Pedagoget e psikologet jane dora e djathte e shkollave tona, por po injorohen marrezisht nga burokratet e korruptuar te arsimit

 

25. 05. 2021

 

Pedagogu i shkolles ka me se shumti pune profesionale pedagogjike  ne krahasim me stafin punues te sherbimit pedagogjiko-psikologjik. Kjo eshte mese e kjarte dhe mese e kuptueshme per ata qe e dijne, se objekti i punes neper te gjitha llojet e shkollave eshte edukata dhe arsimi, i niveleve te ndryshme ne to. Po ashtu objekt i studimit shkencor  te pedagogjise eshte edukata, arsimi, mesimi, objektet shkollore, kabinetet e mjetet mesimore, format, metodat, teknikat dhe parimet e ndryshme bashkekohore te organizimit te procesit edukativo-mesimore neper shkolla.

 

Atehere konkludohet se studiuesit e shkences se pedagogjise, pedagoget,  jane me kompetentet moralisht e profesionalisht, qe te merren drejtperdrejte me reformat edukativo-arsimore dhe me problemet e ndryshme organizative qe daslin brenda shkolles per ti trajtuar e menagjuar ne menyren me profesionale te mundeshme.

 

Ndihmesa e pedagogut ne shkolle duhet te vie ne shprehje konkretisht si nismetar, organizator, kordinatore, drejtues, keshilldhenes, udheheqes dhe mbikqyres i drejtperdrejte i pergatitjes, organizimit, zhvillimit, percjelljes, vleresimit dhe perparimit te punes edukativo-arsimore ne shkolle.

 

Ndihma e pedagogut te shkolles eshte mese evidente dhe e domosdoshme edhe ne keto lami te caktuare jetike dhe paresore per shkollen, si:

 

-Programimi dhe planifikimi i punes edukativo-mesimore ne shkolle nga i cili varet puna e suksesshme e faktoreve edukativ dhe realizimi i qellimit dhe i detyrava te shkolles ne teresi;

 

-Ndihma instruktive dhe mbikqyrja pedagogjike e realizimit te planeve dhe e organizimit te punes edukativo-mesimore nga ana e mesimdhenesve, e cila eshte lami e posaqme e fushe-veprimit praktik e pedagogut te shkolles, ne te cilen hyne organizimi i mesimit te rregullt, mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit zgjedhore dhe aktivitetet tjera jashte mesimore;

 

-Ndihma e perhershme e pedagogut permes ligjeratave te ndryshme ne ngritjen profesionale dhe pedagogjike te stafit mesimdhenes,  permes ndihmes se stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik ne shkolle;

 

-Ndihma ne perparimin dhe vleresimin e punes edukativo-mesimore, e cila eshte me interes te posaqem qe kerkon angazhim te perkushtuar dhe te perhershem nga ana e pedagogut te shkolles;

 

-Ndihma profesionale pedagogjike e menyres se cilesimit te nxenesve nga ana e mesimdhenesve, sipas standardeve pedagogjiko-psikologjike te kohes dhe sipas rregullave e parimeve didaktiko-metodike e metodologjike;

 

-Ndihma dhe ngritja po ashtu permes ligjeratave e kultures pedagogjiko-psikologjike tek prinderit si nje pune shume e rendesishme, posaqerisht ne mjedisin tone qe mungon dukshem kjo kulture, pa te cilen nuk ka perparim te kenaqshem ne edukimin dhe arsimin e nxenesve tane;

-Ndihma profesionale per problemet e ndryshme personale te nxenesve te cilat edhe ashtu jane te shumta dhe te llojllojta;

 

-Ndihma e pedagogut qe ta zhvilloje sa me shume bashkepunimin e shkolles me familjen dhe mjedisin e saj, qe mjedisi te kete ndikimin e vet ne shkolle dhe shkolla ne mjedisin e saj, ta zhviloi kulturen e bashkpunimit professional mes mesimdhenesve, mes mesimdhenesve e nxenesve, mes nxenesve njeri me tjetrin;

 

-Ndihma e pedagogut te shkolles ne mirembajtjen e dokumentacionit pedagogjik-shkollor ne te gjitha nivelet dhe ne mbare strukturen dhe permbajtjen e llojeve te shumta te ketij dokumentacioni me vlere te madhe historike te zhvillimit te procesit edukativo-mesimor ne kuader te shkolles tone kombetare.

 

Te gjitha keto fusha ne mesin e fushave prioritare qe u permenden me larte, si detyre dhe kompetence profesionale e pedagogut te shkolles, jane permend ne menyre siperfaqesore pa hyre ne detaje per ti shkoqit nje numer te madh te permbajtjeve voluminoze te seciles fushe qe e permendem me larte.

 

Secili dashamire i arsimit, mund ta marre me mend, sesa e vetmuar dhe e lene pasdore  ka mbete shkolla jonene mungese te pedagogut dhe psikologut shkollor, kur behet fjale per perkrahjen, ndihmen, udhezimin dhe keshillimin profesional te pedagogut dhe psikologut shkollor dhe stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik qe duhet te funksionoi brenda shkolles per nevojat e kerkesat e saj te shumta qe jane bere problem i pazgjidhur ne menyre profesionale, analizuar e trejtuar poashtu profesionalisht nga ana e pedagogut dhe psikologut shkollor.

 

Per ndihmesen e psikologut shkollor do te flas herave tjera me nje shkrim te posaqem qe do te behet fjale posaqerisht per te.

 

Lexuesi im i dashur nese e ke sado pak zemer e shpirt qe shkolla shqipe te funksionoi sa me normal, sa me drejte  dhe ne favor te gjeneratave tona te reja e ne favor te kombit shqiptar, i jep perkrahje ku do qe te jesh, instalimit te pedogogut e psikologut shkollor apo stafit pedagogjiko-psikologjik neper shkollat tona. Me respekt, mesuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje