Pse heshtën e po heshtin Akademikët shqiptar para këtyre problemeve të shumta që po i kanosen kombit tonë
05. 06. 2015-ripostim
Kanë thënë dijetarët se shkenca nuk ka atëdhe, por akademikët me doemos duhet ta kenë atëdheun. Si po duket akademikët tanë kanë mbetë pa shkencë e pa atëdhe, nese konsiderohet shkenca kapiten që u prinë përpara zgjidhjes së problemeve të ndryshme kombetare e ndërkombetare. Për akademikët tanë sipas të gjitha gjasave, nuk po vlejka kjo konsideratë!
Shkenctarëve u besohet që dijnë t’i shohin dhe t’i ndjejnë shpirtnisht aqë largë problemet e ndryshme, ku tjerët nuk kanë mundësi, aftësi t’i shohin e as t’i ndjejnë ato . Si po duket akademikëve tanë të shkencës, po u konvenon të mos shohin asgjë rreth problemeve tona kombëtare e ndërkombetare dhe kanë ra në një gjum të thellë, që mos tia prishin rehatinë vetës dhe politikës së kohës!
Akademikët e fqinjëve tanë pushtues po hartojnë projekte për zhdukjen e shqiptarëve dhe për uzurpimin e tokave tona, ndërsa akademikët tanë nuk orvatën fare, që të bëjnë projekte, se si duhete të mbrohemi nga pushtuesit barbar. Akademikët e pushtuesëve tanë bëjnë projekje nga më të ndryshmet që ta përvetësojnë lashtësinë tonë kombetare, ta tjetërsojnë ate, që të konsiderohen ata më të lashtë se sa ne në trojet tona.
Ndërsa akademikëve tanë as që u shkon mendje, tu kundërvihen këtyre tezave e hipotezave fashiste pushtuese. Sa e sa projekte, sa e sa enciklopedi jane hartuar nga akademitë sllavo-greko-ortodokse, që të hudhin baltë e pluhur mbi të kaluarën tonë, ta përvetësojnë ate per veten e tyre, e neve të na zhdukun nga trojet tona si kombe dhe të na burgosin, të na vrasin dhe të na nënshtrojnë e poshtrojnë, sipas projeketeve të tyre ogurzeza, kurse akademikët tanë nuk e nxjerrin as më të voglen fjalë shkencore që tu kundervihen këtyre projekteve famkeqe, për ne shqiptarët si komb.
Lexuesi im i dashur nuk na ka mbetë gjë tjetër përpos një lutje Zotit te mos vdesin për së gjalli akademikët tanë por të bëjnë diçka për të mirën e kombit në radhë të parë e për të mirën e shkencës në radhë të dytë! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!