Europen, e quanin “shtrige plake e shelafe”- baballaret, gjysherit e stergjysherit tane dhe i madhi Gjergj Fishta
24. 11. 2018 ( po e ripostoi te vetdijsohemi se cfar po ndodh me ne)
A kishin te drejte i madhi yne Fishta, stergjysherit, gjysherit dhe baballaret tane qe e quanin Europen “shelafe” dhe “shtriga plake”? A kane te drejte sot politikanet tane shqiptar qe e pranojne çdo kushtezim te Europes, edhe kur ajo na e thene boshtin kurrizor si komb?! A ka turp më te madh per politikanet, intelektualet, kleriket fetar dhe per ne shqiptaret te shkojme ne Europe te ndare, te coptuar, te pushtuar, te nenshtruar e te pabarabart me fqinjet tane pushtues greko-sllav?!
A ka tradhti më te madhe kombtare nga politikanet shqiptare, te cilet po u falin troje fqinjeve tane pushtues greko-sllav, si kusht per viza e dallavera tjera te shumta, po u falin ekstra teritor kishave ortodokse, te uzurpuara nga kolonet serb, me rastin e pushtimit te Kosoves nga ana e Serbise?!
A ka krim me te madh per politikanet tane te cilet po e lejojne krijimin e asociacionit me ingerenca shtetnore te komunave me shumice serbe ne veriun e Kosoves, i cili eshte mbushur perplot me kriminel serbe, te ardhur nga viset e ndryshme te luftes me misione te caktuara nga Serbia, qe ka ndodhe ne teritoret e ish jugosllavise, kurse vellezerit tane ne mal te zi, ne serbi, maqedoni e greqi, nuk i kane as te drejtat me elementare njerezore per te jetuar si njerze, vetem e vetem qe t`i marrim gjaja ato viza te turpit nga “shtriga plake” e shelafe, te ciles i thonin dikure baballaret, gjysherit e stergjysherit tane dhe i madhi Gjergj Fishta?!
A ka turp më te madh per Europen qe kerkon nga Qeveria e Kosoves, tia hjeke taksat Serbise, edhe pse ajo nuk na hoqi kurr thiken prapa shpines dhe nuk e ka ndermend ta ndale thiken e saje te pergjakur kunder shtetit te Kosoves qe eshte fituar me gjakun e shume deshmoreve te lirise dhe kunder Kombit shqiptar ne pergjithesi, edhe pse ajo eshte stimuluar nga Europa sa e sa here me trojet e shqiptareve te ulura me gjakun e tyre?!
A ka turp më te madhe per kombin shqiptar, per politikanet, intelektualet dhe kleriket fetar te tij qe gervallen dhe qesin shkume prej goje pas Europes, qe te na pranoi ajo ne mesin e saje, te pa barabart me popujt tjere, keshtu si jemi te pergjakur, te varfur e te tretur rrugeve te botes. Te coptuar ne gjashte pjese e te pushtuar nga fqinjet tane, te perqare mes veti dhe me nje politike te korruptuar deri ne fyte, politike nepotiste dhe e kriminalizuar kemb e koke?!
Pres me padurim opinione rreth ketyre pyetjeve drejtuar lexuseve te mije dhe popullit shqiptar! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!