24. 11. 2018 ( po e ripostoi te vetdijsohemi se cfar po ndodh me ne)
A kishin te drejte i madhi yne Fishta, stergjysherit, gjysherit dhe baballaret tane qe e quanin Europen “shelafe” dhe “shtriga plake”? A kane te drejte sot politikanet tane shqiptar qe e pranojne çdo kushtezim te Europes, edhe kur ajo na e thene boshtin kurrizor si komb?! A ka turp më te madh per politikanet, intelektualet, kleriket fetar dhe per ne shqiptaret te shkojme ne Europe te ndare, te coptuar, te pushtuar, te nenshtruar e te pabarabart me fqinjet tane pushtues greko-sllav?!
A ka tradhti më te madhe kombtare nga politikanet shqiptare, te cilet po u falin troje fqinjeve tane pushtues greko-sllav, si kusht per viza e dallavera tjera te shumta, po u falin ekstra teritor kishave ortodokse, te uzurpuara nga kolonet serb, me rastin e pushtimit te Kosoves nga ana e Serbise?!
A ka krim me te madh per politikanet tane te cilet po e lejojne krijimin e asociacionit me ingerenca shtetnore te komunave me shumice serbe ne veriun e Kosoves, i cili eshte mbushur perplot me kriminel serbe, te ardhur nga viset e ndryshme te luftes me misione te caktuara nga Serbia, qe ka ndodhe ne teritoret e ish jugosllavise, kurse vellezerit tane ne mal te zi, ne serbi, maqedoni e greqi, nuk i kane as te drejtat me elementare njerezore per te jetuar si njerze, vetem e vetem qe t`i marrim gjaja ato viza te turpit nga “shtriga plake” e shelafe, te ciles i thonin dikure baballaret, gjysherit e stergjysherit tane dhe i madhi Gjergj Fishta?!
A ka turp më te madh per Europen qe kerkon nga Qeveria e Kosoves, tia hjeke taksat Serbise, edhe pse ajo nuk na hoqi kurr thiken prapa shpines dhe nuk e ka ndermend ta ndale thiken e saje te pergjakur kunder shtetit te Kosoves qe eshte fituar me gjakun e shume deshmoreve te lirise dhe kunder Kombit shqiptar ne pergjithesi, edhe pse ajo eshte stimuluar nga Europa sa e sa here me trojet e shqiptareve te ulura me gjakun e tyre?!
A ka turp më te madhe per kombin shqiptar, per politikanet, intelektualet dhe kleriket fetar te tij qe gervallen dhe qesin shkume prej goje pas Europes, qe te na pranoi ajo ne mesin e saje, te pa barabart me popujt tjere, keshtu si jemi te pergjakur, te varfur e te tretur rrugeve te botes. Te coptuar ne gjashte pjese e te pushtuar nga fqinjet tane, te perqare mes veti dhe me nje politike te korruptuar deri ne fyte, politike nepotiste dhe e kriminalizuar kemb e koke?!
Pres me padurim opinione rreth ketyre pyetjeve drejtuar lexuseve te mije dhe popullit shqiptar! I juaj, mësuesi Isë
22. 11. 2021
Menyra se si sillemi me i plotesuar nevojat, deshirat dhe qellimet tona, tregon kjarte se kush jemi, sepse te gjitha karakteristikat personale qe i posedojme perbrenda, manifestohen permes menyres se sjelljeve qe i bejme gjate realizimit te nevojave, deshirave e qellimeve tona.
Shembuj te sjelljeve qe i pasqyrojne njerezit e formuar dhe jo te formuar gjate realizimit te nevoja, deshirave dhe qellimeve te tyre gjate jetes jane te shumte, qe i bejne ata te ndjehen krenar apo te turpshem me veprimet e veta.
Deshira per t’i mashtruar, shfrytezuar, mbisunduar, nenshtruar e poshtruar tjeret, qone drejte krimeve te medha njerezore, qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor edhe ne trojet shqiptare. Lum ata qe nuk e lene me depertuar ne shpirtin e tyre kete ndotje e infeksion me permasa shkaterruese per njerzimin, per kombin, rajonin, farefisin dhe familjen.
Fatkeqesine, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin, ia kane imponuar kombit shqiptar e atdheut tone dhe po ia imponojne edhe tani politikanet tane shqipfoles, sundus e shkaterrues te atdheut dhe kombit shqiptar, ne bashkpunim me te huajte dhe me pushtusit tane, duke iu sherbyer atyre ne menyren me te ulte njerezore, ne dem te qeshtjes sone kombtare, unitetit, bashkimit dhe perspektives se gjeneratave te ardhshme.
Besoje qe ka ardhe koha e fundit te mbushemi mend dhe mos tu sherbejme atyre politikaneve qe u sherbejne qarqeve anrtishqiptare e pushtuseve tane, ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe ne dem te trojeve tona, por tu sherbejme atyre qe i sherbejne vendit, shtetit dhe kombit shqiptar ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë
19. 11. 2021
Perqarjet, mosmarrveshjet dhe egoizmi i politikaneve tane ka preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, politike, ligjore e kambetare per qytetaret e vete, per shtetin e per kombin e tyre, pa e vrare ndergjegjen se sa shkaterrimet po ia sjellin vendit, shtetit dhe sa vareferine po ia sjellin popullit.
Keto vese te qoroditura te politikaneve tane ua kan verbuar syte , shurdhuar veshet dhe ua kane prish mendjen qe te shohin me large sesa i kane hundet, qe ta degjojne zerin e paknaqesise se qytetareve te vendit dhe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare nga ana e pushtueseve tane djallezor greko-sllav, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle te zhvatjes e shkaterrimit te vendit dhe shtetit sebashku me ta.
Urrejtja, perqarja dhe mosmarrveshjet mes politikaneve tane, e kane pruar gjendjen deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti si qakejte, sikur te benin lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane jeten per liri e per pavaresi, per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit.
Kjo gjendje politike e politikaneve tane aspak njerezore e aspak kombtare ka shkuar aqe large, sa qe nuk po i lejon ata ti hetojne synimet djallezore te pushtueseve tane, qe po naj kethejn ne trojet tona statujat e tyre pushtuese te car llazaret, car millutinet, car dushanit dhe po na tregojne haptas duke na bere me dije se: ” ketu ishim dhe ketu do te kthehemi, ishim pushtues e pushtues do te mbetemi”.
Pushtusit tane greko-sllav, po i bllokojne librat shqipe dhe nuk po i lejojne nxenesit shqiptar ne trojet e veta nen pushtimin serb, malazez, maqedon e greke dhe po na tregojn se nuk do ti lejojne kurr nxenesit shqiptar me asnje kushte te mesojne per historine e vete, per herojte kombtar dhe per Adem Jasharin legjenden e trimerise shqiptare e per familjaret e jasharajve qe ia kthyen pushken çlirmtare shkijeve pushtus, kurse ne anen tjeter politikanet tane po hapin fronte mes veti dhe po rrahin gjoks per bajraktarllakun e tyre si shpetimtar te Kosoves e popullit shqiptar.
Lexuesi im i dashur nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit, karierizmit, urrejtjes e perqarjeve mes politikaneve tane, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. Ka ardhe koha e fundit te mendojme seriozisht per kete qeshtje! I juaj, mësuesi Isë
17. 11. 2021
Kete pritje te sovranit e deshmuan zgjedhjet nacionale te 14 shkurtit e zgjedhjet lokale te 14 nentorit te vitit 2021 ne Kosove. Sovrani po tregon se eshte lodhe tej mase me premtimet boshe te politikaneve tane ne pozite e ne opozite dhe e ka humb durimin ndaj genjeshtrave e mashtrimeve mafioze qe po ia bejne elektoratit politikanet tane genjeshtar.
Eshte genjeshter e madhe dhe mashtrim mafioz nga ana e lidereve partiak, se po perpiqen te bejne ndryshime ne partite e tyre politike, se po bejne ndryshime ne programet partiake, me garden e vjeter qe eshte deshmuar per dy dekada me radhe se kush eshte ajo ne politike. Nuk ka shanse reformimi me rrangallat e vjetra politike pos deshtimit te tij “reformues”.
Nuk reformohen partite politike me rrangallat e vjetra mes tyre, me programet e demoluara qe e mbollen korrupcionin, nepotizmin, dhe krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e juridik ne tere teritorin e Kosoves. Nuk besoi se dote ushqehej edhe metej elektorati i Kosoves me genjeshtra e pallavra te rrangallave politike qe e kane zhvat dhe kan abuzuar me pasurine e perbashket kombtare, e kane shemb per toke subjektin politik shtetnor te Kosoves duke dhuruar teritor te tij dhe duke lejuar asociacion nje etnik te komunave me shumice serbe, te cilat nuk e njohin shtetin e Kosoves dhe duke lejuar ekstra teritor per kishat tona ortodokse, te uzurpuara nga kolonet serb me rastin e pushtimit te Kosoves nga Serbia.
Eshte vetmashtrim i madh te priten reforma ne politike nga ata qe nuk e luftuan korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar per dy dekada me radhe dhe nga ata qe nuk e luftojne korrupcionin tani e tutje, me te gjitha mjetet qe i posedon shteti dhe kushtetuta e tij. Per kete mashtrim e genjeshter te sovranit, ai po deshmon permes votes se vete ndeshkuse, se e ka humb durimin dhe mjaft ka duruar qe dy dekada me radhe.
Eshte vetmashtrim i madh i elektoratit, posaqerisht i intelektualeve te pres luftimin e korrupcionit, nepotizmit, dhe krimit te organizuar ne te gjitha fushat jetike ne Kosove, nga ata qe i themeluan keto dukuri devijante anti kombtare, anti njerezor, imorale, anti humane e anti sociale, tersishte kunder interesasve te Kosoves, shtetit dhe kunder popullates se saj! I juaj, mesuesi Ise
16. 11. 2021
Organizatoret e krimit, korrupcionit dhe nepotizmit qe gjenden mes te PDK-s, LDK-s e AAK-s, deshmuan edhe njehere se aspak nuk u intereson zgjidhja e problemeve tona kombtare e shoqerore, mbrojtja e zhvillimit dhe perparimit te Kosoves e qytetareve te saje, luftimi i korrupcionit, nepotizmit e krimit te organizuar, pos mbrojtjes se interesave te tyre personale, klanore e partiake, te cilet kete mbrojtje e kane deshmuar per dy dekada me radhe, sa ishin ne pushtet. Kete te keqe dhe kete turp qe ia sollen Kosoves, shtetit te saje dhe popullit nuk mund ta mohoi kush, sepse i kundervihet realiteti i hidhur, te cilin e krijuan premtusit genjeshtar qe ishin deri dje qeveritar.
Lideret qe tani gjenden ne balle te partive opozitare po e deshmojne katerciperishte se jane zedhenes te terbuar te aleancave qe i kishin mes veti PDK, LDK e AAK, aleanca e te cileve per dy dekada me radhe rrenoi cdo gje qe gjete perpara ne dem te Kosoves, shtetit dhe popullit te saje, aleanca qe njihen boterishte nen aferen e qeverise PRONTO e PAN. Tu besohet primtimeve boshe te prontisteve e panisteve, eshte e njejte, si ti besohet shpetimit prane termeteve rrenues, prane cunameve neper oqeane, pran fortunave qe i nxjerrin lisat qindvjeqar me rrenje dhe prane vershimeve pas reshjeve te gjata!
Aleancat e vjetra e te reja te PDK-s, LDK-s e AAK-s, jane deshmuar me pare e po deshmohen edhe tani, se qellim kryesor i tyre ishte dhe eshte ta luftojne LVV-n dhe ta thellojne edhe me shume korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e juridik ne dem te Kosoves, shtetit te saje dhe ne dem te interesave kombtare e interesave te qytetareve ne pergjithesi.
Aleancat e tilla duhet te jene nje alarm per ta zgjuar nga gjumi LVV-n, qe ti konsolidojne radhet e te unifikojne qendrimet mes veti Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, ne mbrojtje te interesave kombtare, shtetnore e te qytetareve dhe ta luftojne pameshirshem korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar qe e mbollen per dy dekada me radhe PRONTISTET e PANISTET, per ta shpetuar vendin nga katastrofa qe po i sillet mbi koke! I juaj, mesuesi Ise
15. 11. 2021
Me shablone te murosura e me skema te ngurta ne kokat e mendimet e njerzeve, te cileve u mungon vullneti, guximi e kembngulesia, u mungon pervoja dhe pergatitja intelektuale e profesionale. Me individ e grupe te ndryshme shoqerore e politike te cileve u dominon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizija, urrejtja, amoraliteti, karierizmi, lakmija dhe tradhtia, nuk jane zgjidhur kurr e nuk do te zgjidhen drejte e njerzishte problemet ton ate ndryshme kombtare, shoqerore, institucionale, familjare, personale, profesionale e as shtenore.
Nuk jane zgjidhe e nuk do te zgjidhen kurr problemet e shumta politike, ekonomike, shendetesore, arsimore, kulturore, shkencore dhe juridike.
Sa shume eshte e mbingarkuar skena jone politike, kulturore e shkencore me njerze qe posedojne shablone te murosura e skema te ngurta ne koke, ne mendime, bindje, besime, pikepamje e veprime. Atyre pos kesaj u mungon edhe pervoja, pergatitja intelektuale dhe u mungon vullneti, guximi e kembngulesia, per ti zgjidhur problemet e ndryshme shoqerore e kombtare ne trojet tona shqiptare. I juaj, mësuesi Isë
11. 11. 2021
Kontinuiteti i veprimeve destruktive mes politikaneve te Shqiperise, politikaneve te Kosoves dhe politikaneve shqiptar ne Maqedonine e veriut eshte verejtur e po verehet qe dy dekada me radhe, duke demonstruar te njejtat veprime shkaterrues kunder Kosoves e kunder Shqiperise dhe kunder shqiptareve qe jetojne jashte kufijeve administrativ te ketyre dy shteteve shqiptare.
Ky kontinuitet i veprimeve te tyre shkaterruse eshte deshmuar qe nga fillimi i lutes clirimtare ne Kosove, permes futjes se perqarjeve mes ushtareve pjestare te FARKUT dhe ushtareve te UCK-es, duke bere perpjekje shkaterruse se kush duhet ta mbaj bajrakun, ata qe e mbronin vijen institucionale te luftes se Kosoves apo ata qe ishin kunder kesaj vije. Perqarjet vazhduan edhe mes perfaqesueseve te fondit 3% dhe fondit” vendlindja thrret”, se ne duar te kujte duhet te mbeten keto fonde. Kjo perplasje shkoi aqe large, sa qe perfundoi me vrasjen tragjike te ministrit te mbrojtes se Kosoves, kolonel Ahmet Krasniqin ne mes te Tiranes, shtetit ame te shqiptareve.
Per tu thelluar e keqja keto zenka, perqarje, mosmarveshje pasuan edhe me vellavrasje gjate luftes e pas saje, qe e dobsuan efektin e luftes clirimtare, duke mbete popullata ne meshiren e kasapeve gjakatar te ushtris vrastare serbe, e cila dhunoi, vrau e shkaktoi gjakderdhje e gjenocite tek populli i Kosoves.
Qe mos te ndalet e keqja kunder Kosoves, Shqiperise dhe shqiptareve jashte kufijeve administrative te ketyre dy shteteve shqiptare, nga kjo kaste politike filloi te lulezoi korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar, narkomania, prostitucioni dhe trafikimi me qenje njerezor ne Kosove, ne Shqiperi dhe ne trojet e shqiptareve qe jetojne jashte Kosoves e Shqiperise.
Befasia me e madhe po deshmohet kohve te fundit qe po e rrahin te njetin tel kunder qeverise se Kosoves, kunder Parlamentit, Presidences dhe kunder shtetit te Kosoves, lideret opozitare dhe militantet e tyre politik ne kosove, se bashku me partine socialiste ne pushtet dhe me kryeministrin Rama ne balle te qeverise shqiptare, i cili po e katandis Shqiperine e Kosoven permes “Open Ballkanit” ortodoks te Vuqiqit, Gjorgj Soros dhe Putinit! I juaj, mesuesi Ise
8. 11. 2021
Sjelljet e veprimet e Shqiperise ne raport me shqiptaret e Janines dhe Camerise, me shqiptaret e Ilirides, Lugines se Presheves, ne raport me shqiptaret e Kosoves dhe me shqiptaret e Ulqinit, Plaves e Gusise, me shqiptaret e Hotit e Grudes dhe me shqiptaret e Malesise se madhe te Ded Gjon Lulit, qe tani gjenden nen pushtimin e fqinjeve tane greko-sllavo-ortodoks, as per se afermi nuk i kane gjasuar neper vite e nuk po i gjasojne edhe tani sjelljeve te shtetit ame ne raport me ta. Perkundrazi i ka injoruar interesat e tyre kombtare e jetike, sikur Shqiperia te ishte njerke e jo nene dhe shtet fqinje me shqiptaret ne fjale, si shtetet tjera sllavo-greke fqinje me ne.
Uroi qe populli shqiptar ne pergjithesi dhe ai i Shqiperis ne veqantij, tia imponoi ne menyre urgjente politikes se shtetit shqiptar, te sillet si shtet ame me shqiptaret qe gjernden tani jashte kufijeve te saj administrativ, e jo shteti i saje te sillet si njerke dhe si shtetet tjera greko-sllave, fqinje me ne.
Sipas mendimit tim personal lideret politik te korruptuar, nepotist, zhvates te pasurise kombtare, te cilet sollen varferi e skamje te madhe ne trojet shqiptare, te cilet bene perpjekje ta ndajne Kosoven, ta pushtojne ate permes minishengenit sllavo- ortodoks serbo-rus dhe ta sllavizojne popullin shqiptar ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera shqiptare qe jane nen qizmen pushtuse greko-sllave, ata te cilet e mbollen krimin e organizuar politik, fetar, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e juridik, nuk kane dashte te bejne sjellje ofanzive e konstruktive ne interes te kombit shqiptar, per tia mundesuar Shqiperise e shtetit te saje te beje sjellje e veprime te forta dhe te guximshme si shtet ame i shqiptareve, siq bejne shtetet e botes ndaj pakicave te veta qe u kane mbete jashte kufijeve administrative te tyre.
Nuk mund te konsiderohen sjellje prej nene, as veprime konstruktive e ofanzive, te pales shqiptare ne dialog me palen serbe, malazeze, meqedone e greke, pos sjellje e veprime destruktive e defanzive, te cilet i humben mbi 8300 hektar toke me rastin e nenshkrimit te marrveshjes se demarkacionit me Malin Zi, 4000 hektar toke rreth demarkacionit me Maqedonin e veriut, humben sa e sa milje te bregdetit shqiptar ne dialog me Greqine, e futen Shqiperine ne varshmeri ndaj Serbise gjate marreveshjes se minishengenit sllavo-ortodoks, projekt i kurdisur ruso-serb dhe i kamufluar kunder interesave te Kosoves ne radhe te pare, interesave te Shqiperise dhe kunder interesave te shqiptareve ne pergjithesi, per ta pergatitur terenin majorizues te Serbise ne ballkan, permes se ciles shtrihet influenca ruso-kineze ne ballkanin perendimor, ne kundershtim me interesat e Rajonit, BE-s, NATOS dhe SHBAS. Ky veprim kriminal po behet per ti mbrojte interesat e veta personale, grupore e partiake, elitat politike shqiptare, ne dem te qeshtjes sone kombtare.
Si mund te quhet ndryshe pos sjellje e veprim destruktiv dhe kriminal i pales kosovare ne dialog me Serbine, qe e kane nenshkruar marrveshjen per themelimin e” asociacionit te komunave me shumice serbe”, mes te cileve gjenden kriminel e banda te luftes qe jane grumbulluar ne veriun e Kosoves dhe ne veriun e Mitrovices, te ardhur nga terene te ndryshme nga Serbia, Kroacia dhe Bosna e Hercegovina, per tiu shmange pergjegjesive nga krimet qe i kane bere gjate luftrave te cilat ndodhen ne shtetet ish jugosllave dhe i heshtja se shtetit ame Shqiptar.
Nenshkrimi kriminal i marrveshjes nga pala kosovare dhe heshtja e shtetit ame te Shqiperise, qe tu lejohet ekstra teritor kishave ortodokse te Kosoves, te cilat jane uzurpuar dhunshem nga kolonet e kriminelet serb, me rastin e pushtimit te Kosoves nga Serbia fashiste, e cila e ka kolonizuar Kosoven me kolon serbo-malazez te ardhur nga viset e ndryshme, nuk quhet ndryshe pos sjellje e veprim kriminal i te dy shteteve shqiptare.
Si mund te quhet ndryshe sjellja dhe veprimi i pales kosovare, pos sjellje e veprim defanziv kriminal dhe heshtja e Shqiperise si shtet ame, gjate nenshkrimit te marrveshjes per ndarjen e Liqenit te Ujmanit me Serbine ne veriun e Kosoves dhe te behet Serbia hisetare ne gjigantin e madh Trepça. Nuk mund te quhen ndryshe pos sjellje indifirente, defanzive e destruktive, heshtja e dy shteteve shqiptare qe dy dekada me radhe gjate ndertimit te eger e pa leje shtepi e lagje te shumta tek kodra e diellit, ne pjesen veriore te Mitrovices, per kolonet dhe bandat serbe të cilet po i pengojne shqiptaret te kthehen neper shtepite e veta qe ti rindertojne dhe ti sanojne shkaterrimet e demolimet qe ua kane bere gjate luftes bandat kriminale serbe, te cilet kane vrare e kan prer dhe kane dhunuar me qinda e mija shqiptar e shqiptare dhe mija femije e foshnjet e tyre. Te cilet kane themeluar gjykatave paralele ne veri, kane lejuar shkolla e Univerzitetet paralele qe i pergjigjen sistemit politik te beogradit e jo sistemit politik e shtetnor te kosoves.
Une kam besim dhe bindje te forte se veteranet e vertete te luftes dhe deshmoret e kombit nuk kane luftuar qe te korruptohet Kosova e Shqiperia dhe trojet tjera shqiptare nga te korruptuarit, nga nepotistet, nga kriminelet e llojeve te ndryshme, nuk kane luftuar te varferohet skajshmerisht populli shqiptar dhe te iku me duar mbi koke nga atedheu i vete, per ta siguruar buken e gojes shtigjeve te mergimit neper bote, duke zbrazur atdheun dita dites, nuk kane luftuar te ndahet Kosova, te shiten pjese te atdheut ne teritorin e saje, te behen pronar pushtusit ne tokat e pasurite tona.
 Ua bej me dije te gjithe atyre ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera shqiptare jashte kufijeve administrative te Shqiperise e Kosoves, te mos fshihen pas vlerave te UCK-s, si veteran te rrejshem te luftes ne dem te interesave te Kosoves, shtetit te saje dhe ne dem te interesave kombtare te popullit shqiptar ne pergjithesi, sepse e ulin per toke imazhin e veteraneve te vertete te luftes, si zhvates te pandershem te bugjetit te shtetit Kosovar.
Nuk mund te vleresohen veterane te vertete te luftes dhe clirimtar ata qe me pare e kane blere veteranizmin dhe ata qe e kane shite kete vlere, ata te cilet kane fute perqarje, urrejtje e vellavrasje mes nesh, mbi baza fetare, politike e regjionale, duke u fshehur pas vlerave te clirimtareve dhe deshmoreve te kombit. Vlerat e clirimtareve dhe deshmoreve te kombit duhet vleresuar e respektuar me cdo kushte e cmim, jo te shkelet mbi to per pak pare te pista, sepse ato jane vlera parimore e univerzale per gjithe njerzimin e botes, e veqanerishte per ne shqiptaret.
Tmerresishte po befasohem si guxojne disa ekstremiste e militante partiak ti mbrojne antivlerat dhe tradhtite e veta ne emer te UÇK-s, ne emer te deshmoreve te kombit shqiptar, ne emer te veteraneve te vertete te luftese dhe ne emer te demokracise, duke i demtuar tmerresishte interesat tona kombtare e shtetnore?! I juaj, mesuesi Ise
6. 11. 2021
Ta realizojme qellimin dhe deshiren e unitetit, mirekuptimit, tolerances, respektit e bashkpunimit te ngushte mes dy shteteve shqiptare e mes shqiptareve ne pergjithesi qe jetojne ne trojet e veta nen qizmen pushtuse te fqinjeve tane greko-sllav dhe mes shqiptareve ne diaspore, do te jete shume e veshtire, derisa ne mesin tone gjallerojne, veprojne e funksionojne politikan kuisling, tradhtare te korruptuar, nepotist e narkoman.
Derisa te kete politikan qe merren me krim te organizuar politik, fetar, ekonomik, shendetesor, arsimor, juridik dhe derisa te kemi politikan tradhtar qe i shesin interesat e vendit dhe popullit per interesa te fqinjeve tane pushtues greko-sllav, per ti mbrojte edhe interesat e veta te ulta, familjare, grupore, partiake, fetare e regjionale.
Derisa te kete politikan qe i mbrojine iteresat e veta jo njerezore, jo morale, aspak kombtare dhe derisa te kete politikane shqiptar e perkrahse te tyre ne mesin tone, qe nuk jane te pakte!
Pa ngritjen masive te vetedijes sone kombtare per unitet, pa i eliminuar perqarjet e urrejtjet mes nesh mbi baza politike, fetare e regjionale, pa i eliminuar vellavrasjet, amoralitetin, narkomanin, pertacine dhe qyqarllakun, do ta kemi veshtire realizimin e endres sone, qe eshte bartur tek shqiptaret, brez pas brezi.
Fatkeqesishte, dersa te kete ne ball politikan shqiptar qe falin e shesin pjese te atdheut, ne veri te Kosoves e ne jug te Shqiperise qe tu krijojne favore politike, ekonomike e ushtarake pushtuseve tane, qe fusin urrejtje, fyerje, perqarje e vellavrasje mes shqiptareve te Kosoves, Shqiperise e shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te pushtuara nga fqinjet tane, veshtire e kemi ta bejme realitet mes shqiptareve unitetin, mirekuptimin, tolerancen, respektin, bashkpunimin e dashurine.
Derisa te kemi politikane ne balle te politikes shqiptare, qe pa pike turpi dhe haptas lobojne per ndarjen e Kosoves dhe berjen prone te perbashket me pushtusit gjingantin TREPCA dhe Liqenin strategjik te UJMANIT e tia japin veriun e Kosoves Serbise, jugun e bregdetit shqiptar Greqise, uniteti, mirekuptimi, toleranca, bashkpunimi dhe dashuria mes shqiptareve do te mbetet vetem nje enderr e pa realizuar, sepse keshtu deshirojne e investojne qarqet antishqiptare, sidomos greko-sllavet e ballkanit si marionet e ruseve, po keshtu kerkojne edhe politikanet shqiptaret tradhtar e te shitur per pak pare te pista tek Gjorgj Soros e tek fqinjet tane pushtues.
Keto sjellje te politikaneve tane ishin e jane sjellje te barabarta me vetevrasje, qe ua lene deren hapur pushtuseve tane sllavo-grek qe te kerkojne edhe metej pushtimin e grabitjen e trojeve tona. Kjo ender e grekeve dhe sllaveve nuk eshte shuar kurr dhe nuk e ka ndermend te shuhet, derisa te fshihen nga faqja e dheut dhe nga harta e botes Shqiperia e shqiptaret.
Kete enderr te fashisteve greko-sllav nuk duhet ta injorojne kurr shqiptaret, nese nuk kemi deshire te eliminohemi turpesishte si komb, si kulture, si gjuhe e si teritor! I juaj, mesuesi Ise