22. 07. 2020
22. 07. 2020
Njeriut qe i mungon ndjenja e mirenjohjes ndaj gjerave qe i posedon gjate jetes dhe ndaj kontributit te tjereve, mes te cileve jeton e gjalleron, njeriut qe i mungon ndjenja e faljes se atyre qe rastesisht i kane bere keq gjate jetes dhe i mungon ndjenja e kontributedhenjes per veteveten, per familjen, per rrethin ku jeton dhe per vendin e punes, deshmon kjarte se nuk e ka te formuar, te gdhendur e te kultivuar sa e si duhet sistemin e te jetuarit i lumtur, me dinjitet, me optimizem, respekt e me dashuri gjate jetes.
Mosmirenjohesit njihen me veprimet e veta destruktive, qe sjellin telashe e kokeqarje ne familje, ne vendin e punes, ne rrethin ku jetojne e veprojne, duke keqperdor poziten, profesionin dhe pergjegjesine qe e ka, ne menyren më banale e më jo njerzore.
Mosmirenjohesit jo vetem qe nuk kane ndjenja ti falin tjeret, per ndoj gabim qe ua bejne atyre, por rebelohen e hakmerren ne menyren me te eger te mundeshme dhe nuk falin.
Hakmaresit jo vetem qe nuk kane ndjenja per te fale e per te mirekuptuar, por ata nuk kane ndjenja as per ta dhene kontributin e vete ne rrethin ku jetojne, por perkundrazi ata zhvatin e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara, te presin ne bese, shpiunojne tek hasmi, bashkpunojne me hasmin, tregtojne e bejne tugjarllak me pjese te atdheut e me pasurine e tij dhe, e shkaterrojne tersisht shtetin dhe atedheun ku jetojne.
Shoqerise njerezore qe i mungojne mirenjohesit, falesit, tolerusit, mirekuptusit, bashkpunusit dhe kontributedhenesit, ne skenen e saje politike, institucionale, kulturore e fetare, ne ate shoqeri mbizoteron korrupcioni, krimi i organizuar politik, ekonomik, shendetesor, juridik , arsimor, kulturor e fetar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!