I përkas prindërve, familjës, kombit shqiptar dhe Zotit, askuj tjetër
10. 09. 2015- ripostim
Naj kanë imponuar fetë, përqarë kombin dhe coptuar atëdheun, si është më zi. I përkas prindërve, familjes, kombit dhe Zotit, që e krijoj edhe kombin tim, edhe prindërit edhe familjen time, si krijues i gjithësisë, pjesë e sëcilës jemi edhe ne shqiptarët. Ikonat e besimit krishten dhe atij islam nuk janë shqiptar, edhe pse janë ulur këmbëkryq në trurin e kombit tim.
Disa klerik, politikanë e intelektual jo aqë të devotshëm të besimit krishten katolik e ortodoks dhe të besimit islam, po hudhin ashkla përqarëse mes nesh si komb. Mjeshtria e dinakrija e tyre na ka përqarë bukur shumë ne shqiptarëve, duke u maskuar pas fjalëve të ëmbla e punëve të tharbta dhe të idhta djallëzore, largë zemrës e shpirtit kombëtar dhe larg Zotit e besimit të sinqert në te!
Derikurë do të jetojmë ne shqiptarët me këtë filozofi vetëvrasëse politike, religjioze e kulturore?! Fjalë të mëdha e fukarallak kemi patur përherë me bollak. Dikush thot i përkas Jezu Krishtit e jam shqiptar i vërtetë, e dikush thot i përkas Hazreti Muhamedit, duke u kundërshtuar dhe urrejtur mes veti si shqiptar, edhe pse i madhi Zot na fali në këtë botë si të tillë.
Kishte shqiptar dhe ka, pa marr parasysh besimëve që i posedojmë, të cilat nau imponuan nga pushtuesit tanë, me gjithate kombi është mbi të gjitha, sepse i madhi Zot e krijoj edhe kombin shqiptar të barabart me kombet tjera të botës, jo të jet i dënuar, i përqar, i nënshtruar e i poshtruar nga pushtusit tanë.
Nuk duhet mbeshtetur mbi turpin, se dikurë kishte shqiptar të vërtetë, sa ishim krishten e tani pak kanë mbetë, që na u ndërruan fetë, sepse që 2000 vite kemi dëshmuar sakrifica e gjakderdhje të mëdha, duke i mbrojtur trojet tona edhe pse me pak sukses, por me gjithate mbetëm shqiptar edhe sotë e kësaj dite, në ballafaqim me furtuna të mëdha dekadë pas dekadash dhe shekuj pas shekujsh, deri në ditët e sotit, duke u ballafaquar me armiqë të shumtë, të cilët i favorizoi Europa, Turqija dhe Rusia të diskriminohemi si komb shqiptar dhe të zhdukemi tërsisht si popull nga faqja e dheut e nga harta gjeografike e botës, duke filluar nga pushtimi i Ilirise e deri në ditët e sotit.
Lexuesi im i dashur, kombi është mbi të gjitha, sepse Zoti na krijoj të tillë. Besimi në Zot nuk udhëzon as sesi urrejtje mes njerëzve të botës mbi baza fetare, politike, kulturore, gjuhësore e racore dhe nuk udhëzon sidomos urrejtje mes nesh si komb shqiptar. Besoni sinqerisht e shqiptarisht Zotin, jo pallavrave të disa klerikëve që fusin ashkla përqarëse mbi baza fetare e politike mes shqiptarëve si komb, sipas qarqëve propagandistike antishqiptare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!