25. 08. 2022
Pa begatitë e botës sonë të brendëshme shpirtëore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale, kombtare e të njerzishme, sukseset e jashtme nuk kanë kurrfar vlere, sepse i ushqejnë vetëm fiksimet tona egoiste, të pasocializuara, të pa humanizuara, të pa etikë, të pa njerzishme dhe aspak kombtare.
Mirësinë njerëzore të tjerëve nuk duhet ta lëmë pas shpine e ta harrojmë gjatë jetës, por duhet të mësojmë e të aftësohemi brënda mundësive tona, tu bëjmë mirë tjerëve dhe të mirën ta kthejmë me të mira, e jo kurrësesi ta bëjmë të kundërtën nga xhelozia, smira, inati, urrejtja, padituria dhe nga tiparet e ulta të karakterit e të personalitetit që mund t’i posedojmë.
Sa shumë i duhen kombit shqiptar njerëzit me tipare të mira e të forta të karakterit dhe përsonalitetit të tyre, që shpirt, zemër, emocion e mendje i kanë ndërtuar për bëmirësi e atdhedashuri, në raport me vetëvetën, në raport me tjerët dhe në rapot me atdheun!
Disave prej politikanëve, klerikëve fetar, intelektualëve e akademikëve, bukur shumë po u mungon vetëdisiplina, vetëpërmbajtja dhe respektimi i elektoratit qe ua kan besuar votën, per t`i perfaqesuar interesat e tyre permes politikës, përmes ceremonive fetare, përmes kulturës e përmes shkencës.
Ata që e ruajnë disiplinën vetanake, vetëpërmbajtjen, ndjenjën e dhëmbjes, respektin, mirekuptimin e tolerancën ndaj elektoratit të vet dhe ndaj tjerëve në përgjithësi, mes të cilëve jetojnë, e ruajnë edhe një mjedis pozitiv, të qetë, të ngrohtë e produktiv për ata që kontribojnë ndaj vëndit, qe e perkrahin politikën në sipas meritës dhe shtetin në përgjithësi.
Nëse jemi të vëmendshëm dhe komunikojmë me ndjenjat e emocionet tona, e kuptojmë fare mire, me cilin nivel e me cilin lloj të mendimëve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve po shërbehemi gjatë jetës, në raport me vetëvetën, elektoratin dhe në raport me njerëzit në përgjithësi.
Lloji i mendimëve, bindjëve, besimëve dhe i pikëpamjëve që i prodhojmë për momentin, manifestohet me llojin e perjetimit tonë emocional pozitiv apo negativ. Niveli dhe lloji i mendimëve, bindjëve, besimëve dhe pikëpamjëve që shërbehemi me to, e vulos mënyrën dhe nivelin e të jetuarit tonë përsonal, familjar, shoqëror e kombtar.
Lëndimët që naj bëjnë tjerët, është mirë ti harrojmë, por gjithësesi duhët mësuar shkaqët, se pse na lëndojnë ata dhe duhët të mësojmë mos ti lëndojmë tjerët pa shkas, sidomos ata që nuk e meritojnë tua bëjmë lëndimin.
Uniteti ynë kombëtar është mëse i domosdoshëm ta vëjmë si prioritet etnik shqiptar, e jo të përqahemi mbi baza fetare, politike e regjionale dhe të kundërshtohemi në mes veti, sipas kurthave fashisoide të kurdisura nga fqinjët tane pushtues. I juaj mësuesi Isë
23. 08. 2019- Ripostim
Po dyshoi shumë në sinqeritetin e gjeneralit “paqësor” profesor Sylejman Abazit- Nsha, e “paqësorëve” tjerë shqipëfolës rreth synimit të tyre për Preshevën! Uroi të mos jetë i sakt dyshimi im përsonal për gjeneralin “paqësorë” të Shqipërisë e “paqësorëve” tjerë shqipfolës në Shqipëri e në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptar të pushtuara nga sllavo-grekët ortodoks!
Ku po e mbështes dyshimin tim rreth synimëve të gjeneralit në fjaë e “paqësorëve” tjerë shqipfolës për Preshevën, që synim është të ndërrohet me veriun e Kosovës, Trepçën e Ujmanin dhe me gjysmën e Mitrovicës?! Po e mbështes dyshimin tim, se po këtë synim e ka edhe Vuçiqi dhe Serbia me Kryeministrin e Shqipërisë , me Presidentin e Kosovës, me Xhorxh Sorosin e soroviqet tjere dhe me Presidentin e Rusisë Putin.
Tjetër, dyshimi im mbështetët në gjeneralin “paqësor” e shumë “paqësor” tjerë shqipëfolës në Shqipëri e në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nën qizmën greko-sllave, se ndoshta nga levërditë e ulta të tyre përsonale, e kanë qitë në harresë teritorin e Janinës dhe Çamërisë, dy her më i madh se sa teritori i Kosoves, që është nën qizmën e pushtusëve grek, e kanë harruar teritorin e Iliridës shqiptare që është sa e sa here më i madh se teritori i luginës së Preshevës nen qizmen e sllavëve serb, që po e zavendësojnë me dhënjën e Trepqës e Ujmanit, si asete të njohura të pasurisë sonë kombtare shqiptare dhe me dhënjen e komunave veriore të Kosovës e me gjysmën e Mitrovicës.
Ka harruar gjenerali “paqësor” me “paqësorët” tjerë për rreth tij, që janë të gatshëm ta bëjnë “paqën” me fqinjët tanë pushtues malazezo-sllav, serb, maqedon e grek, edhe pse Mali i zi, ka teritor të shqiptarëve, nëse i logorit gjenerali me “paqësorët” tjerë shqipëfolës teritore tona Ulqinin, Plavën, Gusinë, Hot e Grudë dhe Malsinë e Madhe me bukuritë e saj të pafundme që gjendën nën qizmën e pushtuseve malazez!
Po befasohem se kah i piku ky “patrotizem” gjeneral Neshës “paqësor” e “paqësorëve” tjerë shqipfolës, që po e synojnë marrjen e Preshevës me kaq oreks?! Edhe njëherë po e potencoi që dyshimet e mija përsonale uroi të mos jenë reale, edhe pse gjenerali “paqesor” me “paqësoret” tjerë nuk po e perfillë frikën e Kosovës dhe kosovarëve, që synim i Sërbisë dhe akterëve që i përmenda më lartë, është tia merr Kosovës veriun e sajë me Trepçën e Ujmanin, asete të pasurisë sonë kombtar dhe përmes kishave ortodokse shqiptare të uzurpuara padrejtësisht nga Serbija fashiste, të merr edhe toka tjera mbi 20% te teritorit te mbetur të Kosovës, toka të punës, ara e livadhe dhe male të bukura të shqiptarëve, si ekstra teritor për kishat e mbrojtura padrejtësisht nga UNESKO, si kisha serbe.
Kjo është pasoja e “patriotizmit” të gjeneralit “paqësor” profesor Sylejman Abazit- Nesha, me akterët tjerë “paqësor” që e synojnë këtë fatkeqësi për Kosovën e për shqiptarët në përgjithësi si komb! I juaj, mësuesi Isë
21. 08 2022
Nëse e mohojmë paditurinë që e kemi, jetojmë dhe pajtojmë me errësirën e sajë. Sa më shumë që jetojmë me paditurinë, aqë më shumë na kaplon errësira saj futë e zezë, na kaplon varëfëria dhe stagnimi në një vënd, me një gjendje të pa lakmuar fare, vërtetë futë e zezë. Nëse nuk përpiqemi ta hetojmë dritën për rreth errësirës e më largë saje, ne me dije apo pa te, pranojmë të jetojmë si të gjymtë e të verbtë me errësirën, që mund të na ngulfatë jetën botën tonë shpirtërore, emocionale, intelekuale, morale, humane, sociale e kombtare.
Secili prej neve, pak ose shumë, e posedojmë këtë gjendje errësire. Andaj nuk duhet të harrojmë për asnjë qast, se sa pak dijmë dhe se sa shumë kemi nevojë për diturinë dhe dritën e saj. Nëse nuk harrojmë dhe ia përkujtojm vetit, se sa pak dijmë, përdit e nga pak paditurinë dhe errësirën e saj e zvoglojmë, dhe diturinë e dritën e saj e rrisim, pa të cilën nuk mund të bëjmë jetë normale, njerëzore e jetë të dinjitetshme.
Nuk citova filozof, sociolog, psikolog dhe pedagog të shumtë, pos Fromit e Shopenhauerit në fund të shkrimit tim, edhe pse kam mësuar shume nga ata, të cilëve u jam mirënjohës, për këtë që kam arritë dhe për atë që më mësuan t’i vërej përparësitë e t’metat e njerzëve, në radhë të parë t’metat e përparësitë e mia dhe më gjërë mes tjerëve, ta shoh errësirën e zezë futë që më rrin mbi kokë mua dhe atyre, duke bërë përpjekje sistematike, ta përqafoi dritën e diturisë gjatë gjith jetës sime dhe brenda mundësive të mia, tua shpërndaj edhe tjerëve.
Fromi, ka konstatuar, se; “shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua nga mendja ose logjika, nga qenia dhe materia e tij përceptimet e njohura esenciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat e ka lidhur lirinë, fatin dhe ekzistencën e tij”. Shopen Hauer thot: “ Ajo që i bënë të shoqërushëm njerëzit me njëri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetëvetën e tyre në të”. I juaj, mësuesi Isë
19. 08. 2022
Nëse e kultivojmë si duhet e sa duhet në botën tonë të brëndëshme shpirtërore, emocionale e intëlektuala, dëshirën, guximin, dashurinë, diturinë e menqurinë gjatë jetës, për ti arritur vlerat e mëdha njerëzore, nuk ka pëngesë dhe vështirësi që mund të na pengoi ti arrijmë ato. Asgjë e vlefshme dhe madhështore nuk arrihët, pa e poseduar forcën e mjaftueshme të vullnetit, dëshirës, guximit, dashurisë, diturisë e menqurisë gjatë gjithe jetës.
Ata që i kultivojnë, i rrisin dhe i përsosin këto vlera shpirtërore, emocionale dhe intelektuale përmes aktivitetëve dhe angazhimëve të tyre sistematike, në opinion konsiderohën njerëz të suksesëve mbimesatare, të cilët nuk i përfillin vështirësitë dhe pëngesat e natyrave të ndryshme që u dalin para.
Angazhimet sistematike, të planifikuara mirë, e furnizojnë me të madhe rritën, zhvillimin, përsosjen dhe fuqizimin e forcës që e posedojmë përbrënda, përmes së cilës shumë më lehtë i arrijmë gjatë jetës vlerat e mëdha njerëzore, të cilat konsidërohen si virtyte më të larta.
Mosangazhimi ynë, pasiviteti dhe mbyllja në vetëvete, shkakton zvoglimin dhe humbjen e dalëngadalshme të vullnetit, dëshirës, guximit, dashurise, diturisë e menqurisë, si vlera të pazavëndësueshme shpirtërore, që na shërbejnë për ti arrittë , synimet dhe deshirat tona përsonale, profesionale, familjare, institucionale, politike, fetare, kulturore, shkencore dhe kombetare.
Është e domosdoshme që gjatë jetës, në mënyrë sistematike, të bëjmë përpjekje, që ta kultivojmë, rrisim e zhvillojmë forcën e cila flenë brënda neshë duke pritur që sa më parë ta zgjomë nga gjumi dhe përmes sajë ti tejkalojmë pëngesat e vështirësitë të cilat na dalin para gjatë jetës, për ti realizuar, dëshirat, qëllimet dhe synimet tona. I juaj, mësuesi Isë
18. 08. 2022
Për secilin njëri është e domosdoshme të bëjë përpjekje serioze t`i gjenë sekretët të cilat mundësojnë përmirësimin e mardhënjëve mes njerzëve, familjarëve, farëfisit, miqëve, institucionëve ku punojnë, mes përkatësive politike e fetare që u takojnë dhe në mes shtetit e kombit në përgjithësi, duke premtuar sipas përgjegjësive e mundësive që kanë secili, një standard raportesh më të larta e më kulitative njerëzore, humane, sociale, morale, profesionale e kombtare.
Për ta bërë këtë veprim të menqur në mënyrë sa më profesionale, më parë duhet të largohemi, sa të jetë e mundur nga këndvështrimet që kanë për bazë simpatinë apo antipatinë, gjelozinë apo ujrrejtjen, lakminë egiste apo mashtrimin, sepse këto këndvështrime e tjera si këto, nuk na lejojnë ta përceptojmë të drejtën e të vërtetën ashtu si është realishtë dhe ti përmirësojmë mardhënjet si duhet e sa më në harmoni.
Nëse i vlerësojmë njerëzit nga kënvështrimi simpatik, nuk ua vërejmë fare tmetat, nëse i vlerësojmë nga këndveshtrimi antipatik, nuk ua vërejmë fare përparsitë e cilësitë pozitive. E njëjta gjë vlenë edhe për kënvështrimin që ka për bazë xhelozinë e urrejtjën dhe këndëvështrime tjera që kanë për bazë mangësitë e jo përparësitë reale.
Kur e them këtë qështje, në mënyre krejtësisht profesionale, jamë mbështetë në parimin univerzal të së vërtetës, se asnjë njëri në botë nuk është tërsisht i përkryer, nuk është tërsisht me tipare negative e as me tipare pozitive. Të gjithë njerëzit e kësaje bote kanë tmetat dhe përparësitë e tyre, kush më shume e kush më pak dhe për këtë arsye duhet pranuar si të tillë, me synimin e përmirësimit të tiparëve negative me ato pozitive, gjatë ndërtimit të raportëve sa më të shëndosha me tjerët.
Lum për ata njerëz që i vërejnë tmetat dhe përparësite e veta që i posedojnë dhe përpiqen gjatë jetës, t`metat t`i zavendësojnë me përparësitë e mundëshm! I juaj, mësuesi Isë
16. 08. 2016- ripostim
Fanatizmi fetar e ateizmi tek disa shqiptar ka prekë thellë në rrënjët e trurit të tyre dhe ua ka tjetërsuar tërsishtë trurin, të menduarit, bindjet dhe pikëpamjet e tyre rreth perkufizimit tonë kombtar dhe definimit të nocionit komb. ” Filozofija” e disa fanatikëve fetar dhe disa ateistëve ka shkuar aqë largë për nga deformimi e percaktimi i rrënjëve tona kombëtare, sa që e bejnë të befasohet secilin shqiptar që është normal, me këto konstatime te mjera, të pabazuara e të verbta.
Keta far” filozof “te harlisur kane ardhë në perfundim se grekërit, maqedonët, serbët, malazezët dhe shqiptarë tjerë nepër botë, edhe pse gati të asimiluar, nëse kanë besim krishten, rrënjet e tyre na qenkan shqiptare. Ndërsa në anën tjetër, pa pikë turpi konstatojnë se shqiptarët e besimit musliman të Tiranës, Prishtinës, Shkupit e kudo tjetër qofshin ata, na qenkën mbeturina të spermës turko-aziatike dhe arabo-mongole, edhe pse e përbëjn më tepër se sa 80% të popullatës shqiptare.
Çfare ti themi kësajë dukurie te këtyre ideve të qmendura, të cilat edhe në shkullin 21 po gjallërojnë nëpër trojet shqiptare?! E befasishme por e vërtetë, malazezet sllavo-ortodoks konsiderohen me prejardhje shqiptare, pa e potencuar se edhe tek keta ka qene e mundur te depertoi sperma sllave, keshtu flitet edhe per shumicen e serbeve, si Vuk karagjiqin, Car Dushanin, Car Llazarin, Millosh Obiliqin.
Kështu mendohet edhe për shumicën e ortodoksëve në maqedoni, edhe pse janë asimiluar fare, rrënjët naj paskën shqiptare, për qudi, tek ta nuk paska depërtuar sperma greko- sllave. Sipas këtyre “filozofeve”, nëse je krishten, katolik apo ortodoks, je shqiptar, siq thonë ata “puro shqiptar, me karat 100% shqiptarë. Haj medet haj, puro shqiptar me karat 100%!
Edhe pse kombi shqiptar definohet në baze të gjuhes, gjakut, zakonëve, kulturës dhe teritorit ku jeton e ka jetuar ne unitet te pandare shqiptari. Është tragjiko-komike, ta definojmë kombin tonë mbi baza fetare, sepse kombi me fenë është e pamundur të definohet njëjtë, sepse fene krishtene e posedojnë anglezë, gjermanë, francezë, rusë e sllavë, grekë, bullgar, italjan e shumë popuj tjerë, por secili prej tyre e ndjen perkatesinë e vetë kombëtare, pa e njetësuar kombin e vete me fenë që e posedon.
Gjermani nuk thot jam anglez, për atë që është krishten , dhe anasjelltas, francezi nuk thot jam italjan e anasjelltas. Po në këtë mënyrë, edhe besimin islam e posedojnë shumë popuj te botës, por asnjëri prej tyre nuk e ndjenë vetën të njëjtë me kombet tjera të besimit islam. Ne shqiptarët edhe pse i posedojmë tri fe, jemi shqiptar në radhë të parë, pastaj edhe fetar. I juaj mesuesi Ise
15. 08. 2022
Komentues, vënia gishtin kokës dhe kuptoni atë që e kam thënë, me dhembje e befasi të madhe shpirtërore, në shkrimin e djeshëm që nuk u mbushëm mendë, edhe pas 2000 viteve pushtim, duke i keqpërdor fetë, që naj lanë peshkesh pushtusit tanë, në dëmë të untetit tonë kombtar, kundër njëri tjetrit, duke urrejtur e duke fyer njëri tjetrin mbi baza fetare, dhe duke i sjellë dëm zhvillimit e përparimit, edukimit e arsimit tonë kombtarë, për ti favorizuar doket, zakonet e kulturën e ish pushtusëve tanë!
Kishat katolik, ortodokse dhe gjamijat islamike, naj kanë lënë peshkesh pushtusit tanë latino-romak, greko-bizantin dhe turko-aziatik. Ky fakt i pamohushem nuk ka vëndë për dyshim dhe nuk është mirë të humbim kohë për sqarime. Pushtusit në fjalë, sllavëve dhe grekëve ua kanë dhënë mundësinë të manipulojnë me shqiptarët përmes këtyre kulteve dhe objekteve fetare, ku Serbia me ndihmen e Rusisë dhe Greqia me ndihmëen e Europës, kanë abuzuar me këto kulte e objekte fetare, shekuj me radhë duke i përqarë shqiptarët mes veti, dhe duke ua coptuar tokat e tyre. Tani është tradhti të luftojmë mes veti, sipas regjisë së fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë, të përgdhelurit e Rusisë dhe Europës, që naj bëri trojet tona copë e grim për ti shpërblyer klyshtë ardhacak të Rusis dhe grekët e ballkanit.
Kjo mortaja e zezë ka filluar tek shqiptaro-ilirët pas pushtimit të Ilirisë, dhe po gjallëron ende në trojet tona fatkeqësishtë, duke futë përqarje mes nesh mbi baza fetare! Kjo agoni e quajtur mortaj e zezë e përgjumjes tonë, i ka mbush 20 shekuj kohë e disa vite, pa ia trazuar qetësinë askush, në trojet tona!
Tani këtë përgjumje tonë 20 shekullore e disa vite, po bëjnë përpjekje ta fusin, edhe nëpër institucionet euktivo-mësimore të shqiptarëve, pëmes disa zëra kukovajkash, të derigjuar nga qarqe të ndryshme propagantistik antishqiptare, duke u thirrur në emër të drejtave dhe lirive të njeriut, pa menduar fare, se kemi edhe besime tjera fetar me simbolet e tyre të huja në nivel të Kosovës! I juaj, mësuesi Isë
12. 08. 2022
Po bëhet qështje përdorimi i shamijave tek vajzat shqiptare të besimit islam dhe po krijohet një fortunë e madhe pa shkas, edhe pse shkollat tona mbrohen me kushtetutë si shkolla laike, të distancuara nga besimet fetare katolike, ortodokse e islamike, ku institucionet fetare janë të mbrojtura me ligj, qe në kuadër të atyre institucioneve ti kryejn ritet fetare të pa penguara nga politika. Kuptohet asnjëra palë nuk kanë të drejtë të perzihen ne qështjet e brendeshme organizative të tyre.
Pse krijohen fortuna të tilla përqarëse mes shiptarëve, e kuptojnë vetëm ata që janë ra viktimë dhe janë shitë për pak pare të pista tek qarqet e ndryshme propagandistike në dëmë të qështjes së pa zgjidhur kombtare të shqiptarëve, fatkeqësisht!
Të shiturve për pak pare të pista që kanë ra viktimë e qarqeve propagantistike, të cilat synim e kanë përqarjen e shqiptarëve, burgosjet e tyre, vrasjet, nënshtrimin e poshtrimin, shfarosjen, përzënjen me dhunë nga trojet e shtëpitë e veta, shkatërrimin masiv të pasurive të tyre, djegjen e shtëpive dhe gjenocidin sistematik, derisa ti shlyejnë shqiptarët nga faqja e dheut dhe harta gjeografike e botës, që tua marrin tërsisht tokat e tyre, në të cilat den baba den kanë jetuar ata.
Nga ky mjerim mes shiptarëve, që po lulëzojnë tradhtarët, të shiturit kuislingët, nepotistët, zhvatësit e vëndit, të krruptuarit, kriminelët e krimeve politike, ftare, kulturore, shkencore, ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe juridike, lindë pyeja për ta dhe pë gjithë shqiptarët kudo që janë, se cili është rrezik më i madh për kombin shiptar: Open Ballkani sllavo-ortodoks i Putinit, Vuçqit, Zaevit dhe i kryeministrit të Shqipëris Edvin Rama, opo shamijat që mund ti vejnë disa vajza të reja shqiptare, që kanë ra viktimë e qarqeve të ndryshme propagandistike antishiptare?!
Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i demarkacionit me Malin Zi, ku Kosova ka humbur mbi 8200 hektar tokë, apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i zajednicës së komunave me shumicë serbe apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrim i ekstra teritorit për kishat ortodokse të shqiptareve që i ka kolonizuar dhunshëm Serbia, me kolon serbo-malazezë apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i ndarjes së Liqenit të Ujmanit dhe ndarjes së Trepçës me Serbinë apo shamijat në fjalë?!
Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar në fusha të ndryshme, abuzimi me buxhetin e shtetit, abuzimimi me pronat shoqëror, abuzimi me veteranët e luftës, shkelja e perbaltja e amenetit dhe gjakut të dëshmorëve apo shamijat në fjalë?! Ka edhe shumë pytje për të shiturit, për tradhtarët, për kuislingët, për zhvatësit, për të korruptuarit, për abuzuesit me pasurinë shoqërore, por tani për tani po mjaftohem me këto pyetje publike që i kam parashtruar në këtë shkrim. I juaj, mësuesi Isë
11. 08. 2022
Përpos zotrimit të emocionëve, shëndetit tonë fizik, psikik, intelektual, moral, social dhe zotrimit financiar, nuk ka gjë më të rëndësishme e më të vlefshme sesa përmirësimi i mardhënjëve tona, mes familjarëve, farefisit, miqëve e dashamirëve, bashkvendasëve e bashkombasëve, institucionëve të ndryshme, partive politike, besimeve fetare që i posedojmë ne shqiptarët, mes shtetit dhe përmirësimi i mardhënjëve në nivel kombtar.
Nëse mbetemi të izoluar, të përqarë, të urrejtur e të hasmuar mes veti, që nga individët e deri tek majat më të larta shtenore e kombëtare, sukseset tona gjatë jetës janë të pa arritshme, kurse në anën tjetër, dukuritë negative shkojnë duke u përhap dhe duke u shumuar në trojet shqiptare dhe asgjë që kemi paravetit, nuk e ka vlerën e vetë siq duhet ta ketë.
Asnjërit prej nesh dhe prej këtyre subjekteve në fjalë nuk i konvenon dhe nuk i flenë në hatër të shumohen, e të zhvillohën dukuritë negative , që i pengojnë proceset organiyative, ti qojnë përpara standardet jtësor, nuk i konvenon askujtë të jetojnë si të vetmuar e të izoluar nga bota njerëzore, sepse çdo gjë e humb kuptimin e vetë gjatë jetës. Vetëm i vdekuri mund ti përballoi vetmisë. Të gjallët e kanë të pamundëshme këtë lloj ekzistence të veshur me petkun e vetmisë.
Pra siq po duket, qenka e domosdoshme për secilin prej nesh, e subjektëve të përmendura më lartë, që të bëjmë përpjekje sistematike e më kombëngulese, ti gjejmë sekretet të cilat e mundësojnë përmirësimin e mardhënjëve tona mes njerëzve të botës, mes familjarëve, farefisit, miqëve, shokëve e dashamirëve, mes institucionëve të punës, mes partiv politike e fetare, mes shtetit e kombit në përgjithësi, duke premtuar secili sipas përgjëgjësive që kemi, një standard më të lartë të mardhënjëve njerëzore.
Një standard më human, më social, më moral e më kombtar dhe një standard më të lartë të mënyrës së të jetuarit dhe vepruarit tonë, duke nënkuptuar mardhënje të shëndetshme, moral të pastër për të gjitha subjektet në fjalë, drejtësi të fort e të barabart për të gjithë, një zhvillim të përbashkët e sa më të lartë ekonomik, një zhvillim humanitar e social të përmasave më të mundëshme njerezore.
Një arsim e shëndetësi te standardeve bashkohore, një forcë policore e ushtarake qe e mbron me dinjitet e me cdo kusht, vëndin, rendin, ligjin, nderin e qytetarëve dhe që e mbronë një imazh sa më të dinjitetshëm kombetar, në raport me atë ndërkombëtar, duke i thënë një jo të madhe individualisht, familjarisht, institucionalisht, kolektivisht dhe kombetarisht korrupcionit, prostuticionit, amoralitetit, narkomanisë, trafikimit me qenje njerëzore, papunësisë, varfërisë, tradhtisë, shkatërrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë kombëtare dhe devalvimit të institucionëve tona të ndryshme shtenore e private dhe devalvimit të shtetit në përgjithësi.
Duke i thënë një jo të madhe përqarjes mes nesh mbi baza fetare, politike, regjionale, duke i thënë një jo të madhe urrejtjës, xhelozisë, inatëve përsonale, vëllavrasjëve, shpiunazhës, propagandës së qarqëve të ndryshme antishqiptare e shumë e shumë vesëve tjera të liga mes shqiptarëve që na dobësojnë tej mase ekonomin, shëndetësine, arsimin, drejtesinë e shumë fusha tjera jetike në raport me tjerët, branda e jashtë kufujëve tanë.
Është në menqurinë tonë individuale, familjare, kolektive, institucionale, politike, fetare, kulturore, kombtare e shtetnore ti përmirmirësojmë sa më parë e sa më shumë të jet e mundur mardhënjet tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombëtar e ndërkombetar. I juaj, mësuesi Isë
10. 08. 2022
Qëllimet, synimet dhe dëshirat tona nuk realizohen pa përdorimin e strategjive më efikase gjatë veprimëve tona për ti realizuar sa më parë ato që ia kemi vuar vetit për obligim gjatë jetës. Përdorimi i zotimëve tona që ti realizojmë dëshirat të cilat i synojmë, kërkon aplikimin e strategjive më të mira, që i posedon bota njerëzore rreth e përqark nesh.
Strategjitë më të mira për ti realizuar dëshirat tona, që ia kemi vuar vetit si qëllim, mund ti gjejmë tek veprimet e atyre njerëzve që kanë thyer rekord në realizimin e dëshireave të veta nëpër lëmij e fusha të ndryshme jetësore. Ne fushat e ndryshme të jetës që kemi dëshirë të tregohemi të sukseshëm, ekzistojnë shembuj të mjaftueshëm të atyre që kanë thyer rekord dhe kanë arritur suksese të mëdha përsonale në jetën e tyre profesionale, politike, kulturore, familjar, shoqërore e kombtare.
Do të thot, rrugën që e kanë trasuar tjerët, neve na mbetët që ta përsosim edhe mëtej dhe ta adaptojmë për nevojat ton, qe ti arrijme sukseset, aty ku e kemi qellimin si individ, si familjar, si institucion, si politike shtetnore, si politike fetare, kulturore, shkencore e si komb.
Strategjija më e domosdoshme për ne, që nga individi, familja, institucioni ku punojmë e deri te majat më të larta të shtetit e kombit, është të mos mjaftohemi vetem me dijeninë që e posedojmë, por diturinë duhet kërkuar në vazhdimësi gjatë gjithë jetës, të mos mjaftohemi vetëm me ato që i dijmë se çka duhet të bëjmë, pa i bërë realitet në praktikë.
Nëse ato që i dijmë nuk i përdorim në praktikën jetësore, kurrfar vlere nuk posedojnë dhe asgjë nuk mund të arrijmë, nuk mund te ndryshojmë dhe nuk mund të realizojmë me to. Përdorimi i strategjive më të mira të kohës mundësojnë rritjen e fuqive tona, të cilat e përmirësojnë dukshëm cilesinë e të menduarit, të binjdjeve, besimeve, pikëpanjeve dh të vepruarit me dinjitet njerezor e kombetar duke përmirësuar cilesinë e të jetuarit.
Këto strategji i gjejmë kudo rreth e përqark nesh, si në literaturën tonë kombetare, si në atë ndërkombetare, si në shembujt e shtetëve që po i prijnë botës në ekonomi, në shëndetësi, në arsim e edukim, ne jurispodencë, ushtarakisht dhe në shkencë. Po ashtu strategji të ndryshme përparimtare i gjejmë nëpër institucione e biznese vendore, kombëtare e më gjërë, i gjejmë nëpër familje të ndryshme të cilat ecin në trend me kohën dhe janë shembull për familjarët tjerë, i gjejmë tek individi e përsonalitete që po thejnë rekord dhe po bëjnë koknkurencë në nivel vëndi, në nivel kombëtar e ndërkombetar.
Lexuesi im i dashur është në nderin dhe në favorin tonë përsonal, familjar, institucional, politik, fetar, kulturor, shkenor dhe kombëtarë, që gjatë mendimëve, bindjeve, besimeve, pikëpamjëve dhe veprimëve tona, të mbështetemi në strategjitë më efektive e më të mira të kohes, që i kanë aplikuar njerëzit më të suksesshëm në botë e tek ne dhe ti adaptojmë ato e ti persosim për realizimin e nevojave dhe deshirave tona të ndryshme përsonale, profesionale familjare, kulturore e kombëtare. I juaj, mësuesi Isë
8. 08. 2022
Bota, siq po duket bukur shumë është e mbushur me njerëz mendjemdhej, që nuk i përfillin tjerët për rreth tyre, egoistë, që mendojnë e veprojnë vetëm për interesat e tyre përsonale, të cilat i ralizojnë ato në dëmë të interesave të tjerëve, primitiv, që bijnë ndesh me rregullat e bontonit, shkurtpamës, që nuk shohin më largë se sa i kanë hundët e veta të gjata, të pandershëm, që i shkelin parimet themelore etike të rrethit shoqëror ku jetojnë dhe mosmirënjohës, ndaj të mirave që ua ofron rrethi.
Prej kategorive të tilla njerzish nuk duhet të presim mirënjohje e falenderime, sepse ata nuk i lejon urrejtja, xhelozija, inati, paditurija, arrognca dhe primitivizmi, të jenë mirënjohës dhe falenderues ndaj atyre njerzeve, qe janë e mira e vetit, e mira e familjarëve, farefisit dhe e rrethit ku jetojnë, e mira e institucioneve ku punojnë, e mira e kombit të cilit i shërbejnë me te gjitha mjetet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion, e mira e kulturës, artit, e mira e filozofisë , arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë dhe e mira e shkencës, pa të cilën nuk ka progres shoqëror, institucional, shtetnor e kombëtarë.
Ata që janë e mira e vetit, familjes dhe e mira e rrethit, ku jetojnë e punojn, nuk i mashtrojnë tjerët, nuk i keqperdorin, nuk u premtojnë rrejshëm, nuk rrahin gjoks para tjerëve, gjëja për mrekullitë e veta që i kanë bërë për tjerët, nuk janë mendje mdhej që nuk i përfillin tjerët dhe që i përbuzin ata, që i shfrytëzojnë pamëshirshm, i malltertojnë, i përulin, i nënshtrojnë dhe i poshtrojnë pa shkas para tjerëve. I juaj, mësuesi Isë
7. 08. 2022
Nga cilido këndëvështrim, qoftë ai politik, religjioz, kulturor, analitik e ideologjik, nëse nuk përmbahet nga futja e urrejtjës, përqarjës, fyerjëve, etiketimëve, ngatrresave dhe vëllavrasjëve mes shqiptarëve, për mua përsonalisht është një krim i llojit të vetë, që fatkeqësisht po gjallëron mes shqiptarëve, vite e shkuj me radhë, për habi edhe kohëve të fundit.
Këtë vetij, sociopate, psikopate, neurotike, jo njerzore, jo kombtare, jo humane, të disa kokave të krisura në skenën tonë politike, në mjetet e informacionit, tek disa analitik të vetquajtur politik, një pjesë e intelektualëve që i thojnë vetit intelektual, po e paguajm shumë shtrejtë destruktivitetin e tyre manjako-depresiv, në nivel individal, profesional, institucional, familjar, kulturor, shkencor, shtetnor e kombëtar në përgjithësi.
Nuk më mbetët gjë tjetër pos dëshirës, të mbushet mendë njëherë e mirë populli im i dashur, që tani e tutje mos të bije viktimë e ketyre njerëzve destruktiv, zhvatës, të korruptuar, abuzues dhe shkatërrues të atdheut, shtetit e popullit shqiptar, duke i abstrahuar ata vendosmërisht, sikur të mos ishin gjallë mes nesh, përmes mos perkrahjes, mos shkuarje prapa, mos dhënjes së votës, që ta legjitimojmë kunder nesh të zezën e tyre me dorën tonë! I juaj, mësuesi Isë
5. 08. 2013- ripostim
Secili prej neve shpesh bijmë në grackën e lëndimeve dhe inatëve gjatë jetës, sa do që mendojmë se jemi të qetë, korrekt e racional. Mjafton një shiqim i vrazhdë, një ton i lartë i zërit, një opinjon negativ drejtuar neve nga tjerët, të na qoi në grackën e lëndimëve dhe inatëve ndaj tyre.
Sa më thellë të futemi në grackën e lëndimëve dhe inatëve, aqë më vështirë e kemi të dalim prej atyre situatave. E kemi vështirë të dalim nga kjo gjendje tensionuse, sepse përsonat që na lëndojnë apo tregohën të pa drejtë ndaj nesh, ata fillojnë të zënë vëndë kryesor në mendimet tona, gjithnjë duke prodhuar mendime që i mallkojmë ata, mendime e konfrontime me ta dhe mendime hakemarrëse për padrejtësitë dhe lëndimet që naj kanë bërë e naj bëjnë ata.
Nese bijmë në grackën e lëndimëve dhe inatëve, fillojmë ti kërcnojmë të gjitha marrëdhënjët dhe raportët e mira mes njerëzve, sepse grackat dhe inatet naj shtrembërojnë këndëvështrimet tona në raport me tjerët, duke harruar gjithçka të mirë nga ata dhe duke kujtuar vetem pa drejtësitë dhe të kqijat e tyre që naj kanë shkaktuar. Kjo gjendje e tensionuar në raport me tjerët, dëmton rëndë raportin tone, jo vetëm ndaj tjerëve, por edhe ndaj vetës e jetës sonë.
Per qudi edhe kurë e kuptojmë, se po e paguajm me një qmim shumë të madh, presionin e ndjenjës së lëndimëve dhe inatëve, që prodhohet përmes mendimëve dhe fantazisë sonë të tërbuar për hakmarrje, shpeshëherë nuk mund të dalim nga kjo grackë që na shkaktohet prej tjerëve.
Derisa te presim qe tjeret te na trajtojne ne menyre te drejte, e kemi të vështirë të lirohemi nga gracka e lëndimëve dhe inatëve.Kjo pritshmëri edhe pse është shumë joshëse, është fare e pamundëshme.
Nëse ua kthejmë shpinën grackave, kemi zgjedhur rrugën më të mirë për të ecur përpara, duke i kapërcyer me sukses sfidat që na dalin para nga tjerët gjatë jetës, pa i përfillur fare pengesat dhe shqetesimet e mundëshme.
Grackave ua kethejnë shpinën, të gjithë ata që janë të sigurtë në forcat vetanake. Ata që nuk e kanë këtë siguri, e kanë shumë vështirë ta bëjnë këtë veprim.
I lus lexusit e mij të dashur të besojnë sa më shumë në farcat e veta, që secili prej neve i posedojmë për brenda! I juaj, mësuesi Isë
3. 08. 2018
Edhe pas shumë tragjedive që naj sollën gjakatarët serbë, prapë po na dalin shqipfolës, që janë të gatshëm për ripërtëritjën e “kumbarisë” me gjakatarët e Serbisë, duke propozuar “traktate paqeje” në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar!
Ata shqipfolës që sot po vrapojnë pas një “kumbarie të re” me vrasësit e vllëzërve të tyre shqiptar, nuk i kanë zëmrat e përvëluara nga terrori e gjenocidi serb, por janë profiter të luftës çlirimtare, të cilët u pasuruan në luftë dhe pas saj, janë multimilioner që po i tradhtojnë idealet e dëshmorëve dhe të rënëve për të ardhmën e kombit jasht “bashkëjetesës” me Sërbin.
Normalizimi i mardhënjëve Kosovë-Sërbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e Serbise, në raport me Kosovën, jo vetëm që është anti humane e anticivilizuse, por është edhe anti njerëzpre e tradhti kombëtare nga ana e politikanëve shqiptarë, të cilët po lëshojnë pe ndaj xhelatit të shqiptarëve, Serbisë fashiste.
Veprimi i politikanëve tanë të vërbuar e të pa aftë fare, në raport me Serbinë e fqinjët tanë pushtues, len pak për të shpresuar për një paqë të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” me serbët, malazezët, maqedonët dhe me grekët!
Kjo dukuri e politikës vëndore shqiptare dhe asaje ndërkombtare, nuk ka të bëj fare me drejtësinë, por më tepër ka të bëj me shperblimin që po i bëhet shtetit gjakatar Serbë, ka të bëj me amnistimin e krimeve e gjenocidit të sajë që i ka bërë në Kosovë dhe ka të bëj me synimin që t`i shpërblej fqinjët tanë edhe me teritore tjera të Kosovës.
Ky veprim i politikanëve tanë të vërbuar e të pa aftë fare, lenë pak për të shpresuar për një paqë të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” të tillë!
Kjo dukuri nuk ka të bëjë fare më drejtësinë, por më tepër ka të bëj me shperblimin që po i bëhet shtetit gjakatar të Serbisë, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e posaqërishtë nga ana e Europës plakë dhe shelafe, ka të bëj me amnistinë e krimeve dhe gjenocidit të saj, që e shkaktoi në Kosovë e në trojet e shqiptareve në përgjithësi.
Marrëveshjet eventuale mes xhelatit e viktimës, nuk paraqesin kurrfarë zgjidhje të problemit serbo-shqiptar, perpos barazimit te viktimës me xhelatin, duke lënë të hapur derën e konflikteve të reja serbo-greko-sllave me shqiptarët!
Këto gabime tragjike do t’i vuajnë pas një kohe të shkurtë gjeneratat e ardhshme të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, duke u përballë prap me dhunën e terrorin serbomadh dhe hegjemonizmin greko-sllav.
Shtrirja gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës, i gjason “Rripit te Gazës” mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhojë konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, por do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Nën “petkun” fetar, u fuqizuan, po fuqizohen dhe po sllavizohen ish kishat e Manastiret e shqiptarëve ortodoks nga serbët. Po ashtu në emër të këtyre kishave po grabiten tokat e shqiptarëve nga ana e popadikave serbe, duke e legalizuar sistematikisht nocionin “Kosovo i Metohija” para bashkësisë ndërkombëtare.
Vetem Manastiri i Deçanit ka zapuar mbi 70 hektarë tokë të komunës së deçanasëve dhe toka private të shqiptarëve me bekimin e gjykatave, politikanëve të Kosovës dhe UNESCOS, të përkrahur nga ndërkombtarët e Europa plakë. Mos te flasim për kishat e manastiret tjera në Kosove, të uzurpuara e sllavizuar nga serbët, që synim e kanë sëbashku me politikeën serbe ta dërmitin e ta devalvojnë shtetin e Kosovës!
Përderisa politkanët e Kosovës po bëjnë “luftë” mes veti për pushtet në këtë gjysëm shtet, Serbia po përkujdesët për shtrirjen gjeografike dhe gjeopolitike të saje në Kosovë. Serbët e Kosovës, në saje të politikës së verbët shqiptare, me ndihmen e Serbisë dhe perkrahjen e nderkombtarëve, si asnjëherë më parë, e kanë të drejtën e “Vetos” në Kuvendin e Kosovës dhe janë bërë hisetarë në të gjitha asetët kombëtare të shtetit, të cilin nuk e njohin dhe nuk e pranojnë si shtet të tyre. Ripostim, I juaj, mësuesi Isë
2. 08. 2022
Nuk ka krenari më të madhe, se sa ti reflektosh vlerat tua përmes veprave praktikikisht.
Madhështitë, i bënë përsoni i madhërishëm, shëmtitë përsoni i shëmtuar. Këta dy përsona gjendën brenda nesh, cilit ti japim përparësi, përkrahje, vlersim e mirënjohje, ai përson do të na komandoi gjatë jetës.
Tek politikanët tanë bëjnë pjesë shumë përsona në botën e tyre shpirtërore, pos përsonit të madhërishëm, sepse këta i kanë dhënë përparësi, përkrahje, vlerësim, e mirënjohje shumë përsonave, përsonit të shëmtuar, përsonit të korruptuar, të pandershëm, përsonit të kriminalizuar, përsonit vrastar, lakmitar dhe përsonit tradhtar.
Per këtë arsye politikanët tanë janë përsonalitete të shumfishta, sa që nuk ka mundësi njeriu tu besoi, se cili përson është me të vërtetë në jetë. Fjalët e tyre nuk përputhen kurrësesi me sjelljet, që i bëjnë gjatë jetës. Fjalët që i thojnë ata, janë maska të zbukuruara mirë, për mashtrimin e tjerëve.
Është madhështi ta shprehish vetën se kush je, përmes punës e djersës së ballit, përmes dijës e nderit, përmes mirënjohjes, respektit e dashurisë ndaj tjerëve, përmes drejtësisë e humanizmit, përmes besës, moralit, atëdhedashurisë dhe përmes sakrificës për liri e për atëdhe. I juaj, mësuesi Isë