Opozita dhe opozitaret jane kunder atyre qe e mbrojne dhe i dalin zot Kosoves

29. 05. 2021
Partite opozitare, militantet dhe figurat kryesore te ketyre partive haptas po e kundershtojne luften e atyre qe mbrojne dhe i dalin zot Kosoves duke i shpallur lufte te vendosur hajnise, krimit te organizuar ekonomik, politik, shendetesor, arsimor dhe duke i shpallur lufte heshtje se drejtesise para ketyre krimeve e fenomeneve te shumta e te shemtuara te cilat e kane demtuar setepermi zhvillimin ekonomik te vendit, zhvillimin e arsimit, shendetesise dhe zhvillimin e drejtesise e mireqenjes se qytetareve te vendit.
Partite opozitare me cdo mjet po perpiqen ta pengojne luften kunder te gjitha anomalive qe ia shkaktuan Kosoves, shtetit dhe popullit te saj, opozitaret e tanishem gjate periudhes sa ishin ne pushtet, po i pengojne me cdo mjet ata qe e kane drejtuar luften kunder keqperdorimeve te shumta, kunder korrupcionit, kunder nepotizmit dhe kunder pasurimit te paligjshem te disa figurave kryesore te politikes opozitare derisa ishin ne pushtet.
Partite opozitare po e kundershtojne me te madhe qeverisjen e vendit, qe ajo ti zbatoi reformat dhe ndryshimet mese te duhura te cilat i luftojne akteret e krimit te organizuar ekonomik, politik, shendetesor, arsimor dhe juridik, qe ti shkarkoi bordet e Agjensive te cilat e kane mundesuar realizimin e shume keqperdorimeve qe i kane shkaktuar deme te medha vendit, papunesi e varferi ekstreme qytetareve dhe ua kane rrembyer shpresen te rinjeve tane per nje jete normale ne vendin e tyre.
Partive opozitare nuk po u konvenon aspak dalja ne pah e veprave te tyre te hidhura, te ndyra e kriminale, qe ia kane imponuar vendit, derisa ishin ne pushtet, te cileve Kryeministri Kurti haptas po u thot se e kane vjedhe Kosoven sa ishin duke qeverisur ate. Keto hajni e krime te ndryshme duhet te ndalen sa me pare dhe ta dijne qytetaret se kush jane ata qe ua vodhen pasurite e tyre.
Gallama e zhurshme dhe shpifjet qe po e bejne partite opozitare, posaqerishte PDK-eja kunder presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryemistres se puneve te jashtme Donika Gervalla dhe ministrave tjere qe e perbejne Qeverine Kurti, ne radhe te pare synim e kane pushtetin, ne radhe te dyte e kane friken se po u zbulohen e po u konfiskohen pasurite e tyre te pervetesuar ne menyre te paligjeshme, per te cilat do te japin pergjegjesi dhe nga frika se te gjitha keqperdorimet qe ia shkatuan Kosoves, shtetit dhe popullit te saje, do te behen publike per opinionin e gjere brenda e jashte vendit, duke ua nxjerr ne ledine te gjitha arpallaqet e tyre dhe te larat e te pa larat qe i kane bere pameshirshem.
E keqja, krimi, amoraliteti, hajnite, vrasjet e tradhtia, duhet ta dij secili, qe ato dalin ne shesh, hereto se vone. Mjer ata qe kane shkele neper keto drrasa te kalbura qe leshojne ere kundermuse ne ambient! Me respekt, mesuesi Ise

A eshte e mundeshme edhe kjo, nese po, e befasishme dhe e panjerzishme

  1. 05. 2021

“Komandantët dhe gjeneralët e vetëshpallur në pushtet kanë ardhë duke vjedhur, duke vrarë, duke shantazhuar, duke poshtëruar, duke i rrahur dhe duke i larguar nga puna njerëzit. Kushdo që iu ka dal përpara e ka prit njëra prej tyre. Kjo metodë është shum e sofistikuar që iu ka dhezë për nja 13 vjet. Asnjëherë me vota meritore, asnjëherë me vota të popullit. Cili prej komandantëve tonë sot kërkon drejtësi në Gjykatën Speciale, a keni dëgjua dikë që kërkon drejtësi dhe thotë bashkëpunoni? Çka thonë zhbëne Gjykatën se unë marova!”, shprehet avokati Gazmend Halilaj

“Në vitin 2001 kam qenë pjesëtarë i TMK-së, 5500 pjesëtarë kemi dhënë nga një pagë për renovimin e kullave të Adem Jasharit në Prekaz. Aty janë dhënë milionat dhe janë vjedhur ato pare. Ato pare i kanë vjedhur këta gjeneralë të vetëshpallur”, thotë  avokati Gazmend Halilaj.

Pjese te shkputura nga Bota Sot, 27. 05. 2021

 

 

Kush e demtoi me shume Kosoven, qeveritaret tane qe ishin ne pushtet deri me tani apo qeveritaret e tanishem qe po akuzohen padrejtesisht nga opozita

26. 05. 2021
Veprimet me te demshme ndaj Kosoves per dy dekada me radhe, ishin veprimet e qeveritareve te meparshem qe i patem ne balle, e jo te qeveritareve qe i kemi tani ne balle, si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kreparalamentarin Konjufca, ministren e puneve te jashtme Donika Gervalla dhe ministrat tjere ne perberje te qeverise Kurti.
Demet e shumta qe ia sollen Kosoves qeveritaret e meparshem, dihen boterisht dhe jane gati te pariparushme te cilat i kane kuptuar fare mire edhe qytetaret e Kosoves i madh e i vogel pa perjashtim, pos atyre qe ne epiqender e kishin dhe e kane korrupcionin, nepotizmin, dhe krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, akademik, shkencor e juridik per interesat e veta te ulta personale e familjare, duke shkelur mbi interesat kolektive, kombtare e shtetnore dhe duke shkelur mbi gjakun e amanetin e deshmoreve tane.
Ndersa demet qe mund tia sjellin shtetit te Kosoves, atedheut dhe popullates se saj, pushtetaret e tanishem, mbetet ti shohim gjate qeverisjes se tyre katervjeqare.
Demi qe i sollen Kosoves qeveritaret e meparshem mundet me qene me pasoja te medha e te pariparushme si, duke filluar me ndarjen e Mitrovices dhe popullates se saje dhe mos kthimi i shqiptareve neper trojet e shtepite e veta qe nga pas lufta e deri me tani, duke mos e shtrir pushtetin si duhet e sa duhet ne pjesen e Kosoves veriore, duke mos e nderprer Serbine qe te ndertoi banesa per kriminelet serb ne pjesen veriore te Kosoves dhe te organizoi krime te ndryshme ekonomik ne bashkpunim me policine veriore te Kosoves, e ne anen tjeter te pengohen shqiptaret te kthehen ne pasurite, shtepite e tokat e veta nga kriminelet gjakatar serb, duke ua blere Serbia per pak pare tokat e tyre qe ta pastroi teritorin e veriut te Kosoves nga popullata shqiptare.
Po ashtu duke filluar me faljen e afer 3, 4 mij hektar toke FYROMIT, duke nenshkruar asociacionin nje etnik serb, duke nenshkruar statusin special per kishat ortodokse te pushtuar nga Serbia dhe nenshkrimi i dhenjes ekstra teritor per kishat ortodokse ne fjale, marrja e vendimit permes nje letre derguar Sekretarit te NATOS qe Ushtria e Kosoves te mos vendoset ne kater Komunat me shumice serbe ne pjesen e veriut te Kosoves, faljen e 8300 hektar toke Malit te Zi, cilesimin e veriut si toke e dhuruar nga Rankoviqi dhe kerkesat publike per ndarjen e Kosoves dhe faljen e veriut Serbise.
Mbetja e Kosoves dhe pjeseve tjera te atdheut shqiptar nen qizmen pushtuse te fqinjeve tane greko-sllav qe nga 1913 e deri me tani nga askush prej politikaneve tane per asnje rast nuk e ka potencuar kete qeshtje tragjike e gjenocidale per shqiptaret ne asnje asociacion nderkombtar, apo ne dialog me Serbin para paleve ndermjetsues ne dialog.
Linde pyetja befasuese, kush e inicoi e kush e hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e Kufijeve, qeveritaret tane te meparshem e qeveritaret e Shqiperise apo kancelarja gjermane Merkel?! Kjo ngjarje tani dihet boterishte dhe nuk ka nevojne per koment.
Te gjitha fajet e krimet qe ia kane bere Kosoves qeveritaret e meparshem se bashku me militantet e terbuar te tyre, tani perpiqen nga menyrat me te ulta q`njerezore tua hudhin fajin padrejtesishte qveritareve te tanishem, kryesishte drejtuar sulmin e padrejte, e pandershem dhe vulgar kunder presidentes se Kosoves Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Konjufca, ministers se puneve te jashtme Donika Gervalla dhe kunder ministrave tjere qe pefaqesojne qeverine Kurrti.
Nuk ka veprime me te ulta njerezore sesa veprimet e atyre qe ua hudhin fajet dhe krimet e veta tjereve per ta mbuluar poshtersine e vete! Paqin faqen e zeze e turpin e botes dhe i vraft gjaku i derdhur per liri dhe amaneti i deshmoreve tane kombtar ! Me respekt, mesuesi Ise

Pedagoget e psikologet jane dora e djathte e shkollave tona, por po injorohen marrezisht nga burokratet e korruptuar te arsimit

 

25. 05. 2021

 

Pedagogu i shkolles ka me se shumti pune profesionale pedagogjike  ne krahasim me stafin punues te sherbimit pedagogjiko-psikologjik. Kjo eshte mese e kjarte dhe mese e kuptueshme per ata qe e dijne, se objekti i punes neper te gjitha llojet e shkollave eshte edukata dhe arsimi, i niveleve te ndryshme ne to. Po ashtu objekt i studimit shkencor  te pedagogjise eshte edukata, arsimi, mesimi, objektet shkollore, kabinetet e mjetet mesimore, format, metodat, teknikat dhe parimet e ndryshme bashkekohore te organizimit te procesit edukativo-mesimore neper shkolla.

 

Atehere konkludohet se studiuesit e shkences se pedagogjise, pedagoget,  jane me kompetentet moralisht e profesionalisht, qe te merren drejtperdrejte me reformat edukativo-arsimore dhe me problemet e ndryshme organizative qe daslin brenda shkolles per ti trajtuar e menagjuar ne menyren me profesionale te mundeshme.

 

Ndihmesa e pedagogut ne shkolle duhet te vie ne shprehje konkretisht si nismetar, organizator, kordinatore, drejtues, keshilldhenes, udheheqes dhe mbikqyres i drejtperdrejte i pergatitjes, organizimit, zhvillimit, percjelljes, vleresimit dhe perparimit te punes edukativo-arsimore ne shkolle.

 

Ndihma e pedagogut te shkolles eshte mese evidente dhe e domosdoshme edhe ne keto lami te caktuare jetike dhe paresore per shkollen, si:

 

-Programimi dhe planifikimi i punes edukativo-mesimore ne shkolle nga i cili varet puna e suksesshme e faktoreve edukativ dhe realizimi i qellimit dhe i detyrava te shkolles ne teresi;

 

-Ndihma instruktive dhe mbikqyrja pedagogjike e realizimit te planeve dhe e organizimit te punes edukativo-mesimore nga ana e mesimdhenesve, e cila eshte lami e posaqme e fushe-veprimit praktik e pedagogut te shkolles, ne te cilen hyne organizimi i mesimit te rregullt, mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit zgjedhore dhe aktivitetet tjera jashte mesimore;

 

-Ndihma e perhershme e pedagogut permes ligjeratave te ndryshme ne ngritjen profesionale dhe pedagogjike te stafit mesimdhenes,  permes ndihmes se stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik ne shkolle;

 

-Ndihma ne perparimin dhe vleresimin e punes edukativo-mesimore, e cila eshte me interes te posaqem qe kerkon angazhim te perkushtuar dhe te perhershem nga ana e pedagogut te shkolles;

 

-Ndihma profesionale pedagogjike e menyres se cilesimit te nxenesve nga ana e mesimdhenesve, sipas standardeve pedagogjiko-psikologjike te kohes dhe sipas rregullave e parimeve didaktiko-metodike e metodologjike;

 

-Ndihma dhe ngritja po ashtu permes ligjeratave e kultures pedagogjiko-psikologjike tek prinderit si nje pune shume e rendesishme, posaqerisht ne mjedisin tone qe mungon dukshem kjo kulture, pa te cilen nuk ka perparim te kenaqshem ne edukimin dhe arsimin e nxenesve tane;

-Ndihma profesionale per problemet e ndryshme personale te nxenesve te cilat edhe ashtu jane te shumta dhe te llojllojta;

 

-Ndihma e pedagogut qe ta zhvilloje sa me shume bashkepunimin e shkolles me familjen dhe mjedisin e saj, qe mjedisi te kete ndikimin e vet ne shkolle dhe shkolla ne mjedisin e saj, ta zhviloi kulturen e bashkpunimit professional mes mesimdhenesve, mes mesimdhenesve e nxenesve, mes nxenesve njeri me tjetrin;

 

-Ndihma e pedagogut te shkolles ne mirembajtjen e dokumentacionit pedagogjik-shkollor ne te gjitha nivelet dhe ne mbare strukturen dhe permbajtjen e llojeve te shumta te ketij dokumentacioni me vlere te madhe historike te zhvillimit te procesit edukativo-mesimor ne kuader te shkolles tone kombetare.

 

Te gjitha keto fusha ne mesin e fushave prioritare qe u permenden me larte, si detyre dhe kompetence profesionale e pedagogut te shkolles, jane permend ne menyre siperfaqesore pa hyre ne detaje per ti shkoqit nje numer te madh te permbajtjeve voluminoze te seciles fushe qe e permendem me larte.

 

Secili dashamire i arsimit, mund ta marre me mend, sesa e vetmuar dhe e lene pasdore  ka mbete shkolla jonene mungese te pedagogut dhe psikologut shkollor, kur behet fjale per perkrahjen, ndihmen, udhezimin dhe keshillimin profesional te pedagogut dhe psikologut shkollor dhe stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik qe duhet te funksionoi brenda shkolles per nevojat e kerkesat e saj te shumta qe jane bere problem i pazgjidhur ne menyre profesionale, analizuar e trejtuar poashtu profesionalisht nga ana e pedagogut dhe psikologut shkollor.

 

Per ndihmesen e psikologut shkollor do te flas herave tjera me nje shkrim te posaqem qe do te behet fjale posaqerisht per te.

 

Lexuesi im i dashur nese e ke sado pak zemer e shpirt qe shkolla shqipe te funksionoi sa me normal, sa me drejte  dhe ne favor te gjeneratave tona te reja e ne favor te kombit shqiptar, i jep perkrahje ku do qe te jesh, instalimit te pedogogut e psikologut shkollor apo stafit pedagogjiko-psikologjik neper shkollat tona. Me respekt, mesuesi Ise

Qasja e pjesshme, sado konstruktive te jete gjate reformimit te eduktimit dhe arsimit tone, eshte e pasuksesshme

22. 05. 2021
Perberja e gjere dhe e shumellojshme e fushave te ndryshme edukativo-arsimore e pengon shume suksesin e ndryshimeve konstruktive gjate reformimit te pjesshem ne dem te reformimit unik e gjitheperfshires, sepse konstruktiviteti i ndryshimeve duhet te jete unik dhe i pandashem gjate rrugtimit te reformes edukativo-arsimore. Nuk eshte aspak rrugtim i suksesshem e as konstruktiv reformimi i pjesshem. Cdo ndarje e ketij uniteti gjate reformimit, me shume prish pune sesa e rregullon konstruktivitetin reformues, gjate perpjekjeve per reformim ne edukimin dhe arsimin tone kombtar.
Pa casjen unike te konstruktivitetit reformues gjate hartimit e perpilimit te korikulave mesimore te Kosoves, gjate hartimit e perpilimit te teksteve e literatures shkollore, gjate hartimit e perpilimit te objekteve, kabineteve e mjeteve mesimore, ndertesave te ndritshme e hapsirave te mjaftushme shkollore dhe perdorimit e mirembajtjes profesionale te tyre, casja e pjesshme ne keto fusha, me shume do te sjelle konfuzitet, sesa konstruktivitet te suksesshem gjat aplikimit te tyre ne praktiken shkollore e univerzitare.
Eshte i domosdoshem te perfshihet sa me realishte e profesionalishte edhe konstruktiviteti unik i hartimit dhe perpilimit te testeve mesimore, per cilesimin e notimin e nxenesve dhe studenteve qe mbeshtetet ne konstruktivitetin e hartimit te planprogrameve, teksteve e literatures shkollore dhe kabineteve e mjeteve mesimore. Eshte i domosdodhem edhe uniteti i perbashket konstruktiv ne hartimin e perpilimin e pyetjeve qe parashtrohen ne testet e ndryshme mesimore gjate testimit te nxenesve e studenteve dhe gjate cilesimit e notimit te tyre drejteperdrejte me goje.
Duhet ta kemi te kjarte njeher e mire, se eshte i kote dhe i padobishem konstruktiviteti i pjesshem dhe i pavarur i reformimit te formave, teknikave dhe metodave mesimore, te cilat perdoren gjate organizimit te procesit te mesimdhenjes e mesimnxenjes. Eshte i kote dhe i padobishem konstruktiviteti nese nuk eshte unik e i perputhur ky proces me konstruktivitetin qe e posedojne permbajtjet e ndryshme edukativo-arsimore qe mbarshtrohen ne edukimin dhe arsimin tone, i cili zhvillohet sipas niveleve e llojeve te ndryshme te shkollimit te nxenesve e studenteve tane, nese nuk eshte unik e konstruktiv dhe i perputhur me permbajtjen qe e posedojne planprogramet shkollore e univerzitare, me permbajtjen qe e posedojne tekstet dhe literatura shkollore, me permbajtjen qe e posedojne kabinetet dhe mjetet mesimore, me permbajtjen qe e posedojne testet mesimore per cilesim e notin te nxenesve e studenteve dhe me permbajtjen e pyetjeve qe u parashtrohen nexenesve e stdudentev gjate testimit, cilesimit e noitimit te tyre. Me nje fjale konstruktivitet e unitet i perbashket reformues ne te gjitha fushat e cekura me larte.
Kostruktivitet unik e te suksesshem reformues nuk mund te ket edhe pa konstruktivitet unik te menagjimit ne shkolle, pa konstruktivitet te mesimdhenesve ne mesimdhenje, pa konstruktivitet te nxenesve ne mesimnxenje, pa konstruktivitet unik e profesional te organizimit te mardhenjeve shkolle familje, mesimdhenes me mesimdhenes, mesimdhenes me nxenes, nexnes me nxenes. Pa konstruktivitet unik e profesional qe mundesohet permes stafit profesional pedagogjik e psikologjik, i cili medoemos e sa me pare duhet te instalohet neper te gjitha institucionet tona edukativo-arsimore.
Te gjitha konstruktivitetet reformuse qe organizohen rreth edukimit e arsimit tone mbesin te thata dhe pezull apo te izoluara, nese organizohen te vequara apo ne menyre te pjesshme nga organizimi konstruktiv i ushtrimeve praktike te shprehive e shkathtesive qe i pervetesojne nxenesit e studentet tane gjate edukimit e shkollimit te tyre, mbesin te thata dhe pezull e te izoluara nese vecohen e izolohen nga organizimi i mesimit plotesues, shtues dhe mesimit suplimentar, i cili nuk figuron ne korikulat tona mesimore.
Kjo qe u tha me larte per qasjet parciale gjate perpjekjeve per te bere reformim ne edukimin e ne arsimin tone, sado konstruktive te jene ato, kane deshmuar deshtim sistematik per dy dekada me radhe e deri me sote dhe kemi mbete te fundit ne PISA gjate testimit te saje. Me respekt mesuesi Ise

Është turp të kenë privilegjë më shumë fëmijët e komandantëve dhe politikaneve, sesa fëmijët e dëshmorëve të lirisë

16. 05. 2021
“Fëmijët e komandantëve vozitin kerre me vlerë prej 100 mij euro, fëmijët e dëshmorëve nuk kanë buk me ngrënë. Ky është turp”!Dardan Krasniqi në Tv Dukagjini.
Nga 10, 15 mij ushtar që kishim, dolën afër 60 mij veteran lufte!
Dëshmorët e atëdheut dhe lirisë nuk kanë luftuar dhe nuk e kanë dhënë jetën që fëmijët e komandantëve dhe politikaneve të vozitin kerre me 100 mij euro vlerë, e fëmijët e tyre të mos kenë kulm mbi kokë e buke me ngrënë.
Dëshmorët e lirisë nuk kanë luftuar e nuk kanë ra dëshmor për luftetar të rrejshëm, ku më tepër se 40 mij prej tyre, ta zhvatin buxhetin e Kosoves dhe ta varfërojnë skajshmërishtë popullin e sajë, nën titullin e rrejshëm “Veteran të luftës”.
Komandanta të tillë e veteran te rrejshem te luftes uroi të mos ketë kurrë Ushtria e Kosoves dhe ajo e Shqipërisë, por të kenë pris e komandanta dhe ushtar të vërtetë, të aftë profesionalishtë e ushtarakishtë, që jane te gatshem ta japin jetën në vijën e parë të frontit dhe të bijnë dëshmorë për atëdhe e për liri, kur e lyp situata. Respekt nga mësuesi Isë

Arsimi yne kombtar eshte kapur e ngulfate tersishte nga politika dhe militantet e saj

15. 05. 2021
Kater dekada i kalova ne arsim dhe per qudi ne te gjitha dekadat, ministria e arsimit, drejtorite komunale te arsimit, drejtorite e shkollave, qerdhet e entet parashkollore kane qene te mbuluara me miltante partiak qe ishin me te besuarit e partive te veta ne pushtet. Rralle dhe ate shume rralle figuronte neper keto mese ndoj pedagog apo ndoj psikolog, pra dhene nje shkelem i forte profesionalizmit ne arsim, dominuar nga politika e militantet politiuk. Fatkeqesishte ende po vazhdon ne arsim kjo mortaj e keqe politike!
Keto mese qe i permenda me larte, per qudi jane dominuar nga matematicient, fiziciente, kimiste, gjuhtar, histoerian, biolog, gjeograf, politikolog, juriste dhe ingjinier e nuk jane dominuar nga pedagog qe e kane studjuar pedagogjine e cila i ka pergatit gjate periudhes se studimeve te jene profesionist e eksperte te arsimit, sepaku ma profesionist e ma ekspert se te gjithe ata qe u permenden me larte, pa e mohuar vleren e tyre profesionale per te cilen jane shkolluar e pergatit si ekspert te fushave perkatese e jo assesi si ekspert te politikes arsimore, si eksper te udheheqesise ne arsim, si ekspert te trajnimeve, si ekspert te hartimit e perpilimit te planprogrameve mesimorete, si ekspert te hartimit e perpilimit te teksteve e literatures shkollor, si ekspert te perzgjedhjes se mjeteve mesimore, si ekspert te perpilimit te testeve te cilesimit te nxenesve e gjetiu.
E njejta djallezi eshte ushtruar edhe me trajneret e trajnimit te mesimdhenesve, e kapur tersishte dhe e ngulfatur nga politika dhe militantet politik te partive ne pushtet, ku per trajner te mesimdhenesve dominonin apsolutishte te gjithe ata qe nuk ishin profesioniste te kesaj qeshtje, e nuk dminonin pedagoget ne radhe te par, te cilet jane kompetente per keto qeshtje organizative ne procesin mesimor ne pergjithesi dhe per qeshtje organizative te mesimdhenjes e mesimnxenjes ne vecanti, ma shume se te gjitha ata qe kane patur fatin ti trajnojne koleget e vete me te njejta dispozita intelektuale e profesionale.
Une e kam krijuar bindjen time personale e profesionale si profesionist teorik e praktik i arsimit, se te gjitha keto deshtime qe i kane ndodhe e po i ndodhin edukimit dhe arsimit tone, jane shkak dhe posoj e ngulfatjes politike te edukimit dhe arsimit tone ne te gjitha segmentet e tij. Pa u bere shkapja e ngulfatja e edukimit dhe arsimit tone nga politika dhe militantet politik, qe nga ministria, drejtorite komunale, drejtorite e shkollave dhe nga akteret jo profesionist te trajnimit te mesimdhenesve, do te na percjellin sistematikishte deshtimet dhe do te na rezervojne sigurt vendin e fundit ne PISA. I juaj, mesuesi Ise

Kush e meriton ti besohet reformimi i edukimit dhe arsimit tone

14. 05. 2021
Besimin per te bere reforme ne edukimin dhe arsimin tone kombtar e meritojne vetem ata qe kane mundesi e aftesi te duhura, ne radhe te pare ta njohin veteveten sa dijne, sa nuk dijne e sa duhet te dijne per te bere reforme ne fusha te caktuara te edukimit dhe arsimit tone kombtar, e meritojne besimin vetem ata qe e kuptojne gjendjen reale ne te cilen gjendet edukimi dhe arsimi yne, vetem ata qe e kuptojne rrugen kah po shkon per momentin edukimi, arsimi dhe shkolla jone shqipe, vetem ata qe e kuptojne ne cilin nivel kan ra dhe kah duhet me shkuar shkolla e arsimi yne, vetem ata qe e kuptojne cka deshirohet te arrijme me ndryshimet, sa mundemi e sa jo ti bejme ato dhe sa kemi kushte ekonomike e kadrovike te bejme reformim per te miren e edukimit dhe arsimit tone. te bejme reformim ne plane e programe, ne tekste e literatur shkollore.
Mund tu besohet reformimi vetem atyre qe kane potencial te mjaftushem profesional, intelektual, moral, kombtar dhe qe posedojne pergjegjesi e qasje serioze qe te merren ne menyre shkencore e analitike, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, duke i respektuar maksimalisht parimet dhe kerkesat bashkohore te ketyre shkencave ne fjale. Nese nuk plotesohen keto kritere qe u ceken me larte, eshte e kote perpjekja per te bere reforme, sado te jete e madhe deshira e jokompetenteve, e jo profesionalisteve te cilet i marrin pergjegjesite te bejne ndryshime apo reformim ne edukimin dhe arsimin tone.
Duke ia besuar kujtedo e si do berjen e reformimit ne edukim e arsim, dukje ia besuar kujtdo e si do berjen e reformimit ne planprograme mesimore apo ne te ashtuquajtura korikula baze te Kosoves, berjen e hartimit dhe perpilimit te teksteve dhe literatures shkollore, berjen e perzgjedhjes se mjeteve dhe kabineteve mesimore, duke ia besuar kujtdo e si do hartimin e perpilimin e testeve shkollore te cilesimit e notimit te nxenesve brenda shkolles e brenda lendeve mesimore, ne nivel te shkolles, ne nivel komunal dhe ne nivel kombtar, duke ia besuar kujt do e si do te bej propozime te ndryshme rreth perdorimit te formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit edukativ mesimor, te bej propozim reformues ne menyren e bashkpunimit shkolla me shkollen, shkolla me familjen dhe me rrethin ku funksionon ajo, ne menyren e bashkpunimit brenda shkolles mes arsimtareve, mes arsimtareve e nxenesve, mes kshillit te arsimtareve, kshillit te shkolles, keshillit te prinderve , keshillit te nxenesve dhe drejtorise si menagjuse kryesore ne shkolle.
Pra duke ndjekur kete menyre veprimi kemi deshtuar qe dy dekada me radhe dhe si po duket po vazhdon i njejti veprim edhe me ministrine e tashme te arsimit, ku na mbetet ta shohim rrugen qe do ta ndjeke kjo qeveri e kjo ministri e arsimit. Reforma ne arsim nuk behet adehok sa per sy e faqe, pa patur plane konstruktive, te hartuar mire, te analizuar nga ekspert perkates dhe pa debat publik te atyre planeve e projeteve te propozuara. Reforma ne arsim nuk behet me militante partiak, me njerze te korruptuar qe reformen ne arsim e kuptojne vetem si shperlarje parash per interesa te ndryshme personale e grupore.
Se nuk behet reform adehok, sa per sy e faqe, se nuk behet reforme pa plane konstruktive e profesionale, pa analize e analogji shkencore te eksperteve perkates dhe pa debat publik rreth atyre planeve e projekteve te propozuara , pos me plane kopi paste dhe te perkthyera nga planet e hartimet e huja, ka deshmuar praktika jone 20 vjeqare  ne arsim, e cila ka marr tatpjeten dhe rrugen drejte theqafjes, ku kjo theqafje eshte deshmuar sa e sa here permes PISES. Me rrespekt mesuesi Ise

Arsimit tone po i mungon tmerresishte qasja serioze dhe profesionale e reformimit

5. o5. 2017- Ripostim
Segmentet baze te arsimit tone kombetar nuk mbeten pa u trazuar gjate ketyre dy dekadave, ne perpjekje per te bere ndryshime apo reforma ne organizimin e procesit edukativo-mesimor, neper te gjitha nivelet e shkollimit. Te gjitha keto perpjekje nisen sebashku me nderkombetaret dhe vendoret, por si po duket gjithnje e me shume po humb besimi ne ato premtime te medha e megalomane politike, per nje reformim te shkelqyeshem ne proceset baze te arsimit tone kombtar dhe niveleve e llojeve te shkolles shqipe nga qerdhet, arsimi parafillor, fillor, i mesem i ulte, i mesem i larte apo arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar .
Nese nisemi nga segmenti baze i planprogrameve apo korikulave te Kosoves, ne vend qe tu ngritet cilesia dhe niveli strukturor i permbajtjeve, atyre po u bie gjithnje e me shume, sepse kane mbete ne duar te atyre qe nuk kane pergatitje, nuk kane pervoje dhe zotesi profesionale, per te hartuar planprograme cilesore per nevojat e shkollave dhe nxenesve e per nevojat univerzitare dhe studenteve, ne te gjitha nivelet e llojet, nga ai para univerzitar e deri tek ai univerzitar. Nuk mund te konsiderohet reforme korikulare duke bere kopi paste te korikulave te huja dhe duke i perkthyer ato ne gjuhen shqipe, pa e bere nje analize shkencore e profesionale, ku kane mundesi te perdoren ato korikula dhe si te perdoren. Kemi mundesi ekonomike, kadrovike apo jo, kemi syperstruoture shkollore dhe hapsire te mjaftushme apo jo. Kete nuk e kane marr parasysh autoret e hartimit dhe perpilimit te korikulave dhe per kete arsye korikulat jane te nivelit me te ulte te hartimit professional korikular.
Nese nisemi nga segmenti i hartimit dhe perpilimit te teksteve dhe liuteratures shkollore e univerzitare, edhe ne ato verehet niveli i ulte i hartimit dhe perpilimit sipas standardeve bashkohore pedagogjiko-psikologjike dhe standardeve didaktiko-metodike e metodologjike, te cilave po ashtu u mungon nje brum permbajtesor e kualitativ gjate pervetesimit te njohurive te domosdoshme dhe elementare per jeten e nxenessve dhe studenteve tane. Tekstet dhe literatura shkollore nuk percillen me doracak udhezues per mesimdhenes e per nxenes. Ne shumicen e lendeve mesimore mungojn fare tekstet dhe literatura shkollore, sidomos neper shkollat e mesme te larta profesionale e neper univerzitetet, ku tekste e literature shkollore jane skriptet neper skriptore qe i hartojne mesimdhenesit per leverdite e veta komerciale dhe per ta mbuluar pasivetetin dhe mosaftesine qe e posedojne ata.
Me nje fjale keto tekste e kjo literature e quajtur skriptomanija, nuk percillen me nje literature me te gjere profesionale, qe tu mundesohet nxenesve, studenteve dhe mesimdhenesve te paisen me nje kulture sa me te gjere per mesimdhenje e per mesimnxenje, duke e arsyetuar veten secili mesimdhenes se eshte obligim sipas reformes i secilit nxenes dhe student te hulumtoi literature permes internetit. Kjo gjendje e mjere nuk ka te bej aspak me reformen pos me deformimin e saje, sepse per te bere reforme ne arsim, me pare duhet te jene te reformuar vete reformatoret, mesimdhenesit, menagjeret e shkollave, trajneret e mesimdhenesve, hartusit e e korikulave, hartusit e teksteve dhe literatures shkollore, e pastaj te kene te drejte morale, kombtar, profesionale e shkencore te bejne reforme arsimore.
Nese nisemi nga segmenti i perdorimit te formave, teknikave, metodave dhe parimeve gjate organizimit te procesit mesimor ne klase, ne kabinet, apo ne mesim onllajn permes Tv e mesim ne natyre, nuk ka kurrfar korelacioni mes formave, teknikave, metodave ne raport me natyren permbajtesore te plan-programeve apo korikulave mesimore dhe ne raport me strukturen permbajtesore te teksteve e literature shkollore. Te kete nje harmonizim mes planprogrameve, teksteve e literatures shkollore e univerzitare eshte e pumundeshme pa nje studim serioz, profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, e metodologjik dhe pa nje studim professional psikologjik ne fushen e psikologjise se pergjithshme, femijnore, psikologjhise pedagogjike dhe psikologjise se edukimit. Pa kete qasje eshte e denuar te deshtoi cdo perpjekje e delitanteve dhe jo profesioniste te bejne reforme te duhur ne arsimin tone, te mos them shkaterrojne me shume strukturen permbatesore te edukimit dhe arsimit.
Nese nisemi nga segmenti i mjeteve dhe kabineteve mesimore, ne shumicen e shkollave tona mjetet dhe kabinetet mungojne tersisht dhe e vetmja mundesi qe i ka mbete arsimtarit eshte tabela, nje shkums, nje shpuze dhe teksti baze i lendes ku shume tekste mungojn per shumicen e lendeve mesimore. Edhe ato pak kabinete e mjete mesimore perdoren sa per sye e faqe, ku me shume krijohet tollovi ne procesin mesimoir se sa mirevajtje e tij, sepse mungon pergatitja metodike e perdorimit racional e funkcional e kabineteve dhe mjeteve mesimore.
Nese nisemi nga segmenti i percjelljes se organizimit te punes edukativo-mesimore ne shkolle, kjo percjellje po behet nga nje garniture e njerezve qe nuk jane te pergatitur profesionalisht , ne aspektin pedagogjiko-psikologjik, nga nivelet me te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku ne shumicen e shkollave mos te them ne te gjitha, mungon instalimi i sherbimit pedagogjiko-psikologjik ne shkolle, per ta bere punen e vete profesionale rrethe organizmit te procesit edukativo-mesimore, rreth bashkupunimit shkolle –familje-nxenes, rreth bashkupunimit mesues nxenes dhe mesues-mesues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollen, rreth organizimit te aktiviteteve te lira jashtmesimore, rreth organizmit te mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit suplimentar, te cilat nuk perfillen fare.
Nese nisemi nga segmenti i menyres se cilesimit te nxenesve dhe studenteve i cila dita dites po korruptohet dhe po i bije niveli objektiv i cilsimit, vleresimit dhe notimit per shkak te pergatitjes jo profesionale te testeve te ndryshme dhe instrumenteve tjera te shumta per cilesim e notim, per shkak te lidhjeve farefisnore, familjare e kolegiale, per shkak te perkatesive politike dhe per shkak te menyrave te ndryshme korruptive e banale.
Nese nisemi nga segmenti i pergatitjes se dokumentacionit pedagogjik ne shkolle e me gjere dhe dosjeve te ndryshme komulative per nxenes, jane ne nivelin me te ulte qe munde ta kete ndoj shkolle ne Europe e me gjere.
Nese nisemi nga segmenti ipergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mesimdhenes, ka vend shume per permiresime dhe per ngritjen e cilesise se tyre e cila eshte mese e domosdoshme per pune te efektshme e sa me cilesore.
Nese nisemi nga segmenti i numrit te nxenesve dhe studenteve neper klase e neper kabinete, nuk ka kurrfar kriteri reformues, eshte i madhe numri i tyre neper klase e kabinete. Regjistrimi i tyre behet pa kritere pedagogjike e psikologjike, ku klaset jane sterngarkuar dhe jane shendrruar ne reparte ushtarake nxenesish e studentesh, ne pamundesi te punohet natyrshem me ta. Regjistrim sipas kritereve farefisnore, kolegiale e politike, po keshtu pa kritere behet edhe kalueshmeria dhe gradimi i tyre duke i pais me deftesa, qertifikat e diplama sikur te blehen ne treg.
Lexuesi im i dashur keto jane disa prej mangesive te shumta gjate reformimit jo profesional ne shkollat parauniverzitare e ne univerzitetet tona. Mos te flasim per shkollat dhe kolegjet private, qe jane konkurente vetem per plaqke te drejteperdrejte te popullates, pa e preke ndergjegjen fare per kualitet dhe cilesi ne procesin edukativo-mesimor te nxenesve dhe studenteve tane ne nivel kombetar. Po ashtu duhet numruar edhe mangesite ne reformimin e qerdheve dhe enteve parashkollore, ne ato private e shtetnore, me nje fjale anarhi e papergjegjesi totale neper to.
Keto veprime gjaja reformuse, me e drejte do te ishte ti quajm veprime deformuse ne edukimin dhe arsimin tone dhe papergjegjesi totale. I juaj, mesuesi Ise

Militantizmi partiak po e rrezikon Kosoven, Shtetin dhe popullin e Kosoves

8. 05. 2021
A eshte e mundeshme qe militantet tane partiak opozitar te jene me te rrezikshem per Kosoven dhe per Shtetin e saje, sesa militantet e Listes Serbe ne balle me Goran Rakiqin, te derigjuar nga Beogradi?!
Nese po, fatkeqesishte po vazhdon fati i njejte e tragjik per Kosoven, per Shtetin dhe per popullin e saje, si para lufte, si gjate luftes dhe si pas saj me perqarje, mosmarrveshje mes veti, me fyrje e me sharje dhe me ngatrresa e perplasje deri ne vellavrasje, te cilat po demonstrohen publikisht ne Parlamentin e Kosoves, sipas apetiteve te fqinjeve tane pushtues, posaqerishte sipas apetiteve te Beogradit, te kordinuara mire per favoret e veta, ne dem te qeshtjes sone kombtare.
A eshte e mundeshme qe militantet tane opozitar te jene kaq te pameshirshem, kaq te pandershem, kaq te pa edukuar, kaq te pangopshem, kaq arrogante, dhe kaq karieriste te piste, sa te shkelin me dy kembet mbi gjakun e deshmoreve, mbi idealin e tyre per liri e per atedhe, te shkelin mbi gjakun e 15 mij viktimave te pafajshme te luftes, ku ne mes ketyre viktimave ishin edhe 2 mije viktima te moshes femijenore, te shkelin e te injorojne dhunimin dhe poshtrimin e 20 mije nenave dhe motrave tona shqiptare, qe ua shkaktuan fallangat e ndryshme qetnikesh te ushtise dhe policise serbe gjakatare gjate luftes?!
Nese po, mjer per Kosoven, per Shtetin dhe mjer per popullin e saje, kujte ia paskemi besuar fatin tone, fatin e Kosoves, fatin e shtetit te saje dhe fatin e zgjidhjes se qeshtjes sone kombtare te pazgjidhur, qe dy dekada me radhe! Me respekt, mesuesi Ise

Sa ka qene dhe sa eshte e pranishme ndihma e pedagogeve dhe psikologeve ne reformimin e edukimit dhe arsimit tone kombtar

 

  1.  5. 2014

Edhe pse reforma ne arsim dhe ne shkolle eshte detyre dhe pergjegjesi kryesore profesionale e pedagogeve, psikologeve  dhe stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik, me se paku apo fare hiq u ka mbete kjo kompetence profesionale atyre. Fatkeqesisht, kjo gjendje solli me shume deshtime sesa ecje progresive ne ne reformimin e edukimit dhe arsimit tone kombtar, e cila po vazhdon ende!

Reformat para luftes i benin dhe ia impononin arsimit kosovar dhe shkolles shqipe ne Kosove e ne trojet e pushtuara shqiptare, pushtuesit tane serbo-sllav, kurse  vendoret vetem aminin ua benim, pa kuptuar fare se cka po behet me ato ndryshime reformuese. Vendoret, pasi kalonte koha, kuptonin se asgje nuk po ndryshon per te mire, edhe pse flitej e propagandohej permes mjeteve te informimit, se do te ndodhin mrekullite ne edukimin, arsimin e ne shkollen tone shqipe, siq eshte fole edhe pas clirimit te Kosoves e deri me tani.

Edhe pas luftes clirimtare te Kosoves, prap se prap reformat nuk mbeten kompetence kryesore  profesionale e pedagogeve dhe psikologeve te shkollave, Entit Pedagogjik te Kosoves, Enteve Rajonale Pedogogjike, Enteve Komunale Pedagogjike dhe Sherbimit Pedagogjiko-Psikologjik, qe sa do pak funksiononte me pare dhe e kishin krijuar nje pervoje e cila nuk e ka merituar te hidhet posht, sepse keto sherbime ne nivel vendi  ishin te mbuluara me stafet e tyre te pergatitura sado pak profesionalisht, e qe e kishin nje pervoje ne percjelljen e gjendjes dhe organizimit te procesit edukativo-arsimore ne nivel te vendit, ne nivel rajonit, ne nivel te komunave dhe ne nivel te institucioneve te ndryshme edukativo-arsimore ne shkalle vendi.

Per qudi keto institucione, jo vetem qe su perfillen fare, por u mbyllen tersisht nga pashaj i Unmikut i ashtuquajturi Daksner, me bekimin edhe te disa shqipfolesve, qe e luanin lojen e papagallit per pashajn, Daksner, ne vend qe ta kene rolin dhe primatin kryesor ne menagjimin, kontrollimin, percjelljen dhe udhezimin, se si duhet te behen reformat ne edukim, arsim dhe ne shkollat tona te te gjitha niveleve ne Kosove.

Keto reforma mbeten ne kompetence te politikes nderkombtare, e cila politike me se paku e ka njohur realitetin dhe ligjimitetin tone edukativo-arsimor ne Kosove dhe me se paku eshte mbeshtetur mbi kete realitet, qe mos te them edhe e ka injoruar tersishte.

UNMIK-u me pashain e tij Daksner, atehere edhe sot e njihnin si legjitim arsimin e Serbise, kurse arsimin e Kosoves si pjese te saj. Nga ky qendrim dhe pozicion u nisen reformat ne arsimin kosovar, se bashku me disa bashkepunetore  shqipfoles, apo me mire te them me perkthyesit e tyre, te cilet me se paku ishin te pergatitur ne aspektin profesional pedagogjiko-psikologjik te bejne reforma ne arsim. Pergatitja e tyre ishte te bejne vetem amin dhe te pranojne pozita te lakmueshme ne arsim, qe me se paku i meritonin ne aspektin profesional, pedagogjik dhe psikologjik, per ti marre ato pergjegjesi aqe te medha e me vlera kombetare.

Edhe pse po pranohet se dekada e pare e reformes ne arsim, pas luftes Clirimtare te Kosoves ka deshtuar, prap edhe sot e kesaj dite ka filluar i njejti avaz edhe edhe ne dekaden e dyte reformuse, ku askush nuk e merr per baze  si kriter  njohjen dhe pergatitjen profesionale te pedagogeve dhe psikologeve, qe kane kompetence e pergjegjesi profesionale, me shume se sa kushdo tjeter, per te bere reforma e ndryshime progresive sa me te arsyeshme , sa me te begatshme, e sa me te mundeshme per realitetin tone  edukativo-arsimor dhe realitetin e shkollave tona ne Kosove, realitet te cilin  e posedojme per momentin.

Ky konstatim i imi personal, mbeshtetet ne pervojen time te gjate dhe pervojen  profesionale  ne arsim, ku i kam kaluar afer kater dekada dhe po vazhdoje me tutje me kete realitet. Sipas ketij konstatimi, reformat me shume kane mbete ne duar te atyre qe ndoshta kane deshire te bejne reforma, por qe nuk kane aftesi  e pergatitje profesionale pedagogjiko-psikologjike, metodike, didaktike e metodologjike  per ti bere ato me nje vizion te qarte e profesional, se ku duhet bere reforma e ku jo per momentin, ku kemi mundesi  ekonomike e profesionale per ti bere ato ndryshime  dhe sa kemi kushte per ti realizuar ato.

Kjo reforme ka patur vetem nje sukses, e ate e ka patur te beje diferencimin e atyre punetoreve profesionaist qe kane patur zotesi profesionale, per te bere reforma ne arsim dhe i kane zevendesuar me ata qe ishin perkthyes te UNMIK-ut dhe qe ishin trajnuar per nje jave e dy e per nje muaj, per te bere gjeja reforma ne arsim. Dikush mund te ma marre per te madh kete konstatim, por nuk kane te drejte sepse ne kete beteje te ashtuquajtur reformuese, nuk ua kane dhene asnje kompetence me pergjegjesi atyre njerezve qe ishin dhe jane kolose te pergatitjeve profeisonale e shkencore pedagogjiko-psikolologjike dhe kolose te arsimit.

Si psh: Dr. Pajazit Nushi, Dr. Neki  Juniku, Dr. Besnik Spahiu, Dr. Masar Nagavci, Dr. Riza Brada, Dr. Nijazi Zylfiu, Dr. Islam Krasniqi, Dr. Hajrullah Koliqi, Dr. Aferdita Deva, Dr. Bektesh Bekteshi, Dr. Dem Hoti e shume e shume tjere, qe e kane deshmuar veten me titujt e tyre shkencor dhe vepra e botime te shumta me vlera shkencore ne fushen e pegagogjise dhe psikologjise, si  shkenca  qe merren kryesishjt dhe duhet te merren  me kompetence e pergjegjesi profesionale e shkencore , per ti bere reformat sa me objektivisht, sa me racionale dhe sa me shkencore, sepse objekt studimi  shkencat ne fjale  e kane: edukaten, arsmimin, mesimin, objektet e mjetet mesimore, format, metodat, teknikat dhe menyrat e format e ndryshme organizative te procesit edukativo-msimor, notimin e cilesimin e nxenesve, qe objekt studimi i kane: sjelljet, veprimet, proceset mentale, emocionale, kognitive dhe pervojen e njeriut ne pergjithesi , e pervojen e nxenesit ne veqanti.

Asnje trajnues, apo i trajnuar nuk mund ta kete potencialin e njejte intelektual ,kulturore, profesionalo- pedagogjik dhe psikologjik, nese nuk eshte me profesion pedagog, psikolog te cilet jane deshmuar si kreator te mirefillte ne fushat shkencore te pedagogjis, didaktikes,metodikes,  metodologjise pedagogjike  dhe te psikologjise se pergjithshme, psikologjise pedagogjhike, psikologjise femijnore dhe psikologjise se edukimit, qe te merren me kompetence e pergjegjesi profesionale me reformat edukativo-arsimore, edhe pse trajnusit dhe te trajnuarit pa drejtesisht gjenden ne vendet kyqe e me pergjegjesi  ne fushat e ndryshme te arsimit, vetem e vetem qe jane militante te flakte te partise ne pushtet dhe jane pais pa kurrfar merite me grada e tituj dhe poleta shkencore brenda nje nate, duke thyer cdo kriter te rrugtimit te rregullt  gjate shkollimit po ashtu te rregullt.

Me militante partiak e me karierist, me te korruptuar e me nepotist , kursesi nuk behen reformat ,qe mund te sjellin ndryshime progresive e te begatshme, ne realitetin tone edukativo-arsimor e cdo kund tjeter. Runa o Zot prej militanteve partiak, qe te vetmin synim e kane karrieren dhe interesin e tyre personal, te cilet  nuk dojne te shohin se po shkatrrojne cdo gje qe gjejne para vetit, per te cilen iu ka dhene edhe pergjegjesia.

Per qudi, ne krye te ketyre hulumtimeve reformuese gjenden matematiciente, kimiste, fiziciente, biologe, inxhiniere, arsimtare te batit, ekonomiste dhe kategori te tilla qe me se paku se kush tjeter kane zotesi profesionale pedogogjiko-psikologjike te bejne reforma, kuptohet pa i nenqmuar zotesite e tyre qe ndoshta mund ti kene ne fushat profesionale, per te cilat edhe jane pergatite.

Lexuesi im i dashur te lutem mos i merr kurr ato pergjegjesi  mbi  vete, per te cilat nuk ke zotesi profesionale, morale e njerezore dhe pergjegjesi e edukate kombetare,  te cilat duhet dashte e respektuar me shume se sa veten dhe jeten tende.  I juaj mesuesi Ise

Pakoja e Ahtisarit ne dem te Kosoves e ne favor te Serbise pushtuse, e cila krijoj kasaphane e gjenocid ne Ballkan

3 Maj 2015- Ripostim
Pakoja e Ahtisarit dhe pranimi i saje nga pehlivanet tane politik te korruptuar , me nje fjale pranim per vetevrasje, ka cunguar pavaresine e Kosoves ne disa shtylla baze te shtetit, me të cilat matet pavarësia, si integriteti territorial, ushtria, ministria e punëve të jashtme dhe Ulësja në OKB.
Në krejt Pakon e Ahtisaarit, një herë përmendet gjuha shqipe e askund fjala shqiptar. Te shprehja komunitetet joshqiptare, eshte permend 37 herë gjuha serbe dhe serbet, e cila flet kryesisht për të drejtat dhe privilegjet e pakicave dhe atë sidomos të pakicës serbe. Kuvendi i Kosovës me këtë Pako, kurthohet me formulen e dyfisht te shumicës. Kuvendi për çështjet e ligjet jetike, ka nevojë për shumicën e përgjithshme dhe shumicën e pakicës, gjë që praktikisht i jep të drejtë vetoje pakicës. Edhe pse Kosova nuk ishte agresor, por Serbija ishte ajo, edhe pse 90% e popullates eshte shqiptare e 10% e minoriteteve, ku ne kete perqindje bene pjese edhe minoriteti serb.
Trashëgimia kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse, e cila është definuar padrejtesishte si serbe, duke parashikuar themelimin e 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe eksterritorial, të cilat uzurpojnë prone, teritor, kulturë dhe histori te shqiptareve ne Kosove.
Ahtisaari me pakon e tij përqendrohet më së shumti te decentralizimi, ku komunave te reja me shumicë serbe u dha kompetenca shumë më të mëdha se sa atyre me shumicë shqiptare dhe plotësisht të pazakonshme për komunat serbe e komunat ne pergjithesi, me kompetence apsolute, qe si shembul nuk ka kund ne bote, si në arsimin e lartë, shëndetësi e kompetenca tjera qe si ka kush ne bote prej minoriteteve.
Po ashtu kjo pako i mundesoi lidhjet horizontale të serbeve qe ta hedhin farën e një entiteti autonom serb. Lidhjet vertikale me Beogradin dhe financimi, i cili i liron nga taksat në Kosovë, i hapen rrugë kontrollit të Serbisë në çerekun e territorit të Kosovës.
Kjo pako e Instaloi përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, i cili njëkohësisht do të ishte përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, me fjalën përfundimtare për gjithçka çdo herë. Ky monark i ri do ta kishte fuqinë korrektuese, pra ndryshimin e ligjeve, dhe zëvendësuese, përjashtim të ministrave e zyrtarëve të tjerë me emërim të dikujt tjetër në ato poste. Kësisoj po betonohej protektorati sundues ndërkombëtar mbi Kosovën, në vend që të flitej për dëmet e luftës dhe gjenocidin që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës dhe popullit te saje.
Pakoja e Ahtisaarit merret me borxhet e Kosovës edhe pse Kosova u përjashtuar nga sukcesioni i ish Jugosllavisë, nuk ishte zhdëmtuar për plaçkitjet dhe shkatërrimet, dhe tash duhej të merr pjesë në borxhin e jashtëm të Serbisë. Dikur, në vend se të çarmatosej ushtria kriminale serbo-jugosllave, u çarmatos UÇK-ja, në vend se të shpërbëhet ajo, u shperblyen strukturat policore e ushtarake paramilitare të Serbisë në Kosovë, Pakoja e Ahtisaarit parashihte shpërbërjen e TMK-së.
U be nje kompromis i dhimshem nga ana e pelivaneve tane politik e te korruptuar, per te fituar Serbia shumë, por ajo mbeti prap e pakënaqur. Pavarësia nuk na kaloi në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Serbia nuk na e njohu pavarësinë e Kosoves edhe përkundër të gjitha këtyre leshimeve, ku Pakoja e Ahtisaarit u zbatua njëanshëm në Kosovë.
Sot, Serbia është edhe më tej e pakënaqur dhe në Bruksel po zhvillohen negociata të reja ne dem te qeshtjes sone kombetare e ne dem te Kosoves per favoret e Serbise pushtuse e gjenocidale. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është normalizim i marrëdhënieve me hegjemonët dhe shovinistët e papenduar për krimet dhe per gjenocidin sistematik qe e ka bere nga e kaluara e deri me sot. Sikurse dje komunat me shumicë serbe, po ashtu edhe sot bashkësia apo asociacioni i këtyre komunave, me kompetenca shtetnore, nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës, por e qeverisë së Serbisë e cila po i trimeron ata qe ta destabilizojn Kosoven, i trimeron ata mos ti pranojne kompetencat shtetnore te Kosoves, por ti kundershtojn ato , i trimeron ata mos te integrohen ne shoqerine kosovare, por ne ate serbe, sepse Kosova eshte pjese e serbise dhe do te mbetet si e tille. Kete ambicje edhe sote e kesaj dite po e demonstrojn serbet te derigjuar nga Serbija, se Kosova eshte pjese e serbise ,se Kosoven kurr nuk do ta njohim si shtet, por si pjese te saje. Ndersa pehlivanet tane politik i kane fut veshet ne lesh dhe po u bejn lutje serbeve e Serbise se bashku me Europen plake, qe ti permiresojne mardhenjet ne dem tonin e ne favor te te pangopurve serbo-sllave ortodoks te Sebise pushtuse e gjenocidale.
Lexuesi im i dashur ky ishte e eshte “kontributi” i Pakos se Ahtisarit. Po folem edhe per pikat e Banki Munit qe po tentohen te futen shtese, do ta shohim ne shqiptaret ne pergjithesi ,se bashku me pehlivanet tane te plitikes ne Kosove e me gjere ku jetojne shqiptaret, se ne cilen gjendje te mjere, na ka pruar Kshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuar dhe Europa plake, dinake e lajkatare, edhe pse kurr nuk kemi qene nje popull agresosr e pushtues i tjereve, edhe pse kurr nuk dhunuam, poshtruam e neneshtruam popuj per rreth nesh, siq bene me ne qe 2000 vite me radhe, edhe pse derdhem gjak dhe dham viktima te shumta per liri e per pavaresi. I juaj, mësuesi Isë

Emocionet egoiste ua kane shperlare nga koka emocionet kreative te politikaneve tane

1. 05. 2021
Politikanet qe pefshihen nga egoizmi jane te mbizotruar nga emocionet e ulta, te koncentruara poshte ne pjesen e barkut, e te larguar tersisht nga emocionet e larta kreative, qe shtrihen mbi pjesen qe i takone zones se barkut brenda kokes, zemres dhe brenda shpirtit, mbushur perplote kreativitet e vetmohim.
Politikanet qe perfshihen dhe mbizotrohen nga emocionet egoiste apo emocionet e mbijeteses, i kaplon ndjenja e dyshimit, frika, zemrimi, pasiguria, gara per te rrembyer cdo gje qe gjejne perpara, armiqesia, ndjenja e fajit, e turpit, frikes dhe e depresionit per mekatet qe i kane bere e ndjenja e epshit te pangopur per majorizim mbi boten mashkullore dhe ate femrore.
Kur politikanet mbizotrohen nga emocionet egoiste te mbijeteses, u fshihen nga koka, nga zemra dhe shpirti i tyre emocionet kreative vetemohuse, si falenderimi, dashuria, gezimi, frymezimi, krenaria, sakrifica per liri e per atedhe dhe per perspektiven kombtare, paqja, besimi, mirekuptimi, mirenjohja, toleranca dhe fuqizimi altruist mes nesh e tyre, per hire te kombit, atedheut e shtetit te cilit i takojme.
Mu ka mbush mendje ime personale se politikanet shqiptar qe i kemi patur ne balle te politikes andej e keteh kufijeve, ne te dyja shtetet shqiptare dhe politikanet shqiptar ne maqedoni, ne serbi, mal te zi e ne cameri per afer tri dekada me radhe, kane deshmuar katerciperishte se jane te shperlar tersishte nga emocionet e larta kreative e vetemohuse, te vershuar tmerresishte nga emocionet egoiste te mbijeteses, te cilat po i detyrojne ata te fusin perqarje, urrejtje, fyerje e vellavrasje mes nesh si komb, per ti mbrojtur interesat dhe pashallyqet e veta, qe i kane ndertuar gjate kesaje kohe sa ishin ne pushtet, ne dem te interesave tona kombtare. Me respekt mesuesi Ise