Te perballemi me veshtiresite qe na i sjelle jeta, e kemi me lehte t’i perballojme dhembjet e saje. Po su perballem me ato, mesohemi ta bejme nje menyre jetese, e cila te shmange gjithcka qe munde te shkaktoje dhembje e veshtiresi. Shumica prej neshe biem ne kete gracke te te jetuarit, duke u shmangur perhere nga ballafaqimi me veshtiresite, qe na bejne te ndjehemi te ekspozuar apo te angazhuar tej mase.
Shmangeja e angazhimeve te ashtuqujtura tej mase, ne koken tone e krijon nje bindje qe po ecim rruges, drejte nje jete te rehatshme e te lumtur, e cila kerkon me pak ballafaqime per ta angazhuar energjine tone intelektuale dhe ate fizike, qe ta meritojme nje jete sa me te mire. Kjo rruge e rrejshme qe shumica prej neve fatkeqesisht e ndjekim, na detyron qe t’i shmangim dhembjet e veshtiresite qe dalin nga nje jete e organizuar mire, e me mire, duke i zavendesuar me ato sjellje e angazhime qe na sjellin kenaqesi momentale, e te cilat me vone shkaktojne veshtiresi e dhembje shume me te medha, se sa ato kenaqesi qe i kane ofruar me pare.
Per ta ilustruar sa do pake kete qe u tha me larte, po mbeshtetem ne disa dukuri qe na jane bere shprehi e te te jetuarit te perditshem, si psh: sa e sa kohen e humbim neper kafiqe, me shoke e shoqe, duke u marre me llafe te kota, e me thash e theme. Sa shume kohe na merre kenaqesia momentale e notimit te pafund neper internet duke humbur kote e me kote gjumin dhe energjine tone, pa te cilen nuk jeton dote organizmi yne psikik e ai fizik.  Sa kohen e humbim kote, sa energjine, sa vullnetin dhe sa ambicjet per jeten, duke u marre me alkoholin dhe drogen si konsumator e si trafikant te saje. Sa kohen e humbim, e sa turpin e bejme, duke u marre me prostitucion dhe trafikim te qenjeve njerezore. Sa e sa kohen e humbim, e sa e sa te liga i bejme duke e keqeperdorur shtetin, ligjin, pasurine shtetnore, punesimin, drejtesine, shendetesine, ekonomine, arsimin e shume e shume institucione tjera shtetenore.
Kjo alternative e te jetuarit, shumices prej neve na jepe ndjesine e te jetuarit te momentit nene nje “banjo te ngrohte”, qetesuese dhe te kendeshme, ku per nje qaste, na bene te lumtur e krenar dhe na bene te ndjehemi sikur i kemi arrite majat me te larta te lumturise, pa e menduar fare edhe te kunderten. Sjelljet dhe veprimet e tipit „banje e ngrohte” na bejne te gjymte dhe te pashpirte gjate gjithe jetes duke na e marre aftesine, vullnetin, dashurine dhe guximin te perballemi me “tushet e ftohta” qe na i sjelle nganjehere realiteti jetesor. Sa do te rehatshme e te kendeshme qe na duken ne fillim, keto alternativa te te jetuarit, ne funde na kushtojne shume shtrejte, neve si aktere te ketyre alteranativave dhe shoqerise e shtetit ne pergjithesi.
Shume kujt nuk i behet vone per denimin qe do ta sjelle e ardhmja,i cili ne fund vjene i shoqeruar me dhimbjen me te madhe, kur e kuptojm se e kemi quar jeten deme,duke e shkaterruar veten me plote turp ne te gjitha sferat, besa duke i shkaterruar edhe te erdhmen e tjereve. Mekati me i rende qe i bejme vetes dhe tjereve eshte, kur e bejm te pa mundur ndryshimin per nje jete me te mire.

Nuk ka persosmeri stabile,te vertete dhe te frytshme ne suksesin tone, nese ndahet nga jeta e perditshme. Po nuk patem kujdese te shtuar, ndodhe qe sukseset tona te ndahen nga jeta e perditshme e cila i ka vlerat e saje te pazevndesueshme, per nje sukses te mirefillt e me te pergjithshm.
Suksesi i perveqem nuk eshte i mjaftueshem ne krahasim me suksesin e pergjithshem ne jeten e perditshme. Ku e kam fjalen? Po. Fjalen e kam te shumica prej neve qe mashtrohemi pas suksesit te vecant, duke harruar shume gjera ne jete qe jane me te vlefshme se sa nje sukses i caktuar dhe i vecant. Per ta bere me te kjarte ate qe e thesh me larte, po e konkretizoi me disa shembuj qe i shohim ne jeten e perditshme,te cilat gjenden rrethe e rrotull nesh.
Me cilin sukses ne bote mund ta kompenzojm moskujdesin tone per ruajtjen,mirembajtjen dhe persosjen e shendetit fizik e psikik personal? Vertete me asnje sukses. Sa e sa njerezit jane te pakenaqur me shendetin e tyre fizik e psikik, per shkak te mos kujdesit te mjaftueshem,duke vrapuar pas suksesit ne biznes, ne politike dhe ne profesion. Sa e sa njerez jane te pakenaqur qe ua kane kthyer shpinen dhe pak ose aspak merren me femijet e tyre dhe me bashkeshortin apo bashkeshorten,per shkak te vrapimit te pakontrolluar per nje sukses te caktuar? Ka shume dhe femijet e tyre kane filluar te degradohen, apo jane degraduar fare, duke u bere njerez te pavlefshem, besa dhe shkatrrimtar te vetes,familjes dhe shoqerise, duke shpaguar qmimin me te madhe, per sukseset e prinderve te tyre. Ka apo nuk ka raste te tilla? Une them me keqeardhje qe ka mjafte. Femijet e atyre qe jane mashtruar se tepermi, pas sukseseve te ngushta politike, biznesore dhe profesionale, jane bere vrases, dhunues, mashtrues, hajna, pianeca, te droguar dhe trafikant drogash, armesh dhe trafikant njerezish. Sa e sa problemet po lindin ne mes bashkeshorteve qe ua kane kthyer shpinen njeri tjetrit, duke u marr me ate suksesin e tyre pa sukses qe te jene me te lire per te bere tradhti,amoralitet ne dem te njeri tjetrit,deri te divorcet e shumta.Me cilin sukses mund te kompenzohen demet e ketyre veseve te qoroditura, qe perdite e me shume po lulezojne ne shoqerine tone. Sa e sa raporte ndernjerezore po shkaterrohen, per shkak te ketyre veprimeve degraduese,te cilat kam frike se po shenderrohen ne nje mode te kohes.
E lus lexuesin tim te dashur qe mos te mashtrohet pas sukseseve te ngushta politike,biznesore dhe profesionale, ne dem te suksesit shendetesor,familjar,ne dem te raporteve ndernjerezore dhe ne dem te sukseseve te pergjithshme ne jeten e perditshme, sepse sukseset tona te perbashketa,i japin ngjyre me humane,me njerezore e me jetike suksesit ne pergjithesi.