29. 04. 2023

Hajnat nuk kanë tjetër profesion pos vjedhjes e abuzimit të kontributit dalë nga përpjekjet, mundimet, vuajtjet e sakrificat e shumta të tjerëve. Duhet kujdes i shtuar me kë po rrimë, shoqërohemi, miqasohemi, kujtë po i duartrokasim dhe kujt po ua besojmë vuajtjet, mundimet, sakrificën, kontributet dhe vetekzistencën tonë! Populli ka thënë: “nëse rrin me qenë, mbushesh me pleshta”, “me kë rrinë, ai je e do të bëhesh”!

Hajnat, tradhtarët, vrastarët, dhunuesit, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët dhe kriminelët e krimeve të organizuara në ekonomi, shëndetësi, arsim, drerjtësi, polici e institucione të ndryshme publike e private, kulturore e shkencore, politike e shtetnore, rriten si bari i keq, duke i shoqëruar ata edhe qytetarët tjerë dhe duke iu bashkangjitë në veprimet e tyre të përditshme keqbërse, duke i përkrahur, duartrokitur e stimuluar ata, pa i ndëshkuar sipas ligjit organet e mirëmbajtjes së rendit e rrgullit.

E keqja nuk eliminohet nga ajo shoqëri, nëse të keqës nuk i prehen rrënjët sapo të fillon të mbij ajo. Nëse i qëndron realitetit ajo që e ka thënë populli: ” me kë të rrish, i tillë do të bëhesh”, atëher në mesin e shoqërisë sonë kemi mjaftë njerzë që rrinë shoqërohen, lidhen ngusht, miqasohen e bashkpunojnë me akter të korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar, hajnive nga më të ndryshme, vllavrasjeve, dhunimeve, trafikimeve me qenje njerëzore, me substanca narkotike dhe marrja me prostitucion. I juaj mësuesi Isë

27. 04. 2014- ripostim

Ilirët kishin edukim e besim fetar të zhvilluar i cili cilësohej kulmi i kulturës europiane. Tek Ilirët sikurse edhe tek popujt tjerë antik, organizimi i procesit edukativo-arsimor bëhej nëpër qytete si qendra organizative. Nëpër këto qendra gjatë periudhës së komunitetit skllavo-pronarë, “kujdes të posaqëm i kushtonin edukimit fizik, ushtarak dhe edukimit intelektual e punues”. Për këtë proces edukativ-mësimor,”flasin veglat e punës, mjetet e luftës, lodrat e fëmijëve të gjetura nëpër Tumulat Ilire”.

Ilirët i çmonin jashtëzakonisht llojet e ndryshme të shkathtësive ushtarake dhe “ kalerimin e përsosur me kuaj, ku në prekrenarët e tyre figuronte emblem e kalit. Keto dëshmi gjenden që nga shek. i V p.e.r”. Po ashtu “qe nga shek. i III p.e.r. gjenden pllaka bronzi me kuaj”. Po ashtu ka të dhëna se Mbreti Ilir Bardhyli në shek. IV p.e.r.“luftonte mbi kalë edhe kur ishte në moshën 90 vjeqare.

Dardanët në monedhat e tyre simbol të qmuar e kishin kalin. Ndërkaq mbreti tjetër Ilir Genti shek. II p.e.r. studjoj efektin sherues të bimëve të ndryshme, ndër të cilat i veçoi edhe vetitë shëruese të një bime që e mori emrin sipas mbretit dhe shkenctarit Gent e cila quhej Gentiana“. Mbi kete bazë të lartë kulturore lindi edhe mbretëresha Teuta, e cila bëri luftra të pergjakshme kundër luftrave pushtuese të romako-bizantinëve. Qe mos te zgjerohem se, mbi këtë bazë ka patur edhe shumë mbretër tjerë Ilir.

Krejtë kjo që u tha më lartë, dëshmon se edukimi dhe arsimi i Ilirëve ishte një veprimtari e vetëdijshme shoqërore dhe e organizuar mjaft mirë. Ilirët ishin gurgdhendës të fortë ku edhe sotë e kësaj dite gjallërojnë nëpër trojet tona kullat e mëdha dhe të forta ndërtuar prej guri dhe kështjellat e famshme. Iliret ishin prodhues keramike, punues metalësh, ndërtimtar të dalluar anijesh luftarake, ishin mjeshtër të dalluar të artizanateve dhe adhurues të edukatës esteike që dalloheshin në art, muzikë dhe oratori.

Fëmijet e Ilirëve që nga lindja e deri në moshen 6 vjeqare edukoheshin dhe mësoheshin në gjiun familjar, ku rolin kryesor në edukim dhe besim në simbolet fetare e luante nëna, e cila konsiderohet e barabart me burrin dhe për kohen ato demonstronin fuqi te barabart me burrat dhe deshirë të madhe në punë po ashtu si burrat. Besimi i tyre ishte i përqendruar në figurat e shejta dhe reale të djellit, tokës ajrit dhe ujit përmes të cilave e besonin zotin si krijues të këtyre figurave të shejta e të gjithësisë mbarë, pa të cilat nuk do të kishte e nuk do të ketë ekzistencë bota e gjalle bimore, shtazore dhe ajo njerezore.

Femijet e moshes 7-11 vjeqare „ shkonin në shkollat fillore gramatikore ilire, ku mësonin shkrim lexim dhe njehesim. Mjetët mësimore për të shkruar në to ishin tabelat e vogla prej druri dhe te lyera me shtrese dylli. Veglat e mprehta metalike apo kockat ne forme lapsi, sherbenin per te shkruar mbi to. Perdorej papirusi edhe pergameni për të shkruar në to, e sidomos me penë ndërtuar nga puplat e shpezëve që ngjyheshin në boje“.

Të rinjtë e moshës 12-14 vjeqare,“ edukoheshin dhe arsimoheshin neper Palestra, ku i kushtohej rëndësi e madhe edukimit fizik e shëndetësor, nepermjet ushtrimeve gjimnastikore dhe atletikës, duke i kalitë të rinjët sa më të fuqishëm, të qëndrueshëm, të shkathtë dhe me një trup të bukur prej një atleti“.

Rrethe moshes 15-16 vjeqare,“ të rinjtë vazhdonin shkollimin nëpër gjimnaze ku kujdesë të veçantë i kushtohej përgatitjes ushtarke nëpërmjet vrapimit, kërcimit, hedhjes së shtizës dhe diskut duke bërë edhe gara të ndryshme sportive. Po ashtu në këto gjimnaze përvetësohej arsimi letrar, filozofik, politik dhe juridik, përmes njerëzve më të ngritur të kohës“.

Në moshën 18-20 vjeqare,“ përgatiteshin të rinjtë dhe përsoseshin sa më shumë ushtarakisht për mbrojtje të kufijëve nëpër qytete ku jetonin“.

Po ashtu kishte edhe institucione të larta arsimore univerzitare antike si „në Apoloni, Butrint dhe Durs. Në këto Univerzitete jepnin mësim dijetarët më të zotët të kohës ku i mësonin studëntët në fushën e gjuhës, filozofisë, oratorisë dhe letërsisë“.

Në historinë e Ilirëve, vënd të rëndësishëm zënë edhe luftrat e tyre të shumta që ishin plotë rezistencë duke luftuar ballë për ballë me romako-bizantinët, që ta mbrojnë Ilirinë e tyre të dashur, tokat, shkollat, kulturën dhe simbolet e tyre fetare. Kjo rezistencë zgjati për më shume se sa dy shekuj me radhë, derisa u pushtua tërsisht Iliria në vitin 49 të erës sonë, apo në fundë të gjysmës se par të shekullit të parë, të erës sonë- cituar dhe parafrazuar sipas librit të Prof. Dr. Hajrullah Koliqit: Historia e Arsimit dhe mendimit Pedagogjik Shqiptar, Shtëpia Botus- Libri Shkollor, 2012

Pas shekullit të parë e tutje, çdo gjë që ndodhi me shkollat e Ilirëve, me kulturën, besimin, gjuhen, teritorin dhe simbolet fetare të tyre, u bë me qellime kryesore të asimilimit të popullit Ilir dhe atij shqiptar pastaj, nga secili pushtues që patëm fatin jo të mirë të na pushtojnë. Keto pushtime po vazhdojnë edhe sotë e kësaj dite për më shumë se gjysmën e trojeve tona edhe pas 20 shekujve pushtim!

Lexuesi im i dashur është koha e fundit ta mësojmë sa më parë historin tonë nëpër shekuj, ta mësojmë sa më drejtë e sa më realishtë, që ta qesim në dritë se kush ishin pellazgo-ilirët dhe kush shqiptarët si pasardhës të tyre. Të mësojm sa siperfaqe tokesore e sa km katror patem dikur, sa sot i kemi dhe sa km katror na kane mbetë të pushtuara edhe sotë e kësaje dite. I juaj mësuesi Isë

26. 04. 2014-ripostim

Edhe pse është folur shumë për reformën në edukim e arsim, në të ashtuquajtur korikulat shkollore, në hartimin e përpilimin e teksteve dhe literaturës ndihmëse shkollore, në hartimin e testeve për cilësim e notim të nxënësve, në reformimin e bashkpunimit shkollë familje, drejtori këshilli i arsimtarëve, këshilli i shkollës, kshilli i nxënësve, bashkpunimi arsimtarëve mes veti dhe me nxënës, u bë pak apo aspak, sepse gjendja e shkollës sonë në vënd që të përparoje ka stagnuar dhe herë herë po degradon.

Kam bindjen time përsonale për reformën e cila i ngjau një eksperimentimi spontan, pa u mbështetë në hulumtime shkencore, reale e objektive, sipas mundësive dhe rrethanave që i posedon vëndi dhe shkolla jonë, se sa një hulumtim i cili duhet të kishte synime të kjarta se ku do të arrij, a mund të arrijë, me kënd të arrij dhe me cilat kushte realizohet reforma e synuar në edukim, arsim dhe në shkollën tonë.

Dekada e pare e reformës ne arsim, pas luftës çlirimtare të Kosovës, tani ka filluar të cilësohet si e dështuar me përpjekje të kota jo profesionale për reformimin e edukimit, arsimit dhe shkollës. Kurë e them ketë, mbështetëm në përvojen time profesionale shumë vjeqare në arsim dhe po ua ofroj lexusëve disa konstatime prsonale:

-Reforma në fjalë shkollës sonë ia hoqi padrejtësisht shërbimin profesional të pedagogut dhe psikologut shkollor, të cilin shërbim e kishte halë në sy për shkollën shqipe, edhe politika serbo-jugosllave para luftës. Po me kete alergji ndaj këtij shërbimi vazhdoi edhe UNMIKU, duke rrënuar përvojen e shkollës sonë që e kishim ndërtuar me plot mund e sakrifica të mëdha.

Pashai i UNMIKUT përgjgjes i arsimit tonë, i quajtur Daksner, e pa të arsyeshme me reformën e tij eksperimentale, si të ishim ne një vënd më i prapambetur i Afrikës, i cili mori vendim qe ta mbyll Entin pedagogjik të Kosovës, i cili i kryente sherbimet profesionale e shkencore në nivel të vëndit, mori vendim tì mbyll entet rajonale e komunale pedagogjike dhe sherbimin profesional pedagogjik e psikologjik nëpër shkollat tona, të cilat sherbime e kryenin punën dhe obligimet e veta profesionale e shkencore, sipas përgjegjësive që i kishin nga lartë- poshtë e anasjelltas në mënyr të koordinuar.

-Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkolle, mbeti pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkollës. Pa këtë përcjellje profesionale, po jetësohen në realitetin e shkolles tonë, mënyra të ndryshme të niveleve jo adekuate e jo profesionale gjatë organizimit te punës, te cilat here-here edhe po degradojne ne nje nivel te ulet profesional e pedagogjik, në emër të reformimit.

-Kur e them këtë, e kam mendimin tek shumica e punëtorëve të rinjë, të cilëve u mungon përvoja pedagogjike që t’i qasen në mënyrë profesionale organizimit të procesit edukativo-mësimor në lëndet e tyre të mësimit. U mungon përvoja që t’i përdorin në mënyrë efikase mjetet mësimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa më racionale gjatë organizimit të punës së tyre profesionale mësimore në klasë. U mungon përvoja t’i respektojnë në mënyrë profesionale etapat e një ore mësimore kurë kanë zhvillim, përseritje dhe ushtrime, të cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga një pjesë e dukshme e stafit mësimdhënës.

Do të ishte mëse e nevojshme shërbimi profesional ipedagogut dhe psikologut shkollor tu dalë në ndihmë kësaj pjese të stafit mesimor, qe ta ngrisin sa më shumë cilësinë dhe efikasitetin në organizimin e procesit edukativ-mësimor.

-Cilesimit të nxënësve nga stafi mësimdhënës, në vënd që t’i rritet efikasiteti profesional, pedagogjik dhe psikologjik, efikasiteti i tyre po bie dukshem duke u shndërruar në një fushatë pa kriter gjatë notimit dhe cilësimit të nxënësve, që në esencë e ka simpatinë, antipatinë, njoftësinë, që mos të them edhe korrupsionin (miton). Këtë gjendje jo të lakmueshme e gjendje tjera të tilla nuk i përcjellë askush në mënyrë profesionale, për t’ia ndalë rrugtimin e mëtutjeshëm kësaje dukurie devijante e të shëmtuar.

-Bashkëpunimi profesional i shkollës me familjen ka ra dukshëm, apo nuk ekziston fare, sepse mënyra e bashkëpunimit bëhet pa kritere profesionale, vetëm sa për sy e faqe që t’i bëhet me dije prindërve se, e kanë apo nuk e kanë suksesin e mirë në mësim femijët e tyre, se janë apo nuk janë të disiplinuar, se vijnë apo nuk vijnë me rregull në mesim, pa hy fare në analizën profesionale të shkaqeve që e kanë sjellë nxënësin në atë gjendje dhe pa ndermarrë kurfar masash profesionale që të përmirësohet ajo gjendje e palakmuar e tyre.

-Bashkepunimi i shkollës me nxënësit është një bashkepunim zyrtar, ku vetëm kërkohen rregulla ndaj nxënësve, e shume pak rregulla plotësohen në favor të tyre nga ana e shkollës.

-Nxënësve u mungon ndihmesa profesionale nga ana e shkollës, që të merret dikush dhe t’i trajtoj kërkesat e tyre, shqetësimet, brengat, stresin dhe ankthin në mënyrë sa më të drejtë e sa më objektive, qe u ndodhin në jetën e përditshme nxënësve. Nxënësve u mungon përkrahja profesionale dhe ndihmesa në fushën ekonomike, në raportet ndërfamiljare, ndërshoqerore, përsonale dhe në raportet mes arsimtareve, e shumë e shumë shqetësime tjera që dalin nga ana e jetës së tyre.

U mungon nxënësve trajtimi profesional i mosdisiplinës së tyre, ardhjes së tyre me rregull në mësim, ikjes nga orët e mësimit, suksesit dhe mosuksesit të tyre. Ky trajtim bëhet mbi baza ndeshkuese e jo mbi bazën profesionale pedagogjike e psikologjike, për t’i gjetur shkaqet dhe për t’i trajtuar sa më profesionalisht pasojat që u ndodhin nxënësve. Ky trajtim u ka mbetë në kompetencë puntorëve të sigurimit nëpër shkolla dhe organeve policore, që d.m.th një trajtim i dhunshëm i këtyre dukurive, ku dhuna shkakton dhunë. Kjo dhune perdite e me shume po eskalon nëpër shkollat tona.

-Teksteve mësimore në shkollë u mungon teknologjia bashkekohore-pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike, metodologjike e gjuhësore, që të udhëzohen nxënësit dhe arsimtarët, se si me jetësuar dhe me pervetesuar mesazhin edukativo-mësimor të përmbajtjeve të secilës njësi mësimore.

-Plan-programet mësimore nuk përcillen në mënyrë profesionale gjatë hartimit e përpilimit të tyre, nuk përcillen se si e sa bëhet realizimi i tyre nga ana e mësimdhënësve dhe nga ana e nxënësve, po ashtu nuk përcillet në mënyrë profesionale nga pedagogu dhe psikologu shkollor edhe cilesia pergatitjeve me shkrim të arsimtareve për orët e tyre mësimore.

Te gjitha këto dukuri që u përmendën më lartë është e domosdoshme të trajtohen në mënyrë profesionale nga instalimi i sherbimit profesional pedagogjik e psikologjik të pedagogut dhe psikologut shkollor nëpër shkollat tona. Sa më shumë që neglizhohet ky shërbim nga Ministria e Arsimit dhe nga DKA-të , shkollat tona gjithnjë e me shumë po thellohen në një anarki që pak kush e kupton se në cilën rrugë po ecin e ku kan synim të shkojnë ato.

Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha që ta kuptojme sa më parë, se sherbimi profesional pedogogjiko-psikologjik i pedagogut dhe psikologut shkollor nëpër shkollat tona, është nevojë e ngutshme e domosdoshmeri dhe jetike e kohës. I juaj mësuesi Isë

24. 04. 2021-ripostim

Me reformën e duhur të edukimit dhe arsimit tonë kombtar nënkuptohet angazhimi i ekspertëve të ndryshëm të pedagogjisë e psikologjisë shkollore, këshillimit, eukimit dhe pedagogjisë e psikologjisë familjare, angazhimi i ekspertëve të didaktikës, metodikës dhe metodologjise pedagogjike.

Po ashtu është e pamundëshme të bëhet reformë e duhur në arsim pa angazhimin e ekspertëve të psikologjisë së përgjithshme, psikologjisë pedagogjike, psikologjisë së edukimit, të cilët fusin me kujdes të madh e profesionalizëm risi të duhura, cilësore, të mundëshme e te mjaftushme gjatë hartimit të plan-programeve shkollore apo siq është berë modë të quhen korikulat shkollore të Kosovës.

Nuk mund të hartohen e përpilohen planprograme mësimore që përmbajtja e tyre të ketë sasi e cilesi të duhur e të mjaftushme, pa ekspertë të njohur pedagogjik e psikologjik dhe pa ekspertë të lëndëve mësimore që përfshihen në plan-programe të ndryshme shkollore gjatë hartimit e përpilimit të tyre dhe gjatë hartimit e përpilimit të teksteve e literaturës ndihmësde shkollore.

Gjatë përpilimit, hartimit e përzgjedhjes së mjeteve të ndryshme mesimore, të cilat shërbejn për organizimin, konkretizimin dhe racionalizimin e procesit të mësimdhënjes nga ana e mësimdhënësit dhe mësimnxënjes nga ana e nxënësit.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur dhe cilësore në arsimin tonë kombtar pa ndertesa shkollore që u përgjigjen standardeve pedagogjike, didaktike, metodike, metodologjike e psikologjike, të cilat duhet të posedojnë hapesirë të mjaftushme, duhet të jenë largë ekspozimit të zhurmave të ndryshme, duhet të kenë depërtim të mjaftushëm të dritës së diellit e ajrit të freskët, të mirëmbahet në hapsirat shkollore pastertia dhe ngrohja e duhur, të paisen ato me kabinete sipas kërkesës së lëndëve të ndryshme mësimore të cilat janë të përfshira në plan-programin mësimor të niveleve të ndryshme të shkollimit.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur në arsim dhe edukim pa trajnimin dhe aftësimin sistematik të kuadrit mësimor përmes ekspertëve trajnues nga fusha e pedagogjise, didaktikës, metodikës, metodologjisë pedagogjike dhe nga fusha e psikologjisë shkollore, kësillimit, psikologjisë pedagogjike, psikologjise se edukimit, rreth përdorimit të formave, teknikave, metodave dhe mjeteve te duhura gjate organizimit të procesit të mësimdhënjes nga ana e mësimdhënësve dhe mësimnxënjes nga ana e nxënësve.

Poashtu gjatë mënyrës së cilësimit, notimit e testimit të nxënësve, gjatë mënyrës së hartimit e perpilimit testeve dhe gjatë parashtrimit të mënyrës së pyetjeve drejtuar nxënësve në testim dhe gjatë orëve mësimore. Gjatë organizimit të aktiviteteve të lira jashtë procesit të rregullt mësimor, vizitave të ndryshme me karakter mesimor e edukativ nëpër ekskuzione.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur në arsim pa e konsoliduar dhe organizuar mirë vijueshmërin e rregullt të nxënësve në mësim, disiplinën dhe angazhimin e tyre gjatë orëve mësimore, gjatë mësimit onllajn e të drejtëpërdrejt. Nuk mundë të bëhet reformë e duhur në arsim pa komunikim e bashkpunim professional shkollë- familje, nxënës- mësimdhënës, udhëheqje – sherbimi pedagogjik dhe psikologjik i shkollës, udhëheqj- keshilli i arsimtareve, këshilli i shkolles dhe keshilli i nxënësve mes veti.

Reformat të cilat i patëm në arsimin tonë kombtar që dy dekada me radhë, nuk kanë treguar rezultate të knaqshme, të mos them se kanë treguar regres në hartimin e plan-programeve, teksteve e literatures shkollore, ndertesave, kabineteve e paisjes se tyre me mjete të duhura mësimore dhe arritjes së rezultateve në mësim e aktivitete të ndryshme jashtëmësimore të nxënësve. I juaj mësuesi Isë

23. 04. 2017

Nuk janë miqë të vërtetë ata që ecin sëbashku me ne sikur hija e trupit tonë që na ndjekë prapa, vetëm derisa ka rreze dielli. Sa po të errësohej moti dhe nuk gjejnë leverdi t’i plotësojnë interesat e veta, zhduken si hija e trupit kurë mungojnë rrezet e diellit. Sa qel e mshel syt, ata dhe hijen nuk i kemi prapa!

Merrne me mend se sa kontribojnë për atedheun, për lirinë, pavaresine, për kombin, kulturën, shkencën, për unitetin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin, solidaritetin, sa kontribojnë për familjen, farefisin dhe për shoqërinë kjo kategori njerëzish që nuk kanë forcë e ndërgjegje të ngulin këmbë për miqësinë e premtuar, fjalën e besën dhënë tjerëve, edhe në raste të vështira, edhe kurë mungojnë rrezet e diellit dhe drita e tij!

Me keqardhje po e them, në mesin tonë kombëtar ka shumë njerëz që se mbajnë miqësinë e premtuar, fjalen dhe besën e dhënë!

Lexuesi im i dashur është në nderin tonë të mos e shkelim fjalën, besën e dhënë dhe miqësinë e prermtuar mikut, shokut, shoqës dhe mos të manipulojmë me to, pa marrë parasysh situatat në të cilat gjendemi, per interesa tona përsonale të ulta, qoftë ato fetare, qoft politike, ekonomike, qoft, karieriste, sepse do ta ulim vetën deri në përmasa qesharake dhe të turpshme para kombit, para botës e para Zotit. I juaj mësuesi Isë

19. 04. 2015-ripostim

Sipas definimit pedagogjiko-psikologjik emocioni gëzimit përjetohet në ato qaste kur jemi të shëndetshëm fizikisht e psiqikisht si individ, si familjar e si kombetar. Kurë jemi të qetë e rehat, kur korrim suksese e fitore të pa rreshtura në aspektin përsonal, profesional, familjar e kombetar dhe kur e kultivojmë ndjenjën e respektit, mirkuptimit, tolerancës, bashkpunimit, punës dhe sakrificës për atdhe, për liri e për bashkim të trojeve.

Emocioni i dashurisë, përjetohet në ato momente kurë e duam dike dhe na don dikush, kurë na dojnë tjerët për aqë sa i dojmë ata, kurë dashuria nuk keqpërdoret nga njëra palë në dëm të palës tjetër, kurë ajo stimulon për unitet, bashkpunim dhe respekt të dyanshëm.

Për shqiptarët janë vështirësuar shumë rrethanat ta përjetojnë plotësisht emocionin e gëzimit dhe emocionin e dashurisë sepse në mesin tonë kombtarë po perhapet varferia, po perhapet korrupcioni, po devalvohet edukata dhe dituria, po shkatrrohet ekonomia, po devalvohet arsimi e shendetesia, po devalvohet e po keqpërdoret drejtesia, po manipulohet me besimet fetare dhe me besimin e sinqert në Zot me synimin per te fut perqarje në mesin tonë kombtar e mes njerëzimit të botës!

Si ta përjetojmë lirshëm e këndshëm ne shqiptarët emocionin e gëzimit kurë i shohim shqiptarët në mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi, se si poshtrohen, nënështrohen, burgosen, rrihen, vriten, varfërohen, përzihen nga trojet e veta dhe asimilohen dita ditës?! Si ka mundësi shqiptari ta perjetoi emocionin e dashurisë, respektit, mirkuptimit, tolerancës ndaj fqinjëve tanë pushtues, që na urrejnë mbi baza racore e fetare?!

Si ka mundësi shqiptari ta dojë Europën e cila po sillet ndaj nesh me cinizëm, me padrejtësi, me injorancë ndaj të drejtave tona, ndaj liris e pavarësië dhe ndaj unitetit e bashkimit kombetar për të cilat shekuj me radhë kemi derdhur gjak?! Si mund të duhet Europa nga shqiptarët duke bërë dallime racore ajo në dëm të shqiptarëve e në të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav?!

Si t’i gëzohemi e si ta duam politikën tonë dhe kreatorët e sajë që bëjnë politikë antikombetare, politikë kuislinge, politikë shërbtore, politikë të korruptuar e nepotiste, kryekeput për interesa të ulta përsonale, duke ia ulur dita ditës vlerat që i posedon atdheu, liria, shteti dhe kombi jonë, duke ia humb vlerat diturisë, historisë, kulturës, shkencës dhe dëshmorëve të lirisë?!

Për të përjetuar natyrshëm, normal dhe knaqshëm emocionin e gëzimit, dashurisë dhe ndjenjen e krenarisë, më par duhet të ndryshojmë qasjet tona ndaj politikës, ndaj vetëvetës, ndaj njëri tjetrit, ndaj familjes ndaj punës, edukimit, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë, kulturës dhe ndaj shkencës, pa të cilat nuk krijohen kushtet e volitshme dhe hapesira e mjaftushme që të përjetohen lirshëm , natyrshëm dhe këndshëm emocioni i gezimit, dashurisë dhe krenarisë dhe ti respektojmë ato përmes punës, diturisë dhe përmes zemres e shpirtit.

Për t’i arritë këto vlera, duhet të mos joshemi pas antivlerave dhe veseve të liga shumë të ulta e antinjerzore. I juaj mësuesi Isë!

17. 04. 2018- ripostim

Cilës prej partive politike shqiptare duhet t`i servirem në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e në mal të Zi dhe tu duar trokas, të ha sa më shumë për veti e sa më shumë të rras?! Vërtetë kam ra ne hall, t`i servirem PDK-s e LDK-s e tu duartrokas, që të ha përveti derisa të ngopem e derisa të pëlcas, edhe pse këto parti i shpërblyen serbët e Kosovës me “Serbska Zajednicen” me ekstra teritor të kishave ortodokse serbe dhe ia falen mbi 8200 hektarë tokë malit te Zi, pa e logoritur që kanë mbetë nën pushtim të tij Plavë e Gusi, Ulqinë, Hot e Grudë dhe tër Malësia e Madhe, ku e ngriti flamurin tonë kombetar, Dede Gjon Luli dikurë, edhe pse mbeti Lugina e Preshevës nën Serbi!

Vërtetë kam ra në hall, të servirem pas atyre dhe t’u duartrokas, të ha e të rras, sepse nesër kam me vdekë?! Edhe pse ata sociopat ua dhanë maqedonëve mbi 4000 hektar tokë, pa menduar fare se, më tepër se sa gjysma e teritorit maqedon është teritor shqiptar, i mbuluar me banor shqiptar! T’u servirem e tu shkoj pas PDK-s e LDK-s dhe tu duartrokas, edhe unë të ha e të rras, derisa të pëlcas, edhe pse LDK e PDK, deri dje ishin kundershtar të përbetuar mes veti, e tani më të korruptuarit, për qudi hajnë e pijnë sebashku dhe zgërdhihen, duke e shkaterruar dhe shitur vendin, me ndihmen e aleancave dhe dallaverave të ndryshme!

T’u servirem politikanëve tanë shqiptarë të të gjitha trojeve tona, andej e këtej kufijëve, që ua kthyn shpinën shqiptarëve për interesa të veta shumë të ulta dhe i lanë nën robërinë e Serbisë, malit të Zi , maqedonis së Veriut, dhe Greqisë, me politikën e tyre sociopate antikombetare, duke i lënë ata nën mëshiren e kasapëve greko-sllav, nga të cilët nuk guxojnë të marrin frymë lirshëm, të flasin e të mësojne shqip dhe të jetojnë dinjitetshëm në trojet e veta, duke synuar gjakpirësit serb e grekë ta marrin edhe jugun e Shqiperisë edhe Veriun e Kosovës!

Lexuesi im i dashur, mos ma shihni për të madhe, qe kam ra “shumë në hall” se, kujt t`i duartrokas, sepse edhe mua mu ka “mbush” mendja e cila më dalt meq fare, të gjejë rrugë të pista tani e tutje, që të ha sa më shume e të rras, derisa të pëlcas! I juaj mësuesi Isë

16. 04. 2015- ripostim

Agresiviteti greko-sllav ka për synim pushtimin, nenshtrimin, poshtrimin dhe asimilimin e shqiptarëve hap pas hapi dhe në mënyrë të organizuar. Ka për qëllim grabitjen e tokave tona dhe shfrytëzimin e te gjitha pasurive mbitokësore e nëntokesore. Ky agresivitet i tyre spak njerëzor, krejtësisht banal e i zhveshur tërsisht nga parimet etike dhe nga parimet e drejtesisë e barazisë, po jetësohet dita ditës përmes propagandës dhe lansimit të etiketimeve nga me të ndryshmet e nga më të ndoturat në botë kundër shqiptarëve, në bashkpunim me tradhtarët e vendit, që para botës ta arsyetojnë agresivitetin e vetë banal e më ç’njerëzor!

Krahas kësaj propagande, ky agresivitet në praktikë po manifestohet përmes varfërimit , përmes burgosjeve, dhunimeve dhe permes vrasjeve pa shkas të shqiptarëve për të krijuar tek ta, presion për nënështrim , për shperngulje dhe për asimilim. Krejt ky banalitet është bërë e po bëhet para syve te botës dhe Europës së “civilizuar”, dihet me ndihmen e politikës sonë kuislinge, primitive e sociopate dhe me ndihmen e disa tradhtarëve qe janë renditë krahas propagandës në fjalë dhe verpimit gjenocidal ndaj shqiptarëve, për interesat të veta shumë të ulta personale!

Agresiviteti mbrojtës i shqiptarëve në ballkan është manifestuar përher në mbrojtje të tokave, të teritorit dhe pasurive të veta e pasurive kombëtare nga fqinjët tanë pushtues greko-sllav e pushtues tjerë. Agresiviteti i tyre në ballkan përher është manifetuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin familjar, për t’u mbrojtur nga vrasjet masive, për tu mbrojtur nga rreziqet e ndryshme dhe të shumta gjnocidale prej fqinjëve tanë pushtues, per ta mbrojtur dinjitetin kombetar, per ta mbrojtur unitetin dhe krenarine si komb dhe per ta realizuar bashkimin e trojeve, të cilat naj coptuan aleancat e ndryshme te vendosjes ne Europë, duke bashkpunuar me rusine dhe me turko-aziatikët.

Pra agresiviteti shqiptaro-Ilir është manifestuar vetëm në mbrojtje e kurrë në sulm, që nga luftrat Iliro-romake, Iliro-bizantine, turko-aziatike e deri ne luftrat e fundit, të cilat ishin të pa rreshtuar kundër shqiptarëve dhe paraardhësve tanë iliro-pellazg.

Duhet t’ia bëjm me dije Europës dhe botës mbar se, ka ardhë koha që ata të bëjnë dallime rrënjësore mes agrisivitet banal e gjenocidal greko-sllav dhe agresivitetit mbrojtës të shqiptarëve në ballkan dhe mos të lejojm me asnjë qmim, të njëjtësohet agresiviteti mbrojtës i viktimës, me agresivitetin brutal e gjenocidal të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav. I juaj mësuesi Isë

13. 04. 2023

Zhvatësit e atdheut, ata që e qiten në treg atdheun, të korruptuarit deri në fyt, nepotistët, vrasësit e kundërshtarëve politik, përqarësit e urrejtësit e popullit mbi baza partiake e regjionale, mafiozët e krimeve të ndryshme të organizuara, nënshkruesit e zajednicës serbe dhe propagandusit për ndarjen e Kosovës!

Nënshkruesit e demarkacionit me Malin Zi e me Maqedonin e Veriut, ku i humbën mbi 12 mij e 200 hektar tokë, nënshkruesit e ekstrateritorit për kishat e uzurpuara ortodokse të shqiptarëve, me rastin e pushtimit të Kosovës nga Serbia fashiste, nënshkruesit për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, ata që i lejuan bandat serbe dhe Serbinë të ndërtojnë pa lejen e pushtetit qendror lagje e shtëpi të ndryshme në Mitrovicën e Veriut e në Zveqan për ta kolonizuar atë pjesë me kolon serb të ardhur nga pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë, me duar të përgjakura si kriminel lufte.

Ata që ua paguan rrymën për dy dekada me radhë serbëve kriminel në veriun e Kosovës, të cilët nuk i lejojnë shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e veta, të cilat ua kanë djegë e demoluar me qëllime ogurzeza e kriminale, përqudi ata kanë qenë të gatshëm të bëhen të gjithë komandanta, kryetar shteti, kryetar qeverie e kryetar parlamenti, ministra e deputet, edhe pse nuk kanë patur zotësi profesionale ushtarake e as politike, pos zotësisë zhvatëse të atdheut e varfërisë së skajshme të popullit dhe urrejtjes të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës, të cilit i organizuan edhe atentat për ta vrarë!

Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova nuk e ka patur llojin e bukurisë, as nuk ka qenë syret në letër dhe nuk e ka patur llojin e trimërisë së akterëve në fjalë, të cilët i kemi patur në ballë të politikës e në ballë të luftës, ndërsa bukuroshat, syretat në letër e trimat në fjalë, nuk e kanë patur menqurinë, zotësinë dhe vizionin politik të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Dr. Fehmi Aganit! I juaj mësuesi Isë

25. 03. 2023

Ky dëm i madh dhe i rrezikshëm për shtetin e Kosovës mund të na vie nga përgdhelja e Europës, SHBA-s dhe nga përkrahja e Rusisë me të gjitha mjet e sajë që i posedon për favore të Serbisë në Ballkan dhe nga përkrahja e Kryemistrit të Shqipërisë Edi Rama me Open Ballkanin! Krahas kësaj përgdhelje e përkrahje nga Europa, SHBA, Rusia e Kryeministri Rama, hiq më pak e dëmshme dhe e rrezikshme për shtetin e Kosovës, mos më shumë, është edhe përqarja e politikanëve tanë mes veti mbi baza partiake dhe mbi pozicionet e tyre pozitë opozitë, duke harruar tërsisht misionin e tyre që ua ka besuar populli me votën e vet!

Ky dëm i mah dhe i rrezikshëm për shtetin tonë mund të na vije, edhe nga nënshkrimi i marrveshjes së zajednicës serbe prej palës kosovare me palën serbe në vitin 2013 e 2015. Prej nënshkrimit të marrveshjes për ekstra teritor e kompetenca politike për kishat serbe ortodokse, të uzurpuara me dhunë prej shqiptarëve nga Serbia fashiste e pushtuse dhe shumë marrveshje tjera, siq rrezikoj dhe i humbi në dialog pala shqiptare mbi 8200 hektar tokë rreth marrveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe mbi 4000 hektar tokë rreth marrveshjes me Maqedoninë e veriut!

Poashtu finalja e rrezikshmërisë kundër shtetit të Kosovës mund të bëhet realitet me pajtimin e planit Franko-Gjerman në Bruksel e në Ohër, jo pak përgdhelës për Serbinë nga pala kosovare e pala serbe, që pjesërisht e pranoi aty ku i konvenonte palës serbe e pjesërisht e refuzoi aty ku nuk i konvenonte plani në fjalë. Nëse tani Kryeministri Kurti nuk është vigjilent, i vëmendshëm dhe i vendosur t’i mbroj me këmbngulje interesat e Kosovës gjatë realizimit të këtij plani Franko-Gjerman, finalja e rrezikshmërisë do të bëhet realitet me Republikën Serbe dhe me vetmenagjimin kulturor të shqiptarëve në Kosovë!

Mbaju fort Kryeministër se populli të ka votuar t’i mbronë vendosmërisht interesat kombtare e shtetnore të Kosovës! I juaj mësuesi Isë

All reactions:

24Arbenita Thaqi, Xheladin Tafallari dhe 22 të tjerë

10. 04. 2023

Pensionista kemi patur para lufte, gjatë lufte, pas lufte, kemi edhe tani. Secili njeri që është normal e din në detaje se, si janë trajtuar pensionstët para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe tani. T’ia hudhim fajin e të kaluerës të tanishmes është e panjerzishme apo djallëzi e marrëzi me ndikime politike, që së ka synim përmirësimin e gjendjes së pensionistëve, por të fus urrejtje, përqarje e vëllavrasje mbi baza partiake tek shqiptarët, edhe ashtu të përqarë skajshmërisht mes veti!

Politika përqarëse, e korruptuar, nepotiste, sociopate dhe kriminale e ka shkatërruar shtetin e Kosovës, duke e quar ujtë në mullijtë e Serbisis fashiste pushtuse! Kjo politikë e ka pamundësuar dekada e shekuj, edhe mos formimin e shtetit të plotë shqiptar, të cilit ia ndanë dhe ia coptuan pjestë e tij qarqet antishqiptare, për t’i shpërblyer fqinjët tanë pushtues greko-sllav me pjesët e tij. Për kategori të tilla individësh e politikanësh ka thënë populli: ” qeni i keq ta bjenë ujkun në torishtë”! Fqinjët tanë greko-sllav në ballë me Serbinë dhe Greqinë përherë kanë deshiruar dhe dëshirojnë edhe tani, të ketë sa më shumë qej të tillë mes shqiptarëve.

Derisa të vetëdijsohemi ne shqiptarët, edhe pse si po duket se kemi ndërmend vetdijsimin, që ta kultivojmë unitetin dhe ta ruajmë si syt e ballit, që ta eliminojmë urrejtjen, përqarjen e vellavrajen mbi baza partiake, fetare, regjionale, farefisnore e familjare dhe t’i zavendësojmë sa më parë ato me respekt, dashuri, mirëkuptim, tolerancë, bashkpunim, guxim, vullnet, solidaritet e atdhedashuri, të mundëshmen e bëjmë të pamundëshme, siq e kemi bërë që 2000 e sa vite me radhë, që nga pushtimi i Ilirisë e deri me tani! I juaj mësuesi Isë

8. 04. 2023

Këta burra trima të luftës heshtën sikur të mos ishin gjallë, kurë u themeluan komunat me shumicë serbe, kurë u ndryshua flamuri i Kosovës, kurë u rezervuan vendet për deputet serb në Parlamentin e Kosovës, kurë u nënshkrua “zajednica serbe”. Mos menduan se ke një fitore për Kosovën apo humbje e thellë për te, për popullin e sajë, i cili u përgjak këmb e duar nga gjakatarët serb, u dhunua, u poshtrua dhe u dogj e u bë shkrum e hi, që u tolerua me heshtje kaq të madhe të veteranëve tanë të luftës çlirimtare?!

Pse kjo heshtje varri e veteranëve tanë ndodhi kaq gjatë, edhe kurë u themelua gjykata speciale për Kosovën, kurë u nënshkrua marrveshja e demarkacionit me Malin e Zi, kurë i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë rreth demarkacionit në fjalë, i humbi edhe 4000 hektar tokë rreth demarkacionit me Maqedoninë e Veriut, kurë u nëshkrua marrveshja për ekstra tertor rreth kishat ortodokse serbe , të uzurpuara me dhunë nga Serbia pushtuse e gjakatare prej shqiptarëve?!

Pse heshten veteranët tanë të luftës kurë u pranua “Open Ballkani Serb”, ide djallëzor serbo-ruse me renegatët e tyre në ballë Vuçiq e Putin dhe Kryeministri i Shqipërisë, vëllai i Vuçiqit Edvin Rama, në përkrahje edhe nga PDK e Kosovës me Enver Hoxhën në ballë dhe me disa opozitar tjerë të Kosovës. Tani iu ka dalë gjumi shumë vonë dhe i ka lëshuar agonia e thellë veteranët tanë trima të luftës çlirimtare në Kosovë, pasi ranë nga pushteti ata që ia kanë bërë gjitha këto të “mira” Kosovës sonë Martire! I juaj mësuesi Isë

27. 03. 2023

Secili prej neve priremi të mendojmë se i shikojmë, i themi, i ndjejmë dhe i kërkojmë realishtë e objektivishtë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, edhe pse ky nuk është realiteti, e vërteta, e sinqerta dhe e mundëshmja, por e kundërta e saj! Ne e shohim botën, gjërat e dukuritë mes saj, me dashje apo padashje, me dije apo padije, jo ashtu siq janë gjërat, dukuritë dhe proceset, por ashtu siç jemi ne në të vërtetë apo siq jemi të kushtëzuar të shohim, të themi, të ndjejmë e të kërkojmë ato.

Këto iluzione vetmashtruese i kanë sjellë dëme të mëdha e po i sjellin popullit shqiptar, shtetit të tij, atdheut, kulturës, historisë, politikës, religjionit dhe shkencës. I kanë sjellë dëme të mëdha individit, familjes, shoqërisë, institucioneve, profesionalizmit, zhvillimit, përsosjes dhe përgtitjes për t’i bërë ballë sfidave të jetës dhe kërkesave të tregut bashkohor.

Për këtë kanë thënë të menqurit puna më e rëndë, më e guximshme dhe më fisnike e njeriut, është të merret me vetëvetën, ta ndryshoi, zhvilloi e ta përsos sistematikisht gjatë gjithë jetës, për të bërë jetë si njeri me dinjitet.

Shkak i mosplotësimit të këtyre kushteve gjatë jetës, bijmë në pozita qesharake, vetdevalvuse e vetshkatërruse, siq po bijmë në pozitë qesharake me ato që po ia themi Kryeministrit tonë dhe me ato që po i kërkojmë nga ai, edhe pse atë që po ia themi janë më shumë, të mos them tërsishtë të pavërteta se sa të vërteta dhe po i kërkohet e pamundëshmja e jo e mundëshmja që ta bëj Kryeministri ynë!

T’i hudhet faj e tradhtia që e kanë bërë tjerët kundër Kosovës, shtetit dhe kundër popullit të saj për dy dekada me radhe, jo vetëm që është e pavërtetë, por është urrejtje, xhelozi e tradhti e dyfishtë kunër Kosovës, shtetit, amanetit të dëshmorëve dhe kundër interesave kombtare të shqiptarëve!

Kujdes me gjërat që i themi ndaj tjerëve dhe me gjërat që i kërkojmë nga ata, që mos të bëhemi qesharak dhe gazi i botës duke e shkatëruar vetën, familjen, institucionet, shtetin dhe Kosovën me budallitë tona! I juaj mësuesi Isë

28. 03. 2023

Ilaqi më i mirë për shërim e parandalim të shqetësimit, stresit, nervozës, inatit, urrejtjes, xhelozisë, frikës, smundjeve dhe përballja burrërisht me armikun, dashakqijtë e ndryshëm dhe përballja me situata të vështira, është humori, satira, sarkazma, buzëqeshja, kënga dhe lufta me ta për ekzistencë, kur e lyp situata, e jo të na rrokë frika, zbehja, qyqarllaku, lemëria dhe shtangëja!

Ilaqe të tilla preferohen edhe kurë përjetojmë situata të vështira e të rrezikshme, sepse ato na bëjnë të lumtur, na japin vullnet, vendosmëri, guxim, na shtojnë energjinë në trup, qëndrushmerinë dhe menqurinë për fitore. Pra humori, satira, sarkazma e buzqeshja është balsam apo lëngë shërues i trupit, shpirtit, emocioneve, mendjes dhe veprimeve tona! Për këtë populli ynë ka thënë: ” Vaj i burrit është kënga e buzqeshja”!

Për qudi, buzqeshja, humori, satira e sarkazma e kryeministrit tonë po i pengon disa intelektual, akademik, poet, shkrimtar, opozitar, gazetar, analistë e politikan sociopat, edhe pse këto ilaqe sheruse janë e mira e të gjithë atyre që i ka përfshi subjektivizmi, egoizmi, shkurtpamësia, lakmia, kariera, urrejtja, xhelozia, smira, inati, korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, prokurori, gjykata e ku jo tjetër?! Malkuar qofshin! I juaj mësuesi Isë

29. 03. 2020

Zhurma që po bëhet kundër Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Albin Kurti, nga LDK e titistit komunist Isa Mustafa, në ballë me përkrahsit e tij dhe nga përfaqesuesit e qeverisë së mëparshme, e quajtur qeveria PRONTO e PAN në bashkpunim me Mustafën, po me ngjanë me të lehurat që i turreshin, e shanin, e kundërshtonin e diferenconin dhe e diskualifikonin si përsonalitet, qe po i perkrah demonstratat e studentëve të cilet e kërkonin Kosovën “Republike” duke iu përzi marrëzisht edhe në punët e brendëshme familjare, filozofit tonë të dashur Mr. Ukshin Hotit, titistet e Rrahmon Buba Morinës, mes te cilëve ishte edhe titisti rrenegat Isa Mustafa!

Në mes të këtij klubi titistësh rrebel e komunist ishte më i vequari edhe titisti rrenegat Isa Mustafa, të cilin e quanin studentet në atë kohë kur isha edhe une studnt: ” titisti komunist e dhëmpir” kundërshtar, diferencues i pamëshirshëm dhe përjashtues i studentëve nga konviktet, nga menza dhe përjashtues nga fkulteti i studentëve kosovar”, në mes shume titistëve tjerë rrebel, që ia rrënuan tërsisht edhe kushtetutën e atehershme të Kosovës, hatri i Rrahman Buba Morinës dhe hatri i Sllobodan Millosheviqit, ku si pasoj e atyre veprimeve shpërthei revolta masive e popullit shqiptar të Kosovës kundër politikës fashiste të Millosheviqit dhe kundër kuislingëve politikan shqiptar qe pajtonin me atë politikë e cila e shkaterroi autonominë dhe Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974.

Shpërthimi i kësaj revolte masive kosovare u kurorzua me mosdegjueshmëri totale të organeve shtetrore, me formimin dhe organizimin e organeve tona paralele shtetrore, duke u nisur me organizimin paralel të arsimit e me radhë organizimin e institucioneve tjera shtetnore paralele, për ta refuzuar vendosmërisht instalimin e dhunshem të sistemit politik fashist serbo-sllav, që synonte sllavizimin e shqiptarëve dhe gjunjezimin e intelektualeve qe e kundershtonin politikën fashiste të kassapit gjakatar Millosheviq, derisa shpertheu edhe lufta çlirimtare e Kosovës, ballë për ballë me pushtusit serbë. I juaj mësuesi Isë

30. 03. 2020

Vëllezërit mëkatar në ballë me Isa Putinin që i bënë puq Qeverisë së Albin Kurtit, me votat e 82 deputetëve, vëllëzër të Klanit Pan, e realizuan me sukses puqin e tyre kundër Qeverisë së Kosovës!

Mëkatet e vëllëzerve në fjalë, tashmë dihen të gjitha dhe ka mundësi të priten prej tyre edhe mekate tjera përplot erresirë e mister të rrezikshëm për Kosovën tonë të shumvuajtur, të cilës ende po i kullojnë gjak plagët e luftës së fundit.

Isa Putini, siç është bërë zakon ti thotë populli, ka shumë faje të moçme të kohës së Rrahmon Buba Morinës dhe Millosheviqit, që tani dihen nga i madh e i vogël, ka edhe mëkate të reja të pas luftes:

1. ardhja e tij me puç në krye të LDK-s dhe dëbimi i Fatmir Sejdiut që ishte në ballë të saj, 2. tradhtia që ia bëri VLAN-it duke i vizituar natën nëpër shtëpia vllëzërit rrebel politik, për të kurdisur plane djallezore kundër Kosovës, 3. zgjedhja e presidentit aktual, edhe pse shkatohej jashte Paralamentit te Kosoves tyme e flake dhe rremuj masive nga populli, per ta kundërshtuar zgjedhen e presidentit në fjalë, edhe përkunder atij kundërshtimi masiv nga populli!

4. Shtrëngesa që iu bë deputetëve me inisiativën e Isa Putinit titist e komunist i përbetuar për ta votuar Gjykatën Speciale, që i gjykon vetëm luftetarët çlirimtar shqiptar, të cilët luftuan kunder pushtimit serb, 5. Lufta e paturpshme dhe prapaskenat, shantazhet, gënjeshtrat e mashtimet që bëheshin për t’i bindur deputët ta votonin demarkacionin me Malin e Zi, që ti marrin vizat nga europa qytetaret e Kosovës!

6. Puçi i 25 marsit 2020 kundër Qeverisë Kurti, të cilit nuk do t’ia lajnë mëkatet Isa Putinit e bashkpuntorëve të tij puqist, me votën e imponuar të deputetëve , as valët e Drinit të Bardhë se bashku me valët e Drinit të Zi!

Keto ishin mekatet e reja më kryesore nder shume mekate tjera te pas luftes, qe i ka bere e pritet ti bej edhe tjera mekete, Putini titist Plaku me krroqe në ballë të LDK-s, me rrebelet deputet puçist përkrah Putinit!

Episodi më tragjikomik në historinë e politikës se Plakut me krroqe, shërbëtor i politikave pushtuse, bëri gjithçka për ta përligjur shitjen e me shume se sa 8200 hektarëve toke Malit të Zi.

Per ta realizuar kete dramë tragjikomike, plaku në fjalë përdori mashtrime, gënjeshtra, shantazhe e trillime gjithfarëshe ndaj deputetëve të vet për t’i bindur se demarkacioni është aty ku ka qenë gjithmonë me Malin e Zi!

Errësirën me të cilën e mbuluan të vërtetën Putini me bashkpuntorët e tij puqist, e zbardhi plotësisht Shpejtim Bulliqi me bashkpuntorët e tij. I jujaj mësuesi Isë

31. 03. 2023

A ka kush që nuk i thot virtyt i lartë dhe i madherishëm njerëzor, pos lakmitarëve, pjellës së djajëve dhe tradhtareve, veprimit të atyre që ia falën atdheut e lirisë sonë karierën, pasurinë, gradat, titujt dhe jetën, siq bënë Gjeneral Adem Jashari, Hamzë e bacë Shaban Jashari, se bashku me familjarët e tyre, siq bënë Gjeneral Agim Ramadani, Sali Qeku, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinaj me trima, trimeresha e atdhetarë tjerë, të cilët nuk i ruajtën për veti gradat, karierën, pasurinë dhe jetën, që ta zhvatin atedheun, siq e zhvatën dhe po e zhvatin si është më keq tan lakmitarët dhe pjella e djajëvei!

Për lakmitarët dhe për pjellën e djajëve që si lënë dy gurë bashk mes shqiptarëve dhe fusin urrejtje, përqarje e vëllavrasje mes nesh, virtytet madhore të ikonave që u përmendën më lartë nuk kanë kurrfar vlere njerëzore, kombtare, patriotike, humane e sociale pos zhvatjes së atdheut nga të gjitha anët, qitjes në treg pjesëve të tij, pos korrupcionit, nepotizmit në punsim, krimeve të ndryshme të organizuara gjatë jetës dhe vëllavrasjeve për shkaqe politike!

Për lakmitarët e për pjellën e djajëve nuk është i mirë askush mes shqiptarëve, përpos tyre dhe fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, që bashkpunojnë me ta për interesa të veta djallëzore kundër interesve tona kombtare, kundër shtetit, kundër Kushtetutës së tij dhe kundër jetës së lirë, të dinjitetshme e njerëzore të qytetarëve Kosovar! I juaj mësuesi Isë

All reactions

1. 04. 2023

Nga hipnotizimi politik i pikëpamjeve të politikanëve, ka mundësi që disa nga njerzë të mirë që ishin më parë, të shndërrohen në zhvatës të atdheut dhe në zhatës të interesave të tjerëve, të shndërrohen në nepotistë e uzurpues të paskrupullt të vendëve të punës, duke i punësuar të afërmit, miqtë, dashamirët e mlitantët partiak, pa patur mëshirë aspak për tjerët. Nga njerëz të mirë që ishin më parë, të hipnotizohen në korruptues të pandershëm, drogues të tërbuar, dhunues agresiv, trafikantë e kriminel të pagdhendur ndaj qenjeve njerezore dhe vrastar gjakftohtë të kundërshtarëve politik!

Ka mundësi të ndodh edhe e kundërta hipnotike, ku hipnoza e dashurise së madhe për atëdhe e për liri, disa e mbrojnë me fanatizëm dhe me çdo kusht atdheun dhe lirinë, edhe me jetën nëse e kërkon situata. Këta njerzë nuk e zhvatin atedheun, nuk uzurpojnë vende të punës, nuk korruptohen, nuk shkelin mbi idealet e lirise, nuk shkelin mbi amanetin e dëshmorëve që e kishin për mbrojtjen e atedheut dhe lirisë dhe nuk shkelin mbi gjakun e atyre që u flijuan heroikishtë duke mbrojtur atdheun dhe lirinë e popullit të tyre.

Ata nuk e pranojnë me asnjë kusht korrupcionin, nepotizmin, pabarazin mes qytetarëve, dhunën, trafikimin me qenje njerëzore, prostitucionin, narkomanin, pabarazin shoqërore. Nuk i plotesojnë interesat e veta në dëm të interesave të tjerëve dhe në dem të interesave kombtare. Nuk shesin pjesë të atdheut, nuk e përsonalizojne shtetin, nuk i kapin institucionet e tij, nuk manipulojnë me ligjet dhe kushtetuten e shtetit dhe nuk bashkpunojnë me pushtuesit në dëm të atdheut.

Të gjitha këto vetij e cilësi pozitive e negative që u përmendën më lartë, shkaktuar nga ndikimi i hipnozës dhe vetëhipnozës, si për mirë, si per keq, para luftës, gjatë luftës çlirimtare e pas sajë, na është dhën rasti si popull për dy dekada me radhë, t’i vërejmë praktikishtë njerëzit me vetij, cilësi dhe me tipare pozitive e negative të karakterit dhe përsonalitetit të tyre, që i kanë dmonstruar në jetën e përditshme politike nëpër institucionet tona shtetnore e jo shtetnore.

Uroi të pakohen sa më shumë apo të eliminohen tërsisht nga mesi i shoqerisë shqiptare njerëzit me cilësi e veti dhe me tipare negative qe i poseddojne në karakterin dhe personalitetin e tyre, kurse në anën tjetër të shumohen sa më shumë ata që posedojnë cilesi, veti e tipare pozitive në karakterin e përsonalitetin e tyre! I juaj mësuesi Isë

3. 04. 2016

Lëshimi si i pafajshëm i Kryeqetnikut Sheshel nuk është gjë tjetër pos turpi e pafytyrësia për Drejtësinë Ndërkombëtare të HAGës!

Ky veprim i ultë nuk është gjë tjetër pos ndërgjegje e vrarë dhe shumë e pandershme për Drejtesin Ndërkombëtare në Hagë, që i lejon në liri bishat qetnike serbo-sllave-ortodokese, që nuk u ngopen kurrë me gjak njerzish dhe me gjak shqiptari, që ua mundëson të sillen si bisha kërcnuese e fyese ndaj shqiptarëve që ishin, janë dhe po vazhdojnë të jenë viktimë e këtyre plehrave, që po i lejon në liri drejtësia e plehrosur ndërkombtare e Hagës!

Ky far plehu çetnik serbo-sllavo-ortodoks gjatë tërë karierës së tijë politike, ka lëshuar krrokama fashiste dhe i kërcnonte shqiptarët se, ata duhet larguar sa më parë nga Kosova, që Kosova të pastrohet nga alementi shqiptar, duke i depërtuar përtej bjeshkëve të nemura, të paluar e paketuar si sardinat për në Shqipëri, thua se nëna e qetnikut serb Sheshel ia ka pjellë Kosovën tonë martire të cilën e kanë larë shqiptarët me gjakun e tyre!

Sa po doli në liri plehu qetnik Sheshel nga Drejtësia e plehrosur Ndërkiombëtare e Hagës, prap ia filloi avazit të vjetër me atë zërin e shfrenuar dhe kërrhatës të qetnikëve fashistë kundër shqiptarëve, sepse e ka marrë etja shumë për gjak njeriu e sidomos pëpr gjak shqiptari.

Lexusi im i dashur, për një kërkesë të një plehu që vjenë nga ndërgjegja e ultë, e plehrosur dhe e vrar Europiane, i ashtuiquajturi Dik Marti, desha me thënë martinoviq, duhet të hapet e të funksionoi gjykata speciale për luftetarët tanë, e në anën tjetër lirohen peshkaqejt e krimit serbo-sllavo-ortodoks, të cilët nuk ngopen kurr duke pirë gjak të njerëzimit, e sidomos gjak të shqiptarëve.

Të mbuloftë turpi oj Europ! Pamëdyshje herët ose vonë ka me të mbuluar turpi i padrejtësisë ndaj gjakderdhjes pa shkas të shqiptarëve! I juiaj mësuesi Isë

5. 04. 2023

O Zot na jep kurajon, vullnetin, menqurinë, durimin, largpamësinë, guximin dhe vendosmërinë neve shqiptarëve, t’i ndryshojmë gjërat që mund e duhet të ndryshohen, na jep qetësinë për t’i pranuar ato gjëra që nuk mund të ndryshohen për momentin dhe menqurinë për ti dalluar dhe njohur gjërat, të cilat mund e duhet të ndryshohen dhe të cilat nuk mund e nuk duhet të ndryshohen për momentin! O Zot mos na deno me mungesën e virtyteve njerëzor, pa të cilat jemi bërë e po bëhemi gazi i botës!

Sa shumë energji kemi humbur kot dhe po humbim, sa shumë gjak kemi derdhë e po derdhim, sa shumë kohë kemi shpenzuar e po shpenzojmë, sa shumë pasuri e teritor kemi humbur e po humbim dhe sa shumë njerzë, pa e logoritur nivelin e kurajos, vullnetit, menqurisë, durimit, largpamësisë, guximit, përgatitjes e vendosmërisë së përbashkët dhe unike tek ne shqiptarët, për t’i ndryshuar gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen për momentin! OZot na jep kurajo, vullnet, dëshirë e dashuri të mbushemi mend dhe të mësojmë nga gabimet tona të shumta që mos të na ripërseriten tragjeditë gjenocidale që i përjetuam nëpër shekuj!

Pak apo aspak qetësi e menquri kemi patur për t’i pranuar ato gjëra që nuk mund të ndryshohen për momentin dhe menqurinë për t’i dalluar dhe njohur gjërat të cilat mund e duhet të ndryshohen dhe gjërat të cilat nuk mund e nuk duhet të ndryshohen për momentin. Për shkak të këtyre mangësive të shumta që i kemi patur nëpër vite, dekada e shekuj, ne shqiptarët kemi pësuar humbje të mëdha në teritorin e atdheut tonë, në pasuritë e shumta, e në njerzë që i kemi poseduar, në dituri, në edukatë, në unitetin tonë, mirkuptimin, bashkpunimin dhe në dashurinë mes nesh, pa të cilat vështirë realizohen idealet e dëshmorëve tanë që naj kanë lënë amanet! I juaj mësuesi Isë

6. o4. 2021

Qenjen tonë biologjike, shoqerore e socialogjike e ndërtojnë dhe e formësojnë, kush tjetër pos mënyra e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve dhe sjelljeve tona përsonale të ndikuara nga faktorë të ndryshëm e të shumtë, të cilët konsiderohen se prodhojnë brënda trupit tonë një arsenal të madh substancash kimike, biologjike e fiziologjike që i shërbejnë mire apo keq ndertimit e formesimit të qenjës sonë biologjike, anatomike, fiziologjike, psikologjike, psikiatrike ,neuropsikiatrike, sociologjike dhe shoqerore.

Menyra e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona është rrugtimi ynë që na mundëson gjatë jetës mënyrën e ndërtimit dhe formësimit të mirë apo të keq të temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit tonë. Mundëson mënyrën e ndërtimit të ndjenjave, emocioneve dhe motiveve tona pozitive ose negative. Mundëson mënyren e ndertimit të vullnetit, deshires, guximit, mirekuptimit, tolerancës, besimit, bashkpunimit dhe dashurise në raport me tjerët, me familjarët, me farefisin, me shokët e dashamirët, me miqesinë e ngusht e të gjërë dhe në raport me vetëvetën.

Menyra, përmbajtja e lloji i mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve tona, pozitive apo negative qofshin ato, ndikojnë pozitivisht ose negativisht në mënyren e ndertimit të trupit tonë biologjik, anatomik, fiziologjik. Ndikojnë poashtu në mënyren e ndërtimit dhe formsimit të ndjenjave dhe emocionëve pozitive ose negative, ndikojnë gjithësesi në mënyren e ndërtimit e formsimit të botës sone intelektuale, sociale, humane, morale, profesionale e kombtare.

Po ashtu ndikojnë pozitivishtë apo negativisht edhe në mënyrën e shendetit tone fizik e psikik dhe në jetëgjatesinë e individit apo shkurtimin e sajë. Ndikojnë në mënyrën e ndertimit të roporteve tona ndërnjerezore, kombtare, familjare, kolegiale, miqësore, të cilat manifestohen permes menyrës së respektit, mirëkuptimit, tolerancës, bashkpunimit dhe përmes dashurisë në raport me tjerët, ose në të kundërten manifestohen përmes urrejtjes, xhelozisë, inatit, perqarjes e vellavrasjes etj.

Po ashtu mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet tona ndikojnë pozitivisht ose negativisht, se si ushqehemi, si vishemi e si mathemi, ndikojne të marrim pozicion aktiv apo pasiv gjate jetës, të shetisim mjaftushem ne natyr apo jo, të merremi me lojna të ndryshme sportive apo te mos merremi, të lexojmë e të ngritemi profesionalisht e në aspektin kulturor që ta kompletojm vetvetën në mënyrë sa më të ekuilibruar në fushat jetike të ekzistencës sonë si qenje biologjike, shoqerore e sociologjike ose të mos e kompletojm. I juaj mësuesi Isë