Madheshtija e vemendjes se perqendruar dhe e durimit

31. 03. 2021
Vemendja e perqendruar ne ato gjera qe i dojme dhe durimi per ti arrite ato, vertete na jep force, guxim, vullnet, dashuri dhe menquri per ti realizuar sa me pare e sa me lehte gjerat qe i dojme dhe ia kemi vuar vetit qellim ti arrijme. Ne te kunderten gjerat me vlere nuk arrihen dot.
I pavemendshmi dhe i padurueshmi, ka sy por nuk sheh, ka veshe por nuk degjon, ka mende por nuk kupton, sepse i mungon perqendrimi i vemendjes, durimi, perkushtimi, vullneti, guximi, dashuria, menquria dhe kuptimi i asaj qe e don. I mungon forca per ti ndryshuar gjerat qe mund ti ndryshoi dhe duhet ndryshuar, i mungon gadishmeria per ti pranuar ato gjera qe nuk munde ti ndryshoi dhe i mungon menquria per ta njohur e kuptuar ate ndryshim qe done ta beje.
Sa me shume e perforcojme ne mendje idene dhe durimin e arritjes se qellimeve tona kryesore gjate jetes, aqe me shume do te kemi vemendje te perqendruar dhe durim te perkushtuar per ti mposhtur pengesat dhe veshtiresite qe na dalin para.
Si do qofte keto dy procese psikike duhet kontrolluar e menagjuar me kujdes te madhe drejte nje qellimi te percaktuar, derisa te realizohet ai. Pa vemendje te perqendruar dhe pa durim te perkushtuar na mungon, vullneti, guximi, dashuria, mequria dhe kuptimi i asaj qe e dojme, pa te cilat nuk arrihen kurr gjerat e medha e te vlefshme. I juaj, mesuesi Ise

Po se ndryshuam veteveten do te mbesim te njejte dhe mbrapa tjereve

26. 03. 2021
Nuk mund ta ndryshojme veteveten dhe realitetin mes te cilit jetojme me mendime, bindje, besime, pikepamje, sjellje e veprime te njejta, te cilave u ka skaduar koha, sepse ato prodhojne zgjedhje te njejta, sjellje e veprime te njejta, pervoja te njejta dhe ndjenja te njejta, duke na impunuar te mbyllemi ne labirinthin e njejte dhe te vjeter ekzistencial.
Sipas hulumtimeve shkencore psikologjike eshte ardhe ne perfundim se:” ne jemi krijesa te prirjeve e te shprehive. Ne koken tone sillen rreth 70 mij mendime brenda nje dite, ku 90% e tyre jane te njejta me ato te para nje dite dhe i bejme te njejtat sjellje e veprime, te komanduara si me autopilot”.
Pra duke i menduar te njejtat mendime, bindje, besime e pikepamje, edhe zgjedhjet nuk mund ti bejme ndyshme, duke i bere te njejtat zgjedhje, na kushtezohen ti bejme edhe sjelljet e njejta. Duke i demonstruar sjelljet e njejta edhe pervoja pason e njejte, duke prodhuar pervojen e njejte, perjetojme ndjenja te njejta.
Ndjenjat e njejta nuk kane mundesi te prodhojne mendime, bindje, besime, pikepamje, sjellje, shprehi e shkathtesi te ndryshme, por vetem nje perseritje e pandryshueshme e realitetit tone jetesor dhe stagnim i njejte i personalitetit qe e posedojme.
Eshte mese e kjarte se personaliteti yne perbehet nga menyra e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve, ndjenjave, shprehive, shkathtesive, sjelljeve e veprimeve tona te cilat na bejne skllav te realitetit te njejte, te cilin vete e kemi krijuar, pa kurrfar risie e ndryshimi.
Pra, ne si personalitete, atehere kure bejme perpjekje ti perqafojme mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet e reja, te cilat prodhojne edhe sjellje e veprime te reja, pashmangshem do ta krijojme nje realitet te ri per te tashmen e te ardhmen tone dhe do ta ndryshojme shume edhe veten si personalitet qe ecen guximshem ne trend me kohen dhe kerkesat e saje. I juaj, mesuesi Ise

Si e shoh une mundesine e bashkimit tone kombtar

24. 03. 2021
Mundesia e bashkimit tone kombtare, ne radhe te pare duhet te filloi nga mendimi, bindja, besimi, deshira, vullneti, mirekuptimi, respekti, tolerance, bashkpunimi e dashuria mes shqiptareve aty ku gjenden, ku jetojne e veprojne ata, pa te cilat cdo bashkim i shqipetareve do te ishte artificial, pa shpirte, pa emocion dhe aspak natyrshem.
Kur e kultivojme ne shqiptaret dukurine e fenomenit shpirteror, emocional, intelektual, moral, social, human e njerezor dhe e programojme thelle e me thelle ne kokat e zemrat tona, secili veprim tjeter eshte i mundshem, eshte me i lehte, me i mire, me i kendshem, me efektiv dhe me i natyrshem per ta thelluar menyren e bashkimit dhe bashkpunimit tone ne nivel kombetar. Kete veprim qe ta bejme sa me pare, nuk mund te na ndale askush, pos vetevetja jone.
Askush, kupto askush, pos vetevetja jone nuk mund te na ndale e te na pengoi ti thellojme e perforcojme mardhenjet ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore, shkencore e politike, duke ia zgjatur doren dhe ndihmen vellazerore njeri tjetrit sipas nevojes e mundesive qe i posedojme mes veti ne Kosove, ne Shqiperi, ne Janin e Cameri, ne Iliriden e Kosoves lindore, ne Presheve, Medvegje, Bujanovc e Ternovce te Kosoves veriore dhe ne Ulcin, Plave e Gusij, Hot e Grude dhe Malesi e Madhe te Kosoves veriperendimore, te cilat jane nen pushtimin sllavo-ortodoks, serbo-malazezo-maqedon dhe nen pushtimin greko-ortodoks.
Askush nuk mund te na ndale e te na pengoi, pos vetevetja jone, te shkembejme mes veti aty ku ka nevoj kuadrat qe i posedojme ne fushen ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore e shkencore, sipas nevojes e mundesive qe i posedojme ne te dyja shtetet dhe ne gjitha trojet etnike shqiptare.
Askush nuk mund te naj ndaloj martesat pos ne vetevetes, mes shqiptareve nga nje regjion ne tjetrin qe nga Janina e Cmeria, Ulqini, Plava e Gusia, qe nga Presheva, Bujanovci e Ternovci, qe nga Ilirida, Kosova e Shqiperia.
Permes kesaj forme te bashkimit i mundesojme vetit te thellohen e te perforcohen sa me shume lidhjet shpirterore e emocionale mes shqiptareve duke e penguar njeher e mire vershimin e martesave te shqiptareve me serbo-malazez dhe maqedono-grek, pushtues shekullor te shqiptareve, uzurpator te trojeve te tyre dhe turturues, poshtrues, vrases dhe shperngules me dhune te shqiptareve nga trojet e shtepite e veta.
Kush mund ti ndaloi, shkollat e univerzitetet e shqiptareve te krijojne hapesire te mjaftushme per regjistrimin e nxenesve dhe studenteve shqiptar te atyre trojeve qe i permenda me larte, te cilat jane nen pushtimin greko-sllav, qe te arsimohen, edukohen dhe te pergatiten per jete, te jetojne edhe ata ne menyre te barabart e me dinjitet, sepaku mes shqiptareve.
Kush mund ti ndaloi shqiptaret, pos ne veteveten, te paisen me pasaportat e dyshtetesis ne Kosove e ne Shqiperi, qe tu ipet mundesia te gjithe shqiptareve te qarkullojne lirshem se paku ne trojet shqiptare per nevoja te ndryshme tregtare, ekonomike, arsimore, shendetesore, kulturore e martesore.
Nuk mund ti na ndaloi askush qe te hapen kufujte mes shqiptareve qe te qarkullojne lirshem sipas nevojave qe i posedojne ata. Me par ta bejme nje minishengen shqiptar mes shqiptareve, pastaj te krijojme minishengene tjera si te barabart me fqinjet tane dhe te hyjme ne europe si te barabart me ta, qe te bashkohemi shpirterishte, emocionalishte, intelektualishte, ekonomikishte, ushtarakisht dhe politikisht.
Vetem ne kete menyre na leverdis bashkpunimi me tjeret. Kete nuk mund te na ndaloi askush pos ne e politika jone qe ia ndalojme vetevetes. Uroi te kthjellohen sa me pare kokat e shqiptareve dhe politikaneve tane te veprojne me menquri e vendosmeri per bashkimin tone kombtar sa me te favorshem e sa me te natyrshem! I juaj, mesuesi Ise

Nuk pritet asgjë e mirë për popullin prej atyre politikanëve që i sollën të kqia për dy dekada atij

20. 03. 2021
Politikanët në fjalë që ishin deri tani në pozitë, të cilët i vuri populli në opozitë me votën e vetë, e kanë shumë të vështirë t`i ndërrojnë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, shprehitë, shkathtyesitë dhe sjelljet e veta, të cilat u kanë sjellë levërdi të mdha e të pista në dëm të popullit, atedheut, dhe shtetit, që i kanë programuar e perforcuar në kokat e veta për dy dekada me radhë.
Tani u duhet sepaku dy dekada kohë, të mos them më shumë, që ti shlyejnë ato mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje, me të cilat kanë vepruar si është më zi kundër popullit, atedheut dhe kundër shtetit, përmes korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor e krimit juridik dhe kanë vepruar përmes përqarjeve, fyrjeve e kërcnimeve mes veti, mbi baza partiake, grupore e regjionale.
Eshtë e kotë dhe u ka dalë boja përpjekjeve demagogjike të politikanëve në fjalë, u ka dalë boja premtimëve boshe, rrenave dhe mashtrimëve të tyre, të cilat i kanë përdor me të njëjtin stil për dy dekada me radhë, duke e thelluar të keqën në kurriz të popullit.
Populli tani e ka mëse të kjartë se mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet, shprehitë, shkathtësit e sjelljet, të cilatë janë pjekë në kokat e politikanëve që ishin në ballë të politikës për dy dekada me radhë, e kanë shumë të vështirë t`i eliminojnë nga koka e vetë ato vese te mbrapshta, që pastaj të fusin e të programojnë, mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje të reja, të cilat ua mundësojne ndryshimin e tyre rrënjesor nga këmbët e deri te koka.
Edhe nëse dojnë të bëjnë ndryshime të tilla politikanët në fjalë, mëse paku u duhet atyre të qëndrojnë në opozitë për dy dekada me radhë, të mos them edhe më shumë, që të kenë kohë e mundësi të mjaftushme për tu liruar nga politika e tyre sociopate, që pastaj në mënyrë graduale të paisën me mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje krejtësishtë të reja e progresive, të cilat shkojnë në trend me kohën dhe nevojat e qytetarëve që i përfaqësojnë.
Dhashtë Zoti mend, mençuri dhe mëshirë, aty ku nuk ka! I juaj, mësuesi Isë

Fuqia e mendjes eshte shume e madhe si per mire si per keq

19. 03. 2021
Se mendja ka fuqi te madhe eshte konstatuar ne baze te disa hulumtimeve qe i kane bere shkenctaret ne fushen e pedagogjise, sociologjise, psikologjise, psikoterapise, psikiatrise e neuropsikiatrise dhe eshte vertetuar praktikishte gjate jetes fuqia e saje.
Fuqia e mendjes per te mire fukusohet mese shumti tek ata individ qe u mbizotrojne mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet optimiste e pozitive ne rrethana e ngjarje te ndryshme jetesore. Ndersa fuqia e mendjes per te keq fukusohet tek ata qe u mbizotrojne mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet pesimiste e negative.
Ky konstatim i cekur me larte eshte mese i besushem, sepse edhe vete jemi deshmitar se nje numer i gjendjeve dhe ngjarjeve tona shendetesore, ekonomike, profesionale, familjare dhe raporteve ndernjerezore, varen nga fuqia e mendjes sone, qe ne brendine e saje permbane mendime, bindje, besime e pikepamje optimiste apo pesimiste, pozitive apo negative ne raport me shendetin, ekonomine familjare, ne raport me familjen, edukaten e profesionin dhe ne raportet tona ndernjerezpre.
Fuqia e mendjes per te mire e atyre qe u mbizoteron optimizmi e pozitivizmi ne mendimet, bindjet, besimet e pikepamjet e tyre gjate jetes, vertetohet dhe argumentohet ne mbarevajtjen e mire te shendetit, ekonomise familjare, edukates dhe profesionit, atmosferes familjare dhe raporteve ndernjerezore. Ndersa e kunderta e saje ndodh tek ata qe u mbizoteron pesimizmi dhe negativizmi.
Vertete eshte pasuri e madhe shpirterore, emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, kombtare e njerezore, nese arrijme ne ate nivel qe ti perdorim gjate jetes aftesite tona te brendeshme ne menyre te vetedijshme e te qellimshme, per te krijuar pervoje te mire e te sukseseshme, per te krijuar shendet te mire e ekonomi te mjaftushme familjare, per te krijuar familje progresive e te lumtur e cila ece ne trend me kohen, per te formuar edukate e profesion sa me te ngritur e sa me te persosur dhe nje ndertim te sinqerte mes raporteve ndernjerezore. I juaj, mesuesi Ise

Me shume merremi me tjeret edhe pse nje jete njeriu eshte pak te merremi me veteveten

18. 03. 2021
Menagjimi si e sa duhet dhe socializimi e humanizimi i motiveve, emocioneve, deshirave dhe qellimeve tona gjate jetes, eshte pak nje jete njeriu t`ia perkushtojme kesaje qeshtje modhore, permes te ciles e deshmojme nivelin e zhvillimit dhe persosjes sone si qenje te vetedijshme e te arsyshme shoqerore e njerezore.
Per ta bere kete veprim mese te domosdoshem, me pare na duhet te paisemi me njohuri, shprehi e shkathtesi te mjaftushme, te drejta, te verteta e reale rreth botes se motiveve, botes emocionale dhe rreth botes se deshirave e qellimeve tona, pa te cilat eshte e pamundeshme njohja e tyre.
Njohurite, shprehite, shkathtesite dhe menyra e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e qendrimeve qe i posedojme rreth botes se motiveve, botes emocionale, botes se deshirave e rreth botes se qellimeve tona, pasqyrojne kjarte nivelin e zhvillimit, persosjes, socializimit, humanizimit dhe nivelin e moralit tone kombtar e njerezor.
Duhet kuptuar se, pa u marr me veteveten, perpiqemi kote te merremi me tjeret, sepse mosnjohja e vetevetes na pamundeson njohjen e drejte te botes se motiveve, emocioneve, deshirave, dhe qellimeve te tjereve. Per qudi, me shume merremi me tjeret sesa me veteveten, ne vend qe te ndodh e kunderta. I juaj, mesuesi Ise

Beju mjek i vetevetes thot populli

17. 03, 2021
Eshte e mrekullueshme te arrijme qe ta kuptojme sa me pare, se kemi potencial te madh te vetesherohemi nga depresioni e crregullime tjera psiko-emocionale, sociale e mendore, me mire sesa te perdorim lloje te ndryshme antidpresantesh, sepse organizmi yne eshte konstatuar nga hulumtime te ndryshme shkencore, se ka nje patencial e inteligjence te mjaftushme, qe ta sheroi veten duke u sherbyer me kimikate te panumerta qe i posedon brenda vetes ai.
Dita dites po deshmohet e po argumentohet shkencerisht qe posedojme potencial te madh te vetesherohemi nga depresioni e nga crregullime tjera psiko-emocionale, sociale e mendore, pa perdorimin e depresanteve te ndryshem, pos permes aplikimit te keshillave qe i ofrojne profesionistet e shendetit mendor, psiko-social dhe emocional.
Numri i klienteve qe sherohen nga depresioni e crregullime tjera psiko-sociale, emocionale e mendore, permes efektit placebo eshte gjithnje ne rritje.
Kete mrekulli e kane konstatuar viteve te fundit hulumtusit e ndryshem shkencor te psikologjise, psikoterapise, psikiatrise, neuropsikiatrise dhe shkencave tjera sociale.
Sa me shume qe pavaresohemi nga perdorimi i depresanteve te ndryshme, aq me shume i kthehemi perdorimit te potencialit, inteligjences dhe kimikateve qe i posedon perbrenda organizmi yne. I juaj, mesuesi Ise

Ruana o Zot nga te paedukuarit

16. 03. 2021
Si eshte e mundur si, ti vejne kushte Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ata qe i ndeshkoi pameshirshem populli me voten e vete, per sjelljet arrogante te tyre qe i bene per dy dekada me radhe kunder interesave te tij, kunder shtetit dhe plaqkitjeve marramendese e te paligjeshme te pasurise shoqerore e kombtare dhe ua tregoi se ku e kane vendin, asku tjeter pos te streha e qative te tyre qe i kane ndertuar me djersen e popullit, permes korrupcionit, nepotizmit te pamehirshem dhe krimit te organizuar politik.
Po eshte e mundeshme te vejne kushte te tilla para Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, siq vuri kushte lideri i PDK-s, duke i lepir buzet e veta te thara para kamerave, te cilit i ka depertuar ne gjak atij e shokeve te tij korrupcioni i paperballushem per Kosoven dhe popullin e saje, nepotizmi i pameshirshem krejtesisht i pa cipe dhe krimi i organizuar politik, deri ne terbim e cmenduri. Atyre qe u ka depertuar ne gjak, ne tru e ne shpirt, lakmija, egoizmi i pasocializuar, i pahumanizuar, i pa njerzishem. Atyre qe u ka depertuar ne gjak, ne tru e ne shpirt, pafytyresia, arroganca, terbimi dhe qmenduria, te cilat vese nuk i lejojne ata te skuqen e te turperohen para popullit, te cilit i sollen deme te medha, varferi te skajshme dhe nenshtrim e poshtrim te madh.
Ruje o Zot Kosoven, Shtetin dhe popullin e saje nga politikanet e korruptuar, nga politikanet nepotist e te kriminalizuar, dinak, cinik, hipokrit, te pandershem e tradhtar! Ruje dhe ti veteveten popull i dashur nga kasta e politikaneve sociopat! I juaj, mesuesi Ise

Uroi te bejne reforma rrenjesore partite tona politike!

15. 03. 2021
I uroi LDK-s fitoren e Lumir Abdixhikut qe u zgjodh kryetar i saj, me shpresen qe tani e tutje te lirohet LDK tersisht nga sistemi tiran dhe nga modelet e thella korruptive, nepotiste dhe krimit galopante qe ia instaloi Isa Mustafa dhe qatipet e tij ne bashkpunim me lideret e PDK-s, AAK-s, NISMES, AKR-s dhe qatipeve te tyre qe u kane shkuar prapa lidereve ne fjale, duke i sjelle shkaterrime e deme te medha Kosoves, Shtetit dhe popullit te saje, duke i sjelle shkaterrime e deme te medha edhe ekonomise, shendetesise, arsimit, drejtesise, politikes, kultures dhe shkences ne nivel vendi e me gjere.
Nese kryetari i ri Lumir Abdixhiku dhe 190 delegatet qe e votuan ate nuk distancohen rrenjesishte nga sistemi tiran dhe nga modelet korruptive, nepotiste dhe kriminale, qe ia instaloi LDK-s dhe politikes kosovare Isa Mustafa dhe catipet e tij ne bashkpunim me lideret e PDK-s, AAK-s, NISM-es, AKR-s dhe catipeve te tyre qe u kane shkuar prapa, partite ne fjale e sidomios LDK do te shkojne drejte fundosjes dhe zhdukjes nga skena politike e Kosoves, siq u zhduk NISMA.
Ketyre partive ne fjale iu uroi te bejne reforma rrenjesore dhe ta fshijne nga skena e tyre sistemin politik tiran dhe modelet e thella te korrupcionit, nepotizmit dhe krimit te organizuar ne politike, ne ekonomi, shendetesi, ne arsim, drejtesi, kulture e ne shkence, qe te behen nje opozite e forte e qeverise Kurti 2 ne ardhje, duke mos lejuar qe te gjalleroi prap ne skenen tone politike korrupcioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar.
Po ashtu u deshiroi partive opozitare qe mos te perdorin tani e tutje lojna dhe nerskamza te ndyra, fyerje e perqarje mes veti, siq kane perdor me par, qe ta pengojne funksionimin normal te kesasje qeverie ne ardhje, gjate mandatit te saje qeverises per kater vitet e ardhshme, por ta ndihmojne qe te ecin perpara proceset e ndryshme organizative shtetnore. I jua, mesuesi Ise

Permiresimi i jetes dhe i shendetit tone me fuqine e mendjes pozitive

 

  1. 03. 2021

Hulumtime te shumta shkencore nga fusha e pedagogjise, psikologjise, sociologjise, psikiatrise dhe neuropsikiatrise kane ardhe ne perfundim se mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet tona pozitive apo negative, optimiste apo pesimiste luajn nje rol te madh ne permiresimin apo ne shkaterrimin e shendetit tone fizik, psikik, shpirteror, emocional, intelektual, moral, social, human, kombtar e njerezor dhe ne permiresimin apo shkaterrimin e kushteve te ndryshme jetesore.

Shendeti fizik e psikik nuk eshte i njejte si te ata me pikepamje optimiste dhe pozitive, si te ata me pikepamje pesimiste e negative. Nuk eshte i njejte as shendeti emocional, intelektual, social, human, moral, kombtar e njerezor, por ndryshojne rrenjesishte mes tyre.

Eshte e pamundur ta ruajne, ta zhvillojne dhe ta persosin njejte shendetin fizik, shpirteror, emocional e intelektual dhe ta ruajn, ta zhvillojne e ta persosin nivelin dhe kushtet e ndryshme jetesore, ata qe kane mendime, bindje, besime e pikepamje optimiste apo pesimiste, positive apo negative.     Rezultatet ndryshojne rrenjesishte tek ata qe jane optimist dhe pozitiv ne ruajtjen, zhvillimin dhe persosjen e shendetit te tyre fizik e psikik dhe ne ruajtjen e nivelit, zhvillimit dhe persosjes se kushteve te ndryshme jetesore, krahasuar me ata qe jane pessimist e negative.

Pikepamjet optimiste e positive sipas hulumtimeve te ndryshme shkencore kane rezultuar shume me te sukseseshme ne ruajtjen, mbrotjen dhe persosjen e shendetit personal ne pergjithesi dhe ne ruajtjen, persosjen e ne ngritjen e standartit jetesor ne vecanti. Kurse e kunderta e kesaje ka ndodhe me ata qe kane poseduar  pikepamje pesimiste dhe negative, duke i veshtiresuar kushtet dhe rrethanat e shendetit te tyre ne pergjithesi dhe duke  i veshtiresuar kushtet dhe rrethanat e ndryshme jetesore ne vecanti.

Si perfundim i kesaj qe tham me larte, permiresimi i jetes dhe i shendetit tone mundesohet permes fuqise se mendjes optimiste e pozitive dhe pengohet e shkaterrohet permes fuqise se mendjes pesimiste e negative. I juaj, mesuesi Ise

Efekti pozitiv apo negative i ndikimit te mendimeve dhe pikepamjeve tona rritet nga bindja e besimi qe kemi per to

12. 03. 2021
Nese i qendron realitetit mendimi dhe pikepamja se trupi yne fizik e biologjik, shpirteror e emocional, intelektual e moral, social e human eshte produkt i mendimeve, pikepamjeve, bindjeve e besimeve tona, atehere eshte e domosdoshme te kemi vigjilence te shtuar e vemendje te perqendruar se cfare mendime e pikepamje, cfare bindje e besime po prodhojme rreth ngjarjeve te ndryshme qe na rrethojne, rreth botes sone te brendeshme dhe asasaj te jashtme, rreth proceseve te ndryshme te botes bimore, shtazore dhe botes njerezore, qe mos ta deformojme tersishte realitetin e tyre dhe te mos e deformojme varshmerine tone nga varshmeria e tyre dhe anasjelltas.
Bindjet dhe besimet e rrisin efektin pozitiv apo negativ te mendimeve dhe pikepamjeve tona, varesishte nga permbajtja e tyre qe e posedojne ne momente te caktuara rreth shendetit tone fizik, psikik, emocional, intelektual, moral, social e human. Rreth raporteve tona me tjeret ne familje, farefis, miqesi e shoqeri, rreth institucioneve te ndryshme e stafit punues te tyre, rreth proceseve te ndryshme te botes bimore, shtazore, e njerezore dhe rreth roporteve tona mes tyre.
Sa me e madhe te jete bindja e besimi ne mendimet e pikepamjet tona, aq me i madh do te jete ndikimi dhe efekti i tyre pozitiv apo negative, aty ku e kemi perqendruar veshtrimin, mendimin, pikepamjen, vemendjen dhe veprimin tone per momentin. Bindjet e besimet tona kane force te madhe te na udheheqin per mire apo per keq, sepse cdo sjellje e jona eshte e stimuluar dhe e udhehequr nga mendimet, pikepamjet, bindjet dhe besimet qe i posedojme rreth nje procesi, apo rreth nje realiteti te botes sone te brendeshme, botes se jashtme shoqerore, bimore, shtazore dhe botes njerezore. I juaj, mesuesi Ise

Keshilla per jeten shkurt

 

Nuk ka smundje politike qe nuk sherohet, por ka politikan te pasherushem. Ata duhet ndeshkuar permes votes, te sherohet politika.
30. 03. 2021
Ata, ato qe e ndjejne veten bij e bija te devotshem te kombit shqiptar, qe neper damaret e tyre u qarkullon gjaku i paster i shqiptarit, frymzim e stimulim per ta gjate jetes eshte Kruja heroike e Gjergj Kastriotit Skenderbeu dhe Prekazi heroik i Bace Shabanit, djemeve te tij Adem e Hamze Jasharit dhe 59 familjareve te tyre qe luftuan balle per balle me ushtrine gjakatare serbe duke kenduar kenge e duke hedhur valle mes permes plumbave te pushkeve, gjyleve te topit dhe bombardimeve nga ajri, derisa i madh e i vogel, djem e vajza gra e burra, sy patrembur rane heroikishte ne mbrojtje te atedheut e lirise se shqiptareve dhe ne mbrojtje te tokave te tyre dhe pragut te shtepise.
Per lakmitaret, zhvatesit, te korruptuarit, per nepotistet dhe akteret e krimit te organizuar ekonomik, shndetesor, arsimor dhe juridik, qe e shkaterruan vendin dhe shtetin i cili eshte formuar me gjakun e deshmoreve te kombit, te cilet e qiten ne treg Kosoven dhe pjese te atdheut te saje, nuk vlene kjo skarfice e pa pare kund ne bote qe e demonstroi heroikisht familja e jasharajve!
Nga kjo sakrificë e tyre, nderroj epoka historike e shqiptareve dhe mbete perjetesishte kjo sakrifice shembull frymezimi e stimullimi per gjeneratat e ardhshme shqiptare. Lavdi e perjetshme vepres dhe sakrifices se madhe te familjes se jasharajve!

Shkatare e smundjeve psikonervore, emocionale, shpirterore, intelektuale e trupore dhe sheruese e tyre eshte mendja.

Te shkapet shteti nga kapja e tij eshte nevoje e domosdoshme dhe shume urgjente per ne shqiptaret

10. 03. 2021
Eshte e pamundur te lirohet, te ndryshon e te reformohet shteti, arsimi, shendetesia, ekonomia, drejtesia, kultura dhe shkenca nga kapja e atyre te cilet kane mendime, bindje, besime, pikepamje e qendrime te korruptuara, nepotiste, kriminale, qe kane pikepamje, modele e sisteme te programuara, te cilave u ka skaduar koha, qe kane shprehi, shkathtesi e sjellje te pamoralshme dhe te panjerezishme.
Duhet ta dijme e ta kemi te kjarte sa me pare, se me njerze te tille kurr nuk mund te behen ndryshime progressive, nuk mund te behen reforma te duhura e te nejvoshme dhe nuk mund te behet ngritje, perparim e perspektive e shtetit, ekonomise, shendetesise, arsimit, drejtesise, policies, ushtrise, kultures dhe shkences me grabites, uzurpator, pervetesues te paligjshem te pasurise shoqerore dhe nga shkaterrusit banal te shtetit, institucioneve te ndryshme dhe nga varferuesit e shkaterrusit e paskrupullt te popullit, qe e kane deshmuar veten hapatas per dy dekada me radhe.
Populli duhet te vetdijsohet sa me pare e te distancohet vendosmerishte nga kasta politike e korruptuar, nepotiste e kriminale dhe ta merr fatin ne duar te veta permes votes se tij, duke ia bere me dije seciles kaste politike qe vije ne ballet e skenes sone kombtare, se jane te patolerushme, te gerditshme, neveritese, poshtruse dhe te pandershme korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar politik, ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik, kulturor e shkencor dhe amoraliteti e narkomania. I juaj, mesuesi Ise

Plasje e perpjasje korruptive ne qeverisjen e Komunes se Fushe Kosoves

 

 

  1. 03. 2021

Paska filluar te plas sherri i krimit, turpit, korrupcionit dhe nepotizmit  te organizuar mes  bosave, akter te dukurive te shumta devijante ne qeverisjen e Komunes se Fushe Kosoves, ku si fillim plasja e perplasja paska nis me Drejtorin e DKA-se ne Fushe Kosove, z. Islam Shabani dhe me Kryetarin e kesaj Komune z. Burim Berisha. Deshmi per kete plasje sherri, po ua sjelli njoftimin e doreheqjes nga posti i drejtorit te arsimit ne Fushe Kosove, te z. Islam Shabanit:

“Të nderuar miq ,                                                                                                                                                                                                                                                  Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit komunal për arsim në Fushë Kosovë. Arsyeja është mospajtimet e mia me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës për gjendjen e krijuar ne arsimin e Komunës sonë .Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur ! Për shkak te situates aktuale dhe keqkuptimeve të mundshme , arsyet më detale do t’i sqaroj më vonë !”

Drejtori ne fjale z. Islam Shabani doreheqjen e arsyeton edhe me keto fakte, duke bere perpjekje qe ta shfajsoi veten nga fajet e bera per 12 vite me radhe si drejtor arsimit ne nivel te komunes se Fushe Kosoves dhe fajin tia hudh tersishte kryetarit te kesaje Komune z. Burim Berishes, edhe pse ishin te binjakzuar mes veti, sa i perket procesit te brendshem te organizimit edukativo-arsimor ne nivel te Fushe Kosoves, ku te palarat, mbrapshtite dhe krimi i organizuar qe i kane ndodhe edukimit e arsimit te Fushe Kosoves nen udheheqjen e ketyre dy bosave te korrupcionit, nepotizmit dhe krimit te organizuar, do te kene pasoja te pariparushme, te cilat i pranon ne njefar menyre edhe vete drejtori z. Islam Shabani, si psh”

“ Gjendja ne arsim eshte e rende dhe duhen reforma te thella dhe nje qasje shume me e sinqert dhe me vision te qarte. Situata ne arsim ne qytetin e Fushe Kosoves eshte alarmante, me shkolla te sterngarkuara, pa hapsire te mjaftushme dhe paisje teknologjike, nga 45- 50 nxenes ne paralele, pa kopshte publike dhe pa lokacione per te ndertuar shkolla te reja! Nuk dua te iku nga nje pjese e pergjegjesise qe me takon, por e kemi obligim dhe duhet sqaruar te verteten qytetareve te Fushe Kosoves, se si kane rrejedhur dhe perfunduar ngjarjet deri ketu!”.

I paska dale kllapia shume vone “melajqes” drejtorit te DKA-se z. Islam Shbanit, te vajtoi e ti fshij lotet me shamij per gjendjen e arsimit ne Komunen e Fushe Kosoves, pas 12 viteve ne balle  te arsimit komunal. Ketij arsyetimi te vonuar mund ti themi krim e turp, duke u fshehur pas fjaleve demagogjike, qe ne essence e kane perbrenda krimin e organizuar, korrupcionin, nepotizmin e cka jo tjeter ne arsimin komunal.

Nga kjo krize qe i ka ndodhur arsimit te komunes se Fushe Kosoves nga muhaxhiret e saj qeverises, mund ti nxjerr profesori me “name” i gjuhes shqipe Asllan Qyqalla, njeherit edhe akademik i Akademise Shqiptaro Amerikane te Shences e Arteve dhe kryetar i Shoqates se Muhaxhireve te Kosoves, i cili ka treguar “interesim te madh” dhe “vigjilence” per ta mbrojtur arsimin dhe popullaten muhaxhire te shqiptareve, sidomos ate popullate qe ka ardhe ne komunen e Fushe Kosoves.  I juaj, mesuesi Ise

 

E kaluara na percjelle edhe ne te ardhmen nese nuk ndryshojme ne te tashmen

4. 03. 2021
Eshte e pamundeshme te behen ndryshime ne ambientin e jashtem jnetesor dhe ne ambientin e brendshem shpirteror, emocional, intelektual, moral, social, human, kombtar e njerezor, me te njejtat mendime,bindje, besime, pikepamje, me te njejtat zgjedhje, sjellje, pervoja dhe me te njejtat ndjenja, qe i kemi poseduar nga e kaluara.
Pose ndryshuam kete potencial te se kaluares ne te tashmen, e kaluara do na bartet edhe ne te ardhmen tone, me te njejtin potencial, duke i pamundesuar ndryshimet ne ambientin tone te jashtem jetesor dhe te brendshem. Me nje fjale sjellje ne qark dhe mbyllje hermetike duke bere jete me modele e siteme te vjetruara, te cilat jane programuar ne koken tone, pa patur mundesi te reja ta jetojme te tashmen dhe te pergatitemi sadopak per te ardhmen.
Nese shkyqemi nga mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet, sjelljet, shprehite, shkathtesite, modelet e sistemet e vjetruara te programuara ne koken tone dhe nese i menagjojme mire emocionet duke u larguar nga ato negative drejte synimit e perqafimit te emocioneve pozitive, i japim mundesi e force vetit te bejme ndryshime progressive e sistematike, te cilat na mundesojne qe ti perballojme si duhet kerkesat e kohes dhe te jemi konkurente te forte ne tregun bashkohor. I juaj, mesuesi Ise

Si te sillem, te ndjej e te mendoi tani

2. 03. 2021
“Mendja eshte ajo qe krijon mendime, bindje, besime, shqetesime, emocione tensionuse e smundje te ndryshme tek ne dhe po ajo posedon gjithcka qe i duhet per krijimin e mireqenjes sone”. Dr. Joe Dispenza
Mendja e kushtezon trupin te veproi nen ndikimin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe ndjenjave tona te zhgenjimit, zemrimit, mosdurimit, viktimizimit e rebelimit, njejte siq mundet ta kushtezoi trupin tone, qe ti pergjigjet nje mendje perplote mendime, bindje e besime te reja, te cilat e lirojne trupin tone nga zingjiret e mvarshmerive emocionale negative. Qelsi qe e perzgjedhim eshte ne doren tone.
Nese e kemi deshiren dhe vullnetin e forte te krijojme lidhje te reja nervore te dashurise, gezimit, bashkndjesise dhe miresise, gjithnje e me shume e ndjejme nevojen e ndalimit te emitimit te lidhjeve te vjetra nervore qe e sjellin zhgenjimin, zemrimin, arrogancen, mosbesimin, mosdurimin, viktimizimin dhe rebelimin tek ne.
Tani kam deshire e vullnet te sillem, te ndjej dhe te mendoi ndryshe, jo si me pare me mendime, bindje e besime mbushur perplote shqetesime, tensione emocionale, qe sjellin nervoz, zhgenjim, inat, urrejtje, xhelozi e smundje tjera, por qe sjellin e krijojne lidhje te reja nervore te dashurise, gezimit, miresis, bashkndjesis, mes meje e njerezve. I juaj, mesuesi Ise

Si mund ta ndryshojme e formesojme qenjen tone fizike e psikologjike

1. 03. 2021
Eshte mire ta kuptojme sa me pare se sipas formes, cilesise e permbajtjes se ndijimeve, perceptimeve, mendimeve, bindjeve , besimeve e pikepamjeve tona personale ndryshon, formesohet, rritet, ndertohet dhe transformohet edhe qenja jone biologjike, fiziologjike, psikologjike, neurologjike, shpirtnore, emocionale, intelektuale, morale, sociuale, humane, njerezore e kombtare.
Pasi t`i kuptojme mire e drejte keto procese qe u permenden me larte, eshte mire ti ndryshojme, ti ngrisim e ti transformojme sipas kerkeses se kohes dhe ta bejme ndryshimin e atyre dukurive negative e te vjetruara, duke i zavendesuar ato me procese e dukuiri te reja sipas kohes dhe sipas nevojave tona personale, familjare, kolektive e kombtare.
Te gjitha keto procese ne fjale kerkojne ne menyre te vazshdushme qe te kemi kujdese e vemendje te shtuar per konsolidimin, ngritjen, persosjen dhe skalitjen e deshires, vullnetit, rrespektit, mirekuptimit, tolerances, bashkpunimit, guximit, menqurise dhe dashgurise sone ne raport me tjeret, familjaret, farefisin, shoqerine, miqesine dhe mbare boten njerezore, me synuimin e permiresimit te raporteve ndernjerezore mes tyre.
Pa mbjelljen, kultivimin, rriten, permiresimin dhe qelnikosjen e ketyre cilesive, qe nenkupton deshiren, vullnertin, rrespektin, mirekuptimin, tolerencen, bashkpunimin, guximin, menqurine dhe dashurine ne boten tone shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, sociale, humane, te kota jane perpjekjet per ta ndryshuar per te mire qenjen tone personale, familjare, shoqerore dhe institucionet e ndryshme shoqeroro-polituike, ekonomike, shendetesore, arsimore e juridike. I juaj, mesuesi Ise