Nese perballemi me veshtiresite, me lehte i perballojme dhembjet shpirterore dhe ato fizike
Te perballemi me veshtiresite qe na i sjelle jeta, e kemi me lehte t’i perballojme dhembjet e saje. Po su perballem me ato, mesohemi ta bejme nje menyre jetese, e cila te shmange gjithcka qe munde te shkaktoje dhembje e veshtiresi. Shumica prej neshe biem ne kete gracke te te jetuarit, duke u shmangur perhere nga ballafaqimi me veshtiresite, qe na bejne te ndjehemi te ekspozuar apo te angazhuar tej mase.
Shmangeja e angazhimeve te ashtuqujtura tej mase, ne koken tone e krijon nje bindje qe po ecim rruges, drejte nje jete te rehatshme e te lumtur, e cila kerkon me pak ballafaqime per ta angazhuar energjine tone intelektuale dhe ate fizike, qe ta meritojme nje jete sa me te mire. Kjo rruge e rrejshme qe shumica prej neve fatkeqesisht e ndjekim, na detyron qe t’i shmangim dhembjet e veshtiresite qe dalin nga nje jete e organizuar mire, e me mire, duke i zavendesuar me ato sjellje e angazhime qe na sjellin kenaqesi momentale, e te cilat me vone shkaktojne veshtiresi e dhembje shume me te medha, se sa ato kenaqesi qe i kane ofruar me pare.
Per ta ilustruar sa do pake kete qe u tha me larte, po mbeshtetem ne disa dukuri qe na jane bere shprehi e te te jetuarit te perditshem, si psh: sa e sa kohen e humbim neper kafiqe, me shoke e shoqe, duke u marre me llafe te kota, e me thash e theme. Sa shume kohe na merre kenaqesia momentale e notimit te pafund neper internet duke humbur kote e me kote gjumin dhe energjine tone, pa te cilen nuk jeton dote organizmi yne psikik e ai fizik. Sa kohen e humbim kote, sa energjine, sa vullnetin dhe sa ambicjet per jeten, duke u marre me alkoholin dhe drogen si konsumator e si trafikant te saje. Sa kohen e humbim, e sa turpin e bejme, duke u marre me prostitucion dhe trafikim te qenjeve njerezore. Sa e sa kohen e humbim, e sa e sa te liga i bejme duke e keqeperdorur shtetin, ligjin, pasurine shtetnore, punesimin, drejtesine, shendetesine, ekonomine, arsimin e shume e shume institucione tjera shtetenore.
Kjo alternative e te jetuarit, shumices prej neve na jepe ndjesine e te jetuarit te momentit nene nje “banjo te ngrohte”, qetesuese dhe te kendeshme, ku per nje qaste, na bene te lumtur e krenar dhe na bene te ndjehemi sikur i kemi arrite majat me te larta te lumturise, pa e menduar fare edhe te kunderten. Sjelljet dhe veprimet e tipit „banje e ngrohte” na bejne te gjymte dhe te pashpirte gjate gjithe jetes duke na e marre aftesine, vullnetin, dashurine dhe guximin te perballemi me “tushet e ftohta” qe na i sjelle nganjehere realiteti jetesor. Sa do te rehatshme e te kendeshme qe na duken ne fillim, keto alternativa te te jetuarit, ne funde na kushtojne shume shtrejte, neve si aktere te ketyre alteranativave dhe shoqerise e shtetit ne pergjithesi.
Shume kujt nuk i behet vone per denimin qe do ta sjelle e ardhmja,i cili ne fund vjene i shoqeruar me dhimbjen me te madhe, kur e kuptojm se e kemi quar jeten deme,duke e shkaterruar veten me plote turp ne te gjitha sferat, besa duke i shkaterruar edhe te erdhmen e tjereve. Mekati me i rende qe i bejme vetes dhe tjereve eshte, kur e bejm te pa mundur ndryshimin per nje jete me te mire.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!