Nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet, duhet te largohemi sa ma shume nga perceptimi i gjerave nen ndikimin e simpatise, antipatise dhe xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona. Keto defekte te renda jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi. Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar sakt e drejte, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija, antipatija dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes.
Kur t`i kthehemi vetevetes nuk eshte mire te behemi ciceron te oborreve mbreterore, pallateve shtetnore dhe anarhive partiake, per interesat tona personale dhe per egoizmin e pangopur e te pa socializuar dhe humanizuar. Nuk eshte mire te heshtim si te vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera qoroditese individuale, familjare, fetare, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone.
Obligimi yne moral, human, njerezor e kombetar eshte, te kemi kujdese me vleresimet e ndjeshmerite tona, te mos na perzihen me vleresimet e ndjeshmerite e gjallesave te ndryshme dhe me vleresimet e ndjeshmerite e tradhtareve, te pandershmeve, te pa fytyreve, rrenacakeve, pertaceve dhe te paditurve.
Atë që e kemi arritë dhe atë që kemi deshtuar ta arrijmë, eshte rezultat i mendimeve, bindjeve dhe veprimeve tona, sepse produkt i tyre jemi ne vetë, janë veprat tona, sukseset dhe deshtimet.
Edhe sote e kesaj dite ende e kemi:
“• një Shqipëri kombëtarisht të cunguar;
• një Kosovë, pa status të përkufizuar dhe një pjesë të saj përfundimisht të paçliruar;
• një Kosovë Lindore, nga të huajt të sunduar;
• një entitet shqiptar në Maqedoni, të pabashkuar;
• një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar;
• një Çamëri, pothuajse të harruar;
• shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar;
• një mërgatë shqiptare, partiakisht gati të shpartalluar;
• një diplomaci shqiptare, ende të paunifikuar;
• një politikë kombëtare, ende të paformësuar”.
Me disa porosi për shqiptarët edhe po e mbyll fjalën time”, thoshte Akademik Esat Stavileci:
“1. Të bashkuar, edhe të pamundshmën, e bëjmë të mundshme;
2. Të ndarë të mundshmën e bëjmë të pamundshme.
3. Të veprosh i pabashkuar është njëjtë sikur të bashkohesh pa vepruar.
4. Të armiqësohesh me tëndin, është njëjtë sikur t’i vësh zjarrin shtëpisë sate.
5. Të presësh bukën që po piqet kërkon, më së paku, kujdesin që të mos digjet”.
Nuk eshte ne menqurine, ne favorin e as ne nderin tone politik e kombetar, tua kthejme shpinen ideve dhe pikepamjeve shkencore per zgjidhjen e qeshtjes shqiptare ne gadishullin Ilirik, qe naj lane trashigim akademiket tane, te cilet e kane deshmuar veten, se kane pergatitje intelektuale te kalibrit europian e më gjere.
Ne doren tone eshte te mos behemi llaskuc, sahanlepires, shkurtepames, puthador, te korruptuar e tradhtar dhe mos t`u shkojme pas atyre e mos t`i perkrahim ata, qe jane te tille dhe qe shkelin mbi gjakun e deshmoreve, mbi idealin e tyre, mbi lirine, qe e varferojne dhe e shkaterrojne shtetin, qe e lene rinine tone rrugeve, e lene te largohet nga vendi per ta siguruar nje kafshate buke neper bote, duke ia kthyr shpinen pergjimone vendlindjes dhe atedheut te tyre.
Ata qe behen kriminel, hajdut, vrases, dhunues, trafikues, tradhtar, uzurpator, te pa bese dhe e kunderta e tyre, ata qe behen punetor, dijetar, atdhetar, altruist, te moralshem, shkenctar, sportist, artist, te sjellshem, te guximshem dhe te dashur, shkak i te gjitha ketyre pasojave jane sinjalet apo mesazhet qe ia dergojme nderdies permes permbajtjes se mendimeve dhe bindjeve qe i poisedon vetedia jone personale, te cilat behen realitet permes sjelljeve tona qe i manifestojme gjate jetes.
Ata qe dëshirojnë t`u shmangen dështimeve e dhëmbjeve shpirtnore gjatë jetës, nuk udhëhiqen nga orekset e ndryshme dhe pasionet negative, nga paragjykimet e lakmija e tepruar, nga frika, zemrimi dhe hidhërimi i pa arsyshem ndaj deshtimeve dhe nga xhelozija ndaj tjereve, por udhëhiqen nga arsyja, durimi, këmbëngulësija, qëndrueshmërija, deshira, guximi dhe vullneti i madhë për t’a luftuar dështimin e dhëmbjet shpirtnore permes punes, diturise, planifikimit dhe angazhimit praktik ne organizimin e proceseve te ndryshme e te suksesshme ne pune gjate jetes.
Shqiptareve te Kosoves po u qete kushte Evropa t`u falin toka edhe tani fqinjeve te vete, te krijojne “Asociacion te komunave serbe”, ne te cilat ka shume kriminel te luftes, vendas e te ardhur nga serbija, per me hy shqiptaret ne evrope dhe per vizat e tyre. Heu mjer shqiptaret e mjer vizat e tyre se bashku me ta! Derikur kjo padrejtesi do te vazhdoi?! A mos valle deri ne pafundesi, per ti zhduk shqiptaret edhe ashtu te lodhur nga varferia?!
“Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ, jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878)”. Aleksandre Lambert, historian zviceran
Sa e sa projekte, sa e sa enciklopedi jane hartuar nga akademiket e pushtueseve tane, qe te hudhin balte e pluhur mbi te kaluaren tone historike, per t`i arsyetuar para botes veprimet e veta kunder neve duke na burgosur, vrare, shantazhuar, turturuar, asimiluar dhe duke na perzen hap pas hapi nga trojet tona autoktone sipas projeketeve te tyre, ndersa akademiket tane nuk e nxjerrin as me te voglen fjale shkencore qe tu kundervihen ketyre projekteve famkeqe kunder shqiptareve si komb.
“Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonise në kurriz të shqiptarëve”. Aleksandre Lambert- historian Zviceran.
Vertete ne shqiptareve po na mungojne shume virtyte njerezore, ne nivel personal, ne nivel familjar e ne nivel kombetar, perpos vetmashtrimeve e vetmburrjeve permes iluzioneve qe e deformojne tersisht realitetin per te cilin flasim. Ne mungese te ketyre virtyteve, edhe metej do te tallet bota me ne, s`iq eshte talle ma pare dhe s`iq po tallet edhe tani.
Disa shqipefoles neper lufta nuk kane luftuar por kane tradhtuar, ndersa ne liri nuk kane punuar e nuk punojne, por kane vjedhe,kane mashtruar e po mashtrojne, jane korruptuar e po korruptohen dhe kane shkele e po shkelin me dy kambte mbi gjakun e deshmoreve dhe idealin e tyre.
Dikujt i peshon ma shume mendjemadhesia, krekosja dhe injoranca, se sa menquria, modestia, respekti e ndershmeria.
Vetem interesimi per te bere diçka me vlere rethe ndryshimit tone dhe statusit jetesore, nuk eshte i mjaftushem, pa u zotuar e pa u perkushtuar seriozisht, qe ta ndryshojme veten dhe statusin tone jetesor.
Ne ato momente kure vendosim seriozishte per te bere diçka me vlere, i krijojme mundesite ta bejme jeten tone nje nga shembujt ma te mire dhe frymezues per tjeret, e jo te mbetemi shembull i keq, shembull jo frymezues e zhgenjyes per tjeret, duke mos marr vendime ta ndryshojme per te mire statusin tone jetesor.
Ata qe jane vetevetja, tjeret nuk kane deshire t`i njohin, t`i kuptojne e t`i pranojne, perkundrazi i injorojne, por paqen, shpirtmiresin, karakterin, humanizmin, moralin, vullnetin dhe guximin e tyre qe e kane perbrenda, askush nuk mund t`ua trazoi, t`ua frenoi dhe t`ua shkaterroi.
Ata qe e dojne shume pergdheljen, lirshem e pohojne genjeshtren, qe pastaj te puthen si mjeshter te larte nga gjuha e gjarprinjeve.
Per ta quar në vend porosinë mbrojtëse të punes, respektit dhe dashurise, kur i vleresojme tjeret dhe ata neve, nuk duhet lejuar vetëdijes sonë të joshet pas të ligave dhe shemtive, qe ia imponon urrejtja e xhalozia shpirtit tone, të bëhet sadist e i helmuar, zemrës te jetë e vogël dhe e ndotur, vetëdije te mbetet e ulte dhe e mbrapsht.
Historiani zviceran, Aleksander Lambert per fuqite e medha te evropes, e ka kete mendim:” Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit”. Ndersa “akademiku” Frasher Demaj me kryeneqesi e pohon te kunderten, “se evropa nuk ka pajtuar me vendimet e Kongresit te Berlinit dhe kete vendim e ka bere qeshtje”.
Ata qe kane deshire te kene miqe servila, ua pergdhelin me kujdese sedren e tyre, qe ti motivojne ta levizin e ta perdredhin bishtin se bashku me pergdhelesit, sikur qejte qe e levizin bishtin e tyre, kur dikush ua hedhe nje kocke perpara.
Nese vrapojme pas gjuhes, kultures, politikes, besimeve dhe zakoneve te pushtuseve tane, siq kemi vrapuar nje kohe te gjate, qe nga pushtimi i Ilirise prej latino-romakeve, greko-bizantineve, sllavo-ortodokseve dhe qe nga pushtimi i Arberise nga turko-aziatiket, nuk do te kete ndalje asimilimi perfundimtar i qenjes sone kombtare.
Nese ke deshire ta thuash te verteten, mos u befaso se “miqte” qe ke pase, shpejte do te largohen dhe do te shajne tere jeten.
Nese ndjenjat e dhembjes dhe te kenaqesise i perdorim si miqe tane dhe si miqe per tjeret, nuk do te na lejojne kurr te bejme vepra te liga, vepra te pandershme e te shemtuara ndaj vetes, familjes, ndaj tjereve e ndaj kombit.
Iliret, arberoret dhe shqiptaret pasardhes te tyre pesuan shume deme e shkaterrime ne gjuhe, ne kulture, ne tradita e zakone dhe ne teritorin e tyre, gjate shekujve pushtues nga latino-romaket, greko-bizantinet, serbo-ortodokset dhe otomanet turqe.