Kapja pas modeleve te vjetruara e mohon dhe e pengon shume permiresimin dhe ndryshimin tone

27. 06. 2020

Modelet tona te realitetit jane besime qe i kemi pranuar nga tjeret si modele te verteta, sepse ne sot funksionojme më shume ne mbeshtetje te modeleve te vjetra, mbeshtetur ne besimet tona te akomuluara nga paraardhesit tane.

Ky model i te jetuarit, detyrimisht e mohon ndryshimin dhe permiresimin tone ne sistemin e organizimit te jetes personale, familjare, shoqerore, politike, ideologjike, religjioze, ekonomike, shendetesore, arsimore, kulturore, juridike dhe shkencore.

Kapja pas ketyre modeleve te vjetra , te cilat nuk kane kapacitet te ecin ne trend me kohen, perpos qe na stagnojne te sillemi ne qark pa kurrfar kuptimi e vlere, ato modele sjellin edhe viruse infektimi ne menyren e te menduarit, besimeve, bindjeve dhe ne menyren e te vepruarit tone, te cilat poashtu i infektojne edhe sistemet e ndryshme te te jetuarit, te cilat mund te shendrroihen ne smundje kronike.

Poqese e marrim me mend ndryshimin, permiresimin ne sasi e cilesi ne boten e sistemeve te kompjuterikes, telefonise, kibernetikes, makinerise dhe aviacionit, do te ishte shume qesharake per ne e per boten mbare, te mjaftohemi me modelet e stervjetruara qe na jane programuar ne kokat tona rreth menyres se te menduarit, besimeve, bindjeve dhe veprimeve tona, sipas modeleve qe na jane imponuar nga e kaluara.

E njejta gjendje qesharake do te ndodhte sikur te mjaftohemi edhe ne ditet e sotit me nivelin e zhvillimit kur ka nis te del ne skene niveli i teknologjise se kompjuterikes, telefonise, kibernetikes, makinerise dhe aviacionit.

Nese qenka i nevojshem dhe i domosdoshem ndryshimi, permiresimi neper keto fusha teknologjike, edhe më i nevojshem eshte ndryshime e permiresime ne sasi e ne cilesi rreth menyres se te menduarit, besuarit, bindurit dhe rreth menyres se te vepruarit tone gjate organizimit te procesit jetesor personal, familjar, shoqeror, politik, ideologjik, religjioz, ekonomik, shendetesor, arsimor, juridik e kombtar, te cilat kane nevoje te madhe, edhe te sherohen nga e kaluara, nga bartje e viruseve te ndryshem infektues dhe te zavendesohen me risi te cilat kane potencial ti perballojne kohes dhe te ecin ne trend me kohen. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje