Mos e ndani persosmerine e suksesit tuaj nga jeta e perditshme

Nuk ka persosmeri stabile,te vertete dhe te frytshme ne suksesin tone, nese ndahet nga jeta e perditshme. Po nuk patem kujdese te shtuar, ndodhe qe sukseset tona te ndahen nga jeta e perditshme e cila i ka vlerat e saje te pazevndesueshme, per nje sukses te mirefillt e me te pergjithshm.
Suksesi i perveqem nuk eshte i mjaftueshem ne krahasim me suksesin e pergjithshem ne jeten e perditshme. Ku e kam fjalen? Po. Fjalen e kam te shumica prej neve qe mashtrohemi pas suksesit te vecant, duke harruar shume gjera ne jete qe jane me te vlefshme se sa nje sukses i caktuar dhe i vecant. Per ta bere me te kjarte ate qe e thesh me larte, po e konkretizoi me disa shembuj qe i shohim ne jeten e perditshme,te cilat gjenden rrethe e rrotull nesh.
Me cilin sukses ne bote mund ta kompenzojm moskujdesin tone per ruajtjen,mirembajtjen dhe persosjen e shendetit fizik e psikik personal? Vertete me asnje sukses. Sa e sa njerezit jane te pakenaqur me shendetin e tyre fizik e psikik, per shkak te mos kujdesit te mjaftueshem,duke vrapuar pas suksesit ne biznes, ne politike dhe ne profesion. Sa e sa njerez jane te pakenaqur qe ua kane kthyer shpinen dhe pak ose aspak merren me femijet e tyre dhe me bashkeshortin apo bashkeshorten,per shkak te vrapimit te pakontrolluar per nje sukses te caktuar? Ka shume dhe femijet e tyre kane filluar te degradohen, apo jane degraduar fare, duke u bere njerez te pavlefshem, besa dhe shkatrrimtar te vetes,familjes dhe shoqerise, duke shpaguar qmimin me te madhe, per sukseset e prinderve te tyre. Ka apo nuk ka raste te tilla? Une them me keqeardhje qe ka mjafte. Femijet e atyre qe jane mashtruar se tepermi, pas sukseseve te ngushta politike, biznesore dhe profesionale, jane bere vrases, dhunues, mashtrues, hajna, pianeca, te droguar dhe trafikant drogash, armesh dhe trafikant njerezish. Sa e sa problemet po lindin ne mes bashkeshorteve qe ua kane kthyer shpinen njeri tjetrit, duke u marr me ate suksesin e tyre pa sukses qe te jene me te lire per te bere tradhti,amoralitet ne dem te njeri tjetrit,deri te divorcet e shumta.Me cilin sukses mund te kompenzohen demet e ketyre veseve te qoroditura, qe perdite e me shume po lulezojne ne shoqerine tone. Sa e sa raporte ndernjerezore po shkaterrohen, per shkak te ketyre veprimeve degraduese,te cilat kam frike se po shenderrohen ne nje mode te kohes.
E lus lexuesin tim te dashur qe mos te mashtrohet pas sukseseve te ngushta politike,biznesore dhe profesionale, ne dem te suksesit shendetesor,familjar,ne dem te raporteve ndernjerezore dhe ne dem te sukseseve te pergjithshme ne jeten e perditshme, sepse sukseset tona te perbashketa,i japin ngjyre me humane,me njerezore e me jetike suksesit ne pergjithesi.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje