Po përpiqem të aftësohem, ti mbaj fort e drejtë në duarë frejtë e jetës sime

30. 07. 2022
Unë bëj përpjekje të vazhdushme të jem më i kualifikuari në botë, që të aftësohem ti mbajë në duarë, pa ndërmjetësimin e askujt, frejte e jetës sime. Askush tjetër në botë, nuk e posedon kualifikimin e aftësinë që e posedoi unë për jetën time. Disa muajn vetëm përkohsisht të më japin udhezime, por kurrsesi, ti mbajnë në duarë frejtë e jetës sime, ata i mbaj vet.
Nuk i thuhet jetë normale, efektive, e këndëshme dhe e dinjitetshme, jetës së atij e asaj, që ia mbajnë tjerët frejtë e jetës së tyre përsonale, në vend që ti mbaj vetë ai apo ajo. Askush në botë nuk posedon me atë potenciol njohës, me ato aftësi e shkathtësi të ndjeshme, që ti ofroi tjerëve jetë komode, të qetë, të rehatshme e të dinjitetshme.
Për këto shkaqe, është mëse e domosdoshm të perpiqemi gjatë gjithë jetës të aftësohemi mirë e më mirë, ti mbajmë në duarë tona frejtë e jetës prsonale, që mos të lejojmë për asnjë qast, atë jetë që na ofrojnë tjerët, sepse ajo nuk është jetë, por e kundërta e sajë, jetë e zbrazët, e pamotivuar, e pavullnetshme dhe jetë e pa dashuruar.
Jeta e padashuruar është e mundimshme, e turturueshme, e mërzitshme dhe zhgënjyse. Jetë të tillë e më të vështirë na jellë jeta, që naj marrin tjerët frejtë e sajë. Sa shumë njezë ka kjo botë, qe i lejojnë tjerët tua marrin në duar frejtë e jetës së tyre përsonale, por edhe sa shum heqin!
I juaj, mësuesi Isë

Zhvillimi dhe kalitja trupore, intelektuale dhe shpirtërore ishin e janë domosdoshmëri e kohës

25. 07. 2015
S`iq ka nevoj trupi për zhvillim e kalitje po ashtu ka nevoj edhe mendja e shpirti i njeriu. Po su morem me këto procese për ta mirmbajtur trupin tonë, pjesët e tija, dalengadale secila dobësohen e vishken dhe nuk funksionojnë aqe mirë, për të na sherbyer gjatë jetës. Nuk është thënë kote: ” Në trup të shëndosh, shpirti i shëndosh”.
Ata që e kanë lënë në harresë zhvillimin dhe kalitjen e tyre trupore, intelektuale e shpirtërore, verehet gjendja e tyre në trup e ne fytyre, ne nivelin intelektual e shpirteror, duke ia humbur kuptimin individit , si qenje e vetëdijshme dhe e arsyeshme njerëzore, ku ato mangësi manifestohen përmes sjelljeve dhe veprimeve tona, në kundërshtim me rregullat dhe moralin njerëzor e atë kombëtar.
Edhe trupi edhe mendja, edhe karakteri, edhe personaliteti në përgjithësi, kanë nevojë të madhe për zhvillim e kalitje, që të përsosen dhe të formësohen në baze të standardeve sa më njerëzore, humane, morale e kombetare, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes dhe krahasimit te pervojave nga më të ndryshmet njerezore.
Këto procese në fjalë, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i përhershëm në rritën e tyre sa më fisnike e sa më produktive për nevojat tona përsonale, familjare, shoqërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Lloi i kalitjeve të këtyre procesëve psikike, në mesin e shumë procesëve tjera, përpos që kanë nevojë të kalitën e të sprovohen gjatë jetës, kanë nevojë edhe të pastrohen nga llumi dhe mbeturinat që na futën përbrenda, përmes ndikimit të faktorëve të shumtë, të cilët ndikojnë në mënyrën e rritës së tyre.
Nëse e dëshirojmë një trup e një mendje të shëndetshme e të ndritur, karakter të fort e të mirë dhe një përsonalitet të zhvilluar e produktiv, është mëse e nevojshme të merremi gjatë gjith jetës me zhvillimin trupor, intelektual, emocional, human, social, kombtar e njerzor, që të funksionojmë ndritshëm, natyrshëm, suksesshëm dhe sa më njerëzisht, si qenje njerëzore gjatë jetës sonë. I juaj mësuesi Isë

Nëse përballemi me vështirësit më lehtë i përballojmë dhembjet shpirtnore dhe ato psiko-fizike

21. 07. 2013
Të përballemi me vështirësit që naj sjellë jeta, e kemi më lehtë t’i përballojmë dhembjët e sajë. Po su përballëm me ato, mësohemi ta bëjm një mënyr jetese, e cila të shmang gjithçka që mundë të shkaktojë dhembje e vështirësi. Shumica prej nesh bijmë në këtë grackë të jetuarit, duke u shmangur përherë nga ballafaqimi me vështirësite, që na bëjnë të ndjehemi të ekspozuar apo te angazhuar tej mase.
Shmangeja e angazhimeve të ashtuqujtura tej mase, në kokën tonë e krijon një bindje që po ecim rrugës, drejtë një jete të rehatshme e të lumtur, e cila kërkon më pak ballafaqime për ta angazhuar energjinë tonë intelektuale, emocionale, motivuse, shpirtërore dhe enegjinë fizike, që ta meritojmë, vërtetë një jetë sa më të mirë. Kjo rrugë e rrejshme, që shumica prej neve e ndjekim, na detyron që t’i shmangim dhembjet e vështirësit që dalin nga një jetë e organizuar mirë, e më mirë, duke i zavendësuar me ato sjellje e angazhime, që na sjellin kënaqësi momentale, e te cilat më vone shkaktojnë vështirësi e dhembje shumë më të mëddhe afatgjata.
Për ta ilustruar sa do pak këtë që u tha më lartë, po mbeshtetëm në disa dukuri që na janë bërë shprehi e të jetuarit të përditshëm, si psh: sa e sa kohen e humbim neper kafiqe, me shokë e shoqe, duke u marre me llafe të kota, e me thash e theme. Sa shumë kohë na merr kënaqësia momentale nëpër internet duke humbur kotë gjumin dhe energjinë tonë, pa të cilat nuk jeton dot organizmi ynë psikik, intelektual, emocional, fiziologjik e ai fizik. Sa kohe humbim kot, sa energjine, sa vullnetin dhe sa ambicjet për jetën, duke u marr me alkoholin dhe drogen, si konsumator e si trafikant të sajë.
Sa kohën e humbim, e sa turpin e bëjmë,duke u marr me prostitucion dhe trafikim të qenjëve njerëzore. Sa e sa kohën e humbim, e sa e sa të liga i bëjmë duke e keqëpërdorur shtetin, ligjin, pasurinë shtetnore, punësimin, drejtësinë, shëndetësin, ekonominë ,arsimin e shume institucione tjera shtetënore.
Kjo alternativë e të jetuarit, shumicës prej neve na jep ndjesinë e të jetuarit të momentit nën një“ banjo të ngrohte“, qetësuese dhe te kendeshme, ku për një qast, na bënë të lumtur e krenar dhe na bënë të ndjehemi sikur i kemi arritë majat më të larta të lumturise, pa e menduar fare edhe të kundërten. Sjelljet dhe veprimet e tipit „banjo e ngrohtë“ na bëjnë të gjymtë dhe të pashpirt gjatë gjithë jetës duke na e marre aftesinë, vullnetin, dashurine dhe guximin te perballemi me“ tushet e ftohta“ qe naj sjellë nganjherë realiteti jetësor.
Sa do të rehatshme e të këndëshme që na dukën në fillim, këto alternativa të të jetuarit, në fund na kushtojnë shumë shtrejtë, neve si akter të këtyre alteranativave dhe shoqerise e shtetit ne pergjithesi. Shume kujtë nuk i bëhet vonë për denimin që do ta sjellë e ardhmja, i cili në fund vjenë i shoqëruar me dhembje më të mëdha, duke kuptuar se sa e kemi quar jetën dëm, duke e shkaterruar vetën me plote turp në të gjitha sferat e jetës, besa edhe duke ua shkaterruar edhe të ardhmen e tjerëve. Mekati më i rëndë që i bejmë vetës dhe tjerëve, është kurë e bëjm të pa mundur ndryshimin për një jetë më të mirë. Ripostim I juaj, mësuesi Isë

Çfarë po reflktojmë ndaj vetëvetës, njerzëve dhe ndaj realitetit me të cilët rrethohemi

21. 07. 2022
Pozitiviteti dhe negativiteti i reflektimit tonë ndaj vetevetës, njerëzve e ndaj realitetit me të cilët rrethohemi, varët nga lloi i përdorimit të thjerzave që i përdorim gjatë perceptimit momental që ia bëjmë vetës, njerzëve dhe realitetit ku e fokusojmë perceptimin, nga i cili varen tërsishtë mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet, nga të cilat imponohen sjelljet, veprimet e reflektimet tona, negative apo pozitive në raport me veten, njerëzit dhe me realitetin për të cilët bëhet fjalë.
Është e pamundur të reflektojmë pozitivitet nën këndvështrimin e thjerzave të xhelozisë, inatit, urrejtjes, smirës, paditurisë, e përqarjes mes njerëzve, pos mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, sjelljeve e veprimeve shkurtpamëse, qe reflektojnë krejtësishtë negativitet. Për të shpëtuar nga kjo barrë e rëndë e errësirës negative, është e domosdoshme ti kontrollojmë thjerëzat me të cilat i perceptojmë njerëzit dhe realitetin, me të cilët jemi rrethuar.
Shumica prej nesh, rrallë apo kurrë nuk e bëjmë kontrollimin e thjerzave me të cillat përcptojmë, e nga të cilat varet edhe prodhimi i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, sjelljeve e veprimeve tona, në bazë të permbajtjes së të cilave prodhohet edhe reflektimi ynë negativ apo pozitiv ndaj vetës, njerzëve e ndaj realiteteve të ndryshme, me të cilat rrethohemi, pa na shkuar mendja asnjëher se u ka skaduar afati i perdorimit të tyre.
Përdorimi i thjerzave me afat të skaduar apo gabimishtë të përdorura gjatë përceptimit, e shtrembërojnë tërsishtë përmbajtjen e realitetit të cilin e kemi vështruar dhe përmbajtjen e mendimeve, bindjeve, besimëve, pikëpamjeve sjelljeve e reflektimeve tona, ndaj një njeriu apo shumë sosh dhe ndaj një reliteti për të cilin flitet në një momentë të caktuar.
Nga reflektimi pozitiv na largon përdorimi i thjerzave nga këndveshtimi i interesit personal të pa socializuar, pa humanizuar në dëm të autoritetit dhe intresave të tjerëve. Perdorimi i thjerzave nga këndvështrimi i simpatisë, nuk të lejojnë tua vëresh tmetat atyre që i simpatizon, pos përparësitë dhe nga këndëvështrimi i antipatisë që nuk na lejojnë tua vërejmë përparësitë, pos tmetave të tyre. Të njëjtin deformitet në të përceptuar e sjellin edhe përdorimi i thjerzave të xhelozisë, urrejtjes, inatit, përqarjes, të cilat prodhojnë vetëm reflektim negativ në raport me tjerët e në raport me realitetin i cili na rrethon.
Është e domosdoshme ti kontollojmë thjerëzat në mënyrë sistematike, me të cilat e përceptojmë botën natyrore, shoqërore dhe botën shpirtërore, të kuptojmë kjartë, se ato po prodhojnë përceptime iluzore negative, qe e deformojnë dhe e shtrembërojnë tërsishtë pasqyrimin e një realiteti opo realitetin në fjalë po e pasqyrojnë sa më besnikërishtë. Për ndryshe do të tretemi në botën anarkike të reflektimeve negative, të cilat na sjellin dëme të mëdha përsonale, familjare, shoqërore, kombtare, shtetnore, politike, fetare, historike, kulturore e shkencore. I juaj, mësuesi Isë

Mënyra e reflektimit të opozitës ndaj pozitës, është egoiste apo altruiste

20. 07. 2022
Egoizmi ka dallim të madh në raport me altruizmin. Egoistët i mbrojnë vetëm interesat e veta përsonale, në dëm të interesave kolektive, shoqërore, shtetnore e në dëm të interesave kombtare. Kjo dukuri e shëmtuar nuk ndodhë kurrë tek altruistët, sepse ata interesat e veta i realizojnë në kuadër të realizimit të interesave kolektive, shoqërore, shtetnore e kombtare. Pra tek altruistët, në vëndë të parë dalin interesat kolektive, shoqërore, shtetnore e kombtare, në radhë të dytë dalin interesat personale, të cilat nuk shkelin mbi intresat e askujtë.
Po të shtrohet pytja, se opozitarët në Parlamentin e Kosovës dhe në kuvendet komunale, po reflektojnë egoizëm apo altruizëm ndaj mazhurancës, ndaj shtetit, ndaj buxhetit të Kosovës, ndaj pasurisë kombtare, ndaj gjendjës së varfur të popullit? Përgjigjëja ndaj kësaj pyetje do të ishte e drejtë, se altruistët me asnjë qmim nuk korruptohen, nuk e lejojnë vetën të marrin pozicione të nepotistëve, pozicione të korruptuarëve, të zhvatësve, të abuzuesve me pronën shoqërore, kolektive, shtetnore e kombtare dhe pozicione të kriminalizuara të veprimeve të tyre përsonale, në fusha të ndryshme institucionale shtetnore e private dhe në raport me tjeret, me ndërkombtarët e në rapot me pushtusit.
Ndërsa egoistet për pak pare të pista korruptohen, marrin pozicione të nepotistëve, krimit të organizuar në fusha të ndryshme, pozicione të zhvatësve, të abuzuesëve me pronën shoqërore, kolektive, shtetnore e kombtare dhe pozicione të ndryshm të kriminalizuara në rapot me tjeret, ndërkombtarët e në raport me pushtusit tanë. Egoistët reflektojnë pangopesi agresive për ti plotësuar interesat e veta personale, familjare e partiake Eguistet reflektojnë xhelozi, agresivitt, tradhti, smirëzi, inatë, urrejtje, përqarjre, reflektojnë edhe vëllavraje dhe çfarë nuk reflektojnë tjetër, kur bëhet fjalë për të zezat, për krimet, për pafytyrësinë, për lajkat e mashtrimet e tyre?!
Tani lindë pyetj tjetër për publikun, mbështetur në ate që është shkruar më lartë, se cila prej tyre, pozitë opozit, po reflektojnë publikshtë në Parlamentin e Kosovës dhe në kuvndët komunale, më shumë altruizëm e cila më shumë egoizëm? Sytë janë me pa, veshët me ndëgju, koka me kuptu, emocionet me ndje e me përjetu, nëse në kokat tona kemi sado pak mend e sa do pak tru?

Luftën e herojnëve tanë çlirimtarë që ranë dëshmorë, disa po e përdorin për zhvatje abeuziv

19. 07. 2022
Për tu bindë, se sjelljet e veprimet e disa shqipfolësve janë shëndrruar në luftë për zhvatje të Kosovës dhe pasurive të sajë dhe në luftë për pushtet kundër shtetit, mjafton ti përcjellim diskutimet e disa deputetëve dhe liderëve partiak në parlamentin e Kosovës dhe deputetëve e liderëve partiak nëpër kuvendet Komunale. Po e bëmë një pecjellje të tillë, momentalisht bie në sy lufta e tyre e ndytë, e pameshirshme, e pakuptimt, anti njezore dhe kundër njëri tjetrit, duke rrah gjoks, si bajraktar e flamurtar të parë, edhe pse praktikiht nuk jan kërkushi e askushi, pos zhvatës të dëshmuar kundër Kosovës, shtetit dhe kundër popullatës kosovare.
Nëse i dëgjojmë diskutimet e Abelard Tahirit, Memli Krasniqit, Hisen Berishës dhe kategorive të tilla, në kuader të PDK-ës, LDK-ës, AAK-ës, AKR-ës dhe NISM-ës, të mbushet mendja në bazë të fjalimit të tyr, se kjo kategori e deputetëve, deputeteve dhe liderëve tjerë partiak, kanë dhënë kontribut më shumë për liri e për atdhëdhe, seq kanë dhënë Mic Sokoli, Sef Kosharja, Idriz Seferi, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Azem Bejta, Shotë Galica, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adem, Hamzë e bacë Shaban Jashari me familjen e tyre, Zahir Pajaziti me shokë dhe vëllëzërit dëshmor haradinaj, edhe pse kanë shkelë me dy këmbët mbi gjakun e dëshmorëve tanë, duke berë luftë të pamëshirshme për pushtet, karierë, per perfitime përsonale, familjare, partiake kunder shtetit dhe kundër interesave kombtar, gjithnjë duke rrahur gjoks në emër të luftës sonë çlirimtare, kurorzuar me gjakun e deshmorëve shqiptarë që kanë ra heroiksht në mbrojtje të atdheut, popullatës dhe në fitorën e lirisë.
Nuk ka fyerje më të madhe, humbje më katastrofale, përbaltje më të ndzrë të lirisë dhe gjakut të dëshmorëve që kanë skrifikuar çdo gjë nga vetja, duke dhënë edhe jetën për liri e për atëdhe, se sa kur dëgjën në parlamentin e Kosovës diskutimin e zhvatësve, si të Abelard Tahirëve, Memli Krasniqëve, Abdigjikëve e Arben Gashëve, paterica të Isa Mustafës, Thaçit, Haradinajt, Fatmirit, dhëmpirit të Kosovës Pacollit dhe kategori të tilla deputetësh e deputetesh të partive të ndryshme, që rrahin gjëks në emër të luftës e në emër të dëshmorëve që janë sakkrifikuar për çlirimin e tokave shqiptare.
Ata që nuk i besojnë fjalës time që e kam shpreh në këtë shkrim, të cilin po e postoi tani, i lus lexusit e mij të dashur ta percjellin diskutimin e deputetëv, deputeteve dhe liderëv partiak në parlamentin e Kosovës dhe nepër kuvende komunale, që të binden se fatin tonë po udheheqin zhvatësit e Kosovës që rrënuan çdo gjë që gjetën para vetit, zhvatën dhe abuzuan si është më keq me pasurinë e shtetit, me bugjetin e Kosoves dhe me punësime totale nepotiste e krimnale. I juaj, mësuesi Isë

Ata që iu bashkuan secilit pushtet para e pas luftës, janë kategoria më e ultë e njerzëve

17. 07. 2020
Kategoria më e ultë e njerëzve në mesin tonë, ishin dhe mbetën ata/ato që iu bashkauanë secilit pushtet, para e pas luftës dhe pa pikë fytyre rrahin gjoks në emër të dëshmorëve e çlirimtarëve, edhe pse nuk e kanë zbraz asnjë plumb në ballafaqim me pushtusin serb, i cili vrau, poshtroi, dhunoi, masakroi dhjeta, qinda e mija shqiptar, femijë, burra, gra, pleqë e të rij, dogji e rrënoi qinda e mija shtëpi, helmoi puse e plaqkiti pasuri i nxori me dhune shqiptarët nga shtëpitë e veta për ti trtë rrugëv të botës.
Kjo kategori është rendit paftyrësisht në radhët e para të veteranëve të luftës, edhe pse nuk janë dëshmuar për asnjë qastë si pjesemarrës në një betej të vetme, si luftetar e luftetare, si mbrojtës të popullit e të vëndit, si çlirimtar trima e trimnesha dhe si guximtar e guximtare, pa e mrr asnje plagë në trup quditërisht dhe asnjë antar të familjes pa e humb në luftë, por në vij të parë si veteran lufte! Paqin faqen e zeze, sepse nuk shkojne bashk te jesh edhe veteran edhe llaskuc, edhe zagar, edhe zhvates i buxhetit të Kosovës!
Bindja ime përsonale është se kjo kategori e ultë njerëzish në mesin tonë e në mesin e veteranëve, ia kanë humb vlerën luftës çlirimtare, UÇK-es, shtetit që është fituar me gjakun e dëshmorëve, Kosovës ia ndërruan vendin nga viktimë që ishte në raport me Serbinë, e shndërruan Serbine si viktimë e sajë. E varfëruan popullin skajshmërisht, përmes instalimit të korrupcionit në skenën tonë politike, përmes krimit të organizuar, përmes vrasjeve politike, përmes nepotizmit apo familjarizmit, përmes militantizmit partiak, amoralitetit e narkomanisë, përmes shitjes së pjesëve të atdheut dhe duke shemb çdo vlerë e duke na shitur mend e rrahur gjoks para nesh, si njerëz te vlerave madhore!
Kjo është hiq më pak, se një fatkeqësi që ia sollën Kosovës, ata që iu bashkangjitën secilit pushtet para e pas luftës për interesa të ulta përsonale, familjare, partiake, karieiste, krjtësishtë anti njerzore e anti kombtare, duke perbaltur e duk shkelur mbigjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre, që na e lan për liri e për atdhe! Ripostim. I juaj, mësuesi Isë

Abazoviqet po punojne pro Serbise e kunder Kosoves, Shqiperise dhe kunder shqiptareve ne ballkan

15. 07. 2022
Abazoviqet shqipfoles te Kosoves, Shqiperise dhe shqiptareve tjere ne ballkan me Edi Ramen dhe Dritan Abazoviqin ne balle, vllazeruar me Vuciqin, po punojne kunder Kosoves, Shqiperise, dhe kunder shqiptareve ne ballkan, kunder Malit te Zi dhe kunder Bosnes e Hercegovines, per favore te Serbise, Rusise dhe Kines, ne bashkpunim me Grenellin dhe Sorosin.
Abazovicet shqipfoles se bashku me Grenellin e Sorosin po e hedhin te njejten valle per ta zhbere shtetin e Kosoves e te Shqiperise permes “Open Ballkanit” Sllavo-ortodoks te Vuciqit e Putinit, i cili i favorizon dhe i majorizon interesat serbo-ruso-sllave dhe ato kineze ne ballkan, kunder interesave komnbtare te shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te Gadishullit tone Ilirik.
Per ta jetsuar kete qellim djallezor sllavo-ortodoks te Vuciqit e Putinit, abazoviqet shqipfoles ne mesin e kombit shqiptar, duke bashkpunuar me Grenellin e Sorosin qe jane shit per pak pare te pista, po punojn sistematikisht e me zell te madhe kunder qeverise se Albin Kurtit e pro themelimit te asociacionit te komunave me shumice serbe, pro ndarjes se Kosoves veriore, pro teritorit ekstra per kishat tona ortodokse, te cilat i ka pushtuar Serbia dhe e ka kolonizuar Kosoven me kolon serbo-malazez te teritoreve te ndryshme serbo-jugosllave.
Abazoviqet shqipfoles te Kosoves, Shqiperise dhe te shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta, te pushtuara nga fqinjet tane sllavo-ortodoks serbo-malazez e maqedon dhe nga greket bizantin, po ashtu ortodoks ne bashkpunim me ta dhe me Grenellin e Sorosin, jo vetem qe jane pro ndarjes se Kosoves, pro asociacionit te komunave me shumice serbe, pro ekstra teritorit per kishat ortodokse, te pushtuara nga Serbia dhe kolonizimin e Kosoves me serbo-malazez, ishin e jane edhe pro demarkacionit me Malin e Zi ku e kane rrezikuar Kosoven, ti humb padrejtesishte mbi 8200 hektar toke te saje, pos tokave tona tjera qe gjenden nen pushtimin malazez. Keta hora te dheut jane pro ndarjes se Liqenit te Ujmanit, pro ndarjes se Trepces ne favor te Serbise dhe interesave te tjereve qe e synojne zhvatjen e saje dhe pasurive tjera te Kosoves.
Ketij maskarllyku terrorizues e gjenocidal kunder shqiptareve ne Ballkan, kunder teritorit te tyre e kunder interesave kombtare e shtetnore shqiptare, po i prijne abazoviqet shqipfoles te trojeve shqiptare me abazoviqin e madh Edi Ramen ne balle, i cili haptas po punon kunder interesave te shqiptareve dhe kunder shtetit te Kosoves e Shqiperise per ti realizuar qellimet djallezore te vellajt te tij Aleksander Vuciq!
Mjere Kosova e Shqiperia dhe mjer shqiptaret ne pergjithesi qe po i durojne abazoviqet ne balle te udheheqjes e ne Parlament, te cilet po e perbaltin gjakun dhe amanetin e deshmoreve te kombit shqiptar, gjakun e derdhur lum te shqiptareve, i madhe e i vogel ne mbrojtje te tokave tona, po e injorojne dhunimin e 20 mij femrave shqiptare ne Kosove, po e injorojne djegejen massive te shtepive shqiptare dhe shkatrrimin e pasurise se tyre, po i injorojne masakrat e shumta qe ndodhen neper Kosove dhe gjenocidin masive ndaj shqiptareve, qe e shkaktuan serbo-sllavet dhe grekerit ardhacak ne trojet tona te gadishullit Ilirik, vetem e vetem qe ti mbrojne interesat e veta banale, shume te ulta e anrtinjerezore. I juaj, mesuesi Ise

Dy dekada gënjeshtër, mashtrim e keqpërdorim rreth reformës në arsim

10. 07. 2022
Ata që thonin e po thojnë po bëjmë reformë në arsimin tone kombtar, në planprograme, në tekstet e literaturën shkollore, në mjetët e kabinetet mësimore, në metodat, format dhe teknikat e organizimit të procesit mësimor, në hartimin e testeve te ndryshme shkollore e kombtare per cilesimin e nxenesve dhe studnteve tanë, na kane mashtruar e po mashtrojnë, duke rregulluar terenin për lverdite e veta.
Me këtë kuadër militantësh partiak që i patëm dhe i kemi në ballë të arsimit e në ballë të reformës, i cili pak, të mos them aspak është i përgatitur profesionalisht, pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht, metodikisht dhe moralisht e kombtarisht për këto qështje vitale por shumë delikate, të cilat kërkojnë angazhim serioz me kompetencë profesionale e shkencore, e genjejne dhe e mashtrojnë shkollën shqipe, nxënësit dhe popullin shqiptar, siq e kane genjyer dhe mashtruar qe dy dekada me radhe dhe po e genjejnë mashtrojnë prap, se gjëja po bëhet reformë në arsimin tonë kombtar.
Po bëhet reformë në perpilimin e planprogrameve mësimore, të ashtuquajtura korikulat e Kosovës, në hartimin dhe perpilimin e teksteve dhe literaturës shkollore, ne përzgjedhjen dhe në planifikimin e mjetëve dhe kabinetëve mësimore sipas nivelit dhe llojit te shkolles, përshtatur natyrës së lëndve mësimore, dhe nivelit të nxënësve apo studentëve, po bëhet reformë në përzgjedhjen, në ndryshimin dhe përsosjen e metodave, formave dhe teknikave të mësimdhënjes e mësimnxënjes, sipas nivelit te nxënesve, nivelit dhe llojit të shkollës.
Po behet reformë në përpilimin e testeve mësimore për nevojat e brendëshme te shkollës dhe testeve kombtare për semimaturantët, maturantët dhe për studentët, po bëhet reformë në trajnimin e mësimdhënësve, stafit menagjues të shkollës, po behet reformë në mardhënjet e shkollë me familjet e nxënesve, mardhënjet e shkollave mes veti, mardhënet e kshillit te arsimtareve, mes veti, me stafin menagjues, me kshillin e shkollës, me kshillin e nxënësve, me këshillin e prindërve dhe me pedagogun e psikologun shkollor, me të cilin kuadër po abuzon udhëheqesia e shkollës, po abuzojnë DKAT komunale dhe Ministria e arsimit.
Të gjitha këto dukuri që u pëmendën, reforma nuk i ka lëvizur drejte progresit sa e si duhet, te mos them i ka stagnuar fare, duke quar ujt ne favor te reformatoreve, trajnuseve e perpiluseve, qe te shperlajne sa më shumë para e te keqperdorin në emër te reformimit në fjalë. I juaj, mësuesi Isë

Buxheti i Kosovës nuk i shërben vetëm veteranëve të luftës por edhe qytetarëve tjerë të sajë

8. 07. 2022
Ky buxhet me asnjë cent nuk duhet tu shërbej veteranëve të rrejshëm, sepse shkel rëndë mbi interesat dhe mbi nderin, sakrificën dhe kontributin e deshmorev dhe veteranëve të vërtetë të luftës çlirimtare, qe jane dëshmuar nëpër beteja, duke u përballur fyta fyt me pushtusin gjakatar serb.
Buxheti i Kosovës i shërben fëmijëve dhe familjarëve të dëshmorëve, si më të merituarit për tu shpërblyer dhe përkrahur nga shoqeria jone, nuk duhet tu sherbej veternëve te rrejshëm, por invalidëve të luftë që i kanë lënë gjymtyrët e veta ne luftë, që ende u kullojnë plaget duke i mbajtur plumbat e hasmit në trupat e tyre.
Ky buxhet i shërben veteranëve të arsimit, të burgosurve politik, rasteve sociale, që i ka kapluar varfëri e skajshme, i shërben armatosjes se policisë dhe ushtrisë sonë, shkollimit dhe pergatitjes se kuadrit te duhur profesional qe i shebejnë mbrojtjes më efikase të atdheut dhe popullatës kosovare, nuk duhet tu shërben veteranëve të rrejshëm, të cilet po perpiqën padrejtësishtë ta vejnë vetën në epiqendër, mbi të gjitha kategoritë tjera shoqërore.
Buxheti i Kosovës i shërben zhvillimit ekonomik, hapjes së vendëve të reja të punës, zhvillimit të shëndetësis, arsimit, kulturës, shkencës dhe sistemit ligjor juridik, të cilat kanë mbetë shumë prapa dhe janë ngulfatë nga korrupcioni, familjarizmi dhe krimi i oganizuar, në dëm të buxhetit shtetnor të Kosovës, në dëmë te drejtësisë dhe barazisë së shperndarjes dhe shfrytëzimit të barabart të tij.
Është e pandershme, jo humane, e pa drejte, e panjerzishme të shperblehen mbi 45 mij veteran të rrejshëm me nga 170 euro, kurse veteranët e arsimit që kanë punuar mbi 11 vjetë në gjendje të jashtzakonshme me nga 20- 40 marka pagë mujore, ku mbi 20 paga mujore, edhe pse paga simbolike, dhuratë nga populli ynë i dashur, gjate atyre viteve, nuk iu kanë paguar punëtoreve të arsimit atëherë edhe sot e kësaj dite.
Është e pandershme, jo humane, e padrejtë, e panjerzishme të shpërblehen mbi 45 mij veteran të rrejshëm, e të mbesin një pjesë dërmuese e pensionerëve me nga 100 euro pension të moshës, vetëm që u mungojnë 10 vite përvojë pune atyre qe i ka përjashtuar dhunshëm nga puna, ata puntorë që nuk i kanë pranuar masat e dhunshme të Serbise nëpër organizatat e tyre të punës, edhe pse kanë punuar 20 e 30 vite nëpër ato organizata, shumica prej tyre me kualifikime të larta profesionale për vëndet e punës që i kane mbuluar. I juaj, mësuesi Isë

Sa pak kemi kujdes me thjerzat, permes te cilave e perceptojme boten, njerzit dhe veten

 

 

  1. 07. 2022

 

Thjerzat jane ato qe e percaktojne menyren se si e perceptojme boten, njerzit dhe veten. Pa e ndryshuar veten dhe tjerzat, me te cilat e perceptojme boten dhe njerzit, nuk mund te bejme ndryshime cilesore, te mire e te favorshme per ne. “Per ta ndryshuar veten ne menyre efikase, fillimisht duhej te ndryshonim perceptimet tona” dhe thjerzat permes te cilave perceptojme. Po se respektuak kete kerkese parimore, i pamundeshm do te jete ndryshimi kualitativ i atyre situatave te cilat nuk i pergjhigjen kerkesave tona gjate jetes. Sa shume kemi nevoje per ndryshime progresive, ne shqiptaret dhe gjithe bota njerezore!

 

Nga kurreshtja ime personale linde pyetja, se a kane nevoje apo nuk kan ti kontrollojne thjerzat me te cilat e perceptojne boten, njerzit dhe veten, lideret e partive opozitare se bashku me deputetet e tyre te parlamentit te Kosoves? Nese nuk kane nevoj ta bejne kete kontrollim te thjerzave, me te cilat e perceptojne realitetin e kesaje bote, realitetin e njerzeve, realitetin e vetevetes dhe realitetin e veprimeve te Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca, linde pyetja tjeter per lideret dhe deputetet opozitar te parlamentit!

 

Pyetja e radhes na imponohet tua bejme lidereve dhe deputeteve te tyre opozitar, se me cilat thjerza po sherbehen per ta perceptuar realitetin e botes, njerzeve, vetes, Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti dhe Kryeparlamentarit Konjufca, sepse thjerzat imponojne edhe menyren e te perceptuarit?! Nese i perdorin akteret ne fjale, thjerzat qe mbeshteten ne kendveshtrimin antipatik dhe simpatik, perceptimet nga keto kendveshtrime e permbysin me koke te poshte pershkrimin real ndaj botes, njerzeve, vetevetes dhe ndaj personaliteteve politike qe u ceken me larte. Permes kendveshtrimit te ketyre thjerzave, interpretimi i realitetit shkilet pa meshirshem  me dy kembet nga akteret opozitar.

 

Po ne kete menyre abuzohet me realitetin, nese akteret ne fjale perdorin kendveshtrimin e thjerzave korruptive, nepotiste, dhe thjerzave te krimit te organizuar, ne te cilat dukuri jane zhyte e myte qe dy dekada me radhe sa ishin ne pushtet. Po ne kete menyre abuzohet me interpretimin e realitetit ne fjale dhe shkilet me dy kembet mbi te, nese perdoret kendveshtrimi i thjerzave, qe per baze e kane xhelozine, urrejtjen, inatin, karieren dhe zhvatjen e vendit, qe nuk kane lene gje pa bere per te keq per dy dekada me radhe kunder vendit, kunder shtetit, kunder popullates dhe kunder pasurise shtetnore e kombtare.

 

Kujdesi, se me cilat thjerza po sherbehemi gjate jetes, per ta perceptuar boten, njerzit dhe veten eshte i domosdoshem dhe vlene per te gjitha kategorite e njerzeve, profesioneve, politikaneve, klerikeve, shkenctareve, artisteve, poeteve, shkrimtareve,individeve, familjareve, prinderve, menagjereve, mesimdhenesve, edukatoreve, mjekeve, ekonomisteve,ingjinjereve, arkitekteve, piktoreve muzicienteve, juristeve, policeve dhe ushtarakeve etj. I juaj, mesuesi Ise

 

 

“ Une nuk dua me te jetoi nje jete egoiste, dua te kaloi jeten duke u sherbyer njerzeve”- Shanon, mesa e Stephen R. Covey dhe Sandres

 

 

  1. 07. 2022

 

Te rralle jane njerzit qe nuk bejne jete egoiste, per  ta vene jeten e tyre ne sherbim te njerzeve. Te besh jete  egoiste, ua ke kthyer shpinen tjereve, per te bere vetem per vete. Berja vetem per vete, te josh qe te shkelish mbi interesat e tjereve, te pervetesosh ate qe nuk te takon dhe nuk eshte e jotja. Me nje fjale shprehur, abuzon me interesat e tjereve, me pasurine shoqerore e kombtare,  abuzon ne dem te shtetit e  organeve shtetnore, duke manipuluar me to,  sikur te ishin prane personale e jotja. Egoizmi ti verbon syt, me i pa edhe tjeret, duke u orientuar apsolutisht drejte egos dhe drejte plotesimit te deshirave te pangopshme personale.

 

Athu, politikanet tane opozitar e ne pozite, po bejne me shume jete egoiste apo jete duke i sherbyer popullit, duke i mbrojtur interesat e tij, duke zhvilluar vendin, duke hapur vende te reja pune, duke e vuar drejtesine ne binar normal, duke dhene pergjegjesi para popupullit per sjelljet e veta, i cili ua ka besuar voten  per ti mbrojtur interesat e tyre, per ta mbrojtur Kosoven,  shtetin, pasurine shtetnore e kombtare, per ta mbrojtur teritorin e tij dhe kushtetuten e vendit, per ta forcuar ushtrine tone kombtare, policine, per te vuar rend e disipline ne vende?!

 

Apo, po bejne me shume jete egoiste duke i sherbyer vetevetes dhe klaneve te ndryshme mafioze e partiake ne kundershtim te interesave te popullit, duke e plaqkitur vendin, duke mos hapur vende te reja te punes, duke manipuluar me drejtesine, duke mos dhene pergjegjesi  askush ndaj askujt per sjelljet e veta egoiste e arrogante ne dem te kosoves, shtetit dhe ne dem te popullates se saje, ne dem te pasurise shoqerore e kombtare, duke zhvilluar korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e juridik dhe duke kapur shtetin, organet shtetnore, gjykatat, prokurorite e prokuroret dhe tere sistemin ligjor e juridik, per ta bllokluar funksionimin e mire dhe te drejte te shtetit?!

 

Kure do te vije ajo dite per Kosoven, per Shqiperine dhe per trojet e shqiptareve nen qizmen greko-sllave, qe politikanet e tyre te mos bejne jete egoiste, arrogante e te turpshme kunder vendit te vete e kunder popullit qe i takojne, por jete ne sherbim te popullit shqiptare, sipas shembullit  te Shanon, meses se Stephen R, Covey dhe Sandres, e cila ne moshen 19 vjeqare, ka deklaruar para gjyshes dhe gjyshit te saj, se do te sherbej per tjeret, ku dhe sote e kesaj dite, po u sherben njerzeve ne Rumani?! I juaj, mesuesi Ise