Disa prej cilesive qe i posedojne mesuesit e suksesshem ne mesimdhenje

Titujt dhe gradat qe i posedojne mesuesit, nuk eshte e thene, qe medoemos te garantojne mesimdhenje te suksesshme. Mesimdhenes i suksesshem eshte ai mesues, qe i realizon synimet dhe objektivat e plan-programit mesimor, per aqe sa eshte i suksesshem edhe hartimi i atyre plan-programeve, per nivelet e ndryshme shkollore dhe po ashtu sa eshte e suksesshme perputhja me plan-programet mesimore, hartimi dhe perpilimi i teksteve, literatures dhe mjeteve te ndryshme te mesimit.
Mesues i suksesshem ne mesimdhenje eshte ai mesues qe demonstron respekt, mirkuptim, bashkpunim, tolerance e dashuri ne raport me nxenesit. Ai mesues qe eshte terheqes dhe me humor te konsoliduar sipas situatave, eshte me virtyte te larta morale, intelektuale e kombtare, eshte entuziast e optimist dhe i drejte ndaj nxenesve, eshte i afert me ta, demokrat, i pergjegjshem dhe i kuptueshem, eshte syqele, i ekuilibruar, nxites dhe motivues i nxenesve per mesim, eshte i matur dhe me vetebesim ne punen e tij me nxenes.
Ndersa ne anen tjeter mesues i pasuksesshem eshte treguar ai mesues qe eshte burokrat, i njeanshem dhe i terhequr ne vetevete, qe eshte i ngurte, i ashper dhe i merzitshem ne punen etij dhe ne raport me nxenesit, qe eshte monoton, i njtrajtshem, apatik, i hallakatur dhe i pa sigurte ne vetevete e i pandershem, eshte inatçor dhe me gabime te shumta ne raport me shoket e kolektivit, ne raport me nxenesit dhe ne raport me organizimin e procesit edukativo-mesimor gjate orarit te punes se tije.
Njohurite si me te vecanta qe duhet ti posedoi nje mesues i suksesshem jane: 1. Njohja sa ma e mire e nxenesit duke e ndjekur zhvillimin e tij neper periudha te ndryshme, 2. Njohja e mjedisit jashte klases dhe jashte shkolles, 3. Njohja sa me e mire e permbajtjeve mesimore te lendes se vete dhe dallimi i tyre ne ato qenesore dhe ne ato sekundare,4. Paisja me nje tersi te domosdoshme vlerash morale, qe e udheheqin ate gjate gjithe punes se tij edukativo-mesimore,5. Njohja sa me e mire dhe dallimi se si mesojne nxenesit neper etapa te ndryshme e si mesojne te rriturit, qe tua lehtesojne sa do pak nxenesve procesin e nxenjes ne mesim dhe pervetesimin e njohurive dhe kuptueshmerine e tyre dhe njohja ne themel e kultures pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike per me qene i aft me e trajtuar mesimin para nxenesve edhe si shkence edhe si art.
Lexuesi im i dashur, nese je percaktuar me vetedije e me vullnet per profesionin e mesuesit, eshte mese e nevojshme te paisesh me cilesi e virtyte pozitive njerezore, qe garantojne sukses sa me te madhe ne profesionin tuaj. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje