Nuk ka gje me shkaterruese per ne, se sa nje temperament qe nuk mund ta kontrollojme tek vetja ne raport me tjeret dhe ne raport me situatat e ndryshme me te cilat rrethohemi. Mjetet me efikase qe na mundesojne ta marrim veten nene kontrolle jane dashuria, respekti, mirekuptimi dhe tolerance ndaj situatave te ndryshme qe na rrethojne dhe ndaj tjereve, per aqe sa e meritojne tolerancen ata. Me keto veprime e shukim zjarrin para se te mere flake, ku mund te digjemi ne te.
Nuk ka gje me te lodhshme dhe me shkaterruese per jeten e shendetin tone, se sa zemrimi dhe humbja e vetkontrallit. Nuk ka dobesi ma te madhe, se sa humbja e ndjenjes se sigurise qe te shprehemi para tjereve dhe ti kundershtojme ata me fakte e argumente, te qete e te guximshem dhe me plote vendosmeri. Sa me i madh zemrimi ndaj tjereve e situatave te ndryshme, aqe me e madhe behet frika, shqetesimi dhe na humb guximi e argumentet te ballafaqohemi me ta dhe me situatat qe na rrethojne.
Mjetet qe e zbusin zemrimin, e zvoglojne friken dhe e rrisin guximin, vendosmerine e vetekontrollin te perballemi me tjeret e me situatat e ndryshme, tham me pare se jane dashuria, respekti, mirekuptimi dhe toleranca ndaj tjereve per aqe sa e meritojne ata. Nese i bejme keto veprime, i krijojme vetit mundesi te flasim më qete, më bindshem, më guximshem dhe më me respekt ndaj vetevetesdaj situatave e ndaj atyre qe ballafaqohemi me ta, duke argumentuar bindshem te verteten para tjereve e para  situatave qe na rrethojne,se ne cilen ane eshte e verteta.
Qe mos te zemrohemi, qe mos ta humbim vetkontrollin dhe mos t’i prishim raportet e mira me tjeret, duhet pranuar ata ashtu s’içe jane, sepse asnjeri prej tyre dhe asnjeri prej neve, nuk jemi aqe te persosur dhe pa t’meta. Edhe pse e kemi veshtire t’i pranojme njerezit ashtu s’içe jane, nese i perdorim mjetet e permendura me larte ne krye me dashurine, behet i mundshem dhe me i lehte pranimi, duke u ballafaquar me ta permes argumentimit se ne cilen ane qendron e verteta e ne cilen jo, per ta vetdijsuar palen me te cilen komunikojme dhe opinjanin me te cilin rrethohemi.
Lexuesi im i dashur, nese done ta keshe veten nene kontrolle, ta fitosh guximine, vendosmerine qe te perballesh me tjeret dhe mos t’i prishish raportet e mira me ta, perdore mjetin e dashurise, respektit, mirekuptimit dhe tolerances ndaj tyre, per aqe sa e meritojne ata gjate komunikimit e bashkpunimit me ta, nese ke per synim ti ndryshosh gjerat per te miren e te gjitheve, e jo per qellime egoiste personale e grupore. I juaj, mësusi Isë

Fjalimi i juaj ne OKB eshte nje shembull qe duhet ta ndjekun te gjithe presidentet e botes, te gjithe kryeministrat e ministrat, te gjithe deputetet dhe ata qe gjenden ne balle te institucioneve te ndryshme shtetnore, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, ushtarake e policore, sidomos ata qe jane shqiptar. Respekt per fjalimin tuaj Prersident!

“Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist. Në shekullin e kaluar socializmi dhe komunizmi vranë njëqind milionë njerëz.

Siç e shihni edhe sot Venezuelën, kjo ideologji vazhdon të vrasë njerëz në këtë vend.

Këto ideologji totalitare, të kombinuara me teknologjitë moderne, janë në gjendje të ushtrojnë pushtetin e tyre me format më shqetësuese të represionit dhe dominimit.

Për këtë arsye ShBA do të ndërmarrë hapat e duhur ndaj teknologjive të huaja dhe investimet për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurisë kombëtare. Këshilloj çdo vend të pranishëm këtu të bëj si ne. Dhe ua rekomandoj këtë.

Nëse doni lirinë, bëhuni krenar me vendin tuaj. Nëse doni demokracinë, merrni në dorë sovranitetin tuaj.

Nëse doni paqe, duajeni kombin tuaj. Udhëheqësit e mençur gjithmonë e kanë në vend të parë të mirën e popullit të tyre dhe të vendit të tyre.

E ardhmja nuk u përket globalistëve, e ardhmja u përket patriotëve. E ardhmja u përket vendeve sovrane dhe të pavarura që mbrojnë qytetarët e tyre, që respektojnë fqinjtë dhe nderojnë diferencat që e bëjnë çdo vend të veçantë dhe unik”. Donalld Trump

Derisa ta kuptojm ne detaje parimin jetesor se ne jemi forca krijuese e jetes sone e jo tjeret, do te sillemi ne nje qark pa kurrfar kuptimi per jeten. Kure e them kete po mbeshtetem ne realitetin e hidhur te qendrimit te gabushem te shumices prej nesh qe mbeshtetemi ne fajsimin e tjereve per gjendjen e pavolitshme te jetes sone.
Si po duket eshte ngulite neper kokat tona parimi inferior i arsyetimit te vetevetes dhe neglizhences sone, duke i fajsuar tjeret me bindjen, sikur mos ta kishim nje gjendje te tille politike, do ti kishim punet me mire, sikur mos te kisha lindur i varfur ne mesin tim familjar, do te isha pakez me ndryshe, sikur mos ta kisha udheheqesin e organizates punuese kaqe te dopt, do te shkelqente puna ime ne organizote, sikur te kishim gjykates te drejte, do te barazohej per te gjithe drejtesia, sikur te kishim politikan kombetar , nuk do te tallet serbija e europa me kombin tone, sikur te kishim fetar te vertete qe merren vetem me punet e Zotit, nuk do te ishim kaqe te perqar mes veti e kaqe keqeberes, sikur politikanet tane te merren vetem me interesat e politikes kombetare, nuk do te lulzonte korrupcioni, papunesia, varferia dhe keqperdorimet e shumta te pasurise kombetare, sikur te kishim shkolla e univerzitete me te mira, gjeneratat tona do te ishin me te forta per interesat e veta personale, familjare dhe per interesat kombetare, e shume arsyetime inferiore, qe e fusin ne kokat tona zhgenjimin dhe depresionin per jeten, ne vend qe te ndodh e kunderta dhe te ballafaqohemi me sfidat te cilat na pengojne ti kapercejme ato me forcen e guximit, menqurise, iniciatives dhe qendrimit stoik. Ne jemi ajo force qe duhet ndryshuar më pare veteveten e pastaj gjerat te cilat na kane zene frymemarrjen e lire te te jetuarit më njerezisht.
Lexuesi im i dashur, derisa te ndergjegjsohemi se ne jemi forca krijuese e jetes sone dhe forca e ndryshimit te gjitha te keqijave, do te jetojme si figura shahu qe manipulojne tjeret me ne gjate jetes, sikur manipulojne femija me kukullat e veta, duke e vuajtur vargun e gjate te dekurajimeve dhe depresionit, qe pason nga keto qendrime inferiore tonat para manipulimit te tjereve. I juaj, mësuesi Isë

Nje jete e pa ekuilibruar ne fushen e shendetit fizik, psikik, emocional, intelektual, social, moral e professional ne aspektin personal, familjare e kombetare eshte e mbushur perplote divergjenca, kunderthenje e befasira, me kokeqarje e deme te medha.
Jeta dhe shendeti ne kete shoqeri e cila eshte mbushur perplot telefana, kompjuter, radio, televizor, internet, revista, gazeta e teknologji te llojeve nga me te ndryshmet rreth informacionit, eshte shume e veshtire te mbahet nen kontroll dhe e ekuilibruar si duhet.
Nën kete presion kaqe te madhe te kesaj teknologjie informuese, gjendjes jo te favorshme ekonomike e rrethanave te ndryshme politike, po nuk e menagjuam veten si duhet e sa duhet, qe ta shfrytezojme sa me racionalisht kohen mes ketij vershimi te madh kerkesash e presionesh, herehere stresuese e rraskapites, do te kemi nje mungese te madhe te ekuilibrit tone jetesor e shendetesor, e cila do te na sjelle telashe e kokqarje rreth humbje se kohes, shendetit, karieres profesionit dhe do te ngecemi prapa ne shume fusha te jetes personale, familjare e kombetare nga presioni i shumfishte i ndikimit te ketyre faktoreve.
Nese na del nga kontrolli menagjimi i duhur i ekuilibrit jetesor me shendetin tone fizik, psikik intelektual, emocional, social, moral e professional dhe ne raport me ekuilibrin ekonomik, politik e fetar, vertete kemi humbur vlerat me te medha te te jetuarit me dinjitet si individ, si familje e si komb.
Lexuesi im i dashur, duhet ta mbrojme me ngulm ekuilibrin e te jetuarit dhe shendetit tone qe asnje fushe jetesore te mos zhvillohet ne dem te tjetres, por te jene te barabarta mes veti, duke patur kujdes qe tu kushtojme vemendje sipas rendesise qe kane. Këtë obligim te ekuilibrit jetesor e shendetesor e ka individi, familja, shoqerija, shteti dhe kombi ne pergjithesi, qe ta ruajn ne harmoni te perbashket ekzistencen tone njerezore, morale e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

Thirrja psikologjike te merremi me veteveten, ne parim eshte thirrje mjafte e qelluar nese kuptohet drejte, nese nuk deformohet me qellime te caktuara dhe nese nuk keqeinterpretohet. Sa e kuptojme, si e kuptojme dhe a kemi vullnet te mire ta kuptojme kete thirrje, pa e deformuar parimin e saje universal e njerezor, eshte nje qeshtje madhore e cila duhet te diskutohet dhe analizohet me gjersisht.
Te merresh me veteveten, do te thote qe te nisesh nga vetevetja per ta pare e kuptuar realitetin e botes tende shpirtnore, nivelin tende intelektual, edukativ, moral, human, social, shendetesor e kombtar dhe krahas kesaj te nisesh po ashtu nga vetevetja duke pare edhe nivelin e realitetit te botes se jashtme natyrore dhe shoqerore e cila na rrethon.
Realiteti i botes se brendeshme personale dhe realiteti i botes se jashtme natyrore e shoqerore, jane te lidhur ngusht ne mes veti dhe jane produkt i te mirave dhe te kqijave te perbashkta. Kur e them kete po mendoi per virtytet dhe veset personale e shoqerore, se bashku me te bemat e ndryshme natyrore.
Eshte thene sa e sa here nga mendimtaret e filozofise, sociologjise, pedagogjise dhe psikologjise, se individi, familja, shoqeria dhe kombi jane qeliza specifike qe e perbejne nje trup te perbashket, i cili nuk ka mundesi te egzistoi pa keto pjese dhe keto pjese te gezistojne si te ndara e te pavarura veqe e veqe, mes veti e ne raport me natyren. Çdo perpjekje per ti trajtuar si te ndara keto pjese dhe te izoluara nga njera tjetra, jane perpjekje jo profesionale dhe te kota, sepse individi, familja, shoqeria dhe kombi jane produkt i njeri tjetrit edhe pse kane disa dallime mes veti. Individi, familja, shoqeria dhe kombi e paguajne tagren e se keqes se njeri tjetrit dhe i vjelin frytet e rezultateve te mira ne mes veti. Te merresh me veteveten do te thote te marrish pergjegjesine, e rrugtimit te duhur dhe hapat e pare e te sigurt, qe te qojne drejte synimit me te qelluar kah familja, shoqeria dhe kombi. Pa kete rrugtim nuk ka ecje te mbare, nuk ka zhvillim personal, familjar,shoqeror dhe kombetar, te cilat se bashku e mundesojne nje sukses me te pergjithshem dhe me te gjithanshem per te gjithe. Per ndryshe sukseset e izoluara personale e grupore, jane suksese te rrejshme dhe jo njerezore, suksese mashtruese e jo te begatshme.
Shekspiri dhe shkrimtare e poete tjere botrore, Zhan Poll Sartri e filozof, sociolog, pedagog dhe psikolog tjere botnore, kane mbete per gjithmone ne histori dhe i kane lene gjurmet e tyre ne jete permes analizave te shumta dhe veshtrimit kritik qe ua kane bere problemeve dhe veseve qoroditese individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore dhe kombetare gjate veprimtarise se tyre. Keta burra dheu, ne kete menyre iu kane kethyer vetevetes dhe jane bere dige e madhe ne ballafaqim te pameshirshem, duke luftuar deformimet e ndryshme qe nga vetevetja, individi, familja, shoqeria dhe kombi.
Fale kontributit te tyre kolosal, ka mbete dicka njerezore tek ata qe vertete kane mesuar nga pikepamjet e tyre analitiko-kritikuese, mbi problemet e ndryshme individuale e shoqerore, duke u bere mesues te njerzimit, qe ta qojne edhe nje hap me tutje kontributin e koloseve botnore. Pikepamjet e ketyre koloseve kane qene nje ballafaqim i fuqishem dhe kundershtim i rrepte, duke luftuar pameshirshem padrejtesine, keqeperdorimet, korrupcionin, amoralitetin, narkomanin e dukuri tjera devijante ne baza individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore, kombetare dhe shtetnore. Te merresh me veteveten nuk do te thote qe te izolohesh duke heshtur para ketyre situatave divijante dhe ta luash lojen e djallit nene petkat e nje humanisti.
Per qudi ne kete kohe u ka ardhe shansa te shesin mende ata qe nuk kane per veti, te ndajne drejtesi ata qe jane te padrejte, te shesin patriotizem frikacaket, te filozofojne demagoget, te udheheqin me politiken ata qe nuk dine politike, te udheheqin me mjetet e informacionit sherbetoret e politikes, e shume e shume shansa, per ata qe nuk i meritojne shansat. Jam i bindur qe kjo shoqeri e jonja ne meset e saje ka njerez me te formuar, me human e me te pergaditur, qe ti mbulojne fushat te cilat u permenden me larte, me dije e me profesionalizem.Vertete cdo gje po grabitet e po jargavitet padrejtesisht nga disa qe u ka ardhe shansa te manipulojne me pozitat e tyre qe nuk i meritojne ato pozita. Ata po grabitin e keqperdorin pasurine e institucioneve tona shtetnore dhe natyrore, vendet e punes po i mbulojn me njerez pa pergatitje profesionale, perpos pergatitjes qe e kane te sherbejn per nenen parti dhe per interesat e veta e grupore.
Pasi zura ne goje shume mendimtare te botes nuk po i le pa i permende edhe dy filozof te lashte, Buden dhe Konfuqien, mendimet e te cileve edhe sote e kesaj dite po i perballojne kohes. Buda filozof i lashte indian, theks te veqant u ka dhene mendimeve per problemet devijante te njerezimit botnor i cili thonte:“ Se pari ne parim jeta njerezore eshte e paknaqeshme e pa fat; se dyti, shkaku per kete pakenaqesi eshte egoizmi njerezor dhe pangopesia; se treti, egoizmi dhe pangopesia e cdo njeriu merr fund kur gjitha deshirat dhe synimet e tije zhduken; se katerti menyra me e mire per tu larguar nga egoizmi dhe pangopesia eshte rruga e oktopodit(tetekembeshit): vezhgime te drejta, mendime te drejta, fjale te drejta, veprimtari te drejta, ushqim i rregullt, perpjekje te drejta, shqetesim i rregullt dhe enderrime te drejta“. Ndersa Konfuqie filozof i lashte kinez kishte kete mendim te arte:“ Besnikeri, dashuri dhe merak shpirtnor per te afermit. Ate qe nuk deshiron te ta bejne tjeret, mos ua bene ti atyre“.
Nje gje duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se njeriu linde njeri nga prinderit e tije njerez.. Njeriu nuk e linde qenin, ujkun derrin e tjere. Edhe keto kafshe qe i ceka nuk lindin njerez, por sojin e tyre. Baza trashiguese e ka fjalen e vete kryesore se bashku me rrethin njerezor. Njera pa tjetren nuk funksionojne dhe mbesin te zbrazta, te pakuptimta.Duhet te konsolidohet rrethi, qe mos te deformohet baza trasheguese, e qenjes njerezore dhe kombetare.
Lexuesi im i dashur, nese merresh me veteveten mos u bene ciceron i oborreve mbreterore, i pallateve shtetnore dhe i anarhive partiake, per interesat tuaja personale dhe per egoizmin tende te pangopur. Te lutem mos heshte si i vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone. Respekt nga mesusi Ise

Eshte lehte te behemi miqe me ata qe na duartrokasin, na perkrahun dhe na bejne mire. Ndersa eshte veshtire ta mbajme miqesine me ata qe perpos duartrokitjeve, bemiresise, e perkrahjes, edhe na kritikojne, sipas sjelljeve e qendrimeve tona qe i bejme. Eshte menquri e zotesi, vision e largpamesi te miqesohemi më fort me ata, qe perpos duartrokitjeve, bemiresise e perkrahjes, edhe na kritikojne dhe kritiken tone e pranojne, ne ato moment qe e meritojme. Miku i vertete e i sinqert te kritikon edhe te duartroket, sipas veprimeve qe i bejme, pa u matufosur kure kritikon e kure durtroket e lavdron. Ai vertetohet sa eshte mik e sa jo, ne dite te mira e më shume ne dite te veshtira, duke mos lejuar per asnje qast te zbehet miqesia apo te shnderrohet ne urrejtje e ne armiqesi.
Miqesia eshte e shejte, nese per baze nuk e ka interesin dhe tradhtine, por idealet njerezore, kombetare, fetare, familjare, bashkeshortore , morale dhe i mbrone ato njejte, si per mikun e si per veten . Kush shkele mbi keto vlera, e banalizon miqesine, e neperkemb ate dhe e shndrron ne armiqesi, urrejtje, fyerje e poshtrime te cilat qojne drejte perqarjeve, konflikteve, mosmarrveshjeve mes miqeve.
Mos ia prishni shejnterine miqesise, per para e per interes, per amoral e per“ biznes“, per karrier e per korrupcion, sepse ne funde te fundit te gjitha kemi me i lënë dhe ne ate bote do te shkojme, si njerze ose si shejton. I juaj, mësuesi Isë