Pa u marr me veteveten nuk mund te kuptojme se kush jemi ne dhe boten qe na rrethon

Thirrja psikologjike te merremi me veteveten, ne parim eshte thirrje mjafte e qelluar nese kuptohet drejte, nese nuk deformohet me qellime te caktuara dhe nese nuk keqeinterpretohet. Sa e kuptojme, si e kuptojme dhe a kemi vullnet te mire ta kuptojme kete thirrje, pa e deformuar parimin e saje universal e njerezor, eshte nje qeshtje madhore e cila duhet te diskutohet dhe analizohet me gjersisht.
Te merresh me veteveten, do te thote qe te nisesh nga vetevetja per ta pare e kuptuar realitetin e botes tende shpirtnore, nivelin tende intelektual, edukativ, moral, human, social, shendetesor e kombtar dhe krahas kesaj te nisesh po ashtu nga vetevetja duke pare edhe nivelin e realitetit te botes se jashtme natyrore dhe shoqerore e cila na rrethon.
Realiteti i botes se brendeshme personale dhe realiteti i botes se jashtme natyrore e shoqerore, jane te lidhur ngusht ne mes veti dhe jane produkt i te mirave dhe te kqijave te perbashkta. Kur e them kete po mendoi per virtytet dhe veset personale e shoqerore, se bashku me te bemat e ndryshme natyrore.
Eshte thene sa e sa here nga mendimtaret e filozofise, sociologjise, pedagogjise dhe psikologjise, se individi, familja, shoqeria dhe kombi jane qeliza specifike qe e perbejne nje trup te perbashket, i cili nuk ka mundesi te egzistoi pa keto pjese dhe keto pjese te gezistojne si te ndara e te pavarura veqe e veqe, mes veti e ne raport me natyren. Çdo perpjekje per ti trajtuar si te ndara keto pjese dhe te izoluara nga njera tjetra, jane perpjekje jo profesionale dhe te kota, sepse individi, familja, shoqeria dhe kombi jane produkt i njeri tjetrit edhe pse kane disa dallime mes veti. Individi, familja, shoqeria dhe kombi e paguajne tagren e se keqes se njeri tjetrit dhe i vjelin frytet e rezultateve te mira ne mes veti. Te merresh me veteveten do te thote te marrish pergjegjesine, e rrugtimit te duhur dhe hapat e pare e te sigurt, qe te qojne drejte synimit me te qelluar kah familja, shoqeria dhe kombi. Pa kete rrugtim nuk ka ecje te mbare, nuk ka zhvillim personal, familjar,shoqeror dhe kombetar, te cilat se bashku e mundesojne nje sukses me te pergjithshem dhe me te gjithanshem per te gjithe. Per ndryshe sukseset e izoluara personale e grupore, jane suksese te rrejshme dhe jo njerezore, suksese mashtruese e jo te begatshme.
Shekspiri dhe shkrimtare e poete tjere botrore, Zhan Poll Sartri e filozof, sociolog, pedagog dhe psikolog tjere botnore, kane mbete per gjithmone ne histori dhe i kane lene gjurmet e tyre ne jete permes analizave te shumta dhe veshtrimit kritik qe ua kane bere problemeve dhe veseve qoroditese individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore dhe kombetare gjate veprimtarise se tyre. Keta burra dheu, ne kete menyre iu kane kethyer vetevetes dhe jane bere dige e madhe ne ballafaqim te pameshirshem, duke luftuar deformimet e ndryshme qe nga vetevetja, individi, familja, shoqeria dhe kombi.
Fale kontributit te tyre kolosal, ka mbete dicka njerezore tek ata qe vertete kane mesuar nga pikepamjet e tyre analitiko-kritikuese, mbi problemet e ndryshme individuale e shoqerore, duke u bere mesues te njerzimit, qe ta qojne edhe nje hap me tutje kontributin e koloseve botnore. Pikepamjet e ketyre koloseve kane qene nje ballafaqim i fuqishem dhe kundershtim i rrepte, duke luftuar pameshirshem padrejtesine, keqeperdorimet, korrupcionin, amoralitetin, narkomanin e dukuri tjera devijante ne baza individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore, kombetare dhe shtetnore. Te merresh me veteveten nuk do te thote qe te izolohesh duke heshtur para ketyre situatave divijante dhe ta luash lojen e djallit nene petkat e nje humanisti.
Per qudi ne kete kohe u ka ardhe shansa te shesin mende ata qe nuk kane per veti, te ndajne drejtesi ata qe jane te padrejte, te shesin patriotizem frikacaket, te filozofojne demagoget, te udheheqin me politiken ata qe nuk dine politike, te udheheqin me mjetet e informacionit sherbetoret e politikes, e shume e shume shansa, per ata qe nuk i meritojne shansat. Jam i bindur qe kjo shoqeri e jonja ne meset e saje ka njerez me te formuar, me human e me te pergaditur, qe ti mbulojne fushat te cilat u permenden me larte, me dije e me profesionalizem.Vertete cdo gje po grabitet e po jargavitet padrejtesisht nga disa qe u ka ardhe shansa te manipulojne me pozitat e tyre qe nuk i meritojne ato pozita. Ata po grabitin e keqperdorin pasurine e institucioneve tona shtetnore dhe natyrore, vendet e punes po i mbulojn me njerez pa pergatitje profesionale, perpos pergatitjes qe e kane te sherbejn per nenen parti dhe per interesat e veta e grupore.
Pasi zura ne goje shume mendimtare te botes nuk po i le pa i permende edhe dy filozof te lashte, Buden dhe Konfuqien, mendimet e te cileve edhe sote e kesaj dite po i perballojne kohes. Buda filozof i lashte indian, theks te veqant u ka dhene mendimeve per problemet devijante te njerezimit botnor i cili thonte:“ Se pari ne parim jeta njerezore eshte e paknaqeshme e pa fat; se dyti, shkaku per kete pakenaqesi eshte egoizmi njerezor dhe pangopesia; se treti, egoizmi dhe pangopesia e cdo njeriu merr fund kur gjitha deshirat dhe synimet e tije zhduken; se katerti menyra me e mire per tu larguar nga egoizmi dhe pangopesia eshte rruga e oktopodit(tetekembeshit): vezhgime te drejta, mendime te drejta, fjale te drejta, veprimtari te drejta, ushqim i rregullt, perpjekje te drejta, shqetesim i rregullt dhe enderrime te drejta“. Ndersa Konfuqie filozof i lashte kinez kishte kete mendim te arte:“ Besnikeri, dashuri dhe merak shpirtnor per te afermit. Ate qe nuk deshiron te ta bejne tjeret, mos ua bene ti atyre“.
Nje gje duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se njeriu linde njeri nga prinderit e tije njerez.. Njeriu nuk e linde qenin, ujkun derrin e tjere. Edhe keto kafshe qe i ceka nuk lindin njerez, por sojin e tyre. Baza trashiguese e ka fjalen e vete kryesore se bashku me rrethin njerezor. Njera pa tjetren nuk funksionojne dhe mbesin te zbrazta, te pakuptimta.Duhet te konsolidohet rrethi, qe mos te deformohet baza trasheguese, e qenjes njerezore dhe kombetare.
Lexuesi im i dashur, nese merresh me veteveten mos u bene ciceron i oborreve mbreterore, i pallateve shtetnore dhe i anarhive partiake, per interesat tuaja personale dhe per egoizmin tende te pangopur. Te lutem mos heshte si i vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera individuale, familjare, fetare, politike, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone. Respekt nga mesusi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje