Lexusëve ua ndriqon mendjen libri

15. 02. 2024

Libri që nuk ua ndriqon mendjen, nuk ua mbush zemren dhe nuk ua forcon shpirtin, vullnetin, guximin, dëshirën e dashurin për atëdheun, lirinë, kulturën, diturinë dhe edukatën lexusëve të vetë, nuk është libër, por një grumbull letrash të bardha, nxirë me shkronja të zeza.

Po më duket mua se nau kanë mbushë vitrinat e librave me grumbuj letrash të bardha, nxirë e bërë katron me shkronja të zeza, që pak kush apo askush nuk i lexon, duke zvogluar dita ditës vullnetin e lexusëve tanë për lexim, pa të cilin nuk ka dituri dhe edukatë të mjaftushme.

Uroi për krijusit tanë ta kenë parasysh shkakun e mos leximit të librave të tyre dhe shkakun e humbjes së vullnetit, dëshirës dhe dashurisë për lexim të gjeneratave tona të reja, që ta ngrisin cilësinë e librit e jo sasinë e tij, për tua plotësuar dëshirën lexusëve tanë, që ta gjejnë vetën dhe interesat e tyre në përmbajtjet e librave të shkruara nga autorët tanë të shumtë.

Në atë moment kurë krijusit i mbizotron vullneti në sasinë e jo në cilësinë e librave të krijuar, sasia e tyre e mbizotron cilësin dhe e majorizin tërsishte atë, duke ia humbur vlerën librit dhe duke ia humbur lexusit vullnetin, dëshirën dhe dashgurinë për lexim, sepse nuk e gjenë vetën lexusi në mesin e atyre librave që u mbizotron sasia e jo cilësia. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje