Normaliteti dhe jo normaliteti i perjetimit te ndjenjave tona
19. 09. 2020
Perjetimi normal e jo normal i ndjenjave eshte i lidhur ngusht me menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve e besimeve tona qe varen tersisht se nga cili kenveshtrim i perceptojme gjerat, ngjarjet, raportet dhe dukurite e ndryshme natyrore, shoqerore, e shpirterore.
Sa më afer kendveshtrimit real e objektiv gjendet ndijimi e perceptimi yne rreth gjerave, ngjarjeve, gjesendeve, fenomeneve, raporteve dhe dukurive tjera natyrore, shoqerore e shpirterore, aq me normal behet perjetimi i ndjeshmerise sone rreth nje realiteti per te cilin behet fjale.
Perjetimi jo normal i ndjenjave tona eshte i lidhur ngushte me ndijimet, perceptimet, mendimet, bindjet e besimet qe burojne nga kendeveshtrimet Iluzore apo mashtruse, te cilat e shtremberojne tersishte realitetin per te cilin behet fjale.
Perjetimi jonormal i ndjenjave shkaktohet tek te gjithe ata qe jane zhyte dhe notojne neper ujrat e ndotura te iluzioneve te veta, qe me apo padije, qe me apo padashje kane ra viktime e Iluzioneve te ndryshme mashtruse te cilat e deformojne realitetin per te cilin flitet.
Ne grupin e perjetimit normal apo jonormal te ndjenjave bejne pjese ndjenjat e perjetuara ndaj suksesit dhe mossuksesit personal dhe ndjenjat e mburrjes dhe turpit.
Eshte normale ndjenja e perjetimit te suksesit apo mosesuksesit personal, atehere kur i vleresojne edhe tjeret sjelljet dhe arritjet tona si te sukseseshme apo jo te sukseseshme.
Ështe normale apo jo normale perjetimi i ndjenjes se mburrjes dhe turpit personal atehere kur tjeret veprimet e te arriturat tona i çmojne si jashtezakonishte, te rendesishme e te vlefshme dhe anasjelltas kur sjelljet e te arriturat tona i vleresojne si jashtzakonisht te demshme, te turpshme dhe te pandershme apo i vleresojne si tradhti ndaj vendit , shtetit dhe popullit.
Per qudi, eshte fakti se, disa njerze e sidomos politikanet tane ndjenjat e suksesit dhe mburrjes i perjetojne edhe kur i vlersojne qytetaret e vet sjelljet e tyre si te pasukseseshme, si shkaterruse e rrenuse per vendin, si shkaterruse e rrenuse per interesat kombtare, si te turpshme, te pandershme e si tradhti kombtrare.
Kjo dukuri e perjetimeve te ndjenjave ka te bej tersisht me perjetimin jo normal, jo njerzor e jo kombtar te tyre. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!