Me hajna e të korruptuar apo me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, mundësi tjetër nuk na ka mbetë

12. 02. 2021- e ritransmetuar
Çlirimtarë apo zhvatës të Kosovës?
Sa ishin çlirimtarë të Kosoves e sa jo akterët e qeverisë Pronto e Pan, komandantët e Hotel Rognerit ne Tiranë dhe ata komandantë që ua dhanë statusin e veteranit të rrejshëm atyre që nuk kanë qenë fare në luftë dhe e rritën numrin e statusit të veteranit të rrejshëm më shumë seq kishim ushtarë ne luften çlirimtare per qellimet e tyre djallëzore, korruptive, familjare e farefisnore dhe grupeve te ndryshme te militanteve partiak, qe u shkojne prapa padroneve politik, siq i shkon muqa daisë për ta zhvatë pa meritë bugjetin e shtetit të Kosovës, të cilët u panë në skenën tonë politike që i patëm dhe i kemi në ballë për dy dekada me radhë, sa ishin çlirimtarë e sa zhvatës të Kosovës, akterët e qeverisë Pronto e Pan të PDK-es, LDK-es, AAK-es, NISMES dhe AKR-es.
Doktorra shkencash apo këpurdhë doktorra që dalin si këpurdhat pas shiut dhe rrezeve të diellit?
Athu si e ndjejnë vetën doktorrat e shkencës që u bënë pas luftës edhe për eksport, duke marr dorë e temena para padronëve të tyre politik, që të paisën më lehtë me tituj e me grada brënda natës për ta fituar një vendë pune apo një pozitë pa meritë e pa nderë, edhe pse shumica prej tyre ende nuk e kanë shkruar një skriptë të vetën me pas me çka me dalë para studentëve të cilëve u ligjerojnë, mos të flasim për tema tjera me karakter shkencor, që nuk ia kanë haberin fare!
Nuk na ka mbetë gjë tjetër tani pos të lutemi, bëje o Zot mirë në Kosovën e “lire”, edhe pse atë e kanë fshi përpara, maca, kuca edhe lara! Kerkoi falje per clirimtaret dhe deshmoret e kombit qe jane deshmuar burrerishte e guximshem neper beteja e neper fronte duke u perballur fytafyt me armikun pushtues!
Me 14 shkurt populli i Kosovës i ka vetëm dy mundesi, ti votoi prap hajnat, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët, karieristët, vrasësit politik, akterët e krimit te organizuar ekonomik, shendetesor, arsimor e juridik dhe akteret qe e kane qitë ne treg Kosoven e pjesë të sajë, të cilët janë dëshmuar për dy dekada me radhë në skenën tonë politike se kush ishin, apo ta votojne Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, me subjektet e tyre politike ne aleance mes veti, te cilet nuk i kemi provuar ende? I juaj, mësuesi Isë

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje