Kush e urrente Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugovën

13. 04. 2023

Zhvatësit e atdheut, ata që e qiten në treg atdheun, të korruptuarit deri në fyt, nepotistët, vrasësit e kundërshtarëve politik, përqarësit e urrejtësit e popullit mbi baza partiake e regjionale, mafiozët e krimeve të ndryshme të organizuara, nënshkruesit e zajednicës serbe dhe propagandusit për ndarjen e Kosovës!

Nënshkruesit e demarkacionit me Malin Zi e me Maqedonin e Veriut, ku i humbën mbi 12 mij e 200 hektar tokë, nënshkruesit e ekstrateritorit për kishat e uzurpuara ortodokse të shqiptarëve, me rastin e pushtimit të Kosovës nga Serbia fashiste, nënshkruesit për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, ata që i lejuan bandat serbe dhe Serbinë të ndërtojnë pa lejen e pushtetit qendror lagje e shtëpi të ndryshme në Mitrovicën e Veriut e në Zveqan për ta kolonizuar atë pjesë me kolon serb të ardhur nga pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë, me duar të përgjakura si kriminel lufte.

Ata që ua paguan rrymën për dy dekada me radhë serbëve kriminel në veriun e Kosovës, të cilët nuk i lejojnë shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e veta, të cilat ua kanë djegë e demoluar me qëllime ogurzeza e kriminale, përqudi ata kanë qenë të gatshëm të bëhen të gjithë komandanta, kryetar shteti, kryetar qeverie e kryetar parlamenti, ministra e deputet, edhe pse nuk kanë patur zotësi profesionale ushtarake e as politike, pos zotësisë zhvatëse të atdheut e varfërisë së skajshme të popullit dhe urrejtjes të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës, të cilit i organizuan edhe atentat për ta vrarë!

Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova nuk e ka patur llojin e bukurisë, as nuk ka qenë syret në letër dhe nuk e ka patur llojin e trimërisë së akterëve në fjalë, të cilët i kemi patur në ballë të politikës e në ballë të luftës, ndërsa bukuroshat, syretat në letër e trimat në fjalë, nuk e kanë patur menqurinë, zotësinë dhe vizionin politik të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Dr. Fehmi Aganit! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje