Kush e demtoi me shume Kosoven, qeveritaret tane qe ishin ne pushtet deri me tani apo qeveritaret e tanishem qe po akuzohen padrejtesisht nga opozita
26. 05. 2021
Veprimet me te demshme ndaj Kosoves per dy dekada me radhe, ishin veprimet e qeveritareve te meparshem qe i patem ne balle, e jo te qeveritareve qe i kemi tani ne balle, si presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kreparalamentarin Konjufca, ministren e puneve te jashtme Donika Gervalla dhe ministrat tjere ne perberje te qeverise Kurti.
Demet e shumta qe ia sollen Kosoves qeveritaret e meparshem, dihen boterisht dhe jane gati te pariparushme te cilat i kane kuptuar fare mire edhe qytetaret e Kosoves i madh e i vogel pa perjashtim, pos atyre qe ne epiqender e kishin dhe e kane korrupcionin, nepotizmin, dhe krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, akademik, shkencor e juridik per interesat e veta te ulta personale e familjare, duke shkelur mbi interesat kolektive, kombtare e shtetnore dhe duke shkelur mbi gjakun e amanetin e deshmoreve tane.
Ndersa demet qe mund tia sjellin shtetit te Kosoves, atedheut dhe popullates se saj, pushtetaret e tanishem, mbetet ti shohim gjate qeverisjes se tyre katervjeqare.
Demi qe i sollen Kosoves qeveritaret e meparshem mundet me qene me pasoja te medha e te pariparushme si, duke filluar me ndarjen e Mitrovices dhe popullates se saje dhe mos kthimi i shqiptareve neper trojet e shtepite e veta qe nga pas lufta e deri me tani, duke mos e shtrir pushtetin si duhet e sa duhet ne pjesen e Kosoves veriore, duke mos e nderprer Serbine qe te ndertoi banesa per kriminelet serb ne pjesen veriore te Kosoves dhe te organizoi krime te ndryshme ekonomik ne bashkpunim me policine veriore te Kosoves, e ne anen tjeter te pengohen shqiptaret te kthehen ne pasurite, shtepite e tokat e veta nga kriminelet gjakatar serb, duke ua blere Serbia per pak pare tokat e tyre qe ta pastroi teritorin e veriut te Kosoves nga popullata shqiptare.
Po ashtu duke filluar me faljen e afer 3, 4 mij hektar toke FYROMIT, duke nenshkruar asociacionin nje etnik serb, duke nenshkruar statusin special per kishat ortodokse te pushtuar nga Serbia dhe nenshkrimi i dhenjes ekstra teritor per kishat ortodokse ne fjale, marrja e vendimit permes nje letre derguar Sekretarit te NATOS qe Ushtria e Kosoves te mos vendoset ne kater Komunat me shumice serbe ne pjesen e veriut te Kosoves, faljen e 8300 hektar toke Malit te Zi, cilesimin e veriut si toke e dhuruar nga Rankoviqi dhe kerkesat publike per ndarjen e Kosoves dhe faljen e veriut Serbise.
Mbetja e Kosoves dhe pjeseve tjera te atdheut shqiptar nen qizmen pushtuse te fqinjeve tane greko-sllav qe nga 1913 e deri me tani nga askush prej politikaneve tane per asnje rast nuk e ka potencuar kete qeshtje tragjike e gjenocidale per shqiptaret ne asnje asociacion nderkombtar, apo ne dialog me Serbin para paleve ndermjetsues ne dialog.
Linde pyetja befasuese, kush e inicoi e kush e hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e Kufijeve, qeveritaret tane te meparshem e qeveritaret e Shqiperise apo kancelarja gjermane Merkel?! Kjo ngjarje tani dihet boterishte dhe nuk ka nevojne per koment.
Te gjitha fajet e krimet qe ia kane bere Kosoves qeveritaret e meparshem se bashku me militantet e terbuar te tyre, tani perpiqen nga menyrat me te ulta q`njerezore tua hudhin fajin padrejtesishte qveritareve te tanishem, kryesishte drejtuar sulmin e padrejte, e pandershem dhe vulgar kunder presidentes se Kosoves Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Konjufca, ministers se puneve te jashtme Donika Gervalla dhe kunder ministrave tjere qe pefaqesojne qeverine Kurrti.
Nuk ka veprime me te ulta njerezore sesa veprimet e atyre qe ua hudhin fajet dhe krimet e veta tjereve per ta mbuluar poshtersine e vete! Paqin faqen e zeze e turpin e botes dhe i vraft gjaku i derdhur per liri dhe amaneti i deshmoreve tane kombtar ! Me respekt, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!