Nuk eshte mire te shpresojme se jemi ne enderr edhe kur armiqte na shkaterrojne atdheun dhe jeten

Gomari shpresonte se mos eshte ne enderr edhe pse ujqerit e kishin ngrene trupin e tij deri tek qafa. Fatkeqsisht truri i disa njerzve dhe politikaneve ne mesin tone kombtar i ka rrenjet ne stomak e jo ne sistemin nervor qendror. Kjo pjese e njerezve dhe politikaneve me rrenje te tilla trunore, eshte fatkeqesia jone më e madhe kombetare.
Keta njerez e politikan, fatkeqesisht e kane marr fatin e atdhedheut tone dhe kombit shqiptar ne duar te veta dhe po bejne perpjekje, ta marrin bajrakun e te paraqiten mbrojtese te interesave tona kombtare dhe mbrojtes te miqesise mes nesh e miqeve tane shekullor SHBA-s dhe disa qendrave vendosese europiane, thua se kombi shqiptare nuk po e ditka, ke e ka mike e ke e ka armik, kush i mbrone e sa i mbrone interesat tona kombetare e kush po i shkaterron ato! Nje perpjekje e tille, sa eshte ironike e qesharake, po aqe eshte edhe e demshme e shkaterruse, sepse po keta “mbrojtes” me rrenjet e trurit te tyre ne stomak, te interesave tona kombtare e miqesise mes nesh e miqve tane e SHBA-s, jane rremihesit e interesava ma vitale te kombit shqiptar, jane rrenusit dhe keqperdorusit e ligjeve dhe kushtetutes shtetnore, jane te korruptuarit më te medhej ne Ballkan, Europe e ne bote, jane mafioz drogash, trafikante qenjesh njerezore dhe bosa te prostitucionit dhe jane te atille qe e kane shemtuar demokracin ne permasa qesharake ne hapsiren tone shtetnore e kombtare. Jam mase i bindur se me kete kategori njerezish e politikanesh qe i kemi ne balle te skenes politike e kombtare, nuk mundet te mbrohet shteti, te perparoi e te zhvillohet kombi yne shqiptar, qofshin ata intelektual, akademik, politikane e fetare, te cilet rrenjet e trurit te tyre i kane ne stomak e jo ne sistemin nervor qendror. Eshte shume veshtire ta mbajme gjate miqesine shekullore, qe e kishte populli yne me SHBA-te dhe me disa vende europiane me ndikim serioiz.
Lexuesi im i dashur, eshte turpi ma i madhe kombetar, t`i serviremi miqeve tane shekullor si “mbrojtes” miqesije mes nesh e tyre, kurse ne esence ta kemi mbrojtjen e interesave tona personale, banale e te ulta aspak njerezore dhe ne te kunderten shkatrrimin e interesave kombtare , nen masken e kamufluar “miqesore” me SHBA-an e me disa vende europiane. Miqte e vertete, nuk besoje qe deshirojne miqesi me hajna, me keqperdorues te ligjeve e kushtetutes, me te korruptuar, me trafikante drogash, me shkaterrues te interersave kombtare dhe tradhtar te kombit, qe i kane rrenjet e trurit te tyre ne stomak e jo ne sistemin nervor qendror, siq i kane njerzit normal te botes dhe jane te ngritur njerzishte ne fushen e edukimit intelektual, emocional, moral, social e kombtar. I juaj, mësuesi Isë

Shejntria dhe shemtia e punes se mesuesit demonstrohet permes menyres se angazhimit te tij me nxenes

Mesuesi i cili punon me vullnet, dashuri e perkushtim ne profesionin e tij dhe i pergatit nxenesit per nje te ardhme ma te mire, vertete e ruan si syte e ballit shejnterine kombetare te profesionit te mesuesit dhe misionit te tij permes demonstrimit e reformimit te perhershem te punes gjate procesit mesimor-edukativ me nxenes. Po se beri kete mesuesi, ne vend te shejnterise demonstron shemtine e punes se tij para nxenesve.
Dikur shejnteria e punes se mesuesit qendronte ne pozicionin e tij si burim informacioni dhe si mase per gjithçka.Tani kesaje forme i ka kaluar koha, sepse mesuesi ne kohen e sotit, më shume eshte nje udheheqes, organizues e bashkpuntor ne mesim, i cili i udhezon dhe i ndihmon nxenesit e vete per te kerkuar ne menyre te pavarur informacione me ndihmen e tij, se sa qe eshte burim informacioni dhe mase per gjithcka. Ai i ndihmon nxenesit dhe i keshillon ata, se si te zgjidhin probleme te ndryshme, sado te nderlikuara qofshin ato gjate procesit mesimor, duke pozicionuar nxenesin ne qender te mesimit e ne qender te vemendjes. Nese veprohet e kunderta nga ana e mesuesit, punen e tije e mbulon shemtija e jo shejnteria.
Sot nuk mbrohet shejnteria e punes se mesuesit por shemtija nese mesuesi kenaqet vetem duke kerkuar nga nxenesit e tij, qe ti riprodhojne, ti zoterojne e ti memorojne ne kujtesen e tyre informacionet e gatshme, ndersa shejnteria mbrohet duke i pergatitur ata me shprehite per ta kerkuar informacionin, per te operuar me informacionet, per ti analizuar ne menyre kritike ato dhe te aftesohen ata qe ne menyre te pavarur te zgjidhin probleme te ndryshme gjate procesit mesimor, duke synuar me kembengulje zhvillimin e mendimit kritik, analitik, racional e analogjik i cili ka per qellim thithjen e ideve dhe shqyrtimin e krahasimin e ndikimit te tyre perballe ideve tjera te shumta,
Tani mesuesi e ruan shejnterine kombetare te punes se vete edukative-mesimore, nese i orienton proceset e te menduarit te nxenesve drejte niveleve me te larta te te menduarit, duke kultivuar shprehi te zgjidhjes se problemeve qe u dalin para nxenesve gjate procesit mesimor, duke kultivuar tek ata shprehi te marrjes se vendimeve ne kushte te reja e te panjohura gjate procesit mesimor dhe jasht tij, per te ardhur ne menyre te pavarur deri tek zgjidhja e problemit.
Lexuesi im i dashur, shejnteria e punes profesionale te mesuesit demonstrohet duke i ndihmuar nxenesit e vete, qe te mesojne dhe te pervetesojne sa me shume shprehi e menyra te reja dhe produktive te veprimit te tyre gjate procesit mesimor-edukativ e gjate gjithe jete e kunderta e kesaje fryme te punes, demostron shemtine. I juaj, mësuesi Isë

Keshilla per jeten- shkurt

 

Hipokritet shtiren sikur jane njerez te mire, te virtytshem e te dashur, me qellim qe ti genjejn, ti mashtrojne dhe ti shfrytezojn tjeret. Ata mbajne qendrime me shume fytyra dhe asnjeher nuk e zbulojn fytyren e vertete te tyre. Hipokritet nuk jane te çilter, te sinqert, te dashur, te drejte, human, nuk jane atdhetar, fetar dhe as te ndershem, por shtiren si te tille, nene masken e hipokrizise, gjate jetes se perditshme. Hipokritet qendrojn large asaj qe e thojne, kurse gjenden te mbeshtjellur mes asaje qe e bejne. Ato qe i thojne hipokritet ne skenen politike, fetare, intelektuale e kombetare, nuk kane asgje te perbashket me realitetin, perpos maskes per ti fshehe veprat e liga, te pandershme e kriminale te tyre, qe i bejne gjate jetes. Nuk i shkone per shtati vlerave njerzore, kombtare, familjare e personale te jetohet e te veprohet si hipokrit, mbeshtjellur me masken e hipokrizise.

A M A N E T I QE NA e LANE DESHMORET! – Nese presim Edi Rama e Ilir Meta ne Shqiperi, Isa Mustafa e Hashim Thaça ne Kosove, Ali Ahmeta, Menduh Thaça e Riza Halima ne Maqedoni, Serbi, Mal te ZI dhe Çameri, kurr ne shqiptaret nuk do te thojme, A M A N E T I – B A C E – u kry! Edhe pse na ndau e perqau si eshte më keq historia, ishim një e te pandare nga lashtesia.

Kush nuk meson prej gabimeve te veta, te tjereve per rreth tij dhe prej gabimeve te paraardheve tane, ato do te perseriten prap edhe më te vrazhda se sa herave tjera. Pergjegjesine e mbane secili qe nuk meson prej gabimeve, nuk e ndryshon veten per te mire dhe i perserit gabimet njejt si tjeret dhe si paraardhesit tane.

Ne mesin tone kombetar, politik e religjioz, ka mjaftë njerez, qe marrin vendime në menyre të pandergjegjegjshme dhe te papergjegjshme te veprojne si intelektual, si politikan dhe si klerik fetar, ku veprimet e tyre, po i sjellin vendit shkaterrim, ngecje, izolim total, varferi, papunesi, perqarje, mos marrveshje dhe ikje masive e te rinjeve tane nga atedheu.

Bindjet personale per ta vlersuar larte veteveten e nenvlersuar tjeret, kane te bejne me edukaten e ulte, mendjemadhesine, mangesine e diturise dhe mos njohjen e vetevetes.

Te pa beset, te pa njerezishmit, lakmitaret, te padijshmit, te pa edukuarit, te pandershmit dhe tradhtaret, ia kane ule vleren dhe po ia ulin lirise, shtetit, ligjeve te tij, kushtetutes, institucioneve shtetnore, politike, fetare, kulturore, historike e shkencore dhe po e neperkombin dinjitetin e kombit shqiptar per interesa te veta personale dhe qellime te ndryshme djallzore.
Derisa te qendrojme te heshtur e indiferent si komb dhe te pajtojme me kete realitet te hidhur, qe na ka kapluar ne shqiptareve, brenda e jashte kufijeve shqiptaro- shqiptar, ky realitet do vazhdoi dhe do behet edhe ma i hidhur e më i ndyre per ne.

Kote ndertojme rregulla e parime, ligje e kushtetute, gjykata, polici e ushtri te standardeve bashkohore e civilizuse. Kote ndertojme institucione shtetnore e private, politike e fetare, kulturore, historike e shkencore, shoqerore e civile, nese ato i lëmë te menagjohen nga personalitete me deformime e mangesi edukative, intelektuale, morale, sociale, humane, shpirtrore, kombtare e njerzore!

Nivelin e pergjegjesise, lloin e saj qe e marrim gjate jetes dhe rrugen per kah jemi nise, e tregojne mendimet, fjalet dhe sjelljet tona, qe i demonstrojme ne raport me tjeret dhe ne raport me veten, sa do qe i fshehim ato pas zbukurimeve te ndryshme, jeta i vë ne dukje ashtu siq jane.

Kemi nevoje ne shqiptaret ti perceptojme, trajtojme, respektojme dhe dashurojme tjeret me kujdese, me sinqeritet e sa më drejte, sipas vlerave dhe meritave qe i kane ata dhe te na vlersojne edhe neve, ne te njejten menyre. Per te vepruar ne kete menyre, duhet ta vejme doren ne zemer e te mendojme, se çka na pelqen e çka jo neve, mos t’ua bejme te papelqyerat tjereve.

Pa bashkpunim te ngushte e te ndersjelle profesional, familje shkolle, rezultatet ne punen mesimore, disiplina dhe sjelljet e nxenesve ne shkolle, gjate oreve mesimore e jashte tyre, do te jene te nivelit te ulte dhe aspak efektive, te cilat do ti sjellin kokeqarje shkolles, familjes, nxenesit, mesimdhenesit dhe shoqerise ne pergjithesi.
Ndikimi negativ i familjes dhe i shkolles tek nxenesit, verehet fare lehte nga te dyja palet, ku i tokon shkolles ne radhe te pare e familjes ne radhe te dyte, qe te merren sa më seriozisht me trajtimin profesional te atyre dukurive negative ne mesin familjar e shkollor. Trajtimi sa më i drejte e sa më profesional i dukurive negative ne raport me nxenesin, si nga ana e familjes, si nga ana e shkolles, mund te behen me sukses, vetem ne menyre profesionale, ne radhe te pare nga sherbimi profesional i pedagogut dhe psikologut te shkolles, e ne radhe te dyte nga mesimdhenesi e organet udheheqese te saje, te cilet i marrin pergjegjesit qe u takojne dhe lypin pergjegjesi nga secili sipas nevojes dhe pozites qe i takon.

Mendja aberrative e deshmon largimin e nje personi apo te shmangurit tutje nga mendimet dhe sjelljet racionale, i cili mbulohet me ide fikse ne baze te te cilave i bene edhe sjelljet, qe nuk kane kurrfar kuptimi, per ta pershkruar nje realitet qe i ofrohet te vertetes. Sjellja e aberruar eshte sjellje e gabuar qe nuk mbeshtetet ne arsye dhe perceptimet e aberruara te personit nuk kane asgje te perbashket me pershkrimin e realitetit qe e percepton, si psh. nese e perceptojme vizualisht kalin, praktishit e perfytyrojme elefentin, nese perceptojme njeri, perfytyrojme egersire e tj. Aberracioni eshte ne kundershtim me shendetin e mendjes, arsyeja eshte e kunderta etij. Personat me mendje te aberruar qendrojne large arsyes se pershkrimit te realitetit dhe kane humbur kapacitetin ti kuptojne permbajtjet e mendimeve te tjereve, qe e pershkruajne nje realitet, per te cilin flasin dhe per qudi, edhe pyetjet qe ia shtrojne bashkfolesit, jane te mbushura perplot aberracion!

Shqiptaret, padurim po i presin vizat, turr Europes me ia msy, ndersa politikanet tane me nxitim po i shesin trojet, qe nga jugu ne veri!

Edhe shkolla edhe familja, permes bashkpunimit, i eliminojne dukurite e veta negative, duke i konsoliduar gjithnje e me shume ato pozitive, ku te dyja palet japin kontributin e vete ne favor te krijimit te kushteve sa me te volitshme per permiresimin e nivelit edukativ e mesimor te nxenesit ne shkolle e ne familje, gjate procesit mesimor e jashte tije.

Per ti bere realitet endrrat tona, ambicjet dhe qellimet, nuk duhet ti leme te vdesin burimet e fuqishme qe ndodhen te fjetura brenda neshe. Keto burime e presin momentin e marrjes se vendimeve nga ana e jone, qe ti zgjojme nga gjumi per tu angazhuar ne realizimin e asaje qe e meritojme dhe na takon gjate jetes.
Secili nga ne e posedojme nje talente, nje dhunti, nje pjese gjeniu, e nje fuqi gjigante, qe fle perbrenda dhe mezi prete te dale ne drite permes vullnetit, guximit, diturise, deshires dhe dashurise, per ti bere realitet endrrat, ambicjet dhe qellimet tona, qe te mos mbetemi ne meshiren e tjereve dhe ne meshiren e kohes.

Veset e shemtuara tek disa jane te lidhura ngusht mes veti dhe njera pa tjetren nuk funksionojne. Ato manifestohen permes rrenes e pafytyresise, permes mashtrimit e grabitjes, permes injorances, cinizmit dhe dinakerise, permes amoralitetit e dhunes dhe permes çdo dukurie tjeter te qoroditur.
Sa shume deme i kane sjelle njerezimit, veset e shemtuara e te qoroditura  qe gjallerojne ne meset e ndryshme njerzore, e sidomos ne shqiptareve. Derisa ti eliminojme veset e shemtuara, do te vuajm dhe do te jetojm si popull i mallkuar.

Eshte fatkeqesi per nje popull qe i prijne ata tecilet shesin mende, e mend nuk kane per veti. Ata qe rrahun gjoks per patriotizen e jane tradhtar, ata qe premtojne e vetem zhvatin, ata me gojen plote humanizem e drejtesi, kurse praktikisht bejne vepra te ndyra e jo humane dhe padrejtesi te medha, per interesa te ulta personale.

Duhet ta kuptojmë se qastet që na ndodhin gjatë jetës e probleme te ndryshme, janë një mënyrë e reflektimit të mendimeve, bindjeve, besimeve e veprimeve tona përsonale. Mendimet, bindjet, besimet e veprimet tona, shpeshëherë ndikohen nga iluzionet. Iluzionet janë përceptime të gabuara, rreth ngjarjeve që na rrethojnë, rreth realitetit per te cilin flasim gjate jetes dhe e shtremberojne tersisht. Kure flasimi e veprojme rreth nje problematike te caktuar personale, familjare, shoqerore e kombtare, eshte mire te kemi kujdes te shtuar e vigjilence, te mos bijme viktime e iluzioneve tona, qe shkaktohen nga faktor te shumte e te ndryshem.

Ata qe behen regjisor te mirefillte te jetes se tyre personale, nuk i lejojne tjeret tu prijne perpara e as tu grahin nga prapa, sepse e kane te kjarte perpilimin e vet te regjise dhe jane te vendosur te ecin perpara, sipas parimeve te saje.

Po e pres leksikun e gjuhes albane nga liderucet e UGAS! “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”, Harold Whitehal. Athu, sipas leksikut te gjuhes albane qe do ta themelojne liderucet e UGA-s, si do ta emrojne shqiponjen ne gjuhen albane, flamurin kombtar, shtetin, fushat, arat e malet shqiptare. Si do ti emrojne lloje te ndryshme kafshesh, shpezesh e insektesh. Si do ta emrojne pulen e gjelin, macen e maqokun, dhelpren e dhelpnakun, pelen e kalin, gomarin e gomaricen dhe patriotin, tradhtarin e lakmitarin?! Me siguri liderucat e UGA-s ne leksikun e tyre te gjuhes albane, per hire te nderkombtarizimit te albaneve, do te mbeshteten ne gjuhen gjermane, angleze, franqeze, italjane, ruse dhe greke, pa e perfillur fare leksikun e gjuhes sone shqipe e kombtare, te ciles gjuhe i kendonte Rilindasi i madh Naim Frasheri, njeri prej themeluseve te kombit shqiptar, ” Gjuha jone, sa e mire, sa e paster e sa e dlire”!

2. Pse uniteti global alban- UGA ka objektiv zhvillimin e forcimin e shoqerise shqiptare ne fusha te ndryshme jetesore dhe mbrojtjen e qeshtjes kombtare shqiptare, e jo zhvillimin e forcimin e vet alban dhe mbrojtjen e qeshtjes kombtare te albaneve?! Kombi shqiptar, sipas mendimit tim personal, nuk ka nevoje per kësi manipulimesh permes nocioneve ALBAN e SHQIPTAR, kur dihet boterisht se shqiptaret jane KOMB e jo fis ALBAN.

Synimet e statutit te Unitetit Global Alban kunderthenese mes veti:
1.” UGA, qëllim kryesor e ka bashkimin intelektual, profesional dhe teritorial të shqiptarëve”. Nese me UGA nenkuptohet bashkimi i pergjithshem i fisit te Albaneve. Ateher pse albanet e kane marr si pergjegjesi ta bejne bashkimin intelektual, profesional dhe teritorial te shqiptareve e jo te albaneve?! Do vazhdoi me radhe duke i analizuar nje nga nje kunderthenjet e pikave te statusit UGA, diteve ne vijim, per hire te sqarimit te ketij statusi kunderthenes me synimet e veta.

Do te na denoi Zoti dhe populli, gjaku i deshmoreve, gjaku i shqiptareve te te gjitha moshave, ne te gjitha periudhat qe eshte derdhur lum, per mbrojtjen e trojeve tona dhe arritjen e lirise nga pushtusit romak, bizantin, greko-sllav dhe nga pushtusi turk , nese i tolerojme edhe mëtej manipulantet, keqbersit, lakmitaret, te pandershmit, te padijshmit e tradhtaret, te na udheheqin, te na percaktojne fatin tone dhe te na perfaqesojne ne bote duke manipuluar me kombin shqiptar permes nocionit te fisit ALBAN dhe nocionit te kombit SHQIPTAR, qe njihet boterisht si komb e jo si fis. Manipulantet, po bejne perpjekje ta paraqesin Kombin Shqiptar dhe bashkimin e tij permes fisit ALBAN, duke mos perfillur fisin ARIAN, fisin DARDAN, fisin e Arberit e shume e shumne fise tjera ILIRO- ARBRORO- SHQIPTAR. Kombi shqiptar eshte i perber me ajken e tij te perbashket prej shume fiseve dhe nje gjuhe, nje gjaku, nje tradite, kulture, zakoni , tri besimeve fetare te imponuara nga pushtusit tane, nje teritori etnik shqiptar dhe nje flamuri kuq e zih, simbol i yni kombtar. Kete duhet ta dijn, ta kuptojn e ta pranojn çdo shqiptar sa më pare, nese nuk kane deshire te vdesin si perqares, ngatrrues e tradhtar te kombit shqiptar, per interesa personale e lojna te ndryshme djallezore te kurdisura nga qarqet antishqiptare!

Dardanet, albanet, arberit, ardianet ishin disa prej shume fiseve ilire te kohes se Ilirise e Arberise. Edhe pse nuk ekzistojne më, tani ato fise perfaqesohen permes bashkimit tone kombtar shqiptar e Shqiperise Etnike dhe Kosoves apo Dardanise, ish kryeqender e Ilirise, me gjuhen e tyre shqipe, me gjakun, kulturen, traditen, me fete qe naj imponuan pushtusit tane, me teritorin dhe flamurin kombtar, simbol i perbashket me shqiponjen dy krenare. Shqiptaret nuk mund te perfaqesohen permes nje fisi, perpos qe u mjegullohet historia, u shkaterrohet e ardhmja dhe uniteti i tyre.

Kujdes te shtuar e vigjilence te duhur vellezer shqiptar ndaj infiltrimit ne meset tona te disa perkthyseve e bashkpuntoreve te UNMIKUT, EULEKSIT dhe UDB-s Serbo-jugosllave, qe jane ngrite ne kembe pas asaje gjakderdhje e tragjedije qe e perjetoi Kosova per liri e pavarsi, te cilet po bejne perpjekje per interesat e tyre te ngushta personale dhe derigjimet nga jasht, te na rikthejne kohen e fiseve dhe principatave Iliro-arberore, shkak i te cilave humbi Iliria, Dardania dhe Arberia, se bashku me fiset dhe principatat e tyre, qe tia apin nje tronditje Bashkimit Kombtar Shqiptar- BKSH dhe dy shteteve te tyre qe jane kah hecin drejte bashkimit, nese triumfojne ndaj ikonave te korrupcionit dhe tradhtise.

Mendja te ka bere ai qe je per momentin, mendja te bene ai qe deshirone te behesh ne te ardhmen. Ajo te smune edhe te sheron, te bene te lumtur apo te mjere. Mendja te pasuron edhe te varfron. Ajo te bene kriminel, vrases, dhunues e mashtrues ndaj tjereve. Te bene altruist, human , social e te dashur mes njerezve. Mendja te bene patriot, te guximshem dhe atdhedashes. Ajo te bene punetor dijetar e vizionar. Te bene mendjemadh, tradhtar, te pabese, dinak, cinik, hipokrit, injorant, ziliqar e lakmiqar. Mendja te bene Xheloz, nervoz e agresiv kunder tjereve, kunder familjes e kunder vetevetes. Ajo te bene te pandershem, te pamoralshem e anasjelltas. Kujdese me çka po i ushqen mente e krese!

Shqiperia dhe populli i saje shqiptar brenda e jashte kufijeve momental administrativ, ka vazhdimesi te pa ndashme me Arberine dhe popullin arberor dhe me Ilirine e popullin Ilir. Kurse fisi Alban eshte vetem nje pike uji ne Oqeanin e kesaje rrjedhe shqiptaro- arberoro- Ilire, apo Shqiperi- Arberi – Iliri.

Eshte shkurtpamesi, ligesi dhe qyqarllak per ne shqiptaret, te shkelim mbi Bashkimin Kombtar Shqiptar dhe mbi perpjekjet e ndritshme vizionare te Rilindaseve tane, te cilet i bashkuan shqiptaret mes veti dhe e themeluan kombin tone unik, gjuhen e tij shqipe, traditen, kulturen, teritorin e perbashket, flamurin kombtar me shqipen dy krenare mes fushes se tij te kuqe dhe Shqiperine shtet te Shqiptareve. Tani per kombin shqiptar detyre parsore eshte te bashkohen mes veti dy shtetet shqiptare ne nje shtet unik shqiptar qe ti rrisim aftesite per vetmbrojtje dhe per tu dal zot trojeve tona te pushtuara nga fqinjet tane greko-sllav. Para ketij rreziku qe po na kanoset dita dites nga fqinjet tane barbar, eshte loje me zjarrin e atyre qe fusin ide te reja ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe bashkimit te tij, duke lansuar idene e bashkimit te fisit Alban UGA i cili nuk ekziston tani, edhe pse ishte fis i ilireve dikur.

Si per hater te pushtuseve tane shoqeria civile e unitetit te fisit ALBAN- UGA, ka emruar dy kryetar te posaqem per UGA-n e diaspores, nje shqiptar e nje nderkombtar, kryetar te pasaqem per UGA-n e Kosoves, krytar te posaqem per UGA-n e Shqiperise, pritet te emrohen kryetar te posaqem per Iliriden e pushtuar nga maqedonet sllav, kryetar te posaqem per Presheve, Bujanovc, Medevegje e troje tjera shqiptare te pushtuara nga Serbia, kryetar te posaqem per Ulqinin, Plaven e Gusine, Hot e Grude, Malsi e madhe dhe trojet tjera shqiptare te pushtuar prej Malit te Zi, kryetar te pasaqem per UGA-n ne Janine e Çameri dhe troje tjera shqiptare te pushtuara prej Greqise, duke futur nje fise ALBAN jo ekzistues si gogol perqares, mes Bashkimit te Kombit Shqiptar- BKSH. Kjo metodologji e qasjes ne menyre te stervjetruar dhe aspak racionale, ne vende qe te demonstroi unitet kombtar po demonstron perqarje edhe më te madhe, sepse te gjithe keta kryetar te fisit UGA nuk i duhen as kinezeve me popullate miliardeshe, e mos te flasim per shqiptaret, e sidomos per nje fis Ilir qe nuk ekziston tani.

Po na pret nje unitet i madh kombtar me dy kryetar te shteteve shqiptare dhe tre kryetar momental te fisit ALBAN UGA, me tendence rritje te kryetareve tjere ne Diaspore dhe ne trojet e pushtura te shqiptareve! Athu do te ishim te turpruar, apo më te bashkuar si komb shqiptar, ta kishim vetem nje kryetar te BKSH-s qe i perfaqesone shqiptaret ne trojet e veta dhe thrret per unitet kombtar dhe nje kryetar per gjithe mergaten shqiptar neper vende te ndryshme te botes?! Siq po duket kemi, nevoje te emrojme kryetar fisesh e lagjesh per çdo kaqube e shkurre shqiptare, qe te perfaqesohen sa më denjesisht fiset dhe lloi i shumte i kaqubave ne trojet tona! Ne kete staf kryetaresh, nuk i permenda edhe sekretaret, zyrtaret ligjor, kordinatoret e komunave dhe regjioneve, nuk permenda antaret e kryesive ne kuader te presidentes, kryesine dhe antaret e saje te AGA-s. Kete staf unikal, produktiv e te shumte, vetem nese e finansojne nderkombtaret, sidomos miqte tane te deshmuar e më te mdhej te botes, se bashku me diasporen, sepse popullata qe gjendet ne trojet shqiptare dita dites po zbrazet dhe po tretet rrugeve te botes. Uroi qe ne kete finansim te perfshihen edhe dy shtetet shqiptare, qe ti qojme perpara” idealet” tona te” unitetit” kombtar dhe “zhvillimit” te tij!

Nocionet apo simboli BKSH me nocionet apo simbolin UGA kane dallime te medha mes veti, si ne sasi, si ne perbajtje e si ne cilesi. Me nocionet apo simbolin BKSH nenkuptohet Bashkimi Kombtar Shqiptar kudo qe jetojne e veprojne shqiptaret, brenda teritoreve te tyre dhe jasht ne diaspor, duke nenkuptuar edhe perfshirjen e gjuhes shqipe qe e flasin ata, perfshirjen e kultures, tradites, zakoneve e fiseve kombtare shqiptare dhe dy shtetet e tyre se bashku me kushtetuten. Nersa me nocionet apo simbolin UGA nenkuptohet Uniteti Global Alban, qe ka te bej me njerin prej fiseve te shumta Ilire, me fisin Alban, i cili ka jetuar dikur ne teritorin e Shqiperise se mesme, por tani nuk jeton dhe nuk egziston si fis ne mesin e shqiptareve si pasardhes te arberoreve te ndare ne fise e principata, si pasardhes te Ilireve te ndar ne fise e principata dhe si pasardhes te pellazgeve, te cilet nuk paten mundesi, force e unitet ta bashkojne popullin ilir mes veti dhe ta formojne shtetin e Ilirise, siq nuk paten mundesi edhe populli arberor te bashkohet mes veti dhe ta formoi shtetin e Arberise, siq u bashkuan shqiptaret dhe e formuan kombin shqiptar, gjuhen shqipe, kulturen e zakonet, ligjet, kushtetuten, shtetin dhe flamurin e tyre simbol Kombtar.

Eshte ligesi, perultesi e tradhti ti nenvlersojme vlerat tona kombtare ne raport me vlerat e te hujave, per interesa personale. Kjo ligesi e disa shqipfolesve po demonstrohet permes nivelit te ulte gjuhsor te tyre, duke mos i kuptuar se gjuha dhe fjalet jane te ndryshme ne menyren e te shprehurit te mendimeve. Duke mos e kuptuar dallimin mes te menduarit dhe gjuhes, se te menduarit eshte i njejte per te gjithe popujt e botes, kurse gjuha qe i shpreh mendimet dallon sipas perkatesise kombtare te popujve. Mendimi ne shqip “une jam” shprehet ndryshe ne gjuhet tjera te botes, si psh: latinisht thuhet: ” ego sum”, gjermonisht: ” Ich bin”, anglisht: ” I am”. Disa shqipfolseve te lige e tradhtar, më e ndershme u duket ta demostrojne veten ne gjuhe te huja: “egosum”, ” Ich bin”, “I am” se sa ne gjuhen shqipe: “un jam”. Me lehte u vije ti reklamojne prodhimet e shtetit shqiptar, kulturen, zakonet dhe gjuhen shqipe si ” Madin Albania”, “Madein Kosova”, se sa ti reklamojne ato ne gjuhen shqipe si: ” prodhimet e Dardanise” dhe si “prodhimet e Shqiperise”. Nese mbetet ne meshiren e shqipfolesve tradhtar, te na perfaqsojne kombin tone shqiptar, gjuhen shqipe, kulturen e zakonet tona, shtetin dhe kushtetuten, do te na perlaj e shperlaj dreqi e i biri, maca e kuca, siq na kane perlar e shperlar qe 2000 vite me radhe!

Ne kokat e disa shqipfolseve, kjarte po hetohet kohve te fundit se jane programuar nga qarqe te ndryshme antishqiptare mendime e veprime te demshme rreth qeshtjes sone kombtare dhe unitetit te tije, duke thelluar perqarjen mbi baza fetare, politike e regjionale, per interesat e veta personale. Guximi i tyre ka shkuar aq large, sa te shkelin pa meshirshem mbi kontributet e Rilindaseve tane qe e themeluan kombin shqiptar duke u mbeshtet mbi gjuhen shqipe, mbi kulturen dhe zakonet e tij, mbi teritorin e flamurin e perbashket dhe mbi shtetin Shqiptar e kushtetuten e tij, qe i perfaqeson dhe i mbrone shqiptaret e teritorin e tyre ne arenen nderkombtare. Ky veprim shkurtpames e perbuzes, po behet ne emer te fisit ALBAN dhe unitetit te tij, njerit prej shume fiseve Ilire, i cili nuk ekziston tani, duke e emruar te ashtuquajturen shoqeri civile me emrimin Uniteti Global Alban- UGA.

I ftoi te gjithe dashamiret e unitetit te kombit shqiptar dhe historinet tane, se bashku me iniciatoret e vuarjes se ketij emri dhe prisit e kesaje shoqerise civile ne fjale, brenda trojeve shqiptare dhe ne diaspor, ta analizojne mire e kjarte mesazhin e fjalise ” Uniteti Global Alban apo termin UGA. Sipas mendimit tim personal, per aq sa i kuptoi gjerat ne rrjedhat e historise sone kombtare, Uniteti Global Alban nuk e perfshine sa e si duhet deshiren e gjithe shqiptareve per unitet kombtar, por po bene thirrje te pa kuptimte dhe padashje per unitetin e albaneve, nje fisi te Ilireve qe jetonte dikur ne Shqiperine e mesme, i cili tani nuk jeton më si fis i tille per shqiptaret, sepse ishte njeri nder fiset e shumta Ilire, edhe pse ekzistonte ne kohen e Ilirise dhe kryeqndres se saje Dardanis. Me kete thirrje kam friken time personale, se do te bijme qesharak para historianeve tane dhe atyre boteror, qe e njohin mire te kaluaren e paraardhesve tane Ilire, te cilet perbeheshin prej shume fiseve dhe Iliria perbehej prej shume principatave e princerve, qe nuk arriten te bashkohen kurr per ta unifikuar shtetin Ilir, popullin e saje dhe princat e principatave te saje. Ju lutem per mirekuptim te gjithe antareve te ketij asociacioni te shoqerise civile, qe ne zemer e ne shpirt e kane Unitetin global te kombit shqiptar!

Derisa ta kuptojme se jemi më teper se sa dukemi, nuk marrim vendime qe na mundesojne ta ndryshojme çdo aspekt vendimtar te jetes sone, te mos mbetemi keta qe jemi, por te behemi ata qe deshirojme dhe mundemi. Sa po ta kuptojme se jemi më teper se sa dukemi, marrim vendime te mos mbetemi më pak se sa kemi mundesi te behemi. Po e beme shprehi te jetes te ndryshojme per mire, nuk pranojme kurre te jemi keta qe dukemi per momentin.
Sa e sa talente shuhen ne mesin e njerzve te botes, sa e sa familje, institucione, biznese e sa e sa shtete e kombe, kultura e zakone shkaterrohen per shkak qe nuk marrin vendime njerzit, ta ndryshojne strategjine e menyres se veprimit e te jetuarit dhe pajtojne me statuskvone e nivelin ulte te te berit jete!

Ne trojet e shqiptareve nuk ka korrupcion, nuk ka papunesi, varferi, pabarazi, padrejtesi, nuk ka narkomani e narkoman, trafikim qenjesh e amoralitet, punet po na ecin si eshte më mire e per shyhret. Askush prej popullit tone nuk ike prej vendelindjes e atdheut te vete!

Sa largpames e vizionar, sa punetore e humanitare, sa njerezor e kombetar, i ka politikanet, intelektualet, fetaret dhe pleqnaret e odave populli shqiptare!

Ata qe kane cilesi e tipare njerzore, sinqeriteti, njerzishmeria, etika, humanizmi dhe atdhedashuria eshte mbi te gjitha dhe bazament i forte njerezor i bashkpunimit, respektit e mirekuptimit, per arritjen e vlerave te ndryshme, fitoreve e sukseseve te perbashkta gjate jetes. Lum kush eshte i sinqert, i njerzishem, i ditur, i drejte, i guximshem, human e kombtar! Lum do bej edhe kombi yne per ta, qe gjenden mes tij.

I sinqerti nuk bene bashkpunim hileqar me tjeret, nuk bene bashkpunim jo njerzor e jo human, qe te perfitoj personalisht pa ndere, e tjeret te marrin nese u mbetet diçka. Perkundrazi i drejti dhe i sinqerti fitoret e perfitimet i konsideron si te perbashketa dhe kenaqet me to, se bashku me ata qe ka bashkpunuar, gjithnje duke mos rrezikuar autoritetin dhe interesat e asnjerit gjate bashkpunimit me tjeret.

Forca, dituria, guximi, vullneti, deshira dhe dashuria jone, te cilat sherbejne per ta ndryshuar veten dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, jane brenda botes sone shpirterore, emocionale, sociale e intelektuale, te cilat e presin vendimin tone t`i zgjojme sa ma pare nga gjumi. Po se bem kete gjate jetes, ky thesar i qmuar qe gjendet brenda nesh, vdes se bashku me ne, pa u zguar kurr nga gjumi dhe pa e pare driten e kesaj jete.

I lus politikanet qeveritar e opozitar, partite politike veq e veq, shoqatat kulturore e humanitare, kleriket e fese katolike, ortodokse dhe islamike, asociacionet e shumta te shoqerise civile dhe Unionin Global Alban, te mos na genjejne se paku me një prill, sepse mjaft po genjehemi per 365 dite te vitit.

Sharlatani eshte nje njeri me dije te ulte apo te cekt fare. Perpjekjet e tij, synim e kane ti mashtroi tjeret sa me shume te jete e mundur, te rrah gjoks ne te thate si nje person i dijshem dhe i zoti. Sharlatani e shfrytezon mirebesimin e tjereve, miqeve dhe shokeve te vete me te ngusht, qe te perfitoi nga ta. Ai vertete eshte mashtrues i pa cipe dhe batakgjije. Me tipare te shalatanit e me sjellje te tilla, nuk rregullohen gjerat, nuk ecin perpara proceset e ndryshme shoqere, politike e kombtare, perkundrazi kthehen prapa dhe shkatrrohen ato, qe me mund e djerse jane arrite.

Nuk mbrohet, nuk zhvillohet dhe nuk perparon atedheu, institucionet e tije, duke vrapuar pas interesave te ulta personale ne dem te qeshtjes sone kombetare, duke u lavdruar e krekosur permes fjaleve te medha, reklamave, pervetsimit merite e pa merite te mirnjohjeve, dekoratave e shperblimeve. Genjehemi shume, se mund te kemi liri e pavaresi te atdheut, gezim e lumturi ne jete, zhvillim e perparim te vendit, unitet kombtar e bashkim te trojeve, duke i demtuar interesat e pergjithshme kombetare, duke ua rrembyer lavdin atyre qe vertete e meritojne ate dhe duke rrahur gjoks e perdorur fjale te medha qe te dukemi më te vlefshem, se sa vertete jemi.

A ka kush qe nuk i thot vyrtyt më i larte e i madherishem njerzor pos lakmiqareve e tradhtareve, veprimit te atyre, qe ia falen atdheut e lirise sone karieren, pasurine, gradat dhe jeten, siq bene Gjeneral Adem, Hamze e Shaban Jashari, se bashku me familje, siq bene Gjeneral Agim Ramadani, Sali Qeku, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinaj me trima, trimeresha e atdhetare tjere, te cilet nuk i ruajten per veti gradat, karieren, pasurine dhe jeten, qe ta zhvatin atedheun, siq po e zhvatin si eshte me keqe tani!

Si mund ta quajm ndryshe, perpos ves e shemti te madhe, perpjekjen e disave per ta pervetesuar dhe keqperdor per interesa personale, per kariere, per pasuri e per tu graduar me grada te ndryshme, permes punes, menqurise, trimerise, guximit e heroizmit te tjereve dhe permes gjakderdhjes se bijeve dhe bijave tona me te mire te atdheut, edhe kure e kaluara e tyre nuk shkelqen per te mire, perpos shkelqimit te tradhetise, shpiunazhes, hipokrizise, dinakerise, cinizmit, pafytyresise dhe bashkepunimit me okupatorin.

Aty ku ka perqarje kurr mos qellofsha! Si po duket na ka hy ne gen shqiptareve perqarja, mendjemadhesia e vese te ndryshme vetshkaterruse.Nuk eshte mire ta deshmojme se na bashkon vetem interesi dhe kariera, siq kemi deshmuar shpesh neper kohe. Ligesine e perqarjes, vrapin pas interesit dhe karieres ne dem te qeshtjes sone kombtare e kemi paguar dhe po e paguajme shtrejte ne politike, ne baza fetare, regjionale, ne lufte, ne shkence, ne humanizem e ne qeshtje te ndryshme kombtare. Vrapi pas karieres dhe lakmise, heret ose vone perfundon ne binar te turpshem te tradhtise!

Nuk ka ves, shemtij e humbje më te madhe per ne shqiptaret, se sa humbjen e dashurise, guximit, vullnetit, deshires dhe trimerise per ta mbrojtur atedheun e lirine e tij, per ta mbrojtur unitetin tone kombetar dhe per ti bashkuar trojet tona.

Më mire eshte te kemi virtyte e modesti, se sa vese e mendjemadhesi.
Veset e ndryshme si mendjemadhesia, pertacia dhe padituria e vese tjera e shemtojne dhe e shkaterrojne individin, familjen, shoqerine, institucionet, politiken, perkatesine fetare, shtetin, kombin, kulturen, traditat tona, shkencen dhe historine. Kurse virtytet si modestia, puna, edukata, dituria, bashkpunimi, mirekuptimi toleranca, respekti, dashuria, vullneti e guximi, ne te kunderten i madherojne ato.

Po mbizotron tek bota shqiptare egoizmi ekstrem e i pasocializuar mbi altruizmin, po mbizotrojne kundershtimet e perqarjet mes nesh ne raport me unitetin, mirekuptimin, respektin e bashkpunimin. Po mbizotrojne veset ne raport me virtytet njerzore permes mendjemadhesise, pertacise, fjaleve te medha, mburrjeve te thata dhe lavdrimeve te kota, pa bere asgje me vlere kombtare, humane, morale e njerzore. Po mbizotrojne mbi te verteten dhe mbi vlerat reale e njerzore antivlerat, permes reklamave, lavdeve, mirnjohjeve, dekoratave e shperblimeve, gati thuja pa shkas e te kota, duke u kenduar hymne, ode e duke u thur lavde atyre qe mase paku i meritojne ato, te mos them nuk i meritojne fare.

Derisa te mos kompletohet profesionalisht mesuesi ne lenden mesimore qe do ta shtjelloi para nxenesve te vete, derisa ti mungoi atij kultura e mjaftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike, qe i mundeson ta njeh nxenesin sa me mire, ti zoteroi e ti perdor metodat, teknikat, format dhe mjetet me bashkohore mesimore gjate mesimdhenjes dhe gjate cilesimit e notimit te nxenesve, permes te cilave i ipet mundesia te trajtoj mesimin para nxenesve, si art e si shkence dhe ta bej cilesimin e notimin e nxenesve sa me real e sa me objektiv. Derisa ta udheheqin arsimin e edukimi militantet partiak nga larte posht, te cilet nuk jane te pergatitur aspak profesionalisht, moralisht e kombtarisht per kete qeshtje madhore, derisa te punohet me planprograme, tekste e literature shkollorer dhe mjete te stervjetruara mesimore, do ta paguajme shume shtrejte dhe me pasoja te medha deformimin dhe devalvimin e edukimit dhe arsimit, permes te cilit i edukojme dhe arsimojme nxenesit tane .

Mesues i mire eshte ai mesues qe paiset mjaftushem me kulture profesionale shkencore, me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike dhe qe e trajton mesimdhenjen edhe si arte edhe si shkence.

Dukurite negative, dita dites po perhapen ne realitetin e shkolles sone shqipe dhe nexenesit tane po ashtu dita dites po zhveshen nga nocioni i shejte nxenes dhe po e marrin rrugen e pa rruge duke u shnderruar ne narkoman, vrases e rebel brenda e jashte shkolle dhe ne familje. Kjo e keqe po shkaktohet krejtesisht nga neglizhenca , mosperfillja e pa pergjegjesia e kompetenteve te arsimit qe nga larte poshte e deri tek mesuesi dhe nga mungesa e sherbimit pedagogjik e psikologjik te pedagogut e psikologut te shkolles, dhe nuk japin logari askush ndaj askujt e as ndaj ndergjegjes se vete.

Njohja nga ana e mesuesit, kuptimi i drejte e i thelle, aferia dhe bashkpunimi i sinqert i tij me nxenesin, eshte kerkese themelore e bashkohore, qe ka dale nga shkenca e pedagogjise dhe psikologjise, pa te cilat do te mbetet, shkolla, nxenesi, arsimi dhe edukimi yne kombtar ne duar te militanteve partiak, te cilet e injorojne, e perbuzin dhe e shkaterrojne ne temel ate.

Eshte mese e domosdoshme per mesimdhenesin, ta kuptoi e ta njohe sa me mire e sa me drejte nxenesin e vete ne procesin mesimor e jashte tij, sepse nxenesi eshte faktore i pare dhe direkt i punes mesimore, pa te cilin eshte i pamundshem organizimi i procesit edukativo-mesimor dhe pa e njofte nxenesin mire jane te pakuptimta hartimet e planprogrameve, teksteve dhe literatures shkollore nga kushdo e gjithkush.

Sa më mire e sa më drejte, sa më thelle e sa më profesionalisht e njohim perberjen e nxenesve tane sipas moshes e gjinise, sipas shkalles paraprake te edukimit e arsimit, sipas prejardhjes sociale e familjare, sipas veçorive individuale trashiguse e kolektive te tyre, aqe me mire do behej organizimi efektiv e racional i punes edukativo-mesimore dhe menyra e cilesimit dhe notimit te nxenesve, ne shkolle. Ky eshte nje kushte themelor dhe i domosdoshem per punen efektive te mesimdhenesit, pa te cilin, perpjekjet qe te pergatitemi rrethe perdorimit sa më te drejte e sa më te mire te metodave, teknikave, formave dhe mjeteve mesimore, do te jene te kota dhe vetemashtruese, ne organizimin e procesit te punes edukativo-mesimore dhe ne procesin e cilsimit e notimit te nxenesve ne shkolle dhe jashte saje.

Miqesia dhe e verteta e saje pasqyrohet ne tryeze ku ka me ngrene dhe per interese tjera,  aty je i rrethuar me shume miqe, ne raste te veshtira rralle mbetet kush apo hiq.
Ata qe uqendrojne afer dhe hiqen si miqe te klaneve, partive , grupacioneve dhe puneve tjera te liga, nuk u qendrojne afer kurr njerezve qe kane ide perparimtare, ideale kombetare dhe parime te forta njerezore, morale e humane.
Neper te gjitha epokat njerezore, fjala e njerezve te zakonshem e te thjeshte nuk eshte degjuar kurre dhe fati i tyre gjithmone ka qene i neperkembur, edhe pse shpresa dhe e ardhmja e kombit ne rastet vendimtare, mbeshtetet mbi supet e kesaje pjese dermuse kombetare.
Populli thot, mos u beso miqeve qe i ofron ushqimi rrethe tryezes, mos u beso miqeve qe per interesa te veta shkelin mbi ate miqesi dhe mbi ty. Mbaje besen e atyre miqeve qe te mbesin afer ne raste te veshtira. Mos u qendro besnik kurr klaneve, partive, grupacioneve dhe puneve tjera te liga qe shkelin mbi interesat kombetare, per interesa personale.

Po e vazhdoi ende punen per aq sa kam kapacitet intelektual e fizik, ta strukturoi, formsoi dhe ta gdhende jeten time personale. Nuk do ta lejoj veten me asnje kusht e qmim, ti plotesoi interesat e mija ne dem te tjerev, të shes e te fale pjese te Atdheut t`im, t`i tradhtoi interesat kombtare, miqte e dashamiret e mij, farefisin, bashkfshataret e bashkombasit. Nuk do ti lejoj vetit turpin, qe te shkel mbi gjakun e deshmoreve dhe amanetin e tyre. Nuk do t`i lejoj vetit te krenohem me “lavdine” afatshkurter e turpin afatgjate dhe te perjetshem, derisa te mos jem i qmendur.

Serbija ishte dhe eshte vrastare e popujve, sidomos e shqiptareve. Ajo ishte, eshte dhe ka deshire te flakte te mbetet ruse, sepse nga andej ka ardhe ne trojet tona te gadishullit Ilirik. Nje shtet te tille vrastar e perkrahte më pare dhe po e perkrah tani me çdo kusht Europa, ta kete ne mesin e saje, duke ua kthyer shpinen shqiptareve dhe duke i lene mish per top te sllaveve e grekeve pushtues.

Edhe sikur t`i kemi gjitha t`mirat qe i ka bota njerezore, nuk kane vlere aspak per ne shqiptaret, nese nuk posedojme shendet te mire fizik, intelektual, edukativ, morale, social, human, estetik punues e kombtare dhe nese nuk kemi respekt, mirekuptim, tolerance, bashkpunim, dashuri e unitetin mes veti si komb, qe t`i gezojme e zoterojme sebashku ato t`mira qe i posedojme.

Per aq sa mendojme e veprojme ta ngrisim e ta zhvillojme edukimin, arsimin, kulturen, shkencen, ekonomine, shendetesine drejtesine dhe permiresimin e raporteve ndernjerzore, po per aq do te ngriten e permiresohen ato ne te ardhmen.

Po menduam per ngritjen e vetdijes, edukimit, miresjelljes, ideve dhe pikepamjeve tona, do te pason veprimi per ngritjen, zhvillimin dhe persosjen e tyre. Nese mendojme per vepra humane, marale, kombetare dhe per drejtesi e barazi, sjellje dhe veprime te tilla bejme. Po menduam per respektin, dashurine, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkepunimin me tjeret, veprimet e tilla do te jetesohen dhe frytet e ketyre virtyteve do ti korrim gjate jetes.

Ne jemi më shumë se sa dukemi në siperfaqe, mendërisht, emocionalisht e fizikisht. Këtë gjendje mund ta ndryshojmë per çdo aspekt te jetes sone, per te mire e per te keq, por shpeshherë nuk na shkon mendja për këtë, që të vëndosim të mos jemi më pak se sa dukemi dhe më pak se sa kemi mundesi të bëhemi. Lum ata që vendosin për të mirë, e mjer ata që vendosin për të keq, të mos jenë më pak se sa duken dhe më pak se sa kane mundesi te behen.

Sa e keqe, e turpshme, e pandershme, kriminale, e dhemshme dhe sa e padurueshme kjo gjendje qe perhere e me shume po keqesohet nga keqbersit! Edhe neve do te na denoiu historia e Zoti si popull shqiptar, qe po i tolerojme kaq shume dhe pu shkojme prapa keqberseve, dallavergjive e tradhtareve!

Tani per tani mbi kokat tona po godet pameshirshem padrejtesia, varferia, humbja e shpreses per te bere jete me dinjitet, ne atdheun tone, ne vendlindje, mes bashkombaseve, mes shokeve e farefisit dhe mes familjareve. Fatkeqsisht padrejtesia, varferia, humbja e shprese per te bere jete me dinjitet ne atdhe e mes bashkombaseve tane, po shkaktohet nga injorantet, hileqaret, mashtrusit, te pandershmit, kojtagjinjte dhe tradhtaret e kombit, atdheut dhe shtetit, derisa ta humbim durimin tersishte dhe tua djegim dheun nen kembe hileqareve, mashtruseve e tradhtareve, si shkaktar te kesaje gjendje mjeruese.

Nuk mund te ket askush lumturi te qendryshme nese ate e mbeshtete mbi padrejtesine ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerzore apo mbi antivlerat, mbi mashtrimet, degjenerimet, pafytyresine, mbi korrupcionin dhe mbi tradhtine kombtare e shtetnore.

Ne ate vend ku triumfone padrejtesia, nuk ka shtet, nuk ka demokraci, barazi, respekt, nuk ka kulture, edukim, shendetesi, ekonomi, shkence, nuk ka mbrojtje te qytetarit dhe pasurise se tije dhe nuk ka zhvillim e perparim te mirefillte, por ka tirani, anarhi, presion, korrupcion, varferi, mos tolerance e shume ligesi tjera te qoroditura e te shemtuara.

Aty ku triumfone padrejtesia, gjendja eshte e barabart me vrasjen, shkaterrimin, nenshtrimin dhe poshtrimin e parimeve te drejtesise, parimeve njerzore e humane, sociale e morale e parimeve politike dhe kombtare, parimeve te organizimiit e udheheqjes se proceseve te ndryshme shoqerore.

Lakmia, urrejtja dhe xhelozia sa shume njerezve ua ka deformuar shpirtin, mendjen, zemren, temperamentin, karakterin, personalitetin dhe sjelljet e tyre! Sa shume keqkuptime, mosbesime, ngatrresa e vrasje jane shkaktuar mes njerezve, per shkak te lakmise, urrejtjes e xhelozise!. Lakmija, urrejtja dhe xhelozia jane vese më të qoroditura, më te shemtuara dhe më te pandershme mes veseve tjera qe i posedojne njerzit. Mjer ata qe i perfshine kjo smundje e keqe shpirtrore, emocionale e intelektuale!
Lufta më e madhe dhe më fitimtare e qenjeve te vetedijshme njerezore, eshte ta luftojne pameshirshem, ta qrrenjosin nga shpirti e nga zemra, lakmine, urrejtjen, xhelozine dhe vese tjera te qoroditura e te shemtuara, te cilat ua deformojn tersisht temperamentin, karakterin dhe personalitetin e tyre, duke i fute ata ne hasmeri, ngaterresa, keqkuptime e ne vrasje mes njerezeve, mes vllezerve, mes antareve te familjes, mes te afermeve, farefisit dhe mes miqeve, shokeve e dashamireve tjere.

Nese nuk ngritet zeri kundershtues i popullit, e i elites intelektuale te tije dhe te dyja palet qendrojn te heshtur e duarkryq para dukurive negative dhe te shemtuara, ka triumfuar tmerrsisht e keqja! Nese vertete ka triumfuar e keqja dhe shemti te ndryshme ne vendin tone, kush mund ti luftoi ato, perpos popullit dhe elites se tije intelektuale?! Askush. Andaj kot presim nga tjeret apo nga qielli, te na vijne te mirat. Ato duhet ti marrim me çdo kusht dhe ti meritojme moralisht, njerzisht e kombtarisht.

Te mos triumfoi e keqja dhe shemtite e ndryshme mes nesh, ato duhet ti luftojm ne si popull e shoqeri shqiptare, me eliten tone intelektuale, duke na prire ne balle dhe duke ngritur rrept zerin sebashku, per ti luftuar pameshirshem, me te gjitha mjetet dukurite negative ne mesin tone kombtar.

Eshte triumf i madh i se keqes dhe te shemtuares fatkeqsisht, kure shkilet kushtetuta dhe ligjet e ketije vendi, kur grabitet pasuria shoqerore e kombetare dhe shkaterrohet tersisht ajo, kure shkilet barazia e qytetareve dhe krijohen diferenca te medha mes tyre, kure shkilet demokracia, fjala e lire e qytetareve dhe nuk merret para sysh fare ajo, kure favorizohen militantet politik qe sherbejne per militantizem te partise se vet, kure varferohet jeta e qytetarit per tu pasuruar nje grup grabitqaresh e banditesh, kur devalvohen institucinet shtetnore e private duke i manipuluar ato per interesa personale, grupore, partiake e regjionale, kur devalvohet dija dhe edukata neper institucionet edukativo-arsimore, kur triumfone korrupcioni vdekjeprurers per vendin, kur korruptohet drejtesia dhe gjykatat qe e mbrojne ate, kur trafikohen njerezit, substancat narkotike dhe kur perhapet narkomania e prostitucioni! “Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq”.

Ata qe shkelin mbi gjakun e deshmoreve, amanetin e tyre dhe mbi idealet kombetare, ata qe shkelin mbi normat morale, humane e njerezore, jo vetem qe kane shkele mbi interesat, ardhmerine dhe krenarine e tjereve, por heret ose vone do ta kuptojne se, kane shkele edhe mbi nderin, interesat dhe ardhmerine e tyre personale e familjare.

Eshte turp i madhe per ne e fyrje per deshmoret nese shkelim mbi gjakun e tyre, mbi idealin kombetare qe e paten ata, nese e shkelim dhe e perbaltim amanetin e tyre per liri e pavarsi, nese e nenshtrojme dhe e poshtrojme shtetin tone, i keqperdorim institucionet e tije, e keqperdorim pasurine e perbashket te qytetareve, nese i varferojme ata, i leme te papune dhe i detyrojme ta marrin arratine rrugeve te botes per shkak te varferise, nese bashkpunojme me pushtuesin, i bejme favore atij ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe e tradhtojme vendin edhe kombin ne pergjithesi, per perfitimet tona personale, per karier e per pasuri! Vertete turp i madh! A ka turp e shemti më te madhe se kjo per nje njeri, per politikanet, per partite politike per intelektualet, per kleriket fetar dhe per nje popull qe e bene dhe e duron kete te keqe e kete shemtij?!

Vertete eshte vetij e ulte njerezor, e pandershme, shume egoiste dhe aspak kombtare ti genjeshe njerezit, ti mashtrosh ata, tu beshe lajka atyre, ti veshe ne gracke, ti tradhtosh dhe tu serviresh bosave te politikes duke u shkuar verberisht prapa per interesa personale, te cilet e kane shprehi e pasion genjeshtren, mashtrimin, lajkat, grakckat, servilitetin dhe tradhtine, vetem per perfitime personale, per kariere e per pasuri, edhe pse eshte deshmuar se ata qe bijne ne keto gracka e ne kete nivel te mjere, nuk e meritojne, nuk ia kane anen e as nuk jane te afte per perfitime personale, per kariere e per pasuri te ndershme.

Eshte nivel i ulte njerezor te shkilet mbi normat e rregullat morale, humane, njerezore dhe te shkelet mbi idealin kombetare, per shkak te paras, perfitimeve personale e per shkak te karierizmit dhe pasurise.
Nuk eshte e ndershme as humane, as njerzore e as kombtare, te ndahesh, te prishesh e te ngatrrohesh, te perlahesh e te vritesh me vellajin, me mikun e shtepise, me farefisin, me shoket dhe me koleget e punes, vetem e vetem, qe te keshe perfitime personale, pasuri, e kariere, apo per shkak te inateve te ndryshme, xhelozise, zilise dhe urrejtjes qe i ke mbjelle gabimisht ne boten tende intelektuale, emocionale e shpirterore.

Fatkeqesisht, nga kjo kaste e politikaneve te deshtuar ne nivel kombtar po presin te mira e mrekulli vetem sahanlepirsit nga radhet e intelektualeve, gjysem intelektualeve, fetareve e gjysem fetareve dhe ata qe nuk shohin më large seq e kane hunden e vet!

Kush prete te mira nga tiranet dhe politika e tyre, e cila po shkel me dy kembet mbi ligjet dhe mbi kushtetuten tone kombtare e shtetnore, e prete te zezen e vete, pasardhesve te tije dhe te zezen e fatkeqsine e kombit.

Çdo e keqe qe i vije shoqerise, i vije nga sjelljet e qoruditura dhe niveli i ulte i edukates e diturise se egoisteve, lakmitareve, hileqareve te pandershmeve shpirtkqijeve dhe tradhtareve, qe i kemi ne balle te politikes se tanishme.
Edhe pse gjithnje e me shume po shtohet numri i te papuneve dhe varferia ne trojet shqiptare, egoistet, lakmitaret e hileqaret nuk lene biruc pa provuar qe t’i punesojne macat e kucat e tyre, duke i shperblyer edhe me nga dy e me shume vende pune te cilat nuk i meritojne fare as moralisht e as profesionalishte.
Krejte kete qe e bejne egoistet, lakmiqaret, hileqaret dhe tradhtaret, po e bejne ne emer te popullit, patriotizmit, drejtesise, aftesive profesionale, demokracise, politikes progresive dhe filozofise pozitiviste, qe te largohen sa me pare nga Sokrati i vuajtur dhe te afrohen sa me shume afer derrit te kenaqur.

E ndryshojne veten edhe boten ata popuj qe e kuptojne gjendjen se ku jane, e kuptojne rrugen kah po shkojne dhe çka po deshirojne me arrite. E ndryshojne veten edhe boten ata popuj qe kane nje plan e më shume sosh per veprim me i arrite idealet, synimet dhe gjerat qe i deshirojne. Edhe ne si popull e komb shqiptar, pa e kuptuar gjendjen se ku jemi, rrugen kah po shkojme, çka po deshirojme, cilat synime ia kemi vuar vetit ti realizojme dhe pa e bere nje plan e shume sosh per veprim, synimet tona veshtire e kemi ti realizojme.

Miresjellja, edukimi dhe dituria jane baze e forte mbi te cilen ndertohen temelet e civilizimit, kultures, shkences, politikes, ekonomise, arsimit, shendetesise, drejtesise e fushave tjera jetike, pa te cilat nuk ekziston shteti dhe kombi te cilit i takojme. Pa unitet, vendosmeri, guxim dhe pa gadishmeri te sakrifikojme i madhe e i vogel per liri e per atdhe, do te na turren fqinjet tane me guximin e qakejve, siq po turret hiena shoveniste sllave Aleksander Vuçiç, per ta marr ate qe nuk eshte e tyre, por historikisht ishte e eshte e jona. Po qe se jemi unik, te pamundeshmen e bejme te mundeshme, pa marr parasysh kercnimin e bishave sllave nga Beogradi. Nese nuk jemi unik siq kemi deshmuar deri më tani, te mundeshmen e bejme te pamundeshme.

Derisa ta kuptojme drejte, e ta njohim mire vlerën dhe mundesite  kolosale të sekretit jetësor, nuk kemi mundesi ti ofrojme vetit favore te mira intelektuale, emocionale, morale, sociale humane, ekonomike dhe shëndetsore. Ti mundesojme vetit jetë të qetë e të lumtur, mardhënje të mira mes njerëzve, te bëhemi ata që dëshirojme dhe te posedojne favore tjera në suaza njerezore.
Ky sekret i madh jetësor është ligji i tërheqjes, njëri prej ligjëve precize natyrore, pjesë e sëcilit jemi edhe ne si qenje njerëzore. Lum ata qe i njohin mire dhe i zbatojne ne jete parimet e persosura te ketij ligji!

Ata qe i nenshtrohen pushtetit te paras, pushtetit karierist dhe interesit te ulte personal, jane te gatshem te shkelin mbi çdo rregull, norme shoqerore e kombtare dhe mbi çdo ideal.

U shprehu falenderim e mirnjohje publike deshmoreve te rene per liri e per atdhe, veteraneve qe jane deshmuar ne lufte, atyre qe sote u mungojne gjymturet dhe plumbat u gjenden mes trupit te tyre dhe kane mbete anash, nga konkurenca e “veteraneve” me rrena e letra mashtruese per perfitime ne dem te luftetareve trima e te vertete! U shpreh falenderim e mirenjohje publike atyre qe jane zhduke familjarisht duke u perballur me hasmin, atyre qe bijte e bijat u kane ra deshmor per liri e per atdhe, atyre nenave e motrave tona qe i dhunuan bishat e armatosura policore e ushtarake serbe dhe u shpreh indinjate e urrejtje atyre qe tani e perbaltin gjakun e lirise se deshmoreve tane, atyre qe perfitojne, rrahun gjoks dhe e mbajne koken larte si veteran te rrejshem, edhe pse nuk jane deshmuar pjesmarres ne lufte, nuk e kane perjetuar asnje betej balle per balle me hasmin, nuk e kane humbur asnje prej antareve te familjes dhe nuk iu eshte dhunuar e poshtruar nena, motra e gruja e tyre si veteran te rrejshem nga bishat e egra e gjakatare serbe te armatosura deri ne dhemb!

Nuk kam lakmuar e nuk do te lakmoi kurr ne “statusin e rrejshem te veteranit” e statuse tjera te rrejshme ne jete, sepse e kam prite me durim e me dinjitet te me paguhet djersa ime, mundi e kontributi qe e kam dhene gjate karieres e misionit tim si mesues dhe permes statusit te pensionistit. Keto dy statuse kane aqe dallime mes veti, ku njerit status i duhen 40 vite durim, pune e angazhim, e tjetrit status te rrejshem i duhen vetem rrena e letra mashtruse per perfitim!

Ata qe i meritojne dekoratat, mirenjohjet e shperblimet, pak ose aspak ua ndajne atyre, sepse nuk pranojne te behen sherbtor e vazal te politikes se kohes dhe kerkesave banale te atyre qe i shperndajne ato.

Nese e bejme nje analize rreth sasise se shperndarjeve te dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve ne trojet shqiptare rreth fushes se krijimtarise, pa u fokusuar ne cilesi dhe pa i numruar edhe kontributet ne fushat tjera, do te imponohet konstatimi, se populli shqiptar duhet ta zeje vendin e pare ne bote per nga krijusit e tij neper fushat e ndryshme te jetes kulturo-artistike, historike e shkencore, edhe pse shiquar realisht e me dore ne zemer, jemi te renditur diku kah fundi mes popujve tjere te botes.

Nuk eshte mire te bemi merak pas dekoratave, mirnjohjeve e shperblimeve, nese nuk kemi deshire te nenshtrohemi, perulemi, poshtrohemi dhe te sherbejme tere jeten per ata qe i shperndajne ato, apo ta mbyllim gojen qe te flasim lirshem per probleme te ndryshme shoqerore e politike. Dekorate, shperblim e mirnjohje me te madhe nuk ka, nese merresh me veteveten dhe e jep kontributin tende profesional, shkencor e edukativ per familjen, shoqerine dhe per kombin te cilit edhe i takosh.

Nuk eshte mire te mbetet vlera e dekoratave, mirnjohjeve dhe shperblimeve ne duar te gjithkujt, te cilet i shperndajne ato pa kurrfar kriteri professional dhe pa kriterin sipas merites te atyre qe shperblehen me to.

Kure behen bashk mes veti injoranca e politikanit, intelektualit dhe fillojne te flasin në emër të politikes e diturisë, është forma më qesharake dhe më e shemtuar e të gjitha injorancave. Mjer dituria e politika qe mbesin ne duar te injoranteve.” Shkenca qe lavdrohet nga politika dhe shkenca qe e lavdron politiken, nuk eshte shkence”. Ata qe merren me politike, e kane shume veshtire te mbesin profesor te duhur, dietar te ndritshem e shkenctar, ne nje lëmij te caktuar. Ne shoqerine tone, i kane perzi vendet mes veti politikani, intelektuali, shkenctari e fetari dhe sipas ajameve te kohes i nderrojne edhe pozicionet. Dihet fare mire kontributi e profesionalizmi multidimenzional qe e japin ata!

Ma mire eshte te humbim duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin personal, familjar e kombetar , se sa te fitojme pa ndershem dhe pa dinjitet . Dukshem nau ka ule dinjiteti dhe nderi, duke vrapuar pas perfitimeve dhe fitoreve te pandershme e pa merite. Perfitimet e padinjitetshme, si po duket po behen dukuri e pergjithshme, ne mesin tone shoqeror.
Kjo smundje e thelle dhe vdekjeprurese, dita dites po perhapet ne te gjitha fushat e organizimit tone shoqeror, duke mos kursyer politiken, ekonomine, bujqesine, shendetesine, drejtesine, arsimin, biznesin, tregtine, artin dhe ndertimtarine.
Me nje fjale, pak po punojme e aspak nuk sakrifikojme, shume po lypim mire te rrojme, edhe pse ne dem te tjereve! Nuk i thuhet jete e dinjitetshme, e mire, e ndershme dhe njerzore, nese e mbeshtesim fitoren personale ne perfitimet e pandershme, lajkatare dhe ne deme te tjereve.

Sipas permbajtjes se fares te mendimeve tona, qe i mbjellim permes vetdijes ne kopshtin e nderdijes sone, pas nje kohe dikush prej nesh vjelim frute te embla e te shishme, dikush korrim barishta te egra e neveritese, dikush ndjehemi krenar me ate qe e kemi bere e dikush te turperuar. Dikush merr rrugen e tradhtise e dikush rrugen e sakrifices, per liri e per atdhe.

Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret ta sherojme njeher e mire genin tone te griposur ku më shume e ku më pak nga smundja e interesave te ulta personale, nga plaqkitjet e keqeperdorimet e pasurise sone kombetare, nga smundja e perqarjes mbi baza partiake, fetare, politike e regjionale dhe nga smundja e korrupcionit, lakmise, amoralitetit, pafytyrsise dhe tradhtise.

Si po duket geni i shqiptarit eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, me lakmine e tradhtine per interesa personale, grupore, partiake e fetare ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit.

Lënda e pare mbi te cilen behen realitet endrrat tona, eshte shpresa, besimi, vendosmeria, vullneti, guximi, dashuria, menquria dhe veprimi yne unik me sakrifikuar per liri e per atdhe. Pa kete lende, do te sorullatemi poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa, te shperndare, te humbur e te hutuar si qurat ne mjegull dhe do behemi gazi i botes, siq jemi bere qe 2000 vjete nga pushtimi i Ilirise e deri me sot.

Nëse nuk e bejme me zemer e me shpirt te paster e fisnik punen tone fizike, intelektuale, morale, humane, sociale, kombetare, artistike, politike e fetare, asaj nuk do ti mbetet potencial njerezor, madheshti dhe force terheqese per ti binde tjeret, qe ta ndryshojne gjendjen e vete te palakmuar, gjendjen e familjes, rrethit dhe kombit ne pergjithesi, si shembull per nje jete më të mirë, më njerezore e më të dinjitetshme, perkundrazi shkakton iritim, neveri e hutim tek ata.

Nuk mund te kesh lumturi te qendrueshme perpos nje fundi te turpshem, nese e mbeshtesish ate mbi padrejtesite ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerezore, mbi mashtrimet, degjenerimet, dyfytyresine, mbi korrupcionin, trafikimin e qenjeve njerezor, mbi prostitucionin, dhunimet dhe mbi tradhetine kombetare. Nuk mund te keshe lumturi te qendryshme perpos nje fundi te turpshem, nese u serviresh tjereve permes lajkave te ndryshme per interesat tuaja personale, nese heshte dhe i mbyll syte para padrejtesive dhe shkatrrimit te pasurise kombtare dhe shitjes se pjeseve te atdheut. Nuk mund te kesh lumturi te qendrushme perpos nje fundi te turpshem,nese u behesh krah dhe u shkon prapa si klysh atyre qe e devalvojne edukaten, arsimin, shendetesine, drejtesine, ekonomine dhe institucionet e tyre perkatese. Nese u behesh krah shkelseve te Kushtetutes dhe ligjeve te saje, nese u behesh krah uzurpuseve te shtetit, keqperdoruseve te pozitave te larta shtetnore presidenciale, qeveritar e parlamentare. Mjere lumturia e atyre qe e prete nje fund te turpshem, permes ndertimit te saje mbi fatkeqesine e tjereve!

Keta politikan, qe e kane marr fatin e atdhedheut dhe kombit shqiptar ne duar te veta dhe po bejne perpjekje ta marrin bajrakun e te paraqiten mbrojtes te interesave tona kombtare dhe mbrojtes te miqesise mes nesh e miqeve tane shekullor SHBA-s dhe disa qendrave vendosese europiane, ditadites perpjekjet e tyre, sa jane ironike aq jane edhe qesharake, po aq edhe te demshme e shkaterruse, sepse po keta “mbrojtes” te interesave tona kombtare e miqesise mes nesh e miqve tane e SHBA-s, jane rremihesit e interesava ma vitale te kombit shqiptar, jane rrenusit dhe keqperdorusit e ligjeve dhe kushtetutes shtetnore, jane te korruptuarit më te medhej ne Ballkan, Europe e ne bote, jane mafioz drogash e trafikante te saj dhe bosa te prostitucionit, qe e kane shemtuar dhe poshtruar demokracin ne permasa qesharake ne hapsiren kombtare shqiptare. Jam mase i bindur se me kete kategori politikanesh qe i kemi ne balle te skenes politike e kombtare, nuk mund te mbrohet shteti, te perparoi e te zhvillohet kombi yne. Po ashtu me kete kategori politikanesh veshtire e kemi ta mbajme miqesine shekullore, qe e kishte populli yne me SHBA-te dhe me disa vende europiane me ndikim serioiz.

Eshte turpi ma i madhe kombetar, t`i serviremi miqeve tane shekullor si “mbrojtes” miqesije mes nesh e tyre, kurse ne esence ta kemi mbrojtjen e interesave tona personale, banale e te ulta aspak njerezore dhe ne te kunderten shkatrrimin e interesave kombtare , nen masken e kamufluar “miqesore” me SHBA-an e me disa vende europiane. Miqte e vertete, nuk besoje qe deshirojne miqesi me hajna, me keqperdorues te ligjeve e kushtetutes, me te korruptuar, me trafikante drogash, me shkaterrues te interersave kombtare dhe tradhtar te kombit, qe i kane rrenjet e trurit te tyre ne stomak e jo ne sistemin nervor qendror, siq i kane njerzit normal te botes dhe jane te ngritur njerzishte ne fushen e edukimit intelektual, emocional, moral, social e kombtar.

Do te ishte e mrekullushme kur mesuesi e kuptone se asnjera lende mesimore nuk goxon te majorizohet ne raport me lendet tjera qe mbarshtrohen ne planprogramet mesimore dhe specifikohen me vlerat e tyre te barabarta ne edukimin e pergattijen e nxenesve ne fusha te ndryshme te jetes dhe ne fushat edukative intelektuale, morale, humane, sociale kombtare, estetike dhe punuse. Asnjera prej lendeve mesismore si e vequar nga tjerat nuk ka vlere te duhur per zhvillimin e tipareve te temperamentit, karakterit, personalitetit dhe ngritjes profesionale e kulturore te nxenesve ne pergjithesi. Kujdese me majorizmin e vlerave permes lendes mesimore qe keni fatin dhe pergjegjesin ta ushtroni para nxenesve tuaj, nese nuk keni deshire te shkilni mbi vlerat e lendeve tjera mesimore gjate organizimit te procesit mesimor edukativ. Nese behet nje shkelje e majorizim i tille, do te humbet shejteria e mesimdhenjes kolektive ne shkolle.

Per aqe sa qendron mesimdhenesi ne frekuencen negative me mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e veta perball nxenesve gjate organizimit te procesit mesimor, po per aqe do te perballen nxenesit e tij me perjetimin e ndjenjave te pakendeshme, te cilat ua bejne atmosferen tym e mjegull ne klase, permes ballafaqimit me zhurmen, monotonine, merzine, friken, zemrimin dhe urrejtjen ndaj veprimeve te mesimdhenesit mbushur perplot negativitet. Sjelljet e tilla e shemtojne misionin e mesuesit dhe e shkatrrojne shejntrine e tije ne dem te edukimit dhe perparimit te nxenesve, duke zvogluar tersisht motivimin, vullnetin, deshiren dhe dashurine e tyre per mesim, edukate, dituri dhe per mesuesin e shkollen shqipe.

Shejnteria e punes profesionale te mesuesit demonstrohet duke i ndihmuar nxenesit e vete, qe te mesojne dhe te pervetesojne sa me shume shprehi e menyra te reja dhe produktive te veprimit te tyre gjate procesit mesimor-edukativ e gjate gjithe jete. E kunderta e kesaje fryme te punes, demostron shemtine.

Mesuesi i cili punon me vullnet, dashuri e perkushtim ne profesionin e tij dhe i pergatit nxenesit per nje te ardhme ma te mire, vertete e ruan si syte e ballit shejnterine kombetare te profesionit te mesuesit dhe misionit te tij permes demonstrimit e reformimit te perhershem te punes gjate procesit mesimor-edukativ me nxenes. Po se beri kete mesuesi, ne vend te shejnterise demonstron shemtine e punes se tij para nxenesve.

Mesuesi i pergatitur profesionalisht, i paisur me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike, metodologjike, mësuesi i kujdesshem dhe i vemendshem rreth problematikes se perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave, pyetjeve e mjeteve per mesimdhenje e mesimnxenje, i kujdesshem rreth motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe i kujdesshem rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar edukativ e mesimor.

Qeshtje shume serioze per mesimdhenesin eshte edhe problemi i menagjimit te disiplines se nxenesve ne klase gjate nje ore mesimore. Klasa qe zhurmon, nxenesi qe nuk degjon dhe disiplina jo ne nivel, e humbasin shansen per nje ore te sukseseshme e efektive ne mesim, ku fajin kryesor e ka mungesa e pervojes, pergatitja jo e knaqshme profesionale, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike e mesimdhenesit, per ta organizuar mire nje ore mesimore.
Problemi i menagjimit te nxenesve ne klase, ka te bej edhe me ruajtjen e nje klime te shendetshme mes tyre e mesimdhenesit, qe te mundesohet nga nxenesit discipline racionale, e vetdijshme dhe nxenje e sukseseshme ne mesim, e cila mund te arrihet permes nje mesimdhenje te planifikuar mire nga ana e mesimdhenesit dhe permes motivimit te nxenesve ne mesim.

Problem mjaft serioz ne mesin e problemeve tjera te procesit edukativ e mesimor eshte edhe menyra e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, si psh: a e vleresojme sakt, drejte e si duhet apo jo nxenesin rreth pervetesimit te njohurive dhe nivelit te kuptueshmerise se tyre? A i perdorim me vend, si i perdorim dhe a i perdorim ku duhet e si duhet teknikat, format, instrumetet dhe pyetjet rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, qe notimi vertete te jete nje pasqyre reale e objektive e perparimit te nxenesve dhe a i motivon e stimulon nxenesit, apo i demotivon dhe destimulon ata per angazhim te vullnetshem ne mesim?

Problemet e mesimdhenjes me te cilat ballafaqohet mesimdhenesi ne shkolle

Zvillimi i te kuptuarit tek nxenesit, rritja e vullnetit, deshires, dashurise dhe disiplines tek ata, zhvillimi i te menduarit kritik e analitik eshte dhe do te mbetet problem e synim qendror i mesimdhenesve dhe mesimdhenjes ne secilen lende dhe ne secilin nivel te shkollimit.

Problemet me te cilat ballafaqohet mesuesi gjate mesimedhenjes jane te shumta, ku ma te theksuarat jane:

1. Problemi i perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe mjeteve per mesimdhenje, te cilat duhet te perdoren gjate nje ore, neper lende te ndryshme mesimore, qe mesimdhenja te jete sa me e efktshme e racionale,

2. Problemi i perzgjedhjes se pyetjeve qe u parashtrohen nxenesve ne pjesen e pare, te dyte dhe ne pjesen e trete te ores mesimore. Mesimdhenesi te jete sa më i efektshem gjate kesaje perzgjedhje, eshte e domosdoshme te paiset me njohuri didaktiko-metodike, te cilat e trajtojne kete problem ne menyre shkencore,

3. Problem i mesimdhenjes eshte edhe motivimi i nxenesve te cilet perfshihen ne te nxenit dhe ne kuptueshmerine e permbajtjeve te ndryshme mesimore gjate nje ore mesimore e jashte saje. Pa motivimin e nxenesve, qe nenekupton rriten e interesimit, kurreshtjes, deshires dhe dashurise se tyre per nxenje te suksesshme ne mesim, kuptimin e asaje qe mesohet, analizimin e perpunimin e informacioneve, permes nje veshtrimi dhe mendimi kritik nga ana nxenesve, puna e mesimedhenesit nuk do te jete efektive dhe ne nivel te duhur. Per ta zgjidhur kete qeshtje sa ma drejte e sa ma objektivisht gjate procesit te mesimdhenjes e mesimnxenjes, eshte mese e nevojshme te paiset mesimdhenesi me kulture psikologjike, pedagogjike e profesionale dhe te kete informacion te duhur e sa më te drejte rreth motivacionit, emocioneve tipareve te temperamentit, karakterit dhe personalitetit te nxenesve,

4. Qeshtje shume serioze per mesimdhenjen dhe mesuesin eshte edhe problemi i menagjimit te disiplines se nxenesve ne klase gjate nje ore mesimore. Klasa qe zhurmon, nxenesi qe nuk degjon dhe disiplina jo ne nivel, e humbasin shansen per nje ore te sukseseshme e efektive gjate mesimdhenjes e mesimnxenjes, ku fajin kryesor e ka mungesa e pervojes, pergatitja jo e knaqshme profesionale, pergatitja jo e mjaftueshme didaktiko-metodike, per ta organizuar sa ma mire nje ore mesimore, pergatija e ulte me njohuri pedagogjike e psikologjike, qe i mundeson mesimdhenesit nje menagjim te mire, efektiv, te matur dhe racional te nxenesve ne klase.
Problemet e menagjimit te nxenesve ne klase kane te bejne me ruajtjen e nje klime te shendetshme mes tyre e mesimdhenesit, qe te mundesohet nga nxenesit discipline racionale dhe e vetdijshme e nxenje e sukseseshme ne mesim. Kjo arrihet permes nje mesimdhenje te planifikuar mire nga ana e mesimdhenesit dhe permes motivimit te nxenesve ne mesim, te cilin e permendem me larte.

5. Problem mjaft serioz ne mesin e problemeve tjera te procesit edukativ e mesimor eshte edhe menyra e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, si psh: a e vleresojme sakt, drejte e si duhet apo jo nxenesin rreth pervetesimit te njohurive dhe nivelit te kuptueshmerise se tyre? A i perdorim me vend, si i perdorim dhe a i perdorim ku duhet e si duhet teknikat, format, instrumetet dhe pyetjet rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, qe notimi vertete te jete nje pasqyre reale e objektive e perparimit te nxenesve dhe a i motivon e stimulon nxenesit, apo i demotivon dhe destimulon ata per angazhim te vullnetshem ne mesim? Jemi apo nuk jemi te pergatitur sa duhet profesionalisht per kete qeshtje te rendesishme e delikate?
Rrugdalje e drejte per mesimdhenesin rreth kesaje fushe, eshte paisja e tij me informacion te duhur ne lemine e didaktikes, metodikes dhe metodologjise pedagogjike e shkencore qe e trajtojne shkencarishte problematiken e cilesimit, vleresimit dhe notimit te nxenesve.

Lexuesi im i dashur, mesuesi i pergatitur profesionalisht, i paisur me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike, metodologjike, i kujdesshem dhe i vemendshem rreth problematikes se perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave, pyetjeve e mjeteve per mesimdhenje e mesimnxenje, i kujdesshem rreth motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe I kujdesshem rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar edukativ e mesimor. I juaj, mësuesi Isë

Zvillimi i te kuptuarit tek nxenesit, rritja e vullnetit, deshires, dashurise dhe disiplines tek ata, zhvillimi i te menduarit kritik e analitik eshte dhe do te mbetet problem qendror i mesimdhenesve dhe mesimdhenjes ne secilen lende dhe ne secilin nivel te shkollimit.

Problemet me te cilat ballafaqohet mesuesi gjate mesimedhenjes jane te shumta, ku ma te theksuarat jane:

1. Problemi i perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe mjeteve per mesimdhenje, te cilat duhet te perdoren gjate nje ore, neper lende te ndryshme mesimore, qe mesimdhenja te jete sa me e efktshme e racionale,

2. Problemi i perzgjedhjes se pyetjeve qe u parashtrohen nxenesve ne pjesen e pare, te dyte dhe ne pjesen e trete te ores mesimore. Mesimdhenesi te jete sa më i efektshem gjate kesaje perzgjedhje, eshte e domosdoshme te paiset me njohuri didaktiko-metodike, te cilat e trajtojne kete problem ne menyre shkencore,

3. Problem i mesimdhenjes eshte edhe motivimi i nxenesve te cilet perfshihen ne te nxenit dhe ne kuptueshmerine e permbajtjeve te ndryshme mesimore gjate nje ore mesimore e jashte saje. Pa motivimin e nxenesve, qe nenekupton rriten e interesimit, kurreshtjes, deshires dhe dashurise se tyre per nxenje te suksesshme ne mesim, kuptimin e asaje qe mesohet, analizimin e perpunimin e informacioneve, permes nje veshtrimi dhe mendimi kritik nga ana nxenesve, puna e mesimedhenesit nuk do te jete efektive dhe ne nivel te duhur. Per ta zgjidhur kete qeshtje sa ma drejte e sa ma objektivisht gjate procesit te mesimdhenjes e mesimnxenjes, eshte mese e nevojshme te paiset mesimdhenesi me kulture psikologjike, pedagogjike e profesionale dhe te kete informacion te duhur e sa më te drejte rreth motivacionit, emocioneve tipareve te temperamentit, karakterit dhe personalitetit te nxenesve,

4. Qeshtje shume serioze per mesimdhenjen dhe mesuesin eshte edhe problemi i menagjimit te disiplines se nxenesve ne klase gjate nje ore mesimore. Klasa qe zhurmon, nxenesi qe nuk degjon dhe disiplina jo ne nivel, e humbasin shansen per nje ore te sukseseshme e efektive gjate mesimdhenjes e mesimnxenjes, ku fajin kryesor e ka mungesa e pervojes, pergatitja jo e knaqshme profesionale, pergatitja jo e mjaftueshme didaktiko-metodike, per ta organizuar sa ma mire nje ore mesimore, pergatija e ulte me njohuri pedagogjike e psikologjike, qe i mundeson mesimdhenesit nje menagjim te mire, efektiv, te matur dhe racional te nxenesve ne klase.
Problemet e menagjimit te nxenesve ne klase kane te bejne me ruajtjen e nje klime te shendetshme mes tyre e mesimdhenesit, qe te mundesohet nga nxenesit discipline racionale dhe e vetdijshme e nxenje e sukseseshme ne mesim. Kjo arrihet permes nje mesimdhenje te planifikuar mire nga ana e mesimdhenesit dhe permes motivimit te nxenesve ne mesim, te cilin e permendem me larte.

5.Menyra e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve eshte problemi tjeter i thekesuar, si psh: e vleresojme sakt, drejte e si duhet apo jo nxenesin, rreth pervetesimit te njohurive dhe nivelit te kuptueshmerise se tyre? I perdorim me vend, si i perdorim dhe a i perdorim ku duhet e si duhet teknikat, format, instrumetet dhe pyetjet rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, qe notimi vertete te jete nje pasqyre reale e objektive e perparimit te nxenesve, qe notimi t`i motivoje e stimuloi, e jo t`i destimuloi ata per angazhim sa me te vullnetshem ne mesim? Jemi apo nuk jemi te pergatitur sa duhet profesionalisht per kete qeshtje te rendesishme e delikate?
Rrugdalje e drejte per mesimdhenesin rreth kesaje fushe, eshte paisja e tij me informacion te duhur ne lemine didaktikes, metodikes dhe metodologjise pedagogjike e shkencore qe e trajtojne shkencarishte problematiken e cilesimit, vleresimit dhe notimit te nxenesve.

Lexuesi im i dashur, mesuesi i pergatitur profesionalisht, i paisur me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike, metodologjike, i kujdesshem dhe i vemendshem rreth problematikes se perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave, pyetjeve e mjeteve per mesimdhenje e mesimnxenje, i kujdesshem rreth motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe I kujdesshem rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar edukativ e mesimor. I juaj, mësuesi Isë

Kuptushmeria dhe zbatushmeria e karakteristikave primare te mesimdhenjes e mesimnxenjes efektive

Sipas disa te dhenave pedagogjiko-psikologjike, didaktiko-metodike dhe metodologjike, si karakteristika primare te mesimdhenjes e mesimnxenjes efektive konsiderohen: 1. Konkretizimi, racionalizimi, ekonomizimi dhe shkallshkallshmeria e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, 2. Mesimdhenje e mesimnxenje e shumllojshme, 3. Drejtimi i mesimdhenjes e mesimnxenjes ne temen mesimore, 4. Perfshirja e gjithe nxenesve ne procesin mesimor, 5. Synimi sa me i larte i mesimdhenjes per rritjen e suksesit te nxenesve ne mesimnxenie.

-Me konkretizimin, racionalizimin, ekonomizimin e shkallshkallshmerine e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes nenkuptojme paraqitjen reale, konkrete, racionale, ekonomike dhe paraqitjen e shkallshkallshmerise sipas moshes se nxenesve dhe nivelit te shkollimit, edukimit e mesimit te tyre. Nenkuptojme ngritjen sa me te larte te kuptueshmerise se nxenesve, pershkrimin dhe shpjegimin e kjarte te koncepteve te ndryshme, te folurit konkret e te pranueshem per nxenesit, i liruar tersisht nga fjalet e panevojshme.

– Me mesimdhenje e mesimnxenje te shumellojshme kuptojme perdorimin e formave, teknikave, metodave, mjeteve dhe instrumenteve te ndryshme sipas nevojes dhe situatave qe imponohen ne baze te permbajtjeve te temave mesimore, sipas lendeve te ndryshme qe perfaqesohen ne plan-programe dhe ta jetesojm sa me mire shumllojshmerine ne mesimdhenje e mesimnxenje, permes pervetesimit e perdorimit te artit qe pason permes pyetjeve te ndryshme qe u behen nxenesve gjate zhvillimit te procesit te mesimdhenjes.

– Me drejtimin e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes ne temen mesimore, nenkuptojme perkushtimin e kohes, qe tu mundesohet nxenesve sa me shume kohe gjate procesit te mesimnxenies e jo tua marrim kohen e tyre vetem me mesimdhenje. Ky veprim i mesimdhenesit arrihet mese miri, kure mesimdhenesi e planifikon mire e sakt kohen qe i duhet per dhenien e mesimit te rij, kohen qe i duhet ti pergatis nexenesit te jene te gatshem per mesimnxenie dhe kohen qe i duhet per ta vleresuar ne fund punen e nxenesve gjate asaje ore mesimore, qe ta kuptoi shkallen e arritshmerise se tyre.

– Perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenies e mesimnxenies, ka te beje me aktivizimin e tyre maksimal per pervetesimin e permbajtjes se temes mesimore. Nese nuk behet knaqshem perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenies, permes formave, teknikave, metodave, mjeteve, pytjeve dhe instrumenteve te ndryshme mesimore, rezultatet e nxenesve do te jene te ulta.

– Synimi sa me i larte i suksesit te nxenesve ne mesimnxenje, ka te beje me ate qe nxenesit ta kuptojne plotesisht detyren e dhene apo permbajtjen e temes mesimore ne fjale, te mos mbetet nxenesi vetem me kuptueshmerin e pjesshme apo mos kuptueshmerine fare te asaje permbajtje.

Lexuesi im i dashur, pa kuptushmerin dhe pa zbatushmerine e karakteristikave primare te mesimdhenjes e mesimnxenjes efektive, nuk pritet te arrihen rezultate te lakmueshme ne procesin e mesimdhenjes nga ana e mesimdhenesit dhe mesimnxenjes nga ana e nxenesit. I juaj, mësuesi Isë

Disa prej cilesive qe i posedojne mesuesit e suksesshem ne mesimdhenje

Titujt dhe gradat qe i posedojne mesuesit, nuk eshte e thene, qe medoemos te garantojne mesimdhenje te suksesshme. Mesimdhenes i suksesshem eshte ai mesues, qe i realizon synimet dhe objektivat e plan-programit mesimor, per aqe sa eshte i suksesshem edhe hartimi i atyre plan-programeve, per nivelet e ndryshme shkollore dhe po ashtu sa eshte e suksesshme perputhja me plan-programet mesimore, hartimi dhe perpilimi i teksteve, literatures dhe mjeteve te ndryshme te mesimit.
Mesues i suksesshem ne mesimdhenje eshte ai mesues qe demonstron respekt, mirkuptim, bashkpunim, tolerance e dashuri ne raport me nxenesit. Ai mesues qe eshte terheqes dhe me humor te konsoliduar sipas situatave, eshte me virtyte te larta morale, intelektuale e kombtare, eshte entuziast e optimist dhe i drejte ndaj nxenesve, eshte i afert me ta, demokrat, i pergjegjshem dhe i kuptueshem, eshte syqele, i ekuilibruar, nxites dhe motivues i nxenesve per mesim, eshte i matur dhe me vetebesim ne punen e tij me nxenes.
Ndersa ne anen tjeter mesues i pasuksesshem eshte treguar ai mesues qe eshte burokrat, i njeanshem dhe i terhequr ne vetevete, qe eshte i ngurte, i ashper dhe i merzitshem ne punen etij dhe ne raport me nxenesit, qe eshte monoton, i njtrajtshem, apatik, i hallakatur dhe i pa sigurte ne vetevete e i pandershem, eshte inatçor dhe me gabime te shumta ne raport me shoket e kolektivit, ne raport me nxenesit dhe ne raport me organizimin e procesit edukativo-mesimor gjate orarit te punes se tije.
Njohurite si me te vecanta qe duhet ti posedoi nje mesues i suksesshem jane: 1. Njohja sa ma e mire e nxenesit duke e ndjekur zhvillimin e tij neper periudha te ndryshme, 2. Njohja e mjedisit jashte klases dhe jashte shkolles, 3. Njohja sa me e mire e permbajtjeve mesimore te lendes se vete dhe dallimi i tyre ne ato qenesore dhe ne ato sekundare,4. Paisja me nje tersi te domosdoshme vlerash morale, qe e udheheqin ate gjate gjithe punes se tij edukativo-mesimore,5. Njohja sa me e mire dhe dallimi se si mesojne nxenesit neper etapa te ndryshme e si mesojne te rriturit, qe tua lehtesojne sa do pak nxenesve procesin e nxenjes ne mesim dhe pervetesimin e njohurive dhe kuptueshmerine e tyre dhe njohja ne themel e kultures pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike per me qene i aft me e trajtuar mesimin para nxenesve edhe si shkence edhe si art.
Lexuesi im i dashur, nese je percaktuar me vetedije e me vullnet per profesionin e mesuesit, eshte mese e nevojshme te paisesh me cilesi e virtyte pozitive njerezore, qe garantojne sukses sa me te madhe ne profesionin tuaj. I juaj, mesuesi Isë

Të njohim veteveten, historine tone kombetare dhe boten qe na rrethon, duhet lexeuar, hulumtuar e studjuar më shumë

Nuk mund te behemi kurr njohes te mire te vetevetes, te paisemi me dituri, te behemi te pasur, human e te ndershem, te behemi intelektual te forte e profesionalist, politikan largpamse e besimtar te sinqert ne Zot, pa dokrra e djallezira te ndryshme fetare, nuk mund te behemi kurr edukator te mire per femijet tane e per gjenerata te reja, te behemi kombetar te guximshem, te dashur, punetor e sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, mesojme, hulumtojme e studjome dhe nuk punojme dite e nate, qe te paisemi me dije, kulture dhe edukate kombetare, njerezore, humane, morale, estetike intelektuale dhe edukate te punes.
Eshte per te na ardhur keqe se sa ia kemi kthyer shpinen dhe e kemi zvogluar bukur shume vullnetin e dashurine per librin, per leximin, hulumtimin dhe studimin, qe permes tyre te paisemi me pervoje te ndryshme njerzore qe bartin librat dhe te pergatitemi denjesisht me nje pervoje per nje jete te lumtur e te devotshme personale, familjare, shoqerore, institucionale, shtetnore e kombtare.
Si mund te behemi te pasur, dijetar, politikan te mirfillt e vizionar, fetare te sinqert qe e besojme Zotin sinqerisht e pa lajka, si mund te behemi edukator te femijeve tane ne familje dhe edukator te gjeneratave te reja, si mund te behemi kombetar te guximshem e vizionar, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk studjojme e nuk hulumtojme dhe nuk paisemi me njohuri bashkohore, te cilat i kerkon pasuria, i kerkon dituria, i kerkon politika, feja, i kerkon edukata, kultura, i kerkon familja, shteti dhe kombi?! Keto vlera nuk arrihen me njereze qe nuk lexojne, nuk hulumtojne, studjojne e punojne dhe me njerze pa dije. Mjafton tua hedhim nje sy disa njerzve te biznisneseve, akademikeve, intelektualeve, politikaneve e klerikeve fetare , qe kane marr pergjegjesi neper sektor e institucione te ndryshme publike e private dhe neper shoqata te ndryshme sociale, politike e shoqerore, do ta hetojme pa kurrfar veshtiresie, se sa ne pozita te palakmushme intelektuale, edukative, kulturore e profesionale qendrojne.
Ky eshte mjerimi qe i pret te gjithe ata qe nuk lexojne, nuk studjojne e nuk paisen me pervoje te ndryshme njerezore e profesionale qe i ofrojne librat e ndryshem te botes dhe librat e kombit tone. Ju nxenes e student te dashur shqiptar, politikan e fetare, biznismen e intelektual, prinder e edukator, mesimdhenes e drejtor dhe prise te shoqatave te ndryshme, kordinator e udheheqes te Unitetit Global Alban- UGA-se, mos ia ktheni shpinen leximit, mesimit, studimit e hulumtimit deri ne diten e fundit te jetes, duajeni librin si syte e ballit, si zemren dhe si shpirtin, nese keni sa do pake deshire, ta njihni sa me shume veteveten, tjeret, historine tone kombetare, kulturen dhe boten e cila na rrethon.
Pa kete potencial te fuqishem njerezor, i quajtur lexim, mesim, studim e hulumtim dhe pa vullnet e dashuri ndaj librit, do te mbesim pak njerez apo hiq per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe per mbare njerezimin e botes. I juaj, mësuesi Isë

Mjerimi shpirtenor, emocional, intelektual, social, moral, human e kombtar pasqyrohet permes shume menyrave

 Gjendja e mjere shpirtnore, emocionale, intelektuale, sociale, morale, humane e kombtare pasqyrohet kure perngjajme ne gjithçka e mese paku ne njerez. Kure i masim vlerat tona  me numrin e veprave qe i kemi shkruar , e jo me numrin e lexuseve qe i lexojne ato. Me sasine e tyre, e jo me cilesine. Kure i masim vlerat tona me pasurine e paligjshme qe e kemi grumbulluar, me tituj e grada shkencore dhe me poziten qe e kemi marr pa merite, e nuk e masim me virtytet  njerezore qe i posedojme. Kure mburremi me tradhtine e hajnine qe ia bejme vendit e kombit per interesa personale dhe nuk turperohemi fare, e nuk mburremi me sakrificat e kontributin e dhene qe i kemi borgj secili vendit e kombit tone.
Gjendja mjere shpirtnore pasqyrohet edhe permes mburrjes me dinakerine, cinizmin, pabesine dhe lajkat qe ua bejme bashkvendaseve, miqeve me te dashur dhe bashkekombaseve, e jo me rrespektin, dashurine, ndihmen e bashkpunimin qe duhet bere me ta. Mburremi kure i kritikojme tjeret edhe pse e kemi harruar veten, se ndoshta i meritojme kritikat edhe me te medha s`eq ua bejme tjereve. Mburremi kure flasim shume e pak bejme apo aspak. Kure mshifemi prapa maskave qe sa me shume te liga tjereve tu bejme, per ta knaqe shpirtin tone sadist e te mjere. Mburremi duke i kritikuar e etiketuar tjeret, per tu duk vete  si te shejte. Shpirti i mjere, ne shtepine e fqiut e verene qimen e pa rregulluar, kurse ne te veten nuk e veren as traun qe shtepine don me ia rrezuar. Mburremi duke bajte fjale djathtas e majtas ne dem te tjereve,  duke trilluar thash e theme kunder tyre, qe te paraqitemi viktima para tjereve, edhe pse nuk kemi bere asgje me rendesi dhe nuk kemi perjetuar asnje tronditje.                                                                                                                                                                                                                                                            Mjerimi shpirteror, emocional, intelektual, moral, social, human e kombtar paraqitet edhe permes  pa ndershmerise, pa besise, pa fytyresise.
Lexusi im i dashur, kjo gjendje e mjere shpirterore vazhdon edhe me shume mjerime tjera, por lum per ata, qe sa me pak mjerime tek vetja pranojne! I juaj, mësusi Isë

Marrja e vendimeve eshte menyrë e mire apo e keqe e veprimeve tona gjate jetes

Niveli i te jetuarit para dhjete e më shume viteve, niveli i te jetuarit sot dhe niveli i te jetuari pas dhjete e më shume viteve, eshte menyra e marrjes se vendmeve per te vepruar ne qaste te ndryshme gjate jetes. Njerezit qe nuk marrin vendime per te vepruar dhe nuk perkujdesen se çfar vendimi marrin, i presin befasi te shumta. Te mos veprosh apo te mos marrish vendime, ke pajtuar te mbyllesh ne kafazin tende hermetik dhe me dashje apo pa dashje, me dije apo pa te, te pajtosh me ato se çfare te sjelle jeta, duke perjetuar emocione te ndryshme ndrydhese e fatale dhe duke perjetuar humbje te shpreses, vullnetit dhe dashurise per jeten. Vendimet e veprimet e ndryshme prodhojne po ashtu rezultate te ndryshme, sepse secili veprim dhe vendim i yni eshte nje shkak që e vë në levizje nje pasoje, e cila na qone ne nje drejtim te caktuar fat mire apo fat keq, qe pason nga veprimet tona. Nese deshirojme ta drejtojme jeten personale, më pare duhet ta marrim kontrollin sistematik mbi veprimet tona dhe mbi menyren e marrjes se vendimeve gjate jetes. Çdo gje qe na ndodhe, eshte pasoj e veprimeve dhe menyres se si marrim vendime per te vepruar. Ajo qe e percaktone fatin tone, nuk jane rrerthanat mes te cilavce jetojme, por vedimet qe i marrim dhe veprimet qe i bejme gjate jetes.  Ka njerze, qe kane poseduar privilegje te medha, nga familja, nga pushteti dhe rrethana te ndryshme qe e karakterizojne nje gjendje te lakmuar por ne fund e kane humbur tersisht,per shka te marrjes se vendimeve e veprimeve te pa matura. Ka edhe njerez qe nuk kane poseduar kurrfar privilegjesh ne pasuri, ne kariere, e ne rrethana tjera, por i kane arrite gjitha te mirat e kesaje jete, nen perkujdesin e duhur te veprimeve dhe marrjes se vendimeve te tyre personale. Lexusi im i dashur, kujdese me sjelljet dhe me vendimet tuaja personale qe i marrish gjate jetes, sepse menyren e te jetuarit, do ta kesh sipas vendimeve tuaja qe i mere dhe veprimeve qe i bene. I juaj, mesusi Isë

Premtimeve boshe, mashtruese dhe genjeshtrave, shpejte po u dele boja dhe po behen bajat- ripostim

Ështe premtuar gjate gjitha elektorateve parazgjedhore andej e ketej kufijeve per hapjen e mija e qindamija dhe më shume vene pune, nuk u realizuan dhe nuk e kane ndermen te realizohen premtimet parazgjedhore ne vazhdimsi, qe ua benin elektoratit lideret partiak dhe nuk trazohet askush prej tyre per genjeshtrat premtuese e mashtruese dhe per perhapjen e varferise dita dites ne trojet shqiptare. Ështe premtuar antarsimi i Kosoves ne NATO, nuk u bë, e as qe po flitet per kete qeshtje, eshte premtuar antarsimi ne UNESCO, deshtoi pranimi dhe nuk turperohet kush per fajet e veta rreth kesaje qeshtje. Eshte premtuar qe do te na njeh si shtet Serbija, ajo ende nuk e ka ndermend kete qeshtje dhe po vazhdon t`i rremih temelet e shtetit te Kosoves, para syve te politikaneve tane dhe para syve te botes, te cilet po zgerdhihen me duar ne gjepa te politikaneve tane te cilet po shetisin koluareve te europes e te botes . Eshte premtuar ne vazhdimsi nga politikanet tane se do behet investim i madh per zhvillimin e bizneseve, jo vetem qe nuk u be kjo, por perkundrazi po merren vjedhtas pasurite e perbashkta kombetare, duke i pervetesuar padrejtesisht ato per interesat e veta personale, familjare e klanore. Eshte premtuar themelimi i komunave, ne Kodren e Trimave, ne Zonen e Hasit dhe te zhegres, nuk u realizuan, sepse politikanet tane ishin e jane te zene duke u perpjeke per themelimin e ashtuquajtur te “Asociacionit te komunave serbe” dhe me rregullimin e demarkacionit kufitar me malin e Zi, qe tia falin mbi 8200 hektare toke. U premtue liberalizimi i vizave per nje kohe te shkurter, edhe ky premtim doli me shume se sa nje genjeshter. U premtua se do te paditet Serbia per gjenocidin e bere ndaj popullates shqiptare ne Kosove, edhe kjo deshtoi, sepse politikanet tane ishin te zene duke e trashe kumarine me Serbine e me Europen qe ti falin troje asaj, se bashku me Trepqen e Ujmanin, si asete te medha te pasurise kombtare dhe per tia fale tersisht edhe veriun e Kosoves. Hajde Europe hajde se bashku me politikanet tane shqiptar andej e ketej kufijve, heee ia pafshi sherrin Serbise qe po e pergdhelni edhe ashtu me duar te pergjakura nga gjaku i shqiptareve, per interesat tuaja personale e te Rusise! Që 20 vite pas luftes po perhapet korrupcioni ne trojet shqiptare dhe nuk ka te ndalur. Po perhapet trafikimi me qenje njerzore e me substanca narkotike dhe prostitucioni, edhe pse eshte premtuar nga politikanet tane tolerance zero ndaj ketyre dukurive negative. Eshte premtuar se do te pengohet shperngulja masive e popullates dhe te rinjeve tane nga trojet e veta per shkak te varferise e papunesise, perkundrazi po rritet papunesia e varferia dhe trojet shqiptare ne vazhdimsi po zbrazen dita dites perhere e më shume nga popullata e vete. Eshte premtuar e premtuar, genjyer e genjyer, mashtruar e mashtruar per drejtesi e per barazi, per zhvillim e punesim ne pergjithesi, te mos ket edhe metej varferi dhe prap e prap po vazhdon kjo tradite qe fare eshte qorodite, ne dem te popullit qe aqe shume vuajti dhe po vazhdon te vuaj nga premtimet dhe mashtrimet e ndryshme te paskrupullta. Si po duket shkaktar i kesaje gjendje te mjerushme jane angazhimet brilante e vizionare te lidreve tane te larte politik, qe ta krijojne nje marrveshje gjithperfshirese sa më par me Serbine, edhe nese ka nevoje tia falim Serbise Kosoven e Shqiperine dhe te shperngulet popullata tersisht nga keto dy vende, qe te kemi paqe te perhershme mes dy shteteve, edhe po mbetem ne shqiptaret neper tenda rrugeve te botes.       
Lexuesi im i dashur, shte mekat, mendjelehtesi, shkurtpamesi dhe tradhti ndaj interesave kombetare, shtetnore, familjare dhe personale, tu besohej premtimeve boshe, mashtrimeve dhe genjeshtrave te pafund te politikaneve tane, qe po i serviren Europes dhe se bashku me te, po e shkatrrojne shtetin e Kosoves, pasurite tokesore e nentoksore te saje dhe po i shesin ne menyre te turpshme asetet më te medha te pasurise kombtare, per leverdite e veta dhe per leverdite e pushtuseve tane e qarqeve te ndryshme antishqiptare, qe jane pozicionuar per ti mbrojtur leverdite e tyre, ne dem te interesave tona shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

 

Kolegjet private po u konkurojne me kualitet apo kuantitet Univerziteteve Shtetnore publike

Edukata e arsimi kerkojne vullnet, dashuri, pune te palodhshme sistematike dhe respekt nga ata qe e kane pergjegjesi ta lëvrojne sa ma ndershem kete fushe, duke e menagjuar dhe transmetuar tek gjeneratat e reja te kombit tone dhe t`ia ruajne shejnterine e tyre, qe e kane per njerezimin, e ne veqanti per kombin shqiptar, i cili e ka patur me kimet gjithmone dijen, edukaten dhe arsimin, te cilat naj ndalonin pushtuesit tane mijavjeqare.
Runa o Zot, prej konkurences kuantitative te kolegjeve private, te cilat po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut! Kjo perhapje e ketyre kolegjeve ka marr permasa marramendese, thua se kombi shqiptar ka me miljana banore, me miljana kilometra katror siperfaqe te trojeve te veta. Thuja se e ka nje ekonomi shume te zhvilluar e te persosur, thuja se e ka nje treg gjigant pune, i cili i kerkon qinda e mija te rinje e te reja per punesim, thuaja se nuk ka te ndalur hapja e vendeve te reja te punes dhe punesimi per aq sa ka kerkesa e te shkolluar nga kolegjet private e univerzitetet publike, thuaja se po behet punsimi i tyre pa dallime partiake, farefisnore e grupore dhe pa mito korruptuse e lloje tjera te korruptimit!
Prisit apo pronaret e kolegjeve ne hapsiren e trojeve shqiptare, moton kryesore e kane, per te bere sa më shume propagande qe ta joshin rinine t`i frekuentojne ato kolegje, te cilat i stolisin frekuentusit me grada e tituj shkencor, sa qele e meshel syte, pa u respektuar si duhet e sa duhet kriteret ligjore, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike dhe metodologjike gjate procesit te organizimit mesimor edukativ, gjate procesit te cilesimit, notimit e testimit, per ta demostruar nje pasqyre sa më reale te njohurive, shkathtesive e shprehive te studenteve tane dhe gjate procesit te ofrimit e skalitjes se njohurive, shkathtesive e shprehive te ndryshme edukative, mesimore, kulturore, shkencore, humane, kombtare e njerzore. Nese e bejme nje hulumtim analogjik mes kolegjeve private dhe univerziteteve publike, kam friken time personale se do te grumbullohen fakte jo te deshirueshme neper te dyja llojet e kategorite e shkollimit mes kolegjeve private e univerziteteve publike, duke bere gare mes veti per kuantitet e jo per kualitet, qe ta ruajne sa më shume prezencen e studenteve neper meset e tyre vepruse, per interesat e veta.                                                                                                   Kolegjet private qe jane perhape endej e ketej trojeve shqiptare dhe po funkcionojne ne te shumten e rasteve me licence e pa licence, me e pa kritere te forta professionale, pedagogjike, psikologjike e metodologjike ne organizimin e procesit mesimor edukativ brenda tyre. Edhe kur marrin licence, ate e marrin thuja se te korruptuar, edhe pse nuk i plotesojne kushtet sipas kritereve ligjore, me pranimin e kuadrit mesimor, me numrin e regjistrimit te studenteve sipas suksesit te cilin duhet ta posedojne ata dhe sipas merites te pranohen neper ato departamente ku regjistrohen, edhe pse planprogramet dhe lendet mesimore, nuk i plotesojne kushtet qe duhet plotesuar nje institucion edukativo-mesimor, edhe pse paguajne para te majme gjepat e varfur te studenteve, edhe pse definitivisht plaqkiten studentet, kur i perfundojne studimet ata nuk kane ku te punsohen, perpos te behen kamarier, punetor sigurimi e puntor krahu me diplome, per ta siguruar buken e gojes dhe ajo menyre e punesimit nuk eshte e siguruar per te gjithe.          
Kush mund te me thote se, gjendja eshte ne rregull neper keto kolegje, kur mesimdhenesit e tyre edhe pse disa prej tyre i kane marr gradat qe ua bejne te mundeshme te ligjerojne neper ato kolegje, shume pak qe mos te them aspak, prej atyre mesimdheneseve i kane tekstet personale te ligjerimit, apo sepaku te jete emri i tyre ne publik permes ndoj vepre shkencore te botuar. Ne vend te ketij kriteri, mesimdhenesit e ketyre kolegjeve u ofrohen skriptoreve dhe fotokopjojne tekste te autoreve te ndryshem dhe ua shesin studenteve te tyre copzat e fotokopjuara neper skriptore qe gjenden prane fakulteteve e kolegjeve.                                                                                                                                                                                                                                      Lehte eshte te marrish deftesa, qertifikata, diploma, grada e tituj te ndryshem, lehte eshte dhe oficer te behesh , por veshtire eshte ta kryesh me ndere e profesionalizem misionin e shejte te mesimdhenesit.
Lexuesi im i dashur, dhashte Zoti mend aty ku nuk ka, ndriqofte drita e diturise neper vendet e errsuara te kokave njerzore, u pastrofte zemra e shpirti i  njerzeve neper trojet shqiptare e më gjere! I juaj, mësuesi Isë