Efekti pozitiv apo negative i ndikimit te mendimeve dhe pikepamjeve tona rritet nga bindja e besimi qe kemi per to

12. 03. 2021
Nese i qendron realitetit mendimi dhe pikepamja se trupi yne fizik e biologjik, shpirteror e emocional, intelektual e moral, social e human eshte produkt i mendimeve, pikepamjeve, bindjeve e besimeve tona, atehere eshte e domosdoshme te kemi vigjilence te shtuar e vemendje te perqendruar se cfare mendime e pikepamje, cfare bindje e besime po prodhojme rreth ngjarjeve te ndryshme qe na rrethojne, rreth botes sone te brendeshme dhe asasaj te jashtme, rreth proceseve te ndryshme te botes bimore, shtazore dhe botes njerezore, qe mos ta deformojme tersishte realitetin e tyre dhe te mos e deformojme varshmerine tone nga varshmeria e tyre dhe anasjelltas.
Bindjet dhe besimet e rrisin efektin pozitiv apo negativ te mendimeve dhe pikepamjeve tona, varesishte nga permbajtja e tyre qe e posedojne ne momente te caktuara rreth shendetit tone fizik, psikik, emocional, intelektual, moral, social e human. Rreth raporteve tona me tjeret ne familje, farefis, miqesi e shoqeri, rreth institucioneve te ndryshme e stafit punues te tyre, rreth proceseve te ndryshme te botes bimore, shtazore, e njerezore dhe rreth roporteve tona mes tyre.
Sa me e madhe te jete bindja e besimi ne mendimet e pikepamjet tona, aq me i madh do te jete ndikimi dhe efekti i tyre pozitiv apo negative, aty ku e kemi perqendruar veshtrimin, mendimin, pikepamjen, vemendjen dhe veprimin tone per momentin. Bindjet e besimet tona kane force te madhe te na udheheqin per mire apo per keq, sepse cdo sjellje e jona eshte e stimuluar dhe e udhehequr nga mendimet, pikepamjet, bindjet dhe besimet qe i posedojme rreth nje procesi, apo rreth nje realiteti te botes sone te brendeshme, botes se jashtme shoqerore, bimore, shtazore dhe botes njerezore. I juaj, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje