29. 07. 2020

“Pa Shkollim nuk ka fe të mirëfilltë”, “Nxënësit tonë nuk duhet të mësojnë vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit.Ata duhet t’i nisim në rrugën për të njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si dicka statike”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër”.

“Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet”, “Lexoni sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip e drejte në gjuhën e Zotit për shqipëtarët”.

“Kemi tri fe, por kemi një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë, mbi detyra e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut”, thonte dikur Mull Idriz Gjilani para popullit te vete.

E sote si shprehen shumica e klerikeve tane te feve qe u perkasin, si shprehen politikanet ne politike, si shprehen nje pjese e intelektualeve fanatik qe i perkasin njeres prej fese krishtene katolike apo ortodokse dhe fese islame muslimane, si shprehen disa gazetar qe i thojne vetit intelektual e gjysem intelektuale fanatik te ndryshme fetar e politik?! Jo kurr s`iq ishte shpreh dikur Mulla Idriz Gjilani, kombetarisht, fetarisht, butesisht, humanisht , vellazerisht dhe atedhetarisht, por fanatiket fusin perqarje, urrejtje dhe fyerje mbi baza fetare ne mes vellezerve shqiptar te nje gjaku, te nje gjuhe dhe te nje atdheu.

Lexusi im i dashur, Kombi mbi te gjitha, pastaj vijne tjerat me radhe.”Ta ndihmojme njeri tjetrin, me fjale , me pene, me pasuri dhe te duhemi si vellezer”, thonte Mulla idriz Gjilani.

Po ashtu ai thonte:” Pa nje atedhe te lire feja nuk mund te mbahet kurr dhe nuk mund te ushtrohet. Sa e mire e sa e kuptueshme eshte ajo kur shpjegohet shqip, ne gjuhen e Zotit per shqiptaret”. Mulla Idriz Gjilani thonte edhe ket:” Kemi tri fe, por kemi nje Atedhe te perbashket, nje gjak vllezeror, nje gjuhe, nje Diell e nje Zot. Detyre, mbi detyra e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atedheut”.

Kete mesazh nuk u shkon ndermend te na japin ata qe ne gjak e ne shpirte e kane perqarjen fyerjen, shkatrrimin e unitetit kombtar,  pengimin e zhvillimuit te tij dhe te cilet jane shite per pak pare, tia bejne kete te zeze popullit shqiptar dhe atdheut te vete.                                                                         Paqin faaqen e zeze dhe i vfart gjaku i derdhur lum i shqiptare i madh e i vogel dhe gjaku i deshmoreve qe e dhane jete per liri e per atdhe! I juaj, mesuesi Isë

27. 07. 2020

U jam mirenjohes, falenderues dhe respektues botes, popullit dhe familjes sime te dashur, mes te cileve jam rrite, edukuar dhe kam perfituar te mira vitale e jetike prej tyre.

Qe te mos mjaftohem vetem me fjalet mirenjohje, falenderim e respekt kam bere e po bej perpjekje, mirenjoihjen, falenderimin dhe respektin qe e kam per boten, popullin tim te dashur dhe per familjen, ta deshmoi permes nivelit te sjelljeve te mija dhe permes nivelit te kontributdhenjes gjate jetes qe mu ka dhene rasti te desdhmohem ne misionin e shejte te mesimdhenesit duke u angazhuar me zemer e shpirt ta jap kontributin tim, ne edukimin dhe arsimimin e gjeneratave te reja te shkolles shqipe dhe ne mirembajtjen e duhur te atmosferes se ngrohte e te dashur dhe mirembajtjen e zhvillimit dhe edukimit sistematik te familjareve e posaqerisht te femijeve sipasardhes te mij, qe per asnje qast nuk ua kam kthyer shpinen dhe interesimin per ta.

E kam shume te kjarte qe nuk kam mujte ti bej mrekullite ne edukimin e arsimimin e gjeneratave te reja, nuk kam mujte ti bej mrekullite per familjen, per popullin e per boten, por jam mese i bindur qe e kam bere ate te mire qe i kam pas mundesite e diturine ta bej.

Me vetedije e me qellim nuk i kam bere keq botes, popullit shqiptar, as familjes sime te dashur, trashigimtar i te ciles jam, sepse e kam ndjere te turpshme, jo njerezore, jo morale, jo humane e jo kombtare ta keqperdor rriten, edukimin, arsimimin e shume e shume te mira tjera qe i kam perfituar nga bota, nga populli shqiptar dhe nga familja ime e dashur.

Me kete lumturi modeste e kam mbeshtjelle trupin tim dhe menyren e te jetuarit, qe ma ka mundesuar mirenjohja, respekti e falenderimi ndaj atyre qe kam perfituar te mira dhe ndaj kontributit modest dhene per boten, per popullin shqiptar dhe per familjen time gjate perpjekjes per ti shpaguar te mirat qe i kam marr nga faktoret ne fjale. I juaj, mësuesi Isë

26. 07. 2020

Eshte parimore, e njerzishme, humane, morale e kombtare tu jemi mirenjiohes atyre qe na rriten, na edukuan dhe na pergatiten per jete qe ta organizojme sa më njerezishte, e sa më profesionalisht, te jetojme te barabart e si njerze dhe ti perfitojme te mirat e kesaj bote te cilat na takojne .

Mirenjohja eshte temel mbi te cilin ndertohet lumturia, njerzishmeria, dinjiteti e ndershmeria e paster e secilit individ, pa te cilat asgje e kendeshme dhe e lumtur nuk arrihet gjate jetes.

Nese i bejme pyetje vetit sa jemi mirenjohes, sa jemi te pergatitur e te gatshem tua kthejme te miren me te mira qe i kemi marr nga familja, nga shkollimi, shoqeria dhe nga populli te cilit i takojme, vertete mbetet shume per te deshiruar, sepse doren ne zemer, me shume kemi marr sesa po japim, ne vende qe te ndodh e kunderta.

Ne kete nivel te paekuilibruar, ku më shume marrim sesa japim na ka sjelle mosmirnjohja e asaj qe kemi marr gjate jetes nga tjeret, duke u nis prej familjes e deri te populli ne pergjithesi, na ka sjelle kultivimi i lakmise se shemtuar, egoizmit te pasocializuar, kultivimi i mos respektit, mos dhenjes se kontributit ndaj atyre qe kemi marr si ne familje, ne rrethin ku jetojme, ne vendin e punes qe kemi marr pergjegjesi morale, profesionale, kulturore, shkencore, politike dhe fetare.

Mosmirnjohesit nuk jane njerze te lumtur me ate qe e posedojne, jane grabites, te pangopshem, jane te korruptuar, te pandershem, kriminel te llojeve te ndryshme, vrastar, te pabese, tradhtar, xheloz, nervoz, inatqor, perqares, hakmarres dhe ne fund vetevrases apo skandaloz te nje tragjedie ne dem te tjereve,sepse nuk i besojne askujt, nuk i besojne as Zotit.

Mjer familja, rrethi ku jetojne, mjer shoqeria, vendi i punes, mjer shteti dhe kombi qe i ka ne mesin e vete mosmirenjohesit, kategorin më kontraverze, me zhvatese, më te korrfuptuar, më te trisht e te prisht dhe më te panjerzishme te kesaj shoqerie. I juaj, mësuesi Isë

22. 07. 2020
Njeriut qe i mungon ndjenja e mirenjohjes ndaj gjerave qe i posedon gjate jetes dhe ndaj kontributit te tjereve, mes te cileve jeton e gjalleron, njeriut qe i mungon ndjenja e faljes se atyre qe rastesisht i kane bere keq gjate jetes dhe i mungon ndjenja e kontributedhenjes per veteveten, per familjen, per rrethin ku jeton dhe per vendin e punes, deshmon kjarte se nuk e ka te formuar, te gdhendur e te kultivuar sa e si duhet sistemin e te jetuarit i lumtur, me dinjitet, me optimizem, respekt e me dashuri gjate jetes.

Mosmirenjohesit njihen me veprimet e veta destruktive, qe sjellin telashe e kokeqarje ne familje, ne vendin e punes, ne rrethin ku jetojne e veprojne, duke keqperdor poziten, profesionin dhe pergjegjesine qe e ka, ne menyren më banale e më jo njerzore.

Mosmirenjohesit jo vetem qe nuk kane ndjenja ti falin tjeret, per ndoj gabim qe ua bejne atyre, por rebelohen e hakmerren ne menyren me te eger te mundeshme dhe nuk falin.

Hakmaresit jo vetem qe nuk kane ndjenja per te fale e per te mirekuptuar, por ata nuk kane ndjenja as per ta dhene kontributin e vete ne rrethin ku jetojne, por perkundrazi ata zhvatin e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara, te presin ne bese, shpiunojne tek hasmi, bashkpunojne me hasmin, tregtojne e bejne tugjarllak me pjese te atdheut e me pasurine e tij dhe, e shkaterrojne tersisht shtetin dhe atedheun ku jetojne.

Shoqerise njerezore qe i mungojne mirenjohesit, falesit, tolerusit, mirekuptusit, bashkpunusit dhe kontributedhenesit, ne skenen e saje politike, institucionale, kulturore e fetare, ne ate shoqeri mbizoteron korrupcioni, krimi i organizuar politik, ekonomik, shendetesor, juridik , arsimor, kulturor e fetar. I juaj, mësuesi Isë

21. 07. 2020

Populli ka thene:” Jepja pushtetin njeriut per ta pare sa eshte njeri e sa jo”, sa eshte i menqur e sa budalle, sa i ndershem e sa i pandershem, sa intersgji e egoist e sa jo, sa trim e sa qyqar, sa i drejte e human e sa jo, sa atdhetar e sa tradhtar.

Ky mendim i arte i popullit eshte deshmuar praktikisht per nga vertetesia e tij, ne secilen qeveri qe kane marr pjese politikanet tane shqiptar, si para luftes kur ishim nen pushtim latino-romak, heleno-bizantin, sllavo ortodoks, turko-aziatik, si ne kohen e mbreterise serbo-kroato-sllovene, si ne kohen e komunizmit titist e rankoviqian, si ne kohen e komunizmit ruso-stalinist e Enverian, si ne kohen e pasluftes qe dy dekada me radhe, eshte vertetuar katerciperisht sa hiq politikan kishim e kemi ne balle!

Hiqi i politikes dhe politikaneve tane shqiptare eshte deshmuar e po deshmohet permes humbjes se teritoritoreve tone, permes mos mbrojtjes se qytetareve nga burgosjet, torturat, dhunimet e vrasjet e ndryshme, nga perzenja prej trojeve te tyre prej gjelateve pushtues me te cilet jemi te rrethuar.

Permes instalimit te korrupcionit ne shtetin tone dhe institucione te ndryshme shtetnore e private, si askush më shume per rreth nesh, permes krimit te organizuar politik, ekonomik, shendetesore e arsimor.

Permes dhenjes se avantazhit te pushtuseve tane duke nenshkruar marrveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku humben mbi 8200 hektar toke, duke nenshkruar marrveshjen e asociacionit te komunave serbe me kompetenca shtetnore kunder kushtetutes sone.

Duke neshkruar ekstra teritor per kishat serbe dhe duke i humbur mbi 2000 hektar toke me maqedonin e veriut, duke bere bisedime te fshehta qe te ndahet Kosova e veriut nga ura e Ibrit e tutje, te behet minishngeni i Serbise Rama-Vuçiç ne dem te Kosoves, e shume e shume tjera marifetllyqe te turpshme e antikombtare, te mos them tragjike per ne shqiptaret. I juaj, mesuesi Isë

19. 07. 2020

Politikbersit dhe udheheqesit e arsimit dhe edukimit tone kombtar nga larte poshte e anasjelltas po e politizojne dhe po e shkatrrojne edukimin, arsimin dhe shkollen shqipe, njejte siq bene pushtusit e popullit iliro-shqiptar neper dekada e shekuj, qe synim paresor e kishin shkaterrimin e institucioneve tona arsimore- edukative, me synimin qe ta perqajne, ta sundojne, ta nenshtrojne e ta asimilojne më lehte kete popull.

Kjo dukuri e shemtuar nuk lene kurrfar hapsire qe te dyshojme ne perhapjen e saje te vrazhde ditadites neper institucionet tona edukative-arsimore nga larte poshte dhe anasjelltas, permes menyres se shpalljes se vendeve te punes qe i shpallin konkurset neper DKA-te e Komunave tona, ku nuk respektohen fare ligjet dhe kriteret e konkurseve, mbi te cilat shkelin me dy kembet, duke manipuluar me to, ne pershtatje me familjaret e politikberseve dhe udheheqesve te arsimit, me farefisni e miqesi te tyre dhe me pershtatjen per militantet partiak qe u sherbejne politikberseve dhe korrupcionit te niveleve te ndryshme, ne dem te kuadrit profesional, kualifikimit, pergatitjes dhe ne dem te organizimit te procesit te mirfillt edukativ e mesimor.

Kriteri i zgjedhjes se kuadrit neper keto institucione, eshte partiak, familjar, farefisnor, miqesor e korruptues, duke mos e qare koken aspak per respektimin e kritereve pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike e metodologjike te pergatitjes qe e posedon kuadri mesimdhenes e ai udheheqes dhe kuadri profesional pedagogjik e psikologjik i menagjimit te procesit organizativ mesimor, i cili pranohet ne nje institucion te caktuar per lendet mesimore, per udheheqje dhe per percjellje profesionale te procesit organizativ mesimor ne nivel te shkolles. Shkurt shprehur kuader i pranuar me direktivat nga larte poshte, sikur keto institucione te ishin prone private e tyre.

Kjo dukuri e shemtuar eshte perhap edhe me rastin e regjistrimit te nxenesve e studenteve neper shkolla e univerzitete, neperr qerdhe e parashkollore, pa kurfar kriteri profesional, pedagogjik e psikologjik, por sipas perkatesive politike, familjare, farefisnore, miqesore e korruptive. Po ashtu kjo shemtire e ka perfshire edhe notimin, cilesimin dhe kalushmerine e nxenesve dhe studenteve duke shkelur me dy kembet mbi çdo kriter pedagogjik, psikologjik e metodologjik te notimit ,cilesimit e kalushmerise. Te mos them kriteret hudhen pa pike meshire ne kantat e berrllogut, per te zene vend kryesor anarhija e mospergjegjesia para ligjit, vendit te punes dhe para institucionit ku punohet e mesohet.

Shemtija ne fjale eshte perhap si virus edhe ne paisjen e institucioneve tone edukative e arsimore, me kebinete e mjete te duhura e te nevojshme mesimore, permes injorimit e korrupcionit duke abuzuar me tender te ndryshem per interesa personale. Ka depertuar poashtu edhe ne menyren e hartimit dhe perpilimit te korikulave te ashtuquajtura apo planpromeve dhe ne menyren e hartimit dhe perpilimit te teksteve, literatures dhe doracaket ndihmes shkollor duke mos i perfillur fare kriteret pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike e metodologjike gjate hartimit dhe perpilimit te tyre.

Per ti dhene vule kesaje shemtije qe i ka kapluar institucionet tona edukative e arsimore dhe politikbersit e udheheqesit e ketyre institucioneve, deshmon kjarte bllokimi dhe politizimi i derpertimit te kuadrit te mirefillte e profesional ne to, bllokimi i sherbimit pedagjik e psikologjik profesional neper shkollat tona. Bllokimi i shpalljes se vendeve te punes se pedagogut dhe psikologut, si domosdoshmeri e kohes dhe si kuader profesional per shkollat tona, duke e lene tersishte ne anarhi qeshtjen e organizimit te procesit te mirfillte mesimor, e sherbimit profesional te punes me nxenes dhe zigjidhjen profesionale te problemeve te ndryshme rreth angazhimit te nxenesve ne mesim, rreth suksesit te tyre dhe rreth disiplines neper oret mesimore dhe problemeve te ndryshme qe u dalin nxenesve, mesimdhenesve dhe prinderve te nxenesve, e shume e shume probleme tjera organizative brenda nje shkolle. I juaj, mësuesi Isë

16. 07. 2020

Rikodimi i mendimeve, bindjeve, besimeve e veprimeve qe u ka skaduar koha dhe zavendesimi i tyre me mendime, bindje, besime e veprime qe shkojne pershtat me kerkesat e kohes, eshte domosdoshmeri e menquri e jona.

Transformimi sistematik i botes sone emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale e kombtare, mundeson ndjenje te re fuqie, rritje e ndryshim te duhur e dinamik, mundeson deshire te madhe e te zjarrte dhe vullnet te forte, guxim e dashuri brenda nesh, qe te bejme më shume, te jemi e te kontribojme më shume dhe te rrezistojme aq sa ka nevoje per favoret tona gjate jetes.

Pose bem rikodimin dhe transformimin sistematik te vetevetes, do te zhytemi pa dashjen tone e do te permbytemi ne Oqeanin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve qe u ka skaduar koha, duke mbete qesharak perballe botes perparimtare, me nivelin tone te ulte edukativ, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar, duke u derigjuar nga mungesa e mirefillte e deshires, dashurise, vullnetit, guximit dhe menqurise per jeten.

Qenjet e arsyeshme njerezore nuk ia lejojne vetit tu ngulitet ne koke skadenca e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve qe nuk jane te pershtatshme, nuk jan produktive, te dinjitetshme e te frytshme per kohen. Nuk i lejojne vetit ndjenja e emocione zhgenjimi, nenshtrimi e perqmimi. Nuk i lejojne vetit tretjen ne humnere te deshires, dashurise, vullnetit, guximit e menqurise per jeten, qe te mos bejne kurgje, te mos jene dikushi dhe te mos kontribojne asgje, duke pranuar te jetojne si bari steril veshur per rreth trupave te lisave te mdhej. Lis më te madhe se veteveten nuk duhet pranuar aske, sepse e poshtrojme veten me menyren e te jetuarit si bari steril. I juaj, mësuesi Isë

15. 07. 2020

Nuk priten te mira pos te kqija per shqiptaret qe po e perkrahin frymen shkatruse te politikes qe e kemi ne balle per dy dekada me radhe.
Politika e politikanet qe e kane instaluar korrupcionin, krimin e organizuar, nepotizmin apo familjarizmin, nuk i sjellin asgje te mire atdheut dhe popullit, pos shkatrrimit total dhe varferise ekstreme.

Derisa tu shkojme prapa e ti perkrahim politikanet te cilet e nenshkruan marrveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku si pasoi i humbem mbi 8200 hektare toke ne teritorin e Kosoves. Derisa tu shkojme prapa e ti perkrahim politikanet qe e nenshkruan marrveshjen kunder kushtetuse te themelimit te asociacionit te komunave me shumice serbe dhe me kompetenca shtyetnore.
Derisa tu shkojme prapa e ti perkrahim politikanet tane qe e kane nenshkruar lejimin e ekstra teritorit per kishat ortodokse serbe, te uzurpuara dhunshem nga pushtimi fashist serb, nuk pritet asgje e mire per shqiptaret, pos te kqijave e te zezave sistematike.

Derisa ti perkrahim e tu shkojme prapa politikaneve tane shqiptare qe bejne marveshje sekrete e kriminale me Kriminelin Vuçiç per ta ndare Kosoven me Serbine e Shqiperine dhe per ta themeluar minishengenin Serbi-Shqiperi- maqedoni e veriut, nuk pritet asgje e mire, asgje e bardhe, asgje e ndershme dhe asgje kombtare e njerezore, pos te kqijave, te zezave, te pandershmeve, kunder kombit e kunder njerezores.

Gjitha keto tmerre qe i perjetoi e po i perjeton Kosova, shteti dhe populli i saje, mbi 50% te fajit i ka populli, qe e perkrahu e po e perkrah ploitiken e politikanet e qeverise PRONTO dhe PAN, per dy dekada me radhe, duke e genjyer veten, se do te kete diçka njerezore, humane, sociale, morale e kombtare prej ketyre politikaneve sociopat, qe vet i kemi vuar ne balle te skenes sone politike dhe i kemi perkrahur. I juaj, mësuesi Isë

13. 07. 2020

Te kemi lumturi e sukses gjate jetes, eshte i domosdoshem ekuilibri i zonave jetesore permes percaktimit te vizionit, bindjeve , besimeve, strategjive dhe qellimeve e veprimeve tona per secilen zone, qe mos ti nenshtrohemi anarhise gjate te jetuarit, por te kemi percaktime e plane te pershtatshme per secilen zone jetesore, ku secila ka ndikim te madhe ne menyren dhe ne cilesine e modelimit tone te te jetuarit.

Shume prej nesh bejme jete jo te ekuilibruar sa e si duhet, ku ne njeren ane kemi shume pasuri materiale, e ne tjetren ane mardhenje jo te mira e jo te lumtura familjare, kemi shendet te mire e ne anen tjeter jemi zhytur ne borgje, kemi kariere te ngritur, por ndjehemi zemerthyer dhe te vetmuar. Keto jane disa prej fakteve qe deshmojne nje jete jo te ekuilibruar, ku fitojme ne nje zone te jetes e ne shume tjera humbim.

Te kota do te ishin perpjekjet tona qe te arrijme sukses e lumturi gjate jetes, nese nuk kemi ekuiliber te duhur dashurie mes partnerit dhe mes femijeve tane e familjareve tjere, nese nuk kemi raporte te mira e te sinqerta mes miqeve e dashamireve, nese nuk shetisim ne natyre brenda e jashte vendit, nese nuk e kemi ne nivel te duhur mjedisin ku jetojme, si brenda shtepise, jashte saje e ne rrethin tone, nese nuk e mirembajme si duhet shendetin fizik, psikik, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar, nese nuk e ngrisim dhe nuk e permiresojme jeten intelektuale, aftesite e talentet tona, nese nuk e ngrisim, humanizojme, socializojme jeten shpirterore, nese nuk e humanizojme, persosim dhe nuk e ngrisim karieren tone profesionale, kulturore, historike, shkencore e krijuse, nese nuk e permiresojme nivelin e jetes ne familje dhe nivelin e jetes ne komunitet duke i permiresuar raportet mes tyre.

Per ta bere realitet ekuilibrin e zonave te jetes duhet shfrytezuar literaturr profesionale e shkencore te pasaqme qe flitet ne menyre shkencore per secilen zone te jetes, sepaku dy a tri libra, se si duhet ekuilibruar ato, duhet te shfrytezohen lloje te ndryshme seminaresh e trajnimesh, sepaku dy tre te tilla per secilen zone qe e permendem më larte, sepse jeta e ekuilibruar, e sukseseshme, e lumtur, e dinjitetshme, humane e njerezore eshte mbi te gjitha vlerat qe i ka percaktuar njerzimi i botes. I juaj, mësuesi Isë

11. 07. 2020

Deputetet e Parlamentit te Kosoves dhe atij te Shqiperise, ne vend qe te deshmohen perfaqesues te popullit dhe interesave te tij, ata po i perfaqesojne interesat e veta personale dhe interesat e lidereve te tyre partiak nga te cilet udhehiqen, kuptohet me shume pak perjashtime.

Menyra e perfaqesimit te tyre po i ngjane luajve, tigrave dhe ujqerve kur kacafyten mes veti prane viktimes qe ta marrin copen më te madhe nga trupi i pergjakur i saj, ne momentin kur i kane zene pusine asaj.

Skena rrenqethese e trishtuse ne Parlamentin e Kosoves e ne ate te Shqiperise kane kaluar ne mode dhe po demonstrohen ne menyren më te vrazhde, më agresive dhe aspak njerezore nga grupe deputetesh, te cilet luftojne si gladiator mes veti, per ti mbrojte interesat e veta personale e partiake ne menyren me te ulte te mundeshme, pa e trazuar koken se ata jane perfaqesues te popullit dhe interesave te tij, interesave te vendit dhe shtetit te cilit i takojne.

Ne mendjen e secilit qytetar keta luaj, tigra, ujqer e gladiator jane ngulit si deputete te trishte e te turpruar qe nuk jane fare perfaqesues dhe mbrojtes te interesave te tyre, por shkaterrues maksimal, te joshur nga motivi i pangopshem qe ta marrin copen më te madhe nga trupi e nga jeta e qytetarit duke i shkaterruar maksimalisht interesat e tij. I juaj, mësuesi Isë

8. 07. 2020

Çdo veprim qe e bejme gjate jetes, stimulim i tij eshte fuqia e cilesia e mendimeve, bindjeve dhe besimeve tona. Sa më e madhe eshte fuqia e cilesia e tyre, aq më i vendosur eshte veprimi yne drerjte arritjes se synimeve e qellimeve qe ia kemi vuar vetes.

Jo gjithehere mendimet, bindjet dhe besimet tona kane fuqi te duhur dhe jane te qelluara, te shendetshme, produktive, vizionare, humane, morale, sociale, kombtare e te njerzishme. Per kete arsye kemi nevoje te madhe te kujdesemi sistematikisht per menyren, sasine, cilesine, thellesine dhe permbajtjen e mendimeve, bindjeve dhe besimeve qe i posedojme brenda vetevetes, sepse fuqia dhe cilesia e veprimit tonë mvaret kryesishte nga niveli i tyre i cili na qone drejte fitoreve ose humbjeve, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije.

Perkujdesi yne rreth nivelit, fuqise dhe cilesise qe e posedojne mendimet, bindjet e besimet tona, parimisht mundeson qe ti modelojme ne menyre sa më optimale modelet e sistemit tone te organizimit jetesor, ku modelet e vjeteruara qe u ka skaduar koha, i zavendesojme me modele bashkohore qe premtojne knaqshem per kohen, mes te ciles jetojme dhe na mundesojne nje menyre te shendetshme, te njerzishme, humane, morale, sociale e kombtare, te lirohemi nga ndotjet e ndryshme te se kaluares dhe nga niveli i ulte i menyres se te jetuarit.

Nuk duhet te harrojme per asnje qast, se nga niveli, permbajtja, fuqia, sasia dhe cilesia e mendimeve , bindjeve dhe besimeve, mvaret krejtesishte edhe menyra e veprimit tone real apo jo real ndaj vetevetes, familjes, ndaj tjereve, shoqerise, shtetit, atdheut dhe ndaj shendetit fizik, psikik, emocional, intelektual, estetik, social, human, moral, politik e kombtar, te cilat kurorzohen me fitore apo humbje, me drejtesia apo pa te, etj. I juaj, mësuesi Isë

6. 07. 2020

Shpeshehere kemi mendime, bindje e besime shume te gabuata ndaj vlerave tona qe i posedojme, te cilat ne esence jane modele pesimiste e zhgenjyse per potencialin tone fizik, psikik, emocional e intelektual, duke menduar, duke u bindur dhe besuar me paknaqesine e pamjes se jashtme trupore e te fytyres, per nga ana estetike, per nga ana e gjatesise se trupit dhe trashesise se tij. Gjithashtu manifestohen edhe me mendimet, bindjet dhe besimet e paknaqshme rreth aftesise , shkathtesise e zotesise intelektuala, emocionale, punuse e komunikuse, ne raport me tjeret.

Identifikimi i mendimeve personale, bindjeve e besimeve me realitetin objektiv, ne te shumten e rasteve konstatohet, si i gabushem dhe jo real e objektiv, i pa mbeshtetur tersisht ne fakte e argumente, rreth posedimit te aftesive, shkathtesive, shprehive, kapacitetit dhe vlerave tona personale. Me nje fjale bindje te gabushme ne raport me veteveten.

Sa shume prej nesh bijme viktime e mendimeve, bindjeve dhe besimeve tona qe na jane instaluar ne vetedije nga bota e infektuar e te kaluares , nese nuk ndermarrim masa ti ndryshojme, mendimet, bindjet e besimet te cilave u ka skaduar afati i perdorimit, dhe ti zavendesojme ato me modele te reja te cilat premtojne knaqshem per kohen ne te cilen jetojme.

Uji qe nuk rrjedhe, s`pihet dhe eshte helmus. Trupi e Mendja qe nuk gdhernden e nuk kaliten, sterkeqen dhe deformohen. Mendimi, besimi, bindja, vullneti, guximi, deshira dhe dashuria jane komandat tona te cilat na udheheqin gjate gjithe jetes dhe varsisht nga natyra, ndjeshmeria, vizioni dhe fuqia e tyre rezulton edhe menyra e te vepruarit dhe te jetuarit tone. I juaj, mësuesi Isë

5. 07. 2020

Pse populli im, te lutem pse, nga komb shqiptar po perqahesh, po shkaterrohesh e po poshtrohesh ne popull partish, feshe e ideologjish, pse?! Pse nuk po i friksohesh dhe turperohesh udhtimit tend drejte zhdukjes sistematike, duke imituar injorishte e pandergjegjshem mbeturinat e reliket e huja fetare, politike, ideologjike e prapshti tjera, prodhuar per te zezen tende, pse?!

Si nuk u mesove, si nuk po meson, si nuk u mbushe e nuk po mbushesh mend, qe asgje nuk fitove pos humbjeve tragjike, me imitimin dhe me sherbimin qe ua bere e po ua bene sistemeve te ndryshme politike e fetare te huja, si sistemeve politike e fetare te latino-romakeve, greko-bizantineve, sllavo-ortodokseve dhe turko-aziatikeve?!

Si fashizmit gjerman, nazizmit italian, komunizmit rus, socializmit veteqeverises titist serbo-jogosllav, perhere ne dem te vetevetes, ne dem te jetes sate, ne dem te unitetit, ne dem te trojeve tona, ne dem te kultures, gjuhes, historise dhe ne dem te zakoneve tone, si e si?!

Pse nuk ndjeve dhembje per teritoret tua te humbura më pare, qe humben mbi 100 mije kilometra katror, neper shekuj e dekada dhe prap po vazhdon ti humbish, siq i humben më pare paraardhesit tane, pse e pse…?!

A ka turp më te madhe per ne shqiptaret, pos edhe te na zhdukin tersishte nga faqja e dheut, qe na kane ndare e perqar mes veti dhe naj kane coptuar trojet si eshte më keq e më zi, nje gjymtyre e mbetur nen greqi, nje nen maqedoni, nje gjymtyre e mbetur nen Serbi e tjetra nen Mal te Zi. Te mos i permendim gjymtyret tjera te humbura e te tretura nen Slloveni, nen Kroaci, nen Vojvodine e nen Bosne e Hercegovine, ku ka turp më te madh se kjo per nje komb?!

A ka turp më te madh qe na ka zë gjumi para prehjes se thikave te gjelateve shekullor qe te amputojne prap gjymtyre te trupit tone, fale qyqareve tane politik, dhe qyqarllakut tone si popull, qe po u shkojme prapa ketyre politikaneve qyqar qe ishin e jane fatkeqesia e jetes sone dhe fatkeqesia e pasardhesve tane, a ka turp më te madh?!

Se turpi te na marrin Trepçen, Ujmanin dhe pjesen Veriore te Mitrovices, veriun e Kosoves dhe jugun e Shqiperise se bashku me detin jugor te saje?! Vertete nuk ka! I juaj, mësuesi Isë

2. 07. 2020

Eshte mese e nevojshme ta kuptojme nivelin, cilesine dhe sasine e modeleve tona mbi te cilet e mbeshtesim organizimin e proceseve te ndryshme jetesore. Niveli dhe menyra e te jetuarit, sasia e cilesia e saje, mvaren kryekput nga niveli e cilesia qe e posedojne modelet te cilat i perdorim gjate organizimit te proceseve jetesore.

Nese nuk jemi kreator i modeleve permes te cilave e organizojme jeten, do te mbesim rob i atyre modeleve qe u ka skaduar koha, duke i interpretuar ato ne menyre te verbet e te mjere. Imitimi i modeleve te huja dhe mos rishikimi e rifreskimi i tyre dhe modeleve tona kreative, imponon nje jete te mundimshme, monotone dhe aspak produktive.

Eshte e domosdoshme ngritja e menqurise dhe fuqise sone intelektuale e emocionale qe ti zgjedhim sakte e kjarte bindjet e besimet tona, se cilave modele jetesore duhet tu besojme e cilave jo. Aftesia dhe ngritja e vetedijes per te bere zgjedhje, rifreskim dhe ndryshim te duhur te modeleve jetesore, eshte shperblimi më i madh qe mund tia bejme vetes.

Ne ato momente kur e kuptojme se te gjitha modeleve u skadon afati i perdorimit te tyre, sidomos atyre modeleve qe jane indoktrinuar nga e kaluara, ne bejme perpjekje racionale e te vendosura qe te krijojme modele te pershtatshme per nevojat tona jetesore.

Sapo te arrijme ne kete stad te zhvillimit, i lejojme vetit ne menyre paqesore ti kthejme modelet qe u ka skaduar koha ne gjirin e historise, duke e stimuluar veten qe ti ngrisim e ti persosim aftesite tona te cilat na mundesojne te zhvillohemi emocionalisht, shpirterishte gjate gjithe jetes duke marr ide, mendime, filozofi dhe menyra te reja te te qenit e te te jetuarit.

“Kure arrijne mjafte njerze ti sfidojne gjepurat e jetes dhe ti miratojne modelet optimale, kemi progres evolutiv shoqeror. Ndersa kur mjafte njerze i optimizojne modelet e tyre ne te njejten kohe, kemi ndryshime revolucionare qe veprojne si nje fuqi e duhur, e cilat na qone drejte nje rendi te rij, te fuqizuar nga vrulli i zgjimit tone kolektiv”. I juaj, mësuesi Isë