Nuk është mirë njeriu të bëhet ujk kundër njeriut me kërkesa e dëshira të panjerëzishme të panjerezishme

14. 09. 2022
Jo rrallë herë udhehiqemi nga kërkesat dhe dëshirat e panjerëzishme, të cilat na sjellin pasoja të mëdha në jetë e në shëndet, neve si përson, familles, shoqëris dhe kombit të cilit i takojmë. T`u largohemi pasojave gjatë jetës është e domosdoshme t’i zavendesojme kërkesat e deshirat tonae, me kërkesa e dëshira sa më njerezore, që ti largohemi sa më shumë njeriut ujk kundër njeriut.
Deshira e kërkesa me ngrën, me pij dhe me fjetë përtej mase, nuk është humane, sociale, morale as njerëzore, ato duhet zavendësuar me masë, me kujdesë dhe me vetëpërmbajtje, që të largohemi nga njeriu ujk kundër njeriut, duke jetuar pasiv dhe në dëm të tjerëve, për të jetuar aktiv dhe interesat tona t’i plotesojmë përmes angazhimit e punës së përhershme, pa i dëmtuar interesat e tjerëve, siq po vepron SBASHK e Opozita kosovare kundër interesave të armatës së madhe të të papunësuarëve të cilët po e zbrazin vëndin, shkollat dhe univerzitetet tona, duke u tretur rrugëve të botës për ta siguruar bukën e gojës.
Për këtë fatkeqësi SBASHK-ut, Opozitës kosovare dhe gjithë atyre akterëve të politizuar e manipuluar nga opozita që ishte deri dje në pushtet, nuk i shkon mendja, as nuk i vranë ndergjegjëja për këtë armatë të papunësuarish, për penisionerët që nuk i gëzojnë pensionet e veta të merituara, por marrin pension të të moshuarëve prej 100 eurove, që nuk e kanë bërë asnjëditë pune nëpër institucionet shoqërore e shtetnore.
Për padrejtësitë që po bëhen në shfrytëzimin e buxhetit të shtetit, nuk i vretë ndërgjegjëja e vetë SBASHK-un, opozitarët, shoqatat e dala nga lufta, që akterët e ndryshëm politik, padrejtësisht ia kanë bërë barrë buxhetit të shtetit edhe afër 45 mij veteran të rrejshëm, duke dëmtuar rëndë imazhin dhe interesat e merituara të veteranëve të vërtetë të luftës sonë çlirimtare.
Të mos flasim për kategoritë e shumta sociale, që kanë nevojë të madhe, tua zgjatë dorën e ndihmës shteti, përmes buxhetit që e ka në dispozicion për të gjitha nevojat shtetnore, shoqërore, sociale, humane e njerëzore, për të cilët nuk e vret mendjen aspak SBASHK-u, opozitarët, dhe gjithë akterët e politizuar dhe manipuluar për dëshirat e interesat e panjerëzishme të politikanëve opozitar.
Kërkesat dhe dëshirat amorale, prostitucionale dhe trafikimit të qenjëve njerëzore, dëshmojnë njeriun ujk kundër njerëzve. Të mos bëhemi ujqër kundër njerëzve, dëshirat e kërkesat e tilla duhet zavendësuar me deshirën dhe kërkesën e moralshme dhe njerëzore, që të jetojmë moralisht e njerëzisht, te krijojmë familje e shoqëri të shendoshe, të rrisim dhe edukojme fëmijë sa më të shëndetshëm fizikisht, shpirterisht e moralisht, në një mes të shendosh familjar e shoqëror.
Dëshirës për prostitucion, trafikimin me qenje njerëzore dhe abuzmin e trafikimin me substanca narkotike, t’i themi jo, në mënyrë apsolute me një JO të madhe!
Deshirën për t’u korruptuar në dëm të tjerëve, për ti mashtruar, vjedhur, vrarë dhe dëshirën për me sunduar mbi tjerët, duhet zavendesuar me dëshirën mos të korruptohemi, mos të vjedhim, mos të mashtrojmë, mos te vrasim dhe mos të sundojmë mbi tjerët, me asnjë qmim. Dëshirën për me urrejte, xhelozu, frikësu e kërcnu tjerët, si njeri ujk kundër tjerëve, duhet eliminuar sa më parë. Dëshirën mu zemru me dike, me përbuz e nënqmu dikë, duhet zavendësuar me dëshirën e respektit, mirëkuptimit, tolerancës, bashkëpunimit, ndihmës dhe dashurisë ndaj tjerëve, nëse nuk deshirojm të jetojmë me cilësin e njeriut ujk kundër njeriut.
Dëshirën për tradhti ndaj atedheut dhe kombit, duhet zavendësuar me dëshirën e atdhedashurise, dëshirën e skarificës per liri, per atëdhe, për komb, për gjuhë, për kulturë kombëtare e për shkecë.
Ata që i përmbysin dëshirat e pa njerëzishme dhe i zavendësojnë ato me dëshira të njerëzishme, i bashkangjitën fuqisë madhore të virtyteve të larta njerëzore dhe i largohen tërsishtë njeriut ujk kunër njerëzve, për të na bërë jetën më pak frikësuese, për të na rritë vullnetin, dëshirën dhe energjinë tonë me jetuar, duke e parë të ardhmen tonë me shpresë , dhe duke i eliminuar hap pas hapi veset e liga përsonale, familjare, shoqërore e kombetare që i posedojmë.
Lexuesi im i dashur, i kemi të gjitha mundësitë, ti zavendesojmë sa më parë dëshirat e kërkesat jo njerëzore me ato njerëzore. Po e bëmë këtë, bota jonë shpirtërore, emocionale e intelektuale do të pastrohet nga ndotjet e ndryshme që naj sjellë koha dhe jeta. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje