Sistemi i shkollimit, edukimit dhe arsimimit te mesimdhenesve, kuadri dhe qendrate e ndryshme per pergatitjen dhe persosjen e tyre profesionale, jane nje faktor shume i rendesishem ne procesin edukativ-mesimor per pergatitjen e kuadrit mesimdhenes. Ne keto qendra institucionale dhe niveli organizativ i kuadrit qe e posedojne keto, mesimdhenesit e ardhshem pervetesojne bazen teorike profesionale , pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike dhe pergatiten per punen e tyre te ardhshme ne procesin edukativ-mesimore.
Menyra e organizimit dhe niveli i kualitetitit professional e pedagogjik i kuadrit qe punone per kete qeshtje, neper keto qendra per pergatitjen e mesimdhenesve tane, menyra e dimensionit pedagogjik, didaktik, metodik, psikologjik e profesional qe pervetesohet ne to, menyra e pervetesimit te metodave, teknikave, formave , mjeteve mesimore dhe menyra e pergatitjes se si ato te perdoren ne praktiken e punes mesimore me nxenes, pasqyrone shkallen dhe kualitetin e pergatitjes se mesimdhenesve tane si ekspert te punes edukativo-mesimore ne te ardhmen.
Kujdesi sa ma i madh per persosjen e organizimit te ketyre qendrave, kujdesi per perzgjedhjen dhe pergatitjen e ketij kudri qe punon ne to per t`i pergatite mesimdhenesit e ardhshem, eshte njeri nga kushtet me te rendesishem, per konstituimin bashkohor te shkolles sone kombetare dhe organizimit sa me racional e efektiv te edukimit dhe mesimit per gjeneratat tona te reja, qe i mbeshtesim shpresat e zhvillimit tone kombetar , mbi supet e tyre. Ne baze te gjendjes faktike qe sot e ka kapluar arsimin tone kombtar parauniverzitar dhe ate univerzitare dhe ne baze te cilesise qe po e demonstrojne ne praktike nxenesit dhe studentet tane, nuk ka vend aspak per vetknaqje.
Lexuesi im i dashur, siqe behet edukimi dhe arsimimi i mesueseve tane neper institucione e qendra te ndryshme, ate nivel te mesimdhenjes do ta japin ata ne procesin mesimor neper shkollat e univerzitetet tona ne nivel kombtar. I juaj, mesuesi Isë

Pa unitetin tone kombtar, veshtire e kemi dite te bardha me pare!

Te jesh dashamir i popullit tend nuk ke zemer e shpirt, ta paragjykosh e ta fyesh ate mbi bazaz fetare dhe te fusish urrejtje e perqarje mes tij, siq po bejne shume qarqe propagandistike antishqiptare dhe disa shqipfoles, qe kane ra nen ndikimin e tyre dhe po u sherbejne.

Ma mire eshte te humbim duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin tone personal, familjar e kombetar , se sa te fitojme pa ndershem dhe pa dinjitet, s`iq veprojne disa.

Ata qe behen regjisor te jetes se vete personale, nuk i lejojne tjeret tu prijne e as tu grahin perpara.

Mbajtja e fuqise shendetesore te nervave tona, eshte ma e qmushme se sa paraja e t`mirat tjera ne jete. Parane dhe t`mirat tjera gjate jetes, i fitojme me fuqine e shendetshme te nervave tona.

Perparojne vetem ata njerez qe dijne se çka dojne. Ne baze te vendosmerise gjate punes se tyre qe e kryejn, njihet niveli i personalitetit dhe niveli i vetdijshmerise per arritjen e qellimeve dhe deshirave te tyre.

Nivelin e pergjegjesise qe e marrim gjate jetes dhe rrugen per kah jemi nise, e tregojne mendimet, fjalet dhe sjelljet tona, qe i demonstrojme ne raport me tjeret dhe ne raport me veten.

Besimet tona fetare qe i posedojme si komb, nuk duhet ti keqperdorim per agresivitet, per urrejtje, fyerje e kundershtim mes nesh, por duhet ti perdorim qe te duhemi, te rrespektohemi, ta ndihmojme njeri tjetrin dhe te behemi unik per hire te gjakut, gjuhes, kultures, atedheut, Zotit dhe ta konsiderojme qeshtjen tone kombetare si qeshtje te perbashket e prioritare, e ate fetare si qeshtje personale e secilit. I

Askush nuk te jep liri, pavaresi, drejtesi e barazi, por t`i rremben ato e te shkel mbi to. Lirine, pavaresine, drejtesine e barazine e fitojne ata qe kane pak vner ne gjak, karakter te fort e human, vullnet, guxim e dashuri te madhe per to

Disa e harrojne vetën duke vrapuar pas kënaqësive të rrejshme, me pasoja të pariparueshme për shëndetin, karierën dhe autoritetin përsonal.
Sa shumë kohë humbin e sa shëndet, sa para e autoritet, ata qe vrapojne pas kënaqësive të rrejshme e afatshkurtera. Lum ata qe nuk vrapojne pas ketyre kenaqesive!

Nese prodhojme mendime afirmative dhe po ashtu bejme sjellje te tilla, i dhurojme ndërdijes sone fuqi e nxitje te larte, që ajo të punojë për të miren tone.
Të afirmosh vetveten përmes mendimeve e sjelljeve tua personale afirmative gjate jetes, është nje kënaqësi e madhe dhe e papërshkruar ne boten emocionale.

Kurë të vetëdijsohemi per menyren e te menduarit dhe t`i besojme vetvetës, atëherë e kuptojmë rendesine e porosive tona pozitive apo negative, që ia bëjmë ndërdijes permes mendimeve.
Porositë negative e pengojnë, ndërsa ato pozitive e ndihmojnë ndërdijen, që t’i realizojme dëshirat dhe synimet tona gjate jetes.

Nuk eshte edhe aq e rendesishme prej cilit nivel nisemi, por e rendsishme eshte vendimi qe marrim se deri ku jemi te vendosur te arijme. Sipas aspirates qe e kemi, pason arritja jone.

Ne momentin kure e kuptojme se jemi ma shume se sa dukemi, marrim asi vendime qe na mundesojne ta ndryshojme çdo aspekt te jetes sone qe eshte vendimtare per ne. Nese e bejme shprehi te ndryshojme per mire, nuk pranojme kurre te jemi me pake se sa kemi mundesi te behemi.
Sa e sa talentet shuhen per shkak qe nuk marrim vendime, per ta ndryshuar strategjine e menyres se te jetuarit, duke pajtuar me statuskvone.

Maskat jane nje mekanizem mbrojtes psikologjik qe perdoren per t`i mashtruar tjeret duke u paraqitur para tyre, ata qe nuk jemi. Maskimet apo mekanizmat mbrojtes psikologjik shpeshehere perdoren pa vetedije nga ana jone, duke i arsyetuar mossukseset, mangesite dhe gabimet tona personale, gjeja pershkak te faktoreve te ndryshem, qe gjenden jasht nesh. Sa shume maskat po perdoren sot, si mekanizma mbrojtes psikologjik, me vetedije e pa te, per tu paraqite para tjereve ata qe nuk jemi! Ujku i beri kembet me mill, qe te paraqitet tek kecat si nena e tyre. Dhelpra edhe pse i lepinte buzet para kalaveshit te rrushit, pasi se mbrriu, tha qenka i tharbet.

Forca, dituria, guximi, vullneti, deshira dhe dashuria, per ta ndryshuar veten dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, jane brenda nesh, te cilat po e presin vendimin tone t`i zgjojme sa ma pare nga gjumi. Po se bem kete, keto vdesin pa u zgjuar se bashku me ne.

Menyra se si marrim vendime gjate jetes per t`vepruar diçka, mundet me qene burim i gezimit, kenaqesise, lumturise, krenarise dhe i shume sukseseve e perfitimeve tjera, por mundet me qene edhe burim i mos kenaqesise, hidherimit, zemrimit, pikellimit, turpit dhe mossukseseve e humbjeve tjera.

Aftesia, menquria, profesioni i dinakut eshte sjellja ne menyre dredharake e dhelpnore. Dredhija e dinakeria eshte arti me i pershtashem i tyre, qe t`i arrijne qellimet e veta gjate jetes. Dinaket jane mashtrues, etiketues dhe permes mashtrimeve, etiketimeve e organizojne jeten e tyre ne dem te tjereve, pa u hetuar nga tjeret, se kush ua solli demin atyre.
Dinaket vrasin urtesine, vrasin nderin dhe krenarine e tjereve me veprimet e veta dinake, qe veshtire duken ne skene. Dinaku vrete, dinaku poshtron, dhunon, trafikon, drogon. Dinaku demton, tradhton e te pret ne bese dhe dinakerine e vete me mjeshteri e maskon e nuk e zbulon.
Dinakeria eshte smundje shpirtnore qe gjalleron mbi supet e fatkeqesise se njerezeve. Ajo ushqehet, rritet, zhvillohet, duke u shkaktuar telashe, te kqija e fatkeqesi tjereve prapa skenes, duke mos dale ne shesh, te mos zbulohet e te jetoi sa ma gjate. Dinaku fytyre nderron, kure s`i duhesh te fyen, te perbuz e te shane, e kur i duhesh te perdridhet , te pergdhel e me dinakeri te lavdron.
Lexuesi im i dashur, eshte ne menqurine tone te ruhemi nga smundja shpirterore e dinakerise, qe mos tu sjellim fatkeqesi tjereve per interesat tona personale dhe te mos bijm viktime e dinakerive te dinakeve. Ne momentin kur ta hetojme se dinakerija veqe eshte fute ne mendjen dhe shpirtin tone, duhet te marrim vendim serioz aty per aty, qe ta eliminojme kete smundje nga shpirti e mendja jone. I juaj, mesuesi Isë

Njerezit e sinqert, deshirat e veta nuk i plotesojne ne deme te tjereve. Ata, i plotesojne ato duke u mbeshtete ne forcat vetanake ma pare, e ne bashkpunim me tjeret se dyti.Tipat e sinqerte nuk bejne bashkpunim me hile qe te perfitojne me çdo kusht personalisht, e tjereve nese u mbetet diçka. Perkundrazi, ata fitoret dhe perfitimet i konsiderojne si te perbashketa dhe kenaqen me to.
Kure plotesohen deshirat ne menyre te sigurte, te drejte dhe ne menyre parimore, pa i demtuar interesat e tjereve, te sinqertit ndjejne nje ndjenje kenaqesie dhe krenarie, me rezultatet e arritura.
Ata qe i respektojne tjeret, s`iq kane deshire te respektohen nga tjeret, jane njerez te sinqerte. Ky veprim i menagjuar mire, te qone drejte lavdise, fames dhe pasurise me merite e te njerezishme.
Te sinqertit e pranojne se veprojne e punojne per realizimin e deshirave te veta dhe vazhdimisht e pyesin veten, apo japim, sa po japim e çka po japim me vlere, si kembim per ti realizuar deshirat, apo mos po i plotesojme ato ne deme te tjereve dhe pa bere asgje dhe pa dhene diçka me vlere per tjeret. Te sinqertit jane njerez te fjales, beses, jane njerez te ndershem, puntor, te dijshem, jane humaniste, altruiste, guximtare dhe atdhetare. Nuk nenshtrojne, poshtrojne dhe nuk i tradhtojne tjeret, nuk e falin, nuk e shesin e nuk e tradhtojne me asnje kusht e me asnje qmim Atdheun e kombin.
Lexusi im i dashur, sinqeriteti eshte mbi te gjitha dhe bazament i forte njerezor per arritjet tona te njerezishme gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

Te jesh cinik do te thot te mbash qendrim perbuzes dhe talles ne kundershtim me normat e moralit njerezor e kombetar, ne kundershtim ndaj çdo gjeje qe eshte pranuar si vlere dhe nderohet njerezisht e kombtarisht si e tille. Ciniket jane mosperfilles, perbuzes, te vrazhde e te pacipe ne raport me vlerat dhe virtytet e tjereve, e ne raport me vlerat kombetare. Ciniket jo vetem qe shkelin mbi vlerat kombetare, por i perbuzin dhe i shkaterrojne ato, duke u solidarizuar me antivlerat dhe duke u pozicionuar nga ana e pushtueseve tane, qe te tregohen sa ma kavaler ndaj nderkombtareve, duke u kamufluar kemb e koke, per tu ecur puna ma mire drejte interesave te tyre personale.
Ciniket perbuzin vlerat heroike te luftetareve dhe hiqen vete si ma luftetar ne raport me tjeret, ma hero se sa ata qe e kane dhene jeten per liri e per pavaresi. Perbuzin vlerat e veteraneve te luftes dhe manipulojne me ato vlera dhe hiqen ma veteran se sa veteranet qe e kane deshmur veten ne front dhe kan sakrifikuar per te mirat e pergjithshme kombetare. Ciniket me cinizem i kerkojne meritat e veteranit per vete, edhe pse nuk e kan perjetuar luften dhe nuk kan qene pjesmarres aktiv, pos nese e kan percjelle luften permes ekranit teliviziv dhe i kan shpetuar asaje si dhelpra dinake, qe i shpeton sulmusit me dredharaket e saje duke levizur bishtin djathtas e majtas, her duke e future nen kemb bishtin e saje. Tani ciniket me dinakerine dhe dredharaket e tyre e fusin veten dinakerisht e marrezisht ne listat e veteraneve, duke i lene te habitur dhe jashte listes veteranet e vertete.
Ciniket e perbuzin dhe e devalvojn dijen, shkencen, duke kerkuar grada shkencore edhe pse nuk kan merite per to, te behen baqellor, master, profesor, magjister dr. e akademik shkencor brenda nate dhe te mbajne dy e tri vende pune duke mbajtur ligjerata para nxenesve e stydenteve tane edhe pse nuk e kan as potencialin ma te vogel per ta bere kete. Ciniket pervetesojn pasurine kombetare si pasuri te veten personale dhe e shkaterrojn ate deri ne menyrat me primitive, e shesin dhe e falin. Ciniket e devalvojne arsimin, shendetesine, ekonomine, drejtesine, policine, kulturen, moralin, politiken, fene dhe nuk lene gje pa bere per interesa te veta personale.
Lexuesi im i dashur, sa te kesh mundesi mos u bene cinik qe ti perbuzish, ti neperkombish ti shkaterrosh, vlerat e tjereve dhe vlerat tona kombetare, njerezore e morale. I juaj, mesuesi Isë

Secili prej neshe eshte i paisur me nje shkalle te vetedijes. Materiali i klasifikuar dhe i perzgjedhur i vetedijes sone percillet ne depon e madhe te nderdijes. Vetedija mbeshtetjen e saje e ka ne shqisat tona te cilat na lidhin me boten e jashtme natyrore e shoqerore dhe me boten e brendeshme personale. Me nje fjale, permes shqisave tona, vetdijes i mundesohet te komunikoi me boten e jashtme dhe ate te brendeshme.
Nga niveli i te perceptuarit te gjerave, fenomeneve dhe proceseve natyrore, shoqerore e shpirtnore, varet edhe niveli i vetedijes sone.
Çdo gje qe i dergohet nderdijes permes vetedijes sone, qofte e mire apo jo, nderdija si force krijues i pranon pa selekcion dhe udheheqe me te gjitha veprimet dhe sjelljet tona mbeshtetur ne lloin, nivelin e kualitetit apo cilesise se mendimeve, ideve dhe pikepamjeve te ndryshme kushtuar jetes, familjes, kombit, lirise dhe atedheut, per ti bere realitet sa ma pare ato permbajtje mendimesh e idesh.
Nderdia nuk zgjedhe dhe nuk klasifikon lloin dhe cilesine e mendimeve, ideve dhe pikepamjeve tona qe i dergohen permes vetedies, por ajo i pranon ashtu s’iqe jane derguar dhe me forcen e saje i bene realitet permbajtjet e tyre, duke udhehequr me sjelljet dhe veprimet tona, permes te cilave behet realizimi i atij realiteti.
Per shkak te kesaje marredhenie te ngushte dhe bashkepunimi, mes vetedies dhe nderdies sone, duhet te kemi kujdese te shtuar ne permbajtjen, lloin dhe cilesine e mendimeve permes te cilave i formojme idete dhe pikepamjet e vetdijes sone qe i dergohen tersisht nderdies e cila i bene realitet jetesore heret ose vone ato.
Çdo gje qe e paraqesim si realitet permes mendimeve dhe perjetimeve tona e ia dergojme nderdijes, nderdia e pranon ate realitet dhe te terin e inkuadrone ne pervojen tone, te cilin e perdorim ne praktike si menyre e te vepruarit, mbeshtetur ne energjine dhe menqurine personale.
Vetedia eshte kopshtari qe i mbjelle mendimet, idete dhe pikepamjet personale ne nderdije. Kurse nderdia eshte kopshti ne te cilen mbillen farat e vetedijes, ku pastaj mbijne, rriten dhe zhvillohen te gjitha ato qe jane mbjelle.
Lexuesi im i dashur, nese deshirojme t`jemi te suksesshem ne qeshtjet tona personale, familjare e kombetare, duhet ti zgjedhim me kujdese permbajtjet dhe kualitetin e mendimeve, ideve dhe pikepamjeve tona, qe te jene sa me te frytshme e te begateshme kur i dergohen nderdies sone.
I juaj, mesuesi Isë

Nuk eshte mire t`i harrojme e te mos mesojme per burrat e Atedheut dhe kontributin e tyre qe e kane dhene per kombin. Nuk eshte mire t`i harrojme e te mos mesojme per tradhtite qe ia bene e po ia bejne tradhtaret kombit. Në përkujtim të personalitetit multi dimensional te Mit`hat Frasherit, politikanit, diplomatit, dhe shkencëtarit që formoi Bibliotekën Kombëtare, gjithnje duke ëndërruar edhe ta themeloi “Albanologjinë Shqiptare”, po i sjelle disa cilesi e veprime patriotike te tij.
– Mit’hat Frashëri ishte djali i Abdyl Frashërit, i cili lindi me 15 Mars 1880 në Janinë, Shqipëri e jugut.
-Ky burr dhe dashamir i kombit, ishte njeriu që asnjëherë nuk u bë pjesë e tradhëtisë kombetare dhe shitjes se pasurise se tije.
-Mit`hat Frasheri, denoncoi shitjen e Janinës dhe Shkodrës nga Esad Pasha dhe për këtë ai dha dorëheqjen nga Qeveria e Ismail Qemalit.
-Denoncoi shitjen e Shën Naumit , Vermoshit, Plavës e Gucisë, Ulqinit, Hotit e Grudes nga mbreti Zog dhe për këtë dha dorëheqje nga pergjegjesite politike qe kishte.
-Kur u tradhëtua nga Komunistët mbas Marrëveshjes së Mukjes për luftë të përbashkët Çlirimtare Kombëtar dhe futen “Komisarët Politikë” në lëvizjen Nacional_Çlirimtare, per ta vuar atë lëvizje në shërbim të Jugosllavëve e Rusise, atëherë Mit’hat Frashëri dha përsëri dorëheqje duke shpërbërë “Ballin Kombëtar”, për të evituar një luftë civile për pushtet në mes Shqiptarëve.
-Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarësisë, por nuk mendojë kurr për pasuri ne dem te qeshtjes kombtare, perkundrazi pasurinë e tij e shkriu për kombin.
-Djali i Abdyl Frasherit dhe burri i madhe i kombit, nuk e shiti vendin, as interesat kombëtare por gjithe jeten luftoi per kombin e nuk e tradhtoi deri ne qastet e fundit te jetes se tij dhe vdiq i varfër në mërgim. Lexusi im i dashur, do te ishte mire per ne shqiptaret te mesojm sa ma shume, cilet ishin burrat qe e bene te pamunduren per interesa kombtare, e cilet ishin tradhtaret e tije qe nuk lane faqe te zeze pa bere, per interesat e tyre personale. I juaj, mesuesi Isë

Edhe pse karieren time e fillova dhe e perfundova si mesues, kam filluar te “lakmoi” e “gjelozoi” ne “perspektiven” e atyre qe po sherbejne neper parti politike, te cilet nuk kane lidhje me politike e as me veteveten, jane shendrruar brenda nate ne pashallare e ne gjamall frikesues, per t`i mbrojtur pashallyqet e qifllyqet e veta, te cilat i kane ndertuar mbi fatkeqesine e ketij populli.
Ketyre pashallareve e gjamalleve te tanishem, deri dje nuk u degjohej zeri qe ishin gjalle diku, ndersa tani po u vlone pasuria, pashallyqet e gjamazllyqet mbi kurrizin e qytetareve te varfur, te cilet po i detyron varferia, ta leshojne vendin qe ta marrin boten ne sy per nje kafshate buke.
Keshtu e ka “ marifeti”, nese behesh militante partiak, brenda nate do te zgjohesh mbret e pasha gjamall, mbushur perplot qifllyqe, karier, tituj shkencor e grada, qe asku ne bote ksi “marifeti” nuk ka!
Lexuesi im i dashur, te lutem me ndihmo, ne cilen parti politike te sherbei si militant partiak, te behem pasha e gjamall friksues, apo te rri ketu ne koliben time, duke e veshtruar “marifetin” e pashallareve gjamalle, qe brenda nje nate jane shendrruar ne “agallare” e “pashallare”, ne “dijetare” e “shkenctare” edhe pse kush ne bote kesi “marifeti” nuk ka pare? I juaj, mesuesi Isë

Ashtu si kemi menduar e vepruar jemi, si po mendojme e veprojme do behemi. Nese mendojme e veprojme ta ruajme shendetin fizik, psikik, social, moral e kombetar, shendet te mire do te kemi, sepse veprimet tona mbeshteten ne permbajtjen e mendimeve qe i prodhojme. Po menduam per nevojen e ngritjes se vetdijes, edukimit, miresjelljes, ideve dhe pikepamjeve tona, do te pason ngritja, zhvillimi dhe persosja e tyre. Nese mendojme per vepra humane, marale, kombetare dhe per drejtesi e barazi, sjellje te tilla bejme. Po menduam per respektin, dashurine, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkepunimin me tjeret, veprime te tilla do te jetesohen dhe frytet e ketyre virtyteve do ti korrim gjate jetes.
Nese mendojme mire apo keqe, e mira apo e keqja do te na gjene. Ashtu si mendojme edhe veprojme. Si veprojme jemi, si jemi edhe menyren e te jetuarit e kemi.
Po menduam e punuam qe ta mbrojme, zhvillojme, edukojme dhe persosim familjen tone, nje familje e tille do te pasoj. Po menduam me zemer e shpirte per unitetin kombetare, per bashkimin e trojeve, per lirine dhe pavaresine e vendit, heret ose vone te gjitha do te realizohen.
Keto qe i cekem me larte, nese i bejme realitet, individual, familjare dhe kombetare ne mendimet e veprimet tona, ate realitet do ta kemi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme ti zgjedhim me vemendje e me kujdese mendimet tona per jete me te mire, me te begatshme e ma dinjitoze si individ, familje dhe si komb, sepse sipas mendimeve dhe veprimeve tona, pason edhe menyra e te jetuarit.
I juaj, mesuesi Isë

Egoistet dhe karieristet ekstrem i kane sjelle e po i sjellin plage te medha kombit tone duke shkatrruar ne çdo segment, per interesa te veta. Keto qenje te mbrapshta e te shemtuara jane te pa ngopura dhe nuk kane te ndalur me sjelljet dhe veprimet e tyre shkaterruese, ne dem te interesave kombtare.
Eshte e pamundeshme te zhvillohen e te perparojne ne hap me kohen institucionet tona shtetnore, politike, ekonomike, juridike, shendetesore dhe edukative e arsimore nga larte-poshte, me egoistet dhe karieristet ekstrem ne balle te tyre, te cilet zhvatin çdo gje qe gjejne perpara, dhe devalvojne e shkaterrojne çdo gje qe u vije per dore, po ashtu keto qenje te qoroditura njerezore e falin dhe e shesin atedheun pa pike turpi.
Ka apo nuk ka altruizem ne mesin e kombit shqiptar?! Ka apo nuk ka altruist shqiptare qe tu thojne stop egoisteve e karieristeve ekstrem barbar e te shemtuar, te cilet me shemtine e vete edhe pjese te atedheut po falin dhe po shesin si te terbuar?! Ka apo nuk ka altruist qe i besojne vetes, gjuhes shqipe, kombit, atedheut, lirise, zotit, e qe i dojne me zemer e me shpirt dhe i mbrojne ato, ne dallim prej egoisteve e karieristeve ekstrem, te mbrapsht e te shemtuar, qe manipulojn ne emer te Zotit, ne emer te gjuhes, ne emer te kombit, ne emer te lirise e luftetareve te saje dhe ne emer te atedheut?!
Kishte altruist ky popull dhe ka, por ata qe ishin kane ra per liri te mos vdesin kurr, e keta qe jane gjalle, nuk e kane marr guximin me u perballe me egoistat e karieristet ekstrem e barbar, qe t`ua bejne me dije te shemtuareve se, i ka ardhe fundi durimit qe ta perballoi edhe me tej kete barabarizem tmerrues e shkaterrues te tyre.
Altruistet jane njerez qe interesin e vete personal nuk e vejn kurr mbi interesin kombetar dhe ne dem te tjereve, por se bashku me interesin kombetare e shohin edhe realizimin e interesave te veta. Keta perhere jane te gatshem te flijojne interesat personale dhe jeten, per interesa kombetare, per liri e per pavaresi te trojeve tona.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta luftojme egoizmin e karierizmin ekstrem ne radhet tona personale, familjare, grupore, fetare e politike dhe t`i luftojm egoistet dhe karieristet ekstrem si qenje te deformuara e te mbrapshta njerezore, qe t`i mbrojme interesat tona kombetare. I juaj, mesuesi Isë

Nuk e arritem lirine qe 2000 vjete. Atdheu i yne eshte ndare e po ndahet ne copa e grima dhe eshte fale e po falet per kiamet, here ne principata e her ne pashallyqe, her ne banovina e her ne pokrahina, her ne kosmet e her ne zajednica, duke na udheheqe perandor romak e perandore bizantin, pashallare e sulltanë turko-aziatik, car e krajla sllavo- greko ortodoks. Kurse kalaveshat tane te politikes, po e perdredhin trupin para tjereve e para pushtuseve si balerina, perplote tradhti e marrezi, atehere e sot, si te mjere, besa duke i thene vetes kogja daij e kavaler. Atdheu e politikanet tane te mjere nuk ishin e nuk jane edhe sote te bashkuar, as qe e kane ndermend ta bejne kete akt. Tokat tona i kane ndare hise per veti e po i ndajne slloven e hungarez, kroat e serb, malazez e maqedon dhe greke e bullgar, qe i vizatoi e po i vizaton me maje thike, Europa e civilizuar mbi kokat e padijshme e mbi shkurtpamesine e shqiptareve, t`i shperblej ardhacaket me trojet tona,siq i ka shperblyer ma pare.Ndersa mesi i zemres tone eshte nda per faqe te zeze, Kosove e Shqiperi, pa i numruar edhe ndarjet e mjera e tragjike ne baza fetare, regjionale e politike. Duhet pune e madhe, vetedije e larte kombetare, vullnet i forte, dashuri e zjarrte, guxim, sakrifice e trimeri, per ta bashkuar nenen tone Shqiperi, sepaku kah jane te mbuluara trojet tona me popullate shqiptare, qe ti shembim keta kufije shqiptaro-shqiptar mes shqiptareve, e jo te na futen sllavo-grek edhe sote e kesaje dite me aminin tone e te europes, ne kete pak hapsire shqiptare qe na ka mbete.
Lexuesi ime i dashur, me budallaki, me tradhti e me lakmije, nuk e fituam lirine qe 2000 vjete e nuk do ta fitojme kurre dhe nuk do ta bejme bashkimin e trojeve tona, por perkundra do ta shesim e do ta falim per marrezi. I juaj, mesuesi Isë

Te gjithe ata qe nuk jane te kenaqur me emrat e mbiemrat e vete, me perkatesine kombtare e fetare qe u takojne, me perkatesine politike dhe vendin ku jetojne, i kane mundesite te lajmrohen tek Janullatosi ne Shqiperi, Papafranqesku ne Vatikan, Dorgut Ozall ne Stamboll, Shefqet Krasniqi ne Kosove, qe t`i nderrojne emrat e mbiemrat e vete, perkatesine fetare dhe vendin ku jetojne, sipas deshires qe e kane, nga emra e mbiemra krishten ne ata musliman, nga emra e mbiemra musliman ne ata krishten , nga emra e mbiemra katolik ne ortodoks, nga ortodoks ne katolik dhe nga katoliko-ortodoks ne musliman e anasjelltas, te nderrojne fe e te konvertohen nga krishten ne musliman dhe anasjelltas. Nga shqiptar ne grek, ne shka, ne maqedon, malazez, turq dhe ne italjan e çka ua done deshira edhe per ndrrim vendi nese deshirojne. Poashtu vlene edhe per ata qe nuk jane te knaqur me partine politike te ciles i takojne, te lajmrohen tek Hashim Thaçi e Lulzim Basha i PD-s, Edvin Rama i PS-s, Isa Mustafa i LDK-s, Pacolli i AKR-s, tek Haradinaj i AAK-s dhe Ali Ahmeti i BDI-s. Kete mundesi na ka ofruar demokracia dhe civilizimi europian, edhe pse vleren e emrit dhe mbiemrit, vleren e perkatesise kombetare e fetare te personit dhe vleren e vendit , ia rrite apo ia ule vepra e vete e secilit person, e jo ndrrimi i emrit, kombit, fese, politikes dhe vendit.
Lexusi im i dashur, ndash nderro e ndash mos nderro emer e mbiemer, perkatesi fetare, kombetare e politike dhe ndash nderro vend, nuk ta rrisin e nuk ta ulin cilesine e vepres tende qe e manifeston gjate jetes, perpos vetevetja. I juaj, mesuesi Isë

Gabimet qe i bejme nuk kthehen më dhe pasojat qe ndodhin per shkak te tyre, nuk ndalen dote.
E pamundeshme eshte te permiresohet tani, humbja mbi 80% e teritorit tone, humbjet ne njerez, gjakderdhjet, turturat, poshtrimet dhe dhunimet e shkaktuara neper kohe e shekuj. Humbjet ne kulture, ne gjuhe e ne zakonet tona qe i patem dikure, e qe si kemi tani. Me nje fjale, siq i kemi humbur mbi 80% te teritorit, po me ate perqindje i kemi humbe edhe vlerat tona qe i kishim ma pare, per shkak te gabimeve  tragjike, qe i benim duke vrapuar pas pushtuseve, duke sherbyer per ta dhe duke harruar veten fare.
Tani e tutje do te thellohen edhe më shume pasojat, nese nuk mesojme nga gabimet e se kaluares, nese i perserisim prap ato dhe nese nuk i korigjojm  tersisht sjelljet, te mos shkojne ne favor te pushtueseve e ne dem tonin.
Lexuesi im i dashur, perseritja e gabimeve eshte  gabim akoma ma i madhe e i shumfishuar, qe na mbane edhe metej ne rrugen vetshkatruse, me pasoja edhe ma te medha.                                                                                                                                                                                                                                   Ky mesazh vlene per korigjimin e gabimeve personale, familjare, institucionale, politike, fetare, intelektuale e profesionale dhe shtenore e kombtare. I juaj, mesuesi Isë

 

Shumica e njerezve qe kane linde ne rrethana te palakmushme dhe pa privilegje e perparesi te ndryshme, kane marre vendime konstruktive, qe i kane kapercyer rrethanat e pavolitshme duke arritur suksese te medha gjate jetes dhe jane bere shembull i mire per tjeret.

Prralla n`shkalle e dukati n`balle. E mira n`golesh e keqja prej nesh! Loja ende vazhdon prapa skenes.

 Shume njerez edhe pse lindin te privilegjuar me perparesi gjenetike, perparesi ambienti dhe me perparesi familjare e politike, nga menyra e marrjes se vendimeve per te vepruar gjate jetes, ata i kan humbur te gjitha privilegjet dhe perparsite qe i kane poseduar, ne vend qe t`i rrisin e perparojne ato per favore te veta, per favore familjare e kombtare. Na duhet kujdes i shtuar kur marrim vendime per diçka, nese nuk e deshirojme deshtimin dhe humbjet. I juaj, mesuesi Isë
Menyra se si i marrim vendimet per ndonje veprim, eshte ajo qe e percakton fatin tone te mire apo te keq gjate jetes, e jo rrethanat mes te cilave gjendemi. Shum kush, nga menyra e marrjes se vendimeve per te vepruar e punuar diçka, i humb gjitha te mirat qe i posedon besa edhe jeten, apo i fiton te mirat edhe nese niset nga zeroja, duke u bere shembull i mir apo i keq per tjeret.

Lum per ata njerez qe nuk e lejojne veten, te knaqen me kenaqesi afatshkurtera, e te mbulohen me pabesi, paftyresi, tradhti e turpe tjera afategjata e te perjetshme!

Sa shume i kemi harruar apo sa pak po mesojme per burrat e Atedheut dhe kontributin e tyre, qe e kane dhane per kombin e po e japin! Sa shume i kemi harruar apo sa pak po mesojme per deshmoret e kombit, sakrificen dhe amanetin e tyre! Sa shume i kemi harruar apo sa pak po mesojme per tradhtite e medha, qe ia kane bere e po ia bejne kombit tradhtaret. Kush nuk meson nga gabimet e se kaluares dhe i harron ato, e keqja prap perseritet.

Lexusi im i dashur, po vazhdoi ende per aq sa kam kapacitet intelektual e fizik, ta strukturoi jeten time personale dhe nuk do ta lejoj veten me asnje kusht e qmim, të shes e te fale pjese te Atdheut t`im, t`i tradhtoi interesat kombtare, miqte e dashamiret e mij dhe te shkel mbi gjakun e deshmoreve dhe amanetin e tyre. Nuk do t`i lejoj vetit kurr te shoqerohem me lavdine afatshkurter e turpin afatgjate e te perjetshem, derisa te mos jem i qmendur.

Eshte shume e rendesishme te mesojme gjate jetes, t`i zotrojme sjelljet tona, e mos te veprojme ne dem te tjereve. T`i persosim ato ne favor te permiresimit te raporteve mes njerezve e mes familjareve tane, sepse te vetmuar, te izoluar e te urrejtur nga shpirti i nje populli, nuk na duhet asgje e vlefshme ne kete bote.

Shesim viza per miza e puliza, te largohen sa ma pare nga ketej, dhe te sorrullaten rrugeve poshte e perpjete qe nga large andej, ne sherbim per te tjeret, heeejjjj…!

Edhe sikur t`i kemi gjitha t`mirat qe i ka bota njerezore, nuk kane vlere aspak per ne shqiptaret, nese nuk e posedojme shendetin e duhur mendor e fizik, edukaten morale e kombtare dhe respektin, mirekuptimin, dashurine dhe unitetin mes veti si komb, t`i gezojme sebashku ato t`mira.

Ne jemi ma shume se sa dukemi ne siperfaqe, menderisht, emocionalisht e fizikisht. Kete gjendje mund ta ndryshojme per çdo aspekt te jetes sone, atehere kure vendosim te mos jemi ma pak se sa dukemi dhe ma pak se sa kemi mundesi te jemi, per t`mire e anasjelltas.

Te jesh mesues i mire shpirterisht, i pegatitur profesionalisht e pegagogjikisht dhe i perkushtuar moralisht e kombtarisht per edukimin e shendosh intelektual, emocional, social, fizik e kombtar te gjeneratave tona, vertete eshte vlere e madhe qe nuk matet e krahasohet me gjë tjeter, eshte detyre delikate e me pergjegjesi dhe e shejte. Lum ai mesues qe eshte i kompletuar dhe bene perpjekje sistematike te kompletohet per kete pune madhore!

Disa rrojne vetem per t`ngrene e disa e bejne ngrenjen per te jetuar. Ata qe rrojne per t`ngrene, memdheun nuk e mbrojne, per liri nuk sakrifikojne, as pjaten prej dores nuk e leshojne.

Lum per ata qe e marrin nen kontroll fatin e tyre te shendetit edukativ, intelektual, emocional, social, moral, fizik e financiar, pa te cilat nuk ka rehatij, perspektive, dinjitet e lumturi ne jete.

Me doemos, do te denohen nga populli e Zoti moralisht, shpirterisht dhe fizikisht ata qe shkelin betimin mbi etiken e Hipokratit, ne dem te pacienteve dhe sherimit te tyre. Ata qe i kane zene tri e kater vende te punes, ne dem te papunesuareve, te cilet po jetojne ne varferi ekstreme. Ata qe po e shkatrrojne nga temelet drejtesine kosovare, qe ti mbrojne padronet e tyre. Ata qe perdorin substanca kimike helmuese neper artikuj ushqimor, ne dem te shendetit te konsumatorit. Po ashtu, heret ose vone do te denohen e do te ndeshkohen nga populli e nga Zoti, ata qe merren me trafikimin e dhunimin e qenjeve njerezore, me trafikimn e substancave narkotike, duke shkatrruar jeten e qindra te rinjeve dhe te rejave shqiptare e te rinjeve tjere,per perfitimet e tyre personale. Ata qe po i bejne konkurence te pandershme edukimit e arsimit permes shkollave dhe univerziteteve, qe nuk i perfillin kriteret dhe parimet e edukimit dhe arsimit cilesor, sipas kerkesave te kohes. Ata qe nuk e informojne opinjanin drejte e sakte, por e informojne sipas shijeve dhe intersave politike dhe interesave te tyre personale e karieriste. Ata qe e keqperdorin pasurine shoqerore permes tenderimeve e dallavereve te ndryshme dhe korruptohen kemb e koke.
Lexusi im i dashur, sa e keqe, e turpshme, e pandershme, kriminale, e dhemshme dhe sa e padurueshme kjo gjendje qe perhere e me shume po keqesohet! I juaj, mesuesi Isë

Eshte per t`na ardhur keqe se skenen tone politike, fetare, intelektuale dhe ate kombetare, gjithnje e ma shume po e mbulon hipokrizia dhe hipokritet.
Hipokrit ne politike, hipokrite ne fe, hipokrit intelektual, hipokrizi ne ekonomi, ne drejtesi, ne arsim dhe ne shendetesi. Nuk mbete ku, pa i fut turite hipokriza, marrezia e paftyresia e hipokriteve!
Po atehere kush na qenkan hipokritet, çka bejne ata? Hipokritet shtiren sikur jane njerez te mire, te virtytshem e te dashur, me qellim qe ti genjejn, ti mashtrojn, e shfrytezojn tjeret. Hipokritet mbajne qendrime me shume fytyra, asnjeher nuk e zbulojn fytyren e vertete te tyre. Ata nuk jane te çilter, shtiren si te ndershem, si te drejte, si human, si te dijshem, si fetar, si atedhetar, por kurr nuk tregohen e nuk deshmohen te tille, ne jeten e perditshme. Qendrojn large asaj qe e thojne, kurse gjenden ne mes te asaje qe e bejne, te zhveshur lakuriq ne shpirte e te veshur me turpin e tyre. Ato qe i thojne hipokritet ne skenen politike, fetare dhe intelektuale, nuk kane asgje te perbashket me realitetin e hidhur, perpos maskes per ti fshehe veprat kriminale te tyre qe i bejne ne praktike.
Keta jane hipokritet, kjo eshte hipokrizia e tyre, qe po e perfshine ditadites skenen tone politike, fetare, ekonomike, shendetesore, edukativo-arsimore, juridike dhe kombetare.
Lexuesi im i dashur, nuk do te ishte ne nderin tone te jetojme si hipokrit dhe ta mbulojm me hipokrizine tone poilitiken, fene, diturine, ekonomin, shendetesine, arsimin drejtesine dhe fusha tjera ne nivel kombtar, per ta bere nje jete te turpshme hipokrite. U lutem, ta luftojm hipokrizine kudo qe gjendet ajo dhe te behemi dige e forte qe i pengon hipokritet te gjallerojn ne dem te interesave tona personale, familjare e kombetare. I juaj, mesuesi Isë

Menquria ma e madhe e njeriut eshte te kuptoi drejte se çka duhet adhuruar, perkrahur dhe mberojtur e çka jo. Mes gjykimeve pozitive e negative, shpehere bijme viktime e gjykimeve jo te drejta nen ndikimin e interesave personale, bindjeve te ndryshme ideologjike, partiake, fetare, perkatesive grupore, familjare, farefisnore, miqesore, kolegiale e regjionale.
Nga keto ndikime, nese nuk jemi te kujdesshem e korrekt dhe nese e kemi nivelin e ulte te ndergjegjesimit, shpehere e adhurojme ate qe duhet urrejtur dhe e urrejme ate qe duhet adhuruar, duke i zavendesuar vlerat me antivlera.
Kure antivlerat ua zene vendin vlerave, pason medoemos ngecja, degradimi dhe dedvalvimi personal, familjar, partiak, fetar, ideologjik, profesional, shkencor, politik, shtetnor e kombetar.
Lexuesi im i dashur, virtyti me i madh njerezor eshte, kur dijme ti dallojm vlerat prej antivlerave, tradhtaret prej kombetareve, dinaket, ciniket dhe injorantet prej te sinqerteve, te drejteve e te ndershmeve. I juaj, mesuesi Isë

Nuk eshte miqesi dhe dashuri e vertete e atyre qe ecin sebashku me ne, sikur hija jona qe na ndjeke prapa, derisa te ecim neper rreze te diellit. Sa po te futemi ne nje zone ku nuk ka rreze dielli, ata nuk i kemi prapa, zhduken siq zhduket hija e jone. Sa shume dashuri e miqesi te till ka mes nesh, sa shume dashuri te rrejshme ka ne raport me atedheun, me lirine e pavaresine! Kjo kategori njerezish, sa pak sakrifikojne per tjeret, sa pak miqesi e dashuri kane ne zemren e tyre, e sa pak guxim e vendosmeri, qe t`ia rrisin nderin, moralin, dijen, edukimin dhe zhvillimin ekonomik, shendetesor, juridik e politik te kombit! Miqesi e dashuri e vertete eshte ajo, kur duhet miku dhe kombi, ne kohe te mira e ne kohe te veshtira, eshte ajo kur fjala e dhene mikut, nuk shkilet, kure besa e dhene mbahet edhe ne kohe te mira edhe ne ato te veshtira, per ndryshe do ta marrim epitetin e njeriut qe shkele fjalen edhe besen e dhene. Ata qe shkelin mbi miqesine dhe dashurine e vertete, quhen tradhtar, te pa bese, te padashur, jomiqe dhe te pafytyre. Lexuesi im i dashur, ne nderin tone eshte mos ta shkelim fjalen dhene mikut, shokut, shoqes dhe mos ta shkelim besen dhene kombit dhe atedheut, mos te bejme miqesi e dashuri falso, per interesa tona te ngushta personale qoft fetare, qoft politike, qoft ekonomike, sepse do ta ulim veten deri ne permasa qesharake, te turpshme e tradhtare. I juaj, mesuesi Isë

Perqarjen e shkatojne, niveli i ulte i edukates, diturise dhe kultures, niveli ulte i zhvillimit ekonomik dhe varferia, mos sukseset personale, familjare, kolektive, shoqerore e kombetare, pamundesia e arritjes se lirise dhe pavaresise ne shkalle kombetare edhe pamundesia e bashkimit te trojeve tona. E shkaktojne bindjet e besimet e ndryshme qe bijne ndesh me njera tjetren, egoizmi ekstrem personal, lakmia e qoroditur, karierizmi, mendjemadhesia, mos respekti e mos toleranca. Niveli i ulte i dashurise, mungesa e vullnetit ne pune dhe sakrifices per perspektiven kombtare. Ambicjet e ulta qe ta japim kontributin tone secili ne familje dhe ne vendin e punes ku punojme dhe kemi pergjegjesi. Mungesa e deshires, vullnetit dhe guximit per ta luftuar korrupcionin, familjarizmin dhe keqeperdorimet e ndryshme ne nivel vendi, te cilat shkaktojne deme te pa riparueshme.
Derisa te bindemi, t`i eliminojme gjitha dukurite negative, do te pasojne deshtimet kudo e kurdo ne nivel personal, familjar, shoqeror, politik, fetar dhe ne ate kombetare. Deshtimet ne nivel kombetare shkaktojne varferi, pakenaqesi,humbje te shpreses per te bere jete normale, padituri, nervoze, urrejtje, xhelozi, keqkuptime, anarhi dhe perqarje mes nesh. Pa nje perparim shtetnore e kombetare, nuk mund te kete perparim te kenaqshem individual e familjar, sepse lindin ngatrresa, keqkuptime, urrejtje dhe trazira, deri ne kryengritje civile ne shkalle vendi.
Te vertetat dhe principet e perjeteshme u paraprijne te gjitha politikave ne nivel vendi dhe ne nivel boterore, ne te gjitha periudhat historike te njerezimit. Per aqe sa jane perqafuar ato, po per aqe kane pasur kane sukses. E verteta dhe principet univerzale perqafohen aqe sa kane kapacitet te dijes dhe kultures, secili shtet e secili komb ne bote dhe sa e kane kultivuar humanizmin, drejtesine dhe barazine ne kulturen e tyre.
Pa u mbeshtete ne te vertetat dhe principet univerzale e te perjeteshme, qe vlejne per mbare boten dhe per ne, nuk do te na mbetet force intelektuale e shpirtnore ne vetedijen e nderdijen tone personale, familjare dhe kombetare, qe t`i shkepusim njehere e mire zingjiret e varferise, mjerimit, vujtjeve, streseve kronike, urrejtjes, xhelozise, mos sukseseve, perqarjes dhe roberise tone shume shekullore.
Lexusi im i dashur, eshte e nevojshme ta bejme bashkimin shpirtnor, emocional, intelektual e social, me deshiren qe ta rrisim e kultivojme sa me shume dijen e kulturen tone kombetare e nderkombetare dhe ta kultivojme vetedijen per unitet kombetare e bashkimin e trojeve dhe ta kultivojme shprehine e organizimit te punes dhe sakrifices per liri e per Atedhe. I juaj, mesuesi Isë

Serbija ishte dhe eshte vrastare e popujve, sidomos vrastare e shqiptareve. Ajo ishte, eshte dhe ka deshire te flakte te mbetet ruse, sepse nga andej ka ardhe ne trojet tona te gadishullit Ilirik. Nje shtet te tille e perkrahte dhe po e perkrah me çdo kusht Europa, ta kete ne mesin e saje.
Çfare leverdie kemi ne shqiptaret te jemi se bashku ne Europe me xhelatet tane dhe shtetet vrastare te popujve te ballkanit, sidomos me Serbine e Greqine te dalluara per vrasje te shqiptareve dhe pushtim te tokave te tyre, e pastaj me maqedonin e malin e Zi, aspak ma te mira se ato ?! I juaj, mesuesi Isë
Nese i qendron te vertetes konstatimi se, mund t`i kemi e t`i bejme ato qe i deshirojme dhe te behemi ata qe dojme, do te ishte e madherishme te behemi njerez sa ma te mire e sa ma te ngritur dhe t`i kemi e t`i bejme vetem gjerat e mira e jo te kqijat.

Ne ato gjera qe i perqendrojm ma shume mendimet, ato do ti arrijme gjate jetes.
Ngjarjet dhe gjerat me te cilat rrethohemi, jane produkt i mendimeve dhe sjelljeve tona.

Sa shume njerezve, lakmia ua ka deformuar shpirtin, mendjen, zemren, karakterin, humanizmin dhe sjelljet mes tjereve lakmia! Sa shume ngatrresat e vrasjet jane shkaktuar mes njerezve, per shkak te lakmise. Lakmija eshte vesi ma i qoroditur dhe ma i pandershem mes veseve tjera. Mjer ata qe i perfshine kjo qelbesire e keqe!
Lexusi im i dashur, lufta me e madhe per ne si qenje te vetedijshme njerezore, eshte ta luftojme e ta qrrenjosim nga shpirti, nga zemra dhe nga karakteri yne lakmine e cila na deformon tersisht personalitetin dhe na fute ne hasmeri, ngaterresa e ne vrasje mes njerezish, mes vllezerve, mes antareve te familjes, mes te afermeve, farefist dhe mes miqeve e dashamireve tjere.

Sjellje egoiste konsiderohen veprimet qe i bejme ne deme te tjereve, per t`i realizuar deshirat dhe qellimet e ulta personale, permes rrugeve te ndryshme e te panjerezishme. Kjo dukuri e shemtuar po perhapet ne shoqerine shqiptare.
Qe ta kemi ndergjegjen e paster, per asnje qast dhe me asnje qmim, nuk duhet lejuar vetit te bejme sjellje te atij niveli, qe jane te vershuara nga egoizmi sadist shpirteror, e u sjellin deme tjereve, duke keqperdorur dhe pervetesuar  ate qe nuk eshte e jotja, ate qe eshte shoqerore e kombetare per interesa tuaja

Albert Ajnshtajn edhe pse nuk arriti te behej i pasur gjate jetes se tije, ishte njeri nder njerezit ma te suksesshem ne bote. Ai me te arriturat e veta shkencore e ndryshoi boten per te mire, sepse e kuptonte ku eshte, kuptonte ku po shkone, çka po done, e çka me bere dhe e kishte nje plan per veprim, t`i  arrij ato qe i  synonte.
Si po duket, shumica prej nesh nuk po e kuptojm ku jemi, ku po shkojme, çka po dojme, çka po bejme dhe nuk kemi kurrfar  plani per veprim, ti arrijme synimet tona si individ, si familje, si shtet e si komb. Vaj halli per ne!

Ata që e kuptojn drejtë dhe e njohin mirë mundesinë dhe vlerën kolosale të sekretit jetësor, i mundësojn vetit favore ekonomike, shëndetsore, jetë të qetë e të lumtur, mardhënje të mira mes njerëzve, bëhen ata që dëshirojn dhe favore tjera në suaza njerezore. Ky sekret i madh jetësor është ligji i tërheqjes, njëri prej ligjëve precize natyrore, pjesë e sëcilit jemi edhe ne si qenje njerëzore.

Tek ne shqiptaret, ne politike shume premtohet, pak ose aspak behet. Ne shkence e ne art shum shkruhet, pak thuhet. Ne fe, Zotin prej gojes nuk e leshojne, pak prej atyre i besojne.

Fshehtesia ma e madhe shekullore eshte fuqija e nderdijes njerezore, e cila qendron e fshehur ne thellesite e mendjes sone. Kush e kerkon e gjene dhe e perdor per nevojat e veta jetesore, e ne te mire te tjereve.
Kjo fuqi e madhe, per aq sa sjelle te mira, po per aq sjelle edhe te kqija, nese nuk dijm ta perdorim.

Ne brendine tone shpirterore, emocionale dhe mendore gjendet depoja e cila permbane çdo gje qe na nevoitet per jete te lumtur, te pasur e te dinjitetshme.
Kote kerkojme gjera me vlere, kote kerkojme lumturi e pasuri dhe kote kerkojm dinjitet e marifet, jashte depos sone personale.

 

Nese kjo shpate nuk godet parreshtur mbi koken e padrejtesise, do ta godet trupin e saje per vdekje. Si po duket, kjo shpate drejtesie per dike qendron e mbyllur ne kellefin e vete, e per dike vringllon pameshirshem mbi kokat e tyre, duke u shendrruar nga shpate drejtesie ne shpate padrejtesie.
Kesaj i thojne vetevrasje, ku triumfone padrejtesia ne dyluftim me drejtesine.
Ne ate vend ku triumfone padrejtesia, nuk ka shtet, nuk ka demokraci, barazi, respekt,nuk ka kultur, edukim, shendetesi, ekonomi, shkence, nuk ka mbrojtje te qytetarit dhe pasurise se tij dhe nuk ka zhvillim e perparim, por ka tirani, anarhi, presion, korrupcion, varferi, mos tolerance e shume ligesi tjera.
Lexuesi im i dashur, tani per tani mbi kokat tona po godet pameshirshem shpata e padrejtesise. I juaj mesuesi Ise.

Gjuha eshte perpunuar nga njerezit, qe te merremi vesh mes veti, e jo te mashtrohemi e te tradhtohemi permes saje.
Sote gjuha po perdoret gjate komunikimit me tjeret, me tendence rritje per mashtrime, etiketime, urrejtje, kercnime dhe perqarje mes nesh, se sa per marrveshje, informim te drejte, mirekuptim, respekt, tolerance, bashkpunim e per perkrahje njeri tjetrit.
Ky komunikim, qone drejte shkaterrimit te asaje qe eshte arritur me djersen, angazhimin, diturine e sakrificen e tjereve.
Permes ketij komunikimi, dita dites po humbet barazpesha e vlersimit te drejte te dukurive negative e pozitive, ne mesin tone shoqeror e kombetar.
Lexuesi im i dashur, dukurite negative te kesaje shoqerie, mund te sherohen kur ta perdorim per komunikim gjuhen e marrveshjes, mirekuptimit, tolerances, bashkpunimit, respektit dhe vleresimit sa me te drejte e te argumentuar te dukurive negative e pozitive, qe gjallerojn ne mesin tone shoqeror e kombtar. I juaj, mesuesi Isë

Ne kategorine e pare te njerezve bejne pjese ata qe jane te magnetizuar me ideal, vullnet, deshire, dashuri, guxim, altruizem dhe te vendosur ta ndryshojne veten per te mire dhe ta ndryshojne rethin, me te cilin rrethohen e ma gjere.
Ne kategorine e dyte te njerezve bejne pjese ata qe jane te zhveshur tersisht nga ideali, magnetizimi, i cili rrjedhe nga vullneti, deshira, guximi, altruizmi e dashuria per ta ndryshuar veten dhe rrethin mes te cilit gjenden. Kjo kategori i gjason menyres se veprimit te buitakeve qe e presin me goje te hapur ate ushqim, qe ua sjellin rrjedhat e lumejve dhe valzimet e valeve te detit.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ta lejojme veten, qe te zhvishemi nga magnetizimi dhe ideali, per ta ndryshuar sistematikisht veten dhe rrethin mes te cilit jetojme, sepse doemos do bijme ne menyren e berjes jete siq e bejne butaket, shpuzoret, gojrrumbullaket dhe pakurrizoret. I juaj, mesuesi Isë

Vellezer shqiptare , po u thrras te bejme perpjekje sistematike qe ne shpirtin, mendjen dhe zemrat tona, te zej vend meritor drejtesia, pastertia, dinjiteti, dashuria, altruizmi, bashkimi mes nesh, mirekuptimi, toleranca, respekti, bashkpunimi, deshira per pune, guximi e vullneti per iniciativa, sakrifica per t`miren e pergjithshme kombtare, humanizmi, solidariteti ne raport me tjeret e atdhedashuria dhe jo kurr te zej vende padrejtesia, papastertia, djallezia, padinjiteti, urrejtja, xhelozia, keqkuptimi, perqarja mes nesh, mostoleranca, zhgenjimi, frika, pertacia, ogoizmi, lakmia, antihumanizmi, josolidariteti, jorespekti, dhe tradhtia.
Lexusi im i dashur, ne nderin dhe favorin tone eshte, te pozicionohemi e t`u lejme vend ne shpirtin, mendjen dhe zemrat tona te rrenjosen vlerat njerezore, e jo veset qe u permenden ma larte. I juaj, mesuesi Isë

Çdo e keqe vjen nga sjelljet dhe veprimet e atyre qe jane egoist, te pangopur, te pandershem, te paedukuar dhe shpirterisht te ndotur e te shkaterruar, krahasuar me qenjet normale njerezore. Po ashtu, e keqja vjen nga ata qe nuk e kuptojne ku jane, nuk e kuptojne ku po shkojne dhe çka po dojne.
Gjithnje e me shume po shtohet numri i te papuneve ne mesin tone shoqeror e kombtar, po shtohet varferia, po humbin shpresat per jete normale, po e marrin boten ne sy te rijte tane ma te mire, duke u larguar nga vendlinja e tyre per nje cope buke , kurse te pangopurit me shpirt te ndotur e te shkatrruar nuk lene rrase pa rrotulluar, qe t’i punesojne macat e kucat e tyre, duke i shperblyer me nga dy e ma shume vende pune, edhe pse nuk i meritojne fare ato as profesionalisht, as moralisht e as kombtarisht, sepse askush ne bote nuk eshte i pergatitur profesionalisht per dy e ma shume vende te punes.
Krejte kete qe e bejne te pangopurit, e bejne ne emer te popullit, patriotizmit, drejtesise, aftesive profesionale, demokracise, politikes progresive dhe filozofise se mendimit pozitiv, edhe pse asnjeren prej ketyre cilesive nuk i posedojne, perpos synimit te largohen sa ma pare, nga menyra e te jetuarit Sokrat i vuajtur dhe te bejne jete si derr i kenaqur. Lxusi im i dashur, nuk eshte mire te bejme sjellje qe i shkatojne shoqerise sone te kqija, shkatrrime dhe demolime ne dem te tjereve, qe t`i largohemi menyres se te jetuarit Sokrat i vuajtur, e per t`bere jetë si derr i knaqur. I juaj, mesuesi Isë

Politika e tiraneve mbeshtetet ne pushtetin absolut e jo ne pushtetin ligjor demokratik, te barabart per te gjithe.Tiranet vijne ne pushtet dhe e mbajne ate me force, duke i neperkambur deshirat dhe vullnetin e qytetareve te vete.Kjo kaste politike jane tiran per vendin, per popullin dhe per kombin e vete, ndersa ne anen tjeter jane mjerana, qyqana e te perulur ne raport me pushtuesit tane e ne raport me nderkombetaret, per interesat e veta personale e klanore, duke quar ujt ne mulli te tjereve dhe ne mullijte e vete te pangopur.
Kush prete te mira nga tiranet dhe politika e tyre, e prete te zezen e vete.Fatkeqesisht po presin ne radhe disa sahanlepires intelektual, gjysem intelektual, fetar e gjysem fetar, te mira nga politika e tiraneve tane politik, qe po shkelin me te dyja kembet mbi ligjet dhe mbi kushtetuten tone kombetare e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte prit asnje e mire ne historine tone, nga politikanet tiran qe kane qene dhe jane ne balle te politikes sone kombetare e shtetnore. I juaj, mesuesi Ise

Sa më e lartë është vetëdia, për aq i kontrollon llojet e mendimeve që ia dërgojm ndërdies sonë.
Ndërdia është një kopsht i tillë, çfarë lloje mendimesh mbjellim në te, po atë lloi e rritë, e zhvillon dhe dalngadal e bënë realitet gjatë jetës.
Altruist ose egoist, kriminel, humanist ose i moralshem, patriot ose tradhtar nuk lindish, por behesh me kohen.

Rrembim vlerash te atyre personaliteteve qe deshmuan vlera te medha dhe mbeten deshmor te kombit. Kjo eshte vrasje e dyte e deshmoreve tane. Kete vrasje, kete perdhunim e rrembim vlerash te deshmoreve, po e bejne ata qe nuk kane vlera, nuk i deshmuan ato me asnje forme e veprim, por po deshmojne, se jane hileqare, ngatrrestar, rrembyes, perbuzes, fyes, rrenacak e perqares mes nesh dhe te korruptuar sipas direktivave kurdisur nga jashte, per ta devalvuar çdo gje qe eshte njerezore mes kombit tone dhe per te shkelur mbi gjakun dhe amanetin e deshmoreve.

Nuk eshte mire te humbim kohe e energji t`i kuptojme thash e themet e tjereve ndaj neve, sepse nuk kemi aq kohe e aq energji per ta humbur kote. Kjo vlene per te gjithe ata qe e rrespektojne kohen dhe e mbrojne energjine e vete, per te ecur drejte vlerave njerezore.

Ne kohe e ne rrethana te ndryshme, e kuptojme fare mire, kë e kemi vella, shoke dhe kë e kemi mike te vertete. Koha dhe rrethanat jane ato, qe ua zhveshin maskat njerezve qe fshihen pas tyre.

Paragjykimet e thash e themet, e izolojne njohurine tone nga faktet, argumentet, bindjet dhe besimet reale. Mos u mbeshtet kurr ne paragjykime e thash e theme, sepse nuk jane te verteta.

Injoranca e politikanit dhe intelektualit kure behen bashk mes veti, në emër të politikes e diturisë, është forma më qesharake dhe më e shemtuar e të gjitha injorancave.

Nuk mund ta paramendojme vleren e vetedijes pa e praktikuar ate gjate jetes.
Per aq sa i njohim parimet e nderdijes dhe i praktikojme ato, po per aq realizohen qellimet tona. Nese nuk i perdorim ne praktike njohurite, ato mbesin te pavlefshme.

Nga permbajtja e mendimeve tona qe i mbjellim ne kopshtin e nderdijes, dikush korrim fruta te mira, te buta e te embla e dikush barishta te egra.

Lënda e pare mbi te cilen behen realitet endrrat tona, eshte shpresa, besimi, vendosmeria, vullneti, guximi, dashuria dhe veprimi yne unik. Pa kete lende, do te sorullatemi poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa, te shperndare, te humbur e te hutuar si qurat ne mjegull.

Politikanet tane dhe disa prej akademikeve, intelektualeve, gazetareve dhe kleriket fetare ne nivel kombetar, i ka marr pusi edhe gjoli. Pa nje rremete te forte mali, nga keta nuk pastrohet trolli.

Mollat edhe pse te kendeshme e shume te mira per shendetin tone, nese kalben ato u vije era pleh dhe nuk ka kush ti fus ne goje.

Ma mire te jesh njeri ne çdo rrethane, se sa qene ku ka me ngrene.Disa hajne per te jetuar e disa jetojne per te ngrene.

Mos u mashtro e mos u gjunjezo, pas “fitores” se grabitqareve, te korruptuareve, hileqareve dhe tradhtareve! Nuk eshte e ndershme, te mashtrohemi e t`i neshtrohemi “fitores” se shkaterrimit, gjunjezimit e poshtrimit rreth te ardhmes sone dhe femijeve tane.

Ndeshkimet, kritikat e perqmimet duhet te ndodhin, qe te permiresohen ata qe bejne ndeshkime, mashtrime e keqperdorime ndaj tjereve, nese nuk e deshirojme jeten nen ndeshkim, turture, perqmim e nenshtrim.
Sot si po duket, tek ne shqiptaret nuk po ndeshkohen ndeshkusit, por te ndeshkuarit, sepse ndeshkusit i kane ne dore aparatet shtetnore te ndeshkimit dhe i ndeshkojne tjeret ne menyra te ndryshme dhe ua rrembejne pasurine e te ardhmen e tyre.

Per aqe sa qendrojme ne frekuencen e mendimeve negative, qe shkaktohen nga realiteti i hidhur me te cilin rrethohemi, po per aqe do te perballemi me perjetimin e ndjenjave te pakendeshme, te cilat na e bejne jeten tym e mjegull dhe flake e zjarr, duke na shkaterruar tersisht shendetin tone fizik e ate psiko-social dhe perspektiven permes ballafaqimit me realitetin e hidhur, qe e shkakton tek ne merzine, friken, zemrimin, hidherimin, pikellimin dhe urrejtjen ndaj tij.

Jeta nuk na sjelle smundje, fatkeqesi dhe vuajtje, ato ia sjellim vetes permes mendimeve, bindjeve, sjelljeve e shprehive te ndryshme, qe shkaktojne tek ne perjetime e shqetesime te demshme e shkaterruse per shendetin e perspektiven tone.
Alkoholiqarit, te droguarit, vrastarit, tradhtarit, te pandershmit dhe pertacit, nuk ua sjelle jeta keto shemti, por ata ia kane sjelle vetes.

Çka posedojme brenda shpirtit e mendjes e manifestojme ne raport me tjeret

Bota jone shpirterore, intelektuale, sociale e morale, e mire apo e keqe qofte ajo, manifestohet shume kjarte permes mendimeve, fjaleve, gjykimeve, konkludimeve, mimikes se fytyres, ngjyres se zerit, levizjeve trupore, menyres se te veshurit dhe veprimeve tjera te ndryshme qe i demonstrojme ne raport me tjeret gjate jetes. Sado qe bejme perpjekje t`i maskojme ato nga origjinaliteti i tyre permbajtesor, megjithate e qesin jashte ate qe e posedojme perbrenda. Lexusi im i dashur, Dale Carnegiu per kete qeshtje ka thene:” Sa shume kriminele fshihen prapa kravatave te tyre, qe i kane varur ne qafe dhe mbuluar me tesha te hekurosura dhe parfumosura”

Nese nuk e dojme me zemer e me shpirte diturine dhe nuk e bejm po ashtu punen intelektuale, edukative, morale, kombetare, artistike, profesionale, politike e fetare, ajo nuk e ka potencialin e vete te paster njerezor e as madheshtine qe duhet ta kete per ti binde tjeret, qe ta ndryshojne gjendjen e vete per jete ma te mire, ma njerezore e me dinjitet.

Dhuro e mos hezito!Dhurata ma e nevojshme dhe ma e vlefshme ndaj njerezve eshte konsiderata, kujdesi, simpatija, respekti, dashuria, ndihma, bashkpunimi e mirekuptimi mes tyre. Dhurata te tilla ka mundesi te jep secili dhe nuk kushtojne asnje cent, edhe pse jane te domosdoshme dhe kane vlere te madhe per njerezimin. Te dhuroshe eshte virtyt. Sa shume mungojne dhurata te tilla mes njerezish e sa shume kemi nevoje per to!
Lexusi im i dashur, per aq sa dhurojme, aqe edhe do te marrim.

E ardhmja e nje kombi eshte e vendosur ne nderdijen kolektive te popullit. Çfar mbjelle ne nderdijen e vete nje popull, ate do ta korr si komb.

Dhimbja, vuajtjet dhe trishtimi i njerezve perfundojne, kur ata i marrin ne duar te veta besimet, ndjenjat, deshirat, vullnetin, dashurine dhe veprimet, qe ta ndryshojn procesin e jetes se tyre dhe nuk presin kote nga tjeret, tua ndryshojn ato procese te pavolitshme , qe u ndodhin gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

 

 

Derisa te vetdisohemi t`i korigjojme gabimet dhe tu pergjigjemi sa ma drejte pseheve te jetes, me fajin tone privohemi nga te mirat e saje. Vertete jemi te interesuar qe ta kuptojme sa ma drejte se: “ Pse dikush eshte i lumtur e dikush jo, dikush i pasur e dikush i varfur, dikush i pasigurte ne vete e dikush perplot besim, dikush ka shtepi luksoze e dikush nuk ka fare. Pse dikush trajtohet gjenial ne punen qe e kryen e dikush jo edhe perkunder perpjekjeve mbinjerezore te tij, dikush arrine suksese lehtesisht e dikush jo, dikush ka bashkshortesi te lumtur e dikush jo, dikush ka lumturi ne familje e dikush jo, dikush ka raporte te mira me njerez e dikush jo, dikush sherohet nga smundjet e ashtuquajtura te pasherueshme e dikush jo”. Pyetje te natyres se tille qe kerkojne pergjigje, ka edhe shume tjera. Pergjigjen e drejte ne keto pyetje apo psehe te jetes “e gjejme ne thellesite e vetedijes dhe nderdijes sone”, sepse ate fare te mendimeve qe e mbjelle vetedija ne kopshtin e nderdijes sone, po ate fare e rrite ajo dhe frytet e mira e te embla apo barishtat e egra te tyre, do t`i korrim gjate jetes. Populli thot, “çka te mbjellish korrish”. Lexusi im i dashur, nese mbjellim fara te kqija permes vetedijes ne nderdijen tone, do te korrim therra e barishta gjate jetes e jo te mira. I juaj,Mesusi Isë

Edhe pse dukurite negative po e perfshijne shoqerine tone, ende nuk ka zera te forte e veprime te duhura nga Elita politike e intelektuale apo nga vete populli, per ti demaskuar dukurite negative te cilat po favorizohen nga nje pjese e grabitqareve, lakmiqareve, hileqareve dhe tradhtareve te ketije populli, qe po e shkaterrojne posurine kombetare per interesa te veta personale e grupore.
Eshte apo nuk eshte triumf i se keqes, kure shkilet kushtetuta dhe ligjet e saje, kure grabitet pasuria shoqerore e kombetare dhe shkaterrohet tersisht ajo, kure shkilet barazia e qytetareve dhe krijohen diferenca te medha mes tyre, kure shkilet demokracia dhe fjala e lire e qytetarit, kure favorizohen militantet politik qe sherbejne per militantizem te partise se vete, edhe pse nuk kane kurrfar merite profesionale, morale e kombtare, kure varferohet jeta e qytetarit per tu pasuruar nje grup grabitqaresh, kur devalvohen institucionet shtetnore e private, duke i manipuluar ato per interesa personale e grupore, kur devalvohet dija dhe edukata neper institucionet edukativo- mesimore, kur triumfone korrupcioni vdekjeprurers per vendin, kur trafikohen njerezit, substancat narkotike dhe kur perhapet narkomania dhe prostitucioni?!
Nese nuk ngritet zeri kundershtues i popullit dhe elites intelektuale te tije, por rrine duarkryq para ketyre dukurive, ka triumfuar e keqja apo jo?! Nese po, kush mund ta luftoi kete perpos popullit dhe elites se tije intelektuale?!
Lexuesi im i dashur, e keqja luftohet duke ngritur rrept zerin kunder saje dhe duke e luftuar pameshirshem me te gjitha mjetet ate, i madh e i vogel se bashku me eliten e tij intelektuale ne balle te popullit. I juaj, mesuesi Isë

Sikur ta kisha nje ze te forte ta degjoi rinia shqiptare, kudo qe jane ne atedhe e neper bote, do tu them: Lexoni, lexoni sa ma shume libra, te cilat u persosin ne aspektin personal, profesional, intelektual, politik, fetar, moral e kombetar!
Nuk ka jete te begatshme, te lumtur e krenare, pa dije, pa edukate morale, intelektuale, pa edukate kombetare dhe edukate te punes. Nuk ka liri, nuk ka unitet kombetar dhe bashkim te trojeve tona, nuk ka pasuri, nuk ka zhvillim e perparim personal, familjar e kombetar, nese nuk lexojme e nuk mesojme me dashuri gjate gjithe jetes mbare.
Do t`ua beje nje lutje nga zemra e shpirti im, rinise sone te dashur, mos ia ktheni shpinen librit, lexoni dhe i dashuroni sa me shume ato, nese keni deshire ta kuptoni veten, ta persosni, nese keni deshire ta njihni te kaluaren tone kombetare te hidhur e krenare shekuj me radhe dhe nese keni deshire ti kuptoni vlerat dhe marrezite e kesaje bote. Do t`u them vendosmerisht, lexoni e mesoni gjate ter jetes, rruge tjeter ma te mire nuk ka, per ta deshmuar veten se edhe ne jemi njerez ne mesin e njerezve te kesaj bote! I juaj, mesuesi Isë

Po “lakmoi shume” ne “statusin e veteranit” dhe nuk po me pritet te me paguhet, heret ose vone mundi e djersa ime, permes “statusit” te pensionistit. Keto dy statuse kane aqe dallime mes veti, ku njerit i duhen 40 vite pune e angazhim, e tjetrit rrena e letra per mashtrim e perfitim.
U kerkoi falje publikishte veteraneve qe jane deshmuar ne lufte, u kerkoj falje atyre qe sote u mungojne gjymturet dhe plumbat u gjenden mes trupit te tyre dhe kane mbete te lene anash, nga konkurenca e “veteraneve” me rrena e letra mashtruese per perfitim, ne dem te luftetareve trima e te vertete ne lufte!
Po jetojme ne nje kohe e ne nje vend, ku ata qe rrejne, mashtrojne, keqperdorin e tradhtojne, nuk denohen, po perfitojne dhe perkrahen. Dikush ka punuar, kontribuar dhe vertete ka luftuar per liri e per kete vend, ndersa djersen, kontributin dhe luften dikush tjeter e gezon dhe ne emer te tyre po perfiton. Per shkak te ketij realiteti te hidhur, te menqurit kane thene:” Luften e bejne deshmoret e herojte, kurse frytet e lirise i shfrytezojne hileqaret, lakmiqaret, maskarnjte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret”. Lexusi im i dashur, ma mire eshte te punojme, mos te rrejme e mashtrojme siq po bejne hileqaret, lakmiqaret, maskarejnte, rrenacaket, te pafytyret dhe tradhtaret duke pervetesuar djersen, kontributin dhe sakrificen e tjereve. Eshte ma mire të lakmojme, te punojme dhe ta gezojme mundin, djersen dhe sakricien tone se bashku me tjeret. I juaj, mesuesi Isë

Ma mire eshte te humbim duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin personal, familjar e kombetar , se sa te fitojm pa ndershem dhe pa dinjitet . Dukshem nau ka ule dinjiteti dhe nderi, duke vrapuar pas perfitimeve. Perfitimet e padinjitetshme me nivel te ulte e te pandershem, si po duket po behen dukuri e pergjithshme, ne mesin tone.
Kjo smundje e thelle dhe vdekjeprurese, dita dites po perhapet ne te gjitha fushat e organizimit tone shoqeror, duke mos kursyer politiken, ekonomine, bujqesine, shendetesine, drejtesine, arsimin, biznesin, tregtine, artin dhe ndertimtarine.
Me nje fjale, pak po punojme, aspak nuk po sakrifikojme, shume po lypim edhe pse ne dem te tjereve, mire te rrojme!!
Lexuesi im i dashur, nuk i thuhet jete e dinjitetshme, e mire, e ndershme, nese e mbeshtete fitoren dhe perfitimet e pandershme, ne deme te tjereve. I juaj, mesuesi Ise

Si te shpreh urime per ty Kosove e Shqiperi, pas aktit te atyre qe t`a varen mbi Supe “Serbska Zajednicen” dhe ia falen afer 10 mije hektar toke tuajen malit te Zi, edhe pse ma pare kane mbete nen pushtim te saje Plave e Gusi, Ulqin, Hot e Grude dhe ter Malesia e Madhe, ku e ngriti flamurin tone kombetare Dede Gjon Luli dikure?! Si te shpreh urimet e mia per sjelljet e atyre shqipfolesve, qe deri dje ishin armiqe mes veti, duke folur zi e ma zi kunder njeri tjetrit , e tani pa pike turpi bashkpunojne, korruptohen, vjedhin e shkaterrojne dhe e shesin trollin e pasurine tuaj Kosove e Shqiperi?! Nuk mund t`i shprehu urimet e mija Kosove dhe ty Shqiperi, kur shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Tupalles, Bujanovcit, Ternovcit, shqiptareve ne mal te Zi, maqedoni e ne greqi, pjese e trungut tuaj, politika jone vetevrasese ne nivel kombetar, ua ka kthyer shpinen dhe i ka lene ne meshiren e kasapeve serb, malazez, maqedon dhe greke, te cilet nuk guxojne te marrin fryme lirshem, te flasin e te mesojne shqip dhe te jetojne te lire ne trojet e veta, edhe pse moren pjese djemte e tyre dhe derdhen gjakun per lirine e Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare?! Si mund ta shpreh urimin tim kure Ali Ahmeti i sherbeu e po i sherben politikes se Gruevskit, qe ti vras djemte tane me te mire te lirise ne Kumanoven tone heroike dhe ti poshtroi shqiptaret e ti nenshtroi, nen qizmen gjakatare sllavo-maqedone?! Si te shpreh urimin tim per ty Kosove e per ty Shqiperi kur sjelljet e grabitqareve, te korruptuareve, hileqareve dhe tradhtareve, qe po ua shkatrrojne shtatin, po ua zmadhojne plaget dhe po shkelin mbi gjakun e bijeve e bijave ma te mire te kombit, qe e dhane per trojet e shqiptareve dhe lirine e tyre?! Si t`i shpreh urimet e mija per ty Kosove e per ty Shqiperi, qe i ka perfshire perpara politikanet tane politika fashiste sllave e ajo greke, duke i katandisur, gjunjezuar e poshtruar permes turturave, burgosjeve, vrasjeve, perzenjes nga trojet e veta dhe shfarosjen e shqiptareve, me tendence qe ta marrin edhe jugun e Shqiperise edhe veriun e Kosoves lindore?!
Lexuesi im i dashur, kam mbete mes hallit dhe dilemes, t`i shpreh urimet apo ngushllimet e mija per Kosoven, per Shqiperine e per trojet tjera shqiptare, qe jane nen pushtimin greko-sllav, te cilet po tallen hapatas para botes e para europes me trojet tona, popullaten shqiptare dhe me dy shtetet kuislinge qe i posedojme! I juaj, mesuesi Isë

Nje popull qe e bashkon ideali per liri e per atedhe, i meriton te dyja dhe nje te ardhme te ndritur, mbushur perplot begati, lumturi e dinjitet njerezor.
Nje popull qe e perqajne mes veti interesat personale, grupore, partiake, regjionale e fetare, ai nuk e meriton atedheun, lirine dhe i humbe te gjitha, se bashku me dinjitetin e vete.
Sote ne trojet shqiptare po mbreterone perqarja mes nesh per interesa te ngushta personale, duke i zhgenjyer te gjithe ata, qe i ka bashkuar ideali per liri e per atedhe, per bashkim te trojeve dhe per zgjidhjen njehere e pergjithmone te qeshtjes sone kombtare, te cilen nuk e kemi arrite qe 2000 vite me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise.
Si po duket, mendja dhe shpirti i shqiptarit eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, me lakmine e tradhtine per interesa personale, grupore, partiake e fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme qe ta sherojme sa ma pare mendjen e shpirtin tone te griposur thelle nga smundja e interesave personale, nga smundja e plaqkitjeve te ndryshme dhe keqeperdorimeve te pasurise sone kombetare, nga smundja e lakmise se qoroditur e perqarjes mes nesh mbi baza partiake, fetare e regjionale dhe nga smundja e tradhtise. I juaj, mesuesi Isë