleanca të pandershme , të padrejta, të panjerzishme dhe fashizoide u bënë bashk në dëmë e në shkatërrim të popullit shqiptr, që nga pushtimi i Ilirisë, pas afër 3oo vite luftra të përgjakshme të Ilirëve, ballë për ballë me romako-bizantinët, derisa u pushtue Iliria përfundimisht nga ushtria Romake me Cezarin ne ballë të sajë rreth vitit 49 të shekullit të parë të kësaj epoke.

Aleanca e aleanca të krimit njerëzor e krimit ndaj shqiptarëve u bënë e po bëhen duke i shfrytëzuar edhe budallitë, përqarjet e mosmarrveshjet tona mes veti, gjate ardhjes së sllavëve në trojet tona të Gadishullit Ilirik, qe nga fillimi i shekullit te gjashtë, ku Perandoria Romake e ajo Bizantine, për pak kohë, këta ardhacak në trojet tona i favorizuan që të bëhen edhe mbretër udhëheqës të gadishullit Ilirik.

Historia Iliro-shqiptare nuk i harron kurrë gjakderdhjet e mëdha që ua shkatuan Ilirëve gjatë konvertimeve fetare me dhunë e me gjenocid të kësaj popullate, deri tek hudhja në detë për së gjalli e atyre që rezistonin konvertimin fetar krishten ortodoks, nga ai katolik që e kishin më parë, duke dëmtuar e masakruar tragjikisht, substancën tonë kombetare, teritoriale, ekzistenciale, kulturore dhe gjuhesore.

Aleanca e aleanca anti shqiptare u bënë në dëm të tyre edhe gjatë luftrave 500 vjeqare me Perandorinë Otomane turke. Aleanca e aleanca të turpit kundër shqiptarëve sëbashku me aleancat e brendëshme të tradhtisë kombëtare u bënë edhe gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipëisë me 1912, pas humbjes së Perandorisë Otomane, turko-aziatike.

Aleanca të turpshme, të padrejta, fashizoide nga jashtë e nga brenda u bënë në dëmë tonin kombtar e në favor të grekëve e sllavëve, ardhacak në trojet tona, siq u bënë më parë në Kongresin e Berlinit, Paqën e Shën Stefanit e deri te Konfernca e Londrës.

Aleanca e aleanca të turpshme, të padrejta, fashizoide dhe gjenocidale u bënë në dëmë të shqiptarëve, që nga përfundimi i luftës së parë e luftës së dytë botnore e deri te lufta clirimtare e UÇK-s.

Është për tu habitur në prisit tanë politik dhe ata shqiptarë që i përkrahin politikanët që si mbrojnë interesat kombtare të shqiptarëve, të cilët ende nuk janë mbushë mendë, ta mbrojnë nderin dhe gjakun e derdhur të bijëve dhe të bijave më të shtrejtë të këtij populli.

Edhe pse nëpër dekada e shekuj 2000 vjeqarë, bëmë luftra të përgjakshme për liri e pavarësi, per unitet e mbrojtje të trojeve tona, prap se prap gjaku i derdhur na shkoj dëmë dhe mbi këtë gjak i mbollën fitoret pushtuesit tanë greko-sllav, me bekimin e Evropes plakë dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare.

Lexuesi im i dashur, mos harro se historia nuk ka filluar e nuk do të përfundoi vetëm me ne seps ka filluar edhe para nesh e do të vazhdoi edhe pas nesh! Në këtë rrugtim mijavjeqar është mirë ti kuptojmë sa më parë padrejtësit historike që na janë bërë e po na bëhen, nëse dëshirojmë të zëmë vend meritor mes kombëve tjera të botës. I juaj mësuesi Isë

20. 06. 2020- ripostim

Kurë i kanë kërkuar Stiv Xhobsit tu drejtohej studentëve të diplomuar në Stenford, ai para tyre i ka thenë këto fjalë të menqura:

“Koha e juaj është e kufizuar, mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bllokoni nga dogmatizmi, që të jetoni me rregullat e të menduarit të njerzëve tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të tjrëve të mbys zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, keni guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato tashmë e dine disi se çfarë ju doni vërtetë të beheni. Çdo gjë tjetër është dytësore”.

Shumë prej nesh e humbim kohen kot duke jetuar jetën e dikuj tjetër. Bllokohemi shumë nga dogmatizmi i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe rregullave të tjerëve. Quditërisht e lejojmë zhurmën e mendimeve të tjerëve të na mbys zërin tonë të brendshëm dhe sa pak guxim kemi ta ndjekim zemrën dhe intuitën që i posedojmë për brenda, të cilat e dijnë apo duhet ta dijnë disi se çfarë ne dojmë të bëhemi e çfarë ne dëshirojmë të kemi.

Derisa mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe veprimet tona varen nga gjepurat e tjerëve, të imponuara si rregulla për jetën tonë, pa iu nënshtruar analogjisë, analizës, gjykimeve dhe kunkluzionit tonë kritik, vërtetë dëshmojmë në praktikë, që po e jetojmë jetën e tjerëve, jo jetën tonë!

Kemi nevojë urgjente t’i largojmë nga koka programimet e vjetra, të cilave u ka skaduar koha dhe ato programime që nuk janë produkt i të menduarit, besuarit, bindjes, pikëpamjeve dhe të vepruarit tonë origjinal, por i bartur nga tjerët, pa iu nënshtruar analizës, analogjisë, gjykimit e konkludimit tonë kritik. I juaj mësuesi Isë

17. 06. 2023

Ato fatkeqësisht ende po vazhdojnë si më parë mos më keq, edhe pse po i paguajmë me gjak e me jetë shqiptari dhe me tkurrje sistematike të trojeve tona, që nga pushtimi i Ilirisë e deri me sot! Për qudi prap nuk po mbushemi mend por po i thellojmë edhe mëtej përqarjet mes veti, si një ogur i zi për Kosovë e për Shqipëri dhe për shqiptarët në përgjithësi! Kurë e them këtë uroi të mos kem aspak të drejtë, por realitetin të cilin po e perceptoi, nuk po me lejon të mendoi e të ndjej nryshe, sepse po me dhembë thellë në shpirte e në trup dhe po me shqetëson shumë emocionalishtë realiteti i hidhur mbarë trojeve shqiptare!

A nuk po vazhdojnë edhe sot përqarjet mes shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri dhe mes shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta të pushtuara nga fqinjët tanë sllavo-grek, si përqarjet mes principatave Ilire dhe Arbërore , derisa u pushtua tërësisht Iliria dhe Arbëria nga pushtuesit latino-romak e Greko-bizantin dhe serbo- bullgaro-sllav ortodoks e nga Perandoria Otomane- turko-aziatike, për të vazhduar pushtimi edhe mëtej nga fqinjët tanë pushues sllavo-grek, deri në ditët e sotme, me synimin që ti zhdukin shqiptarët nga faqja e dheut dhe nga harto gjeografike e botës, pa u mbushur asnjëherë mend shqiptari, si më parë paraardhësit tanë arbëror e Ilir, mos më keq si ata!

A nuk është më keq sot përqarja mes shqiptarëve andej e këtej kufijëve, brenda e jashtë tyre, apo përceptimet e mija janë iluzore që po e shtrembërojnë realitetin pa dashjen time, me të cilin jan rrethuar shqiptarët andej e këtej kufijëve, brenda e jashtë tyre? Është iluzion i imi përqarës apo realitet perceptues i përqarjeve mes veti të deputetëve opozitë e pozitë në Parlamentin e Kosovës dhe në Paralamentin e Shqipërisë, si një ogur i zi për Kosovë e për Shqipëri, për atdhe e për liri?

Nuk besoi që mund të perceptohet e të përjetohet ndryshe ky realitet i hidhur që i ka rrethuar shqiptarët, për ata që kanë zemër e shpirt të ndjejnë, për ata që kanë sy të perceptojnë dhe mendë e vetëdije të kuptojnë?!

A nuk është përqarja ogurzezë për Kosovë e për Shqipëri dhe për shqiptarët në përgjithësi, mes Kryeministrit të Shqipërisë e Kryeministrit të Kosovës?! A nuk është sjellje orguzezë ta përkrahish e të bashkëpunosh me armikun e shqiptarëve në jugë e në veri, në lindje e në perëndim, që po rrijnë me gojë të hapur ta kapërdijnë Kosovën me Shqipërin?! Cili mik i donë shqiptarët të përqarë e të hasmëruar mes veti, pos armiqëve greko-sllav për rreth nesh me Rusinë në ballë?!

Cili mik i përkrah shqiptarët e korruptuar, nepotistë dhe kriminel të krimit të organizuar kundër vetëvetës e në dëm të trojeve të tyre, në dëm të pasurisë kombtare, në dëm të shtetit e në dëm të popullatës në përgjhithësi?! Asnjëri prej tyre pos armiqive tanë!

Miqtë tanë nuk i prishin planet, interesat dhe strategjitë e veta për budallitë e shqiptarëve, hasmëritë e tyre mes veti, vëllavrasjet, krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, politik, arsimor dhe juridik. Këtë duhet kuptuar sa më parë populli shqiptar dhe të mbushemi mend, që mos të na pëseriten tragjeditë njëra pas tjetrës në trojet dhe në popullatën tonë shqiptare! I juaj mësuesi Isë

16. 06. 2015- ripostim

-E para, se përkundër zhvillimeve evoluese të dekadës së fundit, veçanërisht në Kosovë kur çështja e saj u shtrua në një dritë të re, me një perspektivë të re dhe premtuese, çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur, as në segmentet e veçuara, dhe as në tërësinë e saj.

-E dyta, se janë shumë të ndërvarura dhe të ndërkushtëzuara zhvillimet politike në hapësirën shqiptare që, shprehur figurativisht, do të duhej të kuptohej se : pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të bëhet mirë në Kosovë; pa qenë mirë në Kosovë, nuk do të jetë mirë me shqiptarët në hapësirën tjetër shqiptare.

-E treta, se janë shumë të ndërlikueshme proceset politike që po zhvillohen në hapësirën shqiptare, se janë shumë të ndërlikueshme shkaqet që po shkaktojnë ato procese dhe se janë shumë të ndërlikueshme veprimet që duhen të ndërmirren për krijimin e kushteve për t’u bashkuar në një zë : si një popull dhe si një komb, në kohën kur, ç’ është e vërteta, nga njëra anë, po rritemi si popull, e nga ana tjetër, ende po na kërcënon rreziku që të tkurremi si komb.

Pak fjalë për të kaluarën tonë

-Nëse do të përmblidhej, qoftë edhe me një fjali të vetme, e kaluara jonë e hidhur, do të mund të nxirrej përfundimi vërtet i parrëzueshëm se Evropa cënoi rëndë tërësinë tonë territoriale, dhe bëri përpjekje që të na shlyejë nga harta gjeopolitike e saj.

-Përfundimi i dytë, gjithashtu i parrëzueshëm, që do të mund të nxirrej në lidhje me pushtimin e tokave tona nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, është se as Serbia, as Mali i Zi dhe as Greqia “nuk kishin mbështetje historike për të përligjur lakmitë e veta ndaj trojeve shqiptare”.

-Copëtimi i trojeve shqiptare dhe aneksimi i më tepër se gjysmës së tyre ndodhi nga ana e monarkive fqinje. Serbia qe e para që bëri pastrimin etnik që në luftën ruso-turke(1877-78), ndërsa pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër(1913), qeveritë e Beogradit, Cetinës dhe Athinës, filluan dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe i dërguan të mërgonin në Turqi, sa më larg prej kufijve të tyre.

-Edhe pas vitit 1918, Jugosllavia vazhdoi për dekada, fushatën e dëbimit të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Edhe pse gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej aleatëve të mëdhenj shqiptarëve iu premtua respektimi i parimit të vetëvendosjes, procedurat ndodhen ndryshe.

-Kthimi i shkurtër në histori është në të vërtetë, një thirrje që “ t’i kthehemi vetës sonë dhe përgjegjësive tona, në mënyrë që të nxjerrim mësim nga e kaluara, që të mos pësojmë në të ardhmen si komb”.

Çka nuk kemi mësuar nga e kaluara ?

-Nga e kaluara jonë e hidhur nuk kemi nxjerr mësim që sot të ndërgjegjësohemi që, jo vetëm të mendojmë, por edhe të shprehemi dhe të veprojmë, si një popull dhe si një komb politikë.

-Në fjalët dhe në fjalimet tona ende ka shumë porosi folklorike , pa vra mendjen se: po të bëhej me sharki a me çifteli, ne shqiptarët të parët në Hënë do të kishim mbërri! Mirëpo, duhet të pushojmë ta fajësojmë historinë dhe Evropën për padrejtësitë ndaj nesh, sepse ato janë të pakontestueshme.

-Neve na duhet konsolidimi kombëtar pikërisht që të mos na përsëritet e kaluara. Na duhen qëndrime të përbashkëta për çështje të përbashkëta. Ne, sikur, ende nuk e ndiejmë nevojën që të funksionojmë si një tërësi kombëtare. Prandaj, energjinë tonë krijuesë do të duhej ta shpenzonim dhe ta shteronim në rrafshin kombëtar, në projekte kombëtare. E. S.

Lexuesi im i dashur ka ardhe koha e fundit, të mendojmë, të ndjejmë dhe të veprojmë si një komb i përbashkët për zgjidhjen e qështjes sonë kombëtare të pazgjidhur. I juaj mësuesi Isë

14. 06. 2023

Çfarë idesh brilante i kanë depërtuar në kokë Edit, që të anuloi njëanshëm mbledhjen e dy qeverive Shqiptare, asaj të Shqipërisë mëmë dhe qeverisë së Kosovës, e cila është përcaktuar më parë të mbahet në Gjakovë?! Me siguri ky burrë shteti e ka për qëllim t’i forcoi edhe mëtej mardhënjet mes vëllëzërve të Kosovës e të Shqipërisë!

Këtë përkujdes vëllazërorë, kombtarë, moral e human e vërtetoi katërcipërishtë Edi, me propozimin e draft statusit për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, apo ai me veprimin e vetë e vërtetoi publikisht para botës të kundëten e sajë?! Qofsha i gabuar me këto mendimet e mia të trazuara, që po e shqetësojnë botën time shpirtërore, emocionale dhe intelektuale!

Si është e mundëshme Kryeministri i Shqipërisë mëmë të kujdeset për hartimin e draftë statusit të komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, e nuk i ka shkuar mendja të kujdeset për draft statuset e komunave me shumicë shqiptare në Janinë e Çamëri, që janë nën çizmen Greke, për shqiptarët në maqedonin e Veriut që janë nën çizmen maqedone?!

Si nuk i ka shkuar mendja të propozoi draftë statuse për komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët janë nën qizmën gjakatare serbe, për shqiptarët në mal të zi, që janë nën çizment e Malit të Zi, edhe pse e ka obligim kushtetues të kujdesët me të gjitha mjetet, ti mbroj të drejtat njerëzore e kombtare të shqiptarëve, si prisë i Shqipërisë, shtet amë i tyre!

Konica thoshte dikurë: “Ruje o Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga armiku e ruajmë vet”! I madhi Gjergj Fishta thoshte: ” Më lehtë i bënë bashk një grusht pleshta se sa një grushtë shqiptar”! Vaj medet ku kemi mbetë, po pajtojmë të jetojmë pa dinjitet njerzor, moral, human e pa dinjitet kombtar! I juaj mësuesi Isë

09. 06. 2023

Nuk po mundem të bindem aspak, që populli ynë i dashur nuk u mbush mend kurrë në këtë periudhë 2000 vjeqare me përqarjet, hasmëritë, me urrjtjet, me vllavrasjet, me lakmitë brutale për pushtet, për bjraktarllak, për rrhagjokse, për mendjemadhësitë me kokë përpjetë, për bashkpunim me hasmin tonë, që kjo po i bie hasmëri e brendëshme, më e madhe se hasmëria e jashtme, kundër vetë vetës e pro fvoreve të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë. Për kët ka thënë Faik Konica: ” Ruje o Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga hasmi e ruajm vetë”!

Hasmëria e brerndëshme, vëllavrasjet, lakmitë për pushtet, përqarjet mbi baza partiake, fetare e regjionale, po i japin forcë e trimëri fqinjëve tanë pushtues greko-sllavë dhe po ia bëjnë me die edhe miqëve tanë ndërkombtar se nuk e meritojmë përkrahjen e tyre, miqësinë e tyre, sepse për dy dekada e gjysëm para tyre dëshmuam se jemi të prirur vetëm për pushtet e jo për të bërë shtet e jo për ta mbrojtur shtet, por për ta shkatrruar, për ta zhvatur ate, për ta qitë në tregë të kusuriten greko-sllav me pjesë të tij.

Nuk mbahet miqësia, as nuk të mbronë ajo përjetësisht, kurë hasmi i brendshëm i shtetit, i atdheut, i popullit shumohet e forcohet me hasmëri më shumë se hasmi i jashtëm, nuk mbahet shteti as miqtë tanë me të korruptuar, me nepotistë dhe me kriminel të krimeve të organizuara kundër shtetit, kundër vendit, kundër pasurive të tij, kunder aseteve kombtare, kundër arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kundër drejtësisë!

Cili mik i sinqert është ai që investon dhe na mbronë me të gjitha këto marrëzira për brenda? Askush! Këtë marrëzi të madhe është dashtë ta kuptojmë si popull para se ti tolerojmë këto marrëzira të të marruarve, para syve të botës, sepse mu këto marrëzira i kanë kthyer kundër nesh miqtë tanë, të cilët na kanë shpëtuar nga shfarosja!

Unë mendoi lexusit e mij të dashur, se për këta armiqë e ka patur fjalën poeti ynë i madh Ali Podrimja e jo për ata që na kanë shpëtuar nga shfarosja, i cili është shprehur përplot revoltë për armiqtë e mbrendshëm dhe të jashtëm, duke shpresuar në forcën e popullit që iu ka drejtuar mesazhin e kjartë se qfarë duhet të bëjmë si popull:”Tokë me nda nuk kam hasmi n’pidh t’samës, me dekë duhet mësue, qenqe nuk jetohet ma”!

Mua po me duket se e kemi shkelë me dy këmbët bukën, përkrahjen dhe mbrojtjen nga shfarosja të miqëve tanë, duke i toleuar për dy dekada e gjysëm në ballë të shtetit të korruptuari, nepotistët, organizatorët e krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, të cilët abuzuan rëndë edhe me pasurinë kombtare, me privatizimin derisa e qitën në treg edhe atdheun për kusuritje të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav. I juaj mësuesi Isë

05. 06. 2015-ripostim

Kanë thënë dijetarët se shkenca nuk ka atëdhe, por akademikët me doemos duhet ta kenë atëdheun. Si po duket akademikët tanë kanë mbetë pa shkencë e pa atëdhe, nese konsiderohet shkenca kapiten që u prinë përpara zgjidhjes së problemeve të ndryshme kombetare e ndërkombetare. Për akademikët tanë sipas të gjitha gjasave, nuk po vlejka kjo konsideratë!

Shkenctarëve u besohet që dijnë t’i shohin dhe t’i ndjejnë shpirtnisht aqë largë problemet e ndryshme, ku tjerët nuk kanë mundësi, aftësi t’i shohin e as t’i ndjejnë ato . Si po duket akademikëve tanë të shkencës, po u konvenon të mos shohin asgjë rreth problemeve tona kombëtare e ndërkombetare dhe kanë ra në një gjum të thellë, që mos tia prishin rehatinë vetës dhe politikës së kohës!

Akademikët e fqinjëve tanë pushtues po hartojnë projekte për zhdukjen e shqiptarëve dhe për uzurpimin e tokave tona, ndërsa akademikët tanë nuk orvatën fare, që të bëjnë projekte, se si duhete të mbrohemi nga pushtuesit barbar. Akademikët e pushtuesëve tanë bëjnë projekje nga më të ndryshmet që ta përvetësojnë lashtësinë tonë kombetare, ta tjetërsojnë ate, që të konsiderohen ata më të lashtë se sa ne në trojet tona.

Ndërsa akademikëve tanë as që u shkon mendje, tu kundërvihen këtyre tezave e hipotezave fashiste pushtuese. Sa e sa projekte, sa e sa enciklopedi jane hartuar nga akademitë sllavo-greko-ortodokse, që të hudhin baltë e pluhur mbi të kaluarën tonë, ta përvetësojnë ate per veten e tyre, e neve të na zhdukun nga trojet tona si kombe dhe të na burgosin, të na vrasin dhe të na nënshtrojnë e poshtrojnë, sipas projeketeve të tyre ogurzeza, kurse akademikët tanë nuk e nxjerrin as më të voglen fjalë shkencore që tu kundervihen këtyre projekteve famkeqe, për ne shqiptarët si komb.

Lexuesi im i dashur nuk na ka mbetë gjë tjetër përpos një lutje Zotit te mos vdesin për së gjalli akademikët tanë por të bëjnë diçka për të mirën e kombit në radhë të parë e për të mirën e shkencës në radhë të dytë! I juaj mësuesi Isë

04. 05. 2023

Këtë krim njerëzor të bërë kundër shqiptarëve të asaj ane dhe shqiptarëve në përgjithësi, mëse miri e din KFORI Francez, që i vuri telat gjembor mbi Uren e Ibrit në Mitrovocë, policia e UNMIKUT, policia e EULEKSIT, Opozita kosovare sa ishte në pushtet, past faqen e zezë, e dijnë edhe politikanët e Shqipërisë, miqtë dhe armiqtë tanë nga Europa e nga bota, e din fare mirë edhe miku ynë tradicional Amerika!

Psehun e kësaj heshtje djallëzore ndaj krimit njerëzor bërë nga bandat serbo-qetnike kundër shqiptarëve, posaqërisht atyre nga veriu i Kosovës, të derigjuara e të dresuara nga Beogradi dhe eskortat policore e ushtarake të Vuçiqit, për të bërë krime monstruoze për dy dekada e sa vite pas luftës, mëse miri e dijnë akterët e përmendur më lartë!

Psehun e lejimit të Serbisë Kriminale të ndërtoi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës lagje të mëdha shtëpish në Kodren e Diellit të Mitrovicës dhe në Zveqan për kolonët serbë banditë, të ardhur me duar të përgjakura me gjak të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, ta kolonizoj atë pjesë me bandat kriminale në fjalë, për ta zhbër shtetin e Kosovës dhe për ta konfiskuar për veti Serbiai fashiste e Vuçiqit, përmes rrenave e shpifjeve të ndryshme kriminale, pjesën më të pasur të Kosovës, mëse miri e dijnë akterët e përmendur në fjalë!

Krijimin edhe të një Republike serbe në Kosovë, dhënjen e akstra teritorit për kishat tona ortodokse të uzurpuar nga Serbia Fashiste, dhënjen e mbi 8200 hektar tokë Malit të Zi rreth demarkacionit mes dy shtetevedhe, mbi 4000 mij hektar tokë rreth demarkacionit me Maqedoninë e Veriut, ndarjen e liqenit të Ujmanit me Serbinë fashiste dhe pagesën e rrymës për bandat kriminale serbe në veri për dy dekada e gjysëm, e dijnë fare mirë fshehtësinë kriminale antinjerëzore kunër shqiptarëve dhe kundër shtetit të tyre, akterët e përmendur më lartë, kurse shqiptarët po e ndjejnë barrën e fshehtësisë mbi supet e veta me dhembje, përulje, nënshtrim e poshtrim! I juaj mësuesi Isë

03. 06. 2015- ripostim

Dëshmorët e mbollën lirinë, horat, hajnat dhe tradhtaret po i zhvatin frytet e saj. Luftën e bënë trimat e atdheut të cilët ranë dëshmor për atdhe e për liri, kurse frytet e sajë po i korrin laraskat e tradhtisë që nuk kanë të ngopur, si lugetërit! Si është e mundur kjo padrejtësi, panjerzishmëri e pangopshmëri e shpiunëve, tradhtarëve, laraskave dhe zhvatësve të atdheut e të popullit, të tolerohet nga populli kjo e keqe tragjike?!

Ata që ishin shpiun e tradhtar, për qudi po i gezojnë tani frytet e lirise që i mbollën farat e sajë dëshmoret e vendit tonë, me gjakun dhe jetën e tyre.

Nuk besoj që ka diku në bote, padrejtësi kaq të madhe sikur në vëndin tonë, që po prodhohet nga akterët politik, të cilët e shkatërruan vendin dhe po i zhvatin marrëzishtë frytet e lirisë që ia lanë peshkesh popullit tonë dëshmoret e këtij vendi, të cilët janë rritë e edukuar në gjiun e popullit shqiptar që i takojnë.

Dëshmorëve të Atdheut që e ulen tokën e tij me gjak dhe po qëndrojnë krenarë nën dheun e kësaje toke, po tentojnë t’ua rrëmbejnë krenarinë ata të cilët nuk e meritojnë fare, sepse mëse paku kane kontribuar për liri e për pavarësi, e mëse shumti kanë penguar e kanë shpiunuar në dëm të qështjes sonë kombëtare.

A e meritojnë këtë padrejtësi, këtë pabesi dhe këtë tradhti, tua bejnë heronjëve tanë, ata që ishin dje, ata që janë edhe sot vetem tradhtar e sahanlëpirës dhe asgjë më shumë e asgjë më pak?!

A e meritojnë ata, që të heshtim ne të gjallët sikur të vdekur, duke shiquar duarkryq përbaltjen e gjakut dhe amanetit të dëshmorëve, duke shiquar varfërinë e skajshme të vendit, duke shiquar punësimin e njëanshem të militanteve partiak e tradhtarëve të tij, duke shiquar shkatrrimin dhe përvetesimin e paligjshëm të pasurisë sonë kombëtare, duke shiquar korrupcinin që e ka zhytë vendin deri ne fyt dhe duke shiquar degradimin e vlerave tona kombetare, humane, morale, sociale e njerëzore?!

Përgjigjur shkurt, nuk ia vlenë dhe nuk e meritojmë si popull ta bartim këtë turp kombëtar e njerëzor, ne të gjallët, që kemi vdekë për së gjalli, duke toleruar shkeljen e gjakut dhe amanetin e bijëve dhe bijave tona më të shtrejtë, që ia dhanë jetën lirisë e pavaresisë, e nuk ia dhanë horave, tradhtarëve, karieristëve, sahanlepirsëve të pangopshmëve dhe lugetërve që rrënuan e po rrënojnë çdo gjë të vlefshme e të levërdishme për vendin dhe për popullin. I juaj mësuesi Isë