Qe 2000 vjete kurr nuk nau nda ky gaze

29. Nentor. 2015, ripostim me 29. Nentor 2020
Ata qe e dojne lirine, bashkimin e trojeve, dinjitetin e kombit te vete, pavaresine e tije dhe ata qe jane shqiptare te vertete, si pushtuesit, per qudi si pushteti i vete, njejt po sillet me ta, i rrah, i burgos dhe i vrete qe 2000 vjete, duke u sjelle qytetareve te vete nenshtrim, perulje, poshtrim, varferi e gazep.
Keshtu ndodhi edhe ne kete feste kombetare te Nentorit 2015, në vende qe te festohet me dinjitet, ne festojme per gazep e per kijamet, idealet e atyre qe kurre nuk u bene realitet!
Festa e 28 Nëntorit lidhet me katër ngjarje të rëndësishme kombëtare: çlirimi i Krujës dhe ngritja e Flamurit Kombtar në Krujë nga Skënderbeu (1443), shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), ditëlindja e Komandantit Adem Jashari (1955) dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997).
A po festojm me dinjitet ne shqiptaret apo pa dinjitet?! Vetem ne si komb, mjaftohemi me ceremonite festive te atyre festave, te cilave nuk ua kemi plotesuar as per se afermi kerkesat e tyre!
A kemi arsye, a kemi fytyre ne si komb te festojme me dinjitet, edhe pse ideja e Skënderbeut për krijimin e një shteti të fuqishëm e të përbashkët të shqiptarëve ne gadishullin Ilirik, i cili do t’u rezistonte edhe perandorive më të fuqishme të botës, nuk u realizua asnjëherë?!
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet si komb, edhe pse kaloi më shumë se një shekull, qe e kemi shtetin shqiptare, i cili ka mbi 80% teritor te humbur, që nga shpallja e pavaresise më 1912, ndërsa pjesa tjeter e shqiptareve në trojet e veta, jetojnë në gjashtë shtete të ndryshme, vetëm njëri nga ta shtet shqiptar?!
A kemi arsye , a kemi fytyre ne shqiptaret te festojme me dinjitet, edhe pse amaneti i komandatit Legjendar Adem Jasharit, as per se afermi nuk u realizua?! Ne vend qe te festojme çlirimin e Kosoves dhe trojet tjera shqiptare, ne rrihemi, burgosemi dhe vritemi nga pushtetaret tane per themelimin e zajednicave serbe, per faljen e tokave tona pushtueseve serbo-malazez e maqedon.
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet, kur Adem Jashari ne shumicen e trojeve te pushtuara shqiptare, mësohet si terrorist, e jo si Komandant Legjendar qe u flijua familjarisht, per liri e pavaresi te trojeve shqiptare?!
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojmë me dinjitet, edhe pse projekti dhe ideali i UÇK-së u tradhtua, u la në gjysmë dhe në vend të çlirimit e bashkimit kombëtar, sot e kemi Kosovën ne duar të hajdutëve, kriminelëve dhe të 3%-shit të serbëve kriminel të Kosovës, te cilet dita dites po ia pergjakun lirine dhe pavaresine e saje?!
Lexuesi im i dashur po e perfundoi kete shkrim me nje pyetje: A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet, 28 Nëntoret qe ishin perplote ideal kombetar, te cilat ideale asnjeri prej tyre, edhe sote e kesaj dite nuk u be realitet per kombin tone shqiptar?! I juaj, msëuesi Isë

Keshilla per jeten shkurt

2. 12. 2020
Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret si familje, si shoqeri, si shtet e si komb per njerze qe jane te afte, te dijshem, te ndershem, vullnetmire, te guximshem e kombtar, qe ti vejne ne pikpytje e ne diskutim rregullat e programimet e ndryshme te instaluara ne kokat tona, te cilave u ka skaduar koha, dekada e dekada më pare dhe nuk u ka mbete kurrfar vlere qe premton per organizimin e mirefillte te proceseve jetesore ne familje, ne shoqeri, ne institucione te ndryshme shtetnore, kulturore, shkencore, arsimore, shendetesore, ekonomike e juridike.
Imitimi dhe riperseritja e rregullave dhe programeve qe u ka skaduar koha po e stagnon zhvillimin, progresivitetin dhe ndryshimin e nivelit te standartit jetesore sipas parametrave te kohes, qe te jemi edhe ne konkurent ne tregun bashkohor dhe te ecim ne hap me kohen si familje, si institucion, si shoqeri, si shtet e si komb ne pergjhithesi.
Edhe pse posedojme sadopak njerze qe jane te afte, te dijshem, te ndershem, vullnetmire e te guximshem te cilet kane potencial intelektual, moral, njerzore e kombtar, ti vejne ne pikepyetje e ne diskutim perdorimin e rregullave dhe programeve qe u ka skaduar koha dhe i ka mbuluar pluhuri primitiv, nuk u japin kurrfar mundesie atyre qe ta ndryshojne kete gjendje te mjere, qe i ka perfshire shqiptaret ne te dyja shtetet dhe shqiptaret ne trojet e veta te pushtuara nga greko-sllavet, karieristet, militantet, te korruptuarit, te kriminalizuarit, zhvatesit e vendit, keqperdorusit e shtetit dhe keqperdorusit e asteve te pasurise sone kombtare qe i kemi ne balle te politikes per dy dekada me radhe. I juaj, mësuesi Isë
1. 12. 2020
Ne kete menyre i pershkruante Akademik Rexhep Qosja sjelljet e policise Kosovare me protestuesit qe protestonin kunder nenshkrimit te Zajednices se komunave me shumice serbe dhe demarkacionit me malin e zi, ne kohen e qeverise PRONTO dhe PAN, te cilet i organizuan protestat me 28 nentor 2015.
“Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun GANI KRASNIQI – baba i dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisnin parullën Kosova Republikë.
E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!”
Ky ishte konstatimi i Akademikut tone Dr. Rexhep Qosjes rrethe sjelljeve te policise se Kosoves me protestuesit qe e kundershtonin neneshkrimin e pushtetareve te qeverise PRONTO dhe PAN per formimin e zajednices se komunave me shumice serbe dhe demarkacionin kufitar mes Kosoves dhe Malit te Zi.
Edhe kure ne harrojme, historia nuk harron!
30. 11. 2020
Çdo gje qe e bejme gjate jetes, nese e mendojme edhe fundin qe do te na vije nga qasti ne qast apo herdo kure, do te jemi më te vetepermbajtur e më racional dhe nuk do te koritemi e nuk do te turperohemi shume para botes, para kombit, miqeve, farefisit, familjareve e para vetit me sjelljet tona!
Gjerat qe i bejme dhe i perfitojme gjate jetes, ne fund te saje asgje me veti nuk do te marrim, pos nergjegjes sone. Nuk besoi qe i gezojme ato gjera qe i grabisim ne dem te tjereve, qe i perfitojme pa merite e ne menyre te pandershme.
Gjerat qe i perfitojme ne menyre te pandershme dhe padrejtesite qe ua bejme tjereve, duhet te mendojme mire, se herdokure mund ti paguajm me koke e me ndeshkime te ndryshme nga Zoti e nga populli dhe ne funde do na shajne kufomen edhe varrin tjeret.
26. 11. 2020
Të ndjehemi të rëndësishem, te dashur, te dijshem, te ndershem, te vendosur, te guximshem e atdhedashes mes njerzve tane është njëra ndër dëshirat më njerëzore, e cila na bënë të dallojme prej gjallesave tjera toksore. Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese, ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise dhe ne mungese te civilizimit njerezor.
Sa shume u nevoitet kjo ndjenje nxitese priseve tane te te dyja shteteve shqiptare nga presidenca, qeveria e nga parlamenti qe te ndjehen te rendesishem, te dashur, te dijshem, te ndershem, te vendosur, te guximshem e atdhedashese mes qytetareve shqiptar, te cilet udheheqin me fatin e atdheut dhe me fatin e kombit tone!
Më eshte formuar bindja, uroi te jem gabim, se kjo ndjenje nxitese, pa te cilen nuk posedohet aspak njerzishmeri, ndershmeri e dashuri, u mungon gogja shume, te mos them tersishte priseve tane te shtetit ne Shqiperi e ne Kosove. Kjo ndjenje nxitese i duhet secilit njeri, pa te cilen nuk do te mbetet njeri, por do shnderrohet ne panjeri!

Kujte ti themi sot Lavdi…?

25. 11. 2020
Ti themi lavdi më pare marrezise qe nuk ka te ndalur, tradhtise qe u ka hyre ne damare te gjakut tradhtareve, apo ti themi lavdi dallaverave dhe paftyresise qe i ka perfshire politikanet dhe sherbtoret e tyre, te cilet po vrapojne si te qmendur pas politikaneve, per interesa personale duke u shendrruar ne militant te verbet partiak?
Ti themi lavdi më pare atyre qe e pordhosin diturine me pa dituri, moralin me amoralitet, altruizmin me egoizem, atyre qe ua marrin te varfurve kafshaten nga goja dhe i detyrojne te behen skllever te tyre per pak pare, apo atyre qe humanizmin e kane shendrruar ne kasaphane per lerverdite e veta?!
Ti themi lavdi më pare atyre qe po gjallerojne ne varrezat e veta, te cilet e bene te pamunderen per Kosoven, per lirine e per çlrimin e trojeve tona, apo atyre te vdekurve per se gjalli, qe po i shuajn enddrrat dhe idealet e deshmoreve , po shkelin mbi gjakun dhe amanetin e tyre dhe po i shuajn endrrat e gjeneratave tona te reja qe te jetojne me dinjitet ne trojet dhe ne atdheun e vete?!
Laxusi im i dashur, mos i thuaj marrezise lavdi, nese nuk don te behesh i marre edhe ti! Kush e meriton lavdine, toka jone dhe populli liridashes mëse mire e dijne. I juaj, mësuesi Isë

Mjere ata qe unin e vete personal e asimilojne tek mbiuni i liderit te tyre politik dhe nuk jane vetevetja

22. 11. 2020
Nuk pritet asgje e vlefshme, njerezore as e ndershme per Kosoven, shtetin dhe qytetaret e saje nga ata individe te cilet unin e vete e kane asimiluar tek mbiuni i liderit te tyre partiak, siq eshte rasti i Kryeministrit Hoti, zavendes Kryeministrit Dritan Selmanaj dhe Arben Gashit, shef i deputeteve te LDK ne parlament te Kosoves, qe e kane asimiluar unin tek mbiuni i liderit te tyre te LDK Isa Mustafa, i cili eshte deshmuar si personalitet lojal ne sherbim te pushtetit kuisling te Kosoves qe e udhehiqte Rrahmon Buba Morina.
Qe i sherbente ne ate kohe synimeve te Millosheviqit per rrenimin e Kushtetutes se Kosoves dhe rrenimin e kompetencave shtetnore qe i kishte Kosova me kushtetuten e vitit 1974, i cili ka manipuluar me fondin 3% te Qeverise se Kosoves ne Ekzili, i cili i ka tradhtuar qendrimet e LDK-es, i cili e ka tradhtuar voten e elektoratit qe votoi per ndryshime vetem per interesa te veta e per interesa klanore e partiake, siq po e synon edhe tani kete faqe te zeze ne dem te kosoves, shtetit dhe popullit te saje rreth presidentit.
Derisa kryeministri Hoti, zavendesi i tij Selmanaj dhe shefi i deputeteve te LDK-es Arben Gashi, sebashku me grupin e deputeteve te partise ne fjale i sherbejne verberishte e marrezishte Isa Mustafes per interesa te ulta personale, grupore e partiake dhe nuk kane potencial intelektual, moral, politik e kombtar ta tejkalojne potencialin e mbrapshte politik e jo njerezor te liderit te tyre dhe nuk jane ne gjendje ti tejkalojne xhepurat e mbrapshta mashtruse te tij, mjere Kosova, mjer shteti dhe qytetaret e saje, nese mbesin edhe metej tua percaktojne fatin e tyre personalitetet ne fjale qe posedojne personalitet te shumfishte pakurrizor sikur zvarraniket!
Ky vleresim u takon njejte edhe patericave tjera qe ishin dhe jane ne sherbim te lidereve te tyre partiak ne PD, AAK, PSD dhe ne AKR, te cilet e kane asimiluar verberishte e ne menyre te mjere unin e tyre tek mbiuni i lidereve partiak ne fjale dhe u besojne e u shkojne prapa marrezishte, per interesa personale, grupore e partiake ne kundershtim me interesat e perbashkta kombtare, shtetnore dhe ne kundershtim me interesat e qytetareve qe i perfaqesojne. I juaj, mësuesi Isë

Incident ne Parlament!

20. 11. 2020
Incidenti i mbremshem ne paralamentin e Kosoves, sharjet, fyerjet, ngatrresat, perqarjet gjate diskutimeve e debateve te zhurshme te deputeteve, deshmoi haptas se vetem zgjedhjet e jashtzakonshme e shpetojne Kosoven, Shtetin dhe qytetaret e saje nga akteret politik te kriminalizuar, korruptuar, amoralizuar dhe nga zhvatesit e pangopur qe gjenden ne Presidence, ne Qeveri e ne Paralament.
Kush pret edhe metej te mira qe i sjellin Kosoves, Shtetit dhe popullit te saje akteret tane politik qe e kane treguan veten per dy dekada me radhe se kush ishin e kush jane edhe tani, te cilet e kane shkaterruar shtetin, pasurite e vendit, te cilet e kane varferuan popullin dhe e kane perqare e hasmeruar skajshmerishte mbi baza partiake e regjionale, deshmon se ka nivel te ulte te vetedijes, kultures, edukates dhe nuk posedon kurrfar potenciali njerezore per ta mbrojtur vendin, shtetin dhe interesat e perbashkta kombtare pos interesave te tyre personale.
Çka ka me prite tjeter Kosova, Shteti dhe populli i saj prej ketyre monstrumeve politike pos zhvatje e shkaterrim, qe per dy dekada me radhe po lulezone korrupcioni, nuk u be liberalizimi i vizave, nuk u pranua Kosova ne Interpol, ne UNESKO. u stopuan njohjet, Humben mbi 8230 hektar toke rreth regullimit te demarkacionit me Malin e Zi, nenshkrimi i asociacionit me kompetenca shtetnore te komunave me shumice serbe, nenshkrimi i ekstra teritorit per kishat ortodkse, zotimi i ndarjes se Liqenit te Ujmanit me Serbine, besa edhe Trepçen, zotimi i inkuadrimit ne minishengenin e Serbise, sigurimi i Serbis per daljen e saje ne portin e Shengjinit apo te Dursit mes permes Kosoves!
Nuk ka çka pritet tjeter marri e shkaterrim i atedheut dhe shtetit tone prej ketyre monstrumeve politik, pos nese e presim edhe vetevrasjen politike!
Hapi syte dhe kthelloje mendjen populli im i dashur, topi tani eshte ne doren tende, mos vepro me sy te mbyllur e as me mendje te turbullte kunder vetevetes dhe te ardhmes te pasardhesve tane! I juaj, mësuesi Isë

Egoizmi, perqarja, mosmarrveshja dhe urrejtja mes politikaneve tane, po i sjelle deme te pariparueshme shtetit, atdheut dhe kombit shqiptar

19. 11. 2020
Keto vese te qoroditura te politikaneve tane kan preke majat me te larta te egoizmit jo te socializuar, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, politike, ligjore e kambetare ndaj qytetareve te vete, ndaj funksionimin sa me racional te shtetit per qytetaret dhe per qeshtjen tone kombtare, pa e vrare ndergjegjen aspak se sa shkaterrimet po ia sjellin vendit, shtetit dhe sa vareferine po ia sjellin popullit.
Keto vese te qoroditura te politikaneve tane ua kan verbuar syte , shurdhuar veshet dhe ua kane prish mendjen atyre qe te shohin me large sesa i kane hundet e gjata, qe ta degjojne zerin e paknaqesise se qytetareve te vendit dhe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare nga ana e pushtueseve tane djallezor greko-sllav, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle te zhvatjes e shkaterrimit te vendit dhe shtetit sebashku me ta.
Urrejtja, perqarja dhe mosmarrveshjet mes politikaneve tane, e kane pruar gjendjen deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti keta te mjere, sikur te benin lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane jeten per liri e per pavaresi, per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit.
Kjo gjendje politike e politikaneve tane aspak njerezore, aspak kombtare, humane, sociale e aspak morale ka shkuar aqe large, sa qe nuk po i lejon ata ti hetojne synimet djallezore te pushtueseve tane, qe po naj kethejn ne trojet tona statujat e tyre pushtuese te car llazarit, car millutinet, car dushanit dhe po na tregojne haptas duke na bere me dije se: ” ketu ishim dhe ketu do te kthehemi, ishim pushtues e pushtues do te mbetemi”, kurse ne hapsirat e parlamentit tone i kane detyruar politikanet tane antaret e “lista serbskes” ti mbulojne te gjitha pikturat me motive kombtare me te cilat eshte zbukuruar me to parlamenti, se po ngjallin urrejtje dhe presion tek minoriteti serb.
Politikanet tane po heshtin heshtin para pushtusit greko-sllav, edhe kure po i bllokojne librat shqipe dhe nuk po i lejojne nxenesit shqiptar ne trojet e veta nen pushtimin serb, malazez, maqedon e greke dhe po tregojne haptas se nuk do ti lejojne nxenesit shqiptar me asnje kushte te mesojne per historine e vete, per herojte kombtar dhe per Adem Jasharin, legjenden e trimerise shqiptare, sebashku me familjaret trima legjende te lirise qe ia kthyen pushken çlirmtare shkijeve pushtus, kurse ne anen tjeter politikanet tane po hapin fronte mes veti dhe po rrahin gjoks per bajraktarllakun e tyre si shpetimtar e çlirimtar te Kosoves e popullit shqiptar edhe pse e zhvaten dhe e shkaterruan vendin, shtetin dhe e varferuan skajshmerishte popullin shqiptar.
Qytetar te dashur, nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit te pasocializuar e agresiv, karierizmit, urrejtjes e perqarjeve mes nesh sipas modalitetit te politikaneve tane e sipas kurrfar modaliteti perqares, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. Ka ardhe koha e fundit te mendojme seriozisht per kete qeshtje, e jo ta vrasim veten me doren tone! I juaj, mësuesi Isë

Asimilimi i unit te disave nen mbiunin e liderit te tyre qe i besojne verberishte

15. 11. 2020
Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte e psikologjise se unit te tyre me psikologjine e mbiunit te liderit qe i besojne dhe kane ra nen ndikimin e pikepamjeve, qendrimeve e veprimeve te tij.
Sigmun Frojdi kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“ e trajton si ndikim i unit te nje grupi njerezish nene ndikimin e mbiunit te liderit te tyre dhe mbeshtetjen totale te tij. Kjo kategori e njerezve e identifikojne dhe e asimilojne unin e vete nen mbiunin e liderit te tyre, ku si rrjedhoje e ketije identifikimi dhe nenshtrimi, shembulltyra dhe figura e udheheqesit behet pjese e pandashme e unit te tyre.
Bindja dhe besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat dhe veprimet e tije te konsiderohen si ligje te persosura morale njerezore e kombtare, dhe te pagabueshme per unin e secilit qe kane ra nene ndikimin e mbiunit te liderit qe i besojne.
Raste te tilla ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nen ndikimin e Hitlerit dhe iu kane binde “etikes” se tije ku unin e vete e kane asimiluar nen mbiunin e Hitlerit dhe elites politike hitleriane. Sa e sa ruset, unin e tyre e kane asimiluar nen mbiunin e Stalinit dhe kastes se tij politike. Kinezet unin e tyre e kane asimiluar nen mbiunin e Mao Ce Dunit. Sa e sa shqiptaret e jugosllavet unin e tyre e kane asimiluar nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes, Titos e Millosheviqit dhe kastes se tyre politike. Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, nen mbiunin e liderit te tyre fetar, e shume e shume shembuj tjere qe kane ndodhe neper periudha te ndryshme te histories e qe po ndodhin edhe ne ditet e sotme.
Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve, asimilohet dhe tretet ne tersi duke u kenaqe me shijet e mbiunit te liderit te tyre qe i besojne verberisht.
Kjo forme e sjelljeve te njerezve neper periudha te ndryshme eshte treguar jo e suksesshme, jo humane dhe mjaft shkaterruese e perqarese mes njerezve te botes dhe mes njerezve te nje kombi, duke i asimiluar e njejtesuar deshirat e unit te tyre me deshirat e mbiunit te liderit qe i besojne! I juaj, mesuesi Isë

Iluzore eshte bindja se paraja eshte gjitheçka edhe pse eshte diçka

13. 11. 2020
Bindjet tona si procese psikike formohen permes ndijimeve, perceptimeve dhe mendimeve qe ua bejme gjerave. Ashtu s’içe i perceptojme gjerat, dukurite, proceset e ndryshme jetesore, e njerezit ashtu edhe mendojme, bindemi e veprojme rrethe tyre. Bindjet tona si procese psikike shpeshehere formohen gabimisht dhe gjerave te ndryshme po ashtu gabimisht ua japim vleren apo i nenvlersojme ato.
Iluzore eshte bindja se paraja eshte gjitheçka edhe pse ajo eshte diçka. Ata qe e vleresojne parane si gjithcka, e nenevleresojne shendetin e tyre fizik, intelektual, emocional, moral, human dhe social, duke vrapuar pas parase se mbivleresuar.
Ta nenvleresosh shendetin fizik, intelektual, emocional, human, moral dhe social ne raport me parane, ke humbur cdo gje te vlefshme e njerezore, sepse permes ketyre vlerave shendetesore na ipet mundesia te fitojme çdo gje qe eshte njerezore edhe parane.
Paraja duhet te fitohet e te ipet per ta mbrojtur shendetin fizik, intelektual, moral, human, social dhe raportet e mira e te shendetshme ndernjerezore.
Nese e fusim ne kete sherbim parane, ajo eshte diçka por jo gjitheçka dhe ia vlene ta fitoshe ate. Nese jo, paraja nuk eshte asgje perpos nje leter qe ndotet neper dure te njerezve te cileve ua merr shendetin, diturine, moralin dhe miqesine e sinqert mes njerzeve.
Nuk ka aspak vlere paraja e cila merret duke i mashtruar tjeret, duke i plaqkitur hallegjinjet qe kane problem me fukarallakun dhe padrejtesite qe u behen. Nuk ka aspak vlere ajo nese perfitohet permes prostitucionit, trafikimit te substancave narkotike e substanca tjera te rrezikshme kimike, e permes trafikimit te qenjeve njerezore.
Fitimi i parase permes rrugeve te ndyta e te panjerzishme, jo qe nuk ka vlere fare, por eshte edhe para e piste! Mjer ata qe e nenvleresojne shendetin, diturine, moralin dhe raportet e shendetshme ndernjerezore per para te pista! I juaj, mësuesi Isë

Manifestim i sjelljeve te ulta ne politike, ne kulture e ne shkence mes shqiptarev

11. 11. 2020
Vertet eshte per tu befasuar nga keto struktura njerzish se sa ulte e sa te papergjegjshem i manifestojne idete, pikpamjet e veprimet e veta mbi reagimin dhe pasqyrimin e realitetit te skenes sone politike dhe ngjarjeve te ndryshme me te cilat rrethohemi. Jo vetem manifestim i ulte por edhe kontraverz mes tyre, secili shef e bajraktar ne veti.
Aspak nuk u ka hije politikaneve, intelektualeve, analisteve politik e gazetareve, te jene sy mbyllur para situatave qe e vulosin ardhmerine e nje shteti, nje kombi dhe atdheut te tij.
Eshte qyqarllak, marrezi e turp per akteret ne fjale ti mbyllin syte, te heshtin, te mos konsultohen, vetdijsohen e unisohen me pikpamje e me marrje vendimesh te perbashkta, kur vendoset e nenshkruhet diçka me rendesi per te ardhmen e atdheut.
E jo assesi te marrin vendim e te nenshkruajn bllanko pa e kuptuar dokumentin e marrveshjes se çka po nenshkruhet, me ke po behet marrveshje, kush kujt i ka borgj, kush kujt ia ka uzurpuar trojet e lirine dhe kush kujt po ia burgos, po ia dhunon, poshtron, nenshtron dhe po ia perzen prej shtepive te veta e poi a vret qytetaret, e jo assesi te vrapoi secili koke ne vete, per ta mbrojte bajrakun e vete te turpit, ne dem te interesave te perbashkta kombtare.
Eshte e pa ndershme, jo e menqur, as njerzore e as kombtare per palet ne fjale te mendojne vetem per interesat e veta, e te shkelin me dy kambet mbi interesat e tjereve dhe mbi interesat e kombit ne pergjithesi.
Eshte mekat, marrezi, jo e menqur, tersisht shkurtpamesi per politikanet, intelektualet, analistet e ndryshem politik dhe gazetaret te ndahen ne grupe e blloqe te ndryshme, qe te fusin perqarje mbi baza politike, fetare e regjionale dhe te korruptohen para situatve dhe pergjegjesive te ndryshme duke injoruar varferine, papunesine, te pa strehet e te smuarit.
Eshte turp e marrezi per politikanet t`ia ulin autoritetin shtetit te tyre, tia lejojne kompetencat shtetnore te huajve, tia tkurrin teritorin duke bere pazare nga me te ndyrat, tia shesin pasurine, tia zene frymen lirise dhe ta turperojne para botes shtetin dhe kombin tone.
Eshte turp e marrezi per intelektualet e akademiket te heshtin para ketyre marrezive qe ndodhin sot ne realitetin ton politik e kombtar.
Eshte turp e marrezi per analistet e ndryshem politik qe keto ngjarje i analizojne sipas keendveshtrimit te politikaneve te cileve u sherbejne dhe i mshojne daulles per te hedhur valle lirshem se bashku me ta per interesa te veta.
Eshte turp e marrezi per gazetaret qe nuk japin informacione te sakta ashtu siq ndodhin ngjarjet e dites, javes e mujeve ne realitetin tone por e kamuflojne ate, te cilit po ia ndjene peshen e rende dhe te hidhur mbi supet e veta populli shqiptar. Gati tersisht gazetaret, veprimin e vete e bejne per favore te politikaneve, duke shkele mbi etiken e gazetarit. I juaj, mësuesi Isë

Po behet mode mes shqiptareve te luftohet e verteta me genjeshtren

10. 11. 2020
Nuk eshte mire e as e ndershme per ne shqiptaret ta keqinterpretojme pershkrimin e vertetesise sipas bindjeve dhe interesave tona personale, grupore, politike, regjionale e fetare, sepse ato bindje e qendrime shkojne ne dem te qeshtjes sone kombtare, shtetnore e ne dem te drejtesise. E verteta sado e hidhur qofte ajo duhet pershkruar, interpretuar dhe pranuar realisht, ashtu siq eshte ne te vertete ajo.
E verteta dhe genjeshtra kane dallime te medha mes veti dhe keto dallime duhet pranuar pa hezitim, jo ta veshim te verteten me petkun e genjeshtres dhe genjeshtren me petkun e te vertetes per ti dhene epersi genjeshtres, siq po veprojne disa politikan, intelektual e analiste te ndryshem politik shqiptar duke krijuar rremuj e tymnaj te madhe rreth pershkrimit te vertetesise se ngjarjeve te ndryshme e ngjarjeve politike qe kane ndodhe e po ndodhin ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera te shqiptareve nen pushtim greko-sllav.
Po e marr vetem nje shembull i cili eshte i mjaftushem rreth pershkrimit te vertetesise apo pa vertetesise se vrasjeve politike te shqiptareve qe ndodhen gjate luftes dhe pas saje, te cilat ngjarje interpretohen dhe pershkruhen nga kendeveshtrimi subjektiv partiak , jo nga kendeveshtrimi real siq kane ndodhe vrasjet. Nga keto interpretime prej kendeveshtrimeve te ndryshme jo reale, jo te sinqerta, jo njerezore, edhe sote e kesaje dite vrasjet e shumta politike qe kane ndodhe ende nuk u zbardhen. E dhimbeshme por e vertete, kurse per familjaret e tyre shume tragjike!
Vrasesit nuk kane zbrite prej qiellit por gjenden ne mes te shqiptareve. Ata ne asnje menyre nuk duhet mbrojtur, por duhet ta marrin denimin e merituar nga ligji dhe nga populli, e jo te hezitohet sanksionimi i tyre sipas veprave qe i kane bere, kushdo qofte prej tyre pa dallim, sepse krimi kudo ne bote duhet te denohet maksimalisht. I juaj, mësuesi Isë

Pa e respektuar veteveten i genjejm tjeret me respektin qe ua bejm

 9. 11. 2020
Per ne eshte me rendesi ti mesojme format e frytshme, njerezore, humane dhe te ndershme te respektit e mardhenjeve mes njerezve e shteteve te ndryshme te botes. Nese nuk e pervetesojme dhe nuk e persosim respektin e mardhenjen ne raport me veten dhe te verteten, nuk besoj qe kemi mundesi ti permiresojme ato qe kane vlere njerezore ne raport me tjeret, perpos vendosjes qe ta marrim rolin e nenshtruesit, poshtruesit, sherbtorit dhe lajkatarit, ne raport me ta.
Po nuk patem respekt e mardhenje te shendetshme me veteveten, nuk kemi mundesi tu ofrojme dicka më te mire tjereve, perpos dilingjillakun, lajkat, te pavertetat e te pasinqertat ashtu siq ia kemi ofruar vetevetes. Te keshe respekt e mardhenje te mira me veteveten, nenekupton kujdesin e madh qe ta ruajm, mirembajm dhe ta persosim shendetin tone fizik, intelektual, moral dhe ate social, ekonomik e material.
Nese bejm perpjekje qe ti perdorim menyrat me te persosura, per mirembajtjen, ruajtjen dhe persosjen e ketyre fushave shendetesore, pa e prishur barazpeshen mes tyre ne raport me veteveten, atehere kemi mundesi te ndertojme respekt e mardhenje te mira, te verteta e frytedhenese ne raport me tjeret, pa e lujtur lojen e te nenshtruarit, poshtruarit, lajkatarit dhe genjeshtarit, ne deme te se vertetes njerzores, miqesise, te ndershmes e ne dem te zhvillimit te barabart, kombetar dhe nderkombetar.
Mua më eshte mbush mendja se ne shqiptaret me shume po ndertojme respekt e mardhenje te disfavorshme ndaj nesh, ne raport me tjeret, se sa respekt e mardhenje te frytshme per veteveten krahasuar me tjeret. Ky disfavor i respektit dhe mardhenjeve po hetohet me fqinjet tane, Evropen, Ameriken qe aqe shume po i lajkatojme, po i genjejme, po u nenshtrohemi e poshtrohemi dhe po e luajme lojen e servilit, sesa vertete qe po i respektojme dhe po ndertojme mardhenje te sinqerta, te vlefshme, te barabarta e miqesore.
Eshte mese e qelluar dhe e domosdoshme per ne, ta permiresojme respektin e mardhenjet me veteveten e pastaj me tjeret, sepse nuk kemi se cka tu ofrojm tjereve, perpos lojes se nenshtrimit, poshtrimit dhe lajkes. I juaj mësuesi Isë

Eshte fat i keq per nje popull kur e voton nje qeveri qe nuk i mbrone interesat e tij

4. 11. 2020
Kan thene te menqurit: ” si eshte populli eshte qeveria e tije”. Edhe pse po me dhemb ne shpirt ta pranoi kete fajsim te popullit per nje elite pushtetaresh, qe nuk i mbajne me ndere pergjegjesite e veta te cilat u takojne dhe nuk i mbrojne interesat e perbashkta kombetare qe ua ka besuar populli. Realiteti sado i hidhur duhet pranuar!
Sa shume perandoreve, princerve, mbreterve u kemi shkuar prapa, ne beteja e ne paqe, e sa pak apo aspak ata i mbrojten interesat tona kombetare dhe atdheun. Sa e sa presidente, ministra e kryeministra i vuam ne balle te kombit me voten tone, qe ua besuam, e sa pak apo aspak i mbrojten interesat tona te perbashkta ata!
Sa shume perandor, princa e mbreter ua dhuruam preandorive, principatave e mbreterive te ndryshme, e sa pake apo aspak bene ata per Ilirine, per Arberine dhe per Shqiperine tone te dashur!
Si eshte e mundur kjo fatkeqesi per ne si popull qe perandoret tane, mbreterit dhe princat te bejne shume per tjeret e pak opo aspak per neve?!
Pse nuk u mbushem mend qe 2000 vjete, te mos u shkojme prapa atyre pushtetareve, qeveritareve, parlamentareve, deputeteve, ministrave e kryeministrave, te cilet nuk i perfaqesojne interesat tona kombetare dhe nuk i mbrojne ato me dinjitet?!
Pse ua japim voten pse, pse, … ae di kush psehin e ketij veprimi te ulte?! A mos valle per interesat tona te ngushta personale e familjare ia lejojme vetit kete turp e kete marre?!
Eshte fat i keqe per nje popull, kure me voten vete e zgjedhe dhe e mbrone nje qeveri, nje presidence dhe nje parlament, qe nuk i mbrone interesat e perbashkta kombetare, nje qeveri qe e shkaterron shtetin dhe e shet vendin. Kete fat duhet ndryshuar sa më pare, nese deshirojme te mos jetojme se bashku me fatkeqesine deri ne zhdukje. I juaj, mësuesi Isë

Më shume flasim sesa bejme, ne vende qe te ndodhe e kunderta

3. 11. 2020
Fjalet qe i flasim nuk eshte mire te mos i mbajme e te mos qendrojme prapa tyre, duke i lejuar ato qe me shume te shndrrohen ne genjeshtra e demagogji mashtrimi pa kurrfar vlere reale ne praktiken jetesore. Ata qe qendrojne prapa fjaleve qe i thojne dhe i bejne realitet ato gjate jetes, e pasqyrojne vleren e vete njerezore qe e posedojne.
Per qudi eshte bere mode te flasim shume e pak te bejme. Sa shum flasim per deshmoret e kombit e sa pak vepra bejm si ta, sa pak e mbrojme idealin e tyre qe e kishin per atdhe, te mos them aspak edhe pse ua kemi borgje moral e kombetare tua ruajm nderin e tyre permes angazhimit dhe punes sone, dhe permes respektit qe tua mbrojm me çdo mjete vlerat e tyre kombetare per te cilat e derdhen gjakun dhe e dhuruan jeten.
Ne vende qe te ndodhe kjo mrekulli ne shej mbrojtje e respekti, po ndodh e kunderta dhe po shkaterrohen ato vlera permes sjelljeve tona te pandersdhme dhe shume injorante.
Sa shume flasim per shtetin, per kombin dhe mbrojtjen e tij, e sa pak apo aspak e mbrojme ate.
Lehte eshte te flasim per zhvillimin ekonomik, politik, shendetesor, arsimor, edukativ, juridik dhe policor e ushtarak, por eshte shume keqe te mos u permbahemi fjaleve me te cilat zotohemi, e ti shkelim ato me dy kembet tona.
Sa shume po flitet per reforma e ndryshime ne fushat qe u ceken me larte, e sa pak po behet, sepse shume pritohet, pak dihet edhe me pak te pergatitur profesionalisht. Ata qe emrohen nga qeveria per te bere reforma e ndryshime, pak te mos them aspak kane zotesi profesionale per qeshtje reformuse, pos zotesise se militantit partiak. Aqe ndryshime ka ne keto reforma sa qe mund te thuhet se po behet vetem shperlarje parash e asgje tjeter.
Sa më pare qe e kuptojme se ka kaluar koha te flasim shume e pak te bejme, do te ndodhe e kunderta, ate qe e flasim e mbeshtesim me vepra, ate qe nuk mundemi ta bejme, nuk kemi kushte dhe nuk jemi te pergatitur profesionalisht, nuk e flasim, nuk marrim pergjegjesi, sepse ne vend qe te rregullojme diçka, e prishim me zi.
Ata qe mbeshteten vetem ne fjale te medha e nuk e bejne punen, e genjejne veten, e genjejne familjen, shoqerine dhe kombin ne pergjithesi me dokrrat e tyre te thata edhe pse ne shiqim te pare ka joshje e leverdi personale per ta, por fundi perfundon keq. I juaj mësuesi Isë
Historikisht jemi genjyer, po genjehemi dhe mashtrohemi me genjeshtra e mashtrime te pushtuseve dhe politikaneve tane
2. 11. 2020
Une personalisht mendoi se historia e politika 2000 vjeqare e ndoshta edhe më shume eshte ndertuar mbi genjeshtrat qe i kane prodhuar pushtusit tane, kur eshte bere fjale per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre, te cilet e kane permbys me koke te poshte realitetin e shqiptareve, ilireve dhe pellazgeve dhe po e permbysin edhe sote e kesaje dite, pa e vrare ndergjegjen se i kane permbyse dhe po i permbysin te vertetat historike ne dem te qeshtjes sone kombtare per favoret e veta, ne bashkpunim me lakmitaret, te pa dijshmit dhe tradhtaret e radheve tona.
Edhe pse paraardhesit tane, pellazget te paret ne bote e kane populluar me njerze kontinentin toke, te paret e kane perhape civilizimin njerzor dhe i kane dhene njerzimit alfabertin e pare te gjuhes, i kane dhene shkrimin, ku greke e romak i kane pervetesuar padrejtesishte si te tyre edhe popullimin e kontinentit toke, edhe alfabetin e pare ne bote te gjuhes dhe shkrimit, edhe shkrimin dhe kane pervetsuar teritore e qytete, te themeluar nga pellazget, permes trillimeve, mashtrimeve, genjeshtrave, deformimit te fakteve e argumenteve dhe perdorimit te dhunes.
Ne kete menyre te perdorimit te genjeshtrave, mashtrimeve e dhunes filloi edhe pushtimi i Ilirise nga latino-romaket dhe greko-bizantinet, ku ia thyen boshtin kurrizor Ilirise , qe ta fusin nen pushtetin romak e bizantin teritorin e Gadishullit Ilirik qe ishte i banuar tersisht me poullate Ilire, kur ne kete kontinent nuk kishte as sllav e as greke. Tani dihet fare mire se ne cilen gjendje eshte ky gadishull, te cilit edhe emrin ia kane nderruar dhe tani e quajn gadishull ballkanik per apetite turko-sllave dhe per perhapjen e genjeshtres si te vertete, se ne kete gadishull ishin autokton ardhacaket sllav.
Teknikat e mbisundimit te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre ishin perqaj e sundo permes fese, politikes dhe dhunes, pra feja, politika dhe dhuna jane perdor neper shekuj si mjete kryesore dhe më efektive per ti binde shqiptaret deshen e nuk deshen, te ecin rruges se genjeshtert qe e kane trasuar pushtusit tane shekullor latino-romak, greko-bizantin, sllavo-ortodoks dhe turko-aziatik.
Ti kthehemi pakez vetevetes per te kuptuar se kush ishim, me keqeardhje me duhet ta pranoi, se ne si popull perhere e kemi patyr ne epiqender dhe e kemi shpeshehere krenarin e vetlavdrimin, bere e pa e bere punen per lavd e krenari, pra krenari e mburrje ne te thate, pa ia ber hyzmetin, fizikisht, politikisht, menqurisht e trimerisht. Si pasoj e vetelavdrimit e mburrjes ne te thate ka deshmuar shteti i Ilirise qe nuk u bashkua dhe nuk u be shtet, por mbeti i ndare e i perqare ne principata e ne princer derisa u pushtue tersisht nga ushtria romake me Jul Cezarin ne balle. Dihet se lakmitaret e tradhtaret, pas pushtimit te Ilirise per kariere e per bajraktarllak ia kane mesyer turr e vrap dhe jane shite per pak pare tek pushtetet e pushtuseve tane edhe ne kohen e Prandorise Romake, edhe ne kohen e Perandorise Bizantine, edhe ne kohen e Mbreterise serbo- bullgaro-sllave, edhe ne kohen e Perandoris Turko-Otomane dhe ne kohen e Mbreterise serbo-kroato sllovene, edhe ne kohen e Jugosllavise se Titos dhe komunizmit, vrap i pandalur kurr i te shiturve per pak pare e per kariere tek pushtusit tane qe te sherbejne per favoret te tyre dhe ne dem te qeshtjes sone kombtare e shtetnore.
Kete e kemi deshmuar se i kemi dhene perandor Perandorise Romake, Perandoris Bizantine, Mbreterise serb0- bullgare, Perandorise Otomane e pushteteve tjera pushtuse, edhe pse e humbem Pellazgjine e Ilirine, edhe pse jemi pasardhes te Justinjanit e papa Klementit, edhe pse jemi pasardhe te Skenderbeut, edhe pse jemi pasardhes te Enver Hoxhes, Sinan Hasanit, Fadil Hoxhes, edhe pse jemi pasardhes te Kole Shirokes e Ali Shukriut, edhe pse jemi pasardhes te Azem vllasit dhe hoxhallareve, popadikave e prifterinjeve tane, edhe pse jemi pasardhes te Hashim Thaqit e qeverise Pronto e pan, pasardhes te Isa Mustafes, Ramush Haradinajt, per qudi nuk u be, pa nuk u be kurr Iliria, humbi Dardania, nuk u be Arberia, humbi ajo, nuk u be Shqiperia dhe e coptuan e bene cope e grime, u ndame ne tri fe, e ne gjashte pjese, ne toske e ne gege, u ndame e u perqam si eshte me keq ne teritor e e mbi baza fetare dhe politike.
Kjo eshte historia e politika qe e kane krijuar rrejshem pushtusit tane ne bashkpunim me tradhtaret e lakmitaret ne radhet tona, gjithnje ne dem te qeshtjes sone kombtare, teritoriale, fetare, politike, gjuhsor e kulturore, kjo eshte dhe vetgenjeshtra qe ia kemi bere vetit dhe po ia bejme per shkak te shkurtpamesie qe gati na ka verbuar tersisht, fatkeqsisht! I juaj, mësuesi Isë