Partite qe ishin ne pushtet mbajne pergjegjesine historike per shkaterrimin e shtetit dhe institucioneve te tij

23. 09. 2020
Menyra e konkurences ne mesin e shoqerise sone, po e shtrine ndikimin e vete mbi shkaterrimin e vlerave te perbashkta kombetare, ne favor te egoizmit ekstrem personal, grupor, partiak, e regjional, mbeshtetur ne nje grabitje te papare ndojhere, duke i demtuar interesat e perbashkta dhe ekzistencen e tjereve, ne vende qe te ndodhe nje konkurence ne te mire te te gjitheve, duke i ruajtur vlerat e perbashkta, pa te cilat do te jene te kote perpjekjet egoiste e te pandershme, te sjellin rezultate te ndershme per nje jete me te mire me te dinjitetshme si ne aspektin personal, familjar, institucional e kombetar.
Derisa t`i shkelim, t`i neperkombim dhe t`i shkaterrojme vlerat tona te perbashkta ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore, historike e shkencore, do te bejme jete pa dinjitet e pa liri, me te cilen po tallet bota e civilizuar dhe po neperkombemi si perhere e si eshte me keqe, nga fqinjet tane pushtues dhe dashakqinjte e kombit shqiptar, fale gabimeve, fajeve dhe lakmive te qoroditura e te qmendura te partive tona qe ishin e jane ne pushtet.
Pergjegjesine kryesore historike per shkatrrimin e Shtetit te Kosoves, shkaterrimin e aseteve te pasurise kombtare, mos mbrojtjen e kufijeve, shkaterrimin e shendetesis, arsimit, ekonomise, tregtise, jurispodences, shkatrrimin e kultures dhe shkences, shkeljen e kushtetutes se Kosoves, perhapjen e korrupcionit, nepotizmit, krimit te organizuar, humbjen e mbi 8200 hektar toke rreth demarkacionit me Malin e Zi, nenshkrimin e Asociacionit te Komunave me shumice serbe dhe nenshkrimin e teritorit ekstra per kishat e uzurpuar ortodokse nga serbet, e mbajne PDK e LDK, AAK e AKR, te cilat parti jane sorrullate endej e ketej ne pushtet qe dy dekada me radhe. I juaj, mësuesi Isë

Po na sjellin deme te medha ekstremizmat ne shqiptareve

21. 09. 2020
Ekstremizmat fetar e politik i kane sjelle deme te medha e po i sjellin kombit shqiptar. Ndersa ne anen tjeter po i sjellin favore fqinjeve tane pushtues, te cilet po investojne shume propagande e para qe te lulezojne e te zhvillohen ekstremizmat ne fjale.
Po ta kishim ndjeke e po ta ndjekim tani shembullin e dijetareve te Rilindjes sone kombtare, edhe pse ishin fetare te devotshem e te njohur ne bote, ata me asnje qmim e me asnje kusht nuk i lejuan vetit ekstremizma fetar e politik, as ta vejne fene ne radhe pare kombit.
Ata nuk e perqmonin, nuk e perqanin, nuk e urrenin, nuk e fyenin kombin e vete mbi baza fetare, politike e regjionale dhe nuk e ngatrronin ate per interesa te ndryshme fetare e personale dhe nga kjo filozofi racionale arrit ta themelojne kombin shqiptar.
Askush nuk mundet me qene fetare i devotshem, pa qene më pare atedhetar e kombetar i devotshem. Ata qe e njohin mire e drejte kulturen dhe filozofine fetare, eshte e pamundur te mos jene edhe adhurues te flakte te atedheut, te gjuhes, te kultures e zakoneve te perbashkta kombtare dhe mbrojtes te guximshem te atyre vlerave qe i posedon atdheu dhe kombi shqiptar.
Kush nuk e mbrone gjuhen e nenes, atdheun dhe lirine e kombit te vete, e genjen veteveten se eshte politikan ne sherbim te interesave kombtare dhe e genjen Zotin se eshte fetar edhe besimtar.
Secili prej nesh e kemi per detyre kombetare ne radhe te pare dhe fetare ne radhe te dyte qe te mendojme, te flasim e te veprojme ne ate menyre qe t’i ulim gjakrat dhe emocionet, t’i eliminojm interesast personale, urrejtjet dhe kundershtimet, ta forcojme unitetin e ta eliminojme perqarjen mes kombit tone, sepse ne funde te fundit do t’i humbim te gjitha nene sundimin e fqinjeve tane greko-sllav. Do ta humbim, gjuhen, kombin, atedheun edhe fene. Do ta humbim edhe njerzishmerine e çdo gje mbi kete toke. I juaj, mësuesi Isë

E mjere eshte pritja e shqiptareve se bota do ti rregulloi punet tona, nese ato i prishim vete

20. 09. 2020
I kote eshte besimi yne, se miqte tane nderkombtar do t`i rregullojn problemet tona kombtare, nese ne nuk i rregullojme vet ato. Edhe më i kote behet besimi qe miqte tane do ti rregullojn punet e brendeshme tonat, do ta mbrojne shtetin dhe asetet e pasurise sone kombtare, kur ne i zhvatim i keqperdorim, i shesim i pervetesojme paligjshem ato dhe e korruptojme shtetin, e bejme ate instrument manipulimi te politikes korruptuse e kriminale dhe krijojme probleme te shumta dhe po behemi problematik perballe miqeve qe investuan ne shtetndertimin e Kosoves dhe ne lirine e popullit te saje.
Eshte dobsi e madhe per ne, te presim drejtesi sikur presin femijet, sepse ajo vjen rrallehere neper histori, apo nuk vjene kurr pa e merituar ate. Drejtesine, lirine duhet kerkuar, duhet merituar, duhet me e fituar vete dhe me mbrojte, se bashku me ndihmen e miqeve tane te sinqert dhe duhet te mos shkelim mbi gjakun e deshmoreve, mbi dhunimin e 20 mije femrave shqiptare, mbi gjakun e me shume se 2000 mije femijeve qe jane viktimizuar barbarisht para prinderve te vete pa fajin e tyre, mbi gjakun e 15 mij viktimave te Kosoves, te mos shkelim mbi ndihmen e miqeve tane nderkombtare dhe mos ta zhvatim ate ndihme barbarisht, qe na dolen krah ne ditet me te veshtira qe i perjetoi Kosova dhe populli i saje, i madh e i vogel, gra e burra.
Nuk i besohet shtepia fqiut se do ta trajtoi, do ta mirembaje e do ta rregulloi si duhet, kur ne e shkaterrojme vete shtepine tone, shtetin tone, asetet e pasurise sone kombtare dhe e shesim atdheun pjese, pjese, per interesa personale, partiake grupore e kriminale. Besime te tilla qoroditese bejne vetem femijte, qe presin sheqerka nga fqinjte e lagjes se tyre. I juaj, mësuesi Isë

Normaliteti dhe jo normaliteti i perjetimit te ndjenjave tona

19. 09. 2020
Perjetimi normal e jo normal i ndjenjave eshte i lidhur ngusht me menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve e besimeve tona qe varen tersisht se nga cili kenveshtrim i perceptojme gjerat, ngjarjet, raportet dhe dukurite e ndryshme natyrore, shoqerore, e shpirterore.
Sa më afer kendveshtrimit real e objektiv gjendet ndijimi e perceptimi yne rreth gjerave, ngjarjeve, gjesendeve, fenomeneve, raporteve dhe dukurive tjera natyrore, shoqerore e shpirterore, aq me normal behet perjetimi i ndjeshmerise sone rreth nje realiteti per te cilin behet fjale.
Perjetimi jo normal i ndjenjave tona eshte i lidhur ngushte me ndijimet, perceptimet, mendimet, bindjet e besimet qe burojne nga kendeveshtrimet Iluzore apo mashtruse, te cilat e shtremberojne tersishte realitetin per te cilin behet fjale.
Perjetimi jonormal i ndjenjave shkaktohet tek te gjithe ata qe jane zhyte dhe notojne neper ujrat e ndotura te iluzioneve te veta, qe me apo padije, qe me apo padashje kane ra viktime e Iluzioneve te ndryshme mashtruse te cilat e deformojne realitetin per te cilin flitet.
Ne grupin e perjetimit normal apo jonormal te ndjenjave bejne pjese ndjenjat e perjetuara ndaj suksesit dhe mossuksesit personal dhe ndjenjat e mburrjes dhe turpit.
Eshte normale ndjenja e perjetimit te suksesit apo mosesuksesit personal, atehere kur i vleresojne edhe tjeret sjelljet dhe arritjet tona si te sukseseshme apo jo te sukseseshme.
Ështe normale apo jo normale perjetimi i ndjenjes se mburrjes dhe turpit personal atehere kur tjeret veprimet e te arriturat tona i çmojne si jashtezakonishte, te rendesishme e te vlefshme dhe anasjelltas kur sjelljet e te arriturat tona i vleresojne si jashtzakonisht te demshme, te turpshme dhe te pandershme apo i vleresojne si tradhti ndaj vendit , shtetit dhe popullit.
Per qudi, eshte fakti se, disa njerze e sidomos politikanet tane ndjenjat e suksesit dhe mburrjes i perjetojne edhe kur i vlersojne qytetaret e vet sjelljet e tyre si te pasukseseshme, si shkaterruse e rrenuse per vendin, si shkaterruse e rrenuse per interesat kombtare, si te turpshme, te pandershme e si tradhti kombtrare.
Kjo dukuri e perjetimeve te ndjenjave ka te bej tersisht me perjetimin jo normal, jo njerzor e jo kombtar te tyre. I juaj, mësuesi Isë

Pushtetaret shqiptar po heshtin edhe pse Kosova po kolonizohet ekonomikisht dhe me popullate sllave

15. 09. 2020
Kosova po kolonizohet para syve tane, para syve te pushtetareve shqiptar, para syve te Botes, Europes dhe para syve te Amerikes me kolon serb, kriminel te ardhur nga zonat e luftes prej Kroacise, prej Bosnje e Hercegovines, te cilet kane ikur nga krimet qe i kane bere popullates se atyre zonave ne Kroaci e ne Bosnje e ne Kosove, tani duke ngulur rrenje krimi edhe me kolonizimin e tokave tona permes koloneve kriminel serb.
Ne anen tjeter keta kolon e kriminel, te cilet kane bere krime e vrasje se bashku me vendasit tane serb te kesaj ane, nuk i lejojne qe dy dekada me radhe fqinjet e vete shqiptar te lagjes ne Kroin e Vitakut perballe lagjes se re per Kolonet ne fjale, “Kodra e Diellit” te kthehen e te sistemohen ne shtepite e veta, te cilat ua kane rrenuar e shkaterruar kriminelet ne fjale, sikur te mos kishte shtet Kosova dhe pushtetar shqiptar pos Rakiqeviqit, i cili po tallet me shtetin dhe me pushtetaret shqipfoles ne balle te shtetit te Kosoves.
Tani radhene e ka delegacioni serb te shtroi edhe kerkesa tjera ne bisedime mes delegacionit te Kosoves dhe pales ndermjetesuese ne Bruksel dhe si po duket, pos kerkeses se Asociacionit te komunave me shumice serbe, pos kerkeses per statusin e Trepçes, me siguri mund te dal edhe kerkesa qmendurake serbe per ta “pushkatuar delegacionin e Kosoves”, si kusht qe te vazhdoi dialogun Serbia me kerkesat e veta te pandalshme kriminale e antinjerezore, ne dem te Kosoves dhe popullates se saje!
Ja se çfare pushtetar kemi, ja kush e mbrone Kosoven dhe kufijte e saje, ja kush i mbrone interesat kombtare te poopullit shqiptar para miqeve tane e para pushtuseve greko-sllav! Më mire mos kofshin! I juaj, mësuesi Isë

Qeveria Hoti i dha shume e do ti jep Serbise ndersa Kosoves ia dha e do tia jep faqen e zeze

12. 09. 2020
Çka i dha e çka mund ti jep qveria Hoti Serbise dhe çka i mori dhe mund ti merr Kosoves?:
1. I dha Serbise Minishengenin, kurse Kosoves faqen e zeze te nenshtrimit e poshtrimit ekonomik te saje.
2. I dha Serbise Ujmanin dhe e beri hisetar ne asetin e pasurise sone kombtare, kurse Kosoves i dha faqen e zeze te nenshtrimit, poshtrimit dhe i dha humbjen ne raport me pushtusit serb, qe te kalerojne bosat e krimit sllav ne teritorin tone, sa here tu teket.
3. I dha Serbise qasjen ne Adriatik, kurse Kosoves i dha nenshtrimin e poshtrimin qe te kaloi Serbia mbi kurrizin e pergjakur te saje per te arrite ne Adriatik dhe ta shperblej Kryeministri i Shqiperise Edi Rama me ndonje port detar ne Shengjin, ne Durs apo ne Vlore.
4. E shperblei Serbine dhe e denoi Kosoven, e nenshtroi dhe e poshtroi me moratorium nje vjeqar te stopohen njohjet e saje dhe te stopohet inkuadrimi i saje neper asociacionet e ndryshme nderkombtare .
5. E shperbleu Serbine me heqjen e pikes, ku behet fjale per njohjen reciproke dhe e denoi Kosoven, e nenshtroi dhe e poshtroi me mosnjohje nga Serbia.
Tani ne radhe jane pikat rreth statusit te Asociacionit te komunave me shumice Serbe, rreth statusit te Trepçes, rreth teritorit ekstra per kishat e uzurpuara nga serbet, rreth ndertimit te lagjes ne kodren e diellit ne Mitrovice per kolonet serb, rreth kthimit te shqiptareve te Mitrovices dhe Kosoves veriore neper shtepite e veta pas 20 viteve liri, rreth shtrirjes se pushtetit te Kosoves ne Veri, ku po kalerojne qetnik e kriminel serb duke pamundesuar shtrirjen e pushtetit tone atje, ku po ushtrojne krime te ndryshme politike, njerezore dhe ekonomike qetniket dhe fallangat serbe.
Rreth rregullimit te statusit te shqiptareve ne Presheve, Medvegje e Bujanovce, rreth rregullimit te statusit te shqiptareve te Ulçinit, Plaves, Gusise, Hotit e Grudes ne mal te Zi, rreth statusit te shqiptareve ne Maqedonin e veriut dhe rreth statusit te shqiptareve ne Greqi, per ti barazuar ata njejte me te drejtat qe i kane serbet e malazezet ne Kosove.
I dhaht Zoti mend Kryeministrit Hoti dhe Qeverise se tij koti, aq sa te mos e denoi, turperoi e poshtroi prap Kosoven dhe popullin e saje, me shperblimet ndaj Serbise, sikur qe e ka shperblyer ne pikat e larte shenuara rreth marrveshjes se nenshkruar ne Shtepine e bardhe te Uashingtonit. I juaj, mësuesi Isë

Keshilla per jeten shkurt

17. 11. 2020
Demagoget premtojne shume kur flasin qe ti mashtrojne tjeret, ata i mbushin fjalte e veta me oratori dhe i maskojne ato sa më shume, te mos hetohet lehte qellimi i tyre djallezor dhe shemtija e panjerzishmeria qe e posedojne.
E kane lehte demagoget te flasin e premtojne per ti mashtruar tjeret me fjale te medha oratorike e te zbukuruara, sepse nuk u permbahen aspak fjaleve e premtimeve te veta qe t`i bejne realitet ato, per te miren e atyre qe u premtojne. Per oratori te tilla, populli thote:” Aty ku tregojne dredhza shume, merre kofinin sa më te vogel, se nuk do ta mbushish dot me dredhza”.
Demagog premtues, mashtrues e shkaterrues nau ka mbushe skena jone politike, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore, akademike e shkencore, ne te gjitha trojet shqiptare dhe ne te dyja shtetet e kombit tone.
Per qudi, nuk u ngop qe tri dekada me radhe ne “demokraci “ nga premtimet e mashtrimet e demogogeve populli shqiptar! I juaj, mësuesi Isë
16. 11. 2020
Me shablone te murosura, me skema te ngurta e me programime te vjetruara ne kokat e ne mendimet e njerzeve, te cileve u mungon vullneti, guximi e kambngulesie, u mungon pervoja dhe pergatitja intelektuale e profesionale. Me individe e grupe te ndryshme shoqerore e politike te cileve u dominon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizija, amoraliteti, karierizmi, lakmija dhe tradhtia, nuk jane zgjidhur kurr e nuk do te zgjidhen drejte e njerzishte problemet tona kombtare, shoqerore, institucionale, familjare, personale, profesionale, shkencore, kulturore e as shtenore.
Sa shume eshte e mbingarkuar skena jone politike, kulturore e shkencore me njerze qe posedojne shablone te murosura, skema te ngurta e programime te vjetruara ne kokat e ne mendimete e tyre, te cileve u mungon pervoja e duhur dhe pergatitja intelektuale, u mungon vullneti, guximi e kembngulesia dhe u dominon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizia, amoraliteti, karierizmi, lakmia e tradhtia, te cilet nuk posedojne aspak potencial per ti zgjidhur problemet e ndryshme shoqerore e kombtare ne trojet shqiptare.
13. 11. 2020
E zeza per dike duket e bardhe dhe e bardha e zeze. E idhta ka shije te embel dhe e ëmbela ka shije te idhte. Rrena trajtohet e mbrohet si e vertete, e verteta perbuzet si genjeshter. Padrejtesia trajtohet si drejtesi e drejtesia padrejtesi, e ndershmja e pandershme dhe anasjelltas.
Me nje fjale shumica e shqiptareve po e denon veten duke mbrojte genjeshtren më shume sesa te verteten!
6. 11. 2020
Fisnikeria, ndershmeria, trimeria, menquria, vullneti, dashuria dhe uniteti, te pamundeshmen e bejne te mundeshme. Sa te domosdoshme jane per ne shqiptaret ti bejme pjese te pandashme te jetes keto virtyte te larta njerezore! Pa keto vlera njerezore, te mundeshmen e bejme te pamundeshme ne shqiptaret, siq po e deshmojme praktikisht.
Nuk pritet asgje e vlefshme, njerezore e kombtare prej atyre qe nuk e posedojne ndjenjen e fisnikerise, ndershmerise, trimerise, menqurise, vullnetit, respektit, dashurise dhe unitetit, pos sjellje jo njerezore, korruptive, kriminale, amorale, prostitucionale, trafikim e dhunim te qenjeve njerezore, substancave narkotike e abuzim me to dhe tradhti kombtare.
Mjer ai popull qe u beson atyre qe nuk posedojne kurrfar virtyte njerezore!
1. 11. 2020
Derisa nuk bashkohen politikanet, intelektualet e kleriket tane fetar me idete dhe qendrimet e tyre ne favor te zgjidhjes se qeshtjes sone kombtare. Derisa mes tyre ka perqarje, nuk ka bashkpunim e mirekuptim per interesa te atdheut e kombit shqiptar. Derisa kjo shtrese shoqerore shqiptare fokusohet ne zhvatjen e atedheut dhe shitjen e pjeseve te tij, populli shqiptar eshte e do te jete para nje rreziku te madh.
Derisa te mos unisohemi per interesa te perbashkta kombtare dhe i thellojme perqarjet e mosmarreveshjet, do te tallen sllavet e grekerit me budallite tona dhe do ua msyjne lirshem trojeve shqiptare per kolonizim te metejshem.
Derisa politikanet, intelektualet e kleriket tane ia kthejne shpinen vendit dhe popullit, te perqare mbi baza politike e partiake dhe mbi baza fetare e regjionale duke anuar kush pas Vatikanit e kush pas Stambollit, kush pas Moskes, Beogradit e kush pas Athines, nuk do te na hiqet kurr prej shpine barra e rende e roberise dhe varferise!
31. 10. 2020
Nuk kane lumturi te qendrueshme ata persona qe e mbeshtesin lumturine e tyre, mbi padrejtesite e vlerat e ulta, mbi mashtrimet e degjenerimet, mbi dyfytyresine e korrupcionin, mbi trafikimin e qenjeve njerezor, prostitucionin e dhunimet dhe mbi tradhetine kombetare.
Nuk eshte mire dhe aspak njerezore te perfshihemi nga ato ligesi qe u shkaktojne dem tjereve!
29. 10. 2020
Disa habiten dhe e harrojne tersisht veteveten, familjen dhe miresjelljet ne raport me tjeret duke vrapuar pas pasurise e karieres. Keto arritje here te zakonshme e here te pazakonshme e jo parimore kushtojne shume shtrejte per jeten personale e familjare, sepse kemi harruar te merremi me veteveten e familjen, si vlera mbi te gjitha vlerat e kesaje bote dhe kemi harruar ti ruajm raportet e shendosha me tjeret qe jane nje dige e forte per sukseset tona parimore.
Çdo arritje jo parimore ne kariere e ne pasuri i zbehe dhe i ule tersishte vlerat e tyre. Sa e sa prej nesh pendohemi e ankohemi, se e kemi humbe tej mase shendetin tone fizik, psikik , emocional, intelektual dhe moral duke vrapuar verbtas pas pasurise e karieres.
Sa e sa prej nesh pendohemi qe nuk jemi marr sa duhet e si duhet me problemet e ndryshme te familjes qe ta njohim sa me thelle ate dhe problemet e nevojat e ndryshme te saje qe ta perkrahim, te bashkepunojme, të duhemi e te respektohemi mes veti.
Ta duam veteveten, familjen dhe tjeret permes punes e dijes dhe zhvillimit proporcional te shendetit fizik, emocional intelektual, moral e kombetare, eshte arritje parimore e sukseseve tona.
Nuk eshte aspak e njerezishme as e dobishme, as parimore ta harrojmë veteveten, familjen, miqte, dashamiret, bashkekombasit dhe qytetaret e kombin tone per pasuri e kariere dhe per asgje tjeter, sepse pasuria dhe kariera duhet t’i sherben ne radhe te pare vetevetes, familjes dhe kombit, permes te cileve vije pasuria, kariera dhe çdo vlere tjeter njerezore. I juaj, mësuesi Isë
28. 10. 2020
Ne dy shtetet shqiptare e ne trojet e veta ku jetojne shqiptaret haptas po verehet, po ndjehet dhe po deshmohet se ka per se tepermi pervetesim te paligjshem e keqperdorim, abuzim e anashkalim te ligjit dhe shkelje me dy kembet mbi ligjin e mbi kushtetuten, sipas apetiteve personale, partiake e grupore, nga larte poshte e anasjelltas!
Si pasoje e kesaje dukurie negative te qoroditur, ne trojet shqiptare ka vershuar anarhia, vandalizmi, sulmet, vjedhjet dhe abuzimet maksimale ndaj pasurie shoqerore e kombetare, asaj private e personale dhe ndaj te drejtave e lirive te qytetareve, duke shpallur nje lufte tinzare, kriminale e te hapur, kunder atdheut, kunder shtetit dhe kunder popullit!
Ata qe marrin më shume sesa japin jane servil e pakurrizor qe jetojne ne kurriz te tjereve. Keta i kane okupuar keq shqiptaret!
24. 10. 2020
Edhe çka duhet te na ndodhe tjeter ne shqiptareve qe tani e tutje te mos qendrojme inferior, te heshtur, pasiv e si te vdekur per se gjalli, duke i toleruar politikanet tane dhe Europen te na ndeshkojne neve e ta shperblejne Serbine gjakatare e pushtuse te trojeve tona?!
Ti mundesojne kompetenca shtetnore “zajednices se komunave me shumice serbe”, ti mundesojne ekstra teritor kishave te tyre dhe ti ndajme se bashku me Serbine asetet e pasurise sone kombtare, Ujmanin e Trepçen, ti falim mbi 8200 hektar toke Malitit te Zi rreth demarkacionit kufitar me te, ti falen mbi 4000 hektar toke rreth demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ti lejohet Greqise, sipas apetiteve te saje, hapsire detare te shqiptareve.
Edhe çka duhet te na ndodh tjeter ne shqiptareve nga politikanet tane, nga Europa dhe nga qarqet e ndryshme nderkombtare qe te ngritemi ne kembe kunder ketyre padrejtesive te pa fundme dhe kunder varferise ekstreme mes shqiptareve, qe te ndjehemi vetevetja dhe te trajtohemi si te barabart ne raport me fqinjet tane pushtues dhe ne raport me popujte tjere te botes?! I juaj, mësuesi Isë
Ne shqiptaret kemi me bollak fjale te medha, pune pak. Kryelartesi e pa dituri, politikan e intelektual, pa dije e pa moral.
11. 09. 2020
Nese nuk e kryejne misionin e vete me ndere, qe u takon ligjesisht, moralisht e kombtarisht elita jone politike, ndaj shtetit, ndaj atdheut dhe ndaj popullit qe i perfaqeson, nuk duhet te qendroi duarkryq e ne heshtje elita intelektuale e akademike dhe nuk duhet ta lejojne veten dhe popullin tu mungoi vullneti, guximi, deshira, dashuria, menquria dhe forca, me i arritë ato që i dëshiron, i takojne dhe i meriton duke perdorur çdo mjet demokratik per te ardhur deri te realizimi i tyre.
Me asnje kushte nuk duhet te pajtojme me jetën nën robëri, te nënshtruar, te varfëruar, te poshtyruar dhe te vdekur për së gjalli, nën qizmën e fqinjeve tane pushtues greko-sllav dhe nën makinacionet e ndryshme mashtruese e keqëbërse qe dalin nga faktoret e jashtem dhe elita jone politike , kreatore e politikes sociopate, politikes se korruptuar dhe kriminale ne çdo fushe te jetes. I juaj, mësuesi Isë

Nuk mbrohen interesat e Kosoves permes batericave qe iu sherbejne si kukulla bosave te tyre politik

11. 09. 2020
Interesat e Kosoves dhe popullit shqiptar nuk mund te mbrohen as para miqeve tane e as para armiqeve, sepse batericat ne fjale nuk kane veto dhe imunitet personal, nuk kane aftesi, zotesi e as shkathtesi ta bejne kete para miqeve dhe ne ballafaqim me armiqte tane, sepse batericat derigjohen dhe manipulohen si kukullat nga bosat e vete politik qe i kane emruar ne ato poste, vetem per ti mbrojte interesat dhe tekat e tyre personale te mbushura perplote krime eknomike, politike dhe juridike ne shkaterrim te Kosoves.
Krejte kjo qe u tha më larte u deshmua nga delegacioni i Kosoves ne Shtepine e Bardhe te Uashingtonit para miqeve amerikan dhe para armiqeve tane pushtues serb, te cilet kane shkuar me duar ne gjepa te pa pergatitur fare dhe pa ekspert te fushave ne te cilat behet fjale, si per shembull rasti me Liqenin e Ujmanit.
Ne vend qe te merrnin ekspert te njohur nga Kosova te cilet kane qene themelues dhe hartues te planit per formimin e Liqenit te Ujmanit qe nga fillimi i ndertimit te tij e deri me sot, te cilet posedojne edhe me dokumentacione te ndryshme se, Liqeni ne fjale eshte ndertuar me buxhet te Kosoves dhe me bugjet te Federates Jugosllave, element konstituiv i te ciles ishte edhe Kosova njejt si repulikat tjera jugosllave.
Pjesa e Liqenit te Ujmanit qe gjendet ne teritorin e Serbise, sipas te dhenave ne dokumentacionet qe i posedon Ingjinieri Avdi Gjone Balaj, ajo pjese eshte paguar sa nena e baba nga bugjeti i Kosoves ne marrveshje me Federaten Jugosllave dhe me Serbine dhe nga ajo kohe e deri me tani pjesa e Ujmanit qe gjerndet ne teritor te Serbise eshte prone nen juridiksionin e Kosoves e cila eshte paguar me buxhetin e saje.
Tani e ka radhen asociacioni i komunave me shumice serbe me te njejtin fat si te Liqenit te Ujmanit, pa marr pjese asnje ekspert i fushes se jurispodences qe te mbrohet shteti i Kosoves nga shkjelja e Kushtetutes rreth asociacionit ne fjale , ku Gjykata Kushtetuse ka konstatuar mbi 30 pika rreth Asociacionit qe jane ne kundershtim me Kushtetuten e Shtetit te Kosoves, te cilin e njeh më teper se gjysma e Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Pastaj e ka radhen edhe Gjiganti yne Trepça qe ti fusin hundet Delegacioni serb te shnukin edhe nga Trepça hisen e vete qe e kane projektuar padrejtesishte ta marrin, sepse batericat e bosave politik, nuk kane mission te pergatiten professionalisht, moralisht e kombtarisht me ekspert te Trepçes, te cilet tere jeten e tyre kane punujar ne ate Gjigante dhe e dijne fare mire se si merr fryme ai.
Si po duket delegacioni yne shtetnor po mjaftohet me perkrahjen e bosave te tyre politik dhe disa militanteve te verbet qe u shkojne prapa, pa e logorit kundershtimin masiv te popullit rreth ketyre budallirave te delegacionit tone, te cilet nuk kane kurrfar informaciioni te duhur rreth pikave per te cilat jane rikthyer ne dialog, pos aftesive e shkathtesive ti ofrojne favore ekonomike, politike e juridike, padrejtesisht Serbise pushtuse e gjakatare e dhe shkaterruse e shfrytezuse e aseteve tona te pasurise kombtare. I juaj, mësuesi Isë

” Bëje ose vdis ” – thonte dikure Ukshin Hoti

10. 09. 2020
” Një popull, ose dëshiron realizimin e një qëllimi politik dhe për të është i gatshëm të sakrifikojë, ose nuk e dëshiron. Qëllimi politik i popullit shqiptar nuk mund te jete tjetër pos bashkimit të tijë në një shtet të vetëm shqiptar”, Ukshin Hoti.
Ai popull, se bashku me politikanet qe i ka ne balle, nese dijnë dhe kuptojnë se çka synojnë e çka dëhirojnë, do ta kene guximin, vullnetin, dashurine dhe forcen brenda vetes, qe kane nevoje ti zgjojne nga gjumi dhe të arrijnë ate qe e synojne, qe e dëshirojne, qe u takon dhe eshte e tyre, nese ka nevoje edhe me qmimin e vdekjës , pa u zbrap asnje milimeter prapa.
Populli sebashku me politikanet që i ka ne balle dhe nuk din, nuk done dhe nuk e ka të kjartë se çka donë, i mungon vullneti, guximi, dashuria dhe forca me i arritë ato që i dëshiron dhe pajton me jetën nën robëri i nënshtruar, i varfëruar, i poshtruar, i ndar,i coptuar, i perqare dhe i vdekur për së gjalli, nën qizmën e fqinjeve tane pushtues dhe nën makinacionet e shumta mashtruse dhe keqëbërse nga brenda prej politikaneve dhe keqeberseve te ndryshem qe gjenden ne balle te skenes tone politike e skenave tjera korruptuse, kriminale e nepotiste.
Ka ardhe koha e fundit per ne shqiptaret kudo qe gjendemi të dijmë, te dojme e të kuptojmë se, çka po deshirojmë dhe tua bejme me dije njeher e mire politikaneve tane, fqinjeve pushtues, nëse nuk kemi dëshirë te vdesim për së gjalli nën qizmën e tyre dhe nën tutelen e mashtruesve politik dhe keqbërzve tjere qe qendrojne prapa politikes veteshkaterruse, te cilet nuk jane te paktë në mesin e kombit tone, se nuk pajtojme kurr e nuk deshirojme me asnje qmim te naj marrin 8200 hektar toke rreth demarkacionit me Malin e Zi, se nuk pajtojme kurr e nuk deshirojme, ta ndajne pergjysme Liqenin e Ujmanit dhe Trepçen me Serbine, ta themelojne Asociacionin e Komunave me shumice serbe ne veriun e Kosoves, me kompetenca shtetnore.
Nuk pajtojme e nuk deshirojme me asnje kusht e me asnje çmim tia falim 4000 hektar toke Maqedonise se Veriut, ti japim eks teritor kishave serbe dhe tua marrim qytetareve shqiptar tokat e bukes, arat, livadhet e malet e tyre, nuk pajtojme, e nuk deshirojme me asnje kushte te futemi ne Minishengenin Serb, qe ta vrajme me doren tone ekonomin e kombit shqiptar , nen ekonomine fashizoide te Serbise, nuk pajtojme e nuk deshirojme te behet Kosova ure kaluse qe Serbia mbi kurrizin e saje te pergjakur nga ajo, te kete dalje ne detin Adriatik te shqiptareve dhe ta merr Portin e Shëngjinit, nuk dojme e nuk deshirojme ti vehet moratorium njohjeve te Kosoves si shtet dhe pranimit te saje neper asociacione te ndryshme nderkombtare, duke quar dore nga shteti i Kosoves. I juaj, mësuesi Isë

Diagnostifikimi profesional i çrregullimeve psikike dhe stigmatizimi i tyre

9. 09. 2020
Ne kontekstin psikologjik stigmatizimi eshte nje komplet qendrimesh te pambeshtetura negative per personin qe e veçon si te papranushem me sjelljet e tij, duke e stigmatizuar si skizofren apo stigmatizime te shumta qe u behen njerzeve ne dem te potencialit te tyre si personalitete e si karaktere.
Stigmatizimet per tjeret vijne nga njerze jo kompetent per diagnostifikime rreth gjendjes shendetesore psiko-intelektuale, emocionale e shpirterore, qe mos te them nga njerze qe vete jane ne fund te pusit per nga tiparet njerezore, te cilet padrejtesisht e marrin guximin e neuro-psikiatrit, psikiatrit, psikologut, psikoterapeutit, pedagogut dhe sociologut, personalitete keto te pergatitur profesionalisht per diagnostifikimin e çrregullimeve psiko-emocionale e shpirterore dhe per trajtimin e shendetit intelektual, emociopnal, moral e social, qe ti stigmatizojne tjeret me nofka te ndryshme nga ma te ultat qe dalin prej fallgjinjeve, klerikeve fetar dhe kategorise se intelektualeve te ketyre niveleve e më te ulte se ta.
Diagnostifikimi profesional e shkencor rreth skizofrenit dhe kategorive te ndryshme te njerzeve me çrregullime psikike, e ne kete raste rreth skizofrenit, konsiderohet nje forme e rende e çrregullimit ne te cilen personaliteti ne fjale duket si i dezintegruar. Perceptimet e tije tersisht jane ilozore, emocionet e mpira apo te perqara mes veti ne rast perjetimi te nje ngjarje qe nuk kane asgje te perbashket me realitetin. Mendimet i kane te habitshme, te pakjarta dhe qe nuk perputhen me realitetin te cilin e pershkruajne. Gjuha e skizofrenit eshte jo koherente ashtu si emocionet qe nuk perputhen me situaten dhe sjelljet psikomotorike mund ti kete te çorjentuara skizofreni.
Tek skizofreni jane te zakonshme halucinacionet te cilat i perfshijne perceptimet ndjesore te imagjinuara , te cilave skizofreni u beson sikur te ishin te verteta. Tek skizofreni jane te zakonshme edhe deluzionet apo bindje tersisht te genjeshterta dhe iracionale te tij rreth rasteve te ndryshme, ne mesin ku jeton ai.
Eshte abuzim i madh e stigmatizim i skajshem kur jo profesionistet, si fallgjinjte, prifterijnte, popadikat, hogjallaret e shehleret marrin guximin te “diagnostifikojne” dhe te trajtojne llojet e ndryshme te çrregullimit te personalitetit, çrrergullimet e ankthit, çrregullimet opsesive kompulsive, çrregullimet e disponimit, çrregullimet disociative dhe skizofrenin.
Duhet patur kujdese te shtuar te mos bijme viktime e stigmatizimeve qe vijne nga rrjeti jo profesionist duke stigmatizuar tjeret me lloj lloj nofke diagnostifikuse jo profesionale me synime fyese, perbuzese e nençmuese, aspak kompetente e as njerezore gjate kualifikimit apo diagnostifikimit jo profesional te tjereve. I juaj, mësuesi Isë

Nuk pritet asgje e dobishme per Kosoven nga ata qe e shkaterruan dhe po e shkaterrojne qe dy dekada me radhe

8. 09. 2020
Nuk te mbrone askush nese ti nuk e mbrone veteveten, nuk e mbrone vendin qe i takosh, nuk i mbrone interesat e shtetit dhe popullit qe e perfaqeson. Nuk din askush te te ofroi diçka me vlere kure ti nuk din ti vlersosh vlerat qe te takojne dhe nuk i mbrone ato me çdo kusht. Askush prej miqeve tane nuk i shkaterron vlerat dhe interesat e veta per ti mbrojt vlerat dhe interesat tua qe i shkaterron vete ne bashkpunim me pushtusit.
Asnje mik ne bote nuk na mbrone kur ne jemi te zhytur e te mbytur ne korrupcion, kur ne e keqperdorim pasurine tone kombtare, e shesim dhe e qesim ne treg sipas apetiteve te pushtuseve tane dhe qarqeve te ndryshme anti shqiptare, kur ne u falim pjese te atdheut atyre qe kane marr dekada e shekuj me radhe teritore e teritore pa fund nga atdheu i yne dhe na kane coptuar si eshte më zi e më keq ne mes veti, ku nga te gjitha anet kufizohemi me vellezerit tane shqiptar qe kane mbete nen pushtimin e poshtrimin greko-sllav ne trojet e shtepit e veta, duke e perjetuar ndjekjen, vrasjet, torturat dhe perzenjen me force nga shtepite e tokat e tyre ku kane qene den baba den aty, edhe kur nuk kishte sllav e as grek ne Gadishullin tone Ilirik.
Nuk pritet asgje e mire per Kosoven, per trojet shqiptare dhe per Shqiperine prej atyre qe shahen, fyhen, perqahen e vrahen mes veti per kariere e per pozite, per bajraqe e bajraktarllyqe, per poste e per pushtet, duke u poshtruar para syve te botes si eshte më keq. Asnje mik ne bote nuk ka mundesi e as shance ta ndihmoj Kosoven, Shqiperine dhe shqiptaret e pushtuar ne trojet e veta, nga keta mjerana, qe nuk kane asgje te vlefshme ne kokat e veta, ne shpirterat e ne zemrat e prishta qe i posedojne.
Cili eshte ai mik ne bote qe i perkrah hajnat, te korruptuarit, nepotistet, dhe kriminelet ekonomik, shendetesor, edukativ, arsimor, juridik e kulturor te Kosoves, te Shqiperise dhe te trojeve shqiptare, te cilet kane zhvate, kane shkaterruar, kane keqperdor e pervetesuar ndihmat dhe investimet qe na kane ardhe nga jashte ne para te gatshme, ndihma kadrovike, ndihma teknologjike e keshilla ne çdo fushe te jetes?!
Une mendoi se shume gjate u ka shkuar perkrahja ketyre mjeraneve nga miqte tane nderkombtar, kuptohet duke qendruar prapa votes se popullit e cila eshte keqperdor, eshte manipuluar si eshte më keq, per klane te ndryshme politike, si klani PRONTO dhe klai PAN. I juaj, mësuesi Isë

Kryeministri i Kosoves nuk i pa thikat mbi harta ne Vashinkton

7. 09. 2020
Gjerat kane lëviz gjithmone e po lëvizin ne dem te trojeve shqiptare, ne dem te Kosoves dhe ne dem te Shqiperise. Edhe pse Kryeministri i Kosoves nuk i pa thikat mbi harta, megjithate populli shqiptar po i ndjene ne zemer e ne shpirt therjet e prerjet me thika te medha e te mprehta mbi 8200 hektar toke rreth Demarkacionit me Malin e Zi, po i ndjene therjet e prerjet me thika apo me bajoneta e Liqenit te Ujmanit, po i ndjene therjet e prerjet me thika te teritorit te Mitrovices duke ndertuar lagje te reja per kolonet serb, pa e pyt Kryeministrin Koti dhe po i pengojne te rikthehen ne shtepite e veta shqiptaret e Mitrovices veriore, pa e pyte kryeministrin Koti.
Do ta ndjejne ne kurrize e ne shpirt populli shqiptar therjen e prejen e ekonomise shqiptare te te dyja shteteve nen çizmen e Serbise, permes Minishengenit serb dhe permes portit qe do ta fitoi ne bregdetin shqiptar Serbia.
Ta shohim tani a do ti verej thikat mbi harta ne Bruksel Kryeministri koti, sa thelle do të naj ngul thikat Brukseli me ndihmen e Kryeministrit Koti per Asociacionin e komunave me shumice serbe, sa thelle do te naj ngul thikat Brukseli se bashku me kryeministrin Koti gjate therjes e prerjes se ekstra teritorit rreth kishave ortodokse te pushtuara nga Serbia, per tu servuar toka, male e fusha te shqiptareve, qe te kene hapsire e parqe te mjaftushme popadikat e Serbise ne trojet shqiptare.
Me siguri kryeministri ne fjale nuk do ti verej as thikat e medha e te mprehta mbi harten e Trepqes, qe synohet ta therin, ta prejne e ta pergjakun ate sipas projekteve dhe apetiteve serbe e qarqeve te ndryshme antishqiptare, qe jane perpiluar moti dhe po presin me padurim qe te jetesohen. Therjet, prerjet dhe pergjakjen e Trepçes do ta ndjej thelle ne zemer e ne shpirt populli i Kosoves, te cilit nuk do ti mbetet asgje pos rruget e botes per ta siguruar kafshaten e gojes.
Keto thika mbi harta nuk i verejten politikanet tane as gjat pushtimit romako-bizantin, as gjate pushtimit te mbreterve serb e bullgar, as gjate pushtimit turko-aziatik, as ne Kongresin e Berlinit, as ne Paqen e Shen Stefanit, as ne Konferencen e Londres, as ne Paqen e Versajes, as ne mbledhjen e Dyte te Avnoit, as ne Lidhjen e Dyte te Prizerenit, as ne Demarkacionin me Malin e Zi, as ne Asociacionin e Komunave me shumice Serbe, as ne Eks teritorin per Kisha ortodokse, as ne Minishengenin Serb, as ne Daljen e Serbis ne bregdetin shqiptar dhe marrjen e Portit te Shengjinit.
Kurr mos pafshin rodi i tille i polituikaneve tane dhe i verbofte pergjithmone e jete tradhtia ata e pasardhesit e tyre, qe po ia bejne atdheut dhe kombit shqiptar kete faqe te zeze! I juaj, mësuesi Isë

Sentimenti patriotik dita dites po zbehet tek shqiptaret

 

4. 09. 2020

Sentimenti apo ndjenjat e nderlikuara manifestohen tek ata njerze qe jane te prirur te perjetojne ndjenja te nderlikuara lidhur me ndonje objekt, ngjarje, vend, fenomen ose perfytyrim ne situata e ne rrethana te ndryshme.

 

Sentimenti patriotik qendron ne te perjetuarit e emocioneve te ndryshme sipas situatave e rrethanave ne te cilat gfjendet atdheu, popoulli , shteti  dhe institucionet e tij politike, fetare, kulturore, historike, shkencore, ekonomike, shendetesore, edukative, arsimiore, juridike dhe  rrethanave te institucioneve tjera me rendesi jetike per atdheun, per popullin dhe per shtetin.

 

Per ta demonstruar sa më objektivisht nivelin e sentimentit patriotik te nje popull apo tek shqiptaret, vlene pershkrimi real e objektiv sesa gezohemi, sesa mburremi e krenohemi me zhvillimin e perparimin e atdheut tone dhe popullit, sesa bejme perpjekje per ta zhvilluar e per ta mbrojte me çdo kusht perparimin e atdheut dhe popullit tone.

 

Mbeshtetur ne gjendjen ne te cilen kemi ra si popull, si shtet e si atdhe, mund te konstatojme se sentimenti yne patriotik si popull eshte zbehur bukur shume, aq sa i nenvlefteson  parimet baze te cilat mbeshteten ne themelet e forta mbrojtese, ne themelet e forta te zhvillimit e perparimit  te atdheut, te shtetit dhe te popullit si subjekt i te dyve.

 

Kur  e them kete mbeshtetem ne nivelin e pikellimit, zemrimit dhe revoltes si fakt e argument qe po e demonstrojme ne shqiptaret  para situatave kercnuse dhe rreziqeve te ndryshme qe po i kanosen, atdheut, shtetit dhe para situatave  qe e rrezikojne ekzistencen e jetes sone si popull,  i cila nuk eshte ne nivel te duhur.

 

Niveli i duhur i segmentit patriotik mund te tregohet tek ne shqiptaret, atehere kur jemi te gatshem te bashkohemi si nje trup unik per interesat tona te perbashkta kombtare, kur jemi te gatshem te bashkohemi per ta mbrojte atdheun me te gjitha mjetet qe i kemi ne dispozicion, kur jemi te gatshem te sakrifikojme edhe jeten per atdheun ne ato monte kur e kerkon  situata.

 

Tani per tani menyra e veprimeve, sjelljeve, bindjeve e besimeve tona rreth situatave qe po i kanosen atdheut, shtetit dhe popullit, nuk premtojne as per se afermi sjelljen e sentimentit patriotik qe e kerkon vendi, shteti dhe populli per aq sa ko nevoje te mbrohet e te zhvillohet atdheu dhe te perparon se bashku me shtetin e popullin, sipas kerkesave te kohes e sipas situatave momentale.

 

Kjo zbehje e sentimentit patriotik ka dale ne skenen tone popullore e kombtare, qe nga pushtimi i Ilirise e deri ne ditet e sotit, duke u thelluar zbehja e sentimentit patriotik edhe me shume. Nga kjo zbehje kemi humbur mbi 100 mij kilometra katror te teritorit tone  ne gadishgullin Ilirik, me siperfaqe te shtrire nga alpet Ilire qe gjenden tani nen çizmen e pushtetit slloven e deri te Janina e Çameria qe gjendet nen çizmen e pushtetit greke. Siperfaqe kjo  e pa shkeputur asku, por e populluar me grek, bullgar, maqedon, serb, malazez, kroat e slloven, te cilet i kane themeluar shtetet e veta ne teritorin tone te gadishullit Ilirik.

 

Sa e sa tmerret dhe padrejtesite i kemi perjetuar nga pushtusit tane 2000 vjeqar latino-romak, greko-bizantin, sllavo-oertodioks dhe turko-aziatik dhe sa e sa subestance njerezore kemi humb nga  40 milion banor qe kishte Iliria para 2000 viteve,  e tani ne ditet e sotit kemi mbete  ne më pak se 40 mije kilometra katror teritor e me pak se 5 milion banor ne te dyja shtetet shqiptare, pa e numruar substancen tjeter  te mergates sone  e cila eshte e tretur neper bote dhe po i akspozohet asimilimit sistematik. I juaj , mësuesi Isë

 

 

Po vrapojne disa si te terbuar te jene ne balle te politikes dhe institucioneve tona shtetnore e private

3. 09. 2020
Ata qe vrapuan e po vrapojne te jene ne balle te skenes sone politike, kulturore, fetare e kombtare, po deshmojne haptazi qe nuk e dojne atdheun e vete, qe se mbrojne popullin as atedheun, qe e perqajne ate dhe i qesin ne treg per shitje pjese te ndryshme te atdheut tone , per favoret e fqinjeve tane pushtues greko-sllav dhe per interesa personale te tyre!
Ku jane tani e ku jane struk ata qe vrapuan deri ne theqafje te jene ne balle te skenes sone politike, kuklturore, fetare e kombtare qe nuk marrin inisiative dhe ta ngrisin zerin ne mbrojtje te muhagjireve shqiptar te Mitrovices e Kosoves se veriut, qe fille pas lufte kriminelet serb i perzune dhunshem nga shtepite dhe trojet e veta dhe nuk po i lejojne te kethen edhe pas dy dekadave liri.
Ndersa ne anen tjeter kriminelet serb permes financimit te Serbise po ndertojne lagje te medha ne Kodren e Diellit per ti kolonizuar me kolon serb ato pjese te Mitrovices, te ardhur nga kroacia, Bosnja e Hercegovina, te cilet kane ber krime te pergjakshme kunder popullates kroate e asaj boshnjake dhe kunder popullates se veriut te Mitrovices?!
Te strukurit e te vdekurit per se gjalli qe vraponin deri ne theqfje te jene ne balle te skenes sone politike, kulturore, humanitare e kombtare nuk u degjohet zeri i tyre kundershtues e revoltues ne mbrojtje te muhaxhireve mitrovicas qe perballe asaj Kodre te Diellit te ndertohen shtipi per vellazerit tane muhaxhir nga Mitrovica dhe ti mbrojne me çdo mjet kthimin e tyre ne trojet e shtepite e veta dhe pengimin e ardhjes se koloneve serb ti kolonizojne ato pjese te teritorit tone pa i pyt te strukurit tane te vdekura per se gjalli qe e kane fute koken nen rere si struci kur e kaplon vapa e madhe e zhegut.
A kane vullnet e guxim ata qe deri ne theqafje vrapoinin me ardhe ne balle te skenes sone kombtare, te ndertojne edhe ata lagje te tera me shtepi ne trojet e vellezerve tane muhagjir nga Sanxhaku i Nishit e deri te Molla e Kuqe, qe ti sistemojne vellezerit tane muhaxhire neper shtepite e veta, te cilet jane perzene me dhune nga pushtusit fashist serb, siq po bejne serbet per vellezerit e vete ne tokat tona te pushtuara .
A kane vullnet e guxim ata qe deri ne thqafje vraponin me ardhe ne balle te skenes sone kombtare, edhe pse nuk e meritojne aspak, te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar qe jane perzene me dhune nga Ulqini, Plava e Gusija, nga Hoti, Gruda dhe Malsia e Madhe prej pushtusit fashist serbo-malazez?!
Te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar te shperngulur me dhune nga pushtusit fashist maqedono-sllav, te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar çam te shperngullur me dhune nga pushtusit fashist greko-ortodoks, pa e pyte aske prej politikaneve, intelektualeve e klreikeve fetar te shtetit serb, malazez, maqedon e te shtetit grek dhe te mos u japim prap edhe 8200 hektar toke tonen, malazezeve, tu mos u japim asociacionin e komunave me shumice serbe, e cila po bije ndesh me kushtetuten tone, te mos u japim ekstra teritor per kisha serbe, atyre qe po e perzene neper dekada e neper shekuj popullaten tone nga trojet e veta me dhune, me vrasje e me uri.
Mesiguri keta te pa afte, te pa edukuar, te pa dijshem, lakmitar, sharllatan e tradhtar qe i kemi per momentin ne balle te institucioneve tona politike, shtetnore, fetar, kulturore dhe ne balle te shoqatave te ndryshme, muhaxhiresh e jo muhaxhiresh, po e synojne shkaterrimin e çdo gje shqiptare, po e synojne zhvatjen e pasurise kombtare, po e synojne qitjen ne treg te pjeseve te atdheut per favoret e pushtuseve tane greko-sllav dhe per favoret e interesave te veta personale, famijare partiake, ne dem te atdheut, ne dem te interesave kombtare, ne favor te korrupcionit, nepotizmit krimit te organizuar dhe ne favor te falimintimit te shtetit dhe shperngulljes se popullates më vitale nga trojet tona dhe perqarjes se saje mbi baza fetare, politike, e regjionale, sipas synimeve te fqinjeve tane pushtues! I juaj, mësuesi Isë

Te pa aftit, te pa edukuarit dhe tradhtaret po vrapojne e po bejne turr te jene ne balle te institucioneve tona shtetnore, kulturore, hitorike e shekncore

2. 09. 2020
Fatkeqesi e madhe per popullin shqiptar ishte dhe eshte qe patem dhe kemi ne balle te politikes, ne balle te institucioneve shtetnore, kulturore, historike e shkencore, qe paten dhe kemi ne balle te shoqatave te ndryshme historike, kulturore e humanitare, personalitete te pa afta per politike, kulture, histori, humanizem e shkence. Qe patem dhe kemi njerze tradhtar qe se dojne atdheun e vete, qe se mbrojne popullin, qe e perqajne ate dhe i qesin ne treg per shitje pjese te ndryshme te atdheut ,fqinjeve tane pushtues greko-sllav!
Ku jane struke dhe çka po presin politikanet e dietaret qe i kane zene vendet ne balle te politikes, ne balle te institucioneve shtetnore, kulturore, fetare, historike, shkencore e ne balle te shoqatave te ndryshme jo qeveritare dhe ne balle te shoqates se muhaxhireve shqiptar, ne balle te shoqates se çameve, ne balle te shoqates se shqiptareve ortodoks te asimiluar ne serb, malazez, kroat, boshnjak, maqedon e greke, qe nuk marrin inisiative dhe nuk e ngrisin zerin se bashku e te unisuar, te ndertojne shtepia ne trojet e vellezerve tane muhagjir , ardhur prej Molles se kuqe nga teritoret e Nishit dhe ti sistemojne muhaxhiret, vellezerit tane shqiptar neper trojet e veta nga jane perzen me dhune prej pushtusit fashist serb.?!
Te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar qe jane perzene me dhune nga trojet e veta, Ulqin, Plave e Gusij, Hot e Grude dhe Malsi e Madhe prej pushtusit fashist serbo-malazez te Malit te zi, te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar te shperngulur me dhune nga pushtusit fashist maqedono-sllav, te ndertojne shtepia per muhaxhiret shqiptar çam te shperngullur me dhune nga pushtusit fashist greko-ortodoks, te ndertojne shtepia per vellezerit tane mitrovicar, qe jane perzen me dhune nga kolonet serb te ardhur nga pjeset e luftyrave qe ndodhen ne ish jugosllavi dhe nuk po i lejojne te kthehen mitrovicasit shqiptare, vellezer tane neper shtepite e neper trojet e veta qe dy dekada me radhe, siq po ndertojne me te madhe, pa e pyte aske nga pushtetaret e Kosoves politikanet, intelektualet e kleriket fashiste pushtues serb ne trojet e Mitrovices sone, per kolon serb te ardhur nga Kroacia e Bosnja si kriminel lufte, ne lagjen e re Kodra e Diellit, ne pjesen më te mire e më strategjike te Mitrovices dhe nuk po i lejojne te kthehen ne shtepite e veta shqiptaret qe u shperngulen me dhune nga atje pas luftes dhe po shperngulen tjere ne heshtje, duke i spastruar etnikisht nga shqiptaret ato pjese te Kosoves veriore.
Mesiguri keta te pa afte, te pa edukuar, te pa dijshem, lakmitar, sharllatana e tradhtar qe i kemi per momentin ne balle te institucioneve tona politike, shtetnore, fetar, kulturore dhe ne balle te shoqatave te ndryshme, synim e kane te shkaterrojne çdo gje shqiptare, te zhvatin, te qesin ne treg pjese te atdheut dhe te bashkpunojne me fqinjet tane pushtues greko-sllav per interesa te veta personale, familjare, grupore e partiake ne dem te atdheut, ne dem te interesave kombtare, ne favor te korrupcionit, nepotizmit krimit te organizuar dhe ne favor te falimintimit te shtetit dhe shperngulljes se popullates më vitale nga trojet tona, sipas synimeve te fqinjeve tane pushtues! I juaj, mësuesi Isë