Zhvillimi dhe kalitja trupore, intelektuale dhe shpirtërore ishin e janë domosdoshmëri e kohës

25. 07. 2015
S`iq ka nevoj trupi për zhvillim e kalitje po ashtu ka nevoj edhe mendja e shpirti i njeriu. Po su morem me këto procese për ta mirmbajtur trupin tonë, pjesët e tija, dalengadale secila dobësohen e vishken dhe nuk funksionojnë aqe mirë, për të na sherbyer gjatë jetës. Nuk është thënë kote: ” Në trup të shëndosh, shpirti i shëndosh”.
Ata që e kanë lënë në harresë zhvillimin dhe kalitjen e tyre trupore, intelektuale e shpirtërore, verehet gjendja e tyre në trup e ne fytyre, ne nivelin intelektual e shpirteror, duke ia humbur kuptimin individit , si qenje e vetëdijshme dhe e arsyeshme njerëzore, ku ato mangësi manifestohen përmes sjelljeve dhe veprimeve tona, në kundërshtim me rregullat dhe moralin njerëzor e atë kombëtar.
Edhe trupi edhe mendja, edhe karakteri, edhe personaliteti në përgjithësi, kanë nevojë të madhe për zhvillim e kalitje, që të përsosen dhe të formësohen në baze të standardeve sa më njerëzore, humane, morale e kombetare, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes dhe krahasimit te pervojave nga më të ndryshmet njerezore.
Këto procese në fjalë, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i përhershëm në rritën e tyre sa më fisnike e sa më produktive për nevojat tona përsonale, familjare, shoqërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Lloi i kalitjeve të këtyre procesëve psikike, në mesin e shumë procesëve tjera, përpos që kanë nevojë të kalitën e të sprovohen gjatë jetës, kanë nevojë edhe të pastrohen nga llumi dhe mbeturinat që na futën përbrenda, përmes ndikimit të faktorëve të shumtë, të cilët ndikojnë në mënyrën e rritës së tyre.
Nëse e dëshirojmë një trup e një mendje të shëndetshme e të ndritur, karakter të fort e të mirë dhe një përsonalitet të zhvilluar e produktiv, është mëse e nevojshme të merremi gjatë gjith jetës me zhvillimin trupor, intelektual, emocional, human, social, kombtar e njerzor, që të funksionojmë ndritshëm, natyrshëm, suksesshëm dhe sa më njerëzisht, si qenje njerëzore gjatë jetës sonë. I juaj mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje