Bisedimet e Kosoves me Serbine ne pozicion te pabarabart per Kosoven, sipa akademik Esat Stavilecit

28 qershor 2015 •

“Me të drejtë thuhet se duhet të bisedohet, qoftë dhe me armikun, me kusht që palët të jenë të barabarta në bisedime. Të mos qenët të barabartë në bisedime, dhe të mëparshme dhe në këto të tashme në Bruksel, më kanë mbajtur të rezervuar, derisa sa vetë ato i kam quajtur një “investim i gabueshëm i bashkësisë ndërkombëtare”.

Kam thënë se po qe se bisedohet me Serbinë, qoftë edhe për të ashtuquajturat “çështje teknike” , pa u bërë një përllogaritje e pasojave të luftës së tmerrshme në Kosovë, do të legjitimohet gjithë ajo që Serbia shkaktoi në Kosovë, me politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve, të cilën e zhvilloi në mënyrë sistematike, të planifikuar dhe të vazhdueshme.

Prandaj, ndeshja nuk duhej të fillonte nga “rezultati zero”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Kosovë. Serbia nuk u kushtëzua me asgjë. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhej ta fuste Kosovën në një rrugë, skaji i së cilës nuk shihet edhe sot. Ajo nuk duhej ta favorizonte Serbinë dhe, nga ana tjetër, të kërkonte konçesione prej Kosovës. Bisedimet në Bruksel kanë rëndësinë e vet, por në rradhë të parë ato e favorizojnë Serbinë, ndërkohë që Kosovës i premtohet një “shpërblim” për konçesionet e bëra.

Serbët nuk janë të njohur për marrëveshje. Ata janë të njohur më shumë për mosmarrëveshje. Prandaj, me serbët asgjë nuk është e besueshme, qoftë edhe atëherë kur “ka marrëveshje”. Kërkesat e tyre nuk kanë të ndalur. Ata duan “hisen e vet” në Kosovë dhe nga ajo nuk heqin dorë lehtë. Nëse “kanë dalur nga Kosova” nëpër një “derë të madhe”, kërcënon rreziku që të “rikthehen” në të nëpër “disa dyer më të vogla” dhe të involvohen në jetën dhe ngjarjet në Kosovë.

Në Kosovë ende ka “ndërhyrje”të Qeverisë së Serbisë, veçanërisht në pjesën veriore të saj. Kosova ende nuk ka kompetenca të plota në territor, në kontroll, në ligj dhe në zbatimin e tij, ku gjithandej Kosovës i thonë Kosovë në Kushtetutën e saje.

Duhet ta kemi të qartë se Serbia më shumë sesa për serbët, interesohet për “territoret serbe“ në Kosovë, prandaj përherë do t’ i “rikthehet“të drejtës historike serbe në Kosovë, edhe pse me asgjë nuk është provuar se Kosova është ‘zemër’ose ‘djep’ i shtetit serb.

Le të më lejohet të përsëris një thënie timen në lidhje me këtë: Nëse serbët mendojnë se Kosova është “zemër” dhe “djep” i shtetit serb, duhet ta dinë se “transplanti” është bërë në trup të huaj dhe se fëmija që përkundet në djep është fëmijë i huaj. Serbia po kërkon hise në territorin e Kosovës, pa qenë e ndërgjegjshme se është pikërisht ajo që e kishte pushtuar Kosovën nga 1912-ta dhe disa herë të tjera, më 1918, më 1945 dhe më 1989. Kosova dhe Serbia nuk kufizohen te lumi Ibër.

Kjo është pika më neuralgjike e bisedimeve. Serbët janë përpjekur që në “kuadrin e çështjeve teknike” ta përvjedhin çështjen e veriut dhe ta bëjnë të diskutueshme një çështje të padiskutueshme. Veriu i Kosovës është kërcënua me ndarjen e tij qysh me instalimin e pranisë ndërkombëtare, kur KFOR-i “shtihej i shurrdhër” dhe nga një problem i paqenë lejoi të krijohej një problem që tejkaloi përmasat lokale duke pretenduar të bëhet një problem ndërkombëtar, si dhe ndodhi në të vërtetë.

Shqiptarët përherë janë deklaruar se “do të lejojnë dhe sigurojnë mbrojtjen e interesave të pakicës serbe dhe të të tjerëve dhe se kjo do të bëhet në përputhje me respektimin e identitetit nacional të tyre, e jo me ruajtjen e privilegjeve që ata i patën krijuar vetës me dhunë dhe më shtypje koloniale të shumicës së popullatës”.

Janë paralajmëruar zgjedhjet lokale për datën 3 nëntor 2013 edhe në veriun e Kosovës. Mirëpo, serbët nuk pranojnë që ato të njihen si zgjedhje për institucionet me firmën e Republikës së Kosovës. Më në fund, edhe bashkësia ndërkombëtare i “trimëron”, duke mbajtur “qëndrim neutral” karshi paravësisë së Kosovës.

Prandaj, shtrohet pyetja se çfarë kuptimi mund të kenë zgjedhjet nëse ato nuk shprehin realitetet e reja në Kosovë dhe nëse në to do të përligjen njësi paralele që prej luftës e këndej u janë kundërvënë institucioneve të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin edhe në atë pjesë të territorit. Serbët duhet ta dinë se kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është te lumi Ibër, por shumë e shumë kilometra më larg në veri”.

Lexuesi im i dashur kjo eshte nje mbyllje e syve te politikes sone kombetare, e cila ka pranuar te futet ne bisedime me Serbine totalishte e pabarabart dhe totalisht e papergatitur per kete qeshtje jetike kombetare, duke u sorullatur me duar ne gjepa poshte e perpjete sikur kapadaij!. I juaj, mësuesi Isë

Kapja pas modeleve te vjetruara e mohon dhe e pengon shume permiresimin dhe ndryshimin tone

27. 06. 2020

Modelet tona te realitetit jane besime qe i kemi pranuar nga tjeret si modele te verteta, sepse ne sot funksionojme më shume ne mbeshtetje te modeleve te vjetra, mbeshtetur ne besimet tona te akomuluara nga paraardhesit tane.

Ky model i te jetuarit, detyrimisht e mohon ndryshimin dhe permiresimin tone ne sistemin e organizimit te jetes personale, familjare, shoqerore, politike, ideologjike, religjioze, ekonomike, shendetesore, arsimore, kulturore, juridike dhe shkencore.

Kapja pas ketyre modeleve te vjetra , te cilat nuk kane kapacitet te ecin ne trend me kohen, perpos qe na stagnojne te sillemi ne qark pa kurrfar kuptimi e vlere, ato modele sjellin edhe viruse infektimi ne menyren e te menduarit, besimeve, bindjeve dhe ne menyren e te vepruarit tone, te cilat poashtu i infektojne edhe sistemet e ndryshme te te jetuarit, te cilat mund te shendrroihen ne smundje kronike.

Poqese e marrim me mend ndryshimin, permiresimin ne sasi e cilesi ne boten e sistemeve te kompjuterikes, telefonise, kibernetikes, makinerise dhe aviacionit, do te ishte shume qesharake per ne e per boten mbare, te mjaftohemi me modelet e stervjetruara qe na jane programuar ne kokat tona rreth menyres se te menduarit, besimeve, bindjeve dhe veprimeve tona, sipas modeleve qe na jane imponuar nga e kaluara.

E njejta gjendje qesharake do te ndodhte sikur te mjaftohemi edhe ne ditet e sotit me nivelin e zhvillimit kur ka nis te del ne skene niveli i teknologjise se kompjuterikes, telefonise, kibernetikes, makinerise dhe aviacionit.

Nese qenka i nevojshem dhe i domosdoshem ndryshimi, permiresimi neper keto fusha teknologjike, edhe më i nevojshem eshte ndryshime e permiresime ne sasi e ne cilesi rreth menyres se te menduarit, besuarit, bindurit dhe rreth menyres se te vepruarit tone gjate organizimit te procesit jetesor personal, familjar, shoqeror, politik, ideologjik, religjioz, ekonomik, shendetesor, arsimor, juridik e kombtar, te cilat kane nevoje te madhe, edhe te sherohen nga e kaluara, nga bartje e viruseve te ndryshem infektues dhe te zavendesohen me risi te cilat kane potencial ti perballojne kohes dhe te ecin ne trend me kohen. I juaj, mësuesi Isë

Genjehemi qe jemi intelektual nese nuk ekuilibrohemi dhe rifreskohemi sipas kerkesave te kohes

26. 06. 2020

Shkalla e ekuilibrimit dhe rifreskimit te mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve tona,e pasqyron sasine dhe cilesine e ngritjes dhe zhvillimit te karakterit dhe personalitetit tone intelektual, emocional, moral e kombtar.

Nuk mund ta konsiderojme knaqshem veteveten si nje intelektual i ekuilibruar dhe i rifreskuar nese nuk tregojme interesem sistematik qe ta ekuilibrojme dhe ta rifreskojme nivelin dhe cilesine e mardhenjeve tona me partnerin e jetes, me femijet tane , menyren se si i rrisim dhe i edukojme ata, si merremi dhe i trajtojme njerezit ne rrethin ku jetojme, ne kolektivin ku punojme, si i trajtojme projektet e ndryshme te punes profesionale, si i trajtojme e i krijome raportet nder familjare, si e ndertojme nivelin e njohurive profesionale dhe si i aplikojme ato ne praktiken e jetes se perditshme, si e ndertojme kulturen e njohurive shpirterore, emocionale, sociale, humane e morale.

Per ta kompletuar kenaqshem ekuilibrimin dhe rifreskimin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve tona gjate jetes, eshte e domosdoshme te investojme sa e si duhet ne pervetesimin e metodave, teknikave dhe formave te ndryshme te permiresimit te sistemeve tona rreth menyres se organizimit te procesit jetesor neper fusha e kategori te ndryshme jetesore, sipas rendesise qe e posedojne ato.

Per arritjene e sukseseshme te ketyre nevojave te domosdoshme per secilin intelektual, do te ishte e nevojshme te lexohen sepaku dy atri libra serioze qe ofrojne te dhena te ndryshme shkencore:

– si per mardhenjet personale mes dashurise me partnerin, me femijen dhe me antaret tjere te familjes se ngushte e te gjere,

– si per dashurine, respektin, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkpunimin mes miqeve,

– si per argtimin e avantura tjera te ndryshme me karakter argtus, qetesues e relaksues,

– si per cilesine e te jetuarit ne familje, ne rrethin dhe ne institucionin ku punon,

– si per mirembajtjen e shendetit fizik, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar,

– si per permiresimin e gjendjes se te jetuarit si intelektual, rreth permiresimit te cilesise dhe shpejtesise se te lexuarit e shpejtesise se te mesuarit, mbajtjes mend, permiresimit te koncentrimit te vemendjes, begatimit te jetes shpirterore e emocionale,

– si per ngritjen dhe persosjen e karieres per te cilen jemi percaktuar,

– si per zhvillimin dhe persosjen e talenteve dhe aftesive te ndryshme qe i posedojme,

– si per permiresimin e jetes si krijues, jetes familjare si dhe jetes ne komunitet dhe libra tjere qe ndihmojne e ofrojne pervoja te ndryshme rreth ketyre kategorive jetesore, te cilat e kompletojne sado pak jeten e nje intelektuali qe i premton vetes ekuilibrimin dhe rifreskimin sistematik gjate jetes, pa te cilat nuk mund te konsiderohet intelektual i kopletuar. I juaj, mësuesi Isë

Nëse e vejme veteveten ne diskutim per ate qe mendojme, bindemi, besojme dhe per ate qe veprojme, më pak gabojme

25. 06. 2020

Ështe me rendesi te madhe ta kemi nje rregullore, mire te perpiluar, permes te ciles e analizojme, e gjykojme dhe e konkludojme ate qe kemi menduar, kemi besuar, jemi bindur, ate qe kemi vepruar dhe te analizojme , gjukojme e konkludojme si mund te permiresohemi duke vuar veten, mendimet, bindjet dhe veprimet tona ne diskutim, per ti permiresuar e ndryshuar ato gjera qe na dalin para si pengese.

Nese e perpilojme mire nje rregullore te tille, secili prej nesh ne detyren e popilitikanit, intelektualit, shkenctarit, edukatorit, sherusit, gjykusit, prindit, bashkshortit, drejtorit, udheheqesit, mesimdhenesit, ekonomistit, artistit, inxhinjerit e shume profesione tjera qe mund ti kemi ne pergjegjesi, nese i analizojme, gjykojme e konkludojme secili mendimet, bindjet, besimet dhe veprimet tona, e ti vejme ne diskuptim vlerat e antivlerat e tyre, perparesite e mangesite, nuk do te na ndodhin dukuri te shumta negative ne pergjegjesite tona qe i posedojme gjate jetes, por do te ndodhin ndryshime progresive e favorizuse per ne e per tjeret. Fatkeqesishte rralle here apo hiq e bejme nje veprim te tille!

Nese nuk nderhyjme sistematikishte ne permiresimin dhe ndryshimin e mendimeve, bindjeve, besimeve e veprimeve tona, do te mbyllemi hermetikishte ne sisteme te stervjetruara, me pasoja shume te medha jetesore ne politike, kulture, shkence, drejtesi, ekonomi, arsim, shendetesi, e ne fusha tjera te ndryshme jetesore.

Keto pasoja ne shoqerine shqiptare kane marr permasa tragjike rreth pengimit dhe shkatrrimit te proceseve te ndryshme jetesore, te cilat na qojne perpara dhe na barazojne me boten e civilizuar.

Ne vend te zhvillimit, perparimit, ndryshimit dhe civilizimit, ka marr hov te tmerrushem ne trojet shqiptare korrupcioni, familjarizmi, krimi i organizuar, narkomania, trafikimi me qenje njerezore, prostitucioni dhe tradhtia duke shitur pjese te atdheut tone! I juaj, mësuesi Isë

Keshilla per jeten shkurt

 

7. 08. 2020

Nga cilido kenveshtrim qofte qoft ai politik, religjioz, ideologjik e regjional, nese nuk permbahet nga futja e urrejtjes, perqarjes, fyerjeve, etiketimeve dhe stimulin e ngatrresave e vellavrasjes mes shqiptarev mbi baza fetare, politike, ideologjike e regjionale, per mua personalisht eshte nje krim i llojit te vete qe po luezone fatkeqesisht vetem tek ne shqiptaret vite e shkuj me radhe, sidomos koheve te fundit.

Kete mani, sociopati, psikopati, kaq antinjerzore e anti kombtare te disa kokave te krisura ne skenen politike, ne skenen e gazetaris dhe mjeteve te informacionit, ne skenen e analizave politike e ne skenen e nje pjese te intelektualeve qe i thojne vetit intelektual, po e paguajme shume shtrejte destruktivitetin e tyre manjako-depresiv si individ, si familje, si institucion, si kulture, si shtet e si komb ne pergjithesi.

Nuk me mbetet gje tjeter pos te deshiroi te mbushet mend njeher e mire populli im i dashur qe mos te bije viktime e ketyre njerzve destruktiv, zhvates dhe shkaterrues te atdheut, shtetit dhe popullit shqiptar, dhe ti abstrahoi ata, sikur te mos jene gjalle ne mesin tone, te mos i perkrah e te mos u shkoj prapa tyre, qe ta legjitimojme te zezen e tyre me doren tone!

5. 08. 2020

Fahri Xharroviqi, u ka shpalle lufte 90% te shqiptareve te besimit islam dhe po i kundershton me idiotizmin e tij objektet e kultit fetar ku i kryejn ritet fetare ata, duke fute perqarje mes shqiptareve mbi baza fetare.

Po i linqon dhe po i etiketon te gjithe kundershtaret qe nuk pajtojne me qendrimet e tij djallezore, urrejtese e perqarese mes Shqiptareve. Shqiptaret duhet te distancohen nga ky matuf perqares i shqiptareve duke fut urrejtje vellazerore mes tyre e duke dobsuar unitetin e kombit shqiptar permes besimeve fetare qe i posedojne ata.

2. 08. 2020

Nuk ka madheshti e krenari më te madhe se sa ta shprehish veten se kush je permes punes e djerses se ballit, permes dijes e nderit, permes mirenjohjes, respektit e dashurise ndaj tjereve, permes drejtesise e humanizmit, moralit e atedhedashurise dhe permes sakrifices per liri e per atedhe.

Madheshtite i bene personi i madherishem, shemtite personi i shemtuar. Te dy personat gjenden brenda nesh, cilit ti japim perparesi, perkrahje, vlersim e mirenjohje, ai person do te behemi.

Tek politikanet tane bejne pjese më shume persona ne boten e tyre shpirterore, pos personi i madherishen nuk ka vend tek ta, spse keta i kane dhene perparesi, perkrahje, vlersim, e mirenjoihje personit te shemtuar, personit te korruptuar, te pandershem, personit te kriminalizuar, personit vrastar, lakmitar dhe personit tradhtar.

Per kete arsye politikanet tane qe i kemi ne balle te politikes jane personalitete te shumfishta, sa qe nuk ka mundesi njeriu tu besoi se cili personalitet eshte me te vertete.

29. 07. 2020

Perputhja e asaje qe e themi me ate qe e bejme, tregon nivelin tone edukativ, intelektual, kulturor, moral, social, human, profesional e kombtar. Tregon llojin e temperamentit, tiparet e karakterit dhe nivelin e zhvillimit te personalitetit qe e posedojme.

Njerzit qe e perputhin ate qe e thojne me ate qe e bejne, jane njerze te fjales, beses, jane njerze te ndershem, puntore, te dashur, solidare, human, te sjellshem. Jane njerze te dijshem, vizionare, atdhetare, te guximshem, luftetare, jane njerze familjare, te suksesshem e te afte profesionalisht, politikisht e kombtarisht.

25. 07. 2020

Sa me shume qe tretemi ne boten e perceptimeve iluzore, po per aq i japim mundesi formimit te mendimeve, bindjeve, besimeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara, ne baze te cilave i organizojme edhe veprimet gjate jetes.

Sjelljet tona qe behen nen ndikimin e njohurive te fituara nga iluzionet, te cilat kualifikohen si perceptime qe e deformojne realitetin, pa dijen dhe pa dashjen tone, na qojne drejte deshtimeve personale, profesionale, familjare, shoqerore, politike, kulturore e kombetare.

Sa e domosdoshme dhe e dobishme eshte qe te ruhemi nga ndikimi i faktoreve te ndryshem iluzor, te cilet e deformojne tersishte realitetin, te cilin e perceptojme dhe bejme perpjekje ta njohim sa më drejte, sa më objektivisht. e sa më thelle.

25. 07. 2020

Vetem mendjet e prishta e te trishta aberrohen kunder tempujve fetar, pas te cilave qendron mbi 90% e popullates 8 miliardeshe te kesaj bote!

Sa mendje te aberruara, te trishta e te prishta jane ato mendje më pak se 10% te popullates 8 miliardeshe ne bote qe u kundervihen tempujve te besimeve fetare katolike, ortodokse, islamike, protestane, budiste etj, pas te cilave qendrojne e u besojne mbi 90% e popullates te kesaje bote 8 miliard banoresh!

Mendje edhe me te trishta e te prishta dhe te aberruara jane te atyre shqiptareve te cilet jane kunder tempujve te besimeve fetare islame, katolike e ortodokse te vellezerve tane shqiptare te cilet besojne ne ata tempuj!

Eshte e trisht, e prisht dhe aberrative mendja e nje pakice shqiptaresh qe nuk i besojne Zotit t`i kundervihet mendjes shumice apsolute qe besojne ne Zot! Dhasht Zoti mend aty ku nuk ka!

Suksesi kerkon kohe, vullnet, deshire e perkushtim t`a arrijmë. Aq sa i plotësojm kërkesat e suksesit, po për aq e arrijm ate.

24. 07. 2020

Nese bejme jete pa vendosur diçka te planifikuar ne mendimet, bindjet, besimet e vizionet tona dhe pa u perkushtuar praktikisht e vendosshmerisht, nuk do te jemi ata qe deshirojme te behemi, nuk do te bejme vepra te duhura e te vlefshme per veten, per familjen, per shoqerine e per kombin dhe nuk do ta arrijme kurre ate qe e deshirojme.

Mendimet, bindjet, besimet dhe veprimet e planifikuara mire, sa do pak te perkryera qofshin ato, e mirembajne shendetin tone emocional, intelektual, fizik, social, moral e kombtar dhe i qojne perpara proceset e shendetshme e organizative jetesore, te planifikuara sipas vizionit te parapar. Pa mendime, bindje, besime e pa vizion e veprime te planifikuara, nuk arrihet asgje e vlefshme ne kete bote, pos shkatrrimit, edhe te asaje qe e posedojme.

Fatkeqesishte kete mangesi e hendikep te mendimeve, bindjeve, besimeve, vizioneve e veprimeve tona ne menyre racionale e te planifikuar e kemi paguar e po e paguajm shume shtrejte si popull e si komb me menyren e te jetuarit si eshte më keq e pa dinjitet fare, te nenshtruar nga pushteti dhe fryma e politikes fashiste te pushtuseve tane greko-sllav.

Nese nuk kem zemer, shpirt, menquri e guxim ta rregullojmë qeshtjen tone kombtare, eshte e njerezishme mos ta shkatërrojmë ate.

Me menquri, bindje e besime kufizuse dhe veprime frikësuese, nuk mund t`i arrijmë
idealet tona qe ia kemi vuar vetit si qëllim.

19. 07. 2020

Në ato momente kure i lëme me nje ane qastet kalimtare te kenaqesive, te cilat perfundojne me dhimbje e me turp, do te perqendrohemi ne ato gjera te vlefshme e madhore qe shkaktojne kenaqesi e krenari afatgjata, edhe nese jemi te detyruar te kalojme permes dhimbjeve afatshkurtera.

Shumica prej nesh vrapojme e mashtrohemi pas knaqesive afatshkurtera e te qastit, edhe pse perfundojne shume shpejte ato ne dhimbje afatgjata, ndoshta edhe te perjetshme, ne vend qe ti perballojme dhimbjet e qastit e afatshkurtera, te cilat perfundojne me kenaqesi afatgjata e me krenari.

Ata qe jemi sot, eshte pasoje e merrjes se vendimeve tona dje. Ato vendime qe i marrim sote, pasoj e tyre do te jemi neser.

17. 07. 2020

Nuk ka asgje më te vlefshme se sa atdheu, liria, e populli mes te cilit jemi rrite e edukue. Gabohen shume rende ata politikan, luftetar, veteran, e shume veteran te rrejshem, militante partiak, te cilet e kane vuar veten ne epiqender, mbi atdheun, mbi lirine, mbi popullin, me bindjen se atdheu, liria dhe populli jane produkt i tyre, ne vend qe ta konsiderojne veten, atdheun e lirine nen popullin dhe produkte te tij.

Sipas te gjitha gjasave kete pjese te njerzeve qe u permenden me larte, e ka quar peshe e mira dhe liria qe eshte fituar me gjakun e deshmoreve te lirise dhe me ndihmen e miqeve tane, te cilet na perkrahen ne ditet më te vishtira qe i perjetoi Kosova, permes themelimit te shtetit, policise dhe ushtrise sone.

17. 07. 2020

Kategoria më e ulte e njerezeve në mesin tonë, ishin dhe mbeten ata/ato që ju bashkauanë secilit pushtet, para e pas luftes dhe pa pikë fytyre rrahin gjoks ne emer te deshmoreve e çlirimtareve, edhe pse nuk e kane zbraze asnje plumb ne ballafaqim me pushtusin serb, i cili vrau, poshtroi, dhunoi, masakroi dhjeta, qinda e mija shqiptar, femij, bura, gra, pleqe e te rij, dogji e rrenoi qinda e mija shtepi, helmoi puse e plaqkiti pasuri.

Kjo kategori eshte rendit paftyresisht ne radhet e para te veteraneve te luftes, edhe pse nuk jane deshmuar per asnje qaste si pjesemarres ne nje betej te vetme, si luftetar e luftetare, si mbrojtes te popullit, si çlirimtar trima e trimnesha dhe si guximtar e guximtare, asnje plage ne trup quditerisht pa e marre dhe asnje antar te familjes pa e humb, por te pare si veteran lufte! Paqin faqen e zeze sepse nuk shkojne bashk te jesh edhe veteran edhe llaskuc edhe zagar!

Bindja ime personale eshte se kjo kategori e ulte njerezish ne mesin tone, ia kane humb vleren luftes çlirimtare, UÇK-es, shtetit qe eshte fituar me gjakun e deshmoreve, Kosoves ia nderruan vendin nga viktime ne raport me Serbine, e shnderruan Serbine si viktime e saje, e varferuan popullin skajshmerisht, permes instalimit te korrupcionit ne skenen tone politike, permes krimit te organizuar, permes vrasjeve politike, permes nepotizmit apo familjarizmit, permes militantizmit partiak, amoralitetit e narkomanise, permes shitjes se pjeseve te atdheut dhe duke shemb çdo vlere e duke na shitur mend e rrahur gjoks para nesh, si njerze me vlere!

12. 07. 2020

Ne ato momente kur i klasifikojme ne menyre racionale sjelljet tona dhe i grupojme veqe e veqe, ne sjellje te cilat na shkaktojne dhimbje e turp dhe ne sjellje te cilat na shkaktojne kenaqesi e krenari, i hapim rruge vetit dhe i krijojm favore te bejme ndryshime te medha progresive gjate jetes.

Kure arrijme ti veqojme ato sjellje qe na sjellin dhimbje e turp, stagnim e shkatrrim, perqarje e urrejtje, divergjenca, mospajtime e ngatrrime mes nesh si komb, sipas apetiteve te qarqeve te ndryshme anti shqiptare, do ti largojme sa më pare nga vetja sjelljet qe na shkaktojne vetem dhimbje e turp para botes, duke i zavendesuar ato me sjelljet qe shkaktojne kenaqesi, begati e krenari personale, familjare, shoqerore e kombtare. Uroi te vetdijsohemi sa më pare per llojin e sjelljeve dhe veprimeve tona qe i bejme gjate jetes!

11. 07. 2020

Popullit qe i mungon deshira e duhur, vullneti dashuria, menquria dhe guximi per te ecur perpara dhe i mungon vendosmeria ta fitoi lirine, unitetin e pavaresine, do te mbetet prapa tjereve, i sunduar, i pushtuar, i shfrytezuar dhe i roberuar nga tjeret.

Do ti shkon jeta nen roberi, i burgosur, i turturuar, i dhunuar, dhe i vrare. Do t`ia marrin trojet, do ta perzene nga shtepite e veta, do mbetet i varfur, i mjere, duke derdhur mund e djerse rrugeve te botes, per favorert e tjereve dhe duke u asimiluar dita dites.

9. 07. 2020

Është i shemtuar veprimi yne i realizimit te interesave dhe kenaqesive personale duke u shkaktuar deme e dhembje tjereve, ne vende qe ta perdorim veprimin e realizimit te Interesave e kenaqesive tona, pa i demtuar interesat e askujte.

Kjo veti e mire eshte e mundeshme per njerezit qe kane karakter te forte e te edukuar, qe i kane ne nivel te duhur ndjenjat humane, sociale, morale e kombtare dhe qe kane ego te socializuar dhe dituri te mjaftushme.

9. 07. 2020

Derisa te mos i ndeshkojme keqbersit e dukurive negative dhe krimeve te ndryshme me te gjitha mjetet e mundeshme qe i disponojme, pa e perjashtuar aske, qofshin ata politikan, klerik fetar, intelektual e qytetare te thjeshte, te cilet bashkpunojne per vepra korruptive e kriminale mes veti e me fqinjet tane pushtues,

Do te jetojme ne gjendje te mjere e te varfur, ne gjendje te pushtuar, nenshtruar e poshtruar, te burgosur, te dhunuar, te vrare e te perzene nga trojet tona si gjithehere, sepse asgje nuk pik prej qiellit dhe asgje e mire nuk na vije nga keqbersit, kriminelet, tradhtaret, nga fqinjet tane pushtues e nga te huajte, po su perpoqem vete me te gjitha mjetet, pa marr parasysh koston qe na kushton.

6. 07. 2020
Mendimi, besimi, bindja, vullneti, guximi, deshira dhe dashuria jane komanda te cilat na udheheqin gjate gjithe jetes. Sa shume e vlefshme eshte komanda e tyre, ateher kur jane ne nivel te duhur. Nese jo, komanda e tyre na shkaterron personalisht, familjarisht, institucionalisht e kombtarisht!

3. 07. 2020

Sa e trishte po me duket thirrja e disa servileve te ashtuquajtur intelektual mbi vlerat morale, kombtare, njerezore e politike te Presidentit historik te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova! Ndersa ne anen tjeter servilet i duartrokasin dhe ia marrin temenan Isa Mustafes, kundershtar numer nje i Dr. Ibrahim Rugoves dhe frymes politike te tij!

Rugova beri sa mujti per Kosoven, ishte me zemer, shpirt e mendje i perkushtuar dhe i lidhur per te. Nuk i mori asgje Kosoves, pos qe i dha perpjekjet dhe mundin e tij intelektual e politik me sinqeritetin më të madh.

Kurse Isa Mustafa, nuk beri asgje te mire per Kosoven, pos qe e shkaterroi ate dhe kushtetuten e saje, ne ditet më te veshtira qe i perjetonte ajo, gjate kohes se pushtetit te Rrahman Buba Morines, sherbtor i te cilit ishte baterica Isa Mustafa, per ti bere favore sa më te medha politikes fashiste te Millosheviqit, ne dem te saje e popullit shqiptar.

Edhe pas çlirimit te Kosoves, Mustafa e vazhdoi te njejten rruge kriminale qe u kurorzua me puqin kunder qeverise Kurti dhe shtetit te Kosoves, ne bashkpunim me akteret e ish qeverise PRONTO dhe PAN, te cilet e instaluan ne skenen tone politike korrupcionin, prostitucionin, krimin e organizuar, nepotizmin, shitjen e pjeseve te atdheut e çka jo tjeter per te keq?!

30. o6. 2020

Pesimet qe na ndodhin gjate jetes na tregojne se nuk jemi ne rruge te duhur te udhtimit.

Lum ata qe mesojne prej pesimeve te veta e mjer ata qe nuk mesojne!

28. 06. 2020

Per ta kuptuar se, më lehte eshte te thuhet sesa te behet, e vertetojme mësemiri tek premtimet e politikaneve tane qe ua bejne qytetareve. Dukuria, më e lehte te thuhet sesa te behet, bukur shume eshte bere zakon tek shqiptaret, te cilet mjaftohen vetem me te thenme pa i dal zot asaj qe thuhet!

Kjo dukuri, po na kushton me menyren dhe me nivelin e te jetuarit, nen standartet e te berit jete, sepse nuk jetohet vetem me te thena e pa te bera. Ky zakon i mbrapshte dhe i programuar ne kokat tona, duhet te shlyhet sa më pare dhe te zavendesohet me zakonin , ate qe thuhet me doemos duhet bere, ate qe e premton para tjereve duhet realizuar qe te mos mbesin genjeshtra premtimet .

27. 06. 2020

Disa hudhen ne lumin e jetes, pa vendosur se ku dojne me dale, deriku synojne me shku dhe a munden me ia arrite qellimit!

24. 06. 2020

Të korruptuarit e te kriminalizuarit politik mendojne se mund te fshihen pas forcës së politikës amerikane qe të fitojë korrupsioni e krimi i organizuar në Prishtinë e ne Tirane dhe te mbisundoi Serbia permes minishengenit te saje ne korriz te shqiptareve. Maskat i ka devalvuar koha dhe ua ka qite arpallakun ne ledine.

Ne kete menyre mendojne ata qe e zhvaten Kosoven e Shqiperine per dy e më shume dekada. Zhvatjet, krimet e organizuara, korrupcioni, familjarizmi e amoraliteti,. duhet dhe do ta kene fundin e vete heret ose vone. Per ndryshe jetes nuk i mbetet asgje njerezore, humane e morale.

Asgje nuk mund t`i rezistoi deshires, vendosmerise, vullnetit, guximit dhe unitetit te popullit shqiptar

23 qershor 2018 në 8:05 PD ·

Jeta jone ndryshon ne rastin kur marrim vendime te reja, te perkushtuara, e te vendosura ne harmoni me objektivat qe i synojme dhe ia kemi vuar vetit si mision.

Askush nuk e ka menduar se vendosmeria, deshira dhe vullneti i forte i Mahatma Gandit, permes levizjes se tije pacifiste, do ta çliroi Indine nga pushtimi britanik dhe do ta permbyste Perandorine Britanike aq te fuqishme per kohen, e cila nuk pate force ta rezistoi vendosmerine, deshiren dhe vullnetin e forte qe e pati Mahatma Gandi, synim çlirimin e Indise nga roberia.

Me dhjeta e qinda shembuj te ndryshem te natyres se tille, ka neper bote, qe nuk kane mujte me i rezistuar vendosmerise, deshires dhe vullnetit te forte te personaliteteve, mes nje populli unike, edhe kur vihet ne rrezik jeta.

Shembull tipik i vendosmerise, deshires, guximit dhe vullnetit te forte per çlirimin e Kosoves nga roberia e Serbise, ishte Familja e Jasharajve ne Prekaz, me bace Shabanin ne balle se bashku me dy djemte e tije trima legjendar Ademin e Hamzen dhe i madh e i vogel nga familjaret e tyre, te cilet u shnderruan ne Legjende duke flijuar jeten ne perballje me nje makineri ushtarake e gjakatare serbe, e armatosur deri ne dhemb me te gjitha llojet e armatimit.

Vendosmeria, deshira, bindja dhe vullneti i forte i familjes Jasharaj, i pa pare kund ne bote, ia nderroi epoken e shqiptareve permes luftes titanike dhe te guximshme ne Prekaz, duke ia bere me dije Serbise, se tokat shqiptare, me gjithe Sakrificen, i kane bijte e vete qe u dalin zot.

Fatkeqesisht ky heroizem i papare kund ne bote, kjo vendosmeri, deshire dhe ky vullnet i forte e ideal per lirine e trojeve shqiptare, po neperkombet dhe po qvleresohet nga ata qe nuk jane te vendosur, nuk kane deshire e zemer e as vullnet te forte dhe nuk jane unik qe ta mbrojne me çdo kusht e me çdo mjet idealin per liri e mbroijtje te trojeve qe e paten Familja Jasharaj dhe trimat çlirimtar te popullit te Kosoves heroike e martire.

Ajo qe eshte frymzuse e ngazlluse per ne si popull, eshte se edhe ne posedojme me forcen dhe fuqine magjike, qe e paten jasharajt, e cila na prete pa durim, qe ta zgjojme nga gjumi i thelle, sa ma pare duke e frymezuar vendosmerine, deshiren, vullnetin, guximin, unitetin dhe dashurine, te cilat nau kane alivanosur nga pergjumja e thelle, qe t`i vejme ne sherbim te rregullimit te qeshtjes sone kombtare ne ballkan dhe ta qelnikosim temelin e lirise sone njhere e pergjithmone.

Lexusi im i dashur, nuk eshte me rendesi prej nga nisemi, por me rendesi eshte vendimet qe i marrim, deri ku jemi te vendosur dhe unik te shkojme e ti qojme vendimet e marrura.
Keta politikan qe i kemi ne balle asnje vendim qe e marrin nuk e kane deshiren, vullnetin, guximin, diturine, dashurine, unitetin dhe vendosmerin qe ti qojne deri ne fund synimet qe i ka populli shqiptar. I juaj, mësuesi Isë

Dardania nuk ishte Kosovë e Metohi, nuk ishte as krishtene e as islame por ishte pagane e Dardane

21. 06. 2020

Dardanin e bene Kosove, e bene krishtene dhe islame pushtuesit tane te shumte neper shekuj. Dardania nuk ishte Kosove e Metohi por ishte Daradani ne mes zemres e shpirtit te hapsires se saje e quajtur Iliri. Nga Dardani qe ishte me pare e bene Kosove e Metohi, pushtuesit tane latino-romak, greko-bizantin, sllavo-ortodoks dhe turko-aziatik ne bashkpunim me sllavo – ortodokset ardhacak ne trojet tona te gadishullit Ilirik.

Keta pushtues ia” dhuruane” edhe krishtenizmin dhe islamizmin, siq ia nderruan emrin nga Dardani, ne “Kosove e Metohi”, duke larguar tersisht nga besimi i vete pagan qe e kishte para se te pushtohej Iliria nga keta pushtues.

Katolicizmin na e “dhuroi” perandoria romake, ortodoksizmin perandoria bizantine se bashku me car dushanet, car millutinet, car nemanjiqet, car llazaret, car nikolle pashiqet, car karagjorgjeviqet e caret tjere bullgar, maqedon, malazez, serb, slloven e kroat me prejardhje sllave, te cilet u shtrine dhe u vendosen ne trojet tona te Gadishullit Ilirik dhe I uzurpuan mbi 100 mij kilometra katror teritor te Dardanise e Ilirise.

Islamizmin na e “dhuruan” mbreterit e sulltanet e shumte turko-aziatik, duke naj nderruar emrat siq naj nderruan pushtuesit e meparshem nga emra Ilir qe i kishim me pare ne emra katolikesh, ne emra ortodoksesh dhe ne emra turko-aziatikesh qe edhe tani i posedojme sipas perkatesive fetare, qe naj imponuan pushtuesit tane shekullor e te tanishem.

Besimi Ilir ishte besim pagan derisa u pushtue Iliria, ku figura te shejta permes te cilave e besonin Zotin Iliret, si figura e shejte e tokes, e diellit, e ujit dhe e ajrit, nder figurat tjera si me te dalluara, te cilat e mundesonin lindjen dhe ekzistencen e botes se gjalle bimore, shtazore dhe botes se gjalle njerezore.

Pa keto elmente te shejta te cilat i kishte krijuar forca e madherishme e gjithesise e quajtur Zot, nuk ka mundesi te ekzistoi dot bata e gjalle bimore, shtazore dhe ajo njerezore. Kete besim politeist e kishin paraardhesit tane Iliro-pellazg derisa u pushtue Iliria.

Tre shekuj pas pushtimit te Ilirise, krishtenizmi na erdhe qe nga fillimi i shekullit te katert, kur edhe u legalizuar besimi monoteist krishten dhe me vone monoteizmi Islam, ne fillim te shekullit 14, si idelogji fetare e pushtueseve tane shekullor latino-romak, greko-bizantin, sllavo-ortodoks dhe turko-aziatik.

Dardanine e shendrruan ne Kosove e Metohi, me teritor dhjetahere më te vogel, krahasuar me teritorin qe e kishte më pare ne gadishullin Ilirik, kurse Ilirine e shendrruan ne Shqiperi, ne Greqi, ne Bullgari, ne Maqedoni, ne Serbi, ne Mal te zi, ne Kroaci e ne Slloveni, pushtuesit tane shekullor te vjeter e te rinje.

Ky ishte, eshte dhe po vazhdon te jete realiteti i hidhur historik qe u formuar mbi pergjakjen e trojeve tona antike Iliro-pellazge, me tendence qe ta tkurrin, ta pergjakun e ta gjymtojne edhe metej teritorin e Kosoves ne veri, ish Dardanise dhe teritorin e shqiperise ne jug, me inisiativen e sateliteve te pergdhelur te Rusise, me theks te veçante ne veri Serbia e ne jug Greqia.

Fatkeqesisht kjo tragjedi shumshekullore po jetesohet hap pas hapi me ndihmen e forcave tona te brendeshme politike, kuislinge, lakmitare e tradhtare qe i patem dhe i kemi edhe tani ne balle te skenes tone politike e shtetnore, te cilet e kane orientuar ter forcen dhe injorancen e tyre ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te interesave te veta kriminale, tersisht ne dem te interesave kombtare e teritoriale te Kosoves. I juaj, mësuesi Isë

E perjashtuan dhe e diferencuan Kryeparlamentaren Vjosa Osmanin nostallgjiket e komunizmit fashist serb te LDK-es

21. 06. 2020

Synimi i nostallgjikeve per kete akte te shemtuar e te turpshem kunder Vojasa Osmanit ishte, ti beje rrezistence synimeve te saje qe u deklarua publikishte se, nuk do te jete kurr ne krah me te korruptuarit, por do ta luftojme korrupcionin dhe te korruptuarit;
Qe u deklaruar me vendosmeri se, do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet;
E cila publikisht e beri me dije se, nuk do ta përkrahë asnjë tregtar e tugjar të kufijve dhe sovranitetit te Kosoves dhe do ta mbrojme barazine e Kosoves nëpërmjet reciprocitetit ndaj Serbise e ndaj tjereve dhe askujte nuk do ti punojme pas shpine;

Nostallgjiket, tregtaret e tugjaret, te korruptuarit, kundershtaret e ndryshimeve te favorshme per Kosoven e popullin e saj, mendësia e vjeter e pushtetit, sherbtoret e Vuçiçit dhe te Serbise, e vulosen edhe njehere turpin e vete, si herave tjera me perjashtimin, diferencimin dhe shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pergjegjesite qe kishte ne LDK, personalitetin qe e perkrahu, e ngriti , i besoi dhe e diferencoi si më te miren populli me voten e vete, duke i besuar qindahere më shume asaj, se sa nostallgjikeve te regjimit komunist serb ne radhet e LDK-es . I juaj, mësuesi Isë

Sa më shume i kuptojme gjepurat, aq më pak mbesim rob te tyre

19. 06. 2020

Gjeperuat jane perkufizime dhe rregulla shterruse e te thata, qe na jane instaluar ne kokat tona permes ndikimit familjar, rrethit ku jetojme, kultures qe i takojme, politikes qe e kishim dhe e kemi ne balle dhe besimeve fetare qe i posedojme si komb.

Gjepurat nuk duhet pranuar si perkufizime e rregulla te perhershme, te sakta e si te verteta, pa e verifikuar vertetesine e tyre si rregulla per aplikim, sepse shumica prej tyre nuk i pergjigjen mjaftushem kerkesave e nevojave tona per kohen ne te cilen jetojme.

Kerkesat dhe nevojat tona lindin, rriten, zhvillohen dhe ndryshojnpas kohes, kurse gjepurat nuk e perfillin kete ecuri evolutive te zhvillimit, te cilat mbyllen ne kokat tona dhe na imponohen si programime e rregulla te thata, qe ti perdorim gjate organizimit te procesit tone jetesor, duke ia imponuar vetit nje stagnim dhe mbyllje hermetike ne labirinthin e tyre.

Sa shume gjepura na kane mbete dhurate e instaluar ne kokat tona nga familja, farefisi, rrethi shoqeror, kultura te ciles i takojme, perkatesia fetare e politike, nga menyra e arsimimit dhe edukimit, te cilave u ka skaduar koha e perdorimit.
Nga familja kemi trashiguar gjepura te ndryshme patriarkale qe e kane sfiduar depertimin e risive ne menyren e procesit te organizimit te jetes ne familje, nga farefisi kemi trashikuar mendjemadhesin dhe mburrjen vend e pa vend, si farefis i dalluar me tiparet e tij si askush tjeter qe i posedon, nga kultura shume dukuri te ndryshme, qe u ka kaluar vlera te perdoren dhe tani, si fejesat e martesa permes misiteve e misitnive, nga rrethi sjellje te ndryshme devijante e agresive, jo humane, jo morele e jo kombtare, nga besimet fetare e kemi trasheguar katolicizmin, ortodoksiszmin dhe islamizmin qe ne etiken e tyre jane shume kontraverze mes veti, qe fusin perqarje e ngatrresa te pakuptimta te cilat shkojne ne dem tonin dhe nga politika e politikanet qe na kane kushtezuar idelogjite e tyre balliste, komuniste, fashiste, naziste e lloj lloj gjepurash te ndryshme, te cilave u ka skaduar koha dhe jane e keqe e madhe per ne,

Te gjitha keto gjepura e shume tjera qe nuk u permenden më larte jane kushtezime shoqerore, politike, fetare, kulturore, farefisnore, familjare, e individuale, te cilat presin me padurim momentin tone te zgjimit, qe te lirohemi sa më pare nga keto kurtha te kurdisura per stagnimin tone si individ, si familje, si shoqeri, si shtet e si komb.

Kjo qe u tha më larte nuk duhet nenkuptuar edhe mohimin e vlerave qe i kemi perfituar nga familja, nga feja, politika, farefisi dhe rrethi ku jetojme, per aq sa kan poseduar vlera, po per aq edhe e meritojne respektin. I juaj, mësuesi Isë

Genjeshtrat qe i zgjedhim tu besojme

18. 06. 2020

Inxhinjeri i kompjuterikes Vishen Lakhiani mendon se:” qenjet njerzore ekzistojne njekohsisht ne dy botra. Ne boten fizike te se vertetes absolute dhe ne boten e pejsazhit kulturor te se vertetes relative. Ne pejsazhin kulturor te gjitha idete, qe ne i kemi perzemer- identiteti yne, feja, kombesia jone, besimet tona rreth botes- nuk jane gje tjeter veçse konstrukte mendore, qe ne i kemi zgjedhur tu besojme. Dhe si te gjitha konstruktet, shume prej tyre jane thjeshte opinione qe ne u besojme, sepse na jane ngulitur ne koke qe kur ishim femije dhe pranoheshin nga kultura ne te cilen ne urritem”.

Nisur nga ky konstatim rrjedh konkludimi se qenjet njerezore jane më pak racionale, sesa mendojme qe jane. Shume ide, besime dhe bindje te cilat i pelqejme dhe mishrohemi pas tyre, si te ishin te “ verteta”, vertetesia e tyre bie poshte, nese e inspektojme nga afer te verteten e tyre.

Konstruktet tona mendore mbi boten natyrore, shoqerore dhe shpirtrore, mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne, te levizin, te zgjerohen e te tkurren, teksa kulturat, ideologjite, dhe opinionet perballen, vallzojne dhe perplasen me njera tjetren duke u perhapur infektimi nga bartesit tek viktima. Pra ne shpeshehere i asimilojme idete permes zgjedhjes joracionale, po permes “infektimit shoqeror”, permes perhapjes se nje ideje nga mendja ne mendje, pa bere pyetje te duhura dhe pa i analizuar ato.

Sipas Dr. Pol Marsden:” Provat tregojne se ne trashigojme dhe transmetojme sjellje, emocione, besime, dhe fe te ndryshme, jo permes zgjedhjes racionale po permes infektimit” . Ky mendim brilant i psikologut Pol, nxjerr ne dukje mangesite tona kur mendojme se po e marrim nje vendim racional, edhe pse ai mendim nuk ka te bej fare me racionalen, por ka lidhje më shume me idete qe familja jone, kultura te ciles i takojme e shoket tane qe e kane miratuar.

Bota po perjeton ndryshime te medha me ritme befasuse, kurse ne i ndjekim rregullat dhe e bejme ate qe eshte bere gjithmone para nesh. Ky veprim nuk eshte veprim i duhur dhe i preferushem qe premton nje te ardhme më produktive e më te dinjitetshme.

Intelektualisht e dijme se ky lloj ndryshimi i madh ne bote, po ndodh sistematikisht dhe pandalshem, por ne anen tjeter miliarda njerze mishrohen pas rregullave te demshme te se kaluares, te cilat nuk duhet te ekzistojne ne boten e sotme, sepse shkenca, kultura, teknologjia, informatika, kibernetika, shoqeria dhe vetedija njerezore kane evoluar pertej tyre. I juaj, mësuesi Isë

Po jetojme mes rregullave te shumta qe i ka percaktuar bota njerzore per rreth nesh

17. 06. 2020

Rregullat e botes mes te cilave jetojme duhet ti vejme ne diskutim, vlejne apo nuk vlejne ato, sa e si vlejne per ne? Pasi qe jetojme ne nje mal te madh besimesh, bindjesh, rregullash dhe praktikash njerzore, nuk eshte e thene te vlejne te gjitha njesoi , per menyren e organizimit te procesit tone jetesor.

Disa prej tyre munden me qene te mira e te nevojshme per ne, ndersa tjerat munden me qene te panevojshme, kufizuse e ndonjehere edhe te demshme, sepse u ka skaduar koha dhe nuk premtojne mjaftushem ta jetojme jeten sipas tyre.

Po i veshtruam me syrin kritik disa prej rregullave qe jane barte gjenerate pas gjenerate deri tek ne, do ta kuptojme se shumices prej atyre rregullave, bindjeve, besimeve dhe praktikave te ndryshme njerzore, u ka skaduar koha dhe jane konsumuar më teper seq kane poseduar vlera dhe kane patur rendesi.

Po e beme nje krahasim analitik mes rregullave, bindjeve, besimeve dhe praktikave te ndryshme te paraardhesve tane, se si e kane organizuar jeten ata, cilat forma e mjete i kane perdor gjate organizimit te procesit jetesor, si e kane trajtuar veteveten, bashkshortesine, femijet, familjen ne tersi, miqesine e shume rregulla tjera qe i kane perdor gjate jetes se tyre, do te vijme ne perfundim se u ka kaluar koha shumices prej tyre, qe te vlejne edhe per ne ta organizojme jeten ne te njejten menyre, me te njejtat rregulla e me te njejtat mjete sikur paraardhesit tane.

Eshte anakronike per kohen tone te punohet toka ende me parmende, te rriten e te edukohen femijet pa i shkolluar fare neper institucionet e ndryshme edukativo-arsimore. Te behen fejesat e martesat permes shkueseve, ta trajtosh bashkshorten si rob shtepie dhe si sherbtore, e jo si nene e femijeve dhe si shtylle kryesore e shtepise dhe shume rregujlla tjera qe na pengojne te ecim ne hap me kohe.

Mendimet, besimet, bindjet e praktikat e ndryshme njerzore qe i kemi te instaluara ne kokat tona, shumices prej tyre u ka skaduar koha, vlera dhe rendesia qe po sherbehemi me to, duke mos hetuar veten qe po stagnojme ne vend dhe po e rrezikojme jeten e njeri tjetrit me mendimet, qendrimet, bindjet dhe sjelljet tona ne raport me tjeret, si prind, si bashkshort, si antar familje, si fqinj i dikujt, si mik si intelektiual, si politikan dhe si klerik fetar.

Sa shume kemi nevoje te lirohemi nga programimet e vjetra, te cilave u ka skaduar koha dhe kane ardhe tek ne neper periudha te ndryshme, pa e kuptuar sa e si duhet vleren dhe rendesine e tyre qe e kane per kohen tone, te cilat nuk i plotesojne as perseafermi kerkesat tona, qe te organizojme jete te lumtur e me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë

Duhet ti largojme nga truri sa më pare te jet e mundur kodimet e xhepurave te kësaj bote

 

15. 06. 2020

Nuk e kam ende te kjarte a i kam lejuar majftushem fëmijet e mi ti krijojne mendimet, besimet dhe bindjet e veta shpirterore dhe ti vejne ne diskutim e ne pikepyetje xhepurat e kesaje bote qe ua kam imponuar une e faktor te shumte nga rrethi, siq me jane imponuar edhe mua nga prinderit e mije, rrethi e faktore te shumte imponus te xhepurave te kesasje bote, prej te cilave edhe sot nuk po mundem te lirohem sa e si duhet prej tyre.

Te besh jete sipas xhepurave te kesaje bote ke pajtuar me rregullat e programuara ne koke, te cilave u ka skaduar koha shumices prej tyre dhe nuk premtojne jete te lumtur e me dinjitet. Eshte zotesi e jona qe na takon, ta gjejme veten duke i rrefuzuar xhepurat qe nau kane impunuar gjate jetes.

Mardhenjet tona, kariera, qellimet, mendimet, bindjet e besimet shpirterore qe i posedojme, do te detyrohemi ti ndryshojme atehere kure e kuptojme se shumica prej tyre nuk kane qene fryt i marrjes se vendimeve tona te cilat vete nuk i kemi zgjedhe, por na jan instaluar piratisht.

Per ta riprogramuar trurin tone qe te lirohemi nga instalimi i programimeve qe nuk premtojne dinjitet, efektivitet e lumturi ne jete per kohen te cilen po e jetojme, duhet ti shembim sa më parë ato, permes ndryshimit tone sistematik , duke i instaluar programimet e reja, qe i shkojne pershtati deshires, vullnetit dhe pasionit tone per te bere jete te natyrshme, te dinjitetshme, te lumtur dhe te pavarur nga xhepurat e kesaje jete, qe nau kane fute brenda mendimeve, bindjeve e besimeve tona piratishte. I juaj, mësuesi Isë

Me programime virusale qe u ka skaduar koha nuk mbrohet shteti, atdheu dhe populli

14. 06. 2020

Nuke e shohe te udhes imponimin e dhunshem qe ta beje jeten e vete populli i Kosoves, sipas programimeve te instaluara ne kokat e politikaneve e analisteve tane politik, te cilave, perpos qe u ka skaduar koha e tyre, jane edhe virusale me pasoja vdekjeprurese per vendin, per shtetin dhe per popullin, te cilet synojne vetem mbrojtjen e interesave te veta personale , te degjeneruara tersisht.

Keto programime te imponuara, te cilave u ka skaduar koha dhe jane te rrezikshme, e me pasoja virusale epidemike, nuk eshte e befasishme, as joligjore, e as antikushtetuse, qe ti rrefuzoi populli dhe te merr vendim sa më pare, ti rrenoi ato programime virusale te tyre me gjithe ta, qe ta merr ne duar fatin e vete dhe ta mbroi vendosmerisht shtetin dhe atdheun.

Shteti dhe fati i popullit e i atdheut eshte e pamundur te mbrohet nga politikan, analiste politik e intelektual qe i kane te instaluara e te perforcuara ne kokat e tyre programime te tilla qe u ka skaduar koha dhe ne permbajtjet e tyre mbisundon injoranca, lakmia dhe karierizmi i degjeneruar, inati, urrejtja, gjelozia mes njeri tjetrit dhe gjunjezimi ndaj pushtuseve tane e tradhtia kombtare.

Nuk e kam te kjarte edhe çka duhet me i ndodh popullit, shtetit dhe Atdheut tone, qe populli te nderrmer nje vendim te guximshem e te vendosur ta shpetoi njehere e mire shtetin nga kapja e politikaneve prontiste e paniste, ta mbroi Atdheun nga tregtaret e tugjaret qe e kane qite ne shitje dhe ta mbroj veteveten nga varferia vdekjeprurese qe po i kanoset dita dites?! I juaj, mësuesi Isë

Politika sociopate po e shkaterron vendin dhe shtetin tone te lare me gjak

12. 06. 2020

Presidenti i Kosoves ka ambicje qe ta marr Presheven, edhe pse hasmi i ka hy brenda shtepise. Kryeministri i qeverise Hoti, po i bene lutje zavendeskryeministrit te vete Goran Rakiq, te mos i largoi nga zyra e vete simbolet e shtetit te Kosoves. Parlamenti i Kosoves se bashku me Qverine jane bere vegla manipulimi te Presidentit dhe Baterices se tij Isa Mustafa.

Per raste te tilla ka thene populli : “ Kure prishen vellaznia mes veti e shkaterrojne shtepine e tyre sipas direktivave te kojshive qe i kane per rreth, inati njeri tjetrit”.

Pas ketij marifetllëku qe po i ndodh Kosoves, shtetit dhe popullit te saje, nuk besoje fare se, Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti i Kosoves kane vullnet, dituri, menquri e guxim ta marrin Presheven e teritoret tjera shqiptare te pushtuara nga Serbia, sa ta kane brenda ne qeverin Hoti zavendeskryeministrin Goran Rakiq, qe e ka pushtuar qeverine tij.

Qe e ka pushtuar Kosoven veriore dhe gjysmen e Mitrovices, te ciles ia ka vuar telat me xhemba, mese per mes Ures se Ibrit, e ka paralizuar funksionimin e shtetit te Kosoves ne ate pjese, e ka krijuar arsimin, shendetesine dhe gjygjesine paralele, e ka ndaluar shtrirjen e kompetencave te Ushtrise sone çlirimtare dhe mbrojtes se teritorit te shtetit tone ne ate pjese, pa lejen e tij, e ka mbush Kosoven veriore me simbole shtetnore, historike e kulturore te Serbise dhe e ka pastruar ate teritor nga simbolet shtetnore, kulturore e historike te Kosoves, nuk e lejon popullaten shqiptare te kthehet neper shtepite e veta dhe po nderton qyteze me shtepia per kolon serb.

Pas gjithe kesaje katrahure qe i ka ndodhe e po i ndodhe kosoves, kam bindjen time personale, se tani e ka kuptuar shume mire populli yne i dashur, se kujte ia ka besuar fatin e vete, udheheqjen e shtetit, mbrotjen e kufijeve te atedheut dhe ardhmerine e vete, qe dy dekada me radhe. Zgjohu nga gjumi dhe agonia populli yne i dashur, sepse dikure do te jete shume vone e me pasoja te medha jetesore zgjimi yte i domosdoshem! I juaj, mësuesi Isë

Paradigma kontraverze e qesharake te Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti

11. 06. 2020

Kryeministri ne fjale ka deklaruar publikishte se nuk do ta negocion shkembimin e teritoreve me Serbine dhe integritetin teritorial te kufijeve momental qe i posedon Kosova. Po ashtu ai beri me dije se, do ti jetesoi praktikishte marrveshjet e mëparshme me Serbine qe jane nenshkruar nga ish kryeministrat Thaçi e Mustafa, me palen ndermjetsuese ne Bruksel.

Sipas mendimit tim keto paradigma te kryeministrit Hoti, jane kontraverze mes veti dhe qesharake!
Te pohosh mbrojtjen e kufijeve dhe integritetin e Kosoves ne njeren ane, e ne tjetren ti zbatosh praktikisht marrveshjet e nenshkruara mes pales serbe dhe pales ndermjetsuese ne Bruksel, si zbatimin e nenshkrimit te marrveshjes per demarkacionin me Malin e Zi, ku ka humbur Kosova mbi 8200 hektar toke te teritorit qe i takon asaj, si zbatimin e nenshkrimit te marrveshjes me Maqedonin e Veriut, ku Kosova ka humbur mbi 4000 hektar toke, qe i takon teritorit te saje, si nenshkrimin e marrveshjes per themelimin e asociacionit te Komunave serbe, me kompetenca shtetnore qe e perfshijne 20% te teritorit te Kosoves, si nenshkrimin e marrveshjes qe i dhurohen kishave serbe ekstra teritor autonom per popadika, plaqkitje djallezore e tokave te qytetareve shqiptar, pa miratimin e tyre dhe nenshkrimin e shume marrveshjeve tjera qe shkojne ne dem te teritorit, ne dem te kompetencave shtetnore te shtetit te Kosoves dhe ne dem te interesave kombtare.

Ky eshte realiteti kontraverz e qesharak i paradigmave te Kryeministrit Avdullah Hoti, qe po bene perpjekje tia shes opinionit kosovar permes mbeshtetjes se akademikeve te Akademise se shkencave dhe arteve te Kosoves, te ciles nuk iu ka degjuar zeri asnjehere rrethe divergjencave e kontradiktave me pasoja fatale per Kosoven, per shtetin e saje, per teritorin, per varferine e skajshme te popullates, per kapjen e shtetit nga sociopatet politik te qeverise “pronto e pan”, per pengimin e kthimit te popullates shqiptare ne shtepite e ne trojet e veta te Kosoves veriore nga bondat serbe qe e kane uzurpuar ate teritor dhe nuk e lejojne me asnje kushte funksionimin e shtetit te Kosoves atje, per te drejta te barabarta me minoritetin serb te Kosoves dhe shqiptareve qe jetojne ne Mal te zi, ne Serbi, ne Maqedonin veriore e ne Greqi.

Po ta provonte kryeministri i Kosoves Avdyllah Hoti se bashku me palen e vete gjate bisedimeve, ti kerkojne Serbise drejta te njejta te shqiptareve me drejtat qe i kane serbet ne Kosove, po ta provonte, te kerkon asociacion te komunave shqiptare ne Serbi me Kompetenca shtetnore, po te kerkonte ekstra teritor per gjamia , kisha e tyrbe te shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta atje, do ta verente kryeministri i kosoves dhe pala e tij negocuese, se sa poshte ka ra pala shqiptare ne dialog me Serbine, do ta kuptonin demin e madhe qe ia kane sjelle Kosoves, teritorit, shtetit, popullates se saje pala e mëparshme e negociatave, do ta kuptonin se sa hiq njerze jane per mbrojtjen e shtetit, teritorit dhe interesave kombtare te popullit shqiptar pala negocuse e shqiptareve! I juaj , mësuesi Isë

Nuk pritet zgjidhje parimore per Kosoven pa respektimin e parimeve ne dialog me Serbinë

10. 06. 2020

Kosoves historikishte i eshte imponuar zgjidhje jo parimore e konfliktit mes agresorit, e saje, sepse pala ndermjetesues perhere ka anuar zgjidhjen e konfliktit ne favor te agresorit e ne dem te Kosoves, ku agresori eshte shperblyer e viktima eshte ndeshkuar.

Kete fenomen jo parimor, si po duket pala shqiptaret nuk e kane kuptuar dhe nuk e kane ndermende ta kuptojne ende, pa dije, apo me dije dhe vullnetin e tyre djallezor, duke quar popullin drejte litarit per varje, qe i kurdisej më pare e po i kurdiset edhe tani.

Po e shiquam rrjedhjen e ngjarjeve mes Kosoves dhe agresoreve te saje, qe nga pushtimet romak e deri me sote, konfliktet e shkaktuara nga agresori i saje, jane zgjidhur jo parimishte, duke shperblyer agresorin ne dem te viktimes, e cila ndeshkohej per vdekje.

Shembuj te ketij fenomeni joparimor, e aspak njerezor, te zgjidhjes se konflikteve mes Kosoves e agresoreve te saje, jane te shumte si: “Kongresi i Berlinit”,” Paça e Shen Stefanit”, “ Konferenca e Londres”, “Mbledhja e AVNOIT”, “ Liga e dyte e Prizerenit” dhe shume e shume takime para e prapa tyre, qe kane deshmuar qasje jo parimore e tragjike gjate zgjidhjes se problemeve mes agresorit te Kosoves dhe popullit shqiptar ne pergjithesi.

Se fundmi edhe trupat e NATOS kure hyne ne Kosove, deshmuan haptas synimin djallezor per ta coptuar edhe metej Kosoven dhe popullaten e saje, sidomos me intervenimin e trupave te Kforit Fancez, i cili paturpesishte favorizonte joparimishte agresoret serb ne dem te popullates shqiptare qe jetonte ne veri te Kosoves dhe ne dem te teritorit te saje me ndarjen e Mitrovices mes per mes Ures se Ibrit, duke i penguar shqiptaret te kthehen ne trojet e shtepite e veta, ne bashkpunim KFORI Francez me enkalvat serbe, qe synonin kolonizimin e pjeses veriore te Kosoves me kolon serb, te ikur nga zonat e luftes qe ndodhen ne ish Jugosllavi, per tu shpetuar ndeshkimve per krimet qe i kishin bere atj neper zona te luftes, me qellim te paramenduar qe ta kolonizojne Kosoven Veriore.

Po ashtu u deshmuan edhe negociatat e Kosoves me Serbine, te cilat u shendrruan nga negociat teknike ne negociata djallezore politike, me synimin qe ta zhveshin Kosoven hap pas hapi nga elementi shtetnor e ushtarak, qe ti plaqkisin djallezisht pjese te teritorit te saje, qe ti imponojne themelimin e asociocionit te komunave serbe, qe tia imponojne nenshkrimin per Ekstra teritor, si plaçke ne sherbim te kishave serbe, e marifetllyqe tjera ne dem te Kosoves e shtetit te saje.

Edhe dialogu ne ardhje mes Kosoves e Serbise po e deshmon mbrendine e vete joparimor ndaj Kosoves, te ciles iu imponua heqja 100% e takses dhe reciprocitetit ndaj Serbise, si kushte per ti filluar bisedimet me te. Ndersa Serbise si agresor i yni, asnje kusht nuk po i vihet per bisedime me Kosoven , qe se shpejti pritet te fillojne.

Si pasoj e shkeljes se parimeve ne negociata te barabarta mes dy shteteve, genjehet shume populli shqiptar, nese pret favore mes ketyre negociatave, parimishte te deformuara, te cilat do te zhvillohen me kete qeveri te Kosoves, si pale negocuse, e cila ka faliminetuar qe ne fillim, nen diktatin e Thaçit, Mustafes , Vuçiçit dhe pales ndermjetesues nderkombtare. I juaj, mësuesi Isë

Egoistet shpirtngushte dallojne shume prej atyre shpirtgjer

9. 06. 2020

Ata qe kujdesen ekskluzivisht vetem per veteveten karakterizohen njerze me shpirte te ngushte. Kategoria e njerezve me kete lloj shpirti, tere qenjen e vete fizike e shpirterore, emocionale e intelektuale, sociale e humane, morale e njerzore, e koncentrojne tersishte ne veprimet ekskluzive qe qojne drejte realizimit te interersave personale.

Shpirtngushtesia e njerzeve pason me veprime te pamatura egoiste qe i lejojne vetit veprime te atilla, te cilat ua mundesojne ti realizojne interesat e veta, ne dem te interesave te tjereve. Kjo kategori njerzish e paisur me shpirtngushtesi, nuk i zgjedhe kurre mjetet, format, menyren, teknikat dhe rruget e veprimit per ti plotesuar interesat e veta dhe nuk logorit fare demin qe ua shkakton tjereve.

Ndersa e kunderta e kategorise se njerezve me shpirtngushtesi jane njerzit shpirtgjere qe i karakterizon veprimi i matur e i natyrshem ne raport mes njerezve. Kategoria e njerezve shpirte gjere me asnje qmim, ne asnje rrethane interesat e veta nuk i realizojne ne dem te tjereve, perkundrazi ata interersat e veta i realizojne me perpjekje personale te cilat nuk perqendrohen ekskluzivishte ne egoizem personal.

Veprimet e tyre shpirtgjera realizimin e interesave personale e shohin edhe mes realizimit te interesave familjare, shoqerore e kombtare, pa devijuar per asnje qaste e ne asnje rrethane rrugen parimore te realizimit te interesave personale, familjare, shoqerore e kombtare, si procese parimore e te ndervarura mes veti.

Kategoria e njerezve shpirtgjere krahasuar me ata shpirtngushte, dallon rrenjesishte per nga perkujdesi i menyres se zgjedhjes se formave, teknikave, mjeteve dhe rrugeve, permes te cilave i realizojne interesat e veta, ku me asnje kushte e ne asnje rrethane nuk i lejojne vetit te shkelin mbi parimet themelore te realizimit te interesave personale, familjare, shoqerore e kombtare.

Shoqeria shqiptare e ka per detyre morale, njerezore e kombtare, te meos lejoj me asnje qmim, ne asnje rrethane ta mbizoterojne skenen tone politike, fetare, kulturore, shkencore e ideologjike ata njerze qe konsiderohen egoist shpirtngushte e destruktiv qe i shkaterrojne tersishte interesat e perbashketa kombtare, njerezore, kolektive, familjare e personale. I juaj, mësuesi Isë

Dialogu me Serbine, kompromis apo kompromentim i Kosoves dhe shtetit te saje

8. 06. 2020

Sa e sa dialogjet jane bere me Serbine brenda qinda viteve, ku ne vend te kompromisit te natyrshem, te drejte, njerezor e parimor, pala shqiptare ka perfunduar me kompromentim, nenshtrim, perulje, poshtrim, masakrim e perzenje te popullates se saje nga trojet dhe shtepite e veta, qe sot gjenden nen pushtimin serb, malazez, maqedon, grek e tje.

E njejta fatkeqesi po perseritet edhe tani qe dy dekada me radhe, ku dialogu me fqinjet e sidomos me Serbine, ne vend te kompromisit parimor qe nuk shkelen parimet e se drejtes dhe njerezores, perfundon me kompromentim dhe ne deme te Kosoves, shtetit , teritorit dhe popullates se saje, me animin nga pala serbe e pales ndermjetesues nderkombtare, sikur Kosova te ishte pushtuse e Serbise e Serbia viktime e saje.

Tere ky kompromentim qindavjeqar i perseritur nga dobesite e shumta dhe qyqarlleku e paturpesia e perfaqesueseve te Kosoves ne dialog me Serbine e fqinjet tane pushtues, kuptohet edhe me ndermjetesimin djallezor e te padrejte te pales nderkombtare, posaqerishte me ndermjetesimin e Europes, ne vend te kompromiseve parimore, quan ujte padrejtesisht perhere ne favor te fqinjeve tane pushtues greko-sllav.

Gjate ketyre proceseve, pala shqiptare ne raport me fqinjet tane ne vend te kompromiseve parimore e njerzore, ka perfunduar me kompromentime te medha , si pasoj e humbjes mbi 80% te teritorit te vet per favoret e greko-sllaveve te ardhur ne gadishullin tone ILIRIK.

Pasoj e kesaj humbje, ndodhen malltretimet, burgosjet, torturat, vrasjet, masakrat dhe perzenja me dhune e popullates shqiptare nga trojet e veta, me tendence perseritje, sa here tu vije shansa per ta bere kete fqinjet tane pushtues greko-sllav, do ta bejne.

Ne te gjitha bisedimiet mes pales kosovare dhe asaj serbe, pala kosovare nuk eshte trajtuar e barabarte me palen serbe ne dialog, por eshte trajtuar pale nenshtruse, e majorizuar nga Serbia, sikur Serbia te ishte viktime e Kosoves, duke i dhene llogari kerkesave te saje, gjithnje ne disfavore te Kosoves, shtetit, teritorit, pasurise kombtare dhe ne disfavor te popullit te saje.

Pala kosovare eshte deshmuar perhere duke heqe dore padrejtesishte, paturpesisht e tmerresisht nga nevojat dhe perparesite qe i kane takuar Kosoves, teritorit , shtetit dhe popullit te saje, gjithnje ne fovor te Serbise e ne deme te Kosoves, duke i premtuar per dialogun e ardhshem Trepçen, Liqenin e Ujmanit dhe Veriun e Kosoves deri te mesi i Ures se Ibrit mes permes Mitrovices.

Deshmi per keto leshime te ulta e kriminale eshte nenshkrimi i rregullimit te demerkacionit me Malin e ZI, per ti kaluar asaj mbi 8200 hektar toke te Kosoves, nenshkrimi i asociacionit te komunave serbe, me kompetenca shtetnore ne dem te shtetit te kosoves dhe popullates se saj, e cila edhe sote e kesaj dite pengohet nga kriminelet serb te kthehet ne trojet e ne shtepite e veta ne veriun e Kosoves, ndersa ne anen tjeter ato teritore kolonizohen me kolon serb, kriminel te luftrave qe kane ndodhe ne Jugosllavine e atehershme dhe qe kane ardhe ne teritorin e veriut te Kosoves per ta kolonizuar ate teritor.

Edhe sote pala kosovare ne dialog me Serbine, ne vend te dialogut te barabart e parimor, po tregohet e gatshme tia vari lakun vetevetes, popullates se saje, shtetit dhe teritorit te Kosoves per favoret e Serbise, permes kompromentimit te vete ne dialogun e kompromentuar pa kurrfar kompromisi parimor, per tia derzuar Serbise ne marrveshjen finale veriun e Kosoves, Liqenin e Ujmanit, Trepçen, ndarjen e Mitrovices mes per mes saje, nenshkrimin per ekstra teritor ne favor te kishave ortodokse serbe, per ta blere paqen e serbise me qmimin vdekjeprues per Kosoven , shtetin dhe popullaten e saje.

Pala kosovare ne vend te kompromisit parimor per ta ndeshkuar gjenocidin serb ndaj shqiptareve, per ta ndeshkuar grabitjen e teritoreve shqiptare nga Serbia, per ta ndeshkuar perzenjen e shqiptareve nga trojet e veta, per ta ndeshkuar vrasjen e pa fajshme te popullates civile, dhunimin e 20 mije nenave e motrave shqiptare dhe djegejen e qinda e mija shtepive ne Kosove, vjedhjen dhe shkatrrimin e pasurise se qytetareve shqiptar, ajo ne dialog kompromentohet edhe më shume duke i ofruar favore Serbise ne dem te Kosoves, qe te duket më kavalere sesa pala serbe para pales ndermjetesues nderkombtare.

Perfaqesuesit e Kosovare kurre nuk kan qene te pergatitur si e sa duhet dhe te gatshme ta kerkojne te drejten e vete, te drejten e Kosoves dhe popullit te saje, qe ligjesishte e njerzishte i takon dhe te mos leshoi pe gjate dialogut per ta dhene padrejtesisht pjesen e vete ne favor te Serbise, gje te cilen nuk e ben kurr Serbija dhe nuk ia lejon vetit te kompromentohet para pales kosovare duke i dhuruar teritor serb per marveshje paqesore me Kosoven qe e trajton si teritor te vetin serb.

Pala kosovare asnjehere nuk e ka deshmuar veten se e kupton drejte kompromisin parimor , kompromisin e njeanshem dhe kompromentimin, ne raport me palen serbe dhe fqinjet tane pushtues greko-sllav.

Ajo ne vend te kompromisit parimor me palen serbe e me palet tjera ne dialog, e ka zgjedhur kompromentimin e vete, kompromentimin e shtetit, kosoves, teritorit te saje dhe popullit kosovar, duke hequr dore paturpesisht e panjerzisht nga deshirat dhe nevojat legjitime jetesore te popullit shqiptar, e cila nuk i ka dhene logari asnjehere popullit te vete per shume qeshtje dialoguse ne dem te te popullit shqiptar.

Populli e thote nje fjale qe i shkon shume pershtati pales kosovare ne dialog: “ Kush vepron kunder vetevetes dhe kunder te drejtave parimore te popullit te vete, do ti ngritet peshe dhe do ti rrebelohet kunder tij, perpos popullit edhe trupi i tij qe i takon, nese nuk kane vdekur per se gjalli trupi i tij dhe populli te cilit i takon”. I juaj, mësuesi Isë

 

 

Mbrojtesi i Avdullah Hotit nga “stigmat” qe po i behen atij prej intelektualeve “ stigmatizues”

6. 06. 2020

Intelektuali e personaliteti “ Poliendrik” Fadil Sahiti, ne fushen e filozofise, sociologjise, politikes, ekonomise dhe gjuhesise, me prejardhje nga malet e bjeshkes se Bali age Zatriqit, po u jep leksione intelektualeve, qe po e “stigmatizojne” Batericen e Isa Mustaves dhe Thaçit, tani ne balle te qeverise se Kosoves.

Intelektuali ne fjale e ka harruar tersishte Kosoven dhe plaget e saje qe po i kullojne gjak, duke i mbrojtur nga “stigmatizimi” i intelektualeve “stigmatizues”, jo profesionist per diagnostifikime te sociopateve politik ne radhet e qeverise “pronto” dhe qeverise “pan”, te cilet i kane shkaktuar Kosoves plage te thella e te pergjakshme me pasoja vdekjeprurese, qe dy dekada me radhe.

Atyre intelektualeve qe po naj “stigmatizojkan” akteret e politikes sociopate te qeverise”pronto” dhe qeverise”pan”, tani e tutje nuk u ka mbete rruge tjeter, pos ta perkrahin e te keshillohen me mbrojtesin e aktereve te politikes sociopate te qeverise “pronto” e qeverise “pan”, te cilet e mbajne pergjegjesine e pasojave qe ia sollen Kosoves dhe shtetit te saje per dy dekada me radhe.

Vertete e meritone nje”perkrahje” te “forte” nga intelektualet “stigmatizues” , intelektuali dhe personaliteti “poliendrik”, me prejardhje nga malet e bjeshkes se Bali age Zatriqit, i edukuar , shkolluar e i brymosur me kulture perendimopre, si njohjes specifik i fushes se filozofise, sociologjise, politikes, ekonomise dhe gjuhesise. I juaj, mësuesi Isë

Njerzit pa identitet e dinjitet, pos identitetit trupor dhe kenaqesive personale instiktive, jane te rrezikshem per shoqerine tone

4. 06. 2020

Identiteti  dhe dinjiteti yne, jane ndjeshmeria kujte i perkasim. Njerzit pa dinjitet e identitet te percaktuar nuk posedojne ndjenja te perkatesise se identitetit e dinjitetit si bir e bij e dikujte, si vella e moter, si nip e mese, si xhaxha, si dajalok,, si prind, gjysh e gjyshe, si shok e mik i dikujt. Si partner, partnere, si bashkshort, bashkshorte, si profesionist i nje fushe shkencore, filozofike, kulturore, historike, arsimore, ekonomike, shendetesore , juridike, politike, fetare e kombtare.

Dinjiteti dhe keto identitete na bejne ta ndjejme perkatesine tone te identitetit , ta ndjejme nivelin e perkatesive qe e posedojme, nivelin e punes per ta arsyetuar veteveten rreth perkatesive tona dhe rreth perkatesise se dinjitetit dhe identitetit tone personal, si trup fizik, emocional, social, intelektual, human, moral, kombtar e njerzor mes atyre dinjiteteve e identiteteve perkatese.

Dinjiteti dhe te gjitha ndjeshmerite e identiteteve tona, pasqyrojne mënyren, permbajtjen dhe nivelin unik te identitetit personal perkates. Menyra më tragjike per ne, eshte moskuptueshmeria dhe mosndjeshmeria e dinjitetit dhe identitetit tone personal, se kush jemi mes atyre perkatesive identike qe u perkasim.

A jemi dinjitet e identitet vetem trupor e instiktiv apo jemi dinjitet e identitet vetem shpirteror, emocional, intelektual, profesional, moral, social, kombtar e njerezor dhe dinjitet e  identitet i komletuar i perkatesive tjera qe u takojme.
Njerezit pa dinjitet e identitet nuk posedojne ndjeshmeri personale ne radhe te pare dhe ndjeshmeri profesionale, familjare, farefisnore, kolegiale, miqesore, e komtare, pos ndjeshmerise se kenaqesive trupore e instiktive. I juaj, mësuesi Isë

Gjerat, ngjarjet e njerzit nuk jane siq na duken ne shiqim te pare

3. 06. 2020
Sa shume gabojme, mashtrohemi, keqkuptohemi dhe ngatrrohemi kure i vleresojme gjerat, ngjarjet, proceset organizative, fenomenet natyrore e shoqerore dhe njerzit, ashtu siq na duken ne shiqim te pare! Kjo mangesi e te vlersuarit, manifestohet nga faktor te ndryshem, nga mungesa e pervojes, niveli i ulte edukativ e intelektual, kendveshtrimi mbi bazen simpatike, antipatike, mbi bazen e interesit personal, gjelozise, urrejtjes dhe perceptimeve iluzore.

Gabimet, mashtrimet, keqkuptimet dhe ngatrresat manifesdtohen gjate vlersimeve tona kure e vleresojme shokun, shoqen, partnerin, partneren, mikun dhe kur i vleresojme gjesendet e ndryshme, ngjarjet, proceset organizative, fenomenet natyrore , shoqerore dhe njerzit me te cilet rrethohemi gjate jetes.

Qe mos te gabohemi, mashtrohemi, keqkuptohemi e te ngatrrohemi, eshte e domosdoshme te mbeshtetemi ne parimin themelor, se e verteta e gjesendeve, ngjarjeve, proceseve organizative, fenomeneve natyrore e shoqerore dhe e njerzeve, mund te zbulohet vetem nese germojme nen siperfaqen e tyre, e jo te mjaftohemi me ate, siq na duken ato ne shiqim te pare dhe ne siperfaqe.

Mosrrespektimi i parimit themelor ne fjale, i permendur më larte, do na sjelle probleme te medha, kundershtime, zenka, mashtrime, keqkuptime , ngatrresa dhe ngjarje te papritshme e befasuse mes shokeve, miqeve, dashamireve, partnerit, bashkshortit dhe mes gjerave, ngjarjeve, proceseve organizative, fenomeneve natyrore e shoqerore dhe mes njerzve ne pergjithesi gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë

Eshte jashtzakonisht e demshme dhe poshtruse varshmeria e veprimeve tona nga miratimi i tjereve

2. 06. 2020

Sa po ta kuptojme se varshmëria e veprimeve tona nga miratimi i tjereve, më teper eshte e dëmshme sesa e dobishme per ne, tek atëher jemi te gatshem ta mposhtim varshmerine tone te veprimeve nga miratimi i tjereve dhe nga gjesendet.

Per çfare dolloj varshmerie te veprimeve tona nga miratimi i tjereve e nga gjesendet, nevoitet te vetdisohemi dhe ta kuptojme, se më shume humbim sesa fitojme, qe ta marrim inisitive per mposhtjen e varshmerise tone nga menyra e miratimit prej tjereve dhe nga gjesendet.

Per ta mposhtur varshmerin e miratimit te veprimeve tona nga tjeret dhe nga gjesendet, më parë eshte e nevojshme ta njohim, ta duam dhe ta respektojme mjaftushem veteveten dhe varshmerin tone ta zavendesojm me pavaresine e ndervaresine nga gjesendet e ndryshme dhe nga te tjeret.

Atehere kure e kuptojme se vashmeria e veprimeve tona nga te ngrenit e tepert, nga pirja e duhanit, alkoholit, pijeve narkotike dhe nga veprimet amorale e veprime tjera te varura dhe destruktive, qe na sjellin më shume deme e dhimbje afatgjata, se sa kenaqesi afatshkurtera, do te distancohemi dhe pavarsohemi nga perdorimi abuziv i tyre.

Po ashtu, sapo ta kuptojme varshmerine e veprimeve tona nga miratimi i shokeve qe i kemi, miqeve, nga miratimi i politikes se kohes, nga miratimi i aktereve te politikes ne fjale dhe rrethit ku jetojme, qe nuk jane parimisht te dobishme per pavarshmerine dhe ndervashmerine tone, do te nderrojme qasje dhe do ti largohemi tersisht vershmerise nga ata, ne favor te pavarshmerise dhe ndervarshmerise me ta. I juaj, mësuesi Isë

Pritshmerite jo realiste nga politikanet tane e nga tjeret, qe na kane zhgenjyer, do te na zhgenjej prap edhe më shum

1. 06. 2020

Nuk duhet ushqyer pritshmeri jo realiste ndaj politikaneve tane e ndaj tjereve qe na kane zhgenjyer, sepse do te zhgenjehemi e do te lendohemi edhe më shume seq na kane zhgenjyer e lenduar më pare. Vertet eshte shume zhgenjyse, e pa qelluar dhe e pa menqur ta lëmë pergjegjesine e fatit tone ne duar te tjereve, kur dihet boterishte se pergjegjsia per fatin e per te ardhmen tone eshte pergjegjesi e jona, jo e tjereve.

Sa më pare ta kuptojme kete, aq më pergjegjes do te jemi per te ardhmen tone më te mire, më te dinjitetshme, më njerzore, më te ndershme e më te lumtur si individ, si profesionist, si familjar, si institucion, si shtet e si komb . Nese ushqejme pritshmëri jo realiste, ndaj politikaneve e tjereve qe na kane zhgenjyer sa e sa here dhe kerkojme më teper se maksimumin prej tyre e prej vetes, i mundesojme vetes te zhgenjehemi dhe tjereve te na zhgenjejne e te na lendojne, më shume se qe mendojme.

Eshte ne menqurine dhe ne nderin tone qe te caktojme racionalisht e objektivishte pritshmeri nga vetevetja per aq sa posedojme potencial fizik e intelektual, dhe nga tjeret po ashtu duhet te jete priteshmeria varsishte nga potenciali fizik, mental, emocional, human dhe moral i tjereve. Nese bejme pritshmeri jo realiste, zhgenjimi dhe lendimi do te jete i pa shmangshem. Evitimi i zhgenjimit dhe lendimit nga pritshmerite jo realiste, kerkon nga ne ngutshem ndryshimin e qasjeve tona te pritshmerive.

Nese e bejme ndryshimin tone real te pritshmerive jo realiste nga tjeret e nga politikanet tane, do te kursejm mjafte kohe e energji duke kerkuar gabimisht “fajtorin” ne vendin e gabuar, ne vend qe ta kerkojme fajin nga vetevetja. Po sa ta kuptojme dhe te bindemi se fajin dhe gabimet më pare duhet kerkuar nga vetevetja dhe korigjuar ato, te mos presim jo realisht as nga vetevetja e as nga tjeret, sidomos nga ata qe na kane zhgenjyer, do te persoset dukshem niveli i pritshmerive tona dhe niveli i te jetuarit denjesisht si individ, si familje e si komb. I juaj, mësuesi Isë