Asimilimi i unit te disave nen mbiunin e liderit te tyre qe i besojne verberishte
15. 11. 2020
Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte e psikologjise se unit te tyre me psikologjine e mbiunit te liderit qe i besojne dhe kane ra nen ndikimin e pikepamjeve, qendrimeve e veprimeve te tij.
Sigmun Frojdi kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“ e trajton si ndikim i unit te nje grupi njerezish nene ndikimin e mbiunit te liderit te tyre dhe mbeshtetjen totale te tij. Kjo kategori e njerezve e identifikojne dhe e asimilojne unin e vete nen mbiunin e liderit te tyre, ku si rrjedhoje e ketije identifikimi dhe nenshtrimi, shembulltyra dhe figura e udheheqesit behet pjese e pandashme e unit te tyre.
Bindja dhe besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat dhe veprimet e tije te konsiderohen si ligje te persosura morale njerezore e kombtare, dhe te pagabueshme per unin e secilit qe kane ra nene ndikimin e mbiunit te liderit qe i besojne.
Raste te tilla ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nen ndikimin e Hitlerit dhe iu kane binde “etikes” se tije ku unin e vete e kane asimiluar nen mbiunin e Hitlerit dhe elites politike hitleriane. Sa e sa ruset, unin e tyre e kane asimiluar nen mbiunin e Stalinit dhe kastes se tij politike. Kinezet unin e tyre e kane asimiluar nen mbiunin e Mao Ce Dunit. Sa e sa shqiptaret e jugosllavet unin e tyre e kane asimiluar nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes, Titos e Millosheviqit dhe kastes se tyre politike. Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, nen mbiunin e liderit te tyre fetar, e shume e shume shembuj tjere qe kane ndodhe neper periudha te ndryshme te histories e qe po ndodhin edhe ne ditet e sotme.
Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve, asimilohet dhe tretet ne tersi duke u kenaqe me shijet e mbiunit te liderit te tyre qe i besojne verberisht.
Kjo forme e sjelljeve te njerezve neper periudha te ndryshme eshte treguar jo e suksesshme, jo humane dhe mjaft shkaterruese e perqarese mes njerezve te botes dhe mes njerezve te nje kombi, duke i asimiluar e njejtesuar deshirat e unit te tyre me deshirat e mbiunit te liderit qe i besojne! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!