Na mësuan pak apo aspak ti zotrojmë emocionet tona

19. 02. 2024

Ata që i zotrojnë emocionet dhe i udhëheqin ato për të mirën e tyre përsonale, profesionale, familjare, shoqërore, institucionale e kombtare, i kanë në duarë të e veta frejtë e jetës, pa të cilët nuk ka jetë të mirëorganizuar, nuk ka jetë të begatshme, jetë me dinjitet, të lumtur e të frytshme për vete, për pasardhësit e për tjerët. Të mos i zotërosh emocionet, të mos i udhëheqish ato, nuk do ti keshë në dorën tënde frejtë e jetës, sepse ato ti rrëmbejnë frejtë pamëshirshëm nga duartë tua. Të mos i kesh në duarë tua frejtë e jetës është barazi me vetëvrasjen.

Familja, shkolla, literatura, revistat, mjetet e informacionit, entet kulturo-artistike, teatri, filmi e mjete tjera me ndikim, nuk e kanë patur dhe nuk i kanë ende si duhet prioritet hartimin e planeve dhe programeve të tyre tua kushtojnë të rinjëve përpjekjet që ti udhëzojnë ata sado pak në aftësimin e tyre që ti zotërojnë emocionet e veta përsonale dhe ti përdorin ato për organizimin më të mirë, më përmbajtësor, të durueshëm dhe me mirëkuptim, në bashkpunim me tjerët, me tolerancë ndaj tyre, me respekt e dashuri, për të mirën e vetë përsonale dhe për të mirën e tjerëve.

Po si frenove emocionet negative, ato ta vërshojnë trupin, shpirtin, mendjen, përfytyrimin, imagjinatën, fantazinë, kujtesën, vëmendjen, shqisat dhe përceptimet, duke i ngarkuar ato me negativitet dhe helmim masivë të trupit, fizik, biologjik, anatomik, fiziologjik , psikologjik e neurologjik dhe duke bllokuar funksionimin normal të tyre. Ky anormalitet i funksionimit të këtyre proceseve në fjalë e rrënon trupin tonë dalngadal, e rrënon trupin tonë fizikisht, biologjikisht, shpirtërisht, emocionalisht dhe mendërishtë, duke zvogluar funksionimin e logjikës, botës racionale e duke e zmadhuar sherrin e botës iracionale jo logjike, sepse ia marrin frejtë nga duartë përsonit të këtyre proceseve dhe e fusin në anarhi pa kurrfar frejshë në duarë.

Shfrenimi i emocioneve negative në botën tonë të brendëshme e paralizon funksionimin e emocioneve pozitive, duke i futë dhunshëm ato në një skutë të errtë që tua dobsojnë sa të jetë e mundur funksionimin normal të tyre, për të mirën tone e për të mirën e tjerëve. U bëj thirrje çdo familje shqiptare, shkollave shqipe, mësuesëve të sajë, hartusëve të planprogrameve, hartusëve të librave e literaturës shkollore, trajnusëve të mësimdhënësve, krijusëve të literaturës së ndryshme, mjeteve të informacionit, revistave, rrethit shoqëror dhe shtetit, të mendojnë seriozisht, rreth paisjes së fëmijëv tanë, sa më shumë të jetë e mundur me aftësi, shprehi, shkathtësi e njohuri që ti zotrojnë e ti menagjojnë emocionet e veta! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje