Shtyllave baze te shkolles shqipe po u mungon qasja profesionale e tyre

Edhe ky segment kombetar nuk mbete pa u trazuar ne perpjekje per te bere ndryshime e reforma ne procesin edukativo arsimor, neper te gjitha nivelet e shkollimit. Te gjitha keto perpjekje nisen me nderkombetaret se bashku me vendoret dhe si duket gjithnje e me shum po humb besimi ne ato premtime te medha e megalomane politike, per nje reformim te shkelqyer ne procesin edukativ, arsimor dhe ne procesin organizativ brenda shkolles shqipe . -Nese nisemi nga niveli i planprogrameve apo korikulave te shkolles shqipe, atyre ne vend qe tu ngritet cilesia profesionale, po u bie gjithnje e ma shume, sepse kane mbete ne duar te atyre qe nuk kane pergatitje, nuk kane pervoje dhe zotesi profesionale, per te hartuar planprograme cilesore per nevojat e shkolles bashkekohore shqipe, ne te gjitha nivelet, nga ai para univerzitar e deri te ai univerzitar. -Nese nisemi nga hartimi dhe perpilimi i teksteve shkollore dhe atyre univerzitare, ne to verehet niveli i ulte i standardeve pedagogjiko-psikologjike dhe standardeve didaktiko-metodike, te cilave u mungon nje brum sa ma kualitativ per pervetesimin e njohurive te domosdoshme dhe elementare per te ardhmen e nxenesve dhe studenteve tane. Perpos qe keto tekste nuk percillen me udhezues e doracak te ndryshem per arsimtare, per nxenes e studente, ne shumicen e lendeve mesimore keto tekste mungojne. Tekstet shkollore e univerzitare qe i posedojme, nuk percillen me nje literature perkatese profesionale, qe tu mundesohet nxenesve, studenteve dhe mesimdhenesve te paisen me nje kulture sa me te gjere per mesimdhenje e per mesimnxenje. -Nese nisemi nga mjetet dhe kabinetet mesimore, ne shumicen e shkollave tona mjetet dhe kabinetet mungojne tersisht dhe e vetmja mundesi qe i ka mbete arsimtarit eshte tabela, nje shkums, nje shpuze dhe teksti baze i lendes, ku shume tekste mungojn per shumicen e lendeve mesimore. -Nese nisemi nga percjellja e organizimit te punes mesimore ne shkolle, kjo percjellje behet nga nje garniture e njerezve qe nuk jane te pergatitur profesionalisht dhe ne aspektin pedagogjiko-psikologjik, nga nivelet ma te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku shkollave mungon instalimi i sherbimit pedagogjiko-psikologjik, per ta bere punen e vete profesionale rrethe organizmit te procesit edukativo-mesimore ne shkolle, rreth bashkupunimit shkolle –familje-nxenes, rreth bashkupunimit mesues- nxenes dhe mesues-mesues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollen, rreth organizimit te aktiviteteve te lira jashtmesimore, rreth organizmit te mesimit plotesues, mesimit shtues te cilat nuk perfillen fare, rreth menyres se cilesimit te nxenesve dhe studenteve e cila dita dites po korruptohet dhe po i bije niveli objektiv i te cilesuarit dhe rreth pergatitjes se dokumentacionit pedagogjik ne shkolle e me gjere. -Nese nisemi nga niveli i pergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mesimdhenes, ka vend shume per permiresime dhe per ngritjen e cilesise se tyre e cila eshte mese e domosdoshme per pune te efektshme e sa ma cilesore. -Nese nisemi nga numri i nxenesve dhe studenteve dhe nga menyra e regjistrimit, cilesimit dhe kalimit te tyre, nuk pefillen fare kriteret per regjistrim, per cilesim e per kalueshmeri, ku regjistrohen e kalojne ma lehte te dobtit e ata qe kane njoftesi, se ata qe mesojne e kane aftesi e zotesi, klaset jane shendrruar ne reparte ushtarake nxenesish e studentesh, ne pamundesi te punohet natyrshem me ta, e dukuri tjera te palakmushme.
-Nese nisemi nga disiplina ne shkolle dhe vijushmeria e rregullt ne mesim e nxenesve, studenteve dhe mesimdhenesve, mund te vrejme kudo anarhi e papergjesi totale. Lexuesi im i dashur keto jane disa prej mangesive te qasjes profesionale te shtyllave baze ne shkollen shqipe parauniverzitare e ate univerzitare. Mos te flasim per shkollat dhe kolegjet private, qe jane bere vetem nje plaqke e drejteperdrejte e popullates, pa e preke ndergjegjen per kualitet dhe cilesi ne procesin edukativ e mesimor te nxenesve dhe studenteve tane ne nivel kombetar. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje