Nuk mund ta njohim veteveten, te kaluaren tone, boten qe na rrethon, nuk mund te behemi njerze te paisur me edukate, kulture, dituri, me humanizem, altruizem, nuk mund te behemi te ndershem, profesionist, te ngritur e te persosur, te behemi poet e shkrimtar, filozof, politikan, mjek, akademik e shkenctar, mesues, edukator ne familje, ne qerdhe, shkolle e ne univerzitet, nuk mund te behemi kombetar te guximshem, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk mesojme e nuk studjojme ne menyre sistematike gjate tere jetes.
Eshte per keqardhje se si ia kemi kthyer shpinen, ia kemi lejuar vetit zbehjen e dashurise per librin, ia kemi lejuar vetit zvoglimin e deshires dhe vullnetit per lexim, mesim, studim e grumbullim njohurish e pervojash nga me te ndryshmet qe gjenden neper libra, te cilat bartin përvoj, edukate e dituri te shumta njerezore, permes te cilave mundemi te pergatitemi më denjesisht per jeten personale, profesionale, familjare, kombtare e njerzore.
Nuk mund te behemi te pasur, dijetar, politikan te mirfillt, fetar qe ta besojme zotin sinqerisht e pa lajka, nuk mund te behemi edukator te femijeve tane ne familje dhe edukator te gjeneratave te reja. Nuk mund te behemi kombetar te guximshem, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk mesojme e nuk studjojme sistematikisht qe te paisemi sa me shume me njohuri bashkohore, permes te cilave arrihet pasuria, dituria, edukata, politika racionale e kombtare, feja dhe kultura permes te cilave mirembahet dhe menagjohet vetevetja, familja, shteti, institucionet e tij dhe kombi!
Virtytet e larta njerzore nuk i arrijme kurre nese na mungon deshira, vullneti, dashuria dhe shprehia e perditshme te lexojme, mesojme, studjojme, hulumtojme e krahasojme gjera nga më te ndryshmet qe i posedon bota dhe jeta njerzore. E kunderta e kesaj gjendje dhe e ketyre veprimeve na mundeson knaqshem arritjen e virtyteve ne fjale.
Per kete mungese virtytesh, mjafton t`ia hedhim nje veshtrim introspektiv vetevetes, nje veshtrim serioz e sistematik biznismeneve, politikaneve, intelektualeve, poeteve, shkrimtareve, folozofeve, pedagogeve, sociologeve, psikologeve, mjekeve, akademikeve, edukatoreve, mesueseve dhe kategorive tjera intelektualesh qe i posedon kombi shqiptare dhe institucionet shtenore e private, ekonomike, politike, fetare, kulturore, arsimore, shendetesore, juridike, administrative, policore e ushtarake, vertete do te zhgenjehemi, se ne cilen pozite e ne cilen gjendje te paknaqshem qendrojme, duke manifestuar nivel te pamjaftushem edukativ, kulturor, intelektual, profesional e politike, per te cilat e kemi marr pergjegjesine mbi veti dhe jemi pais me tituj e grada te shumta, qe te demonstrojme pune, shprehi, shkathtesi, mjeshtri, dituri e menquri para gjeneratave tona.
Ky eshte mjerimi dhe kjo eshte varferia qe e pasqyrojme gjate jetes nese nuk lexojme, nuk mesojme nuk studjojme, e nuk paisemi me pervoje te ndryshme e te larte njerezore, qe i ofrojne librat e dokumentacioni botes dhe librat e dokumentacioni i kombit tone .
Juve nxenes e studente shqiptar, mesues, politikan e fetare, familjar e edukator, intelektual e akademik, iu lutem te mos ia kthejme shpinen leximit, ta duam librin si syte e ballit, si zemren dhe si shpirtin, nese kemi sa do pak zemer e shpirte dhe nese kemi deshire, vullnet e dashuri ta njohim sa me shume veteveten, te kaluaren tone personale, familjare, shoqerore e kombetare dhe te kaluaren e botes me te cilen rrethohemi!
Pa potencialin e madh dhe te fuqishem njerezor te leximit, mesimit, studimit dhe pa deshiren, vullnetin, motivin dhe dashurin ndaj librit, leximit, hulumtimit, krahasimit e studimit sistematik gjate jetes, do te mbetemi pak njerez per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe do te behemi gazi i botes. I juaj, mësuesi Isë