28. 02. 2024

“Nëse nuk mund t’i duam armiqtë, të paktën të duam vetën. Të duam vetën aq shumë, sa të mos i lejojmë ata të na kontrollojnë lumturinë, shëndetin, pamjen tonë fizike” dhe të mos naj kontrollojnë e derigjojnë përceptimet, mendimet, bindjet, besimet pikëpamjet, dëshirat, qëllimet, guximin dhe dashurinë ndaj vetës, fëmijëve tanë, familjes, farefisit, miqëve, dashamirëve kolegëve të punës, ndaj lirisë atëdheut dhe kombit që i takojmë. Ndaj kulturës, edukatës, diturisë, shkencës, traditës, gjuhës dhe ndaj shtetit që është fituar me gjakun e dëshmorëve që e kanë dhënë jetën për liri e për atëdhe.

Mos merr inatë, mos u mërzit, mos u shqetëso shumë dhe mos dil prej taktit për asnjë qast, sado i madh të jet inati dhe revolta, sepse tjerët dhe armiqtë tanë kurrë nuk veprojnë sipas synimeve, qëlimeve dhe dëshirave tona, që ia kemi vuar vetit obligim dhe detyrë që duhet të kryhet me nderë e me vigjilencë. Ata veprojnë në kundërshtim me synimet, qëllimet dhe dëshirat tona, që ia kemi vuar vetit si obligim e përgjegjësi, ti realizojmë. Ata përpiqen poashtu me të gjitha mjetet ti pengojnë që ti relizojmë synimet tona.

Përkundrazi bëju i fortë, stoik, i vullnetshëm, i vendosur, i guximshëm e kurrë dhe me asnjë qmim mos heq dorë nga realizimi i qëllimeve tua, duke rritur sistematikisht vullnetin, guximin, menqurinë, vendosëshmërinë, qëndrushmërinë dhe dashurinë për ti realizuar me doemos synimet, qëllimet dhe dëshirat në fjalë.

Nelson Mandela për inatin thoshte:” Inati është helmi që ke pranuar të pish! Inati është si barërat e këqia që i lejon të rriten në kopshtin tënd. Inati është si të pish helm dhe të shpresosh se do të vdesin armiqtë dhe kundërshtarët tu”! Ndjekja e kësaj rruge është shumë e gabueshme, sepse duhet ta kemi të kjartë se, vdesin të gjithë ata që e pijnë helmin e nuk vdesin kundërshtarët dhe armqtë që na e përgatisin vdekjen dhe zhdukjen nga faqëja e dheut!

Njerëzit që e duan vetëvetën, fëmijët e tyre, familjen, farefisin, bashkombasit, miqtë, kolegët e punës, dashamrët, kombin të cilit i takojnë, atdheun, lirin dhe shtetin që është fituar me gjakun e dëshmorëve të lirisë, janë njerzë të menqur, guximtar, vizionar,të drejtë, trima, atdhetar,të vendosur, të vullnetshëm, të qëndrushëm, që të triumfoi liria, barazia, paqa, mirëkuptimi, drejtësia, toleranca, respekti, ndihma, bashkpunimi dhe dashuria mes njerëzve të kësaj bote, duke i bërë ballë me të gjitha mjetet, të mos triumfoi fashizmi, racizmi, gjenocidi e shfarosje e njerëzve përmes krimeve e kriminelëve të ndryshëm që dita ditës po dalin në skenë kundër njerëzimit. I juaj mësuesi Isë

27. 02. 2024

Të vrasish mendjen për opinionin e tjerëve do të lëndohesh shumë, sepse askush nuk mendon për vlerat tua, vujtjet, mangësitë dhe përparësit siq mendon ti për vetën. Vetja jote është më e mira në botë krahasuar me vetëvetën e tjerëve, siq është vetëvetja e secilit më e mirë në botë krahasuar me tjerët. Askush nuk na donë, respekton, mirëkupton se sa vetja jonë, atëherë humbja kohë pas opinioneve të tjerëve që kanë për ne, nuk është menquri sepse asmkush nuk ka kohë të humb kotë për vlerat , përparësitë, mangësitë, vuejtjet e mbrapametunitë tona, siq nuk kemi edhe ne të humbim kohë kotë për tjerët.

Po e morëm një shembull, se sa mendojmë, sa kohë humbim që tua kushtojmë vlerave, përparësive, mangësive, krijimtarisë e pasurisë së tjerëve, do ta shohim kjartë se shumë pak apo hiq merremi me qështjet e shokëve, miqëve dhe me qështjet e atyre me të cilët rrethohemi e bashkpunojmë. Këtë e bëjmë se nuk kemi kohë tua kushtojmë tjerëve sa vetëvetës, që të merremi me qështjet e ndryshme të tyre, të mira qofshin ato apo të këqija, sepse kemi mjaft probleme që ti zgjidhim në favorin tonë, kemi mjaftë tmeta, e vuajtje, që presin angazhimin tonë ti përmirësojmë ato. Pra shprehur shkurt nuk ia vlenë fare të humbim kohë pas opinioneve të tjerëve, sepse edhe ata nuk kanë kohë të humbin për ne.

Shumë kohë humbim duke mbrojtur imazhin tonë përsonal para tjerëve, duke bërë përpjekje ta ngrisim ate mbi imazhet e tyre. Kjo humbje kohe dhe kjo përpjekje e kotë shkonë në dëm të autoritetit dhe vlerave tona që duhet ti posedojmë për vetën dhe duhet ti rrisim e ti ngrisim ato sistematikisht për ti bërër ballë kohës dhe për të konkuruar objektivisht sipas kërkesave të tregut bashkohor. Për ndryshe imazhi i rremë që e ngrisim në apoinion me kohen shafitet për toke dhe humb si bryma para diellit. Ata që lidhen shumë pas imazhit të tyre në publik, ka mundësi që të shqetësohen më shumë se sa ka nevoj duke pritë nga publiki se po e pranojnë apo jo imazhin e tyre sipas bindjeve që kanë për vlerat e veta, apo mos po psojnë humbje të autoritetit nga kritikat që ua bëjnë publiku.

Psikologjikisht e pedagogjikisht thuhet, është mëse miri të jesh vetëvetje, jo siq të thojnë tjerët, sepse është e pamundëshme një përsonalitet e një karakter i formuar si duhet, të ndahet e të coptohet në pjesë të vogla, ashtu siq kërkojnë tjerët sipas bindjeve dhe opinionëve të tyre duke dalë një produkt i shumfisht, shumëngjyrësh dhe i pakjartë për vetëvetën e për publikun. I juaj mësuesi Isë

25. 02. 2024

Nëse përpiqemi ta bëjmë kontrollin, përmirësimin e korigjimin e atyre gjërave që nuk varen prej nesh, bëjmë përpjekje të kota dhe nuk korrim kurrfar rezultate në atë drejtim.

Kemi gjëra tërsishtë nën kontrollin tonë, kemi gjëra pak nën kontrolloin ton dhe kemi gjëra që nuk janë aspak nën kontrollin tonë.

Gjërat që janë nën kontrollin tonë ia vlenë të pëpiqemi me vullnet që ta bëjmë ndryhimin dhe përshtatjen e tyre, sipas nevojës sonë dhe sipa këkesave të kohës. Sado të mundimshme të jenë këto përpjekje, ia vlenë ti bëjmë dhe janë të arsyeshme e të domosdoshme të bëhen ndryshime të nevojhme.

Gjërat të cilat pak i kemi nën kontrollin tonë duhet ti veqojmë dhe ta bëjmë dallimin e tyre nga gjërat që plotësisht janë të varura nga përpjekjet ton për ndryshim. Kur e kuptojmë sasin e varshmërive të gjërave nga ana e jonë, aqë edhe përpiqmi ta bëjmë nryshimin as më pak e a më shumë.

Kemi aqë shumë gjëra në jetë që nuk i kemi fare nën kontrollin tonë dhe nuk varen aspak nga përpjekjet tona që ti ndryhojmë ato, por ne pëpiqemi shumë e kotë sikoti të bëjmë ndryhimin e tyre për shkak të mosdijes sonë. Është me rëndësi të madhe jetësore, intelektule, emocionale, sociale e morale për ne, të kuptojmë sa më parë se, gjërat që nuk kontrollohen e nuk korigjohn nga ne, të mos merremi fare me to.që të humbim kotë kohë

Po u morem me gjërat që nuk kontrollohen e nuk varen nga ne, bëjmë përpjekje të kota në dëm tonin përsonal, intelektul. profesionl e më gjërë. Është menquri e madhe për ne, të kemi vullneit e guxim ti ndryshojmë gjerat dhe ti përsosim ato që varen nga kontrolli ynë përsonal.

Po ashtu ti kuptojmë edhe gjërat që nuk mundë ti ndryhojmë, të mos bëjmë përpjekje të kota për ti ndryshuar gjërat që nuk varen nga ne. I juaj mësuesi Isë

23. 02. 2024

Vetëdija është njëri ndër elementet kryesor të zhvillimit personal, profesional, familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar, sepse pa vetëdije të duhur nuk mund ta ndryshojmë vetën dhe jetën. Vetëdija si process psikik është aftësi për të vëzhguar në mënyrë objektive e sistematike nivelin dhe cilësinë e përceptimeve, mendimeve, bindjjeve, besimeve, pikëpamjeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, mes tjerëve dhe rrethit ku jetojmë. Pa e bërë këtë përcjellje dhe pa u aftësuar vetëdija jonë për këtë qëshje, kotë bëhen përpjekjet drejtë kontrollimit, korigjimit, ndryshimit dhe përsosjes së tyre sipas nevojave të kohës.

Hulumtimet e autorëve të ndryshëm kanë konstatuar se, ne në çdo kohë jemi mbi apo nën vijen mesatare të vetëdijes. Kur jemi mbi vijë, jemi të hapur, kurreshtar dhe të etur për të mësuar më shumë, kurë jemi nën këtë vijë të vetëdijës jemi të mbyllur në vetëvete dhe ndaj ideve të reja. Me pak fjalë kurë jemi mbi vijën mesyatare, jemi të vetdijshëm, ndërsa kurë jemi nën vijen mesatare, jemi të pavetëdijshëm. Pozicionin nën vijen mesatare na takon ta përmirësojmë, nëse deshirojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur ndaj risive dhe ndaj progresivitetit. Nëse nuk deshirojmë, e dëshmojmë vetën se jemi nën vijen mesatare të vetëdijës, ku qëndrojmë të mbyllur hermetikisht ndaj risive që janë domosdoshmëri e kohës.

Sipas hulumtimeve autoriale, ne veprojmë gjatë ditës, javës, muajt dhe vitit, të shtyrë nga frika apo për të marr nga tjerët dhe të shtyer nga dashuria apo për tu dhënë tjerëve. Ne vprojmë nga frika në ato momente kurë dëshirojmë të marrim nga tjerët e jo edhe tu japim atyre sipas nevojës. Kurë veprojmë nga dashuria, qëlllimi kryesor i yni është tu japim tjerëve aq sa u marrim atyre, mos edhe më tepër, në favor të përmirësimit të jetës së tyre. Për ta kuptuar vetën se kush jemi, na mundësojnë emocionet tona pozitive apo amocionet negative, të cilat zbulojnë motivacionin tonë kryesor se, është i bazuar apo jo, në marrjen ndaj tjerëve apo i bazuar në dhënjen atyre. I juaj mësuesi Isë

19. 02. 2024

Ata që i zotrojnë emocionet dhe i udhëheqin ato për të mirën e tyre përsonale, profesionale, familjare, shoqërore, institucionale e kombtare, i kanë në duarë të e veta frejtë e jetës, pa të cilët nuk ka jetë të mirëorganizuar, nuk ka jetë të begatshme, jetë me dinjitet, të lumtur e të frytshme për vete, për pasardhësit e për tjerët. Të mos i zotërosh emocionet, të mos i udhëheqish ato, nuk do ti keshë në dorën tënde frejtë e jetës, sepse ato ti rrëmbejnë frejtë pamëshirshëm nga duartë tua. Të mos i kesh në duarë tua frejtë e jetës është barazi me vetëvrasjen.

Familja, shkolla, literatura, revistat, mjetet e informacionit, entet kulturo-artistike, teatri, filmi e mjete tjera me ndikim, nuk e kanë patur dhe nuk i kanë ende si duhet prioritet hartimin e planeve dhe programeve të tyre tua kushtojnë të rinjëve përpjekjet që ti udhëzojnë ata sado pak në aftësimin e tyre që ti zotërojnë emocionet e veta përsonale dhe ti përdorin ato për organizimin më të mirë, më përmbajtësor, të durueshëm dhe me mirëkuptim, në bashkpunim me tjerët, me tolerancë ndaj tyre, me respekt e dashuri, për të mirën e vetë përsonale dhe për të mirën e tjerëve.

Po si frenove emocionet negative, ato ta vërshojnë trupin, shpirtin, mendjen, përfytyrimin, imagjinatën, fantazinë, kujtesën, vëmendjen, shqisat dhe përceptimet, duke i ngarkuar ato me negativitet dhe helmim masivë të trupit, fizik, biologjik, anatomik, fiziologjik , psikologjik e neurologjik dhe duke bllokuar funksionimin normal të tyre. Ky anormalitet i funksionimit të këtyre proceseve në fjalë e rrënon trupin tonë dalngadal, e rrënon trupin tonë fizikisht, biologjikisht, shpirtërisht, emocionalisht dhe mendërishtë, duke zvogluar funksionimin e logjikës, botës racionale e duke e zmadhuar sherrin e botës iracionale jo logjike, sepse ia marrin frejtë nga duartë përsonit të këtyre proceseve dhe e fusin në anarhi pa kurrfar frejshë në duarë.

Shfrenimi i emocioneve negative në botën tonë të brendëshme e paralizon funksionimin e emocioneve pozitive, duke i futë dhunshëm ato në një skutë të errtë që tua dobsojnë sa të jetë e mundur funksionimin normal të tyre, për të mirën tone e për të mirën e tjerëve. U bëj thirrje çdo familje shqiptare, shkollave shqipe, mësuesëve të sajë, hartusëve të planprogrameve, hartusëve të librave e literaturës shkollore, trajnusëve të mësimdhënësve, krijusëve të literaturës së ndryshme, mjeteve të informacionit, revistave, rrethit shoqëror dhe shtetit, të mendojnë seriozisht, rreth paisjes së fëmijëv tanë, sa më shumë të jetë e mundur me aftësi, shprehi, shkathtësi e njohuri që ti zotrojnë e ti menagjojnë emocionet e veta! I juaj mësuesi Isë

15. 02. 2024

Libri që nuk ua ndriqon mendjen, nuk ua mbush zemren dhe nuk ua forcon shpirtin, vullnetin, guximin, dëshirën e dashurin për atëdheun, lirinë, kulturën, diturinë dhe edukatën lexusëve të vetë, nuk është libër, por një grumbull letrash të bardha, nxirë me shkronja të zeza.

Po më duket mua se nau kanë mbushë vitrinat e librave me grumbuj letrash të bardha, nxirë e bërë katron me shkronja të zeza, që pak kush apo askush nuk i lexon, duke zvogluar dita ditës vullnetin e lexusëve tanë për lexim, pa të cilin nuk ka dituri dhe edukatë të mjaftushme.

Uroi për krijusit tanë ta kenë parasysh shkakun e mos leximit të librave të tyre dhe shkakun e humbjes së vullnetit, dëshirës dhe dashurisë për lexim të gjeneratave tona të reja, që ta ngrisin cilësinë e librit e jo sasinë e tij, për tua plotësuar dëshirën lexusëve tanë, që ta gjejnë vetën dhe interesat e tyre në përmbajtjet e librave të shkruara nga autorët tanë të shumtë.

Në atë moment kurë krijusit i mbizotron vullneti në sasinë e jo në cilësinë e librave të krijuar, sasia e tyre e mbizotron cilësin dhe e majorizin tërsishte atë, duke ia humbur vlerën librit dhe duke ia humbur lexusit vullnetin, dëshirën dhe dashgurinë për lexim, sepse nuk e gjenë vetën lexusi në mesin e atyre librave që u mbizotron sasia e jo cilësia. I juaj mësuesi Isë

14. 02. 2024

Të mos e kontrollosh dhe të mos e korigjosh sipas nevojës procesin e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, emocioneve, motivacionit dhe sjelljeve tua, është e vështirë t’i korrish frytet e mira të kësaj bote. Po e bëmë këtë veprim të duhur e të domsdoshëm gjatë jetës, në mënyrë sistematike, të mirat e saj do të jenë më të mëdha për favoret tona përsonale, profesionale, familjare, kolektive, institucionale e kombëtare. Të mirat e botës është e pa mundur të arrihen pa kontrollimin, ndryshimin, ngritjen, zhvillimin, përsosjen dhe menagjimin e duhur të proceseve të brendëshme në botën tonë përsonale që u përmendën më lartë.

Sipas standardeve, nivelit përmbajtësor dhe të mënyrës së përceptimeve, po ashtu pasojnë edhe mendimet, bindjet, besimet, emocionet, motivacioni dhe sjelljet tona gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, sepse të gjitha këto proces në fjalë varen dhe imponohen nga standardi, niveli përmbajtësor dhe nga mënyra e të përceptuarit të fenomeneve të ndryshme të botës natyrore, shoqërore, shpirtëore, shtazore, bimore dhe ujore. Pra nga kjo varshmëri e këtyre proceseve të botës së brendëshme, prej mënyrës së përceptimeve, si hap fillestar i prosesit të njohjes, pu dashka një vëmendje e shtuar rreth procesit të përceptimeve, që mos të rrëshqasim në botën iluzore gjatë interpretimit të një realiteti për të cilin bëhet fjalë në një moment të caktuar.

Sa shumë vuajmë nga iluzionet që e shtrembërojnë realitetin objektiv të botës përceptuese, si hap i parë drejtë njohjes së fenomeneve të ndryshme natyrore, shoqërore, shpirtërore, shtazore, bimore e ujore!

Është e pamundëshme të kontrollohen, korigjohen, ndryshohen, zhvillohen, përsosen mendimet, bindjet, besimet, emocionet, motivacioni, pikëpamjet dhe sjelljet tona, po si ndryhuam për të mirë në fillim përceptimet, që të jenë të liruara nga thjerzat e gabuara, nga këndëvështrimi simpatik e antipatik i gjërave, nga këndëvështrimi i interesit përsonal, matrial, karierist e shumë këndëvështrime tjera që e deformojnë njohjen fillestare dhe përshkrimin e një realitetit për të cilin bëhet fjalë, në bazë të cilave frymëzohen edhe proceset tjera në fjalë, si hap i dytë i njohjes dhe motivimit, frymëzimit, ndjeshmëris dhe si shtytës të sjelljeve tona.

I jaj mësuesi Isë

08. 02. 2014- ripostim

Kjo vetij sllavo- greko-ortodokse gjithnjë e më shume po perhapet si ideologji pushtuese, përmes akademikëve nëpër institucione të ndryshme ku punojnë ata, klerikëve fetar përmes kshave ortodokse dhe politikanëve përmes intsrumenteve shtetnore, sëbashku i shërbejn me të gjitha mjetet politikës pushtuese, poshtruse, nënshtruse, dhunuse, terroriste e gjenocidale kundër popujve me të cilët rrethohen, sidomos kundër shqiptarëve.

Kjo vetëdije e tyre drejtuar ndërdijes së vetë sllavo-greko-ortodokse, rrenjet i ka në pushtime të kahmotshme e deri në ditët e sotit, që janë dëshmuar e po dëshmohen nga të gjitha anët e botës, duke shkelur e nëpërkëmbur barbarisht e marrëzisht, parimet univerzale dhe virtytet njerëzore.

Në këtë nëpërkëmbje barbare, përbuzje, urrejtje, dhunë, terror e gjenocid, kundër popullit shqiptar, i ka rrënjët ideologjia politiko-fetare, kulturoro-historike dhe propaganda sllavo- greko-ortodokse kundër. shqiptarëve!

Këto vetij qoroditës sllavo-greko-ortodokse kundër shqiptarëve janë ushtruar e po ushtrohen edhe sot para syve të botës, me stimulimin dhe përkrahjen e Europës, e cila i coptonte tokat tona, që ti shpërblej ardhacakët sllavo-greko- ortodoks për hatër të Rusisë. Fatkeqësisht kohëve të fundit edhe me përkrahjen e SHBA-ve

Vetëdija dhe ndërdija sllavo-greko-ortodokse lindë, ushqehet, rritet, zhvillohet, mburret e krenohet mbi pushtimin e popujve, sidomos popullit shqiptar mbi masakrat ndaj tyre, mbi dhunimin e perqmimin, mbi genjeshtrat e mashtrimet, mbi grabitjet e plackitjet, mbi padrejtesite dhe mbi forcen qe e ushtrojne ndaj tjerëve e sidomos ndaj shqiptareve. Me një fjalë vetëdije e ndërdije kryekput, pa u mbështetur për asnjë qast në parime univerzale njerezore, në përmbatje plotesisht e pamoralshme.

Për këtë vetëdije e ndërdije sllavo-greko-ortodokse është për ti ardhur keqë botës së civilizuar njerezore e posaqerishtë Europes plake, që para syve të sajë po ushtrohen e po jetësohen barbarizmat më të ulta pushtuese, terroriste e gjenocidale, që në essencë e kanë masakrimin, nënshtrimin, përuljen, poshtrimin, asimilimin dhe gjenocidin e popujve me të cilët rrethohen e sidomos ndaj popullit shqiptar.

Ku është ndërgjegjëja e Europës, ka apo nuk ka fare ndërgjegje ajo për këto krime njerëzore që janë bërë e po bëhen kundër shqiptarëve, para syve të saj, me stimulimin dhe përkrahjen e sajë?!

Dhelpnia e vetëdijes dhe ndërdijes sllavo- greko-ortodokse pa kurfar parimi etiko-njerezor, ka shkuar aqe large qe para botës ta paraqes vetën si viktime mbi gjakun e popujve, sidomos mbi gjakun e shqiptarëve që vete e kanë shkaktuar dhe te perligj vetën si viktimëpa kurrfar te drejte, e viktimën ta shpallin fajtore, për ti arsyetuar pushtimet e uzurpimet e trojeve dhe tokave te tyre e sidomos tokat e shqiptarëve.

Këto klithma e këto kukama kudo që u ipet rasti sllavo-greko-rtodokseve, derdhin lotë korkodilli, se edhe Kosova jone e dashur dhe martire, na qenka, “tok e shejte serbe dhe djep ku ka linde e eshte rrite serbo-sllavizmi ortodoks”. Për çudi kjo teze fashiste shqiptare po zen vende në mbarë botën sllavo-ortodokse, pak përjashtime dhe tek një pjesë e botes perëndimore dhe Europës plakë e shelafe.

Shih për këtë, se si u merren tokat personale shqiptareve me bekimin e Europes, qe ato toka tua bejne prone kishave ortodokse te cilat kane qene produkt i pushtimeve romako-bizantine qe nga koha e pushtimit te Ilirise ne gjysmen e pare te shekullit te pare te eres sone, kryesisht viti 49 i shekullit te pare, kur para pushtimit te ketyre trojeve nuk kishte sllave e as Serbi, nuk kishte romak e as turqi dhe nuk kishte katolicizem, ortodoksizem dhe islamizem, por kishte Iliri e Ilirizem.

Të gjitha keto izma perpos ilirizmit, i morem me dhunë pas pushtimeve që na u bene për 20 e me shume shekuj me radhe. Për këtë fare nuk i bëhet vonë Europës, sepse është dashuruar marrëzishtë pas pushtimeve të shqiptarëve nga sllavo-grkët ardhcak në Gadishullin ILIRIK!

Eshte per tu befasuar se edhe sote e kesaje dite sikur shekuj me pare, etika e klerikeve sllavo-ortodoks ne parim eshte e bashkuar me politiken e pushtimit te cilet e marrin guximin qe edhe lutjet fetare te cilat i bejne ne emer te Zotit neper kishat e tyre ortodokse, per synim i kane vazhdimisht pushtimet, uzurpimet, mashtrimet, perqarjet ne mes popujve, fyerjet, nenshtrimet dhe asimilimet e ndryshme te atyre qe i pushtojne e sidomos neve shqiptareve, duke hedhur permes fenereve te tyre ortodoks pluhur, helm, vnere e tyme pushtues, mashtrues, nenshtrues e asimilues.

Ado të ngopet ndojerë Europa me veprat e veta “Lavdi marrëzisë” kundër shqiptarëve?!

Lexuesi im i dashur ka ardhe koha e fundit ta pergatisim vetedijen dhe nderdijen tonë kombetare që të bëhemi një digë e madhe dhe e fortë, për ti bërë ballë burrërisht e kombtarisht vetëdijes dhe ndërdijes sllavo-greko-ortodokse, që për synim e kishin dhe e kanë pushtimin, nënshtrimin, poshtrimin, dhunimin, terrorin, asimilimin dhe gjenocidin e shqiptareve. Uzurpimin e tokave të tyre, shkatrrimin e cdo gjeje që është Iliro-shqiptare dhe asimilimin perfundimisht e përzënjen e tyre masivishtë nga trojet e veta.

Edhe pse jemi vonuar, më mirë vonë se kurrë!

Vetedija dhe ndërdija jonë kombetare duhet te pergatitet në atë mënyrë që në etikën tonë të zënë vëndë kryesor parimet dhe virtytet e larta njerëzore, duke lëshur rrënjë e duke rritur shtat të fort njehere e mir parimete për atedhedashuri, për pavarësi e liri, për unitet e bashkim të trojeve tona, per punë e dije, për respekt e dashuri mes veti, tolerancë, mirëkuptim, solidaritet, moral njerëzor e kundërshtim ndaj amoralitetit, dashuri e patriotizëm, që ti perballojmë burrërisht e kombtarisht pushtimet, uzurpimet, nënështrimet e poshtrimet e sllavo-grekëve ortodoks, duke u ballafaquar ballëpërballë në dyluftim me ta duke rrzistuar me të gjitha mjetet që ti mbizotrojmë gënjeshtrave sllavo-greko-ortodikse me të vërtetën tonë të patjetërsueshme .

Po ashtu në vetëdijen dhe nderdijen tonë individuale, familjare, kolektive, fetare, shoqerore dhe kombetare, duhet ti qrrënjosim sa me pare te gjitha veset qe i posedojme në demin tonë kombetar, e ti zavendesojmë ato me virtyte të larta njerëzore e kombetare, për ta mbrojtur vetëvetën nga rrenimet e me tutjeshme asimiluese sllavo-greko-ortodokse.

“Uniteti i shqiptarëve mes veti, të pamundëshmen e bënë të mundëshme, përqarja e tyre, të mundëshmen e bënë të pamundëshme”!

I juaj mësuesi Isë

07. 02. 2024

“Është e pamundur të thyejmë ligjin. Ne vetëm mund të thyhemi përballë ligjit” ose përballë parimeve njerëzore. “Realiteti objektiv është i përbër nga parime që e drejtojnë rritjen dhe lumturinë njerëzor pa dallim racor, fetar, politik e regjional, pra ligje natyrale që i tokojnë një shoqërie të qytetruar gjatë histories së saj”. “Realiteti i ligjeve natyrale apo parimeve të tilla bëhet i dukshëm për këdo që mendon thellë dhe shqyrton epokat e histories shoqërore. Këto parime lëmohen herë pas here dhe shkalla me të cilën njerzit në një shoqëri i njohin dhe jetojnë në harmoni me to, i lëviz at ose drejtë mbijetesës dhe qëndrueshmërisë ose drejtë shpërbërjes dhe shkatrrimit”.

Nëse e analizojmë konceptin e drejtësisë dhe pa anësisë parimore, sjelljet e Europës, ambasadorëve të KUINTIT dhe SHBA-s rreth zgjidhjes së problemit mes Kosovës e Serbisë janë parimore e të drejta apo të njëanshme në dëm të Kosovës e për favore të Serbisë, që 11 vite dialog mes dy shteteve? Nëse janë parimore siq po hiqen akterët në fjalë, atëherë ndërhyrja e Kosovës në puntë e brendëshme të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, është e lejueshme që të manifestoi edhe Kosova praktikisht ndërhyrjen e sajë për përkrahjen e pakicës së komunitetit shqiptar që të barazohen të drejtat dhe liritë e tyre, siq i ka pakica serbe të garantuara me kushtetutën multietnike të Kosovës?!

Kur bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor dhe respektimin e tij, koncepti themelor i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-s, manifeston këtë vlerë ose parim njerëzor:” Ne mbrojmë këto të vërteta që janë të vetëdukshme se, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabart dhe të paisur nga Krijuesi, me të drejta të patjetërsueshme e të sigurta, midis të cilave është jeta, liria dhe rruga e lumturisë”. Nëse shtrohet pyetja para Europës, ambasadoëve të KUINTIT dhe SHBA-ve, apo respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, sipa udhëzimeve të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve, nëse jo, pse atëherë po përbuzen shqiptarët kaqë padrejtësisht dhe nuk po përfillen të drejtat e tyre as përsafërmi, krahasuar me të drejtat e pakicës serbe në shtetin multietnik të Kosovës dhe prap po vehet nën saknksione Kosova, ndërsa Serbia fashiste, gjenocidale po përgdhelet edhe pas sulmit terrorist të bandave serbe në Bajnsk!

Ku është drejtësi, ku është barazia, ku është paanshmëria e faktorit ndërkombtar, ndaj kësaj padrejtësie kundër shqiptarëve, për ti privilegjuar bandat teroriste serbe të udhëhequra, të përkrahura, të stimulluara nga krimineli bandit Aleksandër Vuçiq, kundër shtetit të Kosovës e kundër populates shqiptare?! I juaj mësuesi Isë

Të gjitha reagimet:

1Ekrem Fazliu

05. 02. 2024

Apetitet e Rusisë, padrejtësitë e Europës dhe përgdhelja e Serbisë nga ato e kanë shëndrruar ballkanin në bure baroti dhe po tentojnë prap ta ndezin flakë këtë bure, që të shkaktojnë gjakderrdhje mes popujve të këtij vëndi, i quajtur bure baroti, të cilën e kanë ndezë fuqitë e mëdha për interesa të veta strategjike, sa herë është dashtë, pa i logoritur asnjëherë interesat e përgjithshme të popujve ti këtij vëndi, pos interesave të Greqisë dhe Serbisë, për hatër të Rusisë, përmes lojnave djallëzore të Europës Plakë, që i coptonte trojet e shqiptarëve për tua plotësuar apetitet pushtuse fqinjëve tanë sllavo-grek, pasaqërishtë Serbisë dhe Greqisë gjakatare e gjenocidale ndaj popullit shqiptar. Siq po duket, në këtë lojë djallëzore, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije është kyqë edhe SHBA.

Që të bindën për këtë që e thash Europa e SHBA dhe ambasadorët e KUINTIT, po i lus publikisht të gjejnë pak kohë që ti lexojnë dokumentet e “Kongresit të Berlinit”, “Paqës së Shen Sefanit”, “Paqës së Varsajës” “Konferencës së Londës” dhe dialogut mes Kosovës e Serbisë, që të kuptojnë kush ishte Rusia, Turqia, Europa dhe në dëm të kujt dhe me përkrahjen e kujt i konsoliduan trojet e veta dhe shtetet e tyre Serbia, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia! Poashtu ta analizojnë përmbajtjen e dialogut të tanishëm 11 vjeqar që të kuptojnë SHBA e EUROPA, kë po e përgdhelin më shumë, Serbinë apo Kosovën dhe kush e meriton më shumë ndëshkimin në këtë rast, Kosova si viktimë e luftës apo Serbia gjenocidale si gjelat i luftës kundër shqiptarëve?!

Ishte apo jo i drejtë dhe i barabart dialogu i Kosovës me Serbinë, ku si ndërmjetsues të dialogut ishin përfaqësuesit europian e amerikan, ku i kërkohej përherë Kosovës të lëshoi pe në dëm të vetin e në favor të gjelatit pushtues serb?! Nëse i lexojnë ato dokumente të dialogut që i kanë nëpër sirtarët e tavolinave të tyre, vërtetë e shohin drejtësinë të veshur me tesha të lugatit në shokë e përpjet e me tesha të dhëmpitit në shokë e poshtë, pra një drejtësi me pamje trishtuse e qoroditëse në dëm të Kosovës, e cila u përgjak, u vra, u masakru, u dhunu dhe u përzu nga trojet e shtëpitë e veta me forcë ushtarako-policore të ushtrisë e policisë gjakatare, terroriste e gjenocidale ndaj popullit shqiptar, e dëshmuar për këtë qështje trishtuse shekuj me radhë në raport me shqiptarët.

Kjo loj e ndyrë po vazhdon edhe tani në dëm të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përmes ekstra teritorit për kishat tona ortodokse, të ozurpuara nga serbet, me rastin e pushtimit të Kosovës nga serbo-jugosllavia e mëparshme. Po vazhdon përmes demarkacionit me Malin e Zi ku i ka humbur Kosova padrejtësisht mbi 2800 hektar tokë, përmes demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ku i ka humbë Kosova mbi 4000 hektar tokë, përmes pagesës së rrymës për bandat serbe në veri duke i dëmtuar shqiptarët dhe bugjetin e Kosovës, përmes ndërtimit të shtëpive pa lejen e Kosovës, për kriminelet serb të luftës, që ta kolonizojnë veriun e Kosovës dhe shumë e shumë marifetllyqe tjera që i shkilnin e po i shkelin të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta, pa harruar terrorin e banditëve serb në Bajnsk dhe krijimin e Komunave paralele të financuara nga ana e Serbisë për ta amorizuar funksionimin e shtetit të Kosovës. Këtyre veprimeve nuk u thuhet drejtësi por krim i madh ndaj shqiptarëve Oj EUROPË e SHBA! I juaj mësuesi Isë

04. 02. 2024

Problem nuk janë ata që me të drejtë e mbrojnë kushtetutën e Kosovës, pa i ndërhyrë askujt në punët e tyre të brendëshme dhe pa e provokuar askë, pos nëse provokohen terroristët serb që synim e kishin dhe e kanë ta terrorizojnë Kosovën, shtetin e saj, popullatën shqiptare dhe të kryejn gjenocid ndaj saj, siq kanë kryer shekuj me radhë. Problem i Kosovës janë ata që shkelën dhe po shkelin mbi te drejtat e saj dhe popullit shqiptar. Europa, SHBA e ambasadoret e KUINTIT, po e shohin problemin mes Kosovës e Serbisë duke aluduar padrejtësishtë tek Presidetja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca, se mos po provokohet pakica serbe prej tyre, duke mbrojtur ata kushtetuten e Kosovës dhe duke shtrirë pushtetin sistematikisht në tërë teritorin e saj, sipa kushtetutës së shtetit tonë multietnik, i cili mbronë të drejtat dhe liritë e pakicave, sidomos pakicës serbe më shumë seq mbrohen ato në shtetet europiane , në SHBA e më gjërë nëpër botë, me theks të veqant në veriun e Kosovës ku shtrihen katër komunat me shumicë serbe, edhe pse çdo veprim i udhëheqësve të shtetit tonë , po bëhet duke mbrojtur ligjin, kushtetuten, demokracinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët atje pa dallim, të cilët nuk kanë ra e nuk bijnë ndesh me Kushtetuten e ligjet e sajë, nuk punojnë kundër shtetit të Kosovës, nuk organizojnë korrupcion e krime në dëmë të shtetit, nuk organizojnë krime e terror kundër shqiptarëve, kundër pakicave tjera nacionale dhe kundër serbëve lojal ndaj shtetit tonë demokratik e multietnik!

Pse nuk u shqetësuan për dy dekada me radhë e nuk po shqetësohen edhe tani Europa, SHBA, ambasadoret e KUINTIT, NATO, UNMIK dhe EULEKS për ndarjen e Mitrovicës Veriore tek Ura e Ibrit, e cila është e rrethuar me tela gjembor, duke ua pamundësuar shqiptarëve, bandat terroriste serbo-qetnike të kthehen atje nëpër shtëpitë e veta, edhe pas afër tri dekada që po bëhen kurë ka përfunduar lufta, PSE?! Pse nuk u shqetësuan akterët në fjalë, që para syve të tyre vriteshin shqiptaret në veriun e Mitrovices, hudheshin në Lumin Ibër fëmijt shqiptar, të cilëve u dilte shpirti për gazepi në valet rrëmbyse të këtij lumi dhe askush nuk mori përgjegjësi për këto akte terroriste kundër shqiptarëve, PSE?! I thojnë kësaj drejtësi, barazi, mirëkuptim e respekt ndaj popullit shqiptar shumicë, mbi 90%, që i dha afër 15 mij viktima të pafajshme gjatë luftës fashiste e gjenocidale të kriminelit Millosheviq? Jo aspak, kjo nuk është drejtësi por padrejtësi e madhe! Pse nuk u shqetësuan Europa, SHBA, NATO, KFORI, UNMIKU, EULEKSI dhe ambasadoret e KUINTIT, që ndërtoheshin nga bandat serbe, finansuar nga Serbia, shtëpi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës në Mitrovicën veriore tek Kodra e Diellit e gjetiu, për kolonët serb të ardhur nga viset e ndryshme të Jugosllavisë që kanë kryer krime të ndryshme kundër popullatës kroate e boshnjake gjatë luftës, nëpër ato vende, tani me synimin që ta kolonizojnë atë pjesë të veriut të Kosovës dhe ta pengojnë popullatën shqiptare të kthehen nëpër shtëpitë e veta, PSE?! I thojnë kësaj drejtësi e mirëkuptim ndaj popullit shqiptar që u përgjak nga fallangat terroriste të ushtrisë dhe policisë serbe dhe u dhunuan nga ata mbi 20 mij femra shqiptare? Jo zotëri ndërkombtar nuk i thojnë kësaj drejtësi, as barazi e as mirëkuptim, kurë nënshtrohet e poshtrohet një popull i tërë, siq ka ndodhur e po ndodh me puppullin shqiptar !

Pse nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen akterët në fjalë, siq po shqetësohen tani për serbët e Veriut, kurë iu morën Kosovës mbi 2800 hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Malin e ZI e me Kosovën dhe mbi 400 mij hektar tokë mes demarkacionit me Maqedonin, PSE?! Me nënshkrimin e marrveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe që të priviligjohen si race superiore nga pakicat tjera dhe nga popullata shumicë e përgjakur, e vrarë, e dhunuar e përdhunuar dhe e përzënë nga trojet e veta prej fallangave ushtarako-policore të pushtetit fashist, terrorist e gjenocidal serb. Nënshkrimin e marrveshjes për ekstra teritor të kishave tona ortodokse të ozurpuara nga kolonët serbo-malazes, kurë e ka pushtuar serbo-jugosllavia Kosovën, PSE?! I thojnë kësaj drejtësi ndaj një populli që e ka pare të zitë e ullirit shekuj me radhë prej pushtetit fashist , terrorist e gjenocidal serb, si në këtë rast populli shqiptar shumicë në Kosovë? Jo bre ndërkombtar kjo nuk është drejtësi, humanizëm, moral njerëzor por e kundërta e tyre! Pse akterët në fjalë nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen aspak për hapjen e komunave paralele para syve të ndërkombtarëve, edhe pse këto paralelizma janë në kundërshtim me kushtetuten e Kosovës dhe populates së sajë, si komuna paralele në Pejë, Istog, Klinë, në veriun e Mitrovës, në Dragash katër komuna paralele kundër komunave legale e legjitime të Suharekës, Prizërenit, Rahovecit e Dragashit, PSE?! I thojnë kësaj drejtësi, respekt e mirëkuptim ndaj popullatës shumicë shqiptare e ndaj pakicave jo serbe që jetojnë në shtetin multietnik të Kosovës, të cilët duhet ti gëzojnë të drejtat e veta në mënyrë të barabart, pa u majorizuar nga pakica serbe afër 3% e popullates së sajë? Kësaj mundë ti thojnë gjithçka pos drejtësi, baraza, humanizëm,moral njerëzor Jo! I juaj mësuesi Isë

02. 02. 2024

Ajo që ne përcptojmë, mendojmë, bindemi, besojmë e formojmë pikëpamje është e mvarur me ate çfarë jemi. Ashtu si jemi edhe sjellje të tilla bëjmë. ” Nuk mund të shkojmë shumë larg për të ndryshuar përceptimin tonë pa ndryshimin e menjëhershëm të të qenurit e vetës sonë”. Ndryshimi jonë nënkupton transformimin sistematik të përceptimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, qëndrimeve, vullnetit, dëshirës, tolerancës, durimit, mirëkuptimit, bashkpunimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerzëve. Pa këto sjellje parimore njerëzore, e kemi të vështirë të ecim përpara.

Ne si qenje njerëzore, sociale e shoqërore, ndikohemi nga shumë faktorë, ku si pasoj e këtij ndikimi, ashtu edhe ndërtohemi, formohemi ose deformohemi në fushën e të përceptuarit, të menduarit, bindjeve e besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona, që na e përcaktojnë fatin e mirë apo jo të mirë gjatë jetës. Për një fat të mirë jetësor, është i domosdoshme transformimi ynë sistematik në fushën përceptive, mendore, shpirtrore, humane, sociale, morale e kombtare, gjithnjë duke u liruar nga egoizmi i pagdhendur drejtë paisjes sistematike me altruizëm njerzor e parimor.

Njerzit janë të ndryshëm për nga gjinia, karakteri, përsonaliteti, temperamenti, profesioni dhe pozita, po ashtu edhe për nga dituria, edukata dhe mrësjellja. Ashtu siq janë të ndryshëm në karakter, përsonalitet, temperament e profesion, janë të ndryshëm edhe në mënyrën e edukimit dhe sjelljeve të tyre në raport me tjerët e në raporët me faktorët e ndryhëm të ndikimit në transformimin e përsonalitetit, karakterit dhe tempramentit që i posedojnë sipas bazës trashiguese.

Të gjitha këto specifika që u përmendën më lartë argumentohen e dëshmohen përmes sjelljeve të ndryshme të secilit individ që i demonstron gjatë jetës mes njerzëve e në raport me ta. Ekonomisti, mjeku, psikologu, neuropsikiatri, psikiatri, pedagogu, mësuesi, edukatori, juristi, ingjinieri, ushtaraku, poeti, filozofi, sociologu, qytetari i zakonshëm i demonstrojnë sjelljet e tyre sipas ndikimit të profesionit të tyre, sipas përsonalitetit, karakterit dhe temperamentit të tyre, po ashtu edhe qytetarët e zakonshëm, kuptohet edhe nga ndikimi i shumë faktorëve tjerë, si familja, shkolla, mjetet e informacionit, literatura, institucionet religjioze, kulturore, politike e shkencore. I juaj mësuesi Isë

01. 02. 2024

Fuqia e transformimit të përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona është më e madhe, më e frytshme dhe më e dinjitetshme për progresivitetin shoqëor, kombtar, institucional, familjar, personal e professional, ku i organizojmë proceset e ndryshme jetësore. Mos transformimi i tyre është e kundërta e kësaj që tham. Çdo zbulim i madh në fushën e hulumtimeve dhe përpjekjeve shkencore, është një shkëputje graduale nga tradita dhe nga mënyrat e vjetruara të përcptimeve, mendimeve, bindjeve, besimve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona.

Astronomi egjiptas Ptolemeu, konstatoi se” toka ishte në qendër të universit”. Koperniku krijoj një transformim pikëpamje me pikppamjet e mëparshme duke e konstatuar” diellin e jo tokën në qendër të univessit”, siq konstatohej më parë. Shumë shpejtë rreth kësaj qështje interpretoheshin krejtë ndryshe pikëpamjet shkencore. Model i fizikës së Njutnit” ishte një pikëpamje mekanike dhe është akoma baza e inxhinjerisë moderne”, edhe pse ai ishte i “pjesshëm, jo i plotë”. Modeli i “botës shkencore u revolucionarizua nga Ajnshtajni me “pikëpamjen e tij të relativitetit, e cila ka shumë vlerë shpjeguse dhe parashikueshmëri më të lartë” se modelet e mëparshme shkencore.

Mendimet, bindjet, besimet dhe pikpamjet tona janë të fuqishme sepse “ato i krijojnë thjerzat përmes të cilave e përceptojmë botën. Fuqia e tyre është fuqi thelbsore e ndryshimit sasior, qoftë edhe kurë transformimi është një proces i menjiheshëm ose i ngadalshëm dhe i kujdesshëm”. Këto transformime të menjëhershme apo të ngadalshme e të kujdesshme, vërehen kjartë tek ne, përsonalisht e profesionalisht, tek familja jonë, kolektiviteti ku punojmë, rreti shoqëror mes të cilit jetojmë, vërehen edhe tek kombi të cilit i takojmë. Vërehen në ekonomi, shëndetësi, arsim e drejtësi.

Vërehen nëpër organizata të punës, nëpër spitale, nëpër qerdhe e shkolla dhe nëpër univerzitete, nëpër gjykata e prokurori, në polici e në ushtri: Vërehet sasia e cilësia e punës, përkushtimi e serioziteti i tyre në punë, sjelljet, edukata dhe përgjegjësitë që i posedojnë rreth punës nëpër organizatat dhe institucionet e tyre, kulturore, historike e shkencore, informative, analitike, politike e religjioze dhe në çdo pore tjetër të jetës ku punon klasa puntore. I juaj mësuesi Isë