Jeta ka kuptim, atëherë kurë u japim përparësi begative të botës sonë të brëndëshme, jo suksesëve të jashtme

25. 08. 2022
Pa begatitë e botës sonë të brendëshme shpirtëore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale, kombtare e të njerzishme, sukseset e jashtme nuk kanë kurrfar vlere, sepse i ushqejnë vetëm fiksimet tona egoiste, të pasocializuara, të pa humanizuara, të pa etikë, të pa njerzishme dhe aspak kombtare.
Mirësinë njerëzore të tjerëve nuk duhet ta lëmë pas shpine e ta harrojmë gjatë jetës, por duhet të mësojmë e të aftësohemi brënda mundësive tona, tu bëjmë mirë tjerëve dhe të mirën ta kthejmë me të mira, e jo kurrësesi ta bëjmë të kundërtën nga xhelozia, smira, inati, urrejtja, padituria dhe nga tiparet e ulta të karakterit e të personalitetit që mund t’i posedojmë.
Sa shumë i duhen kombit shqiptar njerëzit me tipare të mira e të forta të karakterit dhe përsonalitetit të tyre, që shpirt, zemër, emocion e mendje i kanë ndërtuar për bëmirësi e atdhedashuri, në raport me vetëvetën, në raport me tjerët dhe në rapot me atdheun!
Disave prej politikanëve, klerikëve fetar, intelektualëve e akademikëve, bukur shumë po u mungon vetëdisiplina, vetëpërmbajtja dhe respektimi i elektoratit qe ua kan besuar votën, per t`i perfaqesuar interesat e tyre permes politikës, përmes ceremonive fetare, përmes kulturës e përmes shkencës.
Ata që e ruajnë disiplinën vetanake, vetëpërmbajtjen, ndjenjën e dhëmbjes, respektin, mirekuptimin e tolerancën ndaj elektoratit të vet dhe ndaj tjerëve në përgjithësi, mes të cilëve jetojnë, e ruajnë edhe një mjedis pozitiv, të qetë, të ngrohtë e produktiv për ata që kontribojnë ndaj vëndit, qe e perkrahin politikën në sipas meritës dhe shtetin në përgjithësi.
Nëse jemi të vëmendshëm dhe komunikojmë me ndjenjat e emocionet tona, e kuptojmë fare mire, me cilin nivel e me cilin lloj të mendimëve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve po shërbehemi gjatë jetës, në raport me vetëvetën, elektoratin dhe në raport me njerëzit në përgjithësi.
Lloji i mendimëve, bindjëve, besimëve dhe i pikëpamjëve që i prodhojmë për momentin, manifestohet me llojin e perjetimit tonë emocional pozitiv apo negativ. Niveli dhe lloji i mendimëve, bindjëve, besimëve dhe pikëpamjëve që shërbehemi me to, e vulos mënyrën dhe nivelin e të jetuarit tonë përsonal, familjar, shoqëror e kombtar.
Lëndimët që naj bëjnë tjerët, është mirë ti harrojmë, por gjithësesi duhët mësuar shkaqët, se pse na lëndojnë ata dhe duhët të mësojmë mos ti lëndojmë tjerët pa shkas, sidomos ata që nuk e meritojnë tua bëjmë lëndimin.
Uniteti ynë kombëtar është mëse i domosdoshëm ta vëjmë si prioritet etnik shqiptar, e jo të përqahemi mbi baza fetare, politike e regjionale dhe të kundërshtohemi në mes veti, sipas kurthave fashisoide të kurdisura nga fqinjët tane pushtues. I juaj mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje